• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“I DASHUR MARESHALI STALIN !..”

October 11, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

13 TETOR 1943: ORA 11-fritz-radovani3.13’/

503 –TË VRAMË NË TIRANË…/

  • Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambë toke të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939.
  • Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943 asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore.

Atëherë, pse na bombarduen dhe mbasi na gjakosën… edhe heshtën?

Nexhmije Hoxha i ka deklarue Rudina Xhungës në 1998: “Atë e bënë Aleatët. Ne nuk kishim sesi të ngrinim zërin përderisa né ishim të lidhur me Aleatët, ata e bënë!..”

  • Aleatët ishin të lidhun me komunistët shqiptarë, bombardojnë e vrasin vetëm me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme për me e nënshtrue até!
  • Vazhdojmë me dokumenta të botueme:
  • Lexoni tek libri “I dashur Stalin…” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,

Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.

Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006. 

  • Faqe 240:

“Ruzvelti  – 134 –  

12 Tetor 1943

Mesazh personal për mareshal Stalinin

Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.

Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore.                      RUZVELT   

  • “Stalini – 135 –

14 tetor 1943

Stalini, drejtuar Ruzveltit

Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.” 

  • Faqe 360:

Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj dite (10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë:

“Lè të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari… Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.

Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej përgjysëm?”…

Më pas sipas pohimeve të Çërçillit,

  • “Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.”             
  • Faqe 399: “ Jalta.

6 shkurt 1945.

I dashur mareshali Stalin,

…Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet…

  • Sinqerisht i juaji FRANKLIN D. RUZVELT”

***

■Për mos me ndikue lexuesin e këtij materiali me mendimet e mija në lidhje me këto ngjarje tragjike të fatit të popujve të Botës, do të kaloj në disa dokumenta tjera shumë me rendësi, që i përkasin po kësaj periudhë historike të Luftës së Dytë Botnore.

■HENRY KISSINGER “DIPLOMACIA”, “Leximi në kancelaritë e Perëndimit, duhet të fillojë detyrimisht nga ky libër”Alan Clark, The Times.

Përkthye P. Pojani; Red. M. Raxhimi. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së

Shkrimtarëve, 1999. Shtypur në Shtypshkronjën LAERT Tiranë, 1999.

■Henry A. Kissinger asht betue me 22 shtator 1973 si Sekretar i pesdhjet e gjashtë i Shtetit, detyrë që e mbajti deri me 20 janar 1977. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973, si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

 ■Faqe 333: “Stalini futi katekizmin rigoroz të formimit të tij të hershëm fetar në interpretimet e pamëshirshme të botkuptimit bolshevik dhe e shndërroi ideologjinë në një instrument politik… Stalini ishte vërtetë një përbindsh; por në drejtimin e marrëdhenjeve ndërkombëtare ai ishte realisti më i madh – i duruar, dinak e i paepur. Risheljeja i kohës së vet… Rreptësia e Stalinit shtrihej vetëm në ideologjinë komuniste.”

 ■Faqe 337: “Fobia e Stalinit u shpreh gjerësisht në eleminimin prej tij të të gjithë kundërshtarëve poltik, të mundshëm të brendshëm dhe në vrasjen e internimin e miljona të tjerëve që e kundërshtonin atë, vetëm në fantazitë e tij.”

 ■Faqe: 339: “Rasti ishte Kongresi i XVIII i PK të BRSS, …mbledhja e parë mbas pesë vjetësh …nga 2000 delegatë, merrnin pjesë vetëm 35 nga ata të pesë viteve ma parë; 1100 të tjerë ishin arrestuar për veprimtari kundërrevolucionare; ishin likujduar 98 nga 131 anëtar të komitetit qendror, sikundër edhe tre nga pesë mareshalët e Ushtrisë së Kuqe dhe 11 zëvendëskomisarët e mbrojtjes, të gjithë komandantët ushtarakë të rajoneve dhe 75 nga 80  anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.”

 ■Faqe 343: “Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.”

■Faqe 344: “Stalini, i cili e ndjente që lufta është e paevitueshme, donte përfitimet nga lufta, pa marrë pjesë në të.” 

■Faqe 370: “Çdo udhëheqës i madh ka rrugën e vet…Ruzvelti kishte krejt karakterin, energjinë e mjeshtrinë e diktatorëve dhe ishte në anën tonë.”

■Faqe 371: “Deri në raportin para Kongresit mbi Jaltën me 1945, Ruzvelti qëndronte gjithmonë më këmbë sa herë që mbante ndonjë fjalim të rëndësishëm. Duke qenë se media i përshtatej përpjekes së Ruzveltit për të luajtur rolin e tij me dinjitet, shumica dërmuese e amerikanëve, asnjëherë nuk e kuptuan sesa i gjymtuar ishte Ruzvelti ose perceptimet e tyre kishin ngjyra mëshire…. Ishte një kombinim i papërcaktuar i manipuluesit dhe ëndërrimtarit politik. Ai drejtonte më tepër në bazë të instiktit, sesa analizës…” 

■Faqe 396: Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Europën, pa asnjë ndihmë nga Amerika… Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit….Në shkurt 1945, në konferencën e rëndësishme të fituesve në Jaltë, Ruzvelti qortoi Çerçillin në prezencë të Stalinit…ai vuri në lojë qellimin e tij…”

 ■Faqe 410: “Ruzvelti mbështetej në marrëdhënjet me Stalinin në një mënyrë që Çërçilli kurrë nuk do ta bënte…në Teheran nga 28 nëntori e deri me 2 dhetor 1943, dhe në Jalta nga 4 deri me 11 shkurt 1945…Ruzvelti parapëlqente të shihte te Stalini më mirë një mik si xhaxha, sësa një diktator totalitar.”

 ■Faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të  tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua shumë më i kujdesshëm.  Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”

 ■“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.”

***

■Lufta e Dytë Botnore përfundoi me mbi 50 miljon varreza…mbi të cilat diktatorët ngritën monumentet e tyne rrethue me “lulet” e mjerimit të popujve.

U bombardue mbarë Europa… U hodhën bombet atomike edhe në Japoni!

U vranë miljona djelmë nanash në lule të rinisë… Vdiqen miljona njerëz të pafajshëm…

 ■U bombardue edhe Tirana…

Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me u shkallmue, me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, me u shkombtarizue… E prap sot ajo vazhdon me u plaçkitë nga komunistët kapitalistë, bijtë e Enverit, Ramizit e stërnipat e Stalinit!

■ÇDO KOMUNIST NË PUSHTET ASHT NJË BOMBE SHPERTHYESE !

  Melbourne, Tetor 2016.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Enver Hoxha, Fritz radovani, Marshall Stalin

SHQIPNIA INKUIZICIONI DHE GJENOCIDI

October 7, 2016 by dgreca

 

2-prilliNga Fritz RADOVANI/

Shkodra/

“Aty si tash para se me ardhë fiset/

ishe/

me tambël në plasaritjen e currave/

e me themele në ujin e njelmë. /

Të dhanë vetëm nji emën: SHKODRA./

E të thirrën qytet me kunora/

e të hodhën përkrye gur/

e hekurat e para.” / Martin CAMAJ./

 ■Nuk kishim mësue endè ndër shkolla alfabetin dhe as autorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kur mësuesit e “shkollës së re” në vitet e para të “çlirimit”, “kur patën hy këta”… mbas 1944, na treguen kuptimin e fjalës së huej “inkuizicion”. Në Fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave RPSSH, fq.722, Tiranë 1980, shkruhet: “Inkuizicion – Organizatë terroriste policore e gjyqësore e kishës katolike, e themeluar në shekullin e XIII, që ndiqte, burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit përparimtarë…”.

Mbas 700 vjetësh, për 50 vjet rresht në Shqipni në gjysmën e dytë të shek. XX, kemi “besue” se çdo klerik, ipeshkëv, prift, frat e murgeshë asht “inkuizitor”, ose siç shpjegon fjalori po aty: “inkuizitor – Gjykatës i inkuizicionit… Ai që vepron mizorisht kundër një tjetri, ai që e mundon dike me qellim dhe i shkakton vuajtje të mëdha; gjykatës mizor e i pamëshirshëm…” pra, çdo shqiptar, simbas këtij përkufizimi, kështu duhej të mendonte për Klerin Katolik Shqiptar, inteligjencën katolike dhe të gjithë ata që simpatizonin ate, ose kishin mësue ndër bankat e shkollave të tyne, që ishin të parat shkolla në vendin tonë, edhe pse dyert i kishin të hapuna edhe për muslimanë e ortodoksë Shqiptarë.

■Mbas themelimit të Shtetit Shqiptar në vitin 1912, qeveritë Shqiptare janë drejtue nga këta 36 Kryeministra: Ismail Bej Qemali, Myfid Bej Libohova, Fejzi Alizoti, Turham Përmeti, Esat Pashë Toptani, Sulejman Delvina, Iljas Vrioni, Pandeli Vangjeli, Qazim Koculi, Hasan Prishtina, Omer Vrioni, Xhaferr Ypi, Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci, Fan Noli, Koço Kota, Mithat Frashëri, Mustafa Kruja, Eqrem Libohova, Maliq Bushati, Ibrahim Biçaku, Mehdi Frashëri, Rexhep Mitrovica, Fiqeri Dine, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Fatos Nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama.

■Se, cili ishte “inkuizitor” nder këta, ua la në kompetencë “dr. Prof. e akademikëve”!

Se, cili ushtroi Gjenocid në Shqipni, “nuk ka nevojë per akademikë as profesora”!

Mbi bazën parimit të inkuizicionit në vitin 1941, shovenistët jugosllavë të instruktuem nga Rusia staliniste erdhën e  themeluen Partinë Komuniste Shqiptare, tue vue në krye të saj karrieristin fanatik, anadollakun Enver Hoxha. Që ditën e parë të themelimit të saj kjo parti tregoi karakterin e vet inkuizitor ndaj elementit katolik, tue përjashtue nga drejtimi i saj edhe komunistët e vitit 1936 të grupit të Shkodrës, kryesue nga Zef Mala. Në vitin 1942 Enver Hoxha vret edhe komunistin Qemal Stafa, ish student në gjimnazin e Shkodres, të po atij qyteti që konsiderohej reaksionar. E shpejtë edhe Vasil Shanton.

Në luftën për pushtet eleminohet nga kjo parti pothuej krejtësisht elementi katolik, përveç disa spijunve, që deri “një ditë”, i kanë sherbye Sigurimit të Shtetit dhe organeve të diktaturës komuniste. Listat e tyne ruhen në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme.

Inkuizicioni komunist në Shqipni, merr trajtën e tij të veçantë nga vendet tjera të Lindjes komuniste europjane për vet faktin e kushteve historike të vendit tonë, që trashigoi nga e kaluemja jo e largët e pushtimit turk edhe barbarizmin fanatik anadollak, të cilin e dëshmon në Shkodër që në vitin 1945, prania e “Seksionit Katolik pranë Degës së Punëve të Mbrendëshme”, organi i jashtligjshëm ma terrorist i komunizmit që asht drejtue gjithnjë nga oficerë anadollakë filosllavë e kriminelë të zgjedhun në të gjithë Shqipninë për këte qellim nga vetë tiranët Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia.

■Ja si shprehet At K. Gjolaj për këtë akt antiligjor diktatorial në librin “Çinarët” : “Ky Seksion Katolik shyqyr që asht kenë formue, mbasi nuk len kurrkend me kundërshtue se Enver Hoxha me Sigurimin e Shtetit ka krye GENOCID MBI POPULLSINE KATOLIKE Shqiptare, sepse edhe ai vetë ka kenë KRIMINEL ANADOLLAK.” Fq.93.

Per “Inkuizicion” nga Kleri Katolik Shqiptar, deri sot nuk e njoh as nuk e kam ndigjue!

■Do të theksoj një vlerësim që ka ba Prof. Sami Repishti, i cili ka thanë: ”Shqiptarët katolikë janë përpjekë për shekuj me radhë të sjellin në Shqipni frymën civilizuese të Evropës, mendjet e ndrituna të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, të krijimtarisë letrare artistike, të shkencës e të teknologjisë dhe të organizimit politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e përparimin e njeriut të lirë”(Përshëndetje në përurimin e Kishës Shqiptare në Harstdale, N Y, 25 prill 1999).

■Po Enver Hoxha, si mendonte: “…meqenëse katoliçizmi shqiptar, dhe në veçansi kleri, ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.”E.H.Selected Works, V.I, fq.438, 1974).

■Ndërsa, dijetari At Zef Valentini S.J., thotë: “Tue kenë të kulturuem me arsim të ngritun katolikët shqiptarë gjithmonë u patën ngjallë zili disave. Vrasësi antikatolik Hoxha e pranonte këte tue i ba nderë katoliçizmit, dhe në veçanti klerikve, që ishin pengesa ma e madhe për triumfin e komunizmit.” (Romë 1954).

■Mbas vitit 1944 ky inkuizicion merr të gjitha tiparet ma të rrepta të Gjenocidit, i cili përcaktohet kështu, po në Fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe, fq 610: “Gjenocid – Shfarosje e plotë a e pjesëshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare…”, gja e cila asht në përputhje të plotë me veprimet e komunistëve të kryeme në Shqipninë Veriore, ose ma saktë, në Shkoder dhe rreth saj ndaj popullsisë katolike Shqiptare.

■Si inkuizicioni, ashtusi edhe Gjenocidi komunist në Shqipni, përfshijnë jo vetëm të gjallët, po edhe të vdekunit, madje, edhe varrezat e Tyne, që prishen, plaçkiten deri unazat e ipeshkvijve dhe treten në Drinazë Eshtnat e të vdekunve…tue fillue nga Kisha Katedrale e Shkodres, Kisha e Françeskane, Kisha e Zojës brinjë Kalasë, Kisha e Jezuitëve etj. Një vepër me të vërtetë makabre e shekullit XX në qytetin brinjë Rozafës.

■Nga ky Gjenocid u zhdukën Kisha, kuvende, biblioteka, muzeume, vepra arti, kulture, shkolla, gjimnaze e seminare, shtypshkronja, Xhamia, e çdo gja që i jepte Shkodrës pamjen me fëtyrën e vërtetë të kulturës Europjane Përendimore përparimtare. Vetem hudhja n’erë e Kishës së Vaut të Dejës nga Fadil Ymeri, flet per të gjitha krimet Fetare!

■Në këte kuadër të mnershëm rrënimi e shpartallimi para të cilit sfokohet edhe vepra “Ditët e fundit të Pompeut”, përfshihet edhe figura e madhe Atdhetare dhe fetare shkodrane e Argjipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedja, i vdekun në vitin 1935, i varrosun në Kishën Katedrale dhe i çvarrosun në vitin 1967, kur ajo Kishë u kthye në pallat sporti. Çvarroset themeluesi i Shoqnisë “Bashkimi”(1899) Imz. Preng Doçi, shoqni Atdhetare kulturore, per të cilen i madhi Luigj Gurakuqi tha: “Ajo ishte një akademi!”, randsia e së cilës nuk mund të përmblidhet në pak rreshta, dhe Eshtnat e bekueme të Atij që e themeloi i treten…i treten…nga ai varr i Atij Burri, që mbarë Toka Shqiptare e vajtoi ata vite…vdekjen dhe humbjen e Tij. Shqipnia sundohej nga një qeveri hijenash!

■Imzot Lazër Mjedja i përket asaj “Epoke të Artë” të fillimit të Shek.XX, kur në Shkoder Kleri Katolik Shqiptar, inteligjenca, tregtia, politika, arti, kultura dhe zhvillimi i mendimit europjan përparimtar me një guxim e vetmohim të posaçem arrijnë në ato pika kulminante të historisë së Shqipnisë, që nuk mund të përsëritën kurrma!

■Kolosët Atdhetarë, klerikët dijetarë, poetët, letrarët, intelektualët, politikanët etj., të një ideali të naltë per “Atdhé e Fé”, lanë gjurmët e pashlyeshme në themelet e Shtetit të porsaformuem Shqiptar. Kontributi i Klerit Katolik asht aq i madh dhe i vyeshëm, sa Historia e Shqipnisë nuk ka me mujtë kurrë me i dedikue kapitujt e merituem të Tij, mbasi në Historinë tonë të shkrueme asht hjedhë aq shumë baltë, shpifje, fallsifikime, shtremnime, përdhosje, urrejtje, intriga, hakmarrje, fanatizëm, gënjeshtra e zmadhime të pavërteta, sa duhën vite e vite të tana me spastrue çdo rresht të shkruem të saj si dhe mentalitetin e çdo historiani që do të shkruej, nga ideologjia fallse marksite leniniste, sllavo – aziatiko komuniste bolshevike apo filogreke e filoitaliane e tashti edhe filoturke.

■Po mbushën plot 100 vjet që endè nuk asht botue në Shqipni dokumenti origjinal i Pavarësisë së Shqipnisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, sepse gjysma e Atyne Atdhetarëve u quejtën për 65 vjet “tradhtarë”…nga pseudohistorianët tanë. Ndersa, per Don Nikoll Kaçorrin e Gurakuqin me shokë, po punohet me i “dyllosë në Arkivin e Harresës”!

Pak kush njeh aktivitetin e Bajram Currit, Mark Kakarriqit, Gjelosh Lulit, Kolë Mirakaj…   

■Askush nga Shqiptarët nuk njeh aktivitetin Atdhetar të Ipeshkvijve Lazër Mjedja, Luigj Bumçit, Preng Doçi, Jak Serreqi, Vinçenc Prennushi, Klerikëve: Gjergj Fishta, Mati Prennushi, Buon Gjeçaj, Ndre Mjedja, Loro Caka, Lazër Shantoja, Gjon e Nikollë Gazulli, Anton Harapi, Palë Dodaj, Çiprian Nika, Nikoll Mazrreku, Pjetër Mëshkalla, Marjan Prela, Justin Rrota, Kolec Prennushi dhe të rreshtit të pafund të Burrneshave e Burrave të Malësisë Madhe, Hotit e Grudës dhe të Dukagjinit, Shllakut, Mirditës, Pukës, Lezhës e Matit, që ishin forca morale, shpirtnore  e parzmorja e mbrojtjes së Atdheut.

  • Si duhet ti themi “zhdukjes” së këtyne Emnave, Inkuizicion apo Gjenocid ?!
  • “Vorri i t’ huejve a këtune! Bertet”, shkruente i Madhi Mjedja… për Malësorin tonë!

■“Po mos të ishte mendimi gjenial i Imzot Lazër Mjedjës për veprimet tona të vitit 1911, në lidhje me Dedë Gjo’Lulin e Burrat e Hotit, kurrë nuk do të formohej Shqipnia…” ka thanë At Mati Prennushi në vitin 1941, në festen e katundit të Dajçit të Bregut të Bunës. (Dëshmi gojore e Prof. Gaspër Ugashit rreth vitit 1962).

■Per “Inkuizicionin në Shqipni” asht mirë me shkrue “italianët komunistë” që kanë ruejtë në Tiranë “revolverin me të cilin u vra Mussolini”.., deri mbas vitit 1992.  

■Tue shfletue materialet e pakta dhe të sakta historike, mendoj se, duhet vu një Gur në themelin e atij lapidari që koha ka me ngritë tue fillue me Heroin Rin Monajka, e tue shpresue këte edhe per Don Simon Jubanin, Vrasjet nder kufinjë…dhe “Hapjen e Dosjes së 2 Prillit 1991”… në një të ardhme jo fort larg! Historia ynë fillon me Gjenocidin!

■Mos harroni se çdo Prift tue fillue nga gjermani Don Alfons Tracki, shpetoi nga vrasja e fashistëve e nazistëve “një komunist”, dhe sejcili prej tyne…ka vra një Klerik Katolik !

■Ky ishte “fanderimi, mirnjohja dhe shperblimi i tyne!”

■Vetem Hapja e Dosjeve nxjerrë në shesh të Vertetën!

            Melbourne, Tetor 2016.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz radovani, gjenocidi, shqipnia

70 Vjet nga masakra tipike komuniste

October 2, 2016 by dgreca

 ■HAPNI  DOSJEN  DR. AVOKAT  MUZAFER  PIPA !/

DHE, SHIKONI KUSH JANË TERRORISTËT QË DEKORON QEVERIA SOT !/

■Të gjitha Partitë Komuniste kanë “LEVEN E SKUQUN”: SIGURIMIN E SHTETIT !/

 Nga Fritz RADOVANI/

 Ne Foto: DR.AV. MUZAFER PIPA (1914 – 1946)

■Libohova nëpërmjet avokat Mustafa Pipës i dhuroi qytetit të Shkodres një djalë me emnin e Nderuem Muzafer Pipa, që asht le në Shkoder në 1914. Studjoi në gjimnazin e Fretenve “Illyricum” të Shkodres, dhe perfundoi studimet per jurist në Padova të Italisë.

Okupacioni italian i 1939 u prit keq nga Françeskanët e Shqipnisë, e per pasojë edhe ata që kishin perfundue shkollen e tyne, nuk u pajtuen asnjëherë me veprimin e Italisë.

Në vitin 1943 Dr. Avokat Muzafer Pipa asht drejtor i Revistës “Fryma”, me pikpamje atdhetare dhe perparimtare, ku bashkpunonte me Qemal Draçinin, edhe ky një nga elementët e rij shumë të përgatitun e që, do të lanë mbresa në kulturen shkodrane.

■1945. Gjyqet e zhvillueme në Tiranë kunder intelektualëve dhe të deputetëve, të drejtueme nga Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu, kishin irritue qytetarët Atdhetarë dhe per këte, avokat Muzafer Pipa kishte thanë: “Si asht e mundun zotnij, që një trup gjykues, i cili për kryetar ka një “ish-teneqexhi” – ishte fjala për Koçi Xoxen – e për prokuror një “ish-kafexhi” – për Bedri Spahiun – të mundet sot me gjykue elitën e kulturës shqiptare?

■28 JANAR 1946: Në kinema “Rozafat” të Shkodres ndigjohen brohoritjet e bishave të terbueme “plumbin ballit, plumbin ballit”… dhe, nuk mungojnë as virrmat e disa prej “nënave të dëshmorëve” “tradhtarët në litar”, per Klerikët e Pafajshëm nder bankat e të akuzuemëve me pjestarët e Organizatës së Parë Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”, me trupin gjykues të perbamë nga terroristët: Kryetar: Mustafa Iljazi, Antarë: Namik Qemali e Tonin Miloti dhe prokuror Aranit Çela… Avokati Muzafer Pipa i bani kërkesë trupit gjykues për nevojën e pak etike që kërkonte zhvillimi normal i një procesi gjyqësor. Edhe Aranit Çela nga ana e tij kje i gatshëm buzagaz me cinizëm, ju përgjegjë Muzaferit: “E po, ç’të bësh, ky është populli!..”.  

■22 SHKURT 1946: U dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe nga Tirana vjen kjo përgjegje:  “Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946… Át Gjon Shllaku, Át Gjon Fausti, Át Daniel Dajani, dhe studentët Mark Çuni, Gjergj Bici, Gjelosh Lulashi, Fran Miraka, dhe Qerim Sadiku u dënuen me pushkatim… Dhe, sa të tjerë me dhjetra vite burg e masakrime nder kampet e punës dhe të shfarosjes.

■Dokumenti i urdhnit të pushkatimit nenshkruhet nga Gjen. Kol. Enver Hoxha d.v.

■Në një nga seancat prokurori Aranit Çela deklaron: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa, implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të këtyre organizatave, apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”. Kerkesa e tij u pranue nga drejtuesit.

Trupi gjykues e përjashton Av. Pipen si përfaqësues i Mbrojtjes së të pandehurve tue emnue avokat Ranko Çerankoviq. Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit.

■Nuk shkoi gjatë dhe krimineli terrorist Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë tue hy në bar “Impero”: “Hë… Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe për ty!”

■SHTATOR 1946: Av. Muzafer Pipa u arrestue, u torturue në mënyren ma barbare tipike komuniste. Kryetari i Deges së Mbrendshme të Shkodres, terroristi Zoji Themeli mori persiper vetë me i ba hetimet, sigurisht ashtu ishte porosia nga nalt.

■LEGJENDA: Kam shkrue: Në mëngjesin e 30 Shtatorit 1946, gjoja Muzaferi vendosi me ikë nga hetuesia… U dëgjuen krisma armësh! Kryetari i Degës Zoji, dergoi Elez Mesin me marrë një pulë, i këputën kokën… dhe shperndanë gjakun e saj tek hetuesia, në çimenton rrethuese të saj… Pra, “Muzaferi u vra nga rojet e hetuesisë tue ikë”…

■30 SHTATOR 1946, Dy nga vrasësit ma barbar Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, i kishin lidhë krahët mbrapa Av. Muzafer Pipës, per një karrigë të mberthyeme per dysheme. Skuqën një hekur dhe vendosën me ia kalue në muskujt e dy krahëve mbas shpine… Mbasi hekuri kaloi krahun e djathtë…nga dhimbjet e forta, Trupi i Muzaferit bani lëvizje që katilët nuk mujtën me i kontrollue… Hekuri i skuqun takoi per shtyllen kurrizore dhe Muzaferi, mbylli jetën në mënyrën ma mizore. Me 30 Shtator 1946, u perhap edhe “Legjenda” nga agjentët e Sigurimit shtetit në gjithë Shkodren!..

■Edhe “shokun komandant” e njoftuen “për zbatimin e urdhërit tij dhenë K.Xoxes?”

***

■HAPNI DOSJEN “KLERI KATOLIK SHQIPTAR”! Aty do të gjeni porosinë që i dha Enver Hoxhës ambasadori jugosllav me 20 shkurt 1946: “…Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!”… E pikrisht nga kjo çerdhe kishte dalë: Av. Muzafer Pipa, Prof. Qemal Draçini, Prof. Arshi Pipa, Martiri Osman Kazazi e sa të tjerë Atdhetarë Shqiptarë, që u perfshinë në GJENOCIDIN KOMUNIST në Shqipni.

■Në çdo pllamë të Saj, Shqipnia asht e mbushun me Eshtna të varrosun nder gropa e zallishta pa Emen… Zalli i Kirit, dikur i bardhë si biluri, në darkë vezullon me rrezatime të skuquna që perzihen me lotët e mija e mija Nanave e Motrave që derdhen aty nder kaçuba me vite e vite mbi ato gurë, tue i lmue me Fëtyren e vet të “vrashtë” nga vuejtjet e lodhja që ua mori Shpirtin 50 vjetë, sikur t’ ishin të dënueme nga vetë Dora e Zotit!

Kiri, Drinaza, Drini, Buna e Liqeni… të harlisun edhe sot me tallazet e veta shkapeten per Token Arbnore, tue veshtrue: “Deri kur Shqiptarë, doni me na lanë pa Varre?!”

■Në këte 70 vjetor të kësaj mbytje barbare të Dr. Avokat Muzafer Pipës Shqipnia, që Ai e ka dashtë aq shumë nuk duhet t’a vajtojë… Po, perballë Një Monumenti të Muzaferit, shka janë Shkodranë e Libohovitë, të gjithë bashkë të këndojnë “Hymnin e Flamurit”!

■Shqiptarë, “Per Flamurin e Gjergj Kastriotit Ata dhane jeten!”

            Melbourne, Shtator 2016.

Filed Under: Histori Tagged With: 70 vjet nga masakra komuniste, Avokati Myzafer Pipa, Fritz radovani

“NACIONAL-ÇLIRIMTARËT” E DUSHAN MUGOSHËS…

September 27, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: Enver Hoxha: “Xерој народа Југославије”/

 ■1946 – KORRIK – 70 VJETORI I DEKORIMIT NGA TITO… 

KUR DO TË HAPET DOSJA E TRADHËTARIT TIRAN ENVER HOXHA ?!..

JANAR 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodheshin në Veri:
–“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”

■VITI 1946 – NGA DITARI I TIRANIT ENVER HOXHA:

  • HAPNI NË SHKODER 26 BURGJE, HETUESI, QENDRA TORTURASH E VRASJESH…
  • HAPNI “SEKSIONIN KATOLIK” NË DEGËN E PUNËVE TË MBRENDSHME!..

20 SHKURT 1946 Pushkatohet At Anton HARAPI OFM…(Dosja 1086), Lef NOSI dhe Maliq BUSHATI. As sot nuk ua dijmë varrin dikund në brigjet e Lanës, Tiranë.

4 MARS 1946: Pushkatohen nga Organizata “Bashkimi Shqiptar”: At Gjon FAUSTI SJ, At Daniel DAJANI SJ, At Gjon SHLLAKU OFM, Mark ÇUNI, Qerim SADIKU, Prof. Gjelosh Lulash BAJRAKTARI dhe pak ditë ma vonë Frano MIRAKAJ.

23 MARS 1946: Vritet pabesisht dijetari Don Nikoll GAZULLI.

27 PRILL 1946: Arrestohet Don Injac GJOKA dhe dënohet 8 vjet burg.

25 MAJI 1946: Vdes i izoluem Imzot Gasper THAÇI, Argjipeshkvi i Shkodres.

MAJI 1946: Arrestohet Don Nikoll Mazrreku… Ka ba mbi 37 vjet burg e interrnim…

18 KORRIK 1946: Pushkatohet Don Alfons TRACKI, Misionar nga Breslau…

12 GUSHT 1946: Arrestohet Don Pjeter TUSHA, dhe dënohet 6 vjet burg…

31 GUSHT 1946: Arrestohet Don Nikoll TROSHANI, dhe dënohet dy herë…

9 Shtator 1946: Lëvizja Antikomuniste e Postribës, e motivueme nga vetë Ata një shperthim i parakohshëm “Lëvizje….”, që mori disa qinda jetë fshatarësh e deri tek ishoficerë, intelektualë e Klerikë PA FAJ që, as nuk dinin ku bije Postriba. Mbas sa e sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbytën ndër hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, etj.

9 SHTATOR 1946: Arrestohet per “Lëvizjen e Postribës” edhe romancieri i parë i Letersisë Shqipe Don Ndoc Nikaj, 82 vjeç, nder themeluesit e Shoqnisë “Bashkimi”.

10 TETOR 1946: Arrestohet në Mirditë Don Mark BICI, dënohet 15 vjetë.

11 TETOR 1946: Arrestohet në Dukagjin At Karlo SERREQI, dënohet me vdekje, dhe mbasi i kthehet dënimi me burg të përjetshëm, vdes në burgun e Burrelit në 1954.

25 TETOR 1946: Arrestohet Don Ndre SIMONI, dënohet 10 vjetë burg…

26 TETOR 1946: Arrestohet Don Jakë ZEKAJ, per agjitacion e propagandë.

27 TETOR 1946: Arrestohen në Tiranë heren e parë Don Shtjefen KURTI dhe At Pjeter MESHKALLA SJ. Në arrestimin e dytë Don Shtjefen KURTI në 1971 pushkatohet, ndersa, At Pjeter MESHKALLA, plotson 25 vjetë burg nder kampet e shfarosjes…

28 TETOR 1946: Arrestohet në Tiranë At Pashko GJADRI SJ, dënohet 8 vjetë burg.

28 TETOR 1946:Arrestohet At Mëhill TROSHANI në Tiranë, arrestohet prap 1967.

31 TETOR1946:Arrestohet në Korçë Papa Josif MIHALI, varroset i gjallë në kënetë të Maliqit nga policët e kampit me datën 26 Tetor 1948. Punoi per unifikimin e Kishave.

6 NANDOR 1946: Arrestohet në Mirditë dhe dënohet Don Prengë QAFALIJA.

10 NANDOR 1946: Vritet pabesisht në Reç Don Luigj PICI, ishte 39 vjeç…

12 NANDOR 1946: Arrestohet në Elbasan At Petraq ISAK, bani 15 vjet burg…

12 NANDOR 1946: Arrestohen në Shkoder At Donat KURTI, Don Mark HASI, Don Anton MUZAJ. At Donati ban 20 vjetë burg. Don Antoni mbas një viti vdes, ndersa Don Mark HASI, ban 7 vjetë burg… Arrestohet prap në 1967, dhe vdes në Ballsh 1981.

Me këte grup Klerikësh dënohen: Çesk HILGEGA, Fazio TARCIZIO, Injac SERREQI, Viktor KUJXHIJA, Albert ÇOBA, Ana DAJA, Gjon KOVAÇI, Liza PALI, Elez NURJA, Shefqet LUTFIJA. Pothuej asnjeni nuk ka perfitue zbritje dënimi.

14 NANDOR 1946: I dorzohet Sigurimit Jugosllav nga Sigurimi ynë në Tuz, dhe pushkatohet atje Imzot Nikoll TUSHA (NOGA), në moshen 50 vjeç.

16 NANDOR 1946: Pushkatohet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN…45 vjeç.

16 NANDOR1946: Rreth orës 02.00 të natës futen armët nga Sigurimi i shtetit në Kishen e Fretenve në Shkoder, si dhe në Orosh të Mirditës, dhe arrestohen Fretnit të gjithë shka ishin në Kuvend, i cili kthehet në Burg dhe thirrej “Burgu i Kishës”…

U burgosën Imzot Frano GJINI, Imz. Nikoll DEDA, At Mati PRENNUSHI, At Çiprian NIKA, At Pal DODAJ, Don Tomë LACAJ, Don Ndoc SAHATÇIJA, At Gjon KARMA SJ,

Don Nikoll SHELQETI, At Mëhill MIRAJ, Fra Zef PLLUMBI, Fra Ndue VILA.

■Imz. Frano GJINI, Imz. Nikoll DEDA, At Mati PRENNUSHI, At Çiprian NIKA, janë pushkatue me 11 Mars 1948. Në Burgun e Kishës vazhdonin hetimet 700 të burgosun.

25 NANDOR 1946: Pushkatohen në Prizren At Bernard LLUPI, Kol PARUBI, Marije SHLLAKU dhe Gjergj MARTINI, akuzue nga UDB per “Katoliçeskaja Banda”.

2 DHJETOR 1946: Mbytet në tortura dijetari At Bernardin PALAJ.

4 DHJETOR 1946: Arrestohet At Leon KABASHI dhe dënohet 20 vjetë burg.

4 DHJETOR 1946: Arrestohet At Alfons ÇUNI, per armë të futuna nga Sigurimi.  

6 DHJETOR 1946: Arrestohet Imz. Jul BONATTI, dhe mbytet nga Sigurimi në manikomjo të Durrësit në vitin 1951, kur ishte i dënuem me 5 vjet burg.

10 DHJETOR 1946: Arrestohet At Sebastjan DEDA. Dënohet 5 vjet burg.  

11 DHJETOR 1946: Arrestohet At Aleks BAQLI, dënohet 10 vjet burg…

■Kanceri i Popullit Shqiptar asht komunizmi! Ndersa, metastazat janë Sigurimi i shtetit dhe Akademia e shkencave… që shkatrrojnë trunin dhe trupin e njeriut…

■Nëse realizohet “Rilindja”, ajo tregon se Populli Shqiptar nuk sherohet kurrma!

  • KA EDHE NGA “ATA” QË AS KËTE… NUK E QUEJNË GJENOCID !!

■Sami FRASHERI ka shkrue:

“Kalben njerëzit e ndershëm, atje ku lartësohën kriminelët !”

Melbourne 2016.

Filed Under: Histori Tagged With: Enver Hoxha, Fritz radovani, Nacionalclirimtaret

Ç’KA SHKRUHET ME GJAK ATDHETARËSH ATJE, NUK SHLYHET KURRMA !

September 22, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1-okay-shkreli-1

 Foto:PAMJE E KRAHINËS SË SHKRELIT/

■E PRA, NDER KËTO MALE QË JU SHEH SYNI KISHTE BURRA ANALFABET QË DININ PËRMENDËSH EDHE “LAHUTEN E MALCISË”…

Ndërsa sot, Shqiptarët e këtyne Alpeve pa përjashtim duhet të dijnë thanjen e Atdhetarit ■PREK CALI: “S’ka shka më duhet jeta nën hijen e trobojnicës (flamurit malazez), ma mirë me u kalbë në dhe, zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me serbin!” (Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë) Ishte 17 Janari 1945, kur u dorzue Preka, dhe krimineli Mehmet Shehu me dredhi e pyeti: “T’u thafshin krahët o Prenkë që nuk bashkpunove me ne, do e kishe mbyllur historinë tënde me shkronja ari!”

■Atdhetari Prekë Cali, “Shtiza e Bajrakut Shqipnisë” si e thërrisnin Malësorët e Alpeve, nuk e shiti Atdheun si tradhtarët Mehmet Shehu, Enver Hoxha, Sheuqet Peçi, Koçi Xoxe e kriminelët tjerë, që per një sterlinë tradhëtuen Shqipni e Kosovë, Çamëri, Hot’ e Grudë e të gjitha Trojet tjera, bashkë me Flamurin e Gjergj Kastriotit, që e kishin zhigatë me yllin e kuq bolshevik. Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, tash 72 vjet po mretnon tradhtia!

Tradhtia e “çlirimtarëve” të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e Historisë, dhe duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën Shqipninë e Kastriotit në 1944 nën thundrat gjakatare të sllavokomunistëve jugosllavë, grekë, bolshevikët stalinistë, kinez etj.

■Kur nder krahinat e Berdicës vazhdonte qendresa antikomuniste nga Dhjetori 1944, mbas Taraboshit ishin të rreshtuem formacionet jugosllave me shtypë rezistencën…

■15 JANAR 1945: Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme prej forcave jugosllave, që morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të Mehmet Shehut, e mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën nder lumej e prroska…

■Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë!” Kriminelët vrastarë janë ata që ka dekorue kryeministri Rama.

“Mbetën katholikë Malësorët e Veriut me armë në dorë!”…shkruente Fan Noli.

 

23 JANAR 1945: Komandanti LLESH MARASHI, plasi Kryengritjen e Burrave të BAJZËS dhe të SHKRELIT, bashkë me Pjeter Gjoken, Bajraktar’ i Shkrelit; Nikollë Prekë Gjeken – Dedajn, Kryetar i Komunes së Shkrelit; Luket Marashin, Gjergj Kolë Lucen, Zef Tomë Çekaj, Gjon Martin Lulen Ivanaj, Mirot Paloken nga Bajza. Kumonëve të Kishës urdhnoi me i ra Don Nikollë Gazulli. Kol Nik Prela u ra kumonëve!

■U mblodhën ma shumë se 100 Burra të armatosun në Stol të Zagorës. Me lirimin e Bajzës me Kryengritjen u bashkue Kastrati dhe Hoti. Pritej edhe Postriba!

Beteja per me vazhdue rrugen nga Shkodra u ba tek Ura e Rrjollit, ku Malësorët mbetën të vetmuem dhe pa ndihmesën e premtueme… Tek Kisha e Shkrelit u vra Mark Tom Gjeloshi, ndersa mbas Tij, u vrane edhe Gjon Martini e Mirot Paloka.

■Mbas masakrave të Kelmendit, komunistët vazhdojnë vrasjet, djegëjet e plaçkitjet e kullave (me porosi Jugosllave) në krahinat katolike Atdhetare, per të cilat shkruen Noli.

■U pushkatuen e ua dogjën shtëpijat me porosi të “heroit popullit”, gjen. Enver Hoxha:

Gjok Kola, Mirash Gjon Sokolaj, Pjeter Kol Sokolaj, Nikoll Prel Gjeka, Luket Marashi, Dan Coli, Prek Leka, Pashko Leka, Llesh Marashi (u var në Shkoder), Fran Pjetri, Vat Gjelosh Marvukaj, Ndue Gjelosh Marvukaj, Ndrekë Pjeter Çulaj, Mark Gjok Leknikaj,

Martin Frani Popaj, Nikoll Kolaj, Kol Tom Deda, Preç Pjeter Vulaj, Mark Tom Gjeloshaj

Makaj, Gjon Lekë Mirukaj Xhaj dhe, pabesisht vritet edhe Don Nikoll Gazulli…

■Këtu nuk perfshihen Emnat e Atdhetarëve që vuejtën disa mija vite burg e interrnime.

Fatkeqsisht, mungon edhe persekucioni barbar i atyne Trojeve, që Konferenca e Jaltës ua kthej edhe njëherë shovenistëve sllavokomunist me i shkombtarizue.

■Kush kerkon me zhdukë nga Historia e Shqipnisë, Atdhetarizmin e Maleve të Veriut,

rezistencen dhe Kryengritjet Antikomuniste të Tyne, nuk ban asgja tjeter vetem kerkon me mëshef krimet e Enver Hoxhës, por edhe me fshij nga fletët e Historisë së Popullit Shqiptar, dhunen e pashoqe të terroristëve të Sigurimit shtetit komunist.

***

■Nga majet e Atyne Bjeshkëve të Nêmuna buron një ujë i freskët dhe i kulluem…

■Ai ujë asht kenë nder Shekuj që ka ruejtë të paster Identitetin e Popullit Shqiptar!

Merrej nder ata burime nga duertë e Vashave me xhubleta, mbushej buljera dhe rrugës mund të pinte aty, vetem ndonjë udhtarë… që ishte nder Shenjat e Pushimit…

■Ishin bash Ato Burrnesha që shumë shpejtë mbas vitit 1944, u vishën me ruba të zeza dhe sermët e postavat ua plaçkitën “çlirimtarët”, që ua grabitën edhe varset me Kryqa…

■Gurtë dhe Shkamijtë mbetën aty…

■Janë të shkruem me Gjakun e Atyne Atdhetarëve, që nuk shlyhet kurrma!

            Melbourne, 20 Shtator 2016.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, gjak atdhetaresh, Lahuta e malcise, shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT