• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sofra e Diellit- Vasil Çepele i shkruan Bajame Hoxhes

May 1, 2016 by dgreca

Zonje e nderuar, Bajame Hoxha-Çeliku,/

Po ju përcjell disa mbresa te miat nga leximi i perë i krijimeve tuaja poetike.Falemindrit për kenaqsine qe me dhuruat duke i lexuar ato si edhe për mirëkuptimin  e mendimeve modeste te miat.Ne poezine tuaj une pashe origjinalitet si te poezia:/

JETEN/

Eh, kuptojmë dhe ndjejmë njëri tjetrin,/

Po sa para bën, s’ja vlen më, s’ia vlen,/

Kur dashuritë çelin ,/

kërkojnë vetëm pranverë./

Gjeta shpirtin rezistent te poetit te vërtetë dhe bukurine e gjesteve te tij si ne poezite:

EJA ME MERR

S’dimë o miq,  a është mëkat,

Akoma s’e mësuam, mjerisht,

Do të isha një  grua me fat,

të ndiqja, rrahjet e zemrës lirisht.

Si ndoqa kurrë, se i quaja: Mëkat

Dhe kisha frikë nga i tmerrshmi ferr,

Tani, i dua rrahjet e zemrës shtrëngatë,

Tani, i them ferrit: eja më merr!

 

IRENES

Në ato vite të vrara të rinisë tënde

Ti ishe më e bukura Irenë…

Ti ishe…një shkëndijë lirie Irenë….

Ti ishe, një pikë qytetrimi Irenë.

Gjeta nje figuracion poetik te rafinuar:

 

Jam une

Në rast se të rrahurat e zemrës,

Trokasin tek ty pa rreshtur,

Jam unë, që lëviza zemberekun.

Gjeta nje kombinim per tu patur zili te vargut metrik tradicional me vargun e lire:

IKJA

Ike si dielli

apo si hija,

apo si të dyja?

Ike me tjetër,

apo me ëndrrat e mia,

Apo me të dyja?

Në zjarr je me tjetër,

apo me mua,

Apo me të dyja?!

 

ENDERROJ

Eci rrugës, ëndërroj,

më bëhet se fluturoj,

tek ai që dua shkoj…

„Hë, mo hë,pse s’më thua,

pse s’më thua që të dua,

jeta  ime je për mua?!“

Gjeta nje nga poezite me te bukura per dashurine qe kam lexuar ndonjehere:

U ngjita deri tek ty,

dhe e shuajta etjen…

e josha shpirtin ethshëm,

duke të zbërthyer ty,të tërin

thellë…thellë…

Dhe  gjeta rrënjët e tua,

për ti mbjell në qënien time.

Përherë.

Gjeta romantizëm i cili çfaqet aq bukur ne vargun tradicional shqiptar:

Dikur

 Mbetën puthjet varfanjake,

Malli e flladi, nëpër shi,

Puthjet flasin, e zemra ime,

Digjet zjarr, të kërkon ty.

Të kërkon  o syth i bukur,

Se dashuri mban nëpër sy

Bëhu fluturak e unë flutur

Mbi zambakë të flamë të dy.

 

Marrëzi !

Ëndrrën ma vrave ti!.

Rrugëve…

internimeve

Le dashurinë,

Veten tënde

More me vete.

Gjeta shume trishtim te natyrshem:

 Trishtim

Pa ty, jam hiç i hiçit të zi,

Oh,

pa ty!

Gjeta shume revolte te natyrshme. Veçoj poezine per mergimin, nuk ka mergimtar, te çdo kombi apo epoke qe nuk i flet hapur nje dite vendit te vet se perse e flaku ne dhe te huaj:

S’KA SHTRAT PËR MUA NË ATDHEUN TIM

Shumë të desha, edhe të dua

O mëmë, e bukura Shqipëri,

Ti s’më deshe, asnjëherë mua

Më trete, më trete në internim.

Që fëmijë për ty punova,

Fushat ti mbolla me grurë,

Kanale të thella të hapa,

që ty, mos të të mbyste ujë.

 

Myzeqenë ta zbukurova,

Ta qëndisa oh me blerim,

Të tëra shërbimet ti bëra,

Tamam, si një bijë e mirë.

 

Po ti mëmë e mirë, ç’ bëre për bijën,

Në fund  më flake në mërgim,

Dhe dua të vij mikeshë një natë,

S’ka shtrat për mua, në atdheun tim.

 

Dhe se fundi  vjershen “Sikur”:

Sikur pikat e lotit tim

Gjerdane te qene stisur

Te gjitha grate e botës

Me to do kish stolisur

Vasil Çepele përkthyes,Belgjikë.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bajame Hoxhes, Belgjikë, i shkruan, Vasil Çepele përkthyes

Carrie Hooper i shkruan Editorit te DIELLIT

September 30, 2015 by dgreca

Ne Foto: Carrie Hooper në 100 vjetorin e Vatrës, 29 Prill 2012, duke interpretuar Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë/

I dashur Dalip,/

Përshëndetje dhe shpresoj të jeni mirë si dhe unë jam mirë.  Doja të ju lajmëroja se po mësoj rumanisht.  Fillova ta mësoja këtë gjuhë pasi që dëgjova disa mësime për rumanishten në transmetimin në spanjisht të Radio Rumania Internacional.  Po mësoj edhe spanjisht dhe shoku im Timi më inçizon programe radiofonike në atë gjuhë që të mund ta dëgjoj.  Të shtunën më 13 qershor, ndërsa vizitova Tim në Huntsville të Alabamës, dëgjova një mësim për rumanishten në transmetimin spanjisht të Radio Rumania Internacional dhe pastaj i drejtova Tim disa pyetje për atë që e kisha dëgjuar.  Tim mësoi rumanisht pothuaj 40 vite më parë te Columbia University në qytetin e Nju Jorkut me një profesor amerikan me emër Thaddeus Ferguson që kishte jetuar në Rumani për dy vjet.  Tim thotë se ka harruar shumë por mban mend shumë fjalë dhe shumë struktura gramatikore.  Tani Tim më ndihmon ta mësoj rumanisht dhe përdor edhe materiale nga Internet. Çdo javë Tim më inçizon mësimet për rumanishten si në programin spanjisht dhe në programin anglisht të Radio Rumania Internacional dhe ai dhe shoqja ime Debbie kanë inçizuar programin rumanisht të Radio Vatikanit.  Më tej Tim më inçizon pjesë të programit rumanisht të Radio Rumania Internacional.  E çmoj shumë punën e mirë të Timit dhe të Debit.  Gjithashtu gjeta tre libra nga Bibla në rumanisht në brail prodhuar nga Lutheran Braille Workers.
Të premten e kaluar u njoha me profesorin e frëngjishtes tek Elmira College i cili është nga Rumania dhe folëm pak rumanisht.  Më tha se flas mirë.  Të shtunën e kaluar mora kontakt me një rumune që jeton në Cortland, New York, jo larg qytetit tim.  Kemi folur dy herë dhe është grua shumë e dashur.  I shpjegova se flas shqip dhe i thashë se gjuha rumune dhe gjuha shqipe kanë fjalë të përbashkëta, për shembull, fjala vatra.  I shpjegova gjithashtu lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Rumanisë.  I tregova se shumë shqiptarë u mërguan në Rumani në kohën e Perandorisë Osmane dhe punuan atje për çeshtjen e pavarësisë së Shqipërisë.  Përveç kësaj I thashë kësaj gruaje se melodia e himnit kombëtar të Shqipërisë vjen nga një këngë rumune.  Ajo më pyeti se si shkruhet gjuhën shqipe dhe i thashë se shkruhet me germa latine.  Më pyeti nëse shqipja i ngjasohet rusishtes dhe i thashë se jo dhe se është një gjuhë shumë e vjetër dhe e veçantë.  Thashë gjithëçka në rumanisht dhe ajo vlerësoi shpjegimet e mia.  Më vjen mirë të mund të ndërtoj ura midis kulturave nëpërmjet mësimit të gjuhëve.  Kjo është diplomacia e vërtetë.  Ju uroj një ditë sa më të bukur.

Të fala,
Carrie

PS: Sqaroj lexuesit e Diellit, që nuk e njohin Carrie Hooper, se ajo është e dashuruar pas Kombit shqiptar dhe gjuhës së bukur shqipe. Ajo flet, shkruan, këndon, krijon në gjuhëne bukur shqipe si dhe në shumë gjuhë të tjera të Botës, edhe pse është lindur e verbër.

Carrie është intervistuar nga Gazeta Dielli dhe media të tjera në gjuhën shqipe.Me 28 dhe 29 Prill 2012 ajo iu bashkëngjit Vatrës në veprimtaritë e 100 vjetorit të themelimit të Federatës VATRA. Në darkën Gala të 29 Prillit Carrie interpretoi Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë.

Për tu njohur me aktivitetin e saj, po bashkëngjisim artikullin e më poshtëm, marrë nag arkivi i Diellit:

NJE AMBASADORE E SHQIPERISE NE AMERIKE, E PA VLERESUAR NGA SHTETI SHQIPTAR /

CARRIE HOOPER PREZANTOI SHQIPERINË NË QENDRËN SHUMËKULTURORE TË ELMIRA COLLEGE/

/ Nga Dalip Greca/ *

A do të kujtohet ndonjëherë shteti shqiptar me shume ambasadorë e konsuj të akredituar që ta vlerësojë këtë ambasadore vullnetare te Kombit tone?/ •Kush do ta mundësoi plotësimin e dëshirës së Carrie për të vizituar Shqipërinë dhe Kosovën?/ •Do t’i sygjeroja shtetit shqiptar qe te bente nje vleresim per kete artiste, per kete pedagoge, kete mike te perzemert, qe e dashuron popullin shqiptar, e do Kombin tone, e promovon ate kudo, e adhuron gjuhen shqipe. Te gjitha i bene vullnetarisht. Dhe mos harroni, ajo eshte nje e verber, qe ne vend te syve ka vene zemren. Fatmirsisht zemra e saj rreh shqip!/ **** Carrie Hooper. Një emër që flet shumë për Shqipërinë , për Kombin Shqiptar, për Kosovë e Shqipëri.Ajo është një ambasadore e pa akredituar e Kombit tonë. Na ka përfaqësuar, na ka prezantuar denjësisht në Amerikë e Kanada. Na ka prezantuar me muzikën e saj, këngët e bukura shqip. Ishte tragjedia e Kosovës gjatë luftës së Kosovës, ku ajo është takuar me kosovarët që vala e luftës i solli në Amerikë, qe ia shtoi aq shume dashurine per Kombin tone. Ajo është njohëse e nëntë gjuhëve të huaj. Gjuhën shqipe e mësoi vetëm për dy vjet dhe e flet mrekullisht. Si arriti tek gjuha shqipe? Kishte një studente shqiptare nga Tirana në kursin e gjuhes Italiane ne vitin 2008. Pra takimi me studenten nga Tirana, sherbeu si shtyse qe nxiti të mësoi gjuhën shqipe. Gjithcka e ka arritë me punë te jashtzakonshme. Punoi 8 muaj me një metodë anglisht–shqip ne shtepine e saj. Më pas ndoqi një program në Arizona për mësimin e shqipes, ku kishte kurse me tre nivele per mesimin e shqipes. Ajo është e verbër, por drita I buron prej zemre. Është pedagoge e italishtes dhe gjermanishtes ne Kolegj. Gjuha shqipe për Carrie është shumë e bukur, edhe pse duket e vështirë . Apeli i Carrie Hooper është i drejtëpërdrejtë:”Shqiptarë të Amerikës dhe të Kanadasë, mos i lini fëmijët tuaj që të humbin gjuhën e bukur shqipe! Unë vetë do të isha një mësimdhënse e gjuhës shqipe për fëmijët tuaj!” Carrie Hooper është dhe një këngëtare e shkëlqyer e kengeve shqiptare. Ajo e ka konfirmuar këtë në veprimtaritë e shqiptarëve të Amerikës dhe në Kanada. Madje edhe ka kompozuar vetë këngë shqipe. Ka shkruar cikle të tëra me poezi, me shume se 60 poezi ne gjuhen shqipe. Shqiptarët e Amerikës e duartrokitën Carrie Hooper në festë ne 100 vjetorit të Vatrës. Unë nuk shoh, por e ndjej se Flamuri shqiptar është kuq e zi me shqiponjen dy kernare, thote Carrie. Njohuritë e zonjushes Hooper nuk përfundojnë me kaq, ajo njeh historinë e shqiptarëve që nga lashtësia, flet gjatë për Ilirët, për bizantin, per pushtimin turk, për qëndresën e Skënderbeut, për ikjen e shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut ne Itali-arbereshet, për lëvizjet për clirim kombëtar, per Rilindjen Kombetare, për shpalljen e Pavarësisë , për Ismail Qemalin, për Princ Vidin, për Fan Nolin, për Kishën Autoqefale, për Princ Vidin, për Mbretin Zog, për Luftën e Dytë Botërore, për shembullin e shkëlqyer të shqiptarëve që mbrojtën e hebrejve, për regjimin dictatorial komunist, vuajtjet e shqiptarëve në burgjet e tmerrshme të Spacit dhe Burrelit, për kampet e internimit, për Kosovën, për vuajtjet nën Serbi, për luftën për liri me mbështetjen e Amerikës, për Adem Jasharin, për Ibrahim Rugovën, për gjithcka nga historia jonë kombëtare, Carrie Hooper flet skatesisisht. Dhe gjithcka e ka mesuar vete, ne menyre autodidakte. Deshira e Carrie Hooper eshet qe te vizitoje Shqiperine dhe Kosoven. Po ende eshet ne pritje se kush do t’ia plotesoje kete deshire? Ne kohen e Mbreterise Shqiptare ,Konsullatat shqiptare ne Nju Jork dhe Boston, I gjuanin rastet e tilla dhe pasi I gjenin miqte I nisnin ne Shqiperi dhe kur ktheheheshin ne Amerike, ata flisnin publikisht per te mirat e Shqiperise. Po tani? Carrie Hooper ka një repertor të pasur këngësh shqiptare. Ajo i këndon këto këngë nëpër veprimtaritë që organizohen në Amerikë e Kanada, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ajo vetë , madje edhe atje ku mungojnë shqiptarët, ajo u percjell amerikaneve historine e lashte et shqiptareve, gjuhen e bukur shqipe, kenget e bukura shqiptare. I tillë ishte dhe prezantimi që ajo bëri në fund të janarit 2015 në Ermira College. Informacionin e përcjell ky mesazh që Carrie pati mirësinë të ma dërgonte. Ndiqeni, nuk e kam prekur fare tekstin, sic e shkroi ajo. Shiheni sa bukur e shkruan gjuhën shqipe.

***

Një prezantim për Shqipërinë I dashur Dalip, Përshëndetje! Shpresoj të jeni mirë si dhe unë jam mirë. Të enjten më 29 janar dhashë një prezantim për Shqipërinë te Qendra Shumëkulturore te Elmira College. Dy studentë të mi për gjermanisht, një grua tjetër, dhe drejtoresha e Qendrës Shumëkulturore erdhën. Së pari fola për ndodhjen e vendit dhe përshkruajta terrenin e Shqipërisë. Pastaj përmenda fetë kryesore dhe fola për historinë e vendit. Fola për prejardhen ilire të shqiptarëve dhe thashë se qytetërimi shqiptar dhe gjuha shqipe janë më të lashtë se qytetërimet romake dhe greke. Përmenda herein kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe pushtimin pesëshekullorë të Shqipërisë nga Turqia. Më tej përmenda Ismail Qemalin dhe se si ngriti flamurin në Vlorë më 28 nëntor 1912 duke shpallur pavarësioë e Shqipërisë. Përveç kësaj përmenda mbretin Zog, aneksimin e Shqipërisë nga Italia, kohën e egër të komunizmit, dhe tranzicionin në demokraci. Përmenda gjithashtu kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pastaj fola për vetë gjuhën duke shpjeguar shkronjat dhe tingujtë që shqipja ka që nuk gjenden në gjuhën angleze. I luta të pranishmit të përsërisnin përsh¾ndetje si Mirëmëngjes, mirëdita, dhe mirëmbrëma dhe numrat një deri më dhjetë. Një student më pyeti për ushqimin shqiptar dhe një grua më pyeti se si do të shkruhej emri i saj në shqip. Në fund të prezantimit këndova dy këngë duke shoqëruar veten me çifteli: Mora testin dhe Zare trandafile. Pastaj këndova Himnin e Flamurit. Prezantimi im u pranua shumë mirë. Tani po mbyll duke ju uruar gjithë të mirat.Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Të fala

 

Filed Under: Vatra Tagged With: carrie hooper, Editorit te Diellit, i shkruan

NDERIM LUSHI NGA KUKESI I SHKRUAN GAZETES “DIELLI”

June 11, 2015 by dgreca

Une jam Nderim Lushi dhe jetoj ne qytetin e Kukesit, ne veri te Shqiperise.
Kukesi po braktiset cdo dite nga banoret,te cilet po ikin drejt Gjermanise.
Arsyet pse njerezit po ikin vijne nga keq-qeverisja e qeverise Shqipetare e drejtuar nga kryeministri z.Edi Rama.Me te ardhur ne pushtet z.Rama ndermori nje reforme shume te ashper ne lidhje me borxhet e rrymes elektrike, ku shume familje duke qene teper te varfera nuk paguanin rrymen prej vitesh.
Qeveria vendosi qe nese keta njerez nuk paguanin borxhet e akumuluara nder vite, te futeshin ne burg. Keshte qe gjate kesaj reforme jane arrestuar rreth 38 000 (mije) neneshtetas shqipetar per arsye te ketyre borxheve. Nderkohe qindra mijra shqiptare jane detyruar te largohen nga Shqiperia drejt Europes per ti shpetuar burgut dhe kesaj reforme te eger qeveritare.
Por ne Kukes, une Nderim Lushi, dhe shume miq te mi nga muaji shkurt venosem te ngrihemi dhe te mbrojme familjet tona nga keto masa antishqiptare qe qeveria ndermori.
Keshtu qe filluam me nenshkrimin e nje peticioni i cili u nenshkrua nga rreth 2400 banore te Kukesit.
Organizuam dhe 5 protesta masive sensibilizuese dhe paqesore.
Nderkohe gjate protestes se fundit policia e Kukesit degjeneroi ne dhune te ngjashme me paramilitaret serbe dikur ne kohet e Millosheviqit.
Organizatori u terhoq zvarre dhe u kercenua me kobure dhe u rrah keq ne sy te gazetareve.
Nderim Lushi u mbajt rreth 16 dite ne qelite e paraburgimit Kukes,dhe pastaj u la i lire per tu gjykuar i lire.
Nderkohe Prokuroria e Kukesit kerkon qe Nderim Lushi te denohet me 4 vite burg per organizim te paligjshem te protestave. Beteja ligjore vazhdon.
Une Nderim Lushi jam i vendosur te vazhdoj perpara ne kete nisme.Une mendoj qe qeveria jone ka shitur tek bankat e huaja verilindjen e Shqiperise pasi kjo zone ka rezervat me te medha te kromit ne bote.
Nga ju zoterinj kerkoj te na ndihmoni me gjithcka keni mundesi duke bere publike keto fakte dhe duke na mbeshtetur me te gjitha format qe ju keni mundesi dhe deshironi te na mbeshtesni.
Ju jetoni ne emigrim dhe nese keni mundesi dhe lidhje me shoqatat vendase atje,mund ti kontaktoni qe te botojne ne media keto probleme qe hasim ne Shqiperi.Ne besojme shume tek forca e mediave.
Ne kemi ne plan te organizojme protesta shume me te medha jo-politike.
Presim qe te na kontaktoni permes email ose fb.
Nderim lushi
+355686878566
Facebook. Nderim Lushi
Kukes
Albania.
Link te video:



organizatori Nderim Lushi i ftuar ne tv.

Filed Under: Opinion Tagged With: GAZETES DIELLI, i shkruan, NDERIM LUSHI, NGA KUKESI

KUR FAIK KONICA, I NERVOZUAR, I SHKRUANTE ISMAIL BEJ VLORËS

October 30, 2013 by dgreca

Ekselenca e Tij/

Ismail Qemal Beu/

Kryetar i Guvernës Provizore të Vlonës,/

VLONË/

Sado Ju luta Zotërisë s’Uaj të mirni në sy të mirën e Kombit edhe të zeni një udhë tjatër, nukë vutë aspak veshin. Shqipëria u plackit prej kapitalistëve të huaj, ushtarët serbë dhe grekë janë në tokë t’onë, guvernë nuk kemi, populli i hidhëruar bërtet dhe po ndizet përditë më tepër, të gjitha këto jua kam thënë. Edhe dy ditë më parë jua përmenda. Po Zotëria Juaj prapë mbani udhën që nistë. Prita miaft, prita shumë. Është rrezik për vendin të pres më tepër. I shplava duart dhe’ Ju dërgoj demisionin për të mos marrë asnjë hise në fajet t’uaja. Ju bëj të njohur se Shqipëria e Mesme, e mbledhur sot në Kuvend në Durrës, formojë Shkumbinin(më… përtej…) Koha e fjalëve shkoj. (Te plote mund ta lexoni ne Diellin special me shume faqe te 28 nentorit 2013)

Filed Under: Histori Tagged With: Faik Konica, i nervozuar, i shkruan, ismail Bej Vlores

KRYETARI I VATRES I SHKRUAN FAMILJES SE AZEM HAJDARIT

September 12, 2013 by dgreca

 

11 shtator 2013/

Familjes HAJDARI /

E nderuar Familja HAJDARI,/

Ju falënderoj me zemër për nderin që më keni bërë me ftesen të jem në mesin tuaj me rastin e rivarrimit të Azemit, njeriut tuaj të dashur dhe mikut të paharruar të “Vatrës”.

Heroi Azem Hajdari është shëmbulli i luftarit të pa përkulshëm, të cilin historia e jonë do t’a vlerësojë dhe breznitë e reja do t’a kujtojnë me mirënjohje, si Prijsin e Dhetorit që nuk bëri kompromis me korrektësinë politike, por i ndejti besnik deri në vdekje idealit të lartë të Lirisë dhe Demokracisë!

Me keqardhje të thellë për pamundësinë të jem pranë, marr pjesë shpirtërisht me ju, në dhimbën dhe krenarinë e kësaj dite.

Me nderime dhe me urimin GËZIME MBAS SODIT!

Dr. Gjon Buçaj,                                                                                                           Kryetar i “Vatrës”

 

Filed Under: Featured Tagged With: Azem Hjadari, Familjes, i shkruan, Kryetari Gjon Bucaj

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 12 QERSHOR, 1987 – THIRRJA NË BERLIN E PRESIDENTIT RONALD REAGAN: “Zoti Gorbachov, shëmbe këtë mur”
  • Kosova e  lirë nga 12 Qershori 1999, me NATO-n…
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme” Monografi e autorëve Prof. Hamit Boriçi dhe Dr. Jolanda Lila
  • Kuvendi i Kosovës, perpetuum mobile e seancave pa kufi
  • Lidhja e Prizrenit, thirrje për bashkim edhe në ditët e sotme
  • Propaganda serbe kundër UÇK-së
  • BREZAT E RINJ SHQIPTARË DHE ARSIMIMI  NË AMERIKË
  • Kur kryeministri Pandeli Evangjeli i dha nënshtetësinë shqiptare Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij gjermane
  • Book Event Massacres in Kosovo 1998-1999 by Shkelzen Gashi marks the 26th Anniversary of Kosova’s Liberation Day and Sparks a Debate
  • HOMAZH NDERIMI PËR NJË BIR TË MADH TË KOSOVËS – DR. BUJAR BUKOSHIN
  • 12 qershori 1999 dhe 12 qershori i vitit 2025
  • NYPD Honors Albanian-American Police Officer for Heroism
  • 26 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS, VATRA TELEGRAM URIMI
  • SHUMË PYETJE TË VËSHTIRA PËR TË DJESHMEN, TË SOTMEN DHE TË NESËRMEN E SHQIPËRISË
  • METODA DHE STILI SHKENCOR I ILIR IKONOMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT