
Keze Kozeta Zylo/
Hajro Ceka një superstar i këngës u vlerësua me Pllakën e Mirënjohjes nga Bordi i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.
Mjeshtër i Këngës, Hajro Ceka vizitoi Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Brooklyn në një nga shkollat e shumta të saj, rrjetit më të madh të Shkollave Shqipe në Diasporë. Vizita e një këngëtari në mjediset e shkollës shqipe në New York ishte një ngjarje e veçantë dhe e paharrueshme për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Kjo ditë solli emocione të mëdha dhe një atmosferë festive, duke bashkuar të gjithë nxënësit rreth dashurisë për muzikën dhe kulturën shqiptare.
Këngëtari u prit përzemërsisht nga z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollave Shqipe si dhe mësueset profesioniste Fatlinda Bajçinca Gashi dhe Rozeta Daçi Hyseni. Ai u mirëprit me duartrokitje të ngrohta dhe me shumë entuziazëm nga nxënësit, të cilët kënduan bashkë me të si: “Xhamadani Vija-Vija” etj. Kjo krijoi një lidhje të veçantë mes artistit dhe fëmijëve, duke i frymëzuar ata të ndjekin ëndrrat e tyre.
Gjatë vizitës, këngëtari ndau me nxënësit përvojat e tij në rrugën drejt suksesit, duke theksuar rëndësinë e punës së palodhur, përkushtimit dhe besimit në vetvete. P.sh. kur ai pyeti një nxënëse të talentuar si Ikbalen tek grupi i më të rriturve se sa vjeçe je? – Unë tha ajo jam 12 vjeçe. -Në moshën tënde kam ardhur në Amerikë iu përgjigj artisti, por Gjuhën Shqipe s’e kam harruar kurrë dhe jam munduar ta transmetoj atë tek fëmijët e mi. Mësojeni mirë Gjuhën Shqipe, pasi ju është dhënë një mundësi e artë nga Alba Life në këto mjedise të mrekullueshme. Unë e njoh mirë përkushtimin e themeluesit që në fillimet e krijimit të saj dhe sot prek suksesin, pasi kjo shkollë është hapur në gjithë Nju Jorkun dhe Online. Sot konkretisht iu përgjigj Qemali ndërkohë që jemi këtu në Brooklyn, vazhdojnë mësimin në të njëjtin orar në Staten Island, Queens dhe Albany.
Kjo vizitë nuk ishte vetëm një aktivitet i radhës, por edhe një mundësi e vlefshme edukative për nxënësit. Vizita i ndihmoi ata të ndihen më të lidhur me kulturën dhe identitetin e tyre, duke i motivuar të ruajnë dhe të promovojnë gjuhën dhe traditat shqiptare edhe larg atdheut. Z. Qemal Zylo në emër të Bordit të Alba Life e vlerësoi artistin e shquar Hajro Ceka me Pllakën e Mirënjohjes me këtë motivacion: “Televizioni dhe Shkollat Shqipe “Alba Life”, New York, Ambasador i Kombit i jep Çmimin e mirënjohjes Zotit Hajro Ceka Superstar i Këngës Shqipe, për kontributin e tij shumë të çmuar dhe profesional në Shkollat Shqipe, në Diasporë dhe në Atdhe. Kjo pllakë e mirënjohjes jepet në mbrëmjen gala, me rastin e 7-8 Marsit në nderim të mësueseve dhe të grave shqiptare organizuar nga TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life”
15 Mars, 2026, New York
Qemal Zylo
Themelues dhe drejtori i TV dhe Shkollave Shqipe, New York
Ky vlerësim u mirëprit me duartrokitje dhe shumë nxënës donin të bënin fotografi me artistin e shquar.
Ardhja e tij mbetet një kujtim i bukur dhe një përvojë frymëzuese për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Ai dëshmoi se arti dhe kultura kanë fuqinë të bashkojnë njerëzit dhe të krijojnë momente të paharrueshme.
Ne restorantin Si N’Shtepi
Rrënjët në Diasporë
Pas mbarimit të mësimit shqip, Z. Ceka na ftoi të darkonim së bashku me mësueset në restorantin shqiptar “Si n’shtëpi” me pronar shqiptar nga Kosova. Është kënaqësi gjithmonë të përzgjedhim restorante shqiptare dhe t’i çmojmë për sakrificat e tyre dhe suksesin.
Bisedat ishin të këndshme plot me vlerë. Ai u shpreh se i kishte bërë shumë përshtypje konfidenca e fëmijëve në të shprehur, takimi i tyre pa ndrojtje. Ja ç’do të thotë kur fëmijët vijnë në shkollën shqipe “Alba Life” dhe ata mësojnë jo vetëm shqip, por shoqërizimin me njëri-tjetrin, daljen në skenë, lidhjet me rrënjët, komunikimin më të ngrohtë me gjyshërit dhe të afërmit në Mëmëdhe. Ai solli përvojën e tij, luftën për Gjuhën Shqipe në Mal të Zi dhe punën e madhe të prindërve të tij për të na mësuar shqip.
Mësuese Fatlinda Gashi pasi e vlerësoi ardhjen e tij në shkollë tha se unë bashkë me familjen time vinim shpesh në Ulqin, Vuthaj etj. Xhaxhai im Prof. Isa Bajçnica profesori i dalluar i gjuhës ne Universitet dhe ish pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972 dhe një nga themeluesit e Universitetit të Prishtinës na shoqëronte familjarisht gjithmonë për në Ulqin, Tivar, Vuthaj, etj na mësonte të këndonim së bashku në restorant si “Shqipëri o nëna ime”. Zërat tanë përhapeshin si jehonë ndaj dhe takimi me ju sot më solli nostalgji, lot në sy dhe mall që nuk rrëfehet dot me fjalë. Shtoj këtu se Hajro Ceka është shqiptar i Malit të Zi. Ne në Kosovë kemi vuajtur shumë vazhdoi mësuese Fatlinda! Kurre nuk e harroj kur si studente në demonstrata policia serbe përdori kërbaçin, apo mbylljen e shkollave dhe ne përdornim shtëpitë tona fshehtas për të mësuar shqip. Sa u gëzova kur mora vesh, që Alba Life kishte shkollë në Brooklyn, ndonëse vonë, por menjëherë regjistrova vajzën dhe si prind jam shumë e lumtur.
Mësuese Roza Hyseni tha se Alba Life është një mundësi e mirë për të mësuar shqip dhe ne duhet të punojmë fort për ta zgjeruar më tej. Mësuese Roza e ka çmuar së tepërmi përkrahjen që i ka dhënë Alba Life si dhe kontaktin direkt për të dhënë mësim dhe për të qenë pranë nxënësve. Ceka u shpreh se gjuha shqipe në Diasporë përbën një nga shtyllat më të rëndësishme të ruajtjes së identitetit kombëtar. Për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi, por edhe një lidhje e fortë me kulturën, historinë dhe traditat e tyre.
Këto shkolla luajnë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj, duke u dhënë atyre mundësinë të flasin, të shkruajnë dhe të lexojnë shqip.
Megjithatë, ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë përballet me sfida të shumta. Fëmijët shpesh rriten në një mjedis ku dominojnë gjuhët e huaja, dhe përdorimi i shqipes mund të zvogëlohet me kalimin e kohës.
Aktivitetet kulturore, si festat tradicionale, koncertet dhe organizimet komunitare, që keni organizuar janë gjithashtu një mënyrë efektive për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe. Përmes këtyre aktiviteteve, fëmijët jo vetëm që mësojnë gjuhën, por edhe ndihen krenarë për prejardhjen e tyre.
Suprizë e bukur ishte dhe takimi me dy efektivë të policisë së shtetit amerikan me pozicione të larta në hierarkinë e tyre. Njëri prej tyre u shpreh se duke qenë miq të Hajros me duhet të mësojmë shqip, pse jo mund të regjistrohemi tek Alba Life. Me shumë kënaqësi iu përgjigjën të dyja mësueset duke iu thënë se jeni të mirëpritur në çdo kohë.
Qemal Zylo tha se Hajro Ceka bashkë me grupin muzikor dhe DJ Ceka ka qenë vazhdimisht në aktivitetet e Alba Life dhe gjithmonë ka suportuar me profesionalizëm dhe plot dashuri. Artisti i shquar me zërin e tij magjik ka ndezur atmosferën nëpër koncerte, aktivitete madhështore, dasma shumë elegante, përvjetore, ditëlindje dhe këto si në Diasporë dhe në Mëmëdhe. Ai ka bërë që publiku të çohet në këmbë me zërin e tij shpërthyes.
Hajro Ceka është këngëtar shumë i njohur. Ka publikuar mjaft videoklipe dhe ja disa prej tyre si: “Jam shqiptar”, “Të kaloj afati”, “Ah bre zemër”, “Falë falë ti këtë zemër”, etj.
Krenar që Shkollat Shqipe “Alba Life” e kanë festuar për 19 vjet Ditën e Shenjtë të Mësuesit, nëpër klasa, shkolla, nëpër New York dhe kanë nderuar të gjitha mësueset dhe mësimdhënëset në këtë datë si dhe artistët tejet dashamirës të shkollave tona.
Ishte një darkë me një artist superstar, bisedat ishin të thella dhe interesante. Ato përfshinë tema si arti, muzika, jeta, sfidat dhe rruga drejt suksesit. Artisti ndau histori personale, momente frymëzimi dhe përvoja që kanë ndikuar në krijimtarinë e tij. Kjo e bëri mbrëmjen jo vetëm argëtuese, por edhe shumë edukative.
Për më tepër, të darkosh me një artist mund të jetë edhe një burim motivimi. Të dëgjosh për përkushtimin dhe pasionin e tij mund të frymëzojë të tjerët të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen përballë vështirësive. Vizita e një artisti është më shumë se një takim social, është një përvojë që pasuron shpirtin, zgjeron horizontin, lë mbresa të paharrueshme sidomos kur repertori i këngëve ka tekste që bashkojnë Kombin si me artistin e madh Hajro Ceka.