• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Aeroporti i Kukësit, gati për pasagjerët

April 3, 2016 by dgreca

Pista e aeroportit të Kukësit ka një gjatësi totale prej 1.950 metrash. Edhe pse punimet kanë përfunduar që në vitin 2005 dhe në vitin 2007 ai është çertifikuar për të kryer fluturime, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot. Por marrëveshja e arritur keto ditë për heqjen e ekskluzivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza”, tashmë ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve këtë aeroport. I pozicionuar 137 km nga aeroporti i Rinasit dhe 120 km nga ai i Prishtinës, ky kompleks synon të shfrytëzojë më së miri pozicionin e tij gjeografik, për të tërhequr pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Aeroporti, që mban emrin “Zayed Bin Sultan” dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 66 hektarë, është një donacion i Emiratave të Bashkuara Arabe dhe në projekt është parashikuar që të presë deri në 1 milion pasagjerë në vit.  Të vetmit persona që qëndrojnë përreth aeroportit janë punonjësit e sigurisë. Madje edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me këtë kompleks ka vetëm një lokal, edhe ai i mbyllur. Por lajmi për nisjen nga puna duket se do të ndryshojë panoramën. I njohur si qarku më i varfër në Shqipëri, Kukësi tashmë sheh një dritë në fund të tunelit.  “Ka të mira, sidomos zhvillimin, se edhe Kosova është afër”, thotë një banor i zonës.
“Ky aeroport do të sjellë një sërë vendesh pune sa i përket rrjetit të hotelerisë, ndërsa ka rritur automatikisht vlerën e zonës dhe tokave”, thotë një tjetër. Pas më shumë se 10 vitesh, gjithçka duket se është gati. Pista që ende nuk ka shenja të gomave të avioneve, kulla e komandimit, terminali i pasagjerëve dhe të gjitha strukturat e tjera që i nevojiten një aeroporti. Por mungojnë vetëm pasagjerët. {Sh.K}

Filed Under: Komente Tagged With: Aeroporti i Kukësit, gati për pasagjerët, Shefqet Kercelli

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT