NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Jeta e Aristidh Rucit
Aristidh Rruci, “mendje e Vlores”,shkruan Etien Dilo në dy botime, që ka lënë pas vdekjes akaksidentale.Emri i Aristidh Rucit eshte i lidhur me perpjekjet per hapjen e shkollave të para shqipe, që nga fundi i shekullit XIX me luften per pavaresi, armatosjen e luftetareve të lirise, me shpalljen e Pavaresise, ngritjen e administrates shqiptare, me Epopene e Vlores, me luften e paprere per nje Shqiperi të lire, të pavarur, demokratike; shkurt, shpirt nga shpirt i shqiptarizmit….Duke cituar këtë autor. Dy fjalë për :Etien Dilo lindi me 19 shtator 1938 ne Sheper to Zagorise.Shkollen e mesme e kreu në gjimnazin “Asim Zeneli”,dega Pedagogji ne Gjirokaster (1951-1955),studimet e larta, ne UT,Fakulteti Gjuhe-Letersi(1960-1964). Ka sherbyer si mesues ne rrethin e Fierit, ne drejtim shkollash, mesues ne gjimnazin e Ballshit.Me vendosjen e pluralizmit i udha titulli “Mesues i Merituar” me kete motivacion:”Per kontributin e tij ne edukimin patriotik te nxenesve. per perkushtim dhe pune te palodhur ne detyren fisnike te mesuesit dhe edukatorit”. Ka shkruar disa artiktuj studimore brenda e jashte vendit si dhe eshte autor i disa librave.Ky autor na shtjellon historin e firmëtarit A.Rruci.Lindi ne Sheper të Zagorise, me 11 Mars 1875. Pasi kreu (mesimet e para)mejtepin ne vendlindje,ndoq rimesimet ne gjimnazin”Zosimea” të Janines. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi ne nje dyqan qe tregtonte lende ndertimi. Me 1899-1904 qendroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit.Pas ketij viti vjen ne Picar të Vlores, ne ciftlikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Ne vitin 1906 e deri ne fund të jetes se tij u vendos ne qytetin e Vlores punoi me tregti.
2.Aktiviteti atdhëtar
Diloa na thotë, se Aristidh Ruci, miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qene inspektor arsimi ne Vlore, ka zhvilluar nje veprimtari të gjere kombetare. Ishte anetar i klubit “Laberia” të Vlores.Më 1908, financoi blerje armesh per cetat patriotike dhe perhapjen e mesimit të gjuhes shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se në korrik të 1911 ishte anetar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovices, në perkrahje të Memorandumit të Gerces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetare të tjere vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan per organizimin e Levizjes Kombetare. Kishte korrespondence me Cajupin, Jani Vruhon e Sotir Kolen.Në vitn e ngritjes së flamurit në 1912 emri i Aristidh Rucit si perfaqesues iVlores shenohet ne Kuvendin Kombetar të Shpalljes se Pavaresise dhe ngritjen e Flamurit. Në vitet e qeverise së Vlores, zhvilloi një veprimtari të gjere ne mbeshtetje të saj per zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administrates ne Fier, Vlore, Tepelene, Gjirokaster e Delvine.Në vitet 1918-1920 u perfshi në një veprimtari të gjere kombetare, kunder pushtuesve italiane. Ishte anetar i komisionit të organizimit të demonstrates anti-italiane me rastin e 28 Nentorit 1919, tek Xhamia e Tabakeve. Së bashku me atdhetare të tjerë si Osman Haxhiu, Beqir Sulo, Ymer Radhima e Abaz Mezini i derguan leter Qeverise se Perkohshme të Durresit ku protestuan per qendrimin shtypes të pushtuesve italiane ndaj popullit të Vlores. (AQSh. Fondi. DPB, dosja nr. 48 origjinal). Mori pjese ne luftën e Vlores, 1920, kunder pushtuesve. Ne zjarrin e kesaj lufte, u krijua shoqeria patriotike “Perlindja Kombetare”, ku komisioni ngarkoi Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjere per hartimin e rregullores se saj.(AQSH, fondi 518, dok. nr. 640026). Komiteti”Mbrojtja Kombetare”e ngarkoi per të shoqeruar banden muzikore të Federates “Vatra” dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan ne frontin e luftes. Në vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen demokratike të vendit, ne federaten “Atdheu” dhe shoqërine “Bashkimi”. Nje rol të vecante lozi ne krahinen e Himares dhe të Gjirokastres. Bashkepunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi, Murat Terbaci, Abaz Mezini, Ibrahim Abdulai dhe Dom Mark Vasa. Ndihmoi kishen Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin.Ne vitet 1921-1939 ka qene edhe anetar i Keshillit Administrativ të Bashkise se Vlores. Krahas tregtis,e qe kishte ne Vlore, ishte edhe sipermarres ne fabriken e duhanit ne Durres. Ne vitin 1937 uz gjodh anetar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare. Ne gazeten”Jeta e re”, me 5 Gusht 1938 sipas të dhënave që ka E.D shkruhet : “Vecanerisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci, i cili eshte nje atdhetar i provuar e nje inteligjence e gjere e Vlores sone…” Ne prill të vitit 1939, se bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkie dhe mjeket Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degen e Kryqit të Kuq per Vloren. Gjate Luftes se Dyte Boterore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali ….” (Muzeu historik i Vlores).
3.Retushim i dokumentit të Pavarësisë
Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar akt madhor,ndërsa disponohet ende kopja e tij.Fotokopje e dokumentit të Shpalljes se Pavaresise Kombetare nga Kuvendi i Vlores me 28 Nentor 1912, qe gjendej ne senduqin e libravet të Aristidh Rucit .Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i rr-se se forte ne r të bute, eshte vecori e të folmes qytetare).Në dokumentin ,që u botua dhe që njihej në 50 vitet e shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit.
E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante . Ne foto Aristidh Ruci eshte ne të majte, ne rrjeshtin e dyte, fare prane Ismail Oemalit”Me 28 Nentor 1912, pas Shpalljes se Pavaresise, I. Qemali ne shoke dhe populli mbrapa, shkuan ne xhami dhe në kishen kryesore të qytetit të degjonin lutjet fetare, udhehequr nga klerike shqiptare. Edhe ne xhami e kishe u duken të ngrihen dhe të valojne dy Flamure të Shqiperise. Gjithenje sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi, keta të dy flamure u gjenden ne shtepite e Zotrinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore” (Adem Hodo, Rev. “Koha e Jone”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).
Leterkembimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nentorin e 1912-s, Aristidhi i shkruante nga Vlora per ato caste historike, që kalonte vendi, për miqesine me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavaresise, i kishte bere kete verejtje: “Nuk eshte aq entuziaste sic jane Deklaratat e Pavaresise të shteteve të tjera.” Krahasonte Deklaratat e Austrise, Italise, Gregise… dhe i dukej se Deklarates sone i mungonte ajo flake entuziazmi. I. Qemali e kishte bindur se,” dhe ashtu si eshte hartuar, e mire qe; shmangte kundërshtime e pasta ftohje të disave”. Ne leterkembimet qe kane patur, rrihnin të tilla mendime: “Shqiperia i perballoi rreziqet e moteve. U be nje gjysme Shqiperi. Nuk u. be dot Shqiperia e plote. Shqiptari rnbeti shqiptar ne gjak, ne gjuhe, ne zakone e ne vese. Mbetej per t’u forcuar ndjenja konibetare. “Dobiçet e kombit” (shprehije e Volterit kjo), keshtu quanin ata qe s’merakoseshin per fatet e atdheut, ende i ndare e i percare ne fise e krahina.”(Zbardhur nga nje incizmi, bashkebisedim me Q.Dilon, se leterkembimi është djegur së bashku me bibloteken e Ilia Dilo Sheperit).
Nga dokumenta dhe ngjarjet e tjera të rendesishme vecojmë:
“Ne shtatorin e 1914-s Vlore iu shtrua rebeleve, qeverise qe e kryesonte Mustafa Ndroqi.
Burrat e mencur të Vlores, gjykuan se duheshin lejuar të hynin ne qytet. Te veprohej ndryshe, sa gjak shqiptaresh do të derdhej! Një ditë rebelet do ta linin Vloresn, do të merziteshin. Dhe, pa u mbushur muaji, e lanë.Ne keto pune plot mend e urtesi, peshonte shume fjala e Aristidh Rucit, prandaj mund të degjosh edhe sot nga vlonjate të moshuar: “Burre me të zgjuar Vlora nuk ka patur”. “Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopese të Vlores” (gazeta “Patrioti” me rastin e 80-vjetorit të Pavaresise). Aristidh Rruci qe nje prijes se kishte pasonjes, nuk kerkoi to vihej ndonjehere ne krye, po populli e desh ne krye.
Ishte mik me koke i shume burra të njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte në Vlore e në Gjirokaster! Pjesetar aktiv ne Shpalljen e Pavaresise. Lufta e Vlores serisht e ngriti. “Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda ne Vlore per kryengritjen. Erdhi casti të dilte jashte Vlorës, të bashkohesh me luftetaret, po i kerkuan të qendronte atje, brenda ne qytet, se atje kishte me shume nevoje per te. Sa i respektuar ishte per veprimtarine e tij gjate luftes, po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftes. Nuk pranoi asnje pozite to larte qe iu afrua.
4.Asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.
Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.1950.Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta.Zë fill shtegtimi qiellor. Vec njerezit e tij me dhembje të thelle e pa zë, vajtuan në Sheper.Shtypi i emigracionit politik shkroi:”Vdiq në Vlore, me 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anetar i Koniitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vloren.””E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kerkese e tij,”më coni tek shoket e mij, të denuarit politike.” (Gazeta “Flamuri”, maj 1950).
“Rrucajt, shkruan Jani Dilo, ishin të fjales, të ndershëm dhe burra me të gjithe kuptimin e fjales. Aristidhi nuk kishte shok as ne Vlore, as ne Shqiperi, aq ishte i mencur dhe i urtë. Do to na sherbenin shumë, po t’i kishim deri mbas clirimit të vendit.Vdekja e tyre eshte një dackë e re per fatin tone të keq”(11 maj 1951) . Aristidhi, i ndershem si Aristidhi, “koka”eVlores, mendja…,”Pashai i ortodokseve”. (“Patrioti”, Nr. 21, nentor 1992).
Shfletojme disa letra qëe na ka lene Aristidh Rruci.
Pasi kishte bere dy vjet burg,”paten respekt” e kishin lene të vdiste ne shtepi. Cdo do gje e kishin sekuestruar. Deri tek orendite e shtepise. A,i qe s’e kishte kursyer pasurine e tij per Shqiperi, qe kishte sponsorizuar Kuvendin e Madh të Vlores, qe kishte ushqyer e armatosur luftetaret e lirise, jetonte ditet, qe i kishin mbetur, duke shitur rrobat e trupit,thotë E.Dilo dhe vijon: I deshperuar sa s’tregohet, prane vdekjes, gjen ngushellirn duke u lënë njerëzve qe linte pas, disa fletë të shkruara, letra, kerkesa organeve qeveritare per shkeljet ligjore ëe i beheshin. Ka lene dhembjen, dhembjen krenare, plage qe s’guxon të prekesh. Eshte dhembja e gjalle që flet”nga thellesirat e shpirtit”. Shkelen 50 vjet pune, miqesi, mirësi, përpjekje të paprera për nje atdhe me të mirë. Midis të tjerash, i shkruan keshtu një miku ëe, duket, i kishte kthyer krahet:
“Pesedhjete vjet na ndante vetëm nata, shkelet një punë e ketille!””Kam pasur me se bindje, se dhe pas vdekjes sime do dhe lypset të ishit ju jo vetëm njeri (pa as me të voglin dyshim) qe do të plotesonit deshirat e mia, po qe me gjalljen time do ngjante kjo qe ngjan, besa as kish shkuar kurren e kurres ne mendje. Dhe, qe të kuptohemi me mire, i drejtoni ju lutem vehtevetes pyetjen qe ju parashtroj dhe, mbasi të rregulloheni me nd rgjegjen tuaj, më pergjigjuni dhe mua, me sa me nalt, une nuk round të bej asnje koment, i rezervoj per kur të piqemi, vetem shenoj se kjo mospefillje (le ta quajme keshtu) më ka hidheruar moralisht deri ne thellesirat e shpirtit, po sa per pikepamje materiale, kjo rregullohet kollaj.”Me tej shkruan: “Jetoj duke shitur rrobat e trupit” … “I jam drejtuar Komitetit Ekzekutiv dhe ministrit të Financave per veprime që nuk jane as të drejta, as legale dhe pegjigjja qe kjo: “I be gabim qe të liruam edhe nga burgu, andaj e mira jote eshte qe të mos kerkosh të ketilla gjera”.Ky eshte me teper se ankim, renkimi i Burrit të madh të Vlores që “s’i gjendej shoku”, pak muaj para se to mbyllte syte per jete.
Dokumente historike:
“Mandat dhëne perfaqesuesve të Kazase së Tepelenes nga banore të saj per ne Kuvendin e Vlores”
Tepelene, 28.11.1912
Duke patur parasysh rreziku qe i kercenohet atdheut nga sulmet dhe ne, banorët e ketij qarku, rrokem armet, vrapuam ne mbrojtje të atdheut ku e kerkon nevoja e luftes, u hapen kraharoreve bresherise se plumbave të armikut duke qendruar besnike e duke flijuar jeten, që të siguronim fitoren. Kur ne tregonim nje qendrim të jashtezakonshëm, morem vesh se armiqte pushtuan Shkupin, Manastirin, Selanikun, Prevezen, Mecoven e anët e Camerise. Perballe kesaj gjendjeje kritike të krijuar u vendos të mbahet ne Vlore nje Kongres ne emer të të gjithe shqiptareve per të siguruar nga cdo rrezik atdheun. Ne kete Kongres u derguan delegate si nga qendra e vilajetit, ashtu dhe nga qarqet. U paraqit pra nevoja dhe per ne të zgjidhnim e të dergonim ne ate kongres nga Kazaja jonë tre delegate, dy mysliman dhe nje të krishter dhe si të tille zgjodhem Aristidh Rucin efendine, nga fshati Sheper i Tepelenes tregetar në Vlore, Sheh Maksud efendine nga Tepelena dhe Sari efendine nga fshati Mezhgoranin i Tepelenes, persona të zote, të drejtë e që gezojne besimin e të gjithe neve. Keta delegate vishen me kompetenca absolute nga ana jone dhe do të vendosin në marreveshje me të gjithe delegatet e tjere per cdo gje që i perket shpetimit të atdheut të shenjte. Ky aktmandat u hartua ne tre ekzemplare të vulosura dhe ju dhanë nga një delegateve ne fjale.” (Arkivi Qendror i Shtetit i RSh F. 245/1 D, 2 f. 13 (Origjinali osmanisht. Ne arkivin e familjes Dilo gjendet shqip: Shkrese Perfaqesimi)”Mbledhja e pare e Kuvendit Kombetar të Pergjithshme, 28 nentor 1912 . Kuvendi Kombetar i permbledhur prej delegateve të të gjitha viseve të Shqiperise ketu ne Vlore, u hap sot ne ore 4 pas dreke… Ismail Qemal Beu si niciator i pare i mbledhjes mori fjalen e i tregoi delegateve qellimin e Kuvendit, domethene qe të perpiqen se bashku e të marrin masat e nevojshme per të shpetuar Shqiperine nga rreziku i madh ku ndodhet sot. Si e kerkon rregullorja e zakoni u nis pastaj vertetimi i kartave të delegateve, emrat e të cileve jane keta:
…Nga Vlora: Z. Z. Ismail Qemal Beu, Zyhdi Efendiu, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jan Minga, Eqrem Beu.” (Lef Nosi, “Dokumente Historike”, nr.4, fq.119-1.25, nr.5 fq. 152-157, korrik, 1924, Elbasan)
3 dhjetor 1912.
…Nje telegram nga Tepelena thote Se, meqenese Sheh Maksuti dhe Sami Beu jane të semure…
ne vent të tyre quajmë delegat Z. Myfit Bej Gjirokastrën…. Krytar i Klubit të Janines Z. Z. Kristo Meksin dhe Aristidh Rucin.”
“Mbledhja e pestë,
4 dhjetor 1912….votimi per të zgjedhur keshillonjesit… Aristidh Ruci e Th. Floqi 14 vota”. (Lef. Nosi, e`Dokumente Historike”, 1924,
Jakov from Israel says
Nuk eshte hera e pare qe degjojme histori te tilla tye dhimshme te shoqeruara me dhunen e pashembellt te rregjimit fashist te te kuqeve per nje gjysem shekulli.
Cuditem perdite se si shqiptari i sotme derdh gjak duke u ndeshur me njeri tjetrin per pronat apo per arsye te tjera dhe nuk behet asgje edhe pas 25 viteve te ashtuquajtura demokratike –lihet akoma e gjalle vejusha e zeze e diktatatorit qe kerkon te jetoje deri ne 100 vjet .Vdekja e saje nuk duhet te jete natyrale ,por e kerkuar nga populli sepse ajo drejtoi ne cdo moment terrorin ne Shqiperi dhe eshte po aq fajtore sa edhe i shoqi ,maskara i kulluar dhe i damkosur me vulen e turpit duke e hequr zvarre ne bulevard ,statujen e tij te urryer .Ajo duhet te varet ne sheshin kryesor te Tiranes po qe se ka mbetur akoma gjak i paster dhe dinjitoz ne Shqiperi .Jeta e saje e turpshme duhet te nderpritet me dhune ashtu sic e jetoi .Keshtu Shqiperia do ti tregoje botes se akoma burra atje qe duan ti japin fund kesaj tragjikomedie me permasa boterore .Vriijeni ate kucke te poshter dhe hidhjauni kAFSHEVE TA HANE NE MALE .