• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një shtatore për Ali Asllanin

September 7, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Ali Asllani,poeti,diplomati dhe pushteti,kryetari i bashkisë së Vlorës sot përkujtohet nga vepra letrare .Përvec kësaj ,një bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani është vendosur në një shkollë të mesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë.Ali Aslllani qëndron 10 km larg vendlindjes së tij,fshatit Vajzë ku lindi i ati.Shkolla emërtohet :Shkolla e mesme:”Ali Asllani”Kotë.
2.
Skulptorit vlonjat Zeqir Alizoti kishte kohë që ndër mend i kishte shkuar për të gdhendur shtatoren e një poeti lirik dhe pushtetari të qytetit të Flamurit, sic ishte Ali Asllani.Në eskpozitën efundit saskulptori me origjinë nga Camëria ka sjell edhe një shtatore të poetit lirik dhe pushtetari.Punimi paraqet poetin në këmbë në dorë ka kapelen dhe në tjetrën një bllok sic duket duhet të jet ai,ku shkruante lirikat e tij.Shprehje më të bukur se në poemën e tij për Vlorën nuk besoj se gjendet:
-Gjezdisa Europën,gjezdisa Azinë
-Gjer tek molla e kuqe,vajta gjer në Kinë
-E me re te bardha,dhashë edhe mora,
-Hazinera gjeja,kur më hante dora,
-E me re të bardha,mora dhe dhashë
-Porsi Vlorën time,një qytet nuk pash…
Skulptori Z.Alizoti ka parashikuar edhe shehsin ku mund të vendoset shtatorja e poetit që është lulishtja e vogël te vendi Kali i Trojës .Në të vërtët ,përvec këtij propozimi duhet menduar se sheshi më i përshtatashëm nëse nuk vendosen para bashkisë së Vlorë të gjithë ishkryetarët e bashkisë të të gjithë kohërave,mund të jetë lulishtja e shkrimtarëve në Skelë,ku gjënden edhe pllakata simbolike.
Kush do ta realizoj kete project.Myrteza Mara qe perfaqeson edhe grupin e kulturës të bashkisë Vlorë shprehet se do ti propozohet bashkisë për financimin e këtij projekti,në mos Ministria e kulturës.Puna e parë u krye në mënyrë mjeshtërore nga skulptori tani mbetet financimi i këtij projekti.
Pjese nga nje studim per liriken e Ali Asllanit
Nga Gezim Llojdia
Ka tashme një vend ne historinë e letërsisë shqipe si njeri prej personaliteteve më të shquar të poezisë sonë ,poeti Ali Asllani.Poezia e tij pati një komunikim jo te zakonshëm me lexuesin dhe mendim kritik te kohës,duke sjellë ndjeshmëri dhe perceptim të ri. Shprehet pedagogu Shkëlqim Zotaj në librin “Tipologjia e lirikës së Ali Asllanit”,sprovë letrare. Dhe më teje ky studiues shprehet se Asllani erdhi si poeti i veçantë,që i bashkohet rrjedhës së përgjithshme,poezisë vërtetë të kohës,kur ende shkruanin Çajupi,Mjedia,Fishata,Asdreni,Noli,kur sapo kishin nisur fillesat Koliqi Haxhiademi,Lasgushi dhe poet të tjerë.
Në një pjesë të saj kjo poezi vazhdoi në gjurmët e letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare. Vecantësia e Ali Asllanit është se këtë motiv e ka të drejtpërdrejtë,duke u bërë zëri i kudondodhur i ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë,të cilat nëpërmjet një përjetimi personal,tronditën ndërgjegjen e tij artistike. Studiuesi shprehet se i përpirë i tëri në fatet e Shqipërisë,ai përjetoi fushëngjarjen historike shqiptare si poet dhe patriot,përjetim që do ti jepte vetë poezisë së tij tipare strukturore dhe stilistike origjinale. Madje Mitrush Kuleti është shprehur se “Zoti Asllan nuk u largua prej çapit të muzës..kur në rrethet e gjakosura të së zezës Vlorë,po kurdisnin avazet e dhembshura të dhimbjeve tonë…ku këngën e lotëve e bëri këngë të lavdisë…
Ali Asllani te mrekullon ne atë radhitje fjalësh,figurash e strofash që vazhdon magjepsjen me rinin e përhershme të vargut,me finesën estetike e sensualitetin e thellë.Intuita e tij poetike i kapërcen kufijtë e një përpunimi të zakonshëm të ligjërimit artistik,ku shfaqet shfaqet një harmonizim i rrallë për tingëllimin kuptimor,i ngritur mbi themelet e atij leksikor e fonetik.Duke studiuar tiparet e figuracionit të poezisë së Ali Asllanit,sidomos tipologjinë e figurës autori i këtij libri shprehet se Ai hyri në thellësinë e labirinteve të gjuhës,duke nxjerr në dritë muzikalitetin e ëmbëlsinë e vargut.Me një dorë prej qilimtari endi në tezgjahun e Labërisë duke thurur e bashkuar harmoninë e tingujve,ekspresivitetin e fjalës e vargut,të strofave,e të krejt poezive të veta.Ali Asllani lindi dhe jetoi me poezinë,atë poezi plotë dritë e hije,plot kontraste e antiteza .Kontrastet dhe krahasimet zbulojnë kulmet ideore,që lexuesi të shikojë përmes dritares së mendjes atë forcë që:sikur një gur stërrall/në gji zjarrin e ka ngjall/qoftë në lum e qoft në det/zjarr i tija nuk humbet!Ky është vargu i tij,me rrezatim drithëronjës që ,sa të bën për vete,aq edhe të degdis tutje,atje ku përqafohet me jetën,puthet me pëllumbeshën,shullëhet me guguftunë…nusëron me stil të vjetër,po të ndjek me zjarr të ri”,duke u stacionuar në gjirin e poezisë popullore të ngritur mbi themelet e vendlindjes .Këtu morri nektarin e poezisë,përthithi e beri të vetin mençurin e vargëzimit,ndjeshmërinë e mendimit poetik,psikologjinë,si dhe reflekset e botës shpirtërore,të shfaqura në një sintezë të thellë të urtësisë dhe filozofisë popullore,e kështu duke krijuar atë që Ali Asllani e quan :Poezi e një poeti,jo,jo këng ‘eterniteti…..
Duke përvijuar analizën e tipologjisë së figurës autori shprehet se vargjet e poezisë së tij këngëzojnë në polifoninë e këngës,buruar nga notat e “pentagramit lab”,ku përfitojnë shpërthimet emocionale,me rrëmbimet e dallgëzimet me shkallëzimin e variantit melodik me magjinë e fjalës dhe tingëllimin e harmonive .Brenda kësaj shumësie shprehet autori i librit jeton ai lirizëm,që i jep hapësira të gjera vargut dhe botës shpirtërore,ku imazhi poetik shtrihet në hapësirat e vizioneve të pafundme duke u shpalosur para syve tanë bukuri të rralla poetike,që të ngelen në kujtesë dhe kjo ndodh sepse ai pasi ka qimtuar përjetimet individuale,zbulon botën shpirtërore që natyrshëm sjellë atë gjuhë dhe stilistikë të freskët .Autori i këtij libri studimor për lirikën e poetit lab Ali Asllani është ndalur edhe te figurat tingullore dhe bota semantike,Një kapitull më vete zotëron zbulesa origjinale në përdorimin e figurave të fjalës,ku në muzën poetike të Ali Asllanit gëlojnë edhe figurat e fjalës ku patjetër vendin kryesor e zë metafora e cila ndërlidh raportet e mundshme jetësore me ndenja,të cilat përcjellin zbulime të vërteta të kuptimeve të befasishme. Autori i i këtij libri për tipologjinë e lirikës së poetit Asllani shprehet se këto metafora të fuqishme na shkaktojnë tronditje të situatave të befta,përshtypje të jashtëzakonshme të njeriut që përjeton gëzim e ndien dhimbje.Ato ngelen sajesa të veçanta të krijuesit të veçantë,ku fjala “rrufe” ndryshon domethënien themelore,duke u kthyer në një “pëllumbeshë”,që fluturon lehtë-lehtë”si një valë në sup të erës e duke hyrë në :gji të gjembit”,atje ku këndon një dallëndyshe”.Një kapitull më vete zë edhe tiparet e figurave të mendimit ku shfaqet një punë e studiuar dhe kualifikonjëse duke zbërthyer të gjitha linjat.’Hanko Halla është parë në kontekstin shoqëror,por edhe inter komunikimi midis Hanko Hallës dhe poezive të tjera të shkruara sipas modelit të saj. Një kapitull tepër interesant është poezia e Ali Asllanit si pjesë e relievit etnopsikologjik dhe etnogjuhësor të Labërisë. ku lidhjet Ali Asllan dhe vetë poezisë janë një bashkëjetesë që formëson atë qenie të vetme të artit të fjalës,prej së cilës poeti ka kohë i larguar në hapësirën e pavdekësisë,kurse vepra e tij poetike vjen në atë përtëritje,duke ringjallur e rilexuar prej atyre që dinë të shijojnë tingujt magjeps të kësaj gjuhe e cila e brumëzuar me tablo tipike të profileve të Labërisë,ku vetë mushti i kësaj poezie tretet në palcën dhe në eshtrat e vendlindjes duke depërtuar në rrënjët e geneve dhe në plazmën e etnitetit kombëtar. E shkruar me një gjuhë të pasur,tepër konciz dhe mjeshtëror autori ka sjellë një sprovë të spikatur letrare për lirikën e njërit prej poetëve më të mirë jugor.
Ali Asllani u lind në vjeshtën e tretë 1882 në fshatin Vajzë. Vijoi shkollën “Ruzhdie” në lagjen Muradie. Ndoqi gjimnazin “Zosimea’ të Janinës. Në 1902 mërgon në Stamboll ku kryen regjistrimin në fakultetin e Mjekësisë,por i ndërpreu studimet pasi humbi dëshira nga operacionet dhe plagët e të sëmurëve.
1903—06 fiton konkursin në Mylqie,Instituti i larte i Shkencave Politike-Shoqërore në Stamboll.1908 nënprefekt i Delvinës. 1909Ndihmës sekretar për doganat.1 912 paraqitet në Selinë e Qeverisë së Vlorës ku ngarkohet me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Guvernës.1914,nënprefekt në Fier.1915-sekretar i përgjithshëm i administratës së Vlorës.1920 bashkëpunon me Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare. Arrestohet nga pushtuesi e internohet në ishullin e Sazanit.
1922,sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë.
1925 pushohet nga puna si fanolist.1
1929 sekretar i parë Ambasadës shqiptare në Sofie.1934 Kryetar i bashkisë së Vlorës.1939Anëtar i këshillit të shtetit.
1945 një ndër themeluesit e LSHA .
Shuhet çuditërisht në 20 dhjetor 1966.
2003-Qytetar nderi i Vlorës”.
2004-gjimnazi i qytezës Kotë merr emrin e tij.
2005-Nder i qarkut Vlorë.
2005 Dekorohet nga Presidenca me medaljen e mirënjohjes.
Dekorohet me urdherin: Nderi i kombit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gezim Llojdia, nje shtatore, për Ali Asllanin

SARAJET E KELCYRAJVE

August 30, 2016 by dgreca

2 Sarajet e KelcyrajveNGA GEZIM LLOJDIA/
 Në te majtë të rrugës, që shkon në Përmet ose në të kundërt .Nga dalje të këtij  qyteti të  vogël Këlcyrë,syri të sheh në shpatin e malit sarajet e Këlcyrajve, mbuluar me velin e misterit. Mbetur  në shpat mes ardhjes dhe ikjes,shtyré dhe tërhequr njëkohësisht,motivet  krye ngrejné. Historia e këtyre ndërtesave sipas E.bej Vlorës është njohur, riformésohet çdo fillim dhe fund,çdo rrugé té çon drejtimit té ri. Më 1914 u dogjën. Flakët dhe zjarri i përpiu sikurse shumë ngrehina shqiptare në jug. C’praj asaj kohe pjesë muresh të rrezuara mbeten aty dhe gjenden në shpatullën e malit .Ndërsa godinat u përvëluan nga flaka në vitin 1914, në 29 shtator 1963 në varrezat Acatolico di Testaccio,mbulohej në dhe të huaj trupi i Ali Këlcyrës.
2.
 Një vit pas djegies diku mes vitit 1915 ushtria italiane ka filmuar edhe ngrehinat ne grykën e Këlcyrës.3 foto të sarajeve ,ndërtesa të mëdha të Këlcyrajve, Data:1915-1918.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Sarajet e Kelcyrajve

SKULPTURA, FORMË E BUKUR E HAPËSIRËS

August 28, 2016 by dgreca

PERSE PER ZEQIR ALIZOTIN -SKULPTURA ESHTE FORMË E BUKUR E HAPËSIRËS/
Gëzim Llojdia/
Në Kuç të Vlorës kam parë një skulpturë, që jam befasuar. Ishte trimi Zenel Gjoleka në Shurrë të Kuçe/ me fustan mbi gju hajdutçe.. Kur pyeta vendasit këtë vjeshtë,:”Dora e kujt krijuesi është kjo vepër?Rëndë, rëndë  lebrit mu përgjigjën:E Zeqirit të Çamërisë. Mirëpo po të gjezdisësh në qytetin e Flamurit do të ndeshësh në veprat e këtij krijuesi. Në pallatin e Sportit që gjendet diku aty nga Skela e Vlorës vëmendjen tënde mund ta tërheq ky basoreliev që i përket si kohë vitit’ 76.Edhe basorelievi tjetër i punuar tek stacioni i trenit që i përket vitit 1985 është pjesë dhe vepër  e duarve të këtij krijuesi dhe sërish në Skelë përpara godinës së universitetit. Shtatorja e plakut I.Qemali në hollin e teatrit të qytetit busti i Petro Markos me të gjitha tiparet e tij. Këto të gjitha mund të quhen ekspozitë në natyrën e këtij qyteti. Ndërsa në studion  e tij në një prej lagjeve në lindje të qytetit,ka befasira të reja. Skluptura të arrira të punuar me kujdes dhe finesë,që shprehin vepra arti të mirëfillta. Guri i kthyer në vepra arti,që flet vet,ka aty që nga nudo deri tek portrete e vajzave,ndërsa nudot jo për zhveshjen e femrës por për bukurin që mpiksje brenda ,vajza nudo që flinte pështetur përmbi gjunjë,e pafajshme sa vetë bukuria e saj e pastër si kristali,dukej se shprehte fjalët:”Mos e zgjoni,lëreni në pafajësinë e saj”.Malësori me lahutë ishte tipik banor i atyre viseve,kurse portrete vajzërore janë forma aktuale të përditshmërisë tonë. Alizoti është një krijues me tepër dinamizëm.Ai e merr gurin apo allcin e përpunon brenda parametrave që ja jep arti dhe sigurisht me duart e tij e bënë të flas,të eci të meditoj,të jetoj.Ë shtë një ndër krijuesit e pakët, që i kanë mbetur këtij qyteti në këtë gjini që punon pa u lodhur ditën,natën dhe nuk trembet se arti i tij do të humbas një ditë.Ska gjasa ,që kjo të ndodh,sepse a mund të ikën dhe të zhduken njerëzia e kësaj bote,kështu fare dhe papritur?
Mirëpo si i sintetizon punën  e tij krijuesi Z.Alizoti?
“ Z.Alizoti… Skulptura, para se gjithash është një formë e bukur ne hapësire, Artisti me mjeshtëri dhe kulturë e ndërton atë me një ritëm personal. Ndjeshmen i jep asaj jete dhe plasticitet, potenca e fortës i jep force depërtuese tek vizitori
Vepra monumentale dhe ekspozita vetjake te autorit
1-Basorelievet ne pallatin e sportit ne Vlorë (1976, se bashku me K.B.)
2-Basoreliev ne stacionin e trenit ne Vlorë ( 1985, se bashku me P H.)
3-Ekspozite personale ne Vlore, 19904-Pjesëmarrje ne Bienalen ndërkombëtare ne gurin Lecez (1998)
5-Ekspozite personale ne Bordo, France (1999) 
6-Grupi skulpturor “Borbardha dhe 7 xhuxhët” ne kompleksin turistik Llogora Vlorë viti (2002) 7-Shtatorja e “Marigo Posios” ne qytetin e Vlorës viti (2002)
8-Monumenti “Zenel Gjolekes “ne Kuç te Vlorës viti (2003)
9-Shtatorja e “Ismail Qemalit” para Universitetit me të njëjtin emër viti (2003)
 
Skulptori :Z.Alizoti
Erdhi në këtë jetën tonë ne qytetin Vlorës me 13.04.1950. Kreu mësimet ne Liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane (1966-1970), përfundoi studimet e larta ne Akademinë e Arteve, dega e skulpturës se aplikuar ( 1970-1974). Ka zhvilluar një veprim­tari te gjere krijuese, duke marre pjese ne ekspozitat lokale e kombëtare te arteve, si dhe ne vende te ndryshme te Evropës. Shume vepra te këtij autori me karakter monu­mental janë vendosur ne fasadat e objekteve social kulturore te Vlorës dhe ne Galeria;e Kombëtare te Artit ne Tirane. Ka çelur ekspozita ne Itali, France, Greqi, etj. Punimet e tij janë te realizuara ne tekniken e qeramikës, bronzit dhe gurit. Ka patur vlerësime te shumta nga mendimi kritik e artistik brenda e jashtë vendit.

Filed Under: Kulture Tagged With: bukuria, Gezim Llojdia, Skulptura, Zeqir Alizoti

NE SHTEPINE E PATRIOT ZAHIM BRAHIMI NE KATUNDISHT

August 24, 2016 by dgreca

 SEJFULLA MALËSHOVA:Ai ka qënë legjendë e luftës së parë/
1 shtepia sejfulla mal
 NGA GEZIM LLOJDIA/
 Vdekja shurdhon,pra u shkurton jetët.Mirëpo me Zaim Brahimin ndodhi ndryshe.Zaimi nuk vdiq.Emri i Zaimit është prezent sot.Kurse të tjerat,ata të zakonshmit janë harrur që kurrë,kurse atdhetarët,me një fjalë shqiptarët e mirë vdekja nuk i shurdhon dot,nuk i rrëzon dot në ftohtësin e saj.Zaim Brahimi ende nuk ka një monument,por akti i tij është një monument i gjallë shqiptarie.
Zaim Brahimi,shkonte në ftohtësirën e baltës,në thellësi të saj,90 vite më parë kurr rrëzoi sytë në  Drizar të Mallakastrës,kur shpirti u shkëput ishte vetëm 36 vjeç dhe vdekja  nuk i erdhi nga natyra,por u rrëzua nga plumbat e shovenëve,gjurmët e të cilave dy bira kishin hapur në shpatullën e djathtë.Dëshmi e kësaj thënie mbeti,ç’varrimi   këtë vjeshtë në Drizar, u rrëmua në varrezën e skalitur me gurë,brenda qivurit ku eshtrat e tij të patretura mbanin ende gjurmën e plumbave të shovenëve në shpatullë.Gjurmën e tyre,koha nuk e fsheu tërësisht ndonëse përsipër mbante një kapicë me dhe drizarasi.Përkundrejt sakrificës së tij në mbrojtje të tërësisë teritoriale shqiptare në 1914,rregjimi i komunistëve e hoqi nga defteri më e pakta gjë,që bëri ishte ti humbte gjurmët,duke i errësuar kontributin e tij në rilindje si luftëtar i saj.Por ndonëse Zaimi bënte gjumin e përhershëm të qefinit,dy birra shenja plumbi,që e rrëzuan definitivisht,u panë në ç’varrimin e tij ishin shenja të gjurmave të kohës,ishin gjurmë të lexueshme ,që askush dot nuk i fsheh më,ato dy plumba ndonëse për 90 vjet i mbylli qefini dhe varri i pagjetur dot nga familjarët.E gjithë kjo harresë përbënte mosnjohje .Regjistruar si shtresë e pasur.Kurse i ati Muharremi ishte me influencë të madhe në Dëshnicë.
Kështu Zaim Muharrem Brahimin e vendosën në një qivur në një kodër të Drizarit.Kjo përbënte një amanet.Pak orë përpara frymës së fundit,Zaimi i kishte kërkuar bashkëluftëtarit drizaras,Sako Dervish Ymerit,ta vendosinin varroshin në kodër.Domethënia ishte e lexueshme.Djali i tij i vetëm Zeneli i ardhur nga martesa me Xhevrinë,kur të ngjitej në Trebeshinë,duke shpurë bagëtit ta shikonte varroshin e bardhë.Kur të rritej ta rikthente në Dëshnicë,në Katundishtë ,rrëzë Trebeshinës.Në të vërtetë,ai mbeti aty i kallur nën dheun e ftohtë poshtë gurëve të rëndë,po nën shoqërimin e bashkëluftëtarit të tij  Sako Ymerit nga Drizari.
 PËRCJELLLJA E EMRIT
 Një grusht diell në mesqershorin e kohës 1878,mori Zaim Brahimi  në Katundisht të Përmetit,në ardhjen e tij.Ishte i njëjti diell,që në kohën,qershor 1878 ndriçoi Prizërenin shqiptar,ndërkohë që ndriçuesit,i kishin vendosur emrin përpjekjeve të tyre” Rilindja shqiptare” ,që fare mirë mund të lexohej :”Përndritja e bukur shqiptare”.Rilindasit kërkonin hapësira me kohë të kthjelluara për shqiptarët.Prej këtij hiri të këtij dielli  qershori ishte edhe lajmërimi në ardhje i Zaimit në Katundishtë.Një rastësi nga më befasueset,por që edhe emri i tij i atribohet Lidhjes së Prizërenit.Ekzistojnë dëshmi,të zbardhura në ditarin e të birit të Zaimit,Zenelit që saktësojnë arsyet e këtij emri duke e lidhur atë me emrin e Abdyl Frashërit,frashëlliut të lindur në këtë trevë në Frashër,që gjëndej nën syrin vëzhgues të Kokojkës.Në ditar,shqyrtohet thënia nizam.Muharrem Brahimi i ati i Zaimit,ka thirrur të vëllan Xhelon,njomcaku ardhur kishte në këtë jetë në ato ditë rilindase shqiptare.Muharremi e ka pyetur,ç’emër do ti vihej djalit?Që djali e ka emrin se është nizam i parë i Abdyl bej Frashërit,prandaj le të quhet Zaim,nga fjala nizam.
 1913
Bie qeveria e Ismail Qemalit.Ujqëri tinzare kjo fqinjëse e pabesë.Trojet tonë nën episode dhune.Coptimi ishte synimi.Muza e Z.Brahimit ngrihet lartë.Ajo njëkosishtë është dëshmi e gjallë e historisë tragjike. :”U grinë,u grinë superfuqitë/U lëshuan drejt Shqipërisë/Zunë dhe vunë kufijtë/Ja prenë krahët Shqipërisë/Ah o baba Tomorr po je/Ngrehu dhe dil në Trebeshinë/Shiko Kosovën dhe Camërinë/Të jesh shehit edhe tinë/Që një ditë ajo do vijë/Prapë me krahë të përtërirë/Do të fluturojë mbi Shqipërinë/Dhe do të rrojë si zonjë e mirë.”
SHQYRTIME
Në të vërtet,kjo nuk është poezi,por është muza dëshpëruese e një atdhetari,që i djeg xhani,coptimi i kufijëve.Prerja,kirurgjia e tyre sot ende dhëmbë,dhe kullon gjak.Ai thotë ja prenë krahët Shqipërisë.I lanë jashtë saj trojet shqiptare.Kosova,ku gjëndej Prizëreni.Patëriotët në ditën kur lindi Zaimi u mblodhën në Prizëren me të vetmen arsye.Jo sepse Prizëreni ishte një qytet i madh ,por në rastë se do të mblidheshin në Frashër,kirurgjia e ujqërisë do të zbriste tejposhtë Shqipërisë.I prenë Camërinë,lulen e e bukur.Thirrja e Z.Brahimit:Ah o Baba Tomorr ,po je ngrehu e dilë nëTrebeshinë..,përmbanë lutjen e një bektashiu të mirë që kërkon nga mali i bekuar  siç e ka përmendur Naimi,Tomorr o mal i bekuar….pra dil e shiko mënxyrën, që ka rënë tek shqiptarët.Po u presin kufijt,po u marrin tokat.Pra ai thotë, që edhe ti mal i shqiptarëve të jesh dëshmitarë në këtë kirurgji të llahtarshme,ku prerja dhe rrëmbimi bëhej nga fqinjësia e saj,që ka  pjellur jo pak luftëra,në këtë bashkëjetesë të gjatë dhe të përhershme.
 VRASJA
 Shovenët,i prinë,copëtimit me urën e zjarrit në dorë.21 qershor 1914.Ura ra mbi Katundishtë.Fshatarët me dhimbje u deportuan në ullishtet e Vlorës dhe në Mallakastër.Burrat e fshatit nxorën armët.Dëshmitë e bashkohësve hedhin dritë se burrat e fshatrave,kur morrën lajmin se greku po vinte me urë zjarri,shpejtuan të zënë pozicione.
 
 RRËFEJNË BASHKËLUFTËTARËT
 -Rrëfime origjinale të mbledhura në ditarin e të birit-
 1-ZENEL VELIKUA
Zenel Veliku thotë:Kur u nisëm për në Kiçok dhe do të shkonim rrëzës së malit Trebeshinë,në vendin e quajtur “Haus”,Zaimi dëgjoi një zë fëmije.Zbriti nga kali e gjeti fëmijën të lidhur me shpërgënjë e morri në preher hipur mbi kalë dhe vazhduam rrugën tutje Potgoram, Carrogunjë, Ball,Psar,Mazhar,arritëm në qafë të KiçokutAtje takuam disa gra të ngarkuar me thasë bereqet dhe me djepe fëmijësh.Qëndroni,u foli Zaimi,do t’ju jap këtë fëmijë ta rritni e ta mbani mirë.Ku ta shpiem,iu përgjigjën ata të shkretat.Ne na janë tharrë gjirret or zotëri. Merreni,merreni,zonjat e mira.rriteni me qumështë dhie ja u kam bërë amanet,kur të kthehem nga lufta do të ma ktheni,përsëri.Zaimi u morri adresat i shënoi në një defter se ai qe i shkolluar dhe u nisëm për në istikam.
 2-METE BËNJA
Mësuesi Mete Fekollari Bënja,shkruan në 1924.
Mblidhen burrat e jugut dhe bëjnë thirrje për vetmbrojtje.Krijohen çetat vetëmbrojtëse të jugut.Thirrja ishte:”Ngrihuni,ngrihuni burrat e fshatit,ngrihuni se po na vjen dushmani.Mbroni gra dhe fëmijë,mbroni nderin e shqiptarit.Kështu bënë burrat e fshatit Zaim Muharrem Brahimaj,Beqo Memo,Zenel Veliku…
Muarrëm kuajtë me shalë,me dyfekë e jataganë,zumë pozicione me rradhë nga Këlcyra në Ballshë.Ikën gra dhe fëmijtë në Kiçok,atje qëndruan.
Në Kiçok ndal i thanë/ti dushamn,ti gjeç belanë/i dogje fshatrat me rradhë/në Ballabanë më të dalë/ në mullinjë e xhungre qëndruanë/zunë pozicione djemtë tanë/Zaimi mori një plagë/e mori shoku,që kishte pranë/dhe e çojë në Drizar./Rrojti një ditë e një natë/në të nesërmen e dha xhanë/U mblodhën burrat me rradhë/ Mallakastër, Përmet, Gjirokastër/e varrosën në kodër mbi fshanë/E rrethuan me murë të lartë/e ruante miku i babait/që të mos hynin sa ujqrit as çakajt…………….
Një shkrim tjetër i gjetur në kujtimet e mësuesit Mete Bënja.
U mblodh parësia e fshatit sene 14,Hasan Mërkuri,Xhafer Xheli,Tahir Mucenji,Muharrem Emini,Zenel Velikua,Beqo Shema.Bëhej fjalë për të zgjedhur Zaimin.”Ti Zaim të jeshë i parë se ke bërë shkollë për zabit të drejtosh djemtë tanë,të mbrosh Dëshnicën dhe fshanë,se flaka kishte filluar fshatrat me rradhë..Xhafer Xheli foli”Rrofsh mor nipçe më kë nderuar na jep Zaimin,që të drejtoj djemtë tanë pa u kamë bërë kurban për fshanë,puthi Zaimin në ballë,të më nderosh mor djalë të shporësh dushmanin…
Zaimi,hipi në kalë,Beqir Zeneli nuk ju nda kaluan matanë.Gjenë një fëmijë, që po qanë.Zbret nga kali merr fëmijën të pështjellur në një boce,hipën përsëri në kalë,kalon fshatrat me rradhë në Kiçok,atje qëndruan,atje gjetën disa gra,shyqyr Zotit që paska fat ky fëmij .U drejtohet:U lutem o zonja të mira,merreni këtë femijë,rriteni e mbaheni mirë.Ku ta shpiem ,or zotëri ne jemi me lot në sy,ne na janë tharrë gjirret,ku ta shpiem këtë fakirë.u përgjigjën ato.”Merreni,zonjat e mira, u foli Zaimi,rriteni me qumshtë dhije,nuk po ua jap për fare kur të kthehem nga lufta do të ma ktheni përsëri.Lutem zonja ,më thoni kujt fisi jeni.Zaimi nxori defterin dhe u mori adresat 1-Zonja Mullaraj,2-zonja Shehaj,3-zonja Nebiaj.Zaimi iku për të mos u kthyer kurrë,nuk e mbarojë dot këtë amanetë….Qershor 1914
Vijojnë kujtimet e mësuesit  Mete Bënja
Në senen 26 nisemi në Drizar.Më qepet i shkreti djalë :”Do vij dhe unë më thotë, të takoj babanë në kodër sipër mbi fshanë.Sako Dervishiu më shikon me habi:”Ore zotëroi,çeke këtë fëmijë.Ai është djalë i tij.Shkuam në shtëpi nxori shënimet :A di shkrim e këndim,që të lexosh shënimet e tij ?Unë jam mësues në Dëshnicë.Morra bllokun e tij të lyer me djersë dhe gjak.Gruaja e Sakos ka thënë:” Të lexosh shkrimet e tij ka qënë në shkollë në Turqi ka qënë me Ismail Qemalin.C’ka shkruar për përmetarët Abdylin,Naimin Samiun.Pika e dobët për Zaimin ishte Hysen Hoxha,për Idriz Gurin shkruan edhe për Sinjën,që i thanë fol,fol ti Zaim se ti di më mirë se je takuar me Ismail Qemalin,unë do të flasë por jo më shumë në Vlorë do ti themë të gjitha kur të vemi krah atij burri që ta bëjë Shqipërinë si nur ashtu siç e kishte menduar vetë ai burrë.Sakua na priu u ngrimë e pamë të shkretin varrë i rrrethuar me gurë të bardhë i stolisur emri i tij  dhe i gdhendur  në një pllakë guri dhe shkruhej:” Zaim Muharrem Brahimaj-Këlcyrë”.E puthëm atë pllakë guri,Zeneli filloi të qajë,unë shkrova: ”Kapedan ngrehu Zaim e tako djalë se ka zënë dhe po qanë e ka marrë malli për babanë…
 3-MUHARREM BRAHIMI
Muharrem Brahimaj,i ati i Zaimit ka rrëfyer:
Në qershor të ’14 me erdhi lajmi se kisha djalin të sëmur në shtëpinë e Sako Dervishit në Drizar.Vajta,gjeta djalin,që po e mbante Sakua.Djali ishte shumë rëndë dhe ishte mbuluar me djersë,që ia fshinte Sakua me peshqirë.Zaimi ngriti kokën dhe më foli:”Mos u mërzit baba,se jam mirë,ngrije kokën baba.I fola:”Të kisha djalin e madh or bir të djemëve.Më kishe dhe më ke,-më tha,me një buzëqeshje ja ku e ke Sakon me namë,që më ka hedhur në kraharuar.Sako i fola,ma jep ta mbajë pak djalin.Kur u  ngrit Saku,qe bërë këmisha me xhak.Sako,i thashë djali qënka vrarë,pse s’ma tregove ?.Sakos ju mbushën sytë me lot dhe buza i dridhej.Zaimi është vrarë në istikam në Kiçok,me grekun,më tha Sakua.Sako,i fola,fshiji ato lotë,se burrat,që bien nuk qahen,por këndohen.Dëgjo Sako,luftë pa djem dhe pa gjak nuk ka.Zaimi ktheu kokën dhe më shikoi,u përlotë,më mori dorën e djathtë,ma puthi dhe më shtërngoi fortë,në këtë kohë dha xhanë.Sakua uluriti fortë.Pusho i thashë,bjena ujë të ngrohtë për ta larë.Kur e zhvesha,pashë në shpatull dy  plagë.Sakua.duke qarë thoshte:Zaim,vëlla amanetet e tua do ti mbaroj unë,do të bëjë ashtu si më ke thënë ti vëlla,për emër  të Zotit dhe do të vijë atje tek ti të ç’mallemi bashkë o Zaim,o vëlla…
4-SAKO DERVISHI
Tregimi Sako Dershit,nga Drizari për Zaimin.
Zaimi,ka qënë luftëtar i zoti dhe shumë trim.Të habiste kur nxirte ato fjalë nga goja.Ishte i shkolluar.
Kur dolëm në qafë të Kiçokut,pamë se ishte mbushur lugina e Dëshinca me tym të zi.Zaimi siç qe hipur në kalë bërtiti fortë:Tym i zi,tym i zi,po digjenshtëpi e katandi,/C’bënë kështu mor i mallkuar,ti je pa shpirtë/C’bënë kështumor jezit/më vure njerëzit në rrezik/Ku vete o bishë e tërbuar/Kiçokun s’kepër ta kaluar/o burra o trima shpejt/të zëmë instikamë/poshtë tek mullinjtë ezhungërve.
I bërtti fshatari i tij Beqo Memua:Zaim ik andej se nuk je mirë.Jo,o Beqo se këtu shikoj mirë.Pozicioni,që zuri Zaimi s’kish njeri,që ta kalonte gjallë.Vendi,që zuri Zaimi ishte në vijën e mullirit.Atje u bë luftë e madhe.Pas disa orësh uji erdhi i gjakosur.Shkuam mbas ujit dhe gjetëm Zaimin të plagosur,brenda në ujë.I morrëm rrobat i shtrydhën dhe kur e pamë se jeta e tij  po rrezikohej e mora,hipa në kalë dhe e çova në shtëpi në Drizar.Kur u afrova  tek kodra me ullinjë,më tha :Këtu ti Sako do më varrosësh,se këtu u dukërka mali i Trebeshinës,të më bëni qivur dhe të ma lyeni me gëlqere,të më shikoi im bir,që e kam plot 5 vjeç.Kur të dalë në Trebeshinë,kur të kullosë bagëtinë.
Këtu mbyllen dëshmit origjinale të bashkëluftëtarëve të Zaim Brahimit.
Dëshmitë mbeten më së paku edhe kronikë e asaj kohë tepër të rëndë,për trojet shqiptare, që i coptuan armiqtë,e këtij kombi,ndërkaq për mbrojtjen e tyre shqiptarët e mirë,shkurtuan jetët e tyre.
 KËNGË PËR ZAIM BRAHIMIN
 Moj Dëshnicë moj ëngjëllore/Trebeshina të ri roje/Tëndë e qypit kurorë/Kiçoku luftën tregonë/
Kiçoku luftën tregonë/Për Zaim Muharrem folë/Fol moj folë për Zaim/Luftëtarë si vetëtimë.
Nga Kiçoku në Drizar/Trupi me gjak është larë/Nga plaga që kishte marrë/Në luftë me junanë/
Në Drizarë erdhi gjallë/Rrojti një ditë e një natë/Katundishtë vajti mandatë/Nuk ka luftë pa djem,pa gjakë……………..
Dëshmohet se kjo këngë është kënduar në Mallakastër nga vitet 1914-44-ën.
 
