Në 105 vjetorin e lindjes së Tij…/
Profesor Prenkë KAÇINARI- 1910 – 1956/
HAPINI DOSJET!- DOSJA 1167: U MBYLL ME 3 SHTATOR 1956, ORA 5 MBAS DREKE.
■PROF. PRENKË KAÇINARI/…
Asht lé në Mitrovicë më 17 korrik 1910 . Ka përfundue studimet e nalta në fakultetin e Filozofisë, në vitin 1937 në Lion të Francës. Vjen profesor në Shkodër. Ka miqësi me Dr. Federik Shirokën, me të cilin asht mjekue dhe ka ba pjesë bashkë me Te në Organizatën “Balli Kombëtar”.
Në vitin 1946, transfërohet mësues në Korçë, ku arrestohet pikërisht kur ishte tue verue mbasi ishte randue nga sëmundja tbc dhe “… Akuzohët:
– Se ka vazhduar shkollën nëpërmjet të Klerit Katolik.
– Ka bashkpunuar për ardhjën e fashizmit.
– Kur erdhi Italia u holl në mal me “Ballin Kombëtar” dhe në Kishë tek priftërijtë shtypte trakte, merrte udhzime nga kleri katolik dhe elementët e pakënaqur në Tiranë, gjoja i sëmurë rrinte i mbyllur në shtëpi.
– Ka bërë pjesë në grupe Social-Demokrate, kishte lidhje me profesorët e Korçës, Foto Bala, Sulo Klosi etj. – Ka punuar për të rrëzuar Pushtetin Popullor dhe për shkëputjet e lidhjeve me Bashkimin Sovjetik për t’u lidhë gjoja me popuj përparimtarë sipas tij, që donte të thonte të lidhesh me Anglo-Amerikanët. – Ka propaganduar për të rrëzuar Pushtetin me vjolencë. – Ka punuar me elementët e rinjë për të patur lidhje me demokristjanën dhe grupet e social-demokratës të udhëzuara nga Prenka.
■Me kalimin e kohës Sigurimi i Shtetit sa vinte e bahej ma i ashpër dhe i rrezikshëm. Përditë e ma tepër specializohej në drejtim të së keqes. Sigurisht, që në fillim i mungonte eksperienca por shpirti i keq dhe i mbrujtun me krime, ishte zgjedhë me kujdesin ma të madh ndër këta organe të mnershme e terroriste. Bie në sy që në fillim të vëprimëve të para të sigurimit mënyra e përzgjedhjes së elementit që kanë ndër mend me arrestue, ku merrët pikë orientuese shkolla që ka krye ose vendi ku ka përfundue shkollën e mesme ose të naltë. Kontrollohej rrethi familjar dhe shoqnor, e para, a ka simpatizue doktrinën komuniste ose jo dhe se a mund të na shërbejnë ne ose jo. Në shenjë janë shkollat e Françeskanëve dhe të Jezuitëve, ndërsa në pikëpamje mbarshtetnore janë në shënjestër edhe ata që kanë përfundue Gjimnazin e shtetit në Shkodër.
Ishte koha kur ishstudentët e vitëve maparë kishin mundësinë me u hakmarrë ndaj atyne që nuk ishin angazhue në rrethët komuniste, që nuk i kanë simpatizue, ose kanë kenë indiferent ndaj vëprimëve të tyne. Kush mund të kishte shprehë ndonjë fjalë u quejt menjëherë “armik i popullit”, ose u mendue si “zog” i çelun në çerdhën e reaksionit që ishte “Shkodra”. Shumë nga studentët e ardhun në Shkodër, pa përjashtue ata që jetuen në Konviktin e njohun “Malet tona”, ose që kanë banue në Shkodër, por që kanë ndjekë shkollën në këtë qytet kjoftë edhe atë femnore të Motrave Stigmatine apo “Donika Kastrioti”, u ndoqën njësoj si nxanësit e shkollës Fullcit.
■Hys Zaja me një copë letër, madje, pafarë kursimi të çonte në duertë e kriminelëve: Zoji Themeli, Cuf Lohës, Ali Qorrit, Filip Pemës, Qamil Gavoçit, Kolec Ilisë, Petro Ballatës, Qazim e Fadil Kapisyzit, Jonuz Dinit, Dul Rrjollit, Ali Xhungës, Lilo Zenelit, Nesti Kopalit etj., ose një telefon nga “qendra” dhe të merrte dreqi sa nuk dijshe a do të shihësh ma dritën e diellit. E, sa të pafajshëm u zhdukën prej duerve të katilave?
As nuk bahet fjalë se ka me u dijtë e vërteta. Derisa mbulohet Gjenocidi që i asht ba gjithë Popullit Shqiptar, Shqiptarët do të vazhdojnë me kenë të fyem dhe të poshtnuem. ■Prof. PRENKË KAÇINARI e Prof. ARSHI PIPA ishin të burgosun që në vitin 1946.
Të dy “armiqë të popullit”, të dy të sëmurë në Sigurim me t.b.c., të dy të masakruem …
■Vëprimtaria armiqësore e Prenkës vërtetohet edhe nga të pandehurit:
– Sulo Konjari thotë: Prof. Prenkë Kaçinari ka qenë antar i partisë Social-Demokrate.
– Gjovalin Vlashi thotë: Unë kam folë rreth gjendjes së formueme në Shqipni, gjithmonë kundër Pushtetit. Ndër të tjerë ka qenë edhe Prenkë Kaçinari.
– Xheudet Tirana thotë: Elementët që unë kam biseduar kundër Pushtetit Popullor dhe që ishin një mendimi me mue, ndër të tjerë ka qenë edhe Prenkë Kaçinari.
– Pashko Gjeçi: Në mbledhjën e parë që kemi ba në Lice në Durrës, ka kenë edhe Prenkë Kaçinari… Një mbledhje e kemi ba në shtëpi të Vasil Zirit, dhe një tek Simon Deda(gjoja i vetvramë në sigurim), një tek Stavro Frashëri…Ndër të gjitha ka kenë Prenkë Kaçinari…
■Në grup kishim edhe Pjetër Gjinin, Nush Radovanin, Kol Ashtën, Ndrekë Demën, Prenkë Kaçinarin, Simon Dedën, Luigj Ljarjen, Gaspër Jakovën, këta ishin për Social-Demokratën.” Ishin të mjaftueshme këto akuza me përcjellë prap edhe Prof. Prenkë Kaçinarin bashkë me Arshi Pipen para Gjyqit…
■Pyetet PROF. PRENKË KAÇINARI, i cili deklaron:
“Kam kenë profesor në Shkodër. Atëherë nuk kishte Këshill të Lëvizjes N.Çl., por Lëvizje N.Çl. kishte. Në korrik të 1943 kam shkue në Shllak me “Ballin Kombëtar” për t’i ikë kuesturës. Me Mit-hat Frashërin jam takue në fillim të 1943 dhe bashkë me Zef Palin, jam organizue me “Ballin Kombëtar”. Në Tiranë jam takue me R. Barbullushin që më foli për Social-Demokratën, por unë i thashë, se jam i sëmurë e nuk due me dijtë gja për këtë punë. Pashko Gjeçin e njof, por nuk kam ba pjesë në ndonjë organizatë me té. Thanjet tjera nuk i pranoj, mbasi me ata përsona nuk kam asnjë lidhje. Me Klerin Katolik nuk kam pasë asnjë lidhje. Kam njoftë Don Mikel Koliqin dhe Don Ndre Zadejën. Me Don Ndreun kam bisedue vetëm për probleme filozofike dhe letrare.
Nuk dij se ka pasë ndonjëherë në Shqipni organizatë apo parti demokristjane.
Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë parti apo organizatë trathtare klandestine.
Jam kenë antifashist. Don Ndre Zadeja dhe në përgjithsi Kleri nuk e ka simpatizue okupacionin e fashizmin. Mbas 1944 nuk jam angazhue në politikë, ata që më akuzojnë nuk dij mbi ç’baza më akuzojnë.”(Dosja 1167, po aty).
■Thirret Pashko Gjeçi, i cili deklaron: “Preka më duket se ka kenë në mbledhje në Durrës me Partinë Social-Demokrate, kështu e dij unë.”
“Prenkë Kaçinari i përgjegjet: Unë nuk kam ndonjë anmiqësi, por le të pohojnë drejtë!”
