Revoltë që buron nga padrejtësia e qeverisë e cilësoi kryetari i PD-se, Lulzim Basha protestën e sotme tek Rruga e Kombit që përfundoi me shkatërrimin e sportelit të pagesës së tarifave.“Durimit i ka ardhur fundi” tha Basha dhe i kërkoi Ramës “të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen të kryhet nga fondi i taskës së qarkullimit plot 200 milionë euro në vit.”
” Ky është populli që Rama përçmon e revolta që Rama thotë nuk ekzsiton. Ky është populli me të cilin rama u tall të enjten e tha nuk ngrihet dot. Ky është vetëm fillimi. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin. Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli.Nga selia e PD-së në një deklaratë për median, Basha tha se tarifa e kalimit është një taksim i dyfishtë.
Tarifa është ndëshkim për qytetarët e një prej zonave më të varfra në vend. Rama e vendosi tarifën me dhunën e kartonave në parlamen dhe me dhunën e policisë. Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.Kryetari i PD-së tha se ky është vetëm fillimi pasi “nga nesër një grabitje tjetër e madhe do i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe TVSh e biznesit”
Nga selia e LSI-se, kryetarja Monika Kryemadhi tha se protesta ishte fillimi i fundit te kesaj qeverie.Monika Kryemadhi: ‘Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit.”Nga ana tjeter Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se ky është vetëm fillimi. Berisha ka apeluar qytetarët të mbeshtesin revolten popullore kunder taksave absurde.(Kortezi Minerva)