• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROF. NIKOLL DAKAJ-VIKTIMË E “REVOLUCIONIT KULTUROR”

September 7, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/  Melbourne/Australi/

1 Nikoll-Daka-

  Prof. Nikoll Dakaj (1920? – 1988)/

1967 – Një Shqipni aq e vogel me aq shumë trazime, gati e pabesueshme! Frenat e shtetit gjithmonë nder duertë e vrasësve injorantë. Po Europa, shka thotë?

– Shkoni në Shqipni e shikoni modelin e “harmonisë fetare”, si aty askund tjeter!

Hapja e Dosjes së Prof. Nikollë Dakës, asht një tregues i saktë i atij “Revolucioni” që ende sot nuk e njeh jo vetem Europa, po perveç Kinës, vështirë se din kush shka u ba?

Në Dosjen e Tij  shumë shkodranë do të gjejnë “shumë sekrete” që nuk i mendojnë!!

Perpara arrestimit të dytë kur po zhvillohej “Revolucioni Kultural i 1967” edhe unë e kam njohë Profesor Nikollen, vetem per paraqitje. Një Burrë i heshtun, me një paraqitje të kujdesëshme dhe gjithmonë i gatshem me të pershndetë me perzemersi. Fliste me za të lehtë dhe t’ jepte pershtypjen se nuk e flet një fjalë pa e mendue mirë perpara…

Atë ditë kur asht hapë fjala per arrestimin e Tij, jam kthye me i tregue atë lajm edhe Prof. Gasper Ugashit, i cili u mpij dhe ju mbushen sytë me lot… Nuk e dijshe se janë njoh në Normalen e Elbasanit, ku e kishte drejtue Prof. Karlo Gurakuqi, porsa asht kthye nga Italia dhe e rekomandonte Prof. Gasprin me e ndihmue se asht një “djalë i ri, po me një

përgatitje të admirueshme në fushen e Gjuhësisë dhe si perkthyes nga italishtja…”

Prof. Gaspri filloi me dyshue per ndonjë “informacion” të dhanun per perkthimet e Tij dhe, per disa punime që kishte fillue qyshë i rij në Elbasan, po, që ishin të ruejtuna nga Prof. Nikoll Dakaj teper sekret, mbasi nuk perputheshin me zhvillimet e kohës. Ishte në dijeni edhe per konsideraten e Prof. Joklit, kur Prof. Nikolla, ishte 21 apo 22 vjeç i rij…

Nga Profesorët Guljelm Deda, Arshi Pipa dhe Gasper Pali dinte prirjen e Prof. Nikollës në folklor, histori dhe dramaturg me prirje shumë moderne. Shkruente po thuej në të gjitha revistat e kohës me disa pseudonime: Melibeu, Basho Jona, NI, N.D., etj., se 
landa që botonte ishte e shumtë dhe e njëkohëshme mbrenda Atdheut.
Autorë të mëdhaj të letërsisë antike greko e latine dhe asaj italiane prej Homerit, Virgjilit, Horaci, Dante, Petrarka, Leopardi, Karduçi, Manzoni, të gjithë i gjenë në përkthimin mjeshtror të Prof. Nikoll Dakaj, me një gjuhë të pastër e të gjallë e me atë tingullin akustik të Maleve që kanë në origjinal, ku ruhet struktura e vargut, rrima dhe figuracioni i pasun.

***

Poema “Koineja e gjuhës shqipe”, u shkrue me një frymë Burrash, me çiltërsi, me vrullin e një shperthimi të mbrendshem, kur “kazma dhe pushka” i rrenonin thëmelet…

Nuk ecën para gjuha me ligje e dekrete,

as me vendime gjuhëtarësh gjysmakë,

që vetë të zbehtë fjalën e kanë të pakë

e s’u shkon as proza, as vargu nuk u vete.
Mjeshtria e fjalës, zotësi më vete,

thithet në vogëli nga gjyshja plakë,

merr turr e rritet, digjet zjarr e flakë

e n’gojë të poetit buron si mjaltë blete.

Fatkeqsisht disa nga veprat e Prof. Dakaj janë zhdukë. Barbari Ramiz Alia, kur po i vente kazmen kulturës Veriut, ngarkoi skilen Jup Kastrati me detyren e njohun tashma: “Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteratyrës Fetare Kishtare”, mbasi ia kishte marrë doren asaj punë që në vitet 1950, me shkenctarin At Justin Rrota…

Prof. Nikolla asht e vertetë se studjoi në shkollat e Klerit Katolik, po Prift nuk ishte…

Atëherë pse u arrestue? – Ishte e mjaftueshme kenja Katolik. Kaq i duhej drejtuesit të “Revolucionit” Ramiz Alia në Shkoder, mandej Xhemal Dinat e Musa Krajat plotsonin dokumentacionin dhe zhdukej ajka e kulturës së Veriut perjetsisht. Ndonse, Profesor Nikolla, plotsonte edhe një kusht ma shumë “me kenjen nxanës i At Gjergj Fishtës”!

At Gjergj Fishta, mbasi kishte lexue poezinë “5 Maj” të A. Manzonit të përkthyeme nga nxanësi i vet i apasionuem tek artet e bukura, në mencë gjatë ngranjes së mëngjezit i asht drejtue para të gjithëve i entuziazmuem: “O Nikollë, ma ke kalue!” 

Po, Prof. Nikoll Dakaj i këndon Dedë Gjo’ Lulit dhe, asnjëherë nuk harroi At Fishten:
– Sa Osja bashkë e Marash Ucit t’kndohen – 

Gjithmon Atmes do t’i rrijë parzmore, 

Gjithmotin FISHTËN gjallë e ruen ndër ne, 

Valët e Drinit sa t’dynden rrotullore. 
Prof. Nikoll Dakaj asht Burri i Hotit, që mbeti deri diten e fundit të jetës Atdhetar!

Madhështia e Tij qendron në paften e bronxit që Trimit i ngjeshej per parzem…

      

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Prof. Nikoll Dakaj, Revolucioni Kulturor, viktimë

4 SHTATORI- DITA E SHEJTNESHĔS SHQIPTARE

September 3, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 1nene_tereza

PREJ GJAKUT… JAM  SHQIPTARE !/ 

1979, 10 DHJETOR: “PREJ GJAKU E PREJARDHJES JAM SHQIPTARE, KAM SHTETSI INDJANE, JAM MURGESHË KATOLIKE. PREJ PRIRJES I PERKAS GJITHË BOTËS. NË ZEMER I PERKAS PLOTSISHT JEZUSIT !” Ishin fjalët e Nanë Terezës në Oslo, kur mori atje çmimin “Nobel” per Paqë… Aty kerkoi dhe korrigjimin e Shtetsisë së shkrueme gabim.

4 SHKURT 1986: Kur Papa Gjon Pali II, vizitoi Shtëpinë Nirmal Hriday në Kalkuta, tha: “Kjo, per mue ishte dita ma e gëzueshme e gjithë jetës sime!…”

Një gazetar e pyeti Papën Gjon Pali II: “Si mund të flasë Kisha, në gjuhën kristjane evangjelike në Liban…?”…Ishte ajo kohë kur armët aty nuk pushojnë për asnjë çast…

Papa u përgjegjë: “E din Nanë Tereza, që shkon në Liban atë punë, e din edhe pa studjue shumë libra. E din pse kjo i përket Shpirtit të Saj, gjenisë së Saj, Zemrës së Saj.”

Mbas 24 orësh, porsa Nanë Tereza ven kambën në Liban, shpallët armëpushim!!..

25 PRILL 1993: Kjo ditë shenon në memorjen tonë ata çaste të paharrueshme, kur në Katedralën e Shkodres, tashma të rindërtueme, erdhi Papa Gjon Pali II e, bashkë me Té, asht edhe Ajo që tashma gjithë Bota e quen Shqiptaria e Madhe, Nanë Tereza, për të cilën, Papa tha: “Prej përsonit të Nanë Terezës, Shqipnia asht e nderueme gjithmonë.

Ju falnderoj sot në emnin e Kishës Katolike, për këte Bijë të Tokës Suej dhe të Popullit Tuej… E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare…”.

Ndersa, Mahatma Gandhi, që la gjurmë të pashlyeshme në histori, i tha gazetarve për Nanë Terezen: “Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij!”

QERSHOR 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton, u shpreh: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar dhe tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

1 Katedralja

 KATEDRALJA NANË TEREZA – PRISHTINĔ/

 

4 SHTATOR 2017…/

NË PRISHTINË SHUGUROHET KATEDRALIA E SHEJTNESHËS SHQIPTARE !

NËN TINGUJT E KUMBONËS SË RE NË PRISHTINEN E LIRË, SHQIPTARËT NGA TË KATER ANËT E BOTËS DO TĔ KËNDOJNË ME VARGJET E POETIT TONË TË NJOHUN PROF. ZEQIR LUSHAJ:

“JETA E SAJ, NUK DON KOMENTE,

I THONË: – NANË! PESË KONTINENTE!”

            Melbourne, Shtator 2017

 

Filed Under: Komente Tagged With: 4 Shtator-Dita e shenjte, Fritz radovani

GJENOCIDI KOMUNIST

August 28, 2017 by dgreca

MARTIRI  DON MARK HASI (1920 – 1981)/

1 Don Marku

GRAFIKË E REALIZUEME NGA PIKTORI FRITZ RADOVANI, SIMBAS KALLZIMIT TË D.M.HASIT – 2011)/
“KRYQZONJE!.. KRYQZONJE!..”

PILATI, MARKSI, LENINI, STALINI, TITO,

ENVERI, RAMIZI…

GJENOCIDI  KOMUNIST

KUNDER KLERIT KATOLIK DHE

INTELIGJENCËS ATDHETARE SHQIPTARE

ASHT VEPRA“MË E SHKELQYER”E

PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE (PPSH),

E KRYEME NGA TERRORISTËT DHE TRADHETARËT E

POPULLIT SHQIPTAR, ANADOLLAKËT KOMUNISTË

ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA,

NGA VITI 1943 – 1991.

KLERIKU KATOLIK SHQIPTAR

DON MARK HASI

I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT

KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.

DON MARKU ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946.

TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS

NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DHE MBAS

ARRESTIMIT TË DYTË, ME „REVOLUCIONIN KULTURAL“

ME 7 PRILL 1967, IA KTHEJNË DËNIMIN ME VDEKJE NË

25 VJETË BURGOSJE DHE, E MBYSIN ME 11.IX.1981

NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.

NË 30 VJETORIN E ZHDUKJES, JA KUSHTON AUTORI.

Melbourne, 2017

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, MARK HASI (1920 – 1981)/, MARTIRI DON

SI MBET PA “TITUJ” GJAKOVA ?!

August 17, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1 kuvendipopp

                                                1946- KUVENDI POPULLOR NE TIRANË/

  • ISHTE 1946…As vetë Gjakova nuk e dinte ku kishte hy në një rrugëparrugë në Tiranë. Po ecte tue mendue por, pa e dijtë ku po e nxjerrë rruga! Ju ndalue jo ma larg se 4 a 5 ml para Tij një veturë dhe zbriti prej saj Tuk Jakova… U pershndet me Gjakoven dhe e ftoi në një shtëpi aty afer ku banonte Tuku. I prini Tuku dhe Gjakova shkoi mbas Tij… Sigurisht, simbas zakonit i erdhën kafet… Filloi një bisedë e ngrohtë mes tyne.

Pak ditë perpara ishte shpallë edhe fitorja e Qeverisë komuniste në votimet e 2 Dhjetorit.

Gjakova po ndigjonte Tukun tue tregue suksesin e fitores së zgjedhjeve… Mandej filloi me i shpjegue Gjakovës sesi, shumë shpejtë tek selia e Kuvendit Popullor do të ngrihej një Monument i atyne që kanë punue per “Fitoren e Socializmit në Shqipni”… (Tuku, po hapte një bisedë ma shumë per me ngacmue Gjakoven, per me e ba me folë…)

Gjakova po veshtronte Tukun, dhe mbasi Tuku perfundoi fjalen e pyeti: “Emnat që do të shkrueni aty tek Monumenti, janë vetem të deputetëve komunista, apo edhe të tjerë ?

– Jo, i tha Tuku, aty janë edhe ata që kanë luftue per “demokraci e socializem”…

– Atëherë, i tha Gjakova, aty kishe me dashtë me u vue edhe emni em!

Tuku buzqeshi dhe i tha: “Gjakovë, ti as ke luftue dhe as ke punue per socializmin…”

Gjakova i preu fjalen dhe i tha: “Tuk, qyshë se keni ardhë në Tiranë, të gjithë shka jeni komunista, asnjëni nuk keni prekë as punë as pushkë me dorë, ju po, mbledhje partije e gjyqe kunder “armiqëve të popullit” nder kinema… Emni em duhet me kenë aty, unë të pakten kur më ka pyet kush se shka domethanë fjala Demokraci, ua kam shpjegue, po ju o Tuk, as nuk ua shpjegoni kujt se, as, nuk e keni nder mend me e ba demokracinë…”.

  • Para se me dalë Gjakova, Tuku mori në telefon dikend dhe i tha: “Jepni personit që do të vij aty me ngrenë dhe paisnje me rroba nga magazina e juaj!”… I shpjegoi Gjakovës një rrugë ku ishte një qender policije, ku Gjakova, shkoi dhe mori veshmbathje dhe ushqehej aty me policët e asaj zonë tri herë në ditë… Spaletat dhe kapelë nuk i mori…

Mbas një jave Gjakova erdhi tek Tuku i veshun me rrobat e veta të vjetra si perpara…

Kur hyni mbrendë Tuku e shikoi me vrejtje, po Gjakova nuk e la me fillue biseden…

– Shiko Tuk, i tha Gjakova, prej Teje falemnderës, po unë, qyshë dje nuk shkoj ma aty as me hanger as me u veshë, njohë e pa njohë, më ndalojnë njerzit në rrugë dhe më thonë: ●“Po edhe ti o Gjakovë, paske kenë spijuni i Haxhi Lleshit e Koçi Xoxës ..?!”

Tuku u mundue me ia mbushë mendjen se “nuk ka rendsi se ke perfitime, le t’ thonë ata çka të duen… ti shiko interesin tand !”, po Gjakova, doli dhe as nuk u duk ma andej…

  • Kështu, edhe Gjakova, mbeti pa tituj dhe vdiq edhe “pa u dekorue” e pa perfitime…

As mbas vitit 1992 Presidentët tanë nuk janë kujtue fare as per Gjakoven, as shokët e Tij!

Ndersa, per Shyqyri Qokun me shokë, “ka dekorata dhe shperblime krimesh me thes”!!

            Melbourne, Gusht, 2017.  

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Gjakova, SI MBET PA “TITUJ”

MENDIMTARI PA TITULL SHKENCOR !

August 10, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 2ok fritz

URA  E  MESIT: KU TË QET KJO RRUGË  MBI KËTE URË ?! – PAK KUSH E DI…/

1 Ura 1

  • Drejtë Kështjellës së Drishtit u nisën dikur edhe shumë ushtarë Shqiptarë…

Don Marin Barleci shkruen: “Lumtunia e amshueme asht vetem per të Pavdekshmit.”

“Edhe janë bash ata ma trimat e ma të zgjedhunit që po e mbrojnë heroikisht Shkodren. Shqiptarët janë fis bujar, fis mretensh, gjak Eacidësh. Njeriu në Botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit vet, kjo asht ligj.” (“Rrethimi i Shkodres”, viti 1962, fq. 17, 93).

  • Një nder Shqiptarët e paharrueshem asht kenë edhe Gjakova, të cilin nuk e kam njoh po, kam ndigjue shume thanje të Tija, mbrenda të cilave ruhet një humor i rrallë…

I kishin tregue edhe Mbretit Ahmet Zogu, se nder mbramje disa djelmë të rijë e kalojnë kohen nder kafe me një burrë të quejtun Gjakova, që ka një humor të hollë…

Mbreti ua kerkoi me ia sjellë në Pallatin e Tij këte person kaq simpatik. U gjet mundësia nepermjet disa të njohunve të Gjakovës, i cili e pranoi “Ftesen e Mbretit”…

Një ditë kur Mbreti ishte i lirë, priti Gjakoven me knaqësi në Pallatin e vet…Ishte 1938.

Mbas pershndetjeve të zakonshme Mbreti u ul perballë Gjakovës, tue e ftue per njëfarë bashkëbisedimi ku, ma shumë se shkembim mendimesh, Mbreti “kerkonte nga Gjakova njëfarë këshille per formimin e Qeverisë së Re që mendonte me shpallë sëshpejti…”

Gjakova u tregue i gatshem, tue e ftue Mbretin me percaktue funksionet qeveritare.

Mbreti filloi: “Ke mendoni z. Gjakova, per Kryeminister ?”

Gjakova u pergjegj: “Madhni, Ismail Qemali e ban detyren e Kryeministrit, si thue!”

Mbreti aprovoi me kokë dhe vazhdoi: “Po zv. Kryeminister ke mendoni?”

Gjakova u pergjegj: “Çajupin…”. Mbreti e aprovoi me ulje koke… Po, Minister Arsimi?

Gjakova u pergjegj me shumë shpejtësi: “Naim Frashërin…” Edhe Mbreti e aprovoi.

Vazhdoi Mbreti: “Po Minister të Jashtem ke mendoni?” Gjakova i tha: “Vaso Pasha di disa gjuhë të hueja, dhe asht i shetitun Madhni…” Mbreti e aprovoi dhe mbasi mendoi pak minuta, Ju drejtue Gjakoves: “Zotni Gjakova, unë të gjithë paperjashtim këta Emna të Këtyne zotnijve që më keni propozue, i kam “Aprovue” per Ministra… Kryeminister e të tjerë prap unë i “Aprovoj”, po, mos bjen keq kjo para Popullit “me formue qeveri me Persona të vdekun?” Gjakova e shikon dhe i pergjegji: “Po, pse Qeveria që ke pasë deri tashti Madhni, cilin Person kishte të gjallë? Deri tashti Shqipnia nuk ka pasë asnjëherë Qeveri me njerzë të gjallë! Edhe Populli asht mësue me u sundue nga të vdekunit !!”

  • Tashma, ne edhe e kemi ba traditë qeverisjen e vendit nga të “vdekunit heronjë”…
  • Po, më thoni Ju lutem, a nuk asht aktuale kjo Qeveri edhe sot mbas gati 100 vjetësh??
  • Nuk e ka pasë aspak gabim, prandej, e meriton titullin “Dr. Prof. As.. Gjakova”!..
  • “Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, nuk duhet të mos e vlersojë!”…

            Melbourne, Gusht 2017

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Gjakova, Ura e mesit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT