• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një histori e asaj kohë

October 29, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI

Frika

1967 MARS: Mbas fjalimit të Ever Hoxhës me 6 Shkurt 1967, po pritej shperthimi i vendimeve të fazës fillestare, që zakonisht mushnin hetuesitë me të pranguem. 

Këte herë ishte përgatitë opinjoni i burgosjeve të Klerikve katolik, mbasi kishte mjaft që nuk ishin pajtue me mbylljet e Kishave e luften kunder Fesë. 

Sigurisht, ky “Revolucion Ideologjik e Kultural”, nuk mund të mirpritej kurrsesi nga Populli Shqiptar, që s’ kishte asgja të perbashkët me ideatorët e popullit “vlla” kinez të shokut Mao. 

Frika kishte trokit fillimisht prej dyerve të zyreve të nalta dhe ishte shpernda deri nder thellsitë e shpellave nder Malsi. 

Në mbledhjen e organizueme në komitetin ekzekutiv Shkoder, qendrimi i disa klerikve katolik ka tregue haptas mospajtimin e tyne me “mbylljen e Kishave e braktisjen e Fesë” me dhunë.

Pak ditë para arrestimit të dytë

Pak ditë para arrestimit të dytë At Meshkalla i ka tregue Nanës s’eme se do të arrestohet, sepse i kishte shkrue një letër kriminelit Mehmet Shehu për “Revolucionin Kultural” në Shqipni. Mbasandej, “edhe ndonjë meshtar që ka pasë kenë në burg, ka vdekë, e asht e nevojshme me hy dikush prej nesh mbrendë, se aty rinia ka shumë nevojë për meshtar, mbasi ndër burgje janë shumë të rijë dhe njerëz që janë dëshprue nga mërzia dhe pesimizmi, që janë tue kalue tash sa vite e vite nder vuejtje pafund po, edhe pa asnjë shpresë të ndrrimit sistemit. 

Asht e nevojshme prania jonë aty…” 

Duhet vu në dukje se ajo amulli e pashpresë ishte edhe jashta dyerve të burgjeve dhe kampeve të punës e atyne t’ interrnimit. Kudo frikë, arrestime, pushkatime, interrnime e persekucion. 

Popullit Shqiptar thonin pleqtë “i ka këndue qyqja!”

At Mëshkalla nuk u pajtue kurr me “Mbyllje të Kishave”!

Ato ditë para se të arrëstohej Mëshkalla, shkoi në një familje dhe porsa hyni në atë shtëpi, plaka që po mbante një nip të vogël (L.K.L.) në dhomë, i tha: “Qyqja, mor Padër, nuk di si flet kështu kundër këtyne, sa mirë nuk i ke frikë, sa trim je !?” 

– Ai ju përgjegj: “Unë nuk jam trim, po unë po të pyes dishka, ba me ardhë dikush e me të thye shtëpinë dhe me kërkue me të marrë djalin e vogël, shka ban ti?” 

–“Prite Zot!”-Tha plaka- “as unë nuk e di shka baj për këtë djalë!” –“E pra, kështu asht edhe puna eme, komunistët duen me më marrë Krishtin, që unë e kam në shpirt’ e në zemër, unë nuk do t’ ua lëshoj për së gjalli! E po kje nevoja unë do të nap edhe jeten të cilen, unë ja kam kushtue Atij!” 

Pa kalue pak ditë, u arrestue dhe u dënue 10 vjetë burg.

Viti 1977 dhe lirimi

Në vitin 1977, At Mëshkalla plotsoi dënimin dhe u lirue nga burgu. 

Mbas lirimit erdhi përsëri në Shkodër, në “çerdhën e vjetër”. 

Nuk shihej shumë si përpara. Një ditë u ndeshëm ballë për ballë, u ndala dhe u përqafuem. Me tha se më kishte pa edhe një herë tjetër, por kishte kujtue se kam frikë me u ndalue me Té. Unë nuk e kisha pa. E pyeta nëse dilte për vizita e më dha atë përgjegje që i kishte dhanë edhe nanës seme pak ditë ma parë: “Tashti shoh se jam plakë, nuk mundëm me durue ma ato vështirësi që kam kalue në hetuesina e burgje, e do të ruhem mos me u arrëstue ma, se kam frikë se më torturojnë e me lodhin dhe nga mosha e madhe, tashti edhe mundet të turpnohem për gjithë jetën!”. 

Enciklopedia

I kishte mbetë në kujtesë një enciklopedi shtatë volumesh e Trecanit që i pata dhanë nga librat e Dajës Don Kolec, perpara se të arrestohej, të cilen mbasi u lirue nuk e ka marrë ma nga personi që ia ka dhanë. Kerkonte me dijtë prej mejet se shka mund të pretendoj unë si shperblim në të holla. E shikova në sy dhe mbasi u perqendrova në shikimin e Tij, e rroka fort dhe i thashë: “Shperblimin e librave ka dashtë Zoti, e kam marrë atë ditë kur mora vesht se jeni lirue dhe jeni shndosh e mirë… 

Asht kenë një nder lajmet ma të gzueshme të jetës seme ardhja Yte në shtëpi e mërritja e asaj dite, që me ankth e kemi pritë. Kalofsh me shndet e qetsi shpirtnore në shtëpinë Tande. Per shka Ju ka humbë na pastë marrë të keqen! Desht Zoti e u pame prap. Premtoi i Madhi e po Ju shof shndosh e mirë dhe, uroj të shihemi prap si perpara, e Ju ndigjofsha zanin e mirë!

Vdekjet 

Kur vdiq Nana, në vitin 1984, si dhe tezja Rozë, në vitin 1987, Pader Mëshkalla ka ardhë, ka thanë uratë tek kambët e Tyne dhe ka bekue Trupat e vdekun të tyne. Ai ka ardhë si vinte dikur, kur Ata ishin gjallë. Ai bashkë me né në ato ditë ndjente dhimbjen e madhe të vdekjes së Motrave të Tij, mbasi Ai kje gjithmonë një Vëlla i mirë i tyne. Kur unë i hapa biseden per pamundsinë e rrëfimeve të Tyne të Fundit, Ai bani buzen në gaz dhe më tha: “Mos u ban marak, se gjithshka asht rregullue dy tri ditë perpara. Ka dashtë Zoti e kam ardhë këtu, e asht krye gjithshka në rregull. Sikur ma ka ndij zemra perpara se u donte me ardhë me i pa dy Motrat e mija. Pushofshin n’Paqë!”

Vertetë që At Meshkalla shihej rrallë, po syni i shkelqente.

Ruente kujtimet e freskëta ashtusi kishte edhe Shpirtin! 

Melbourne, 28 Tetor 2021. 

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani

AT GJERGJ FISHTA N’AMERIKË, DHE ÇESHTJA E PERPARIMIT NË SHQIPNI

October 20, 2021 by s p

Përgatiti per botim Fritz RADOVANI: Në rasen e 150 vjetorit…

Janë tre muej që At Gjergj Fishta O.F.M., Françeskan dhe Deputet në Këshillin Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shumë kush nder Shqiptarë të ktûshem, qi endé s’kanë pasë rasë me u pjekë me Tê, janë interresue të dijnë qellimin e t’ardhunit të Tij në Botën e rè – n’Amerikë. 

At Fishta i trembej coptimit të trojeve shqiptare, simbas interesave të grupeve politike, që lirinë e pamvarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyne, dhe jo për të mirën e Shqiptarve. 

Edhé né të redaksisë së “Diellit” na ká rá me kênë të pvetun mbi ketë çeshtje; prandej, tue u ndollë në këto ditë At Gjergj Fishta këtû në Boston: Mbasi edhè ndjesi miqsore të kahershme e njëmori idealesh kulture e perparimi e lidhin me Kryetarin e Federatës “Vatra”, z. Faik Konitzen: Muerme rasen, njëditë që edhe në Redaksinë tonë, t’a pyesim familjarisht, se cili ishte qellimi, qi e kishte sjellë e prue këtû në ket dhé? 

•E qe se shka na u pergjegjë Deputeti i Shkodrës, mbasi formalisht na deklaroj njëherë mâ perpara, se s’kishte kurrnjë misjon zyrtar prej anës së Qeverisë s’onë Shqiptare: “- Po m’vjen fort mirë, na tha, që po ma lypni ketë fjalë, pse kështu tash po m’bjenë rasa t’ju flas edhé mbi do çeshtje, që âsht mirë t’i dijnë Shqiptarët e Amerikës e sidomos, të Federatës “Vatra”.”

Fjala e At Gjergj Fishtës:

“Shqipnija, si dihet, sot âsht e lirë. Shka para këtyne pêsmëdhetë vjetve per né do t’ishte kênë teper anderr me e pasë pa, sot po e shofim të realizueme. Na sot kemi një Parlament t’onin, një Qeveri t’onen e një Këshill të Naltë Regjencet, që pervetson në vedi sovranitetin dhe pamvarsinë e Popullit Shqiptar. E as nuk ká mâ turqë në Shqipni, as grekë, as serbë, as italjânë: Ká vetëm Shqiptarë të lirë! Triumfi i idealit t’onë – I Françeskânve të Shqipnisë. Të tanë kombi e di, po, se me sa ndergjegje Françeskântë Shqiptarë janë mundue t’a kryejnë detyrën e vet ndaj Atdheut, në daçi me mjete kulturale, në daçi tue marrë pjesë aktive nder të gjitha levizjet kombtare per lirinë e Atdheut. 

Endé qet avull gjaku i Françeskanit Shqiptar atjé në Kosovë, qi nëper bajoneta të sllavit ju bâ flij Atdheut! Por liria e pamvarsia e një shtetit nder kombe të qytetnueme nuk janë per këta, që ndonjë njeri ase ndonjë kastë e shtetit mund të losë me fatin e popullit si të duen, pa kontroll të tjerve; shka ndollë ndër shtete autokrate e despotike sidomos kombet barbare: Por per t’i sjellë të maren popullit, tuj e bâmë me perparue materjalisht e moralisht. Prandej, tue kênë se e mara e perparimi i një populli rrjedhin prej gjêjes së tij ekonomike e prej shkalles së zhvillimit të mendjes së tij, merret vesht mirë fillit, se prej një populli të qytetnuem, posë se i lirë politikisht, lypet që ai të jetë i lirë edhe ekonomikisht, e që qytetasit e tij të ndollin në një shkallë kulture të mjaftuehsme, për me dijtë me krye detyrat me ndergjegje e me perdorue tagret me kohë, me vend, me mënyrë; si edhé me pasë aq zotsi, sa me u bâ ballë si duhet e sa duhet nevojave të reja të jetës, në të vuemit e të cilave rrin perparimi i popujve të qytetnuem. Si shifet, prá, prej shkallës së kulturës së një populli mvaret e gjithë jeta e tij politike e ekonomike, si edhe i gjithë perparimi i tij.

Tash unë po pyes Zotnin t’uej; Populli Shqiptar, që sot politikisht âsht i lirë e i pamvarun, a ka një shkallë kulture aq të naltë sa me i kuptue si duhet e sa duhet detyrat e veta? 

Puna e tij a prodhon aq sa lypet per me jetue mirë e pa u bâ ky robi i huej ekonomikisht? N’ atë shkallë kulture, n’të cilën gjindet sot shqiptari a âsht pernjimend i zoti  të perparojë? Kur të vemë oroe, se sot per sot në Shqipni, pa kênë caktue endé kufijtë e sajë e tue u dijtë, se pa një Qeveri të vendasve shteti s’mund të ketë kredi perjashta e me vue oroe, po tham, se në pêsë javë mund të ndrrohen pesë Ministri: se shqiptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanit a të tjetrit Minister a Deputet të kombit: bakajt, hamajt, matrapazat, teneqexhi, kallajxhi, analfabetë gjithfarësh, mund të vênë sŷnin me u ngjitë nder zyret edhé ma të naltat e Shtetit: se ushtria e jonë – mbrojtja e jetës kombtare – mund të lëshohet nder duer oficierash, qi, para këtyne dhetë vjetve kanë vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqiptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare; se nder zyre të financave tona mund t’u jepet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kanë mujtë të jenë têja, a ma mirë me thanë, rrenimi i financave të një Shteti të huej: Kështu edhe kur të merret parasyshë, se edhe sot Shqiptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara: Se Qeverija s’ka kenë e zoja as me çilë kund një pash rrugë të re, as me meremetue kund një pash aso rrugash, që na i lanë ushtritë e hueja: se taksa daganore mund të mos vehet mbas interresave të gjalla të kombit, due me thânë, mbas peprarimit të bujqësisë, të tregtisë, t’indrustrisë e mbas natyret të perpjekunave tona me Shtete të hueja, por mbas nevojës së kashës së Financave, sa per të mbajtë në kamë zyret me rroga àr, të cilat zyre, masandej, mund do të jenë të hapuna, ndoshta jo aq mbas nevojave të Shtetit, sa mbas numurit të kushrijve, miqve e të dashamirve të ministrave e të nëpunsave të naltë të tyne, mjerisht duhet me thânë, se populli Shqiptar s’ká as kuptimin e as ndergjegjen e vertetë të lirisë politike individuale e kolektive; s’ká zotsinë e mjaftueshme, per me mbajtë pamvarsinë ekonomike të veten, e se prandej, as gjindet në një shkallë kulture aq të naltë, sa me sigurue perparimin e vet, pa të cilat veti një popull as mund të jetojë e as s’duhet të jetojë si shtet i pamvarun.

•Atëherë, mbas fjalve të Zotnisë s’Uej, i thame Deputetit të Shkodres, Populli Shqiptar as mujka me jetue, as u dashka që të jetojë i pamvarun? 

At Fishta:- Un nuk e thashë ketë fjalë, na u pergjegjë; por fundi aty del. 

Si janë njerzit e punët në Shqipni, sot per sot kurrkush s’ja shef hajrin pamvarsisë së Shtetit Shqiptar, perposë zyrtarësh e parlamentarësh. E po, a per të mbajtë me rroga àr nja tri a katërmijë zyrtarë, të cilët, jo se janë, por mbas mentalitetit, qi frymzon njerzit e punët në Shqipni, mund do t’ ishin edhe asish, që kanë mujtë me vra njerëz me pare: që kanë mujtë me vra bujqit per t’ju pushtue tokën: që kanë pushtue tokët “miris”; që per interresa të veta, per një “qifllik”, per një “titull”, do t’ishin gati të pshtyejnë n’Atdhé e n’ndijesitë mâ shêjta të jetës: vetëm për me mbrojtë, po thom, me rroga àr këta tri a katër mijë zyrtarë, Populli Shqiptar do të livroj tokën, do të bâjnë tregun, do të punojnë zanatin, do të marrë shtegun e të kalojë mal e dèt’ e të vijë n’Amerikë, të rreshket me natë e ditë në zjarm të fabrikave!

Një pamvarësi këso dore mund të hyjnë në punë, ndoshta, në Zanzibar, në Marok, në Turki, por jo në Shqipni!

Po s’perparoj Populli Shqiptar moralisht e materjalisht, né pamvarsija s’na duhet asgjâ. Lirim, Pamvarsi, Qeveri, Parlament, Këshill’ i Naltë e s’di shka tjeter s’mund të kenë farë kuptimit per né, déri që populli mos të vêhet n’at shêj vendit që të perparojë; janë një lojë fjalësh, per të mbajtë popullin n’errsinë per dobi të do njerzve që kuptojnë Qeveri, por jo Atdhé. E ndoshta, shi per ketë punë i ngrati Populli Shqyptar, megjithse paguen tash dy vjet shtadhetenandë Deputetë, s’ka endé një statut, s’ka endé një formë politike të caktueme të shtetit të vet, e âsht i ngushtuem të mbahet per një ligjë ibride qi s’ âsht ekspresjoni i shpirtit të tij e që kurrsesi s’mund të perkojnë me nevojat t’jetës së qytetnueme të sotme. 

Por, në tjeter anë, kur të vêmë oroe ushtarët Shqiptar, të cilltë, per kah dishiplina, per kah shpirti marcial e sjellje n’ushtrime, mund të percaktohen me ushtar t’ushtrive mâ të para t’ Europës: kur të vêmë oroe oficerat e rìj të tonët (pa)nderlikim besimit që, janë rritë me ndijesi kombtare e ushtrue nên dishiplinë të shkollave ushtarake të do kombeve qi trimnin e burrnin i kanë zanat, janë gati të bajnë flij per të mirën e Atdheut, jo vetëm vedin, por edhe shtëpijat e fshatet e veta: kur të vênë n’oroe prap zyrtarët e rìj tonë, që edhé këta rritë me ndijesi kombtare e frymzue me dashtni Atdhetare, jo vetëm që kanë kompetencen e punës, por edhé kuptojnë në të gjithë hapsinën e vet detyrën e nderen e zyreve adminstrative: e sidomos, kur të marrin parasyshë ndigjesen e popullit, që bân, sado që dron se djersa e tij derdhet kot nepër mejhana sidomos, të Tiranës, e nep djelmët e vet ushtarë, sado që shef se s’po i mbesin perballë t’anmikut në kufi t’Atdheut, por ferrave e shkurreve mbrenda Shqipnijet perballë të vllazenve të vet, tue luftue per shkas t’ambicjoneve të poshtme të do zyrtarve, që janë bâ “shqiptar” qyshëse kanë dalë rrogat àr e që kanë kênë, janë e kanë me kênë gjithmonë ekspresjoni i regresit e i barbarisë azjatike: pse ujku ndron qymen, por jo vesin: tuj marrë parasyshë, po thonë këto fakte, do të thonë edhe që Populli Shqiptar jo veç, se mund të jetojë, por se do të jetojë i Pamvarun. Gjallnija e shpirtit Shqiptar âsht veshkë e jo tha: e kanë veshkë mentalitetet e hueja, që, si bimë parasite në një landë, janë shartue në tê perdhuni; prandej, po mujtem na me i krekcue me kohë këto mentalitete t’hueja–këto gallica parasite t’shpirtit Shqiptar, pamvarsija, sovraniteti e jeta kombtare e Popullit Shqiptar janë të sigurueme pergjithmonë. 

•Jemi kryekput një mendimit me Ju “Uratë”; por si thoni Ju, se mund të pastrohet psikja e popullit Shqiptar prej mentaliteteve të hueja, para se të na i pertrihet ndonjë rrezik jetës sonë kombtare e politike? E pvetem atëherë At Gjergj Fishtën, i cili na u pergjegjë këso dore:

At Fishta:- Mbas mendimit tem kishe me thânë, se puna ma e parë që do të bajnë Shqiptarët, per me pshtue kombin prej rrezikut, qi i kercnohet per shkak të ndryshimit të mentaliteteve âsht ky: mos me lanë të kenë dorë në Qeveri e n’adminstratë të gjithë ata Shqiptarë qi kanë kenë edukue mbas mentalitetit sidomos të Stambollit, t’Athinës e të Venedikut; pse, tue kenë këto tre qytete tri qendra të daluna mifshliz, këto s’kanë zotsinë t’a rrisin menden e nierit mbas ekzigjencave të kohve e të vendit, por vetem mbas andrravet të një lumnisë së kalueme: prandej kultura e këtyne qytetasve s’ká mujtë të formoj qytetas me ndijesi si e lypë nevoja e Atdheut, por kanë trajtue, individë të dhanun me mish e me shpirt mbas atyne popujsh, qi motit paten krijue këto tri kultura, aq sa me mrrijtë me u quejtë me emna të tyne e me lakmue me u bâ robt’ e tyne.”

Shenim F.Radovani: Dokumenti origjinal i perket vitit 1924.

Një gjendje e ngjashme me të sotmen (Tetor 2021.) 

            Melbourne, 21 Tetor 2021.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fritz radovani

MASAKRA E 13 TETORIT 1943

October 10, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI

Melbourne, 9 Tetor 2021

Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambë toke të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok  gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht kenë edhe shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939. Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943, asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore. Atëherë, pse na bombarduen dhe mbasi na gjakosën.., dhe na hapne 503 vorre per pak minuta, por edhe heshtën? Nexhmije Hoxha i ka deklarue Rudina Xhungës në 1998: “Atë e bënë Aleatët. Ne nuk kishim sesi të ngrinim zërin përderisa né ishim të lidhur me Aleatët, ata e bënë”. Aleatët ishin të lidhun me komunistët shqiptarë, vepronin si të donin, bombardojnë e vrasin vetëm per me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme dhe, për me e nënshtrue até. Një tmer i vertetë! Mjerë Ata që e kanë provue! Binin bombet shperthyese si t’ ishin karramele nga qielli. Veç kur mbas pak sekondash aty ku ishim na, shtrihej pertokë një njeri i shtëpisë që s’çohej ma! As nuk di kush me e mendue sa shpejtë mbulohej toka n’gjak, që kushedi sa vite kalojnë e ai gjak nuk shlyhet nga truni ynë që, patme rrezik me e pa nder shtëpijat tona. I kapun fort per fustanin e Nanës, pritshe kur Baba do të çohet prap. Virrmat e Nanës prej atij çasti vazhduen e nuk i pushuen gjithë jeten. Nuk dijshe me kuptue shka ngjau, ishe vetem tre vjeç. Trokiti dera e shtëpisë. Erdhi një Burrë me këmishë të bardhë që ecte pa frikë nën zhurmen e avioneve, që hidhnin bombe. Mbas shumë e shumë vitesh Nana më pat shpjegue: “Gati po më lonte mendja kur Kola ishte shtrij i vramë pertokë, e unë me ty tre vjeç, vetem pritshe kur t’ bijnë bombet tjera me na vra. Pa asnjë shpresë ma në kte jetë! Kur trokiti dera as nuk më shkonte mendja se kush mundet me kenë. E hapa deren, kur pashë të veshun me këmishë të bardhë Pader Mëshkallen, i cili nuk dij ku e kishte marrë vesht fatkeqsinë që na kishte gjetë dhe, ashtu nen zhurmen e bombeve, kishte vrapue me u gjetë pranë nesh. U ulë në njenin gju pranë Kolës, e pau se Ai e kishte mbyllë perfundimisht këte jetë, dhe filloi Uratët e Asaj Jetë prej kah nuk kthehej kurrma! Ishin Shartet e fundit! Vazhdoi Lutjet e Tij dhe nuk iku derisa mërrijti Axha i em, At Mati Prennushi, që kishte marrë vesht lajmin e zi per Kolen. E, mos harroni, se kjo ngjarje fillonte prej fushes aviacionit dhe vazhdonte gjatë gjithë rrugës së Kavajës e, deri tek qendra e Tiranës, tek shtëpia e oficerave, ku nuk besoj se kishte shtëpi pa të vramë. Për pak minuta në Tiranë janë vra 503 vetë”.

U bombardue pra, edhe Tirana

Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe, u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me tmere tue u bombardue, me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, po edhe me u shkombtarizue. E prap sot ajo po vazhdon me u plaçkitë nga komunistët e “rilindur” kapitalistë, bijtë e tiranve terroristë Everit, Ramizit dhe stërnipat e Titos e të Stalinit të “math”. Të gjithë vrastarë e katila të pashpirt.

Filed Under: Kronike Tagged With: Fritz radovani

 26 Institucione fetare në Shkodër u kthyen në burgje të diktaturës komuniste

September 22, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI

BURGU I KISHES FRETENVE 

SOT edhe ky bli  ju tregon se shka ka pa dhe provue nder degët dhe nen degët e veta, tue fillue nga Nandori i vitit 1946, kur Kuvendi i Fretenve të qytetit të Shkodres u kthye në hetuesi të Sigurimit të Shtetit komunist… 

A e dini se Shkodra asht nder qytetet ma të lavdishme të Asaj Shqipni që, asht masakrue e vuejtë si pak e aspak qytete të Europës komuniste? 

Vetem me kujtue diktatorët terroristë që mendonin me shfarosë dhe me e varrosë Shkodren time, prej momentit kur hypne në pushtet dhe kur aty u formue dhe asht vue në punë kriminale turpi antinjerzor i vetmi në Botë:  “Seksioni Katolik i Degës së të Brendshme”, po në vitin 1946 dhe, tue dijtë se kush e drejtonte ate nga kriminelët ma barbar në Europë, me etiketen “antifetare” dhe antikulturore e antihumanitare, tue fillue nga tiranët vrastarë Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Nexhmije Hoxha, Fiqrete Shehu, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Hysni Ndoja, Dul Rrjolli, Nesti Kopali, Vaskë Koleci, Cuf Lohja, Ndrekë Nallbani, Qamil Gavoçi, Jonuz Dini, Kasëm Troshani, Pjerin Kçira, Ylvi Dibra, Rasim Dedja, Elham Xhika, Vehbi Fishta, Zoi Themeli, Hilmi Seiti, Rexhep Kolli, Dhimiter Shkodrani e deri tek Shyqyri Çoku, të gjithë “heronjë” të Ministrisë së Mbrendshme, të zhytun deri në fyt në gjakun e Popullit Shqiptar. Këta kriminelë  terroristë e gjakatarë, kanë krye në Shkoder veprat ma të shëmtueme tue torturue në mënyrën ma mizore dhe, bashkë me trashigimtarë të sotem janë ata që po shfarosin tashti edhe gjurmët kulturore, historike e atdhetare në Shqipninë e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e të Nanës Tereze, shemelltyrat tona Botnore.

Kjo dokumentohet sakt vetëm me kenjen e këtyne qendrave të torturave, spijunazhi, hetuesie, vrasjesh e dhune, zhdukje e shpifje, burgje dhe shtëpi strehimi për të parainternuem që kishte qyteti i Shkodrës prej vitit 1946:

  1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme.
  1. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).
  2. Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).
  3. Konvikti “Malet tona”.
  4. Burgu i Madh pranë Prefekturës.
  5. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
  6. Burgu i vjetër i Gestapos, pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
  7. Shtëpia e Ulqinakut.
  8. Kuvendi i Motrave Servite.
  9. Kisha e Motrave Servite.
  10. Shkolla e Çelës.
  11. Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).
  12. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
  13. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
  14. Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
  15. Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).
  16. Shtëpia e Guljelm Lukës tek rruga e Jezuitëve (ku interrnonin).
  17. Shtëpia e Dr. Karamitrit.
  18. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
  19. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
  20. Shtëpia e Guljelm Sumës.
  21. Shtëpia e Sandër Saraçit.
  22. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
  23. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
  24. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
  25. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi. 

•Edhe zvoglimi i këtyne shifrave “dikujt” po i sherben prap sot! 

Gjyqet janë zhvillue në kinema “Rozafat”, kinema “Republika”, Teatri i Jezuitëve, në  shtëpi të Kadukut, Pogut, Dr. Prelës etj. Gjyqet e mbylluna janë zhvillue kryesisht tek Burgu i Kishës ose Kuvendi i Fretënve në Gjuhadol (në mensë), ndër dhomat e Shtëpisë së  Çiurçisë, ku shpesh, vriteshin, hudheshin nga dritarët dhe zhdukeshin kufomat e pafaj me proces-verbale false të gjyqeve gjoja të zhvillueme aty.

Qendrat e masakrave ma të mëdha që nuk harrohen kurrë janë kenë: Shtëpia e Çiurçisë, Burgu i Kishës së Fretënve (1946), Konvikti “Malet tona”, Dega e Punëve të Mbrendshme, Shtëpia e Lec Shkrelit, podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, shtëpia e Ulqinakut, etj., etj.

Ka me kalue një kohë e gjatë e ma e gjatë se ajo që kujtojmë na, për me dalë në dritë veprat terroriste e kriminale të Partisë Komuniste (të Punës  e asaj “Socialiste”) të Shqipnisë, të kryeme nga dora e Sigurimit të Shtetit gjakatar, shërbëtore besnike e Partisë sllavokomuniste të Jugosllavisë, B.R.S.S. Stalinist dhe Kinës komuniste.., që nga thëmelimi i saj në 1941.

Per krimet e torturat e bame nder këto 26 qendra masakrash duhen disa libra të shkruem nga Ata, që i kanë provue mbi trupat e Tyne… 

Edhe njëherë po persëris: Shkodra nuk do “Histori fallco”! 

Melbourne, 21 Shtator 2021.

Filed Under: Histori Tagged With: diktatura komuniste, Fritz radovani

ARKITEKTI I MADH LUDOVIK ZOJZI

September 19, 2021 by s p

AT GJERGJ FISHTA  PIKTOR…

Nga Fritz RADOVANI

Nuk e kam nder mend me hapë diskutime per kenjen apo jo në letersi të Shqipnisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., kjo i perket “realizmit socialist”!!

Besoj ju ka ra në sy se me “rilindjen komuniste”, akademia HASHSH-it 

perditë po ujitë (gati shkrova po psh…) veprat e vyshkuna socialiste, të kufomave dhe mumjeve të “Lidhjes së Shkrimtarve dhe t’ Artistave”… Që, edhe nder foto duken si atëditë kur i kënduene Everit të ngordhun…

Si Historian At Fishta “nuk vlenë”, nuk i ka sherbye Beograd Stambollit!  

Disa nga Ata që patne fatin me e njohtë At Fishten, thonë se ishte piktor. 

Disa të tjerë e kanë njohtë edhe si arkitekt… Shumë vite perpara bashkë me arkitektin e Vorrezave Monumentale të Rrëmajit në Shkoder Ludovik Zojzin, ka projektue disa faqata të Kishave, që kanë shpetue në 1967, kur “Revolucioni Kultural”, shkatrroi e shemtoi Shkodren tonë historike…

Tek foto naltë At Fishta asht në biblioteken e Tij, tue pikturue… Ndoshta, ajo pikturë asht zhdukë bashkë me vlerat tjera të Atij kolosi, që sot nuk ka asnjë “shok” me të cilin mund të krahasohet. Shperthimet e Tij në disa drejtime nder veprat artistike që ka lanë dhe u ba i njohun, sot Ate dhe vetem Ate, e rreshtojnë nder gjenialitetet e Europës, perveç “Atdheut” Tij që “neokomunistët” sot, e kanë nxjerrë në shitje si vend sllavo-anadollak.

Po, mos harroni, se këte titull si artist Piktor, At Fishtës nuk ia kam vue as dhanë unë. Ishte i madhi Piktor Simon Rrota që na e la të shkrueme! 

Ishte pikrisht Ajo brezni e papersëritëshme e Artistave që nuk duket se do ti vijnë ma Rozafës plakë, të thinjun sa, gati mos u njohë kurrma… 

Po një gja duhet ta dini se: “Ajo Rozafa ynë, matufosë nuk asht kurr !” 

Mbi deren e Saj asht e daltueme: “Zoti vonon, po nuk harron!” … 

Njëditë… Shkodranët kanë me i kujtue këta kujtime.., nuk janë të mijat.  Janë të Rozafës që nuk di me harrue nder shekuj…

Melbuorne, 18 Shtator  2021.                               

Filed Under: Kulture Tagged With: Fritz radovani, Ludovik Zojzi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT