
Hazir Mehmeti, Vjenë/
( Me rasti e shpalljes së gazetarit Rexhep Rifati Qytetar Nderi i Horës së Arbëreshëve) Rosario Petta: “Profesor Rexhep Rifati punoi shumë për afirmimin e kulturës arbëreshe, andaj, është i respektua nga të gjithë: këshilli bashkiak njëzëri ishte i pajtimit për ta shpallur, Qytetar Nderi i Horës Arbëreshe.” Arsyetimi: Për merita letrare, shoqërore, në lidhje me aktivitetin e tij mbi pesëdhjetë vjeçar në emërime të vendeve të pakicës, historike e gjuhësore shqipe në Itali. Dhe për shërbimin e tij në përhapjen e njohurive për vendin tonë Piano Degli Albanezi në Evropë dhe gjithë botën. Përmes shkrimeve të tij, por mbi të gjitha botimeve të shkëlqyera.”
Në një atmosferë solemne Kryetari i Hora Arbëreshe (Piano Degli Albaneze) Rosario Petta ndau dekoratën gazetarit Rexhep Rifati. Ishin të pranishëm zyrtarë arbëresh, mike e miq arbëresh dhe mërgimtarë nga Zvicra dhe vende tjera. Është mirënjohje për kontributin e tij madh në publicistikë në afirmimin e arbëreshëve në përmasa kombëtare e ndërkombëtare. Kontributi i Rexhep Rifatit është i pa krahasuar. Aktivitetet e tij hulumtuese në shënimin e jetës arbëreshe në shkrime e foto, në Kalabri e Sicili, mbesin thesar për brezat që vijnë. Rexhep Rifati më shumë se gjysmë shekulli ka dhënë shumë për të lidhur abreshët, gjuhën dhe traditat e ruajtura shekujve me ato kombëtare në përgjithshme. “Ju i dashur vëlla Rexhep Rifati, jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës. Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh”, At Antonio Bellusci, Frasnitë.
Duke qenë personalitet i respektuar ai doli që me projekte të mbështetura nga komuniteti arbëresh në Kalabri e Sicili dhe mërgimtarët në Zvicër e Kosovë të realizohen me sukses disa projekte. Njëra nga këto ishte vendosja e monumentit të Gjegj Kastrioti Skënderbeu në Hora Arbëreshe Piano Degli Albanaze në vitin 2024. Shoqata “Hora e Skënderbeut” ndërmorën iniciativën për vendosjen në Horën e Arbëreshëve të shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë. Profesor Rexhep Rifati, shkroi librin e tij me shumë vlerë “Arbëreshët, fotosintezë e shpirtit tim” i cili është i pasur me foto e tekst që e bënë librin të veçantë.
Kryetari i Bashkisë Hora Arbëreshe e vlerësoi lartë figurën e Profesor Rexhep Rifatit. Bashkia vendosi njëzëri me 9 mars për t’i ndarë dekoratën e cila iu dha solemnisht me 4 prill në ditët e festës së Pashkëve Arbëresh.
“Propozimi për ta shpallur Qytetar Nderi u mbështet edhe nga shkrimtari i shquar arbëresh z. Giuseppe Schirò Di Maggio (Zef Skiro Di Maxho), si dhe nga Shoqata ProLoco e Horës së arbëreshëve, që drejtohet nga Giorgio Cuccia. Të dy këto figura të njohura arbëreshe ishin të pranishëm dhe morën fjalën, duke shprehur vlerësime të larta për kontributin e Rexhep Rifatit në promovimin e kulturës arbëreshe.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, kryetari i saj Ramadan Morina dhe Adnan Asllani – sekretar i saj, dhe Shqipe Bytyqi, Veli Berisha. E pranishme ishin dhe Ornela Radovicka nga Qendra për Studime të Gjuhës dhe Kulturës Arbëreshe “At Antonio Bellusci” në Frasnitë. Nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë ishin, Musa Jupolli, kryetar, Sokol Ahmeti nga Franca dhe Hazir Mehmeti nga Austria. Salla e bashkisë ishte e mbushur përplot të ftuar nga gjithë hapësirat arbëreshe dhe mërgimtarë nga disa vende.
Ishte e pranishme familja e Profesor Rexhep Rifatit, e respektuara Hamde Rifati bashkë me vajzat dhe djemtë e saj. Bukuri të veçantë i dhanë mbesat e nipat e shumtë shkollarë e studentë në Zvicer e Suedi.
Nga ana e tij, edhe z. Rexhep Rifati, në një fjalë plot emocionesh, falënderoi nga zemra Këshillin Bashkiak për këtë nderim, duke e cilësuar atë si njërën ndër mirënjohjet më të mëdha të jetës së tij.
Kush është Rexhp Rifati…
Rexhep Rifati u lind më 28 maj 1942 në fshatin Komogllavë, Ferizaj, Kosovë. Aktualisht jeton në Cyrih, Zvicër. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Në vitin 1966 përfundoi Shkollën Normale në Ferizaj. Diplomoi në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, viti1973. Karriera Profesionale gjatë viteve 1965–1995, puno gazetar në të përditshmen Rilindja. Migroi në Zvicër ku i njihet statusi i të strehuarit politik.
Në Zvicër ushtroi gazetarinë, ishte redaktor në gazeta periodike dhe portale elektronike; aktualisht në prointegra.ch.
Aktiviteti Kulturor dhe Humanitar; Themelues dhe kryetar i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Kastriotit. Themelues dhe donator i përhershëm i Fondit të Bursave të Solidaritetit.
Për më shumë se 10 vjet, bashkë me familjen ka ndarë 6 bursa studentore çdo muaj. Të ardhurat nga shitja e librave i dedikohen fondit studentor.
Aktiviteti Shkencor: Gazetari udhëpërshkruese; ka vizituar të gjitha trojet shqiptare dhe 52 ngulimet arbëreshe.
Nderuar me titullin “Apostull i kohëve moderne” nga At Antonio Bellusci.
Anëtar nderi i Qendrës Albanologjike për Studime mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe.
Mirënjohje „Për kontributin e dhënë në Mërgatë përmes shkrimeve” nga tri Ambasada në
Zvicër: Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Kosovës, Ambasada e Maqedonisë Veriore
– Medaljonin “Dielli Dardan” nga LKSHM- Lidhja e Krijuesve Shqiptar të Mërgatës. Dekoruar nga Presidentja e Kosovës. Qytetar Nderi i Horës Arbëreshe Piano Degli
Botime:
– 2013: Shqiptarët në Zvicër – 1001 pamje
– 2018: Shtegtimet e një gazetari (shqip, anglisht, gjermanisht)
– 2019: Një jetë në shërbim të lirisë dhe të zhvillimit
– 2022: Arbëreshët: fotosintezë e shpirtit tim (shqip dhe italisht.
Jeton në Cyrih, Zvicër. Ka 6 fëmijë dhe 12 nipa e mbesa.
Urime Rexhep Rifati!