• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AT GJERGJ FISHTA-80 VJET

July 3, 2020 by dgreca

2020- VITI I AT GJERGJ FISHTES/   

Shpate e perkrenare

 -8o VJET- 1940 – 2020- AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR!

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)/

Vllazen e Motra Shqiptarë!Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit. Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni… Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue: 

“VITIN  2020  VITI  I  AT  GJERGJ  FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. 

Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:

POETI  ZEQIR  LUSHAJ

“STAFETA E POETEVE”

PO  T’ IA  HEQIM

-Për të Dy Gjergjët-

Kthe kokën mbrapa,

Shih gjurmët Tua- pas,

Po përbuze rrugën Tande,

Bota…, shkrihet në gas!

…!

Po t’ia heqim,

Gjergjit të Parë,*

Gjakun e krenave ,

Nga Shpata,

Po t’ia heqim ,

Gjergjit të Dytë, *

Zjarrin antishovenist,

Nga Penda,

Të gjithë mbesim,

Golare kungulli,

(E tharë nga dielli),

…Pa kurrgja brënda !

…!

Kthe kokën mbrapa,

Shih gjurmët Tua-pas,

Po përbuze rrugën Tande,

Bota…,shkrihet në gas !

*Gjergji i  Parë – Gjergj Kastrioti Skenderbeu *Gjergji i Dytë – At Gjergj Fishta O.F.M.

SA HERË LEXOJ FISHTËN

Sa herë lexoj Fishtën,

Më e madhe më duket Malësia,

Më të rrepta,

Shpata dhe Huta .

Penda e Tij,

Simfoni kreshnikësh,

E re dhe e lashtë,

Sa vet Lahuta!

Shenim F.Radovani: Botohen pa asnjë ndryshim nga origjinali. 

       Dy poezitë z. Lushaj janë nxjerr nga libri i Tij poetik me titull 

“LISI I SHKRUAR”, pikrisht nga Cikli nr.5 i këtij libri i titulluem :
“NJEREZ QË, (MË DUKET SE) I KAM NJOHUR, botue nga KRISTALINA     KH, Tiranë 2009. 

Melbourne, 3 Korrik 2020.

Filed Under: ESSE Tagged With: 80 vjet, At Gjergj Fishta, Fritz radovani

DON KOLEC PRENUSHI NE 70 VJETORIN E VDEKJES

June 30, 2020 by dgreca

Përgatitë nga Fritz RADOVANI/ 

PERKUJTOJ   DON  KOLEC  PRENNUSHIN…/

DON KOLEC PRENNUSHI-(1902 – 1950)/

Në 70 vjetorin e vdekjes… /

Kjo pjesë letrare asht shkrue nga Don Koleci me pseudonim Mujs Polemi dhe, asht botue në antologji “Rreze Drite” në vitin 1941. /

TË VËRSHUEMIT/

Buna asht breg në breg. Bora maleve asht de prej erës së jugut e ka ajë lumin. Me madhni të njij ngallnjyesi, të cilit s’ka forcë qi i ban ball ulët rryma e gjanë pa pushue. Gjindja janë strukë nëpër shtëpija. Ndonji bari i rrall qi nget kah shtëpija kqyrë pa da at element të mnershëm, qi vjen tue u shtri me kërcnim. Në të tanë katundin zotnon nji qeti vorresh porsi në nji qytet të mundun qi pret tue u dridhë kur të derdhet ushtrija me ba rrufi.

Qielli asht terratisë. Ret e zeza si male vigane njiten prej gryke. Duket se të tanë kupa e qiellit asht tue u dyndë si të njitej deti mbi horizont. Së largu ndihet gjama e ndryme e bumbullimës qi dridhë shtëpijat me themel. Deti, i tollovitun si përbindsh i egërcuem buluron për mnerë. 

Mbi horizontin e ximë kah gryka shpërthejnë prej gojve të reve të zeza porsi gjarpij rrufet vetuese e futen vrap në gjinin e zymtë.

Nji fishkullimë e thekshme shiroku kalon nëpër shelqe e plepa porsi piskamë orësh qi ikin prej katundi. 

Mandej nji hingllim e ulurim i tërbuem nëpër gembat e landvet qi shpërvilen e përkulen si vigaj, qi luftojnë me elementa të shpranguem e mbrapa shtërgata me trollim të frigueshëm. Shiu me shena ka veshë shtëpijat e landët. Tushti i stuhisë e ka pështjellë katundin mbarë. Rêtë janë bashkue me uj poshtë qi ka nisë me lëshue.

“U thye penda e madhe!” ndihet nji vigëm e tretun nëpër ushtimë të motit. Uji derdhet nëpër rruga të katundit porsi pushtues krenar mbi plaçkën e vet. 

Rrugat nji metër e ma nën trollin e shtëpijavet e të kopshtijevet mbushen me uj qi shkon tue u rritë pa da. Ndihet kushtrimi i ndonjij bariu qi ka mbetë me gja në fushë qi e bredh ushtima e valvet me ndërlikim të zymtë. Valët e harlisuna dirgjen si aradhet e rrebta t’ushtrisë ngallnjyese. S’ të dallon syni përveç shtëpija të zhytuna n’uj.

Errej nji mbramje e ftoftë. Qelqet e dritores n’odë të zjarmit krisshin prej pikave të shiut qi shkrepshin pa pushue. Era e fortë, hove-hove kthente tymin e tymtarit teposhtë qi na pshtielltë për rreth votre. 

Zjarmi strukej herë në njenën në anë, herë në tjetrën. Tjegullat kërsitshin në pullaz. Shtëpija mbarë gjimonte prej duhmë s’erës qi frynte me tërbim. 

Përjashta ushtonte zhaurima e ujnavet qi bajshin rrjedhat e trumhasuna, e rridhte zymtas krah për krah me gjamën e stuhis.

N’errsinë e heshti të natës gjithkah prej ujnash edhe mjedis shtëpijave të njij katundi e ndien njeriu vetmin e trishtueshme, si të gjindej mbi nji gumë mjedis detit e pa fuqin e vet para këtij elementi të tmershëm.

Të nesërmen në mëngjes mendimi i parë qi m’erdh kje nji.

Dola në dritore. Kishte dalë nji ditë prandvere. Natën kishte çue murrla e ra borë bjeshkvet. Malet e kaltërta kah veriu ngrehshin në horizont majat e mbulueme në borë, qi vetojshin në rreze të diellit. Përmbi majën e Rumis endej hija e rêve të bardha qi velizojshin në kupen e qiellit.

Poshtë ujnat e ndyta të Drinit qi kalojshin me shushurimën e trishtueshme e shkulmet qi rrihshin me sulmet e veta muret e shtëpijavet hidhshin në kreni porsi trofe plaçkën e bame: cokla, cunga, trupa e bagti të mbytuna. Nëpër dritore burrat i bajshin za shoqishojt tue pyetë si kishin gdhi. Nëpër katund shkojshin e vijshin lundrat tue u bajtë tagji bagtive. Vetë sulja e vogël me nji njeri dy gisht mbi ujë, dukej porsi shigjetë rrymës teposhtë me u dridhë tue e pa. 

Dam të pamatun ban të vërshuemit në katund.

                                          MUIS POLEMI

***

Shënim (FR): Don Kolec Prennushi asht le me 1 Janar 1902, në Shkoder. Asht kenë i pesti Meshtar i Familjes Prennushi në Shek.XX. Mbasi perfundoi seminarin e Jezuitve në Shkoder, vazhdoi studimet në Linz t’ Austrisë. U shugurue Meshtar me 25 -6- 1925. 

Ka sherbye si famullitar në Barbullush, Mal të Kolaj dhe Dajç të Bregut Bunës.

Asht Autor i disa librave me karakter filozofik dhe letrar. Perkthyes i perkryem. 

Don Koleci, ka shumë artikuj të një rendsie të veçantë në revistat: “Leka”, “Kumbona e së Diellës”, “Hylli i Dritës”, “Cirka”, “Zani i Shna Ndout”, “Lajmtari i Zemrës së Krishtit” etj., ku, shpesh  përdor edhe pseudonimin Mujs Polemi.

Nuk ishte dakord me nenshkrue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, prandej edhe u arrestue me 5 Dhjetor 1948. Mbas 11 mujsh hetuesi në Shkoder, u lirue me shpresë se do të firmojnë… Në muejn Qershor 1950, u keqsue me shndetin e zemres, që i ishte shkatrrue në hetuesi dhe me 2 Korrik 1950, vdiq në Shkoder, ku edhe u vorrue.

Prof. Ernest Koliqi transmeton nga Italia: “Shuhet edhe një penë e artë e letersisë sonë, vdiq në Shkoder pa pritmas Don Kolec Prennushi, letrar i shpresave të mëdhaja…” 

At Zef Valentini e ka cilsue: “Kardinali i ardhshem i Kishës Katolike Shqiptare”(1938). 

At Pjeter Mëshkalla shkruen nder kujtime:“…Dhimbja ma e madhe që kam ndie në zemër kur ishe në burgun e Burrelit, asht kenë ajo e vitit 1950, kur mora vesht vdekjën e shokut dhe mikut tem të vetëm të të gjithë jetës, Don Kolec Prennushit.”

Gjithshka parashikoi Don Kolec Prennushi, u ba realitet në Shqipni…

Melbourne, Korrik 2020.

Filed Under: ESSE Tagged With: Don Kolc Prenushi, Fritz radovani

PIKTORI FERDINAND PACI-80 VJETORI I LINDJES

May 30, 2020 by dgreca

FERDINAND PACI (1940 – 1975)/

Shkruan:Fritz Radovani/Dielli/

Në 80 vjetorin e lindjes…

Oborri i shkollës Pedagogjike e ma vonë salla e vizatimit e prof. Simon Rrotës, na lidhi si shokë me Ferdinand Pacin e, ma vonë si piktor të rijë, por edhe përjetsisht miq. Kujdesi dhe dashnia e prof. Rrotës për ne, na bani me dashtë artin për të cilin, atëherë ishte sakrificë e madhe me dashtë me tregue të vërtetën që na mësonte profesori  po, që, edhe na këshillonte si djelmët e Tij për me e ndjekë ate. E, ndoshta, sot mund të duket edhe e pabesueshme ajo që profesor Simoni, na fliste e na kshillonte…Na po përgatitëshim për mësues, por penelat e prof. Rrotës, na zbukuruen shpirtin me aq kujdes, sa përjetsisht mbetëm nxanësit e Tij, edhe atëherë, kur, vazhduem me kenë nën kujdes të prof. tjetër të pikturës Vladimir Janit, në rrethin e shtëpisë së kulturës. Ferdinandi ishte një talent i vërtetë dhe gjithmonë i njajti njeri i thjeshtë, i dashtun, i sinqertë dhe kurr egoist. Nuk dij asnjë rasë që të konstatonte në punimin tem ose të një shokut tjetër dishka të gabueme dhe të rrinte indiferent por, me dashamirsi, merrte penelin apo lapsen dhe vazhdonte korrigjimin e gabimit… 

Ferdinand Nush Paci, u le nga prindët Nush e Luçia Paci, me datën 30 Maji 1940, pra plot 80 vjet ma parë në qytetin e lashtë të Shkodres. Baba i Tij Nushi, ishte mjeshter argjentar, po edhe një prind model si në dashamirsi ashtu edhe në sjelljen e Tij prej qytetari të njohun shkodranë, gjithmonë i ndihmuem nga zonja e Tij e nderueme Luçia. 

Në shkollën pedagogjike Ferdinandi ishte ndër nxanësit e shkelqyeshëm në të gjitha landët, kjo kishte formue një përshtypje aq të mirë tek drejtori i shkollës prof. Gani Daiu, sa kur kemi mbarue shkollën, Ai na propozoi që të na jepej nga Ministria e Arësimit “madalje ari”, që për arësye biografije nuk e morem asnjeni as unë, as Ai. 

Ferdinandi, shkoi në punë në repartin e pikturës së qytetit, ndersa, unë disenjator në kabinetin pedagogjik të arësimit. 

Ferdinandi mbas shumë përpjekjesh e nderhymjesh e nga ana e prof. Vladimir Janit, ma në fund, mujti me shkue me disa provime plotsuese në Liceun Artistik në Tiranë, prej ku, me rezultatet e Tija të shkelqyeshme hyni në Institutin e Lartë të Arteve. 

Atje u laurue si piktor në qershor të vitit 1965, vit në të cilin edhe unë përfundova Liceun Artistik me korespondencë. Vazhdonim Ai dhe unë rregullisht me marrë pjesë në ekspozitat lokale të pikturës në Shkoder ndërsa, mbasi u laurue Ai u ba pjestar edhe i ekspozitave kombëtare në Tiranë si dhe, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistave të Shqipnisë, tue theksue se këta arritje ishin vetëm për merita artistike dhe asnjëherë me rrugë tjera të terthorta ose të pandershme… 

Në vitin 1966, Ferdinandi mbajti fjalën e rastit kur unë hapa ekspozitën personale, dhe për këte iu terhoq vërejtja nga Lidhja e Artistave, mbasi nuk duhet ta bante për një njeri me biografi si të temën…Menjëherë, mbas vitit 1967, Ferdinandi ishte Ai që më sinjalizoi për rrezikun që më kercnohej nga i famëshmi “Revolucion Kultural”…

Miqësia e jonë dyfishohej edhe nga piktori Ndoc Gurashi, i cili, ishte jo vetem një mik besnik po, dhe, një këshillues i pjekun ndër shumë rrethana të kohës për ne të dy, ndonse, me Ferdinandin lidhej edhe familjarisht. Ferdinandi ishte një pedagog i nderuem dhe për këte dëshmojnë shumë ma tepër se vetë të gjithë ish nxanësit e Tij, të cilët, edhe sot e kujtojnë me respekt emnin e mësuesit të vet.  

Me datën 3 shtator 1975, në Shkoder, u hap lajmi i zi i një aksidenti automobilistik që kishte ngja në Thethin e Dukagjinit, ku humbën jetën katër përsona në moshë të re, ndër të cilët ishte edhe Ferdinandi…Nuk ishte e meritueshme për një njeri si Ferdinand Paci një fund jete aq tragjik dhe i dhimbëshem…Asnjëherë, nuk mund të shlyej nga kujtesa eme, Atë portret aq fisnik të Ferdinandit, që kishin shkallmue shkrepat e Alpeve tona, me atë pamje të mnershme që unë përjetova në morgun e spitalit civil të Shkodres, atë natë…kur e pashë shokun tem të fëminisë dhe, nuk e njihshe cili asht mes atyne viktimave të asaj nate të zezë…pamje e cila aq mu tipos në trunin tem sa, mbas disa ditësh e ripërtrina në një vizatim…ku, tue e shikue sa herë e mendoj: “Pse, o Zot, a mundet kush me veprue pa vullnetit Tand, me vra një njeri si Ferdinandin..?” 

…Ora e dorës që më dha një infermjere aty, tregonte ende shkapetjet…ndër gurë!

Atë, orë, njëditë…ia ktheva djalit të Tij, Adrianit…piktorit t’ardhëshem…sot, Burrë! 

Ferdinand Paci u nda nga jeta në moshen 35 vjeçare…plot 45 vjet ma parë…

Veprat e artit që Ferdinandi i la familjes dhe Atdheut në galeritë e arteve Ate, e rëndisin ndër Artistët e Kombit tonë. 

FERDINAND PACI, asht i paharrueshem nga Qytetaria e Shkodres, Ai asht artist i Pavdekshëm po, edhe Pedagog i Nderuem i brezit të ri, për moralin dhe dashninë e madhe që kishte për artin dhe Atdheun, ndjesi që Ai, edukoi dhe frymzoi tek Rinia e nderueme Shkodrane! 

Ai ishte një zambak i bardhë i qytetit të Shkodres…Se, ashtu kishte edhe Shpirtin e Tij..

Në shenjë kujtimi ia kushtoj këta pak rreshta në këte 80 vjetor…

Melbourne, 30 Maji, 2020. 

Filed Under: Featured Tagged With: 80 vjet, Ferdinad Paci, Fritz radovani

KUJTESE NE VITIN E AT GJERGJ FISHTES

May 14, 2020 by dgreca

Vllazen e Motra Shqiptarë!/

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

Shoran FRITZ RADOVANI/

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh: A ka Bota Kishë Katolike që ka kalue.., sa Kisha e Lezhës?

Kisha e Zojës Nunciatë e Kuvendi Françeskan Lezhë

1464 Ishte koha e lavdishme e Heroit kombtar Gjergj Kastrioti kur del në fletët e historisë Kuvendi Françeskan i Lezhës. 

500 vite ma vonë në një letër At Gjergj Fishta, kërkoi per me e restaurue ate.Letra asht te numri i fundit i “Hyllit të Dritës”.  At Gjergj Fishta jetonte në një dhomë në Kuvendin Françeskan të Lezhës, brij Kishës për të cilën kërkonte restaurimin.

At Fishta aty, ka pas shkrue një pjesë së “Lahutës së Malcis”. Aty asht edhe sot dhoma e Tij. Revista “Hylli i Dritës” ka kenë konceptue prej At Fishtës në vitin 1913 me mendimin: “Hylli qi, mbas nji robnije të gjatë, duhet me e drejtue popullin Shqiptar në qytetninë e ngritun mbi bazat e lirisë e të drejtave individuale e shoqnore”, ndonse, lufta kunder Revistës ishte e vazhdueshme. E kjo luftë vazhdoi ashtu si kunder Krijuesit saj.

Kisha Françeskane në Lezhë asht ndërtue në 1240, gja që shihet edhe nga mbishkrimi latin mbi derë, në ballë të saj.

Në Shqipni, simbas traditës mendohet se Shën Françesku i Asizit asht themeluesi i kësaj Kishe. Në Kishë, në mes të tjerave, ruhej nji kryq argjendi, vepër veneciane e shek. XV, kushtue nga Princi Pal Dukagjini. Për ma tepër, tek Elteri i madh  kryesor, ishte nji pikturë e madhe, e cila vlerësohej me shumën 100.000 lit. ar. Në atë Kuvend, gjatë Luftës së Parë Botnore, austro-hungarezët patën vendosë seksionin e Kryqit të Kuq Ushtarak. Në shtator 1918, ditën që ushtarët braktisën Kuvendin, Kisha dhe Kuvendi u shkatërruen prej zjarmit. Në 1928 Kuvendi u rindërtue, ndërsa Kisha vetëm sa u mbulue. Kjo Kishë konsiderohet si djep i Françeskanve në Shqipni e, Fretnit, kanë pasë dëshirë të flakët ta restaurojnë, për faktin se asht monument kombtar, falë lashtësisë së saj.

At Fishta, shkruen se themelimi i Kishës së Zojës Nunciatë dhe i Kuvendit Françeskan bashkangjitun me te, asht shënue nga disa tradita, që flasin për një kalim të Shën Françeskut gjatë kthimit prej Tokës së Shenjtë në vitin 1219-20, si thohet edhe nga Françeskanët tjerë t’asaj kohë. Me këte rast Ai, përdori një rrem pishe, që kishte skicue planimetrinë e Kishës direkt mbi terren në kodrën përballë Lezhës së atëhershme.

Ndërtimi i saj vazhdoi prej një meshtari lezhjan Don Lleshi, që shpjegon emnin popullor “Kisha e Dom Lleshit”. 

1240 asht datë e një pranie të Françeskanëve në Lezhë, që verteton edhe mbishkrimi i vonshëm i gdhenun mbi derën kryesore të Kishës. Mendohet se kjo datë i referohet një Kishe tjetër të shek.XII, e ndërtueme po në të njajtin vend. 

Në mungesë të dokumentave të sigurta, mund të mendojmë që Fretnit Françeskan të kenë themelue kuvendin e tyne mbas vitit 1393, pra, kur qyteti i Lezhës kaloi nga duert e Princave Dukagjini nën sundimin e Republikës së Venedikut. Edhe stili i arkitekturës së saj flet se Kisha ka kenë ndërtue në fund të shek.XIV ose në fillim të shek. XV. Sidokjoftë, vlera e madhe historike e Asaj Kishë në Lezhë asht e padiskutueshme…

Me 29 Nandor 1944, ashtu si gjithë Shqipnia edhe ajo Kishë do të zaptohej nga sllavokomunistët e drejtuem nga Enver Hoxha. Me 11 maj 1947, dora kriminale e atij regjimi prangoi edhe At Serafin Kodën famullitari i Lezhës, e masakrimi barbar mbas tetë muejsh tortura mizore e zhduku këso bote Martirin trim. 

Mbas vendosjes së ateizmit të shtetit më 6 shkurt 1967, e para ndër vendet e kultit katolik, Kisha e Zojës Nunciatë u vendos të jetë vend strehimi per kafshë dhe u ba stallë bagtishë… 

Ma vonë ofiçinë mekanike dhe kovaçeri. Kumbonaria shumë shpejt u rrëzua e hymja u ndryshue, për me kalue kamionat. Edhe varrezat e vjetra që rrethonin Kishën dhe që ruenin monumente të rëndësishme mesjetare u hoqën prej aty, per me i lirue vend ndërtesave të kooperativës komuniste.

Mbas vitit 1991 aty shkoi me sherbye At Konrrad Gjolaj, i cili jo vetem e rindertoi, por i dha pamjen e plotë të kohës, kur Ajo u kujtonte si Kishë, prakun e së ciles e ka puthë Gjergji i Madh i Popullit Shqiptar, dhe Gjergji dijetar i zhgunit Françeskan…

Ajo ishte dikur… Po, asht edhe sot, nder Kishat ma të njohuna të Françeskanve të Shqipnisë, që u salvue si Themeluesit e Saj per një gjysë shekulli, tue shkrue me Gjakun e Martirve të Saj, Historinë e lavdishme të Kishës Katolike Shqiptare… 

Mos harroni se edhe Ajo ishte një prej Kishave ku lutej Heroi Gjergj Kastrioti para çdo beteje kunder turqve!

         Melbourne, 14 Maji 2020.              

Filed Under: Politike Tagged With: Fritz radovani

VIRUSI PYET PO KETE A E DINI, SE SHQIPNIA KA EDHE HISTORI ?!

May 8, 2020 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

DY LIBRA… VETEM  DY  LIBRA  PRA,../

“VETVRASJA E NJË KOMBI” dhe, “RECETA pa KOMB” të dy Shqiptarve: 
I pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA… /

Pra, të dy i dedikohen Kombit… Atij Kombi që endè nuk a as “Histori”… Kështu thonë “ata” që me të vertetë nuk kanë as histori, as Atdhe e as një pikë Gjak Shqiptari. E pra “ata”, janë “dr., profesora dhe akademikë”… Kanë shkrue per “tituj e lavdi”… Emnat e “tyne” janë shumica në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë Shkencave të Tiranës së vitit 1985… Pasuesit e “tyne” sot shkruejnë se duhet “korrigjuar historia”, po cila asht ajo “histori”, ate e dijnë vetem “ata” që, e kanë shkarravitë per 75 vjetë rresht, tue e zevendsue me shpifje e fallsifikime të pakenuna kurr!

Mbasi të lexoni edhe njëherë librin “Vetvrasja e një Kombi” të Autorit “panjohun” Kol Bib MIRAKAJ dhe, librin “Receta pa KOMB” me Autorin kohës sonë Prof. Saimir LOLJA, atëherë jam plotsisht i bindun se keni me kenë me mendimin tim: “Deri kur do të vazhdojnë injoranca tek ne?!” 

I Madhi At Gjergj Fishta tha dikund…: “Tradhtarët na lan pa Atdhe!”… 

– Jo At Gjergj! Jo, pa Atdhe! E, Ti atëherë pate vazhdue… O Perëndi…

Edhe unë po vazhdoj: Pa Atdhe po se po! E tradhtarët vrapojnë per me e shitë edhe at copë që ka mbetë… Ata tjerët andej Drinit po donë me luejtë vendit piramidat… Këta këndej deri dje “pa Fe”, sot edhe pa “gjuhë”, edhe pa vende pune, me universitete plot “injoranta”, shumica bash bijt’ e vrastarve të djeshem, po që “rrezikuen jeten e vet me shpetue Ebrejtë”.

Ku ka mërrijtë me u ngritë rrena e shpifja… Deri tek Ahmet Zogu, që i ka shkrue me doren e vet Hitlerit: “Ebrejt nuk mund ti marr në Shqipni, se na jemi vend Musliman, e unë shpejtë do t’ humbi edhe vendin tim…” 

Këta rreshta i keni në korespondencen e Zogut,1933; botue në ShBA.

“Një Popull pa histori, asht pa Atdhe!” Studjoni dy librat naltë!  

Po vazhdoi me sundue tradhtia Atdheut, pabesia, injoranca dhe hajnia,  Shqipnia shpejt nuk ka me kenë ma as në harten e Ballkani!

         Melbourne, Maji 2020.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT