• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

De Biazi :”Shumë mes jush ishin gati të bënin funeralin tim! Unë e kam vendosur, në fund të kualifikueseve iki”

June 13, 2017 by Administrator

de de

Pergatiti Albano Kolonjari/

“Ne fund te Eleminatoreve te Kampionatit Boteror do te largohem”. Tekniku kuqezi Gianni De Biazi ne nje konference per shtyp te zhvilluar ne Tirane pas takimit Izrael-Shqiperi 0-3, ka lajmeruar opinionin futbolldashes por edhe drejtuesit e FSHF se nuk do te jete me ne krye te Kombetares Shqiptare. “Dashuria” midis De Biazit dhe FSHF duket se ka marre fund dhe palet kane vendosur te “divorcohen”. Por deri ne perfundim te Eleminatoreve, De Biazi kerkon qe te marre 15 pike dhe ta mbylle karrieren e tij me Shqiperine ne vendin e trete. Sipas italo-shqiptarit FSHF u tregua shume skeptike ne rinovimin e kontrates. Situata ne Grupin G ku ben pjese Shqiperia eshte e qarte. Spanja dhe Italia luftojne per vendin e pare qe do ti kualifikonte direkt per ne  Kampionatin Boteror. Perballe tyre Shqiperia, Izraeli, Maqedonia dhe Leiteshtenji jane te “pafuqishme” per te bere suprizen. Ne keto kushte Shqiperia kishte dhe ka vetem nje qellim, vendin e trete dhe nje paraqitje dinjitoze ne keto eleminatore. De Biazi ka te drejte kur thote:”Nese mendojme se jemi ne lartesine e Spanjes dhe Italise, gabojme dhe kemi humbur dimensionin te gjithe”. Por mesa duket fakti qe Shqiperia u kualifikua ne eleminatoret e kampionatit europian sezonin e kaluar, beri qe disa “drejtues” dhe opinioniste te “fluturojne” dha ta kualifikojne Shqiperine nga “tavolina” ne Boteror, por ne fakt fusha e blerte flet  krejt ndryshe. Shqiperia e ka dhe do ta kete shume te veshtire te behet nje ekip i madh, prandaj edhe objektivat e saj duhet te jene realiste.

Çfarë ndryshoi në ndeshjen e fundit që skuadra u soll si gjithmonë?

“Ndryshoi fakti që kishte më shumë bindje, më shumë vendosmëri. Kishte një qasje të ndryshme nga ndeshja kundër Luksemburgut. Ndaj Italisë kishim bërë një ndeshje të mirë, pastaj nëse mendojmë se jemi në lartësinë e Spanjës dhe Italisë, mendoj se kemi humbur dimensionin dhe kemi gabuar gjithçka, si ambient, si tifozeri, apo si media.”

E ardhmja

“Unë nuk duhet të flas me askënd, aq më pak me mediat. Unë jam këtu prej 5 vite e gjysmë, e di që secili nga ju ka një ide se cila ka qenë sjellja e Xhani De Biazit dhe nuk kam pse jap shpjegime. Kur të marr ndonjë vendim, nëse do të marr, atëherë do të shpjegoj. Çfarë të shpjegoj sot, asgjë? Që flitet për lëvizje andej apo këndej, nuk është problemi im.”

Rinovimi

“Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata.”

Për lidhjen me Dukën

“Me presidentin kam një raport të mirë, mendoj se është personi me të cilin jam ndjerë më mirë nga pikëpamja e punës, një person i këndshëm me të cilën mund të kalosh kohën me gëzim. E di që unë kam një aspekt profesional dhe një njerëzor që ecin përkrah. Shpesh pikëpamja njerëzore më ka bërë të bëj disa gabime të tmerrshme që nuk dua t’i ribëj.”