■Edhe ndonjë dëshmitarit tjetër të parapergatitun Prenka, gjakftohët dhe me ton burrnor i jep atë përgjegje që meriton. Jam i sigurt, se këta dëshmitarë të topitun para qëndrimit të palëkundun të Prenkë Kaçinarit, fillojnë që në gjyq me mohue jo aq nga turpi, sa nga mendimi i gabuem i tyne, se në gjyq ata nuk kanë me kenë ndonjëherë përballë Prenkës.
Vetë përdorimi i fjalës “më duket” se ka qenë edhe Prenka!…, tregon lëkundje, një lojë që gënjeshtarët e përdorin shpesh me mendimin që i akuzuemi me u lëkundë në qëndrimin e tij dhe po e hangri “ullinin”, hyni në grackë, ose ma vonë me pasë mundësinë me i thanë viktimës: “Të dhashë një mundësi me mohue!”.
■Faktet tregojnë se ata mbetën gjithmonë akuzues dhe shpifës, ndërsa burra u rikëthyen vetëm ata që para gjyqit thanë: “E kemi pranue me shtërngim, por e vërteta asht kjo që po tham tashti këtu !” e, nuk janë kenë të paktë edhe burrat që mbas dhunimit të mnershëm në hetuesi, kanë gjetë forca me thanë të vërtetën.
■Tue mos pasë fakte për gjykimin që mund t’i kenë ba gjykata, Prenka ose Arshiu ma vonë prap do të përsërisnin gjyqin. Unë po vazhdoj me thanjet e tyne mbasi jam i bindun se edhe Prenka edhe Arshiu, do të ridënoheshin njësoj edhe sikur kurrkush mos t’i kishte dalë dëshmitar i rremë në gjyq ose në hetuesi, madje, ma vonë edhe do t’ishin pushkatue si shumë shokë të tyne.
■Por, për me kenë të qetë shpirtnisht të paktën sot, ata që jetojnë nuk duhët të mendojnë se ata burra vdiqën pa folë për dobësinë tonë e, “ishalla edhe dokumentat janë djegë, se ashtu po flitët!” Jo, jo! Mos rreni veten gjithë jetën! Të gjithë dokumentat janë! Koha ka me provue dhe ka me vulosë ndër fletët e historisë se të gjitha poshtërsitë Enver Hoxha, me shokët e tij i ka lanë këtu e askush mos të mendojnë, se i kanë marrë me vedi në varr!
***
■Me datën 24 dhetor 1947 Kryetari i Gjykatës Ushtarake Durrës, major Gjon Banushi, jep vendimin nr. 704 themel. Si mbas zhvillimit të gjyqit nga dt. 18 dhetor 1947:
“… Në emër të Popullit Shqiptar”:
“… Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, Pashko Gjeçi kanë qenë antarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore dhe antarë të grupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke pritur një zbarkim nga jashtë.
I pandehuri ka bërë mbledhje të rregullta me Prenkë Kaçinarin, Stavro Frashërin, Is-han Podgoricën, Simon Dedën, Hysen Ballhysin, Sabri Ticin e Rifat Dërvishin, dhe këto mbledhje janë bërë në liceun e qytetit.
Prandaj: … Për të gjitha këto, bashkërisht dhe pjesërisht në kundërshtim me prokurorin, në bazë të ligjes së sipërme vëndosi:
1. Prenkë Kaçinari, me privim lirije për jetë, konfiskim të pasurisë së tij të luajtëshme dhe të paluajtëshme.
2. Arshi Pipa, me 20 vjet privim lirije.
3. Hysen Ballhysa, me 15 vjet privim lirije.
4. Pashko Gjeçi, me qenë se u tregua shumë i sinqertë para Gjyqit dhe deponoi vullnetarisht jo vetëm fajsinë e tij, por edhe të shokve të tij pjestarë të po një organizate, i akordohën shkaqe lehtësore në konformitet me nenin 45, të ligjës 382, dt.12 dhjetor 1946, dhe vendosë: dënimin e tij me 5 vjet privim lirije, dhe konfiskimin e pasurisë.
Të katër të pandehurit humbin të drejtat civile dhe politike për tre vjet, dhe vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrestimit. Trupit Gjykues të Gjykatës Ushtarake të Durrsit, që përbahej nga: Kryetar, Major Gjon Banushi, antarë, Major Gjule Çiraku dhe Kap. I Halil Ramohito, prokuror, Kap. Petrit Hakani dhe sekretar Arqile Mihali.
Durrës 24 dhjetor 1947. Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (vetëm firmat)
***
■Seksioni i Mbrendshëm i Durrësit përcjell dosjen në Gjykatën e Naltë tue shtue këtë dokument: “Komunikatë: Me datën 24 shkurt 1948 Prokuroria vë ré se:
Nga shqyrtimi i aktëve të të pandehurve Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, Prenkë Kaçinari dhe Hysen Ballhysa, rezulton se kanë qenë antarë të organizatës agjento-sabotatore… Organizata është shtrirë në elementët e pakënaqur nga Pushteti e Reformat. Kanë organizuar grupe në shkolla si profesorë dhe kanë bërë mbledhje të rregullta.
Kanë marrë vëndime për zgjerimin e organizatës dhe kanë propaganduar kundër të gjithë Reformave të Pushtetit. Kanë sabotuar në sektorët e tyre, kanë agjituar për të përgatitur terrenin për ndërhyrjen e Anglo-Amerikanve. Qëllimi i të pandehurve ka qenë rrëzimi i Pushtetit me forcë dhe me anë të një kryengritje në lidhje me forcat e huaja.
Vepra e tyre është tradhëti ndaj Pushtetit Popullor dhe Atdheut…
24 shkurt 1948 Prokurori Ushtarak i U.K. Shqiptare; Kapiten I. Nevzat Haznedari d.v.
***
■Gjykata e Naltë Tiranë me nr. 96 të vëndimit, nr. Regj. 61, e mbledhur me datën 29 shkurt 1948, me kryetar major Niko Çeta, antarë, kap. I Veladin Zejneli dhe kap. I Nexhat Hysejni, prokuror kap. I Nevzat Haznedari dhe kryesekretar, Thoma Rino,
mbasi shqyrtoi dokumentacionin e të pandehurve, vëndosi:
1. PRENKË VLASH KAÇINARI, me 20 vjet privim lirije.
2. ARSHI MUSTAFA PIPA, me 20 vjet privim lirije.
3. HYSEN NAMIK BALLHYSA, me 15 vjet privim lirije.
4. PASHKO VASË GJEÇI, me 5 vjet privim lirije.
Kryesekretari d.v. Antar d.v. Antar d. v. Kryetari d.v. (vetëm firmat). “
●Këtu mbyllet vetëm dosja…
***
■Prof. Prenkë Kaçinari, provoi, se ka rasë që jeta tregohët e ashpër dhe mizore e ndonjëherë, jo e meritueme kjo veper për atë që e provoi…
●Lexoni me kujdes këta pak rreshta, (pa koment):
■“I dashtuni Mark, (Të dashtunit e mi)
Edhe pak çaste më mbetën, kur unë përfundimisht po shkëputem nga kjo jetë. Me përmallim të madh po ju la të gjithve: kunatën, motra, nipa e mbesa që kaq fort ju kam dashtë. Vëndosa me e krye këtë akt dobësije do ta quani, por për mue kje akt kurajoz. Vuajta tepër e tash ma s’po mund të duroj. Po i nap fund të gjitha vuajtjeve të mija. Kjeshë te ju; nuk dhashë me kuptue gja; nuk dojshe me tradhtue veten, kisha frigë të mos më mbusheshin sytë me lotë. Nuk e pashë edhe motrën time të dashur, Luljen, që ishte e shtrueme në spital. Se çfarë çastesh të fundit po jetoj, nuk mund t’i përshkruej. Po e shkruej këtë letër me lot ndër sy.
Erdha këtu në Tiranë vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju. Në vendin ku do të vras vetën dëshroj të varrosëm.
Një dëshirë tjetër e, që due ta plotësoni asht: të mos mbani askush shej zije për mue; zinë e mbani në zemër.
E tash lamtumirë përgjithmonë. E di se do të kishit dëshirue t’ju shkruajshe ma gjatë. S’po më punojnë ma as mendja, as dora.
Përqafime e të puthuna të përmallshme; më kujtoni në bisedat tuaja, jam i juaji
Prenkë Kaçinari
Tiranë, 3.IX.1956 ora 5 mbasdreke.”
■Kjo letër iu postue nga Tirana nga vetë Prenka, z. Mark Lezhja në Durrës, që ishte burri i motrës së Prenkës, Karrolinës, ku ruhet origjinali. (shënimi i FR).
