Nga Gëzim Llojdia/
1-Nëse do të kishit mundësi të vizitonit kullën e Isës,pra të heroit Isa Boletinit do të shtangeshit nga befasia.Pra nëse keni mundësi të vizitonit kullën e Herot të Popullit”, luftëtari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të vitit 1911, mbrojtës i trojeve shqiptare në Luftën Ballkanike kundër serbëve, pjesmarrësit Kuvendin e Vlorës. Ardhja e Isës në Vlorë me 400 kalorës u prit me entuziazmë. Duke u vënë në mbështetje të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë së Pavarësisë, tregoi botës mbarë se Vlora ishte themeli i Shqipërisë që po rilindte shkruan një gazetë shqiptare.
2-Kulla me gur, me dy kate, me tjegulla të kuqe me oxhak. Është vend pelegrinazhi për të gjithë bijtë e racës shqiptare. Kjo është kulla por mund të quhet edhe mauzoleumi i Boletinajve. S. Hasani mësuesja prej Mitrovice shkoi deri tek kulla e Isës dhe më dërgoi këto fotografi. Aty dot gjeni eshtrat e Isës dhe Boletinajve të tjerë,brenda në kullë në qese. Eshtrat e patriotëve rrinë dhe presin kohën. Eshtrat e atdhetarit dhe heroit Isa Boletini ende të pavarrosura.Këtu janë trupat e Ises.. dhe Boletinajve të tjerë akoma te pa varrosur.. që mbahen në qese…shkruan mësuesja S.Hasani.Sipas burimeve nga shteti i Kosovës eshtrat janë identifikuar dhe do të varrosen në ditën e shënuar të 28nëntorit 2014.
3.Vlora dhe Isa Boletini
Shtatorja e Isa Boletinit, vendosur në sheshin “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, vepër e skulptorit Bujar Elmazi. E lartë 3 metra, vendosur në një piedestal një metër, gjendet në Skelë .
4.
Gani D. Ratkoceri,librin 100 vjet pavarësi te cilin e përuruam në Vlorë në një shkrim te 6 shkurt 1999 sjell të dhëna dokumentare rreth figurës së Isës.Kontributi i Isa Boletinit ne Kryengritjen e Përgjithshme shqiptare te vitit 1912:Udhëheqësi kryesor i kryengritjes ne fjale, atdhetari i madh Hasan Prishtina, ne radhe te pare u takua me heroin Isa Boletini. Ai u konsultua me të, se a do mund te organizonin një kryengritje të përgjithshme në vilajetin e Kosovës ? Isai, jo vetëm iu përgjigj pozitivisht se do të merrte pjesë në kryengritje, por do te kontribuonte për organizimin e saj dhe ashtu veproi. Brenda një kohe të shkurtër Isa Boletini e përgatiti organizimin e kryengritjes në Kosovën veriore dhe në rrethin e Pejës që ka qenë baza e tij. Në krye të një delegacioni të madh ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut në maj të atij viti, ku përfaqësoheshin 250 delegate nga Kosova dhe një pjesë e vilajetit te Shkodres të udhëhequr nga Hasan Prishtina.
Unanimisht u vendos t’i shpallej lufte perandorisë osmane për të fituar të drejtat kombëtare. Aty u hartuan edhe kërkesat qe do t’i paraqiteshin qeverise osmane:
Të përcaktohen kufijtë e Shqipërisë
Në Shqipëri te ngrihet flamuri shqiptar
3.Të emërohet një guvernator i përgjithshëm por që të jetë shqiptar
4. Nënpunësit e huaj te hiqen e të zëvendësohen me shqiptare.
5. Gjuha shqipe të jetë gjuhe zyrtare.
Këto kërkesa menjëherë u botuan ne shtypin shqiptar dhe të huaj.
Heroi Isa Boletini, sa mbaroi Kuvendi u nis menjëherë për Mitrovice dhe lëshoi kushtrimin e kryengritjes. Me mijëra luftëtare rrëmbyen armët. Ai si rrufe e çliroi Novi Pazarin ( Tregun e Ri ), e çarmatosi garnizonin osman, i armatosi kryengritësit dhe menjëherë u nis për Mitrovice të cilën e rrethoi. Komandanti i garnizonit osman, ndonëse ishte forcuar shume, sa mori vesh se garnizoni i Tregut te” Ri ishte dorëzuar dhe vete ai ishte i rrethuar, ngriti flamurin e bardhe.
Isa Boletini, pasi çliroi Llapin e Gollakun, ne krye te 15 mije kryengritësve iu afrua Prishtinës. Ajo u rrethua nga te gjitha anet prej forcave te Rrafshit te Dukagjinit qe kryesoheshin nga Hasan Prishtina e Bajram Curri, dhe nga juglindja nga forcat e Idriz Seferit.
Në këto kushte, komandanti i përgjithshëm Fadil Pasha u detyrua pa lufte ta shpalli kapitullimin. Kështu me 12 korrik u çlirua Prishtina. Populli i priti me një gëzim të papershkruar kryengritësit. Qeveria e Turqve te rinj ra dhe qeveria e re telegrafoi se ishte gati te hynte ne bisedime me shqiptaret lidhur me kërkesat e tyre. Patrioti Hasan Prishtina dërgoi telegram menjëherë në Shqipërinë e veriut, te Mesmen e te jugut qe te nisnin delegatet e tyre ne « Kosove » për te biseduar me delegacionin qeveritar osman qe te ishin te pranishme te gjitha krahinat me kërkesa të përbashkëta. Delegacioni osman nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptareve. Kryengritësit marshuan drejt Shkupit dhe e çliruan atë me 14 gusht. Çlirimi i Shkupit bëri që Evropës se shurdhët t’i hapen veshët. Ajo dërgoi urgjent gazetare dhe konsuj t’i aktivizonte ne lidhje me kërkesat e shqiptareve. Shtetet ballkanike, Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi u tronditen ne themel se mos Turqia do te ua njihte shqiptareve autonominë. Ata shpejtuan përgatitjet për të filluar luftën gjoja kundër Turqisë së sfilitur nga kryengritja e shqiptareve e që kishte mbetur vetme si hije ne Rumeli. Qëllimi ishte siç pohon kryeministri i Serbise, Nikolla Pashiq ishte:« Kërkesa e shqiptareve për autonomi e bënte të pashmangshëm luftën me Turqinë », pra copëtimin e Shqipnise. Këtë na e dokumenton me se miri Miss Durham : « Shqiptaret e Kosovës ngritën përsëri krye. Këtë here hynë ne Shkup dhe sipas dëshmitarëve te konsujve te huaj u sollën ne mënyrë shembullore. Kur panë turqit se shqiptaret do të marshonin drejt Manastirit, kërkuan armëpushim dhe pranuan t’i njohin si province autonome vilajetet e Janinës, Kosovës, Shkodres dhe një pjese te vilajetit te Manastirit “Nga triumfi i shqiptareve, shtetet e tjera ballkanike e ndiejnë veten të elektrizuar, sepse secili prej tyre ne mendjen e tije kishte prerë me thike vete një ngastër te Shqipërisë. Të gjitha këto shtete qene bashkuar në një pikë. Shqipëria duhet të copëtohet”.
Pra ai ishte synimi i shteteve ballkanike fqinje. Këtë synim kanë edhe sot. Ata përfituan atëherë se ishim të përçare ne mes veti. Po kështu me sa duket jemi edhe sot. Njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Qeveria osmane u detyrua të njohe kërkesat e udhëheqjes se kryengritjes te cilat e çonin Shqipërinë drejt autonomisë politike në katër vilajetet shqiptare. Këta udhëheqës, para se të largoheshin nga Shkupi i bënë një ultimatum qeverise osmane: « Neve do te ikim nga Shkupi, duke i zënë bese fjalës se qeverise. Do te presim deri më 5 shtator. Po të mos mbani premtimet atëherë neve, sado që nuk lamë as ndonjë të besuar nga ana jone do te urdhërojmë përsëri. Nuk do te kërkojmë autonomi por do te ndahemi nga sundimi i perandorisë osmane”.Këtë ultimatum e nënshkruan: Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Islam Spahia, Musa e Jahja Prizreni. Kërkesat e miratuara filluan menjëherë të zbatohen në të katër vilajetet. U organizuan mitingje ku flisnin patriotet për rendësin e kërkesave që do të çonin vendin drejt pavarësisë.”Oratoret – shkruante ne kujtimet e tij”- K. Grameno, -mbajtën fjalime, me anën e te cilëve shpjegonin përmbajtjen e 14 pikave dhe thonin, se këto të drejta do t’i japin popullit shqiptar te gjitha mundësitë për të shkuar drejt progresit dhe ne ngritjen e një shteti shqiptar”.Veprimtaria atdhetare e “Heroit te Popullit” Isa Boletini dhe luftërat e tij te pandërprera gjate 35-vjetëve për liri e pavarësi te kombit tone kundër pushtueseve osmane, sidomos roli i tij si udhëheqës dhe organizator ne dy kryengritjet e mëdha 1910-1912, taktikat dhe strategjitë e jashtëzakonshme që diti t’i zbatojë e që do t’ia kishin zili edhe gjeneralët me akademi ushtarake më të zot të Evropës, bënë që shtypi evropian dhe amerikan ta krahasojnë me figurat me të shquara të popujve, të tyre. Një gazetar i kohës shkruante për heroin: “Titan do ta quaja, gjeneralin e madh te Kosovës”. Gazetat angleze e krahasojnë “Isa Boletinin me Robin Hudin, ato gjermane me Geo Berlingenin, zviceranet me Vilhelm Telin, ato italiane e quajtën Garibaldi i Ballkanit, Fan Noli e krahason me Xhorxh Ëashingtonin etj .Pikërisht në atë kohë shqiptaret kishin filluar kudo t’i zbatonin kërkesat ne fjale dhe te organizoheshin me mirë për një kryengritje të përgjithshme në të katër vilajetet për të fituar pavarësinë. Shtetet shoviniste ballkanike sulmuan në të gjitha anët si bisha te plagosura të katër vilajetet shqiptare për t’i copëtuar ne mes tyre. Heroi Isa Boletini se bashku me forcat e tij ishte nga te paret qe zuri gryken e Mitrovicës për të mbrojtur atdheun nga armatat serbe të cilat e sulmuan Kosovën në të gjitha drejtimet, te armatosura me armët me moderne të kohës. Pas një qëndrese heroike u detyrua te tërhiqet dhe të nisej në krye të 300 kalorësve drejt Durrësit. Atdhetari i shquar Ismail Qemali kishte dërguar telegrame ne Kosove që të niseshin delegate për të marrur pjesë në një kuvend qe do të mbahej në Durrës ose në Vlorë e do të vendoste për fatin e kombit.”Heroi i Popullit” Isa Boletini arriti në Vlorën heroike në çastin më kritik, për të mbrojtur shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Shkuarja e tij në Vlore u prit jashtëzakonisht mirë nga populli dhe delegate që kishin nënshkruar aktin e shpalljes se pavarësisë. Ajo duhej të mbrohej me çdo kusht nga ushtria osmane e cila ndodhej ne rrethin e Beratit. Tridhjete mije ushtare, në krye me Xhavit Pashën do ta kalonte ushtrinë në Skele të Vlorës për ta ngarkuar ne vapore. Ushtria pushtuese serbe ndodhej në Lushnjë dhe po e ndiqte ushtrinë osmane këmba- këmbës. Nëse do të kalonte ushtria osmane neper Vlore dhe prapa saj ushtria pushtuese serbe, do ta ulte flamurin kombëtar ashtu siç beri ne Tirane. Patriotet e ngritën flamurin ne 26 nëntor, kurse ushtria serbe e uli Heroi Isa Boletini, në këto rrethana tepër të vështira për kombin lëshoi kushtrimin ne Vlore e në Labëri. Iu përgjigjen me qindra vullnetare të armatosur dhe vetë neë krye të kosovareve zunë bregun e Vjosës. I dërguan fjale Xhavit Pashës për se gjalli, se ai nuk mund te kalonte neper Vlore. Xhavit Pasha u detyrua ta ndërrojë drejtimin për në Seman ku e prisnin anijet. Ushtria serbe nuk kishte aq forca sa ta sulmonte ushtrinë osmane. Po priste te largohej ajo nga Shqipëria e pastaj te marshonte drejt Vlorës. Qeveria e perandorisë austro-hungareze i kishte dhënë fjalën atdhetarit te madh e politikanit të mirënjohur ne gjithë Evropën, Ismail Qemalit se do ta njihte shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë. Ajo i dërgoi telegram urimi Kuvendit te Vlorës dhe qeverise se sapo formuar se e njohu Pavarësinë. Ne anën tjetër qeverise serbe iu dha ultimatum të ndalte menjëherë pushtimin e armatës serbe ma tej. Kosovaret e armatosur, ne krye me heroin Isa Boletini u bënë garda e parë kombëtare për të mbrojtur qeverinë shqiptare të Vlorës. Pasi u qetësua gjendja ne Vlore, Ismail Qemali, në krye të një delegacioni ku bënte pjese edhe Isa Boletini si përfaqësues i vilajetit te Kosovës u nisen ne kryeqytetet e Evropës që të kërkonin njohjen e shtetit me te katër vilajetet shqiptare. Ndalesën e fundit do ta bënin ne Londër. Aty do te behej Konferenca e Ambasadoreve Evropiane me kryetar ministrin e Jashtëm anglez, Eduard Grejn qe do t’i caktonin kufijtë e shtetit shqiptar. Delegacionin e priti vete ministri anglez i cili me humor tha: “Isa beg, ty nuk te mundi me te çarmatose një perandori osmane, ndërsa këtu tek ne te çarmatosi një portier”?Heroi iu përgjigj me krenari: “Jo besa, mua s’ka mund me më çarmatos as Turkia, as Anglia”, dhe e nxori revolen tjetër nga xhamadani i tij i famshëm qe ruhet edhe sot ne Muzeun Kombetar. Në Londër kishin filluar pazarllëqet për caktimin e kufijve tanë. Ambasadoret e Antantes qe ishin pothuaj, të’ Rusisë, Francës e Anglisë kërkonin një shtet te vogël shqiptar e ne anën tjetër austro-Hungaria dhe Gjermania kërkonin një shtet me një territor me te madh shqiptar. Kryetari i Konferencës Grej, hapi hartën e Ballkanit dhe e pa se ku binte Mitrovica: “Isa beg, – i tha! Po te ishte ma afër Mitrovica, për nderin tuaj, unë do ta bashkoja me shtetin shqiptar, veçse qenka larg”. Heroi iu përgjigj: “Unë s’kam ardhur këtu për Mitrovicën time, por kam ardhur për te gjitha tokat shqiptare që të jenë në një shtet”.Delegacioni shqiptar u kthye nga Londra shume i dëshpëruar. E kishte kuptuar se konferenca e Ambasadoreve do te linte shume toka shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Prandaj Isa Boletini, si Anteu edhe njëherë përpiqet te organizoje një kryengritje ne Kosove se bashku me Bajram Currin ne fillim te vitit 1913, pothuaj ne një kohe me kryengritjen e Dibraneve. Kjo u be vetme për t’i dhënë të kuptoje Evropës, se shqiptaret nuk do te pranonin kurrë’ copëtimin e tokave të tyre. Kryengritja përfshiu rrethin e Gjakovës, Rahovecit dhe iu afrua Prizrenit. Në atë kohë Serbia kishte grumbulluar forca të mëdha ushtarake. Shumica e kryengritësve shqiptare ishin te paarmatosur. Megjithë qëndresën e tyre heroike, ne krye me Isa Boletinin, ata u detyruan të tërhiqen. Siç dihet Konferenca e Ambasadoreve në Londër 1912-1913 la jashtë shtetit shqiptar dy të tretat e popullsisë shqiptare dhe te territorit duke i shpërblyer pushtuesit tanë grabitqare, Serbinë, Greqinë e Malin e Zi. Nga kjo padrejtësi qe nuk ka ndodhur me asnjë popull në botë, vuajnë edhe sot shqiptaret te ndare në pesë shtete megjithë luftërat e pandërprera që ata bene për t’u bashkuar. Atdhetari i madh Isa Boletini ndonëse shume i dëshpëruar qe Kosova me vise te tjera mbeten jashtë kufirit të shtetit të vogël shqiptar, përsëri gjen force për te kontribuar për konsolidimin e tij. Isa Boletinin si shqiponje e gjen kudo për te vendosur rregull e qetësi, me shprese se duke e forcuar atë, do te jete një baze e mire ne te ardhmen për te ndihmuar Kosovën e Camerine për t’u bashkuar me Shqipërinë. E gjejmë në Tropojë e Lume kundër hordhive serbe. E gjejmë ne Vlore e në Durrës kundra esatisteve. E gjejmë në Shkodër për ta mbrojtur nga pushtuesit malazez. Megjithëse ishte sëmurë nga ethet e malaria, ai mbeti i papërkulur, gjithmonë një vigan e kurrë nuk mundi askush ta çarmatose. Isa Boletini nuk luftoi për interesa vetjake ndonëse iu premtuan cifliqe e grada gjenerali nga sulltan e xhonturqit nga Serbia e Mali i Zi. Ai i përbuzi ato me neveri. Boletini luftoi 35 vjet për liri e pavarësi kombëtare me arme ne dore, duke zgjuar Evropën e përgjumur e te shurdhet lidhur me ceshtjen shqiptare, duke e detyruar atë ta pranoje se në Ballkan paska një popull shqiptar qe luftoka për te drejta kombëtare e nuk qenka një shtojce e perandorisë Osmane. Ajo qe disa here i ka mposhtur heronjtë tanë, ka qene tradhtia. Kështu ndodhi edhe me heroin Isa Boletini. Me 23-janar 1916, ai u sulmua pabesisht ne mes te Podgoricës nga një grup i madh malazezesh te armatosur. Edhe pse i plagosur rende,« luani» shqiptar nuk ndërroi jete pa e marre hakun e vet duke lënë të vdekur disa prej armiqve shekullore. Ai ra heroikisht për te mos vdekur kurrë duke u kujtuar brez pas brezi. Heroi Isa Boletini ishte shëmbëlltyre e virtyteve me te mira te kombit tone. Veprimtaria e tij mbetet gjithmonë aktuale për brezat dhe shprehja e tij e arte :« Unë jam mire kur është mire Shqipëria »…
20 KRYETARË TË BASHKISË VLORË PËR GJATË NJË SHEKULLI NE BOTIMIN E LEPENICËS
Nga GËZIM LLOJDIA*
1.“Mendoj se ky monument i ngritur prej meje do ti shërbejë Vlorës më shumë se monumentet e broncit dhe do të rrojë shumë gjatë, shkruan autori i botimit “Kryetarët e bashkisë Vlorë” ,Enver Memishaj Lepenica, në parathënie të tij. Me hulumtimet në fushën e historisë, thotë jam, munduar të hedhë dritë mbi tema dhe ngjarje historike pak të njohura,të mbuluara në harresë apo të falsifikuara, veçanërisht për historinë e Vlorës . Emri dhe jeta e kryetarëve të Bashkisë, veçanërisht atyre të periudhës 1912-1944, që trajtohen në këtë libër është e lidhur me historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë gjatë viteve të vështira, kur po ngrihej dhe konsolidohej shteti shqiptar.Autori përmend një fakt të njohur nga media .Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj ,i propozoi bashkisë Vlorë në vitin 2008 vendosjen në lulishten historike të 8 kryetarëve të bashkisë Vlorë nga vitet e stuhishme ‘12-’32. C’praj vitit 2008,kohë kur u bë propozimi në Këshillin e Bashkisë Vlorë janë fshirë rreth 6 vite .Asnjë bust nuk është vendosur sot, në qytet për kontributin e kryetarëve të bashkisë. Vendi i tyre për kontributin e dhënë duhej të ishte në një ndër lulishtet e qytetit. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza si gjithë të tjerët,por me një kontribut të madh në dallim nga të tjerët. Mungesa e fondeve është shkaku madhor. Shteti duhet të kishte krijuar një fond të veçantë për të vlerësuar kujtimin e tyre, ndër përvjetorët, që kryhen. Shteti duhet të krijojë një fond,për të përjetësuar emrat e ndritur, të të gjithë patriotëve shqiptarë, në Vlorë, Korcë ,Shkodër,Tiranë e gjetkë. Këta shenjtorë të fjalës,të pushkës,penës u larguan nga kjo botë ngase të gjithë janë të vdekshëm. Mirëpo, harresa jonë për për veprën e tyre të pavdekshme, mbetet e pafalshme. Një fond i veçantë, duhej krijuar. A mos duhej administruar nga MK për të realizuar bustet dhe monumentet e një sërë figurash atdhetare anembanë vendit? Dhjetëra figura patriotësh ende nuk kanë një vorrë,nuk kanë një pllakë përkujtimore. Godina apo banesa historike janë aktualisht të harruara, të shkatërruara gjithsesi ,që nuk tregojnë vlera qytetërimi për një vend që është në NATO.
2.
Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia, përmend trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. Dhe ishte 28 nëntor ,viti 12,vjeshtë e tretë,kur u ngrehë flamuri nga kati i dytë i sarajeve të Vlorajve. Lufta e Vlorës dhe lufta e dytë e përbotshme. Paslufta nxori regjimin, që u vendos në gjysmën e Evropës. Gjurmët e tij ende të pa fshira janë dëshmi, që do të ruhen ndër breznitë tonë. Si një plagë, që kullon nga e pëgëra lindje. Autori i kësaj enciklopedia ka sjell të dhëna të shumta të bashkëshoqëruara me fotografi e faksimile. Ky botim është një visar për historinë e qytetit tonë. Ky botim shkencor duhet të jetë edhe një guitë për turistët . Gjithashtu ky botim përmbush të gjitha standardet për tu përkthyer në gjuhë të huaj për studiues,historinë duke u ruajtur në kohë të vendoset jo vetëm në muzetë e këtij qyteti historik, por duhet të mundësohet me shkurtime dhe në botimin zyrtar të MS teksti vendlindja.404 faqe me dokumente dhe të dhëna të hollësishme,fotografi dhe arkiva, dëshmi, ditarë,histori. Shkolla e pare shqipe u hap prej patrioteve vlonjate ë vitin 1908, në lagjen Muradije,thotë autori Lepenica, në godinën që sot vlonjatët e quajnë:” Shkolla nr. 1”. Ajo shkolle sot, quhet me të drejtë: “28 nëntori”.Para kësaj në disa fshatra ka pasur shkolle apo kurse fetare, si në Kanine, Drashovice etj. Në Velcë, që në vitin 1890, ka pasur një shkolle turke për hoxhe, ndërsa shkolla e parë shqipe atje është hapur ne shtator 1913. Shkolla e mesme për herë të parë në Vlorë,vazhdon autori, u hap më 8 nëntor 1924, kur në fuqi ishte qeveria e Fan Nolit. Kryetar bashkie ne Vlore ahere ishte Qazim Kokoshi dhe prefekt Niman Ferizi. Shkolla u mbyll në janar 1925, pasi në të u sistemuan mercenaret e Taf Kaziut, që kishin ardhur ne Vlore për te shtruar popullin pas revolucionit të vitit 1924 dhe u rihap me 1 dhjetor 1925. Në Shqipëri, shkollat e para të gjindarmerise janë hapur për here te pare prej italianeve ne Vlore dhe ne Gjirokastër ne vitin 1919. Në vitin 1922 deri ne fund te vitit 1924, kjo shkolle ka funksionuar në Vlorë. Në qendër të qytetit, ne vendin ku kanë qene sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u be edhe Kuvendi Kombëtar me 28 nëntor 1912, që shpalli Pavarësinë Kombëtare, është ngritur lulishtja, që më pas mori emrin Lulishtja e Sheshit te Flamurit. Punimet për krijimin e saj u fillua në vitin 1922, nga Qazim Kokoshi, ish kryetar i Bashkisë dhe u përurua me 28 nëntor 1925, me rastin e 13 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, kur kryetar Bashkie ishte Nuredin bej Vlora. Përfundimi i Lulishtes se Flamurit i dha një pamje krejt te veçante dhe bashkëkohore sheshit që mbante të njëjtin emër. Ky mjedis i bukur, i gjelbëruar, do te plotësohej ne vazhdimësi dhe me elemente të tjerë, që lidheshin me 28 Nëntorin e vitit 1912. Ne vitin 1932 aty u ngrit Varri Monumental i Ismail Qemalit dhe mbi këtë varr ngrihet madhështor ushtari i panjohur, vepër e punuar nga Skulptori i Popullit, Odise Paskali, që përjetëson ne bronc jetën dhe emrin e Plakut te Vlorës, ne sheshin ku ai konkretizoi ëndrrën e te gjithë shqiptareve për liri e pavarësi. Ne vitin 1937, gjate periudhës që A. Asllani, ishte Kryetar i Bashkisë se Vlorës, u ngrit edhe: “Shtylla e Flamurit Kombëtar”. Aty ku është ngritur flamuri ne vitin 1912, në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës. Po këtë vit u ngrit edhe Kulla e Sahatit te Vlorës, e financuar nga tregtaret e qytetit. Të dyja skice-idetë e këtyre objekteve u përgatitën prej Ali Asllanit. Ne vitin 1955, ne Vlore u ngrit Estrada Profesioniste. Në vitin 1 962 u themelua trupa profesioniste e Teatrit Dramatik. Në vitin 1972 u hap galeria e arteve figurative. Shkolla e pikturës vlonjate u bë e njohur në të gjithë vendin, me piktore të shquar. Po këtë vit u organizua ansambli “Labëria”, dhe në vitin 1981, mori pjesë ne festivalin e 21-te folklorik ndërkombëtar te Bursës ne Turqi. Monumenti i Pavarësisë, nga monumentet më madhështorë te vendit u inaugurua ne vitin 1972,me rastin e 60 vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë. Monumenti ngrihet madhështor ne” qendër te qytetit ne Sheshin e Flamurit, aty ku edhe është mbajtur kuvendi me 28 nëntor 1912 për Shpalljen e Pavarësisë. Në vitin 1979, u ngrit Pallati i Sportit, me mbi 2000 vende .Në vitin 1980 u ngrit pallati i kulturës “Labëria”.Shtatorja e Avni Rustemit u përurua me 3 shtator 1983, në përvjetorin e fitores, së Luftës së Vlorës, të vitit 1920.Në vitin 1985 numëroheshin 83 monumente skulpturore. Para vitit 1990, funksiononte Shkolla e Lartë e Oficereve për Flotën Detare dhe Shkolla e Larte e Aviacionit, për aviator.
Në vitin 1990, në rrethin e Vlorës kishte 80 shtëpi dhe vatra kulture 225 biblioteka, 18 kinema dhe 20 librari. Në vitin 1994 me vendim të Këshillit te Ministrave nr. 105 date 28.2.1994, u krijua Universiteti i teknologjik i Vlorës ”Ismail Qemali”.
“Iso-polifonia popullore shqiptare” u shpall në listën e “Kryeveprave te trashëgimisë gojore te njerëzimit” e mbrojtura nga UNESCO. Ajo është një nder 50 atraksionet me te tërheqëse jo-materiale, ne trashëgiminë shpirtërore të popujve të botes. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshte por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë iso-polifoninë ne” një masë të atillë, sa e kthejnë atë ne një vlere te pakrahasueshme për të gjithë kulturën dhe trashëgiminë e vendit tone dhe atë botërore.
Duhet te perëndim me vlerësim dhe respekt ata që punuan me përkushtim për këtë arritje te madhe kombëtare: Ministrinë e Kulturës te asaj kohe, që drejtohej me aftësi e kompetence profesionale, por mbi të gjitha me dashuri për Shqipërinë, nga Dr. Bujar Leskaj, Drejtorin e Trashëgimisë qe drejtohej me pasion e dashuri nga Prof. Dr. Vaso Tole.
3.
Kryetarët e bashkive të Vlorës
Me kokën në pragun e historisë, breg më breg ,shkulmë nxjerr në zemëratën dimërore. Kërkimi im ka një pikënisje. Qyteti ynë ka pasur administratën dhe drejtuesit e tij ndër kohëra ç’praj shekullit të shuar janë një numër figurash të pazakonta,me kontribute. Historia ruhet me dëshmi .Rojtarë janë dëshmitarët. Në listën e madhe të mos harresë janë emrat e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin. Ata kanë qeverisur qytetin tonë ndër vite të brishta të trazuara ishin vitet dhe ja dolën, që qyteti ynë të mirë administrohet ndër të gjithë kohët e shekullit të shkuar ndër më të vështirët shekuj në historinë tonë.
KRYETARET E BASHKISE SE VLORES, 1912 – 2012
I Katundaria e Vlores ne vitet 1912 -1914
1
Abas Mezini
Vlore (1864- 1926)
1912; 1920; 1921;1922.
2
Ibrahim Abdullahu
Vlore (1880-1955)
11.3.1913-31.12.1914
II Kryekatundaret e Vlores Gjate pushtimit Italian 1.1.1915 -14.8.1920
3
Osmen Haxhiu
Vlore (1885- 1937)
1915
III Kryetaret e Bashkise se Vlores gjate ringritjes dhe Konsolidiniit te’ shtetit
4
Ali Asllani
Vlore (1882-1966)
20.12.1918-5.11.1920 1. 4.1934-31.7. 1939
5
Qazim Kokoshi
Vlore (1882-1947)
4.5.1922 – 25.12.1924
6
Nuredin Vlora
Vlore (1889- 1964)
1.1.1925- 19.2.1927
7
Zyhdi Karagjozi
Gjirokaster(1881-1970)
20.2.1927-5.7.1928
8
Arshi Halil Xhindi
Vlore (1885 – 1973)
6.7.1928- 30.8.1932
9
Abedin Nepravishta
Ku<; (1889-1975)
1.9.1932- 15.3.1933
10
TefNara?i
Nara? (1894- 1970)
16.3.1933-31.3.1934
IV Kryetaret e bashkise gjate pushtimit nazi fashist 1939-1944
11
Kristaq Pandeli Strati
Vlore 1904- 1969)
1.8.1939-1942 •
12
Nexhip Koka
Delvine (1899- 1976)
1942 - 17 4.1943-v'-,
13
Enver Taraku
Peje, Kosov (1917-1989)
18.4.1943-5.10.1943
14
Muhedin Haxhiu
Vlore (1909- 1979)
27.10.1943 - 15.11.1944
V Gjate periudhes se diktatures komuniste 1945-1990
VI Gjate ndertimit te sistemit demokratik
15
Elham Sharra
Vlore (1942-2014)
20.7.1992- 14.11.1996
16
Gëzim Zilja
Vlore (1951)
15.11.1996-30.4.1997
17
Agron Shehu,
Vlore (1948)
Tare Hamo,
Vlore (1945)
1.5.1997-21.6.1998
David Tushe.
Vlore (1957)
18
Neki Dredha
Vlore (1939)
22.6.1998- 1.10.2000
19
Niko Veizaj
Vlore 1954)
1.10.2000- 12.10.2003
20
Shpëtim Gjika
Vlore (1962)
13.10.2003 - - 8.5.2015
4.
Cilët ishin emrat ,që do të kishin një bust ndër lulishtet e Vlorës?Në mos sot nesër sigurisht do ta kenë. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza e trishtuara të harruar në kohë prehjen e madhe dhe të përhershme..Disa të dhëna për disa kryetarë bashkie të këtij qyteti. Janë figura si Nuredin bej Vlora,I biri Ferit Pashë Vlorës, ish kryeministër i Turqisë ne vitet 1902-1908. Nuredin beu një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe 1 muaj zevendesisht kryetar i bashkisë. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. Me 1931 - 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 - 9 dhjetor 1935.
Arshi Halili. Ne legjislaturën 1925-1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Emrat e tjerë Ali,Asllani , Abaz Mezini,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullai etj.
KRYETARET E BASHKIVE TË QYTETIT BREGDETAR DERI PAS CLIRIMIT
Sistemi i bashkive ne Shqipëri ka patur here pas here ndërprerje ne kohe. Qysh para 1912 kane funksionuar"Kryekatundaret"ose Kryetaret e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri ne fund te 1944 kur u vendosen Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi ne vitin 1992. Ne fillim te shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banoresh dhe administrohej nga Kryekatundari, qe sot quhet "Kryetar i Bashkisë": Ndër të parët qe njohim si Kryekatundare apo Kryetar Bashkie janë: Shahin Kolonja, Ali Spahiu, Abas Mezini dhe Ibrahim Avdullahu të pasuar nga Osman Haxhiu i cili njihet edhe si prefekt i Vlorës. Ne 1918 me emrin "Kryetar Bashkie" është Ali Asllani i cili ne 1920 ia la vendin Qazim Kokoshit. Ne vitin 1925 Kryetar i Bashkise u zgjodh Nuredin bej Vlora e pas tij Arshi Halili {Xhindi}.Ne vitin 1934 përsëri Ali Asllani deri ne prill te 1939. Pas një ndërprerje, ne 1943 Kryetar Bashkie për Vlorën u caktua Myhedin Haxhiu. Pas lufte, nuk ka Bashki, këtë rol e luante Kryetari i Komitetit. Rexhep Sulejmani dhe Avdul Agalliu ishin të parët Kryetare ëe Komitetit Ekzekutiv te Qytetit. Shahin Kolonja, 1900.Ishte kryetar i pare i Bashkisë së Vlorës, ose kryekatundar, siç quhej në atë kohe .Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908. Kishte kryer shkollën e larte ne Stamboll, anëtar i klubit"Bashkimi"Stamboll.
1-Abas Mezini, 1908 - Mars 1909
Familja Mezini është një nga familjet me te vjetra te Vlorës dhe me një aktivitet te shquar patriotik. Ne Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shume aktiv, në shtëpinë e tij bëheshin mbledhjet me te rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Në të gjitha aktivitetet e kohës merrte pjese Abas Mezini.
2-Ibrahim Avdullahu 1912-1914
Ka kryer shkollën e larte për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria"dhe drejtues i tij, për ketë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Mu~o Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapen nga turqit, ne vitin 1908, u shpunë ne Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye ne atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit me te afërt te Ismail Qemalit Pas shpalljes se pavarësisë është Kryekatundari i Vlores. Ne mars te 1914 shkon ne France si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Ne 1914 kryeson negociatat me rebelet për te shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influence ne Vlore. Ne vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet.
3-Osman Haxhiu (Nënprefekt i Fierit)
Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare" te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjës, deputet ne parlamentin shqiptar.
4-Ali Asllani – 1918. Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlores. Mbaroi shkollën e lart Politiko-Juridike-Administrative ne Turqi ne vitin 1906. Shërbeu ne administratën turke ne Janine e Bulu, deri ne shpalljen e pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit,nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës se Vlorës, sekretar shteti. Dy here Kryetar Bashkie ne Vlore, përfaqësoi shtetin shqiptare ne Trieste, ne Sofje dhe Athine. Shkroi shume poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit te Shkencave ne vitin 1913. Zotëronte gjuhet: turqisht, persisht, greqisht, italisht dhe frëngjisht.
5-Qazim Kokoshi – 1920. Me aktivitet te shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e pavarësisë, ne shtabin e Luftës se Vlorës, senator, deputet, ne 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Vlore.
6- Nuredin bej Vlora .I biri Ferit Pash Vlorës, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora dhe te Vlorës. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Gjate mandatit te tij pruri makinën për te lar rrugët e Vlorës, vendosi sirenën për orarin e punës dhe te shkollës. Ishte i ndjeshëm ndaj te gjithë atyre qe vuanin.. Iku jashtë shtetit dhe vdiq ne Hajdenberg te Gjermanisë ne vitin 1964. Me 8 janar 1926, Nuredin bej Vlores shkruan E.M.Lepenica,iu dorezua dekreti i emërimit si kryetar Bashkie me gjithë kritikat qe ka pasur për punën e tij. Këshilli Bashkiak sipas votave te fituara kishte këtë perberje:Dhimiter Kolea ,Dalip Peshkepia,Samuel Matathia, Aristidh Ruci,Hamza Isai, Esheref Dano .Me pas Nuredin bej Vlorës do ti i bëhen shume kritika për punën e tij si mungesa e ujit, sidomos ne lagjen Skele, mungesa e pastërtisë se qytetit, mosfunksionimi i centralit elektrik etj. Pavarësisht nga kritikat në ato kushte të" vështira, Nuredin Beu u mundua t"i shërbente Vlorës. Gjate ushtrimit te detyrës, ashtu si edhe Qazim Kokoshi, vazhdoi te nxirrte kartëmonedhën e bashkisë, por tashme me firmen e tij "Nuredin Vlora"
Si një atdhetar e personalitet me kulture e vizion perëndimor, Nuredin Vlora, problemin e pare qe shqyrtoi, ishte arsimi dhe kultura. Vizioni tij për zhvillimin e arsimit dhe dashuria e tij për Vlorën del qarte ne një relacion qe ai i ka drejtuar Ministrisë se Arsimit dhe Prefekturës se Vlorës, ne korrik te vitit 1925, ku ndërmjet te tjerave shkruan: "... Si ne krahina dhe ne qytet shkollat ne vitin 1925 kishin arritur ne një grade shume te poshtme..."Ne këtë relacion, Nuredin Beu kërkon rihapjen e shkollës se mesme ne Vlore e cila qe nga janari 1925, me mbritjen në Vlore të forcave, të kriminelit Taf Kaziu e përdoren konviktin e kësaj shkolle si fjetinë , shkolla u shkatërrua dhe ishte mbyllur. Nuredin bej Vlora ne relacion shprehte habinë për ngurrimin qe tregohej për hapjen e kësaj shkolle "kaq te nevojshme, e gatshme, qe mund te funksionoje me pak shpenzime dhe sidomos për këtë pjese te Shqipërisë qe sa nevoje te madhe ka për arsim, aq pas ka mbetur"Relacioni përfundonte me fjalët: "qe ne fillim te vjeshtës se pare shkolla te ishte gati për te funksionuar".Mbi baze e këtij relacioni te Bashkisë, Prefekti i kërkon Ministrisë se Arsimit: "formimin e liceut këtu ne Vlore i cili do te jete tepër i nevojshëm për avenirin e brezit te ri shqiptar"Ne saje te interesimit dhe përpjekjeve te Nuredin bej Vlorës, shume patrioteve, mësuesve vlonjat dhe ve9anerisht te Vakëfit te Vlorës, me 21 dhjetor 1925, ra zilja e pare ne Shkollën Tregtare. Kjo ishte një arritje e madhe pasi kjo shkolle do te luante një rol te rëndësishëm në kulturën e vendit. Këtë vit shkolla pranoi 50 nxënës: 25 nga Vlora dhe krahina, 10 nga Himara, 10 nga Kurveleshi, 5 nga Malësia e Tepelenës. Vihet re se me sa mençuri ishte bere plani i pranimit te nxënësve ne shkolle, pra nga te gjitha krahinat. Drejtori i pare i kësaj shkolle ishte patrioti Leonidha Naci.
FSHTRAT SHQIPTARE MBAJNE EMRA SLLAVE QE NGA KOHA E PUSHTIMIT SERB
Nga Gëzim Llojdia/
1-Kur invazioni serb zbriti deri në jug ,ai krijoi jo vetëm shkatërrime të mëdha. Pas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare, në mes dhe në fund të shekullit të 13-të,shumica e territorit të vendit u bë pjesë e Serbisë. Tri subjekte shkruajnë burime të huaja, mbulojnë historinë e Shqipërisë, ndërmjet fund të shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14, kur principatat shqiptare ishin krijuar në gjithë Shqipërinë. Ky vend dhe kjo tokë ka parë një sërë pushtimesh nga pushtues të egër nga kohët të hershme, kujtojmë luftërat e ilirëve me romakët deri te:gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarët, maqedonasit dhe më të vonshme përmendim :pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane shekulli i XX ,deri në 1998 çlirimi i Kosovës,nga intervenimi i forcat të NATO-s.
2.
“Një pushtim është një ofensivë ushtarake,thotë wikipedia, në të cilën pjesë të mëdha të luftëtarë të një njësie ekonomike gjeopolitik në mënyrë agresive hyjnë në territorin e kontrolluar nga një njësi ekonomike tjetër të tillë, në përgjithësi me objektivin pushtues, çliruese ose ri-vendosjen e kontrollit ose autoritetit mbi një territor,duke detyruar ndarjen e një vendi, duke ndryshuar qeverinë krijuar apo fituar koncesione, ose një kombinim i tyre”.
Dëshmitë arkeologjike tregojnë se invasionet kanë qenë dukuri të shpeshta që nga parahistoria. Në antikitet, para se të krijoheshin komunikimi me radio dhe transporti tw shpejtë, mënyra e vetme për të siguruar përforcime adekuate ishte për të lëvizur ushtrinë si një forcë masive. Kjo, nga vetë natyra e saj , çoi në strategjinë e pushtimit.
3.
Pasojat e pushtimeve në Shqipëri kanë qenë katastrofike ,madje as hordhitë e Cingiz Khanit nuk do të kryenin këto barbari mbi këtë truall dhe së fundi, Lufta e dytë e përbotshme, ka lënë ende pasoja, ndërkohë që në vjeshtën e tretë, do të jetë në epiqendër, 70 vjetori i çlirimit nga pushuesi nazist.
Dihet ,qw shqiptarët kanë autorësinë më të hershme për autoktonë në trojet e tyre. Datimet përcjellin një numër të rëndësishëm objekte të kohëve të hershme. Gjurmë:murre rrethues,varre monumental,portik hyrës, turra, monedha, ngrehina,rrënoja,hambar,porta ,ujësjellës, depo,etj.Emra të hershëm sa qytetërimi grek. Dyrrah ,Apoloni, Amantia,Bylis,Lisus etj. Vlerësimi:Besa-“Shqiptari kur jep fjalën,ther djalën”. Zemërbardhë. Fisnik. Portat e shtëpive prej guri për mikun të hapura kanat.Të huajin e ruanin në besën e tyre. Kishte kanun me ligj,nene e kode,kur s’kishte gjëkundi shtet. Fqinjësia:Ishin fqinjë të mirë shqiptarët. Nuk u binin në qafë fqinjëve, ndërkaq këta të fundit ishin,që kishin humbur drejtpeshimin, që u kërcënonin padrejtësisht kufijtë. Që u shkrumbëzonin shtëpitë. U rrëzonin udhëheqësit me pabesitë e tyre..Në këtë bashkëjetesë me fqinjët,shqiptarët kishin njohur nga fqinjët,përveçse sulme e pushtime varre të hapura, mort të rënduar, arkë-mort në vite,bashkë me zinë e pushtimit. Për 500 vjet llogaritet guaska e rëndë e perandorisë osmane. Me rënien e guackës osmane kur pritej të ndodhte riparimi i kohës,vërshuan,fqinjët. Në veri shkjau serb,në jug greket e pabesë,ushtri që infektonin vdekje. Pushtime pushtuesish ndërmerren ekspedita ndëshkimore në tokat e shqiptareve. Malazezet, austro-hungarezët,francezët,italianët vërshuan nëpër kohën turbulluese të viteve ‘14-‘20,kurse në kohën pushtuese të luftës së dytë, fashistët e përtej detit dhe nazistët e Rajhut të tretë. Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet sillnin kohë të tmerrshme pushtimi. Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Në këto kushte, çdo popull do t’i kishte humbur toruan. Dhe e humbën mjaftë kombe. Ndërkaq mbijetuam deri së fundit ata të Kosovës ,përpara këtyre katastrofave,ku riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë,e shtuan qëndresën duke shtuar edhe shumzimin.
4.
Nga gjithë kjo histori, fenomeni që ka mbetur pas dhe më pak i vëmendshmi është ende ka fshatra,vende,lumenj, et,j që janë “denbabaden shqiptarë”,por mbajnë emra të pushtuesve të shumtë ,që kanë kaluar përmbi tokë në gjithë ekzistencën e saj. Faktet, sjellin nëpër shekuj janë ndriçime, që zbardhërojnë errësirën e ngucur nga kohët e zymta.Profesor Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëvizshëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshëm. Ndërsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që morën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrje¬dha¬ve të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj, që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponimisë që nga koha antike e deri më tani.Arsyetim ky se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë .
5.
Nën sundimin e romakëve, ishte një qytet i rëndësishëm port. Vlora fitoi edhe një version tjetër të emrit të saj – Valona. Më vonë ajo ishte pjesë e Perandorisë Bizantine. Për një periudhë të shkurtër kohe është qeverisur edhe nga bullgarët. Në shek.11 kaloi për herë të parë në duart tw normanve . Në 11 c. ajo u pushtua nga Stephen Dushanit – mbretit të Serbisë – të cilët pushtuar Beratin në të njëjtin vit dhe Krujën dy vjet më parë. Deri në fund të vitit, territorin e Shqipërisë bashkëkohore u bë pjesë e Serbisë së Madhe. Por pas vdekjes së Stephen Dušan-it në 1355 perandoria e fuqishme e ndërtuar nga ai ra. Princët që morën pushtetin në Shqipëri për shkak tw grindjeve nuk ishin në gjendje të sfidojnë një armik të fuqishëm nga Lindja. Shpejt Vlora ka ndryshuar pushtuesin e tij dhe emrin përsëri. Ajo u bë pjesë e Perandorisë Osmane – nën emrin e Avlonya.
Vërtetësia dhe argumentimi shkencor përbënë një vlerë për banorët e gjirit të Vlorë,lidhur me të djeshmen dhe të sotmen. Akademik Shaban Demiraj midis të tjerave është shprehur:”… Sqarimi i pyetjes sw mësipërme edhe për periudhën pas ardhjes se tribuve i.e. ne viset e banuara sot nga shqiptaret paraqitet bukur, i vështire, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund te flitet për popullsi krejt te papërziera, jo vetëm ne gjirin e Vlorës dhe ne viset e banuara nga shqiptaret, por edhe ne Gadishullin Ballkanik e me gjere. Mjafton te kujtojmë dy periudhat e sundimit te mbretërisë Bullgare gjate shekujve IX – XIII dhe te mbretërisë Serbe te nemanjideve gjate shekujve XII – XIV, qe kane lënë gjurme te shumta jo vetëm ne fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe ne emrat e vendeve, gjurme këto qe te lënë përshtypjen e një kolonizimi te pjesshëm te viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllave. E njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat me te hershme, sidomos për periudhën e sundimit te gjate romak, qe solli si pasoje romanizimin e një pjese te mire te popujve te Ballkanit, si edhe për periudhën me te hershme te themelimit te kolonive greke ne brigjet e Mesdheut, te Adriatikut e gjetke. Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe te mesjetës, është e vështirë te flitet për një popullsi krejt homogjene ne viset e banuara nga shqiptaret, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit te Vlorës.
6.
Përpjekja që ka bërë Zogu në vitet ‘30 e shqyrton historiani,Fatos Daci i cili thotë:
“Me dekretin e datës 5 maj, Zogu I, Mbret i Shqiptarëve vendosi për ndryshimin e emrave dhe autorizoi qeverinë për të vepruar. Qëllimi i këtij dekreti shprehet qartë në Nenin 1, ku shkruhet: “Autorizohet qeveria për të zëvendësuar me emra të përshtatshëm ato të disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve të Mbretërisë, të cilat kanë humbur në kohën e shkeljeve dhe okupacioneve të huaja emrat origjinalë të tyre për të marrë emra të imponuar nga të huajt”. Në zbatim të ligjit mbi “Ndryshimin e emrave të disa katundeve, qyteteve, lagjeve, lumenjve etj” në të gjithë prefekturat e mbretërisë u ngritën komisione shtetërore, të cilat do të bënin studimin e konvertimin e të gjithë emër vendeve të deriatëhershme. Ndërkohë, në çdo komunë apo bashki u ngritën komisione të tjera vendore. Në krye të komisionit qeveritar ishte Ajet Libohova. Pas 14 muajve pune intensive komisionet shtetërore vendore të komunave, të bashkive dhe të prefekturave të vendit kryen studimet e duhura dhe morën vendimet përkatëse, të cilat ia paraqitën komisionit qendror. Komisioni qendror, në gusht të vitit 1938 ia paraqiti komisionit të posaçëm të qeverisë për miratim. Në përbërje të Këshillit të Ministrave që vendosi për ndërrimin e emrave morën pjesë Faik Shatku-zv.kryeministër e ministër i Drejtësisë (që drejtoi edhe mbledhjen), Ekrem Libohova-ministër i Jashtëm, Musa Juka-ministër i Brendshëm, Kolë Thaçi-ministër i Financave, Abdurrahman Dibra-ministër i Arsimit, Rrok Gera-ministër i Ekonomisë. Siç shihet dy (të dy ministra) nga 6 anëtarët, madje njëri dhe kryetari i këtij komisioni, qenë dibranë. Në përfundim të shqyrtimit Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi që emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve të ndryshohen siç do t’i bëjmë të ditura më poshtë. Për ilustrim po marrim disa nga prefekturat, ku ndikimet e huaja kanë qenë më të mëdha e për të cilat pretendimet shoviniste janë akoma më të mëdha. Këto prefektura janë në skajet e kufijve të sotëm shtetëror, por i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në të gjithë prefekturat e tjera, edhe pse ata ndodhen në brendësi të vendit. Le të fillojmë me emrat e vendeve, ku pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janë ngritur në sistem nëpërmjet shoqatave dhe të partive të tyre antishqiptare të ngritura mbi baza të pretendimeve etnike “të pakicave” të tyre kombëtare.
Nënprefektura e Himarës: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si më poshtë: Qiparo-Gjinovleshi, Dhërmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj, ndërsa Himara, Palasa, Kudhësi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parë. Nënprefektura e Vlorës: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat për 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si më poshtë.
1-Vlonë Vlorë
2-Lagja e Re Lagjia e Re
3-Karabash 3 shtator
4-Vrenes Vrenes
5-Tophani Lagja e Flamurit
6-Varosh Kaçanik
7-Babicë e Madhe Babaj e Madhe
8-Kaninë Kaninë
9-Dukati Dukati
10-Radhimë Radhimë
11-Tragjas Tragjas
12-Baro Baro
13-Drashovicë Drangaj
14-Lapardha Lapardhaja
15-Mazhar-Lapardha Mazhar-Lapardha
16-Qish-Bardhë Qishbardhë
17-Vodicë Prrallaj
18-Xhyherinë Xhyherinë
19-Kropisht Fjerzë
20-Mavrovë Fitorë
21-Peshkëpi Peshkëpi
22-Amonicë Amonaj
23-Budina Verri
24-Dushkarak Dushkarak
25-Golimbas Pëllumbas
26-Mazhar Kullës Mazhar Kudhëz
27-Ploça Amantia
28-Sevaster Kunorë
29-Shkozë Shkozë
30-Vajzë Vajzë
31-Velçe Shpellaj
32-Bashaj Bashaj
33-Brataj Shkambi i Kuq
34-Gumenicë Bigë
35-Gjorm Gjorm
36-Lepenicë Labaj
37-Matogjinë Matogjini
38-Mesaplik Mesaplik
39-Tërbaç Tërbaç
40-Vranisht Zallishë
41-Ramicë Ramaj
42-Smokthinë Zhgabaj
43-Armen Armen
44-Brusja Limaj
45-Gërneci Arza
46-Haderaj Haderaj
47-Hysoverdhi Hysoverdhi
48-Karbunari Thingjillas
49-Koculi Kocul
50-Lubenjë Labnija
51-Mollkeq Mollkeq
52-Mavravë Fitore
53-Mertiraj Mirtiraj
54-Penkovë Penkaj
55-Picar Picar
56-Rexhepaj Rexhepaj
57-Romësi Romës
58-Selenicë Serishta
59-Treblovë Kështjellë
60-Veshdanisht Veshaj
61-Gorisht Gurishte
62-Bestrovë Plepaj
63-Babica e Vogël Babaj e Vogël
64-Çeprat Çeprat
65-Gorrica Gorrica
66-Hoshtimë Ushtimë
67-Kerkovë Shkrepaj
68-Nartë Nartë
69-Panaja Shëmri
70-Risili Risili
71-Zvërnec Rrethujzë
72-Bunavi Verore
73-Aliban Aliasi
74-Bashisht Bëshishte
75-Bishan Bishani
76-Cerkovinë Gjeshtraj
77-Çiflik Idriz Idrizaj
78-Dëllenja Zhukës Dëllenja Zhukës
79-Mekat Mëkat
80-Mëkat – Çoban Mëkat – Bari
81-Grabian Gropaj
82-Gryka-Pishë Gryka-Pishë
83-Llakatund Llakatund
84-Mifol Mifol
85-Murris Murris
86-Nosovosel Fshati i Ri
87-Poro Vahu
88-Skrapar Skrapar
89-Skrofinë Sopi
90-Trevllazën Trevllazën
91-Zgura Zgura
Nënprefektura e Himarës
1-Hiamarë Himarë
2-Kudhës Kudhësi
3-Pilur Piluri
4-Qeparo Gjinovlashi
5-Dhërmi Gjolekaj
6-Palasa Palasa
7-Vuno Malaj
7.
Që nga koha e Zogut, ende sot nuk ka një dekret tjetër, për të ndryshuar emrat sllav, që gjenden dhe përdoren zyrtarisht për mjaftë fshatra,katunde të Luginës së Lumit dhe krejt Vlorës. Kryeqendra e shqiptarizmës në hartën e këtij kombi, ka ende zyrtarisht fshatra me emra sllav. Me frymën e tij patriotike,me kuvendin e Vlorës të vitit 1912 ,që e ktheu këtë qytet në një strehë të ngrohtë për gjithë shqiptarët ,me një prezencë të përhershme shqiptare, në dyert e kësaj vatra shqiptareje, nuk mund të bashkëjetojnë edhe emra shqiptarë dhe sllavë ,kur dihet se në këto troje kanë jetuar shqiptarët. Vlora,rrethinat e saj,katundet dhe fshatrat duhen të kthehen në emrat e origjinës së tyre. Poeti dhe kryebashkiaku i Vlorës Ali Asllani ka shkruar kështu:
Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm’ e atë,
shkaba trime dykrenore
fron’ e saj e ka në Vlorë!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s’e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Jam vlonjat e jam burrë,
s’duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat’!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t’u lumtë dora!
Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!
KOSOVA ËSHTË ATY KU KA QENË GJITHËKOHËS,SEPSE KA GJURMË JETE – ASGJKUNDI ARDHACAKËT
Dhjetëra lokalitet arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës/
NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Njerëzit sllavë, serbët u shfaqën në Ballkan mes shek 6 dhe të 7,(shkruan Enciclopedie on line Treccani duke cituar kapitullin të plotë për të moslënë shteg dyshimi,)të shtyrë dhe e dominuarnga Avari. La,trashëgimtar dhe vazhdimi i Rascia, u shfaq në shekullin e 12, kur shteti i vogël i Stephen Nemanjës (1151-1195) u zgjerua dhe paralel në Venecia kundër Bizantit. Pas një periudhë krize për luftërat e shpeshta dinastike, Stephen Dušhan (1331-1355) hodhën themelet e Serbisë Madhe; vijosi dhe u kurorëzua “Perandor i serbëve dhe grekëve” (1346),pasi pushtoi Epirin dheThesalisë. Në vitin 1389, në Kosovë turqit mundën serbët, që kanë humbur autonominë e tyre 1459. Prej atëherë e deri në formimin e Principatës së Serbisë (1830), vendi mbeti subjekt i turqve.Megjithatë, shoqëria serbe mbajtur individualitetin e tyre kombëtar, fenë ortodokse dhe, së bashku, një strukturë arkaike me survivals vazhdueshme të rendit të vjetër fisnore. Pastajrindërtimin e Patriarkanës serbe e Pejës (Kosovë, 1557), një punë e veziri i madh Mohammed Soqolli (Serbia Sokoloviç) kishte një domethënie të thellë të ruajtjes kombëtare.Nga fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë serbët ngrenë krye kundër autoritetit të Sulltanit, nën drejtimin e familjeve të zëvendësit Karagjorgjeviq dhe Obrenoviq. Në 1830 vendi fitoi një shkallë të autonomisë në kuadër të Perandorisë Osmane, dhe në vitin 1878 Milan Obrenović u bë plotësisht i pavarur, duke fituar rritur fuqinë në rajon midis shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzet. Pasluftërave ballkanike të 1912-13 (të cilat lejohet Serbia për të aneksuar një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe Kosovës dhe Sanxhak), Lufta e Parë Botërore krijoi kushte të favorshme në lindje(1918) të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenët të cilët, në bazë të dinastisë Karagjorgjeviç më 1929 mori emrin e Mbretërisë së Jugosllavisë. Kjo, megjithatë, u shpërbë gjatë Luftës sëDytë Botërore, pushtimi gjerman-italian (1941), i cili vendosi në Serbi një qeveri kolaboracioniste. Në këtë kuadër u zhvillua lëvizja komuniste e rezistencës, e udhëhequr nga Tito. Pas rrëzimitnazistët (fundi i vitit 1944) kanë fituar zgjedhjet (1945), komunistët erdhën në pushtet dhe ia kaloi mbretërinë në një Republikës Socialiste Federative.Shkurt kjo është një store e një shteti të krijuar artificialisht nga ardhacakë të ardhur diku nga Uralet. Nëse zbresim dhe shtresojmë gërmimet për periudhat më të hershme kohore,rezulton që serbet dhe sllavët në tërësi ngelen pa asnjë gjurmë nga historia e tyre .Manipulimi i historisë, që ka ngjarë në dëm të shqiptarëve të Kosovës është fakt, mirëpo toka, mbi të cilën ata ushtrojnë sot veprimtarin e tyre të cilën Zoti i gjithësisë u dha shqiptarëve, ka ruajtur gjurmët e jetës së shqiptarëve traditat,zakonet,besimet dhe gjithçka mbi të cilat ngrihet një civilizim. Këto gjurmë nuk arritën dot ti shuajnë gjithsesi në harresë i lanë, akademitë famëkeqe sllave.
2.Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Kjo tregon gjurmët e jetës të këtij rajoni shqiptarë.
Dhjetëra lokalitet arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës janë të fokusuara në një guit të Kosovës cila tregon edhe seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm identifikimin por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike, që ruan brendia dhe krejt toka e Kosovës.
Dr. Jusuf Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjet para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.
Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike, që ka Kosova ajo shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës,Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.
3.Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.
Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
4.Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbutu Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s.
Prof Dr Muzafer Korkuti :Piktura shkëmbore e Vlashnjes, Në kuadrin e projektit të përbashkët midis Institutit Arkeologjik Tiranë e Institutit Arkeologjik Prishtinë, gjatë tri viteve të fundit po bëhen gërmime me karakter shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Vlashnjës, që ndodhet 6 km në perëndim të Prizrenit (Kosovë). Drejtuesit e projektit, A.Bunguri e Sh.Gashi, më krijuan mundësinë për të parë pikturën dhe më vunë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm grafik e fotografik për pikturën shkëmboretë Vlashnjës.Piktura e Vlashnjës ndodhet 1,5 km në perëndim të vendbanimit, pranë vendit ku lumi i Prizrenit bashkohet me Drinin e Bardhë. Në një lartësi rreth 30 metra nga niveli i lumit, mbaron pyllime shkurre e lartësohen tri masive shkëmbore, të cilat me kontrastin që krijojnë me ambientin kanë një bukuri të veçantë. Pikërisht në strehën që formon njëri nga masivet shkëmbore, mendja dhe dora e njeriut neolitik ka ngulitur në faqen e shkëmbit pjesë të botës mistiko-religjioze të jetës së tyre. Piktura është realizuar në tri plane, dy plane vertikale dhe një plan horizontal (në tavan). Faqja e shkëmbit është nëformë brezash-pllakash, gjë që ka kushtëzuar edhe realizimin e pikturës në tri pjesë në një sipërfaqe prej 16 m². Në tavanin e strehës janë vizatuar 8 spirale të bëra me vija të trasha me bojë të kuqe okër. Katër spiralet e para janë vendosur në grup në një distancë 20-40 cm larg nga njëra tjetra. Spiralet që janë ruajtur të plota e kanë diametrin maksimal 34 cm. Në të djathtë të grupit të parë, me largësi 70 cm është vizatuar një spirale dyshe, me diametrin e madh 80 cm dhe të voglin 37 cm. Në planin e parë (vertikal), në një sipërfaqe prej2,10m x 0,50m, janë vizatuar një kaproll dhe dy spirale. Kaprolli është dhënë në profil, në gjendje qetësie me bojë uniforme që mbulon gjithë trupin. Figura ka përmasat 30 x 28 cm. Në planin e tretë, pjesa më e poshtme e faqes së shkëmbit, në një sipërfaqe prej 2m², është vizatuar
me një spirale dyshe që nga përmasat është më e madhja, me diametër
maksimal 78cm dhe diametër minimal 38cm.Trashësia e vijave të spirales
është 2,5-3cm.Piktura e Vlashnjës ka në qendër simbolin e spirales të bërë në tërë sipërfaqen e përshtatshme për pikturim, e të përsëritur në 12 raste. Spiralet janë teke dhe në dy raste janë spirale të tipit gjyslykore.. Në pikturën e Vlashnjës kemi të realizuar edhe figurën e një dreri, kulti i të cilitështë i pranishëm edhe në pikturën e Trenit (Korçë) dhe në pikturën e Zhlijebit (Bosnjë).Piktura e Vlashnjës është vepër e banorëve prehistorikë të këtij vendbanimi.
5. Për Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj.
Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.
6.Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtuështë dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës,që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri..Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68,dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500-3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës
7.
Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Lokaliteti neolitik i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afër
stacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuar gjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës.Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykë rrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth. Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, tëpunuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, këtokarakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si
Vinça C. Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës.
Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin: Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile tjerrtorja,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve. Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes. Vlashnja ndodhet buze autostradës ne ndërtim Durrës-Prishtine. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik te qytetit te Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera te këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
Kur rrëzuam “Partizanin” e Beogradit
NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Gjithë bota ,serbët tash tutje po i njeh me fytyrën e vërtetë. Skenat e dhunës në “Partizanin “e Beogradit treguan se kush janë, këta ardhacakë të ngjizur në Urale ,që nuk kanë kuptuar asgjë nga qytetërimi i vërtetë botëror,ngase edhe vetë nuk kanë pasur kurrë një qytetërim të këtillë .Ata gjithë kohës kanë marrë qytetërimet tona për ti përdorur për interes të tyre. Mirëpo historia tregon një ditë fytyrën e tyre pa maskë siç ngjau në mbrëmjen e 14 tetorit, në mes të Beogradit, në stadiumin “Partizani” .
Ai stadium po bëhet ferri i vetë serbëve. Kujtojmë këtu se rreth 25 vjet më parë,”Flamurtari” i Vlorës gjunjëzoi Partizanin e Beogradit duke e larguar nga kupat e Evropës .Aty nga vitit 2000, kam intervistuar një ndër ata sportistët e Vlorës.
Bomberi i shquar i “Flamurtarit”, ai që rrëzoi në gjunjë radhën e portierëve shqiptarë të viteve 80, quhet Vasil Ruci. Ka lindur në Vrenezë, kështu thirret edhe sot ajo që përmendej si lagja pranë agjensisë. Vendlindja është rregjistruar në muaj të brishtë: 17 Shkurt 1958.Ja cili ishte rrëfimi i tij.
“Partizani” i Beogradit në atë kohë mbërrinte nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit. Në Vlorë, kjo skuadër gjeti një tjetër skuadër që ishte gati ta hante të gjallë. Ishte politika që e konsideronte atë një lojë politike. Situata në Shqipëri ishte e ndezur. Kurse në Vlorë tensioni ishte ca gradë më tepër. Nuk flitej veç për fitore. Ishte harruar gruri e misri. Propaganda ishte drejtuar tek “Flamurtari”. Presionet dhe trysnia ishte e jashtëzakonshme. Fitorja 2:0 në Vlorë me gol të Iliadhit, dhe një autogol. Temperatura u rrit përpara se të shkonim në Beograd. Përpara se të kapërcenim kufirin na thanë: Duhet të fitoni se kjo është një lojë politike. Situata në Beograd ishte tjetër. Ata e konsideronin thjeshtë një lojë. Goli i Kushtës na çliroi nga dy përgjegjësi, ajo politike dhe ajo sportive. Pas minutës së 72 kualifikimi ynë ishte i sigurt. U kualifikua edhe pse në Beograd humbën 2:1. Kështu e rrëzuam “Partizanin” e Beogradit, e cila mbante në skuadër emra të mëdhenj, Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit është trajner i Sllovenisë, që zhvilloi ndeshje të mëdha në evropianin e fundit.Si vajtja dhe kthimi u përshkuan me avion dhe autobuzë. Në Han të Hotit kemi ndjerë për herë të parë reprezaljen e shtetit. Deri atëherë ajo ishte drejtuar tërthorazi, por aty gjetëm “fytyrën” e asaj kohe.Sapo mbërritëm në kufi, doganierët ishin të ngrysur dhe na thanë se me një urdhër nga lart do të kontrollohej autobuzi. Ferko do të thërriste: përgatituni për zhveshje, gati i kanë hekurat këta. Na zbritën, na kontrolluan duke na zhveshur. Çmontuan edhe sedilet për ti kontrolluar. Tahos, Ziajt, Cipit, mua, na morën nga një Tv që na i kishin dhuruar kosovarët. Ata kishin ardhur atë ditë nga viset e Kosovës. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobusin dhe bëri festë sikur të ishim ekipi i tyre.
2.- “Futbolli, krahasohet me artin, për nga bukuria. Gjithë ato ëndrra u pikëzuan një ditë. Më mori një shok tek “Shtëpia e Pionierit” dhe më dorëzoi tek Skënder Ibrahimi. Provoje, i tha, edhe këtë. Më dha një bluzë. Futu, më tha, por mos ki frikë”. Kështu e fillon prezantimin e tij Vasil Ruci, dhe më tej vazhdon:”E kisha ëndërruar të bëhesha futbollist. Aty gjeta një ditë të gjithë ata që do të mbeteshin yjet e futbollit. Ishte Perlat Musta, Kreshnik Cipi, Hasan Lika, Kokalari, Mile, Kërçini, H. Gega, Agron Dauti. Ishte një spartakiadë, ku u shpallën më të mirët. Kishim humbur. Dridheshim në pushim, më saktë qamë, kur hymë, fituam 3:1. Kështu u bëra protagonist për ekipin e të rinjve. Dy vjet aty, rreth moshës, 15-17 vjeç kam kaluar me të rinjtë. Më kujtohet që në një kampionat kam shënuar 14 gola. Në konceptin e një sulmuesi, golat janë epiqëndra e tij. Në fillim kam provuar mesfushën si lojtar, më vonë gjendem sulmues i “Flamurtarit”.- Me ndihmën e B. Birçes kam luajtur ndeshjen e parë në vitin 1976 ku përballë ishte Kavaja. Bëra një gol, që më drodhi nga emocionet. Depërtova tek sulmuesit që ishin hijerëndë me peshë në futbollin e Vlorës. Ishte një treshe; Sh. Zilja, S. Curri dhe P. Xhaho. Një ditë të ftohtë para përgatitjes, trajneri Birçe i thotë A. Sulos, një sulmuesi potent, por që kishte pësuar rënie se do të qëndronte në stol. Po qe se do të qëndroj në stol, tha ai, do të largohem fare. I madhi Agron, nga ajo ditë u largua, më vonë, aty rreth viteve 78 u rikthye, tashmë si trainer i Vlorës.
Vitet 80 do të konsiderohen si një hap cilësor i “Flamurtarit”. Askush nuk do të mendonte më vonë se ky ekip do të pëlqehej aq shumë, do të adhurohej, herë për golat, herë për vallzimin në fushë, herë për rezultatet. Por si ndodhi kjo?
– Ekipet e qyteteve të tjera ishin të ngjashme me njëri-tjetrin, për nga mënyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat, apo kampionatin. Në atë kohë kishte ekipe rebele, që fitonin një ndeshje, njëzet humbnin. Kështu në pamundësi për të thyer Tiranën, në jo pak kohë, bëmë bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy sulmues Kola, Minga. Sot nuk dihet ku janë shpërndarë ata, por ekipi i viteve 80 përbënte një skuadër dinjitoze, ishin P. Ruci, F. Ziai, E. Liçaj, A. Canaj, K. Cipi, Sh. Zilja, Xhaho, Taho. Ndërkohë krahas tyre vijnë prurjet e vitit 60, Ferku, Bubeqi, Gjondeda. E përshkruar kjo rrugë është e tillë, 82, 93 nënkampion, 83 dhe 84 në finale, 85, 86 fitues. Prekëm dy kupa. Për fatin tonë jo fort të dëshiruar mbetëm 6 herë nënkampion. Viti 83 e në vijimësi lexohet, vitet e të mëdhenjve. Tirana mbante peshën. Mbrojtësit e saj ishin të vështirë për të depërtuar. Lekbello, Bimo, Baçi, Vladi. Ishte koha e sportistëve “star” të Tiranës. Po atë kohë do të formonin vargonin e pafund të dhimbjes time, në mospjesëmarrjen me “Flamurin” në kupat e Ballkanit. Për herë të parë në këto vite, skuadra zbriti në vjeshtë në takimet me Aek të Athinës dhe Velezh të Mostarit. Nuk më lejuan të merrja pjesë në të dy takimet, duke u kthyer në një spektator të thjeshtë që vuan tragjedinë e popullit të tij, vuanja “biografinë”. “A. Sulo më tha: Vasil ik bëj biografinë në Dhërmi dhe hajde më pastaj. Ekipi iku, dhe në vendin tim morën Kovaçin dhe ndonjë nga rrethet. Në Evropë, Barcelona ruan emrin e saj me autoritetin e ekipit të madh. Në Spanjë, por edhe në Evropë kishte formuar varganin e pafund të titujve. Barcelona mbërriti në Vlorë, në vjeshtë, në shtatorin e Kupave të Evropës. Në formacionin e saj, yjet ishin prezent. Në portë Zubizareta i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle. Linekeri, ylli i Anglisë, lojtar i kombëtares. Ishin gjithashtu Hjuxh si dhe spanjollët e kombëtares Karasko, Alberto, Miguer, Viktor. Më kanë pyetur të gjithë, ndonëse kanë rrjedhur vite: Si e bëre golin? Sot po e përmbledh me dy radhë: Një top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Unë e ruaja vizionin e portës edhe kur sytë nuk shohin portën. Zubizareta me gjithë lëvizjet, ishte një portier i mahnitshëm. Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi në rrjetë dhe e drodhi Zubizaretën. Ky ishte një gol që nuk u ngjante të tjerëve, ndërsa në portë ishte një portier, që gjithashtu, nuk u ngjante të tjerëve. Me aftësitë dhe lartësinë ai përbënte një portier të madh, i cilësuar si më i miri në Evropë. Barcelona vërtet u befasua, por e ka mbledhur veten. Na ndëshkuan me një gol.
- « Previous Page
- 1
- …
- 37
- 38
- 39
- 40
- 41
- …
- 70
- Next Page »