-Qeveria e Kosovës sot zotoi 1.5 milionë euro përgjatë pesë viteve të ardhshme në mbështetje të programit Fulbright – kontribut ky që pritet të fillojë gjatë vitit akademik 2016-2017 dhe të vazhdojë deri në vitin akademik 2020-2021.Njoftimi dërguar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë thekson se, e mirëpresim këtë nismë për zgjerimin domethënës të numrit në dispozicion të bursave studimore dhe besojmë se ky zotim do të ndihmojë në zhvillimin e prijësve të ardhshëm të Kosovës/
-Kryeministri Mustafa: SHBA-të po ndihmojnë fuqishëm në ngritjen e infrastrukturës arsimore, shkencore dhe ekonomike/
-Kryeparlamentari Veseli: Kur Kosova dhe ShBA-ja kanë ecur së bashku, suksesi asnjëherë nuk ka munguar/
-Ministri Bajrami në veçanti falënderoi ndihmës sekretaren e Shtetit për Edukim, znj. Evan Ryan për telegramin e urimit që ka dërguar me rastin e nënshkrimit të Memorandumit/
PRISHTINË, 8 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nënshkruajti sot pasdite Memorandumin e Mirëkuptimit me qeverinë e Kosovës për programin Fulbright, në një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare, ku morënë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa e kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie dhe Ministrisë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë kosovare, Arsim Bajrami, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në mbështetje të programit Fulbright për shkëmbim akademik.
Ky Memorandum i Mirëkuptimit po vijon mbi bazat e një programi të vazhdueshëm dhe të suksesshëm të shkëmbimit akademik që ka përfshirë mbi 80 studentë dhe studiuesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova prej vitit 2008.
Qeveria e Kosovës sot zotoi 1.5 milionë euro përgjatë pesë viteve të ardhshme në mbështetje të programit Fulbright – kontribut ky që pritet të fillojë gjatë vitit akademik 2016-2017 dhe të vazhdojë deri në vitin akademik 2020-2021.
Njoftimi dërguar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë thekson se, e mirëpresim këtë nismë për zgjerimin domethënës të numrit në dispozicion të bursave studimore dhe besojmë se ky zotim do të ndihmojë në zhvillimin e prijësve të ardhshëm të Kosovës.
Në fjalën e tij, Ambasadori Delawie uroi qeverinë e Kosovës për këtë investim të rëndësishëm, duke shtuar se, pas shumë dekadave, do të shikojmë kah kjo ditë si një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës – me qindra të diplomuar përmes programit Fulbright, të cilët kanë fituar njohuri të reja domethënëse në fushën e tyre të ekspertizës, si dhe që kanë ndërtuar ura të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Programi Fulbright është program i çmuar ndërkombëtar i shkëmbimit akademik, i sponzorizuar nga qeveria amerikane dhe i përpiluar për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popujve të vendeve tjera.
Ky program është themeluar në vitin 1946 në bazë të legjislacionit të paraqitur nga senatori i ndjerë, J. William Fulbright nga Arkanzasi, financohet kryesisht nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe zbatohet nga Zyra për çështje arsimore dhe kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kryeministria kosovare në njoftimin e dërguar bën të ditur se, në fjalën përshëndetëse, kryeministri Mustafa falënderoi qeverinë Amerikane që, përmes programeve të tilla, po ndihmon Republikën e Kosovës në ngritjen e infrastrukturës arsimore, shkencore dhe ekonomike.Kryeministri Mustafa e ka quajtur një ditë të rëndësishme nënshkrimin e memorandumit që mundëson shkollimin e studentëve dhe të rinjve në programin Fullbright, si një program tepër i rëndësishëm i cili ka dhënë rezultate në përgatitjen e kuadrove të Kosovës për shkencë, arsim dhe ekonomi.“Ne në qeveri keni dhënë zotimin tonë se ne do të përkrahim edhe për këtë vit edhe për vitet e ardhshme këtë program i cili do t’iu mundësoj shumë të rinjve tanë që të studiojnë në nivele të ndryshme të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që këto kuadro pastaj t’i kontribuojnë zhvillimit të institucioneve tona. Ne e kemi parë të arsyeshme që edhe pjesëmarrja e ministrive tona në financimin e këtij programi, përmes qeverisë të jetë e tillë që ne të shpërndajmë edhe nevojat tona tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në mënyrë që karshi nevojave që ne i kemi për kuadro të kemi një ndërlidhje më të fortë të ministrive përkatëse me njerëzit tanë që shkollohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë program”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa, më tutje theksoi se kjo është një mundësi e veçantë që i ofrohet Kosovës dhe një pjesëmarrje e veçantë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në financimin e njerëzve të Kosovës që të shkojnë atje për studime.
“Andaj, dëshiroj sot të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Delawie që së bashku është me ne këtu dhe qeverinë Amerikane për të gjithë atë që po bënë për ngritjen e infrastrukturës arsimore, shkencore dhe ekonomike të Republikës së Kosovës dhe ngritjen e institucioneve tona”, tha kryeministri Mustafa.
Njoftimi dërguar nga Kuvendi Kosovar thekson se, duke e konsideruar këtë ngjarje si shumë të rëndësishme për edukimin në Kosovë, kryeparlamentari Veseli tha se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyera, dhe se vetë kjo marrëveshje përbën një dimension të veçantë të këtyre marrëdhënieve. Veseli tha se falë saj, shumë të rinj tanë, kanë mundësinë të kenë qasje dhe studiojnë në institucionet arsimore prestigjioze të ShBA-ve, truallit të demokracisë dhe njëkohësisht, të zhvillimit ekonomik, ndërsa dijen dhe përvojën e fituar në këto institucione ta investojnë në Kosovë.
Kryetari Veseli tha se ky program ofron një mundësi të mirë për të rinjtë tanë që të jenë konkurrues me moshatarët e tyre në vendet perëndimore dhe njëkohësisht, të njihen krenarë me identitetin dhe vendin e tyre.“Është nevojë urgjente investimi në fuqizimin e sistemit të edukimit, në rritjen e cilësisë së tij, konform standardeve perëndimore të shkencës dhe formimit profesional, hapja dhe krijimi i partneriteteve me institucionet akademike të botës perëndimore në SHBA dhe BE, si dhe orientimi strategjik në fushat e dijes për të cilat ka nevojë shoqëria dhe shteti ynë”, theksoi kryetari Veseli.
Ai shtoi se në kushtet bashkëkohore të globalizimit, axhenda ekonomike është e pandashme nga axhenda e fuqizimit të edukimit.
“Sot tregu i brendshëm dhe tregjet ndërkombëtare të punës kërkojnë popullsi të kualifikuar. Arritja e këtij qëllimi, për një popullsi të re, siç e ka vendi ynë, është një interes prioritar nacional. Ky progam Fullbright është një nga mundësitë që ne të ecim në këtë drejtim. Jam thellësisht i bindur se do të kemi sukses, sepse suksesi asnjëherë nuk ka munguar kur Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ecur së bashku. Jam i bindur se edhe këtë radhë do të na ecë mbarë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami theksoi se Programi Fulbright ofron mundësi të shkëlqyera për shkëmbim akademik për të rinjtë, në drejtim të përgatitjes së një gjenerate të re, e cila do të jetë bartëse e tanzicionit dhe transformit demokratik.
“Falënderojmë Qeverinë Amerikane, e cila po investon në edukim, sepse edukimi është çelësi i suksesit për shoqërinë tonë”, tha ministri dhe në veçanti falënderoi ndihmës sekretaren e Shtetit për Edukim, znj. Evan Ryan për telegramin e urimit që ka dërguar me rastin e nënshkrimit të Memorandumit.
Pasi që përmendi edhe Programin për Transformimin e Lidershipit, përmes të cilit më shumë se 180 studentë nga Kosova kanë pasur fatin të studiojnë në universitetet më të mira të ShBA-ve, ministri Bajrami tha se MAShT do të ofrojë mbështetjen e plotë që të punojmë me të gjitha forcat për një arsim konkurrent, i cili do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe do të përgatisë një gjeneratë, e cila do të marrë përsipër zhvillimin e Kosovës.
Signing of Memorandum of Understanding in Support of the Fulbright Program between the Embassy of the United States of America and the Ministry of Education, Science and Technology of the Republic of Kosovo
United States Ambassador to Kosovo Greg Delawie and Republic of Kosovo Minister of Education, Science and Technology (MEST) Arsim Bajrami signed a Memorandum of Understanding (MOU) in support of the Fulbright Academic Exchange Program today at the National Library in Pristina, Kosovo.
This MOU builds on an ongoing and successful educational exchange program that has involved over 80 students and scholars from the United States and Kosovo since 2008. Today, the Government of Kosovo pledged 1.5 million euros over the next five years to support the Fulbright Program—a contribution that is anticipated to begin with the 2016-2017 academic year and continue through the 2020-21 academic year.
We welcome this initiative to greatly expand the number of scholarships available, and believe this pledge will help develop the future leaders of Kosovo. In his remarks, Ambassador Delawie congratulated the Government of Kosovo on this important investment. He added that decades from now, we will look back on this day as an important step in the future of Kosovo—with hundreds of Fulbright alumni who will have gained significant new knowledge in their fields of expertise, and also built enduring bridges of collaboration between the United States and Kosovo.
The Fulbright Program is the flagship international educational exchange program sponsored by the U.S. Government and is designed to increase mutual understanding between the people of the United States and the people of other countries. The program was established in 1946 under legislation introduced by late Senator J. William Fulbright of Arkansas, is funded primarily by the United States Congress, and is implemented by the United States Department of State’s Bureau of Educational and Cultural Affairs. For more information on the Fulbright Program in Kosovo, see the Embassy’s website athttp://pristina.usembassy.gov/culture_edu_xchng.html or the Department of State’s website at https://eca.state.gov/fulbright.