■Vetvrasja u krye nder varrezat Ortodokse të Tiranës, ku edhe u varros mbas veprimeve të Prokurorit të Tiranës, Minir Tirana. Ai njoftoi per vetvrasjen Lajde Kaçinarin.
■Në kjoftë se Prof. Prenkë Kaçinari u vetvra si pasojë dishprimi nga Vendimet e Jaltës…
■Po të njajtin fat pësoi edhe Shqipnia nen thundren sllave, gja të cilen, sot e kemi të dokumentueme në librin e Kolë Mirakaj “VETVRASJA E NJË KOMBI”…
Melbourne, Gusht 2015.
DOSJA 1167: JA KUSH ISHTE PROF. ARSHI PIPA…
PER TY O PROFESOR ARSHI PIPA !/
Një 95 vjetor i paharrueshëm…/
NGA FRITZ RADOVANI/
Per Ty do të këndojë Shkodra, Gac Çuni…Temali e Malësia,/
Do të këndojë në Lahutë Hoti e Gruda… Kelmendi e Kosova, /
Do të këndojë Libohova… Gurt’ e Kalasë së Durrësit e Çamëria, /
Per Emnin Tand o Arshi Pipa… do të çohet në kambë Shqipnia…/
DOSJA 1167: JA KUSH ISHTE PROF. ARSHI PIPA…/
PROF. ARSHI PIPA, vjeç 27, lindur në Shkodër (nga Libohova), banues në Durrës, profesor, në gjendje ekonomike të mirë, i dënuar nga Gjykata Usht. Tiranë me dy vjet privim lirie, për vëprimtari kundër Pushtetit Popullor, u muar sot më 5 dhjetor 1947 në pyetje nga Prokurori Publik i Prefekturës së Durrësit, Sotir Qiriaqi:
■ I pandehuri ka patur të proçeduar për veprimtari antipushtet vëllain e tij Muzafer Pipa, i vdekur në burgun e Shkodrës…”
■Në rreshtin e parë fillon gënjeshtra! Duhej shkrue: “…Avokat Muzafer Pipa, i vdekur në tortura në Sigurimin e Shtetit në Shkodër… i padënuar…” Ja e verteta:
■Avokat Muzafer Pipën e kanë mbytë në torturë Zoi Themeli e Vaskë Koleci. Mbasi e kanë lidhë për karrigë të palëvizëshme me duer mbrapa, tue dashtë me i futë ndër muskujt e krahve një hekur të skuqun, i kanë prekë me hekur shtyllën kurrizore, tue i shkaktue vdekjen në çast. Mandej, kanë çue Elez Mesin me ble një pulë, e kanë therë pulën dhe kanë shpërnda gjakun e sajë nëpër oborr. Kanë fillue me shtijë me armë, gjoja se u vra Muzaferi tue dashtë me ikë nga hetuesia. Ma sakt e din Aranit Çela që i premtoi Muzaferit “gjysmën e lekut”, kur u takuen tek dera e Bar “Impero” (Kafja e Hardallit), kohë në të cilën Muzaferi, mbronte At Gjon Shllakun në gjyq.
■Vazhdon ma poshtë Prof. Pipa:
“1. Për akuzat e reja që m’atribuohën si rrjellim çka ka dalë nga proçesi i Gjyqit të Tiranës, kundër grupëve të organizueme kundërshtare, unë jam krejt në padijeni të tyne dhe nuk asht aspak e vërtetë që kam qenë bashkëveprues me të dënuemit, ose të pandehurit e grupëve të Durrësit të kësaj organizatë. Unë shtoj, se edhe dënimi em i maparshëm, me akuzat që mu banë në atë gjykim kanë qenë disa akuza të pavërteta, të disa të rijve çiliminjë që kanë intërpretue disa fjalë të mija.
– Mbi akuzat tjera që më përmendën, unë i mohoj, e kam deklarue edhe para gjyqit që më asht ba se me të dënuemit Is-han Podgorica, se mardhanjet e mija shoqnore nuk kanë kalue cakun e marrdhanjëve profesionale për shkëmbim mendimesh për çështje letërsie, dhe kurr ndonjëherë nuk kemi bisedue ose shtrue çështje për vëprimtari kundër Pushtetit. Me Hysen Çelën nuk kam as njohje, vetëm e njoh kështu si ftyrë, kështu që vetvetiu edhe akuza që më bahët në lidhje me té asht e pavend. Po kështu nuk njoh aspak as edhe si ftyrë Skënder Çelën.
– Akuzat që po me bahën tash unë i kam marrë vesht me anën e fletorës “Bashkimi”, dhe nga zhvillimi i gjyqit të Tiranës, ku i dënuemi Beqir Çela, ka pohue se unë paskam qenë i ndërlikuem me I. Podgoricën, dhe ky direkt me Beqir Çelën ishin në këtë organizatë që u zbulue. Këto pohime të Beqir Çelës i mohoj plotësisht mbasi as kam pasë dijeni, as pjesë në organizata që ekzistonin këtu në Durrës.
– Unë mohoj gjithashtu pohimët që kanë ba para hetuësisë dhe para Gjyqit të Tiranës, të dënuemit anëtarë të Komitetit të Qarkut të Durrësit, …për që unë të kemi qenë antar i kësaj organizate me pjesmarrje në grupin Social-Demokrat. Unë mohoj, se këta i kanë ba këta pohime tue dijtë se unë kam qenë një përson që nuk e simpatizoj Pushtetin Popullor, sikurse e kam pohue edhe ma parë në gjyqin e maparshëm. Kështu më kanë kallur këtë akuzë, siç kundër u a kanë kallur edhe të tjerve. Me të burgosunin H. Ballhysi nuk kam patur asnjë mardhanje për aktivitet kundërshtar, kështu që edhe emni i tij që përmendët si pjestar i grupit social-demokrat për mue asht i pavend.
– Unë duke mohue edhe njëherë akuzat e sipërme ju shtoj përfundimisht, se veprimtaria e eme kundër Pushtetit detërminohet mbi sa kam thanë në gjykimin e parë.
Ma vonë shtoj, se detërminohet e shpreha me qëllim me thanë: kufizohet.
– Unë sikurse thashë, jo vetëm që nuk kam pasë mardhanje e marrë pjesë në këto grupe që u zbuluen, porse edhe absolutisht nuk kam pasë dijeni që të kenë ekzistue një organizatë e tillë kundërshtare.
■Mbasi nuk kam gjë tjetër për të shtuar sëpse i pandehuri i përgjigjet me mohim ju dha fund pyetjes së tij, të cilat si ju kënduan i vërtetoi me nënshkrimin e tij.”
■I pandehuri ( Arshi Pipa) d.v.
Prokurori Publik i Prefekturës (SotirQiriaqi)d.v.
■Proçes-verbal i Seksionit të Sigurimit Durrës, Nr. Regj.66,
Simbas shkresës përcjellëse nr.3053 dt. 02. 12. 1947, i dënuari ARSHI PIPA, me fakultet Filozofije në Firencë, nga Libohova, lindur në Shkodër në vitin 1920 ti vazhdohën pyetjet.
Prokurori Publik i Prefekturës: S. Qiriaqi d.v.
■“Mbasi nuk mbetët gjë për të shtuar, sëpse i pandehuri përgjigjet me mohim. Dërgohet për gjykim në Tiranë, si dhunues i dispozitave të sipërme…
Prokurori…firma.
■Fletë-akuzë: I pandehuri Arshi Pipa ka qenë armik i popullit… Për të gjitha këto që përmenda më sipër, neve propozojmë që i pandehuri Arshi Pipa të gjykohet edhe njëherë nga ajo Gjykatë Ushtarake, mbasi dënimi i parë i është dhënë i pakët sëpse mungonin edhe faktët. Me qenë se veprimtaria e të pandehurit ka qenë e vazhdueshme kundër Pushtetit Popullor dhe se parimet e tija kundërshtare nuk pajtohën kurrë me vijën e Pushtetit Popullor, propozoj, që të marrin dënimin më të rëndë.
Veprimtaria armiqsore e të pandehurit Arshi Pipa faktohet edhe më tepër në proçeset e armiqve të popullit, si më poshtë vijon…
Ka punuar kundër Pushtetit në mënyrë sistematike me elemente të pakënaqur nga reformat… Duhët ridënuar…” Prokurori …firma.
■“Mbasi nuk mbetët gjë për të shtuar, sëpse i pandehuri përgjigjet me mohim. Dërgohet për gjykim në Tiranë, si dhunues i dispozitave të sipërme…Prokurori…firma.
■Ishin të mjaftueshme këto akuza me përcjellë edhe Prof. Prenkë Kaçinarin bashkë me Arshi Pipën, Hysen Ballhysin e Pashko Gjeçin, përpara Trupit Gjykues të Gjykatës Ushtarake të Durrsit, që përbahej nga: Kryetar, Major Gjon Banushi, antarë, Major Gjule Çiraku, Kap. I Halil Ramohito, prokuror, Kap. Petrit Hakani dhe sekretar Arqile Mihali.
■Me datën 18 dhetor 1947 Prof. ARSHI PIPA deklaron para Trupit Gjykues:
“Përsa i përket akuzës që unë të jemë antar i organizatës trathtare nuk asht e vërtetë, dhe s’e pranoj…Unë artikujt në kohën e Italisë i kam shkrue në revistën “Kritika”.
Kam shkrue mbi Fan Nolin etj. Is-han Podgorica asht profesor…
Pushtetin Popullor nuk e kam pa me sy të mirë.
Me Is-han Podgoricën nuk kam bisedue gja për situatën dhe çështje politike.
Proçesi i em i bamë në Prokurori tregon se nuk kam rrejtë, por jam mundue me thanë të vërtetën. Gjithë faji i em asht se nuk jam dënue njëherë e mirë, dhe tash më sjellin prap në gjyq për të më akuzue për organizatën që u zbulue, por unë nuk kam marrë pjesë në té. Me I. Podgoricën kam bisedue çështje letrare por çështje politike nuk kam bisedue, mbasi nuk kam qenë marrë me politikë por kam ndejë tue studjue gjithmonë.
Me Is-han Podgoricën nuk kam bisedue gja. Me ata që më kanë akuzue mue, unë kërkoj të ballafaqohëm. Me Hysen Ballhysin nuk kam bisedue gja, me të jam takue disa herë por në shtëpinë e tij nuk kam qenë asnjëherë. Bisedoja se si je, por kurr çështje politike. Skënder Çelën unë nuk e njoh, por mundet që ai më ka ndigjue emnin tim si profesor që unë ishe. Unë në shtëpia të shokve të mijë nuk kam shkue ndonjëherë.
Pashko Gjeçin e kam njoftë dhe që të kem bisedue gjana letrare po, por, jo, gja politike.
Përsa i përket akuzave që më bajnë dy të rinjë, unë këtyne i jepnja mësim privat dhe nuk kanë kuptue mirë fjalët e mija. Nxanësit nuk kishin ndonjë simpati karrshi meje, unë u jepja mësim privat se më paguejshin edhe ata kishin interes me mësue. Me R. Tabakun jam takue në kafe por nuk kam bisedue kundër Pushtetit, dëshroj të ballafaqohem!
Në kohën e fashizmit më kanë propozue të bahem kryetar i një reviste italiane që do të delte në Shqipni, por nuk kam pranue!”
■Pyeten dëshmitarët Pashko Gjeçi, H. Ballhysi, I. Podgorica, dhe deponojnë ato akuza që kanë deklarue…
■ “I pandehuri Arshi Pipa mohon thënjet e tyre, nuk janë të vërteta!”.
Për secilin përsëritë thëniet e bame para Trupit Gjykues.
■Me datën 24 dhjetor 1947 Kryetari i Gjykatës Ushtarake Durrës, major Gjon Banushi, jep vendimin nr. 704 themel. Si mbas zhvillimit të gjyqit nga dt. 18 dhetor 1947:
“… Në emër të Popullit Shqiptar”:
■“… Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, Pashko Gjeçi kanë qenë antarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore, dhe antarë të grupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke pritur një zbarkim nga jashtë.
I pandehuri Arshi Pipa gjatë kohës së fashizmit ka drejtuar revista me ideologji fashiste për të mashtruar popullin dhe për të maskuar okupacionin e fashizmit në vendin tonë. Mbas çlirimit të Shqipërisë, duke qenë profesor në liceun e Tiranës, lidhet me grupin e social-demokratës dhe zhvillon një aktivitet të gjerë në favor të kësaj organizatë.
I pandehuri, vazhdon aktivitetin e tij ndër studenta dhe ndër elementa të pakënaqur duke predikuar mbi demokracinë perëndimore dhe me tjera pallavra, të gjitha këto i bënte me qëllim për të treguar se në vendin tonë nuk kishte liri demokratike dhe e konsideronte Pushtetin si një Pushtet terrorist. Aktiviteti i të pandehurit u provua plotsisht nga atribuimet në gjyqin e Tiranës, proçes-verbalet e tyre para hetuesisë dhe nga gjithë përmbajtja e dosjes.
I pandehuri ka bërë mbledhje të rregullta me Prenkë Kaçinarin, Stavro Frashërin, Is-han Podgoricën, Simon Dedën, Hysen Ballhysën, Sabri Ticin e Rifat Dërvishin, dhe këto mbledhje janë bërë në liceun e qytetit.
Prandaj: … Për të gjitha këto, bashkërisht dhe pjesërisht në kundërshtim me prokurorin, në bazë të ligjes së sipërme vëndosi:
Të katër të pandehurit humbin të drejtat civile dhe politike për tre vjet, dhe vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrestimit.
Durrës 24 dhjetor 1947. Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (vetëm firmat)
■Në dosjen nr. 1167 ruhët kjo kërkesë e bame nga Prof. Arshi Pipa, të cilën po e botoj pa asnjë ndryshim nga origjinali:
■“V.F.L.P.
Me anën e Drejtorisë Burgut A.P. Durrsit:
Gjykatës së Naltë Ushtarake Tiranë
I nënshkruemi Arshi Pipa kam nderin T’i paraqes asaj së Nalte Gjykatë, kërkesën time apelimore, si vijon:
I arrestuem që më 27 prill 1946, jam dënue prej Gjykatës së Garnizonit Tiranë, me 2 (dy) vjet privim lirije, për veprimtari kundër Pushtetit.
Më 20 dhetuer 1947 jam dënue rishtas nga Gjykata me 20 (njizet) vjetë privim lirije, i akuzuem në grupun social-demokrat në lidhje me organizatën e deputetëve. Përsa i përket kësaj akuze, marr lejën të baj vetëm nji vrejtje: Përsonat që më akuzojnë, disa i njof vetëm për fëtyrë, e disa nuk i njof fare. Prej akteve që e Nalta Gjykatë do të marrë në shqyrtim kam shpresë, do të dalë qartë se unë nuk jam nji njeri i politikës por nji njeri i librave, i studimëve; nuk kam marrë pjesë në jetën politike para Çlirimit, nuk kam qenë as me Ballin as me Legalitetin. Me ndjenja kam qenë kundërshtar i fashizmit, gja kjo që provohet ndërmjet tjerash, nga nji dokument që ndodhet n’aktet e mija të gjykimit të parë. Rrjedhi nga nji shtresë e mesme qytetare. Nuk jam i prekun nga Reformat mbasi as unë as prindët e mij nuk kanë të paktën asnji shtëpi banimi tonën.
Përveç të masipërmëve lutem të merren parasyshë edhe këto dy gjana: a. Gjendja ime familjare: tue qenë unë i vetmi mashkull përveç babës që asht tetëdhetë vjeçar e paralitik – në familjen time të përbame nga nana, katër motra – prej të cilave njena e sëmurë tuberkuloze – dhe dy jetime. b. Gjendja ime shndetsore: tue qenë unë që prej shumë kohe me nji infiltracion të mushkërive.
Tue shpresue se apelimi im do të gjejë konsideratë pranë asaj së Nalte Gjykatë, kërkoj lehtësimin e dënimit dhe shpreh bindjen time në verdiktin e sajë të drejtë.
Durrës 27 dhetuer 1947
Arshi Pipa d.v.
I burgosun në Burgun A.P. të Durrësit” V.O. Burgu A.P. (Armiqve të Popullit), shën.FR.
■Seksioni i Mbrendshëm i Durrësit përcjell dosjen në Gjykatën e Naltë tue shtue këtë dokument: “Komunikatë: Me datën 24 shkurt 1948 Prokuroria vë ré se:
Nga shqyrtimi i aktëve të të pandehurve Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, Prenkë Kaçinari dhe Hysen Ballhysa, rezulton se kanë qenë antarë të organizatës agjento-sabotatore duke bërë pjesë në grupin e quajtur social-demokrat, që kryesohej nga Gjergj Kokoshi e Suat Asllani. Organizata është shtrirë në elementët e pakënaqur nga Pushteti e Reformat. Kanë organizuar grupe në shkolla si profesorë dhe kanë bërë mbledhje të rregullta.
Kanë marrë vëndime për zgjerimin e organizatës dhe kanë propaganduar kundër të gjithë Reformave të Pushtetit. Kanë sabotuar në sektorët e tyre, kanë agjituar për të prëgatitur terrenin për ndërhyrjen e Anglo-Amerikanve.
Qëllimi i të pandehurve ka qenë rrëzimi i Pushtetit me forcë dhe me anë të një kryengritje në lidhje me forcat e huaja.
Vepra e tyre është tradhëti ndaj Pushtetit Popullor dhe Atdheut.
Për këto arësye dhe për ato që do të shtroj, kërkoj modifikimin e dënimit Prenkë Kaçinarit, ndërsa Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, dhe Hysen Ballhysa të lehën si ishin.
24 shkurt 1948
Prokurori Ushtarak i U.K. Shqiptare Kapiten I. Nevzat Haznedari d.v.
■Gjykata e Naltë Tiranë me nr. 96 të vëndimit, nr. Regj. 61, e mbledhur me datën 29 shkurt 1948, me kryetar major Niko Çeta, antarë, kap. I Veladin Zejneli dhe kap. I Nexhat Hysejni, prokuror kap. I Nevzat Haznedari dhe kryesekretar, Thoma Rino, mbasi shqyrtoi dokumentacionin e të pandehurve, vëndosi:
1. PRENKË VLASH KAÇINARI, me 20 vjet privim lirije.
2. ARSHI MUSTAFA PIPA, me 20 vjet privim lirije.
3. HYSEN NAMIK BALLHYSA, me 15 vjet privim lirije.
4. PASHKO VASË GJEÇI, me 5 vjet privim lirije.
Kryesekretari d.v. Antar d.v. Antar d. v. Kryetari d.v. (vetëm firmat). “
■Këtu mbyllet vetëm dosja…
***
●Profesorët Arshi Pipa dhe Prenkë Kaçinari të dy ishin të burgosun në vitin 1947.
Të dy “armiqë të popullit”, të dy të sëmurë në Sigurim me t.b.c., të dy të masakruem ndër tortura, të dy t’uritun, të dy të “pa marrun vesht”, të dy të humbun ndër birucat e burgjëve të Durrësit, të dy “agjenta” se kanë mbarue shkollat e nalta, të dy direkt ose indirekt të simpatizuem nga intelektualët e mbarë Shqipnisë, të dy të respektuem dhe të nderuem nga të gjitha gjeneratat që kanë ndigjue mësim nga kata vigaj të kulturës sonë Shqiptare, të dy me një hap marrshi drejt majave të vështira, por që vezullonin si zafire për me ndritë me dijën e tyne rrugën e brezave të ardhëshme drejt Evropës. Prandej, dënimi i dhanun nuk asht i mjaftueshëm… duhën ridënue… Ashtu u veprue!
●Jeta me të vërtetë duket se vazhdoi… por, askush nuk mund të parashikonte si u erdhi fundi këtyne njerëzve, ndoshta, edhe ata vetë në vitin 1947-48, fundin e kanë mendue në Beden, Maliq, Burrel, ose Tepelenë, por kurrë, se mund të jenë një ditë… në Romë,… Washington… ose, ma mirë me thanë se mund të jenë ndonjëherë të lirë.
Fjala liri kishte perëndue bashkë me andrrat e shpresat e tyne.
Prof. Arshi Pipa pat fatin me e provue Lirinë, ndersa Prof. Kaçinari provoi vetvrasjen…
Jeta dhe veprat e Tyne duhet të jenë objekt studimi per brezat e rijë, mbasi vetem nder veprat e Atyne kolosëve të Popullit Shqiptar mund të lexohet dhe studjohet e verteta e Historisë së mohueme 70 vjeçare e Shqipnisë Europjane.
Melbourne, Korrik 2015.
KUSH PUNOI ME SHBURRNUE MALET E LEKËS ?!
Nga Fritz RADOVANI/*
■1945 EDHE SHPELLAT KANË DOSJE…/
Heeee…bre, ku i keni ata dy komunistët “trima” Enverin e Mehmetin, që kanë ba namin tue luftue, vra e therë ke i erdhi perdoresh, sa herë e kanë vizitue krahinen e Dukagjinit?
– Asnjëherë… E pse? Ata per “trima” me vra mbas shpine pra, i njihte gjithë Shqipnia!?
■Sigurimi i shtetit komunist kishte marrë përsipër me shburrnue Bjeshkët e Nêmuna, si për qejfë të serbit e “druzhe” Titos. Lakmija me i pushtue ata male ishte shekullore!
Burrat kanë marrë malet. Gratë kanë shkepë postavë e sermt, për me i grahë kaut kularit. Nata i zen në përpjetë të malit ngarkue me hebe e buljera për me u çue ujë, bukë, duhan trimave ndër shpella. Ishin mbi 400 burra dukagjinas ndër male shka merr në Qafë të Agrit tue zbritë në Urë të Shtrejtë, që nuk dorëzojnë as armët, as vedin, as shpellat.
Ata janë lidhë njëbesë me u vra dhe në dorë komunistëve mos me u ra. Kërcnohen me vrasje, plaçkitje, djegëje kullash e kësollash, zhdukje të djelmëve të mbetun tek shtëpia pa gjyqe, shfarosje fisi, grabitje bereqeti e buke, therje bagtishë, me një skam e vorfni të pashoqe të modelit titist e stalinjan, e prapë se prapë nuk shtrohen.
Shumë krahina kanë qendrue me armë në dorë për mos me u shkelë nga komunistët, kanë luftue deri ndër skutat ma jugore, por krahina e Dukagjinit do të zajë vendin e veçantë në fletët e asaj historie të lavdishme antikomuniste se, rezistenca e Popullit aty ishte shumë aktive, e gjatë, me vorfni të pashoqe, heroike dhe gjithmonë e papajtueshme me pushtetin e tradhëtarëve komunistë, sidomos deri në vitin 1948.
Çdo pëllambë e asaj tokë të bekueme asht la me gjak. Bajraktarët, vojvodët, shtëpitë ma në za për kah ndera, burrnia, besa e trimnia e gishtit kanë qëndrue me shekuj mburojë.
Duhej fillue me njerëzit që kishin influencë në ato krahina. Vëprimet komunistët i filluen kundër Parisë së Malësisë dhe Klerit Katolik (ndonëse i pakët në numër, por shumë i fuqishëm aty), veprime të shpejta, të doemosdoshme dhe shumë kriminale për me u ba shembull për gjithë Shqipninë kundërshtare, si në kohën e luftës aty ku i shkeli kamba tue vra e plaçkitë, kryesisht në krahinat jugore, mbasi largohej gjermani. Instruktorët ishin agjentat shovenistë jugosllavë, të cilët mbas rezistencës së Prenkë Calit e Llesh Marashit filluene terrorin ndër malet e Shllakut, Pukës, Dukagjinit, Mirditës e Dibres…
■HAPNI DOSJET: Fillohet me vrasjet! Ndër të parët pushkatohet Syl Martini, pa gjyq, para Kishës në Kodër Shën Gjergj mbasi nuk pranon me dorëzue armët, i njohun për burrni ndër kuvende malësorësh. Ai u tha para pushkatimit: “Shka i duhet jeta shqiptarit maleve pa armë? Nuk ua jap!”. Tue u nisë nga siguria e kenjes së At Anton Harapit në Dukagjin, brigadat e ndjekjes komuniste fillojnë masakrat me malësorët e pafajshem.
Marrin 10 djelmoça të rijë, gjoja me i angazhue me brigadën, por meqë kundërshtojnë me iu kundërvue bashkëfshatarëve të vet, në fshatin Xhan i pushkatojnë pa gjyq.
■Në Palç të Nikaj-Merturit porsa At Mëhillë Miraj mbaron meshën, tue dalë njerëzit prej Kishe, partizanët e Ndjekjes kërkojnë prej Fet Sadikut, burrë afër të 70-tave me dorëzue armët. Feta nuk i dorëzon, atëherë, ndihen krisma armësh në afërsi mbas një kodrës. Partizanët i thonë Fetës se, me që ti nuk pranon me na i dhanë armët na të kemi pushkatue djalin 30 vjeç, Marashin dhe vëllain Ademin, (kjo nuk ishte e vërtetë, por kishin shkrepë armët për me ligshtue Fetën që ai me tregue armët), atëherë Feta iu përgjegjet: “Mo’ brè, ju kishe dhanë edhe djalin tjetër, por vllaun jo!”, e prapë armët nuk i dorëzoi. Tue pa vendosmëninë e Fetës, partizanët shtien mbi trupin e tij dhe ashtu të lamë me gjak dhe të shtrimë përdhé e lanë aty me e pa katundi.
Kështu fshatrat me rradhë u njohën me ata kriminelë që thirreshin “çlirimtarë”.
■Në Shalë arrestohet bajraktari Kol Ndou, pak mbasi në Breg-Lumi sekretari i frontit të Qarkut të Shkodrës, komunisti terrorist Spiro Pano (organizatë nën të cilën mëshefej Partia Komuniste), atje organizon një mbledhje ku Sigurimi futë me vra Mark Sadikun, i shtëpisë së bajraktarit të Shalës. Vrasësi Ndok Pëllumbi vritet po aty prej Bal Markut, kështu fillon pushka… Për me ndalue gjakmarrjen dhe përçamjen e krahinës bajraktari Kol Ndou, hyp mbi një shkamb dhe thërret: “Në emën të Zotit Burra, me prâ pushka!”, dhe pushkët pushuen. Sigurisht një burrë me kaq influencë që ndalon vëllavrasjen, nuk kishte si me u lanë pa pranga. Nipi i tij Prel Marku ikë ndër shpella dhe një ditë bashkë me familje arratiset dhe nuk këthehët ma në Atdhé, si shumë të tjerë ndër ato krahina.
■E njajta gja kërkohet me u ba me bajraktarin e Shoshit, Lulash Gjeloshin, por ndodhë shka nuk e pret Ndjekja! Fshatarët lidhin besën mos me pranue thirrjen e frontit (ose të partisë). Kur forcat e Ndjekjes shkuen atje krisi pushka dhe vriten tre vetë të Ndjekjes.
Bajraktari del në mal. Bashkë me té janë edhe gjashtë djelm sokola mali që syni s’u ban vék. Koha e gjatë bani që shpesh këta trima me u përpjekë me Ndjekjen dhe gjatë luftimeve u vranë pesë djelmë nga çeta e bajraktarit.
■ Rreziku i daljes farët të fisit asht kenë ba shkak që shumë burra janë detyrue me u dorëzue. Kështu ka ngja tek ura e Bregut të Lumit: I çuen fjalë një burri, “eja, se për një orë po nuk u dorëzove të pushkatojmë djalin 14 vjeç!”. Ai erdhi ma shpejtë. Aty ishte krimineli katil Xhemal Selimi tue thye arra me revolver mbi kokën e një të pushkatuemit. Porsa u dorëzue burri i malit, Xhemali ma parë i vrau djalin, mbasandej atë. Trupat e tyne u hodhën në Lumin e Shalës. Shumë kanë pa e provue ata lumej e shkambijë!
■Tirana mendonte se rezistenca e malëve po dobësohej, ndër male ndodhë e kundërta. Më tregonte Ejëll Gërdani, shpellat sa vinin e u mbushnin me djelmë të tjerë. Ma siguri kishin ndër shpella se tek shtëpia. Forcat e Ndjekjes vazhdonin me lanë të vramë nga mosnjohja e krahinës, shkonin e binin si miza në qumësht ndër shtigje ku u fluturonte koka bashkë me “yllin e kuq” në ballë. Me u largue nga brigada prap pushkatohej si dezertor nga Mehmet Shehu, Haki Toska e sa kriminelë kështu, vazhdonte sa të shkojë kjo punë. Për këtë arësye në muejn prill-maj të vitit 1946 Mehmet Shehu, dërgon një brigadë të drejtueme nga një terrorist tjetër i njohun, major Ndreko Rino. Po të shikoni dokumentacionin e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore që ruhet edhe sot, ju tregon ma së miri masakrat, pushkatimet pa gjyq, djegëjet e shtëpive dhe arësyet pse këta kriminelë dekoroheshin e thirreshin “heronjë të popullit” e, për fat të keq vazhdojnë edhe sot!
■Majori i porsaardhun filloi detyrën në Kuvendin e Bashkimit të Shalës e të Shoshit, tek Ura e re e Dukagjinit. Aty pushkatohen katër vetë pa gjyq pse nuk kishin dorëzue armët. Në Vuksanaj vritën dy të tjerë, ndërsa në përpjekje me forcat e ndjekjes plagoset randë Zef Kol Prela, i cili mbasi mjekohet, torturohet në qeli nga Xhemal Selimi e Sabri Shema, dhe i përcillet Aranit Çelës në Shkodër me i dhanë plumbin ballit. Edhe Araniti si terrorist i njohun e kreu porosinë më 11 mars 1948 tue e vue në rresht me Atdhetarë të tjerë, në Zallin e Kirit edhe Atdhetarin Zef Kol Prela, që la letren e shkrueme me gjak!
■Kur Nik Sokoli formon Komitetin për çlirimin e Dukagjinit fillon një fazë e re.
E rrethonin Nikën por nuk ua kapte plumbi, tregonte Ejëlli… Fillon marrëveshja për organizimin e një Kryengritje të përgjithshme në Veri. Lidhja e malësorëve me Muharrem Bajraktarin, forconte besimin në fitore. Puka me Mirakaj, Mirdita me Markagjonët e i pavdekshmi Alush Leshanaku në Shqipninë e mesme, tronditën pushtetin qendror, i cili në këtë kohë forcoi edhe ma shumë lidhjet me druzhe Titon, i cili ishte i interesuem për me realizue qellimet e përbashkëta antishqiptare.
■Me plasjen e “parakohshme” (po i themi) të Lëvizjes së Postribës, planet dështuen. Edhe pse dështoi papritmas plani malësorët vazhdonin rezistencën e tyne. Lufta sa vinte e bahej ma e rrebtë. Arrestimet e pushkatimet nuk pushonin asnjë çast. Shkak u ba ma vonë edhe prishja me Jugosllavi. Forcat e Ndjekjes u trefishuan. Mjaft malësorë po dëzertojnë nga mobilizimi ushtarak. Shumë bashkohen me shokë ndër male. Disa arratisën. Atëherë u ikë përduersh komunistëve At Danjel Gjeçaj i njoftuem nga një mik. ■Me shkuemjen në Dukagjin të Idriz Çobës si kryetar dege, kriminelat Xhemal Selimi dhe Sabri Shema kryejnë aq shumë krime atje sa pak shtëpi mund të kenë mbetë pa të pushkatuem, të arrestuem ose pa u djegë e plaçkitë. Edhe jugosllavët u kanë dhanë ndihmesën e tyne edhe pse në dukje ishin të prishun me ne. Ata dërguan prej UDB së Jugosllavisë të arratisun, që ishin vue në shërbim të komunistëve (të këndejshëm e të andejshëm) dhe mbasi bashkohen me të arratisunit që ishin ndër malët e Veriut, një natë tradhëtisht vrasin komandantin trim të shpellave Gjergj Vata, i njohun me pseudonimin “Cukali”, një emën tmer për komunistët dhe brigadat e Ndjekjës antishqiptare…
■Një ndër betejat e paharrueshme asht edhe ajo që asht ba në Palaj të Shoshit, ku edhe pse u plagos komandanti i 87 burrave të armatosun Mark Mala, lufta e përgjakëshme vazhdoi me ikjen e turpëshme të forcave të Ndjekjes që lane disa të vramë në atë betejë.
Perpjekjet dhe qendresat e oficerëve trima Martin Sheldija, Gjon Destanisha, Kol Mark Toma, Ded Mirash Zefit (vra në gusht 1946), Mëhill Ndoja, Mark Malaj etj. janë një epope në vedi në lavdinë e atyne malëve. Këtë epope jo vetëm, nuk e njohim por as nuk e gjejmë kurrkund të shkrueme …prej kurrkujt…Vazhdon heshtja!
■Asht fakt i pamohueshem që në vitin 1947 në krahinën e Dukagjinit nuk kishte asnjë komunist të luftës dhe asnjë të ri komunist. Kjo asht prova ma e saktë që tregon ma së miri së kush ishin DUKAGJINASIT E LEKËS, burrat besnikë të Kanunit ku kryet e vendit e xen pushka e jo furka! Fatkeqsisht, ka nga ata që po i sherbejnë antishqiptarit!
■Faktet e ngjarjeve të fundit duhen pa me synin e një Gjykatësi që sot nuk ekziston nder ata Male, e madje, as në Shqipni! Vetë perpjekjet per “ringjallje komuniste”, “rikthim të dënimit me vdekje” dhe shumë kerkesa të tjera antikombtare dhe anti-Europjane, janë dëshmi të vazhdimit të një perpjekjes së re per shkatrrimin e plotë të Shtetit Shqiptar!
Binomet diktatoriale, autoritetet antidemokratike që po drejtojnë Shqipninë, kunder të gjitha standardeve të parlamentarizmit demokratik e konstitucionalizmit dhe kryesisht pikës ma delikate të organeve të hetimit, që asht rregulatori i sistemit gjyqsor, që shkon drejt një teposhtes në rrokullisje me shpejtësi, tue mëshef perditë e ma shumë pasunimin e paligjshëm të të gjithë pushtetarëve që askush nuk e di se kujt i sherbejnë perveç, një faktit të kuptueshem dhe të njohun nga të gjithë Shqiptarët: Krimit të organizuem!
Ky krim i organizuem në kjoftë se, nuk do të shikohet me sy kritik dhe urgjent, ky do të jetë varrmihës edhe i arritjeve minimale në perpjekjet e Shqiptarëve per Demokraci, dhe kryesisht, në kushtet anormale të zhvillimit të Shtetit dhe gjendjes së Popullit sot, ashtusi
asht edhe vetë shprehja rregresive gjoja n’ emen të “drejtësisë”, “Shteti jam unë!”…
*Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…
Melbourne, Korrik 2015.
DUHEJ SHKELË EDHE TOKA KU RUHEJ BESA,BURRNIA DHE BUJARIA!
Nga Fritz RADOVANI/
Çekët e vramë pabesisht Majkell e Ana…/
■DIKUR…/
Oooo i zoti shtëpisë, a jeni mbrendë se ua kemi mësye sonte per bukë?!
– Hajdeni Burra, shtëpia asht e Zotit dhe e mikut!
– Mirë se Ju ka prue Zoti…Urdhnoni zotnijë mbrendë!
– Me shka ka dhanë e falë i Madhi Zot, po e kalojmë sonte, por po Ju takon me hjekë pak keq… Hapet portaria… – Urdhnoni Burra!
– Mirë se Ju gjetëm…Prinë ma i moshuemi mbas të zotit shtëpisë… Drejtë e tek oxhaku!
Nder ato Bjeshkë të Nêmuna shekullore sejcila kullë e shtëpi gurit kishte të ruejtun:
Besen: “Shtëpia asht e Zotit dhe e mikut!” Pra, urdhno se je në Besen e Zotit e të Mikut!
Burrninë: “Mirë se Ju ka prue Zoti, urdhnoni Burra, si në shtëpinë tuej…”
Bujarinë: “Me shka ka dhanë e falë i Madhi Zot…” dhe, i shtohej një drue zjarrit…
I zoti i shtëpisë mbushte gotat e rakisë… Levdohej Krishti e fillonte biseda miqsore…
Populli Shqiptar ishte i njohun nder shekuj per këta cilësi të rralla e të çmueshme të Tij.
■DJE…
U punue me shekuj nga sllavët e turqit me e shkombtarizue këte Popull Heroik, por nuk mujten edhe pse kanë perdorë mjetet ma të mnershme per me e shperba Shqiptarin.
Mbas vitit 1944 kur sllavokomunistët e Titos e moren nen kontroll Shtetin komunist të Shqipnisë, me aprovimin e Aleatëve të Jaltës, në Shkurt 1945, me që në vitin 1941 ata kishin krijue PKSh të drejtueme nga Mugosha, Popoviqi dhe terroristi Enver Hoxha… Dhe, me këte parti vrastare antikombtare kishin shkatrrue me Luftë civile krejt Jugun,
por me që nuk arrijti me shkatrrue edhe Veriun…para vitit 1944…Atëherë, partizanët “trima” u drejtuen nga Shkodra dhe krahinat e Shqipnisë së Veriut tue këndue:
Kengën partizane… “Luaje, luaje, gocë këmbëneee… t’ia … Gegës mëmëneee…”
1945: Brofi në kambë Prekë Cali…Kelmendi rroku armët… Shkreli…Bajza…Zagora… Vrithi… Bzhetë Makaj… Çekdedaj…Shllaku… Dukagjini… Puka… Tropoja… Mirdita…
Fillojnë arrestimet e Atdhetarëve, klerikëve dhe shkollat fillojnë edukimin sllavo marksist – leninist të rinisë Shqiptare, ku mbizotnon ideologjia ateiste komuniste antishqiptare.
Zhduket Hymni i Flamurit e Lahuta e Malcisë… bashkë me kulturen Atdhetare.
Vritet edhe njëherë At Shtjefen Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit…
Vrasjet, hetimet, torturat, kampet e shfarosjes dhe interrnimet pushtojnë edhe Malet!
1967, 6 Shkurt, barbari Enver Hoxha i ndalon me ligj Popullit Shqiptar fjalen ZOT !
1967 Kishat kthehen në “vatra kulture” e stalla kafshësh… Në Shkoder hapet “Muzeu Ateist” i vetmi në Botë, me të cilin krenohet Ramiz Alia e Akademia e Shkencave…SOT !
Kisha ku u kunorzue Gjergj Kastrioti në Vaun e Dejës, hidhet në erë me dinamit…
1972 ”Kongresi i Gjuhës”… Gjeni ju, se cilen “gjuhë të njësuar” do të flasin Malet tona…
1990 – 91 Piramidat kufitare tek dera e shtëpisë lahen me gjak të Rinisë që kerkon Liri!
1991 Sigurimi i shtetit hapë “dosjet” e para 50 vjetëve…Fillon prap “gjakmarrja”…
1996 Hapen depot ushtarake të armëve …Fillon vllavrasja në Male e fusha…Asht 1997…
Cili ishte kujdesi i qeverisë “demokratike” dhe i pushtetit lokal per Malësitë tona?
Lexoni tek Revista “Malësia e Madhe” dhe më tregoni ku janë Malësorët…
■SOT…
70 VJET: Që një klerik i huej i dëbuem nga Shqipnia prej komunistëve ka shkrue:
“Më ka ndodhë kaqherë, gjatë këtyne viteve, të mendoj shpesh per Malësorët e mij të krahinës së Shkodres. Kam frikë që pavarsia e tyne, të cilën ata dijtën ta mbronin gjatë shekujve kundër turqëve, qysh sot e mbrapa, të ketë marrë fund! Dhe bashkë me to zhduken, besoj, Burrat e fundit me të vërtetë të lirë të Europës plakë.
Ndoshta ai qytetnim, madje edhe sidomos kur ai merr aspektin e marksizmit, nuk mund të tolerojë asnjë mbijetesë të kohnave të shkueme. Ai nuk mund të durojë ma lirinë e individit…” Dhe ja sot çfarë ngjet nder ata Male, ku u punue per ndryshimin e karakterit etnik të Atyne krahinave gjithmonë të banueme nga Malësorët tanë Shqiptarë: Vriten dy vizitor të huej në moshë të re nga Çekia, Majkell e Ana… Që vertetojnë edhe thanjen se:
Dhuna na solli Besë “Pa Zot”, Burrni “Pa Zot”, Bujari “Pa Zot”, Sofer “Pa Zot”… Vater “Pa Zot”…E sallë pritje tek Presidenti i Republikës së Shqipnisë “Pa Kastriot”…!!
Ky ishte qellimi i sllavokomunizmit nder Shqiptar: “Me i kthye në vrasës tinzar dhe hajdutë Pa Zot, Pa Atdhé, Pa Fé, Pa Nder’ e Pa Dinjitet njerzor!”
Fatkeqësi e madhe ajo ngjarje makabre e dy të Rijve Çek Majkell e Ana…, që kujtuen se janë tue vizitue Atdheun e Nanës Tereza…
Melbourne, Korrik 2015.
GJUETIA E “FJALËS”!-DOSJET E “GJUETARËVE”
Nga Fritz RADOVANI/
“Ka thenë apo s’ ka thenë,/
Kjo nuk është çeshtja…
Ky njeri s’ është për të qenë …/
Shqipërinë… do varrosë ‘heshtja!” /
■DOSJET E “GJUETARËVE”…/
■Ky ishte Neni 55 i Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë!/
Kodi Penal i Republikës Demokratike Shqiptare u aprovue në vitin 1952…/
Vrasjet pa gjyqe dhe me gjyqe fillojnë me thëmelimin e PK Shqiptare, në vitin 1941. /
Eksperienca e vrasjeve dhe atentateve që u bane në Shqipni ishte sjellë nga Mugosha dhe Popoviq tek Enver Hoxha, i porsazgjedhun per zbatimin e krimeve nga PKSh.
Kodi i procedurës penale asht miratue me dekretin nr. 390, datë 10 Janar 1947, pa asnjë ndryshim nga Jugosllavia komuniste prej nga varej Shqipnia e “çliruar”, ndersa mbas vitit 1948 procedohej nga ekperienca staliniste sovjetike, derisa me 11 Janar 1952, u vue në zbatim Kodi Penal nga terroristi Mehmet Shehu, aso kohe minister i mbrendshem, që u aprovue nga një tjeter terrorist i lanun në “heshtje” president Dr. Omer Nishani.
■Të burgosunit politik u etiketuen “armiq të popullit”, “etiketë që e kanë edhe sot”!
Baza e arrestimit ishte “agjitacioni e propaganda kunder pushtetit”, që parashikonte dënime nga një muej deri në 25 vjetë heqje lirie, punë të detyrueme, humbje të drejtash civile dhe politike, ridënime e deri në pushkatime me akuza fallco e gjyqe të mbylluna, e familjarët e tyne perfshiheshin në “luften e kllasave” që i ndjekë per fat të keq edhe sot.
■Vetem sa me pasë një ide per kampet e punës së “detyruar” do të shkruej një fakt:
Një nga kampet e mnershme në Shqipni asht kenë ai i thamjes së kënetës së Maliqit nga viti 1947 e deri në 1951, ku punonin 900 të dënuem politik. Per 110.000 ditë pune ata i kanë dhanë “udhëheqjes sonë” 12.671.741 lekë të ardhuna..Ndersa, në vitin 1951 aty kanë punue 1085 të burgosun dhe t’ ardhunat ishin 22.773.449 lekë… Po, sa kampe pune kishte Shqipnia dhe sa ishin t’ ardhunat per “bllokun e udhëheqsave”, a do të mësohen nga Populli Shqiptar ndonjëherë?! – Nuk po pyes se kur!! Këta kampe pune furnizoheshin nga gjithë Shqipnia, dhe duhet thanë se vetem qyteti Shkodres në vitin 1946, kishte 26 burgje dhe hetuesi, pa rrethe dhe zona malore… Po, sa të burgosun ishin aty?!
■Instituti i të burgosunve politik në Tiranë vazhdon me shifrat fallco që i dikton PPSh…
Ndersa, “Shoqatat e të Perndjekurve Politik”, thonë se “ato antikomunistet” i kanë ma të “sakta”…Po, per ato “prokomunistet” nuk bahet fjalë!! Një tjeter fatkeqësi e madhe!
■Po këthej tek Gjuetia e Fjalës ose “Kush ishin gjuetarët e fjalës?” në Shqipni?!
Ajo fillonte në kupolen e Byrosë Politike të K.Q. të PKSh dhe shperndahej deri nder skutat ma të largëta, ku shpesh, derdhej nder sofrat e shumë Shqiptarëve të nderuem…
Gjuetia e Fjalës ishte burimi i të gjitha të zezave që sillte “Diktatura” nder Shqiptarë!
■“Per një Fjalë goje” thohej se ka ba 20 vjetë burg… Por, besa besë, shpesh edhe pa folë asnjë Fjalë, vetem per shka merrej me mend nga gjuetarët e sigurimit se ka koka e X apo Y… do të fillonte Kalvari i pafund i një personi, dhe mbas tij i gjithë far’ e fisit me “luften e kllasës së persekutuar”, së ciles, asnjëherë nuk i dihej as fillimi as fundi…
■Po kush ishin këta gjuetarë kriminelë e vrasës?! A ua di kush emnin e “vërtetë”?!
Ja disa prej tyne nder Dosje! Këta ishin zagar gjuetarë që jetonin me gjak e mish njeriu:
“Shoku” Tito, me daten 1 korrik 1946, dekoroi Enver Hoxhen në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë” …që vazhdon me kenë edhe sot! Intelektualët e pergatitun në Europën Perëndimore meqë nuk u pajtuen me komunizmin; u varën, u pushkatuen dhe u burgosën me akuza fallco. Nga: “Gjyqi Special i Tiranës” (Mars-Prill 1945); u varën 3 Burra, 14 vetë u pushkatuen dhe 48 vetë, u burgosën; “Bashkimi Demokratik Shqiptar” (Qershor-Korrik 1946), 9 vetë u pushkatuen dhe 25 u burgosën; “Sabotatorët e Kënetës së Maliqit” (1946) 2 vetë u varën, 4 vetë (ndër ta 1 grue) u pushkatuen dhe 15 ingjenjer e teknikë u burgosën; “Opozita II Shqiptare” (Shtator 1947), 3 vetë janë varë, 13 vetë u pushkatuen, 51 u burgosën; “Gjyqi i ‘bombës’ në Ambasadë Sovjetike”(Shkurt 1951), vrau 22 vetë pa gjyq; “Shkolla Teknike e Harry Fultz” (1946-49), zhdukë 22 vetë të pushkatuem dhe 60 vetë të burgosun randë. Këta janë vetëm disa nga “Gjyqët” fallco të intelektualëve të Tiranës, ku nuk munguen edhe emnat e shkodranve.
■Arrëstimët e para komuniste në Shkoder lidhën me ardhjen në Janarin e 1945 të grupit terrorist me kriminela që nuk i ka njohtë kurrë historia, si: Presidenti Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sheuqet Peçi, Haxhi Lleshi, Rahman Perllaku, Gjin Marku, Ramiz Alia, Vaskë Koleci, Zoji Themeli, Kolec Ilia, Fadil Paçrami, Ndreko Rino, Qamil Gavoçi, Arif Gjyli, Misto Bllaci, Ali Xhunga, Nesti Kopali, Fadil Kapisyzi, Idriz Çoba, Cuf Lohja, Ndrek Nallbani, Dilaver Sadiku, Ali Qorri (Bushati), Lilo Zeneli, Hysni Ndoja, Filip Pema, Jonuz Dini, Kasem Troshani, Vehbi Fishta, Pjerin Kçira, Ylvi Dibra, Hys Zaja, Pjetër Ballata, Rasim Dedja, Zoji Shkurti, Bilo Bregu, Hulusi Hako, Aranit Çela, Tonin Miloti, Mestan Ujaniku, Toger Baba, Anastas Koroveshi, Pandi Kristo, Zija Dibra, Thoma Karamelo, Xhemal Selimi, Sadik Rama, Asllan Lici, Dul Rrjolli, Dulaç Lekiqi, Elez Mesi, Hamdi Ulqinaku, Veladin Zejneli, Haxhi Pela, Isa Miloti, etj., katilë dhe vagabondë analfabetë që tue i sherbye komunistëve shovenistë serbojugosllavë të UDB, dhe mbas tyne llomi filorus i KGB sovjetike, morën përsipër me shue, shtrue e zhburrnue Malët, me shpartallue për vdekje Atdhetarët tanë, Klerin Katolik, tue i pasue ata katilë pak ma vonë edhe Hilmi Seiti, Feqor Shehu, Rexhep Kolli, Çapajev Taçi, Dhimiter Shkodrani, Jake Tefiku, Elham Xhika, Xheudet Miloti, Skender Villa, Lefter Lakrori, etj.
Të paharrueshem mbesin në mendjen e Popullit të Shkodres servilët dhe agjentët: Xhemal Dini, Dhimiter Shkodrani, Ali Xhunga, Skender Myftaraj, Elham Xhika, Musa Kraja, Fadil Ymeri, Skender Drini, Ramiz Hafizi, Shefik Osmani, Shyqyri Çoku, Angjelin Kumrija, Selahedin Cena, Sadik Rama, Vehbi Bala, Jup Kastrati, etj., agjenta sigurimi me tituj e pa tituj “dr.prof”, që i sherbyen me shpirtë “Revolucionit Ideologjik e Kulturor” të vitit 1967, ku terroristët dhe shkatrruesit e Shkodres Heroike …perveç tjera veprave, treguen botnisht edhe urrejtjen anadollake të mbetun tek “vëllezërit e gjakut me turq”…
Kjo ishte edhe formula e pistë e terroristit Ramiz Alia që e lidhte ate me Shkodren…
■HAPNI DOSJET ! Shikoni veprat terroriste të këtyne gjaksorëve të pangopun!
Gjuetia e Fjalës në Shqipni ka vra, torturue, masakrue dhe varrosë mbi 500.000 Shqiptarë!
■Heshtja po vret edhe Shqipninë e Gjergj Kastriotit!
■Në se i keni harrue vrasësit, torturuesit, hetuesit, gjykatësit, policët apo drejtorët e kampeve të shfarosjes, shpejt do t’ ua kujtojnë trashigimtarët e tyne të Pushtetit sotëm!
Melbourne, Qershor 2015.
- « Previous Page
- 1
- …
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- …
- 65
- Next Page »