 SEJFULLA MALËSHOVA:AI KA QËNË LEGJENDË E LUFTËS SË PARË
 Nipi i Zaim Brahimit,djali i Zenelit sjell një fakt tepër të panjohur deri më sot.Thëniet e Sejfulla Malëshovës,për Zaim Brahimin.
 Rrethanat kur e takova Sejfulla Malëshon ishin të tilla,tregon E’them Brahimi:Punoja në SMT, Përmet. Shkuam në Fier,ku ishte i internuar Sejfulla Malëshova ,isha sëbashku me V.Shuranë.Gjatë kohës ,që tërhoqëm disa matëriale,më pyeti:Po ti mor djalë nga je?Jam nga Katundishta,i thashë.Po i kujt je,pyeti Sejfullai.Jam i Zenel Zaimit.Po me ç’mbiemër je?
Brahimaj,- thashë.Oh,ja bëri dhe më përqafoi.E njoke i tha Vasili.-Posi,ore tha Sejfullai.Gjyshi i këtij është vrarë në 14 në luftën e parë në Kiçok.Ai ka qënë legjendarë i luftës së parë botërore.Zaimi,tha ka shumë vlera të mëdha.Ndërkohë ai e pyeti Vasilin për Malëshovën se ishte vendi i varfër.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, I NE KATUNDISHT, NE SHTEPINE E PATRIOT, ZAHIM BRAHIM

Përse kambanat nuk ranë në prill të 1950

August 19, 2016 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

1.Jeta e Aristidh Rucit

Aristidh Rruci, “mendje e Vlores”,shkruan Etien Dilo në dy botime, që ka lënë pas vdekjes akaksidentale.Emri i Aristidh Rucit eshte i lidhur me perpjekjet per hapjen e shkollave të para shqipe, që nga fundi i shekullit XIX me luften per pavaresi, armatosjen e luftetareve të lirise, me shpalljen e Pavaresise, ngritjen e administrates shqiptare, me Epopene e Vlores, me luften e paprere per nje Shqiperi të  lire, të pavarur, demokratike; shkurt, shpirt nga shpirt i shqiptarizmit….Duke cituar këtë autor. Dy fjalë për :Etien Dilo lindi me 19 shtator 1938 ne Sheper to Zagorise.Shkollen e mesme e kreu në  gjimnazin “Asim Zeneli”,dega Pedagogji ne Gjirokaster (1951-1955),studimet e larta, ne UT,Fakulteti Gjuhe-Letersi(1960-1964). Ka sherbyer si mesues ne rrethin e Fierit, ne drejtim shkollash, mesues ne gjimnazin e Ballshit.Me vendosjen e pluralizmit i udha titulli “Mesues i Merituar” me kete motivacion:”Per kontributin e tij ne edukimin patriotik te nxenesve. per perkushtim dhe pune te palodhur ne detyren fisnike te mesuesit dhe edukatorit”. Ka shkruar disa artiktuj studimore brenda e jashte vendit si dhe eshte autor i disa librave.Ky autor na shtjellon historin e firmëtarit A.Rruci.Lindi ne Sheper të Zagorise, me 11 Mars 1875.  Pasi kreu (mesimet e para)mejtepin ne vendlindje,ndoq rimesimet ne gjimnazin”Zosimea” të Janines. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi ne nje dyqan qe tregtonte lende ndertimi. Me 1899-1904 qendroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit.Pas ketij viti vjen ne Picar të Vlores, ne ciftlikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Ne vitin 1906 e deri ne fund të jetes se tij u vendos ne qytetin e Vlores punoi me tregti.

2.Aktiviteti atdhëtar

Diloa na thotë, se Aristidh Ruci, miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qene inspektor arsimi ne Vlore, ka zhvilluar nje veprimtari të gjere kombetare. Ishte anetar i klubit “Laberia” të Vlores.Më 1908, financoi blerje armesh per cetat patriotike dhe perhapjen e mesimit të gjuhes shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se  në korrik të 1911 ishte anetar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovices, në perkrahje të Memorandumit të Gerces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetare të tjere vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan per organizimin e Levizjes Kombetare. Kishte korrespondence me Cajupin, Jani Vruhon e Sotir Kolen.Në vitn e ngritjes së flamurit në  1912 emri i Aristidh Rucit si perfaqesues iVlores shenohet ne Kuvendin Kombetar të Shpalljes se Pavaresise dhe ngritjen e Flamurit. Në vitet e qeverise së Vlores, zhvilloi një veprimtari të gjere ne mbeshtetje të saj per zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administrates ne Fier, Vlore, Tepelene, Gjirokaster e Delvine.Në vitet 1918-1920 u perfshi në një veprimtari të gjere kombetare, kunder pushtuesve italiane. Ishte anetar i komisionit të organizimit të demonstrates anti-italiane me rastin e 28 Nentorit 1919, tek Xhamia e Tabakeve. Së bashku me atdhetare të tjerë si Osman Haxhiu, Beqir Sulo, Ymer Radhima e Abaz Mezini  i derguan leter Qeverise se Perkohshme të Durresit ku protestuan per qendrimin shtypes të pushtuesve italiane ndaj popullit të Vlores. (AQSh. Fondi. DPB, dosja nr. 48 origjinal). Mori pjese ne luftën e Vlores, 1920, kunder pushtuesve. Ne zjarrin e kesaj lufte, u krijua shoqeria patriotike “Perlindja Kombetare”, ku komisioni ngarkoi Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjere per hartimin e rregullores se saj.(AQSH, fondi 518, dok. nr. 640026). Komiteti”Mbrojtja Kombetare”e ngarkoi per të shoqeruar banden muzikore të Federates “Vatra” dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan ne frontin e luftes. Në  vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen demokratike të vendit, ne federaten “Atdheu” dhe shoqërine “Bashkimi”. Nje rol të vecante lozi ne krahinen e Himares dhe të Gjirokastres. Bashkepunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi, Murat Terbaci, Abaz Mezini, Ibrahim Abdulai dhe Dom Mark Vasa. Ndihmoi kishen Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin.Ne vitet 1921-1939 ka qene edhe anetar i Keshillit Administrativ të Bashkise se Vlores. Krahas tregtis,e qe kishte ne Vlore, ishte edhe sipermarres ne fabriken e duhanit ne Durres. Ne vitin 1937 uz gjodh anetar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare. Ne gazeten”Jeta e re”, me 5 Gusht 1938  sipas të dhënave që ka E.D shkruhet : “Vecanerisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci, i cili eshte nje atdhetar i provuar e nje inteligjence e gjere e Vlores sone…” Ne prill të vitit 1939, se bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkie dhe mjeket Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degen e Kryqit të Kuq per Vloren. Gjate Luftes se Dyte Boterore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali ….” (Muzeu historik i Vlores).

3.Retushim i  dokumentit të Pavarësisë

Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar  akt madhor,ndërsa disponohet ende kopja  e tij.Fotokopje e dokumentit të Shpalljes se Pavaresise Kombetare nga Kuvendi i Vlores me 28 Nentor 1912, qe gjendej ne senduqin e libravet të Aristidh Rucit .Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i rr-se se forte ne r të bute, eshte vecori e të folmes qytetare).Në dokumentin ,që u botua  dhe që njihej në 50 vitet e shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit.

E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante . Ne foto Aristidh Ruci eshte ne të majte, ne rrjeshtin e dyte, fare prane Ismail Oemalit”Me 28 Nentor 1912, pas Shpalljes se Pavaresise, I. Qemali ne shoke dhe populli mbrapa, shkuan ne xhami dhe në kishen kryesore të qytetit të degjonin lutjet fetare, udhehequr nga klerike shqiptare. Edhe ne xhami e kishe u duken të ngrihen dhe të valojne dy Flamure të Shqiperise. Gjithenje sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi, keta të dy flamure u gjenden ne shtepite e Zotrinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore” (Adem Hodo, Rev. “Koha e Jone”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).

Leterkembimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nentorin e 1912-s, Aristidhi i shkruante nga Vlora per ato caste historike, që kalonte vendi, për miqesine me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavaresise, i kishte bere kete verejtje: “Nuk eshte aq entuziaste sic jane Deklaratat e Pavaresise të shteteve të tjera.” Krahasonte Deklaratat e Austrise, Italise, Gregise… dhe i dukej se Deklarates sone i mungonte ajo flake entuziazmi. I. Qemali e kishte bindur se,” dhe ashtu si eshte hartuar, e mire qe; shmangte kundërshtime e pasta ftohje të disave”. Ne leterkembimet qe kane patur, rrihnin të tilla mendime: “Shqiperia i perballoi rreziqet e moteve. U be nje gjysme Shqiperi. Nuk u. be dot Shqiperia e plote. Shqiptari rnbeti shqiptar ne gjak, ne gjuhe, ne zakone e ne vese. Mbetej per t’u forcuar ndjenja konibetare. “Dobiçet e kombit” (shprehije e Volterit kjo), keshtu quanin ata qe s’merakoseshin per fatet e atdheut, ende i ndare e i percare ne fise e krahina.”(Zbardhur nga nje incizmi, bashkebisedim me Q.Dilon, se leterkembimi është djegur së bashku me bibloteken e Ilia Dilo Sheperit).

Nga dokumenta dhe ngjarjet e tjera të rendesishme vecojmë:

“Ne shtatorin e 1914-s Vlore iu shtrua rebeleve, qeverise qe e kryesonte Mustafa Ndroqi.

Burrat e mencur të Vlores, gjykuan se duheshin lejuar të hynin ne qytet. Te veprohej ndryshe, sa gjak shqiptaresh do të derdhej! Një  ditë rebelet do ta linin Vloresn, do të merziteshin. Dhe, pa u mbushur muaji, e lanë.Ne keto pune plot mend e urtesi, peshonte shume fjala e Aristidh Rucit, prandaj mund të degjosh edhe sot nga vlonjate të moshuar: “Burre me të zgjuar Vlora nuk ka patur”. “Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopese të Vlores” (gazeta “Patrioti” me rastin e 80-vjetorit të Pavaresise). Aristidh Rruci qe nje prijes se kishte pasonjes, nuk kerkoi to vihej ndonjehere ne krye, po populli e desh ne krye.

Ishte mik me koke i shume burra të njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte në Vlore e në Gjirokaster! Pjesetar aktiv ne Shpalljen e Pavaresise. Lufta e Vlores serisht e ngriti. “Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda ne Vlore per kryengritjen. Erdhi casti të dilte jashte Vlorës, të bashkohesh me luftetaret, po i kerkuan të qendronte atje, brenda ne qytet, se atje kishte me shume nevoje per te. Sa i respektuar ishte per veprimtarine e tij gjate luftes, po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftes. Nuk pranoi asnje pozite to larte qe iu afrua.

4.Asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.

Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.1950.Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta.Zë fill shtegtimi qiellor. Vec njerezit e tij me dhembje të thelle e pa zë, vajtuan në Sheper.Shtypi i emigracionit politik shkroi:”Vdiq në Vlore, me 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anetar i Koniitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vloren.””E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kerkese e tij,”më coni tek shoket e mij, të denuarit politike.” (Gazeta “Flamuri”, maj 1950).

“Rrucajt, shkruan Jani Dilo, ishin të fjales, të ndershëm dhe burra me të gjithe kuptimin e fjales. Aristidhi nuk kishte shok as ne Vlore, as ne Shqiperi, aq ishte i mencur dhe i urtë. Do to na sherbenin shumë, po t’i kishim deri mbas clirimit të vendit.Vdekja e tyre eshte një dackë e re per fatin tone të keq”(11 maj 1951) . Aristidhi, i ndershem si Aristidhi, “koka”eVlores, mendja…,”Pashai i ortodokseve”. (“Patrioti”, Nr. 21, nentor 1992).

Shfletojme disa letra qëe na ka lene Aristidh Rruci.

Pasi kishte bere dy vjet burg,”paten respekt” e kishin lene të vdiste ne shtepi. Cdo do gje e kishin sekuestruar. Deri tek orendite e shtepise. A,i qe s’e kishte kursyer pasurine e tij per Shqiperi, qe kishte sponsorizuar Kuvendin e Madh të Vlores, qe kishte ushqyer e armatosur luftetaret e lirise, jetonte ditet, qe i kishin mbetur, duke shitur rrobat e trupit,thotë E.Dilo dhe vijon: I deshperuar sa s’tregohet, prane vdekjes, gjen ngushellirn duke u lënë njerëzve qe linte pas, disa fletë të shkruara, letra, kerkesa organeve qeveritare per shkeljet ligjore ëe i beheshin. Ka lene dhembjen, dhembjen krenare, plage qe s’guxon të prekesh. Eshte dhembja e gjalle që flet”nga thellesirat e shpirtit”. Shkelen 50 vjet pune, miqesi, mirësi, përpjekje të paprera për nje atdhe me të mirë. Midis të tjerash, i shkruan keshtu një miku ëe, duket, i kishte kthyer krahet:

“Pesedhjete vjet na ndante vetëm nata, shkelet një punë e ketille!””Kam pasur me se bindje, se dhe pas vdekjes sime do dhe lypset të ishit ju jo vetëm njeri (pa as me të voglin dyshim) qe do të  plotesonit deshirat e mia, po qe me gjalljen time do ngjante kjo qe ngjan, besa as kish shkuar kurren e kurres ne mendje. Dhe, qe të kuptohemi me mire, i drejtoni ju lutem vehtevetes pyetjen qe ju parashtroj dhe, mbasi të rregulloheni me nd rgjegjen tuaj, më pergjigjuni dhe mua, me sa me nalt, une nuk round të bej asnje koment, i rezervoj per kur të piqemi, vetem shenoj se kjo mospefillje (le ta quajme keshtu) më ka hidheruar moralisht deri ne thellesirat e shpirtit, po sa per pikepamje materiale, kjo rregullohet kollaj.”Me tej shkruan: “Jetoj duke shitur rrobat e trupit” … “I jam drejtuar Komitetit Ekzekutiv dhe ministrit të Financave per veprime që  nuk jane as të drejta, as legale dhe pegjigjja qe kjo: “I be gabim qe të liruam edhe nga burgu, andaj e mira jote eshte qe të mos kerkosh të ketilla gjera”.Ky eshte me teper se ankim, renkimi i Burrit të  madh të Vlores që “s’i gjendej shoku”, pak muaj para se to mbyllte syte per jete.

Dokumente historike:

“Mandat dhëne perfaqesuesve të Kazase së Tepelenes nga banore të saj per ne Kuvendin e Vlores”

Tepelene, 28.11.1912

Duke patur parasysh rreziku qe i kercenohet atdheut nga sulmet dhe ne, banorët e ketij qarku, rrokem armet, vrapuam ne mbrojtje të atdheut ku e kerkon nevoja e luftes, u hapen kraharoreve bresherise se plumbave të armikut duke qendruar besnike e duke flijuar jeten, që të siguronim fitoren. Kur ne tregonim nje qendrim të jashtezakonshëm, morem vesh se armiqte pushtuan Shkupin, Manastirin, Selanikun, Prevezen, Mecoven e anët e Camerise. Perballe kesaj gjendjeje kritike të krijuar u vendos të mbahet ne Vlore nje Kongres ne emer të të gjithe shqiptareve per të siguruar nga cdo rrezik atdheun. Ne kete Kongres u derguan delegate si nga qendra e vilajetit, ashtu dhe nga qarqet. U paraqit pra nevoja dhe per ne të zgjidhnim e të dergonim ne ate kongres nga Kazaja jonë tre delegate, dy mysliman dhe nje të krishter dhe si të tille zgjodhem Aristidh Rucin efendine, nga fshati Sheper i Tepelenes tregetar në Vlore, Sheh Maksud efendine nga Tepelena dhe Sari efendine nga fshati Mezhgoranin i Tepelenes, persona të zote, të drejtë e që gezojne besimin e të gjithe neve. Keta delegate vishen me kompetenca absolute nga ana jone dhe do të vendosin në marreveshje me të gjithe delegatet e tjere per cdo gje që i perket shpetimit të atdheut të shenjte. Ky aktmandat u hartua ne tre ekzemplare të vulosura dhe ju dhanë nga një delegateve ne fjale.” (Arkivi Qendror i Shtetit i RSh F. 245/1 D, 2 f. 13 (Origjinali osmanisht. Ne arkivin e familjes Dilo gjendet shqip: Shkrese Perfaqesimi)”Mbledhja e pare e Kuvendit Kombetar të Pergjithshme, 28 nentor 1912 . Kuvendi Kombetar i permbledhur prej delegateve të të gjitha viseve të Shqiperise ketu ne Vlore, u hap sot ne ore 4 pas dreke… Ismail Qemal Beu si niciator i pare i mbledhjes mori fjalen e i tregoi delegateve qellimin e Kuvendit, domethene qe të perpiqen se bashku e të marrin masat e nevojshme per të shpetuar Shqiperine nga rreziku i madh ku ndodhet sot. Si e kerkon rregullorja e zakoni u nis pastaj vertetimi i kartave të delegateve, emrat e të cileve jane keta:

…Nga Vlora: Z. Z. Ismail Qemal Beu, Zyhdi Efendiu, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jan Minga, Eqrem Beu.” (Lef Nosi, “Dokumente Historike”, nr.4, fq.119-1.25, nr.5 fq. 152-157, korrik, 1924, Elbasan)

3 dhjetor 1912.

…Nje telegram nga Tepelena thote Se, meqenese Sheh Maksuti dhe Sami Beu jane të semure…

ne vent të tyre quajmë delegat Z. Myfit Bej Gjirokastrën…. Krytar i Klubit të Janines Z. Z. Kristo Meksin dhe Aristidh Rucin.”

“Mbledhja e pestë,

4 dhjetor 1912….votimi per të zgjedhur keshillonjesit… Aristidh Ruci e Th. Floqi 14 vota”. (Lef. Nosi, e`Dokumente Historike”, 1924,

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aristidh Ruci, Gezim Llojdia, shpirt shqiptarizmi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT