• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË KLSH SIC E IDEOI ALI KËLCYRA

January 7, 2014 by dgreca

K.L.SH-INSTITUCIONI  QË MBRON FINANCAT E SHTETIT/

Nga Gëzim Llojdia*/

Ne Foto:Ali KELCYRA/

1.Si fillesë një copëz historie/

Kur Ali Klisura(Këlcyra)  në 22 mars 1924 propozoi formimin e K.L.SH ose “ cour de compts”  ai hasi në kundërshtimin e deputetëve të tjerë për të kontrolluar financat e shtetit,megjithatë  të shtunën pasdreke ,të 22 marsit Këlcyra do të propozonte: …Bashkohem në parim për kontrollimin e financave të Shtetit, po dua që ky kontrollim të bëhet nga një organ kompetent që të ketë cilësinë e duhur e që të jetë largë atmosfera politike .Ky organ,i cili mund ta kryej këtë detyrë ësht vetëm Cour de Compts dhe deri sa mos të kemi një organ të tillë nuk do mundemi kurrë të kontrollojmë të  ardhurat e të prishurat e Shtetit. Pra në vend që të shkojmë kohën kot e të formojmë një komision sikur e pronon propozuesi,do ti lutesh Kryesisë, që atë projekt ligj që e ka paraqitur Qeveria e që pak a shumë komisioni i Drejtësisë e ka biseduar e që Parlamenti i mëparshëm  e ka biseduar edhe kanë qenë pranuar artikujt e parë,ta vënë në ri-bisedim. Pra jam dakord në princip me Z . e tij por jam kundra procedurës dhe si thashë dua, qe ky kontrollim të bënet  prej një organit kompetent. Të tilla gjera kanë muejt me ngja edhe gjetkë dhe akoma më tepër zyre financiare. Pra jam i mendjes të krijonet një organ kompetent i cili mund  të verë pakë dritë e rregull në parat e Shtetit.

2 .Pse u mek zëri i KLSH dhe si u ringritë nga përgjumja e madhe

a-Që nga koha kur u bë propozimi i A. Klisura,u krijua ,u rrit dhe u formua si institucion KLSH duke u drejtuar nga 23 kryetar, por  vetëm vitet e fundit duhet thënë se transparenca dhe veprimtaria e këtij institucioni  u rrit dhe u bë prezentë për publikun. Kryetar i fundit i KLSH  është Bujar Leskaj, që po ngre këtë institucion nga “përgjumja e madhe”, kohë-ekzistenca e të cilës vijonte prej viteve. Kemi  aftësisht jo më tepër se 1.5 vjet , që po njihemi në mediume me provat, që afron ky institucion në mbrojtje të financave të shtetit shqiptar në një farë mënyre ” rojtari”, që e ka për detyre të mbrojë financat e shtetit nga abuzimet dhe shpërdorimet e zyrtarëve,duke i gjurmuar  në çdo skutë shpërdorimet, që janë kryer. Kemi dëgjuar shpesh në hapësirën kohore  të një viti e gjysmë se KLSH ka dërguar në prokurori ku kanë filluar ndjekjet penale, shumë zyrtarë. Dhe ende vijon pa u ndalur denoncimet nga KLSH  për zyrtarët shqiptarë.

b-Vetëm prej 1.5 vit kemi dëgjuar nëpër mediume për marrëveshjet, që ka lidhur KLSH me institucionet tjera ,që do të thotë ndjekje deri në hallkën fundit të abuzimeve me financat e shtetit dhe vënien përpara përgjegjësisë të abuzuesve.

Nga përvoja e trashëguar e këtij institucioni , motua e punës së tij ishte bëj kontrolle dhe mos vendos askënd përpara ligjit. Fraza përkthehet kështu: Fjalë shumë dhe gurë në trastë ,që përkthehet: Fjalë,fjalë  imzot,por  asgjë konkrete.

KLSH mjaftohej me një deklaratë mediumesh në zyrën e  zëdhënësit me logon e KLSH dhe dërgimin e dosjeve  pa adresë nëpër dyer e prokurorisë ndërsa shkaktarët ,stigmatizonin:”A u dërguan vërtete dosjet në prokurori?

c-Ndër mënd më vjen koha kur B.Leskaj mori në dorë detyrën e kreut të KLSH.

Jo pak gjëra mund të thuhen,por në një gjë duhet njohur  se çdo qelizë e shtetit ishte e”infektuar” nga “mikrobi i korrupsionit”.A do të mjaftonte vetëm” bisturia e kryetarit” për të “qëruar egjrën” nga gruri si fillesë tek  KLSH ,për ta pastruar më tej një administratë, ku korrupsioni vepronte si në fushë të vet? Kush do t’ia pastronte fytyrën këtij shteti, që i nxinte nga “kroma korrupsion”?

d-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e Shqipërisë, i cili në ushtrimin e kompetencave të tij i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjit.

-Që nga zgjedhja e  Bujar Leskaj në krye të KLSH a ra KLSH në  ujërat e turbullta të korrupsionit?

Si fillesë KLSH,ndryshe nga institucionet tjera si : Banka  e Shqipërisë, Gjykata e  Lartë, KLD, Prokurori,  Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP-së etj, etj,që  “gjithë ditën e  Perëndisë ,dergjeshin  nëpër zyra,që gjithë ditën e Perëndisë    “pleqëronin”, me rrogat e taksapaguesve shqiptarë, filloi një fushatë kundër zyrtarëve të korruptuar dhe abuzuesve  shtetëror, që kishin vite, që nuk njihnin “gjembin në këmbë,ngase financat e shtetit i kishin kthyer gati në financa familjare. Shumë kryetar komunash  apo bashkish, shqiptarët i njohin si të paprekshëm(pas tyre prapavija e fortë qëndronte partia) madje figura anekdotike (të kthyer në:” bejlerët e komunave”) ,u dërguan në rastin më të parë të kontrollit, në dyert e prokurorisë  si dhe të mësonin numrat e qelive,shokët e dhomës etj, etj, ngase kishin shpërdoruar financat publike dhe “rojtari” (apo “bekçiu i financave publike”  etj)i vetëm,pra ç’mund të jetë në këtë rast  i pikasi me “sulmin e tij të parë”. Ç’bëhej gjer atëherë më këto financa, çfarë rezultati kishin paraardhësit dhe  që kur s’u kishte shkuar ndërmend abuzuesve  se:çeçua kishte biçak,thonë lebërit dhe kush prish duhet të përgjigjet.

Më vijnë ndër mend këto pyetje:Sa është numri i zyrtarëve të lartë, që u dërguan  përpara ligjit në kohën e paraardhësit,dhe përse ky fenomen si korrupsion mori përmasa të mëdha në mandatin e dytë qeverisës të mazhorancës së djeshme. Cili ishte roli i KLSH në luftën kundër korrupsionit ,kur fytyra e shtetit nxinte nga kjo  tablo malinje. A e njihte publiku KLSH-ën dhe a e dinte se kishte një institucion që duhej të vepronte në mbrojtje të financave të shtetit?Përse u zbeh aq shumë puna e KLSH duke i lënë dorë të lirë zyrtarëve për të shpërdoruar financat publike? Pyetja e taksapaguesve ishte e këtillë:Si mundet të bashkëjetojë i korruptuari me atë që e lufton korrupsionin. Përse  zëri i KLSH është mekur,ku e ka hallin,etj,etj.

Kur shohim veprimtarin në këto pak kohë të KLSH, kuptojmë se ky institucion nuk paska pasur vetëm raportimet në themel të punës së tij,por vënien përpara ligjit,pra deri atëherë të gjithë thërrisnin :Kapeni  të korruptuarin edhe ata, që duhet realisht ta kryenin detyrën,pra të kapnin hajdutin.

e-Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit publik për përfitime personale. Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit të besuar  për përfitime personale. Një definicioni shkencor për ‘korrupsionin’ si koncept është zhvilluar nga Profesor (Emeritus) dr. Petrus van Duyne: Korrupsioni është një pandershmëri ose kalbje në procesin e vendim-marrjes në të cilin një vendim-krijues pranon të devijojnë ose kërkon devijim nga kriteri i cili duhet të vendosë marrjen e vendimeve tij ose të saj, në shkëmbim të një shpërblimi ose për premtimin apo pritja e një të shpërblyer, ndërsa këto motive kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij ose të saj nuk mund të jetë pjesë e arsyetimit të vendimit. Korrupsioni është shpërdorim i burimeve publike për të pasuruar apo të japë avantazh të padrejtë për individët, familjet e tyre apo miqtë e tyre . Në të vërtetë korrupsioni në këtë vend për nga përmasat mund të gjejë një tjetër përkufizim. Ngre një pyetje:A nuk është detyrë e Gjykatës së  Lartë të luftonte korrupsionin kur dihet se sistemi i drejtësisë është më i gangrenizuar nga të gjithë ,po KLD që vijon përpjekjet për të mos humbur statusin e të fjeturit,Prokuroria si strehë e qëndresë së gjatë të dosjeve,Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP, duhet të zbulonte pasuritë dhe mashtrimet, që kanë kryer zyrtarët por na kujton thënien proverbiale:Paskemi edhe ILDKP, mos është vallë zyra e kolaudimit të makinave?

KLSH, kur filloi detyrën B.Leskaj ishte i vetmi zë në shkretëtirë ,që filloi të luftonte pa mëshirë këtë sëmundje,e cila vitet e fundit e kishte kapur për gryke edhe vet shtetin. Shumë emra të paprekshëm ,të fortët e partive që drejtojnë jo pak komuna dhe bashki  kanë tashmë emrat edhe në listat e hetimit të prokurorisë.

KLSH ka 1.5 vit që edhe e vetme e filloi vrundllshëm luftën kundra fenomenit të korrupsionit në administratën shtetërore. KLSH ngriti zërin për abuzimet në Bankën e shtetit me financat e taksapaguesve. U habitën drejtuesit e saj:Paskemi edhe ne kontroll….

Dua të prek fenomenin e përfolur të pronave në bregdete dhe abuzimet që janë kryer.

Sa e sa letra kanë dërguar dhe çdo ditë kanë shkuar drejt piramidës shtetërore të nisura nga jugu për abuzimet, që janë kryer nga drejtuesit si rasti i fundit  i Aluiznit në Sarandë, që duhet të vijojë me rrethet Vlorë, Durrës,Tiranë ku abuzimet janë denoncuar në çdo emision ,gazetë,medium, forume etj, etj, por që askush nuk ka vënë gishtin, ku dhëmbë plaga. Duhet theksuar se ndërsa qeveria e re solli një farë optimizmi për të luftuar këtë fenomen të vetmin institucion që gjeti madje luftëtare kundër korrupsionit (bënte një vit jetë që vepronte edhe e vetme  në këtë luftë kundër korrupsionit) ishte KLSH dhe duhet sqaruar se çfarë ngjet dhe çfarë pasoja ka kur lufton korrupsionin.Përpjekjet  e KLSH kanë për qëllim për të luftuar  korrupsionin dhe për të mbrojtur sa më shumë të jetë e mundur financat e shtetit. Në fund të gjitha kostot e korrupsionit janë të paguar nga konsumatori dhe tatimpaguesit . Ato pra financat  kanë nevojë për mbrojtje .Dhe duhet thënë qartësisht se tash KLSH është mbrojtësi i vërtetë i tyre. Këtë luftë KLSH vecse një vit e ca po e bënë në mënyrë të përhershme,madje gati agresive dhe duhet kuptuar se ata që bëjnë detyrën ndryshe nga prokurorët,gjyqtarët etj, etj, janë më me pak mbrojte që luftojnë këtë fenomen, që në këtë vend ka hapur një fushë veprimi prej 20 vjetësh. Iku qeveria e parë dhe e la sheshit,erdhi tjetra dhe e mbolli me keq dhe korrupsioni  u bë tash e 20 vjet,lulja mos më prek,ngase gardiani që duhet të mbronte ishte vet i infektuar.

3.

Dy fjalë për kryetarin e KLSH.

Midis  personazheve që kanë ardhur nga qyteti i Flamurit dhe kanë drejtuar poste të larta ka një gjurmë të thellë Bujar Leskaj. Ish-ministër i kulturës,deputet në parlamentin  shqiptar  në legjislaturën e viteve  2005-2009. Në një hark të tillë kohor ai ka lënë  gjurmë të një njeriu që punon ndershmëritë.Po sjell disa vlerësime:

Dr. Xh .Zekaj ka shkruar këto radhë në Ëeb e Panorama: Bujari është një zgjedhje mjaft efektive, profesioniste, vizionare, gjithë përfshirëse, politike dhe ne shume aspekte te tjera. Bujar Leskaj sa është vlonjat po aq është edhe prishtinas, sa është tolerant dhe miqësor, po aq është edhe i rrepte dhe stoik ndaj kujtdo dhe gjithfarë gabimi, korrupsioni, shkelje ligji etj, Bujari sa politikan i suksesshëm, po aq edhe një mjeshtër kompromisesh ne interes te kombit, por ai ka ruajtur ndershmëritë edhe votën e vet. Gjate periudhës si ministër e deputet tregoi vlera dhe vizion te një politikani perëndimor. Nuk ka sportist te harroi nismat dhe miratimet ligjore për shpërblimin e tyre , por jo vetëm ata etj. Sporti dhe arti ka provuar stimulimin e tyre pa kërkuar 10% apo miq. Kushdo qytetar vlonjat e njeh mire edhe qytetarin e mikun e tyre qe u rri pranë ne te mire dhe te keqe, dhe ai për Vlorën është një simbol bashkimi. .Natyrisht qe publicistika e tij i shton vlerat dhe ne aspektin e vlerësimit realist te ngjarjeve te se shkuarës, se sotmes dhe se ardhshmes.
Kjo zgjedhje është mjaft e goditur edhe ne aspektin e shtrirjes se organeve te larta shtetërore edhe duke ruajtur shtrirjen gjeografike, qe do te thotë Vlora ska asnjë ministër ne qeveri apo… Pra duhet një vlonjat ne drejtimin e shtetit dhe ku ka ne këto momente një zgjedhje me të mirë se Bujar Leskaj, dhe këto i shkruan një njeri qe nga bindjet apo përkatësia politike mund te jete pak larg nga ato te Bujar Leskajt.
Rasti Bujar Leskaj është sfide edhe për kompromisi jo vetëm të majtës me te djathtën, por edhe brenda te djathtës vet.

Veprat e mira shkruhen .Të kujt degë lëkunden prej tufanit. Ndërmend më vjen një vargëzim poetësh mistik. Degët e forcueshme artificialisht. Dhe nuk i tremben degët e forta me rrënjë. Shkruani veprat e mira . Përpara se të përfundoja një mision shtetëror ,shqova një ide për të dhënë “Mirënjohje e parkut arkeologjik Amantia”,për të gjithë ata personalitete që kishin dhënë ndopak kontribut për këtë pasuri të çmueshme të të parëve tanë  ilirë. Midis emrave ndër më të parët vendosa ish-ministrin e kulturës Bujar Leskaj që hapi këtë park. Muzeu i Pavarësisë në Skelë të Vlorës .Disponohej deri në vitin 2005 nga qendra kulturore Vlorë ,juridiksion i bashkisë .Ai i dha statusin Muzeu Kombëtar i Pavarësisë me varësi të drejtpërdrejt të M.T.K.R.S. I.Dobi,ish-drejtor i qendrës kulturore Vlorë të përmend një fakt të paharrueshëm  ndër ministrat B.Leskaj dha fonde për Vlorën .L.Gjika ish-drejtore e bibliotekës  Vlorë ,përmend dhurimin që bëri në vitin 2006. Bujari 5 milion lekë për bibliotekën dhe 300 libra në gjuhën angleze. Duke qenë i pari shtetar që dhuron për kulturën në këto vite tranzicioni. Dhurimi i Ministrit të Kulturës do të mundësoj blerjen e mbi 17 mijë librave ose 20% të fondit aktual të kësaj biblioteke .Ministri i kulturës ka qenë një ndër lexuesit më të mirë të bibliotekës,pamjet e të cilit ishin ekspozuar në përvjetorin e bibliotekës. Shembulli i ministrit të Kulturës regjistron të vetmin rast në Shqipëri,që një personalitet  dhuron si paraardhësit e vet të viteve’30,financa dhe libra një biblioteke shqiptare të cilat kanë nevojë të madhe pas rrënimit të madh të vitit ’97. Emri i Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj vendoset përkrah emrave të Eqrem Bej Vlorës, Shaban Demiraj, Petro Markos, Nermin Vlora Falaski  ,Fatmir Toci etj.

Dy botime për parlamentarizmin. Bujar Leskaj shkroi dy libra të vlefshëm për parlamentarizmin shqiptar. Pjesëtar i parlamentit shqiptar në legjislaturën e viteve 2005-2009 librat  mbeten të vyer për punën e kuvendit shqiptar në një periudhë kyçe të tranzicionit . Të dy librat ruajnë të përbashkët njerëzit e qytetit të tij të lindjes . Parlamentarët  e këtij qyteti që nga shpallja e pavarësisë kombëtare deri në ditët e fundit. Një përmbledhje historike dhe reale ku gëlojnë shumë figura të shquara patriotike të këtij qytetit. Kjo është një përpjekje serioze që duhet të merrte një indicia edhe për qarqet e tjera të e vendit për të njohur figurat që I kanë përfaqësuar në parlamentin shqiptar në rrollanën e historisë parlamentare shqiptare .Po të lexosh gazetën Drita që botohej në perëndim të viteve ’30  ku gjene foto të parlamentarëve të qarqeve të vendit ,këto foto mbeten historike. Edhe libri i Leskaj mbetet një histori e parlamentarizmit shqiptar për Vlorën .Jo më pak interes sjell edhe botimi tjetër “Brenda dhe jashtë parlamentit” me një okelio domethënëse kushtuar reporterëve të medias të qytetit të tij .Ndonëse vëllimi voluminoz përmbante fjalime nga jeta në parlament ai ua kushton njerëzve të medias të qytetit të tij. Dy botime dhe shumë shkrime analitike në median e përditshme shqiptare ,si kritike letrare duke sjellë këtu në kujtesë  kritikën profesionale për librin e Koco Kostës ,apo  kushtuar poetëve të vrarë dhe të tjera analiza letrare tregojnë përkushtimin e  edhe në fushën e letrave krahas asaj politike   dhe komunikimi i tij i përhershëm me këtë kategori. Një vit kulturor me Vlorën . Duke pasur në epiqendër njerëzit  letrave , ai promovoi veprën krijuese të shkrimtarëve të qytetit si Vilhema Vranari, Enver Qamo, librin me kujtime të  Eqrem bej Vlorës ,librin e Ago Agaj, “Lufta e Vlorës”,supoziume kushtuar jetës së Ismail Qemalit, pavarësisë së Kosovës, hyrje në NATO .Një vit kulturor në një qytet në jugperëndim të vendit është gjallëri e jetës kulturore në forma të reja, kur qytetet të tilla mbyten nga plogështia  ,që rrethon shpesh qytetet larg kryeqytetit të vendit .Botime të tjera të sjella nga ky autor:”Senjorazhi”, punim doktorature, Tiranë 2009. “Paraja dhe banka” (cikël leksionesh), Tiranë 2011. “Leksione në financë” (pjesa I), Tiranë 2011. “Muzat e qëndresës (Nëpër libra të kryqëzuar)”, Tiranë 2011.

*Studiues.Anëtar i Akademisë Evropiane tëArteve

Filed