Kriza me Dukën

“Sa i përket krizës, nuk ka. E vetmja gjë që më vjen keq është që shumë mes jush ishin gati të bënin funeralin tim pas Izraelit. Më vjen keq që fituam dhe nuk u realizua. Mendoj se trajneri duhet vlerësuar për gjëra të ndryshme, përveçse humbjes së 5 ndeshjeve radhazi, ku një është miqësore me Luksemburgun.

Shqipëria ka humbur në kualifikuese ndaj Luksemburgut, në kualifikuese. Unë për aq sa do të jem këtu do të jap 110%, nuk mund të vihet në diskutim përkushtimi nga pikëpamja e punës, nga përfshirja në kauzën shqiptare.”

Për arsyet e vendimit

“Kur u përgjigja një ditë para ndeshjes, mendova me vete se historia me Shqipërinë mund të përfundonte sot këtu, nëse humbnim në Izrael, sepse ndoshta mendohej nga dikush që ndeshjet e fundit ishte më mirë që të bëheshin me trajner tjetër. Unë e kam vendosur në mendjen time që në fund të kualifikueseve të iki, është një proces natyral, ka fillim dhe fund. Është momenti të kërkoj sfida të reja. Por mjafton që Shqipëria të mos bëjë revolucion dhe makina është në rregull.”

A ka marrë më shumë nga Shqipëria, apo i ka dhënë më shumë?

“Kjo histori është si veza dhe pula. Unë kam marrë gjithmonë përgjegjësitë për humbjet, ndërsa për fitoret janë të aftë të gjithë të marrin meritat. Puna ime është të qetësoj lojtarët dhe pastaj të vlerësoj atë që ishte ndërtuesi i vërtetë i kësaj, presidenti që më mbajti, i cili vazhdoi me mua edhe pas dyvjeçarit të parë. Jo gjëra stratosferike, por ai kishte parë te puna që bëmë atë që duhej bërë dhe arritur në pjesën e dytë.”

Pse kjo konferencë për shtyp sot?

“Sepse ka një evolucion për gjithçka, jeta vazhdon, ka një fillim dhe një fund për të gjitha. Edhe në punë është e njëjta gjë, edhe në marrëdhënie ndodh. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që unë të shkatërroj një eksperiencë të jashtëzakonshme, fantastike. Raporti ekziston, ndoshta prisja gjëra të tjera që nuk ndodhën, e ndaj mendoj se në fund secili zgjedh rrugën që sheh më të përshtatshme për të.”

Për kënaqësinë pas fitores me Izraelin

“Unë mendoj se si person jam i aftë të tregoj nëse më bezdis ndokush apo jo. Ky është defekti im i madh. Kundër Izraelit ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, sepse e dija që po i krijoja probleme dikujt.

E dyta, e bukura është se në fund të ndeshjes u thashë djemve që më në fund hoqëm ato 3 centimetra pluhur nga truri dhe gjetëm shpirtin që na solli gjëra të rëndësishme, të cilin po e humbëm më pas kthehemi nga e para.

Jam i lumtur dhe isha shumë i tensionuar sepse klima para kësaj ndeshjeje më la një shije të hidhur. Pavarësisht se dikush bën të pamundurën, është dikush tjetër që gëzon kur të tjerët janë keq. Kjo më tërbon, pastaj fiton ndeshjen, të vijnë mesazhet, gjërat. Unë e di kur është momenti që njerëzit duhet të më vijnë afër, kur humb, sepse kur fiton janë të gjithë të aftë, janë miq. Duhet të jemi më të vërtetë në momentet thelbësore.”

Largimi, tani apo në fund të kualifikueseve

“Nuk e kam menduar ende, sot flasim pas Izraelit, ndjenjat etj. Pastaj koha për të folur ekziston, ndoshta takohemi më vonë, por sot kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është se ka katër ndeshje, dy janë të mundura, dy të pamundura, në letër. Por në futboll letra shërben për të shkuar në një vend tjetër. Mund ta mbyllim me 15 pikë, një pikë e gjysmë në ndeshje, e jashtëzakonshme. Megjithatë nuk duhet të flasim, por të bëjmë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Alban Kolonjari, Funerali, Gianni DeBiasi, ritorna

Lamtumirë imzot Rrok Mirdita! Funerali, të enjten

December 8, 2015 by dgreca

*Me datë 9 dhjetor, siç njofton kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit, do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Po nesër, në orën 16.00, lutja e mbrëmësores e më pas kremtimi i meshës./

*Ditën e enjte në orën 10.00 do të fillojë mesha e dritës, të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunc Apostolik në Shqipëri./

Ne Foto: Shen Gjon Pali II dhe Imzot Rrok Mirdita/Katedralja e Shën Palit në Tiranë u hap vetëm dje, në orën 19.30, por njerëzit që janë vënë në radhë për të nderuar kujtimin e imzot Rrok Mirditës, kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, që ndërroi jetë dje, janë me qindra. Besimtarët katolikë, por edhe shumë të tjerë, të cilët e njihnin dhe e vlerësonin, ndalen para trupit pa jetë, vendosur në katedralen, që ndërtoi vetë, dhe luten, përshëndesin ipeshkvin e parë të Tiranës pas komunizmit, i fundmi nga katër të parët, që shuguroi shën Gjon Pali II më 25 prill 1993.Sot, ndërsa Papa Françesku hapi në Romë Portën Shenjte të Jubileut të Mëshirës, në katedralen e Shën Palit u kremtuan dy meshë. Imzot Mirdita kaloi në Shtëpinë e Atit Qiellor, në vigjiljen e dy festave, Jubileut dhe solemnitetit të Zojës së Papërlyer, Nënës së Kishës, e cila, me siguri ia bën më të lehtë kalimin e Portës së tij të Mëshirës për amshim. Gjatë gjithë ditës, edhe njerëzit e shumtë e kanë shoqëruar me lutje kalimin e atij, që tani lutet prej Qiellit për besimtarët e grigjës së vet e për krejt popullin shqiptar.

Nesër, me datë 9 dhjetor, siç njofton kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit, do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Po nesër, në orën 16.00, lutja e mbrëmësores e më pas kremtimi i meshës.

Ditën e enjte në orën 10.00 do të fillojë mesha e dritës, të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunc Apostolik në Shqipëri. Predikimin do ta mbajë Shkëlqesia e Tij imzot George Frendo, ipeshkëv ndihmës i Tiranë-Durrësit. Ndërsa salikimi dhe përshëndetja e fundit te varri do të mbahet nga Shkëlqesia e Tij imzot Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit.

Trupi i imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales, në vendin e caktuar për varrimin e ipeshkvijve, sipas traditës së Kishës Katolike.

Kujtojmë se imzot Rrok Mirdita u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 4 dhjetorit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një hemorragjie cerebrale, por pavarësisht nga ndërhyrja kirurgjikale, gjendja e tij nuk pati përmirësime. Në orën 14.30 të së hënës mbylli sytë.

Imzot Rrok Mirdita pati fatin të priste dy papë në Shqipëri, shën Gjon Palin II dhe Papën Françesku. Shoqëroi gjithë procesin e botimit të Biblës së plotë, për herë të parë në shqip, duke përcjellë mons. Simon Filipajn tek Papa. Qe i pranishëm në të gjitha ngjarjet e mëdha të tranzicionit të Shqipërisë, por sidomos të Kishës, drejt rilindjes. E deshi me shpirt popullin shqiptar dhe u përkushtua për të. Natyrisht, Kisha Katolike në Shqipëri është tani në zi, por mbetet me vështrimin e ngulur në Krishtin dhe e ka zemrën plot me shpresën e krishterë, sepse siç thuhet në Ungjillin sipas Gjonit (16,22): “Ju tani jeni në dhembje, por unë do t`ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet.”

Filed Under: Komente Tagged With: Funerali, Lamtumirë imzot Rrok Mirdita, të enjten

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT