Une jam Nderim Lushi dhe jetoj ne qytetin e Kukesit, ne veri te Shqiperise.
Kukesi po braktiset cdo dite nga banoret,te cilet po ikin drejt Gjermanise.
Arsyet pse njerezit po ikin vijne nga keq-qeverisja e qeverise Shqipetare e drejtuar nga kryeministri z.Edi Rama.Me te ardhur ne pushtet z.Rama ndermori nje reforme shume te ashper ne lidhje me borxhet e rrymes elektrike, ku shume familje duke qene teper te varfera nuk paguanin rrymen prej vitesh.
Qeveria vendosi qe nese keta njerez nuk paguanin borxhet e akumuluara nder vite, te futeshin ne burg. Keshte qe gjate kesaj reforme jane arrestuar rreth 38 000 (mije) neneshtetas shqipetar per arsye te ketyre borxheve. Nderkohe qindra mijra shqiptare jane detyruar te largohen nga Shqiperia drejt Europes per ti shpetuar burgut dhe kesaj reforme te eger qeveritare.
Por ne Kukes, une Nderim Lushi, dhe shume miq te mi nga muaji shkurt venosem te ngrihemi dhe te mbrojme familjet tona nga keto masa antishqiptare qe qeveria ndermori.
Keshtu qe filluam me nenshkrimin e nje peticioni i cili u nenshkrua nga rreth 2400 banore te Kukesit.
Organizuam dhe 5 protesta masive sensibilizuese dhe paqesore.
Nderkohe gjate protestes se fundit policia e Kukesit degjeneroi ne dhune te ngjashme me paramilitaret serbe dikur ne kohet e Millosheviqit.
Organizatori u terhoq zvarre dhe u kercenua me kobure dhe u rrah keq ne sy te gazetareve.
Nderim Lushi u mbajt rreth 16 dite ne qelite e paraburgimit Kukes,dhe pastaj u la i lire per tu gjykuar i lire.
Nderkohe Prokuroria e Kukesit kerkon qe Nderim Lushi te denohet me 4 vite burg per organizim te paligjshem te protestave. Beteja ligjore vazhdon.
Une Nderim Lushi jam i vendosur te vazhdoj perpara ne kete nisme.Une mendoj qe qeveria jone ka shitur tek bankat e huaja verilindjen e Shqiperise pasi kjo zone ka rezervat me te medha te kromit ne bote.
Nga ju zoterinj kerkoj te na ndihmoni me gjithcka keni mundesi duke bere publike keto fakte dhe duke na mbeshtetur me te gjitha format qe ju keni mundesi dhe deshironi te na mbeshtesni.
Ju jetoni ne emigrim dhe nese keni mundesi dhe lidhje me shoqatat vendase atje,mund ti kontaktoni qe te botojne ne media keto probleme qe hasim ne Shqiperi.Ne besojme shume tek forca e mediave.
Ne kemi ne plan te organizojme protesta shume me te medha jo-politike.
Presim qe te na kontaktoni permes email ose fb.
Nderim lushi
+355686878566
Facebook. Nderim Lushi
Kukes
Albania.
Link te video:
organizatori Nderim Lushi i ftuar ne tv.
REAGIM NGA TIRANA NDAJ GAZETES DIELLI
Redaksisë së gazetës DIELLI-SHBA/
I vetëshpalluri prift N. Marku nuk përfaqëson orthodhoksët/
Në gazetën “DIELLI”, të dt.17 shkurt 2015, është botuar shkrimi dukshëm tendencioz “Bllofi Presidencial i Anastas Janullatosit”, i cili është sa i gënjeshtërt aq edhe përçarës. Na vjen keq që gazeta tuaj, e cila botohet në një vend që është simboli i demokracisë, i të drejtave njerëzore dhe veçanërisht atyre fetare, promovon rregullisht diskriminimin dhe dasinë fetare midis qytetarëve shqiptarë.
Jemi të detyruar të sqarojmë përsëri, se “Kisha Kombëtare Autoqefale Orthodhokse e Shqipërisë” drejtues i së cilës vetëshpallet qytetari privat Marku, nuk është veçse një fantazmë. Është inekzistente nga ana kishtare dhe ligjore. Atë nuk e njeh kush: nuk njihet as nga Komiteti Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë, nuk është njohur nga asnjë gjykatë, nuk njihet nga asnjë Kishë në botë. Për më tepër, në mënyrë të paligjshme vazhdon të keqpërdorë ndërtesën e kishës që është monument kulture dhe të shfrytëzojë privatisht ndërtesën pranë saj, të restauruar tërësisht me fondet e Kishës sonë, të cilat janë pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e vetmja Kishë Orthodhokse në vend. Njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar, ka nënshkruar Marrëveshje me Qeverinë Shqiptare (firmosur nga Kryepiskopi i saj Anastasi) dhe kjo Marrëveshje është bërë ligj (nr. 10057 22.1.2009). Njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse në botë, si edhe nga ajo Katolike dhe konfesionet protestante, dhe po ashtu nga organizmat ndërkristianë e ndërfetarë.
Në përçartjet e tij shpifëse, ai përpiqet të gjallëroje fantazma qesharake, për rreziqe imagjinare, të cilat janë prezente në fantazinë e tij dhe të atyre që e nxitin. Në këtë mënyrë përpiqet të fshehë faktin se ka kryer dhe po kryen për shumë vite një mashtrim dhe përdhosje të madhe kundër besimit orthodhoks. Që të mbulojë mashtrimin e tij të qartë, N. Marku end vazhdimisht një pëlhurë të dhënash të gënjeshtërta dhe shpifjesh të pabaza kundër Kryepiskopit Anastas. Por dihet botërisht se Kryepiskopi Anastas jeton për njëzet e katër vjet në sytë e të gjithëve, në kushte të thjeshta. Falë respektit të madh dhe besimit të mijëra njerëzve në mbarë botën, arriti të realizojë veprën e jashtëzakonshme të ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Vepra dhe kontributi i tij për pajtimin e popujve është njohur botërisht dhe për këtë është zgjedhur ndër të tjera President i Këshillit Botëror të Kishave (WCC, Gjenevë) dhe President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare në botë, “Fetë për paqen” (Nju Jork).
Sa për “argumentet” historike që paraqiten, ato dëshmojnë gjithashtu jo vetëm keqdashjen, por edhe padije të plotë për çështjet e Kishës sonë dhe se sa larg është ky person nga besimi orthodhoks të cilit pretendon se i përket..
Ndërsa në lidhjet me trajtimin fyes që ky individ i bën Kryetarit të Kishës motër Katolike, mjafton të kujtojmë se Kryepiskopi Anastas ka pasur njohje të hershme personale me Papën Gjon Pali II, është ftuar në vizitë zyrtare me nderime të veçanta nga Papa Benedikti XVI dhe është takuar edhe me Papa Franceskun dhe kanë shkëmbyer mesazhe të shpeshta e të ngrohta.
Ndërsa në lidhje me lajmin e një “kandidimi” të Kryepiskopit Anastas për President të Greqisë, janë të mjaftueshme fjalët e Fortlumturisë së Tij: “Hierarku orthodhoks ka një detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të marrë poste politike». Por Marku, nuk mund ta kuptojë këtë qëndrim të qartë, se ai e ka braktisur me kohë besimin për t’i shërbyer politikës antiorthodhokse.
Shpresojmë se kjo njëanshmëri do të mënjanohet, në mënyrë që, nga njëra anë t’i jepet zë edhe Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë dhe, nga ana tjetër, të zbatohen rregullat e etikës gazetareske, por mbi të gjitha të ndalet diskriminimi dhe përçarja që po mbillet me qëndrime të tilla.
Tiranë, 20 shkurt 2015
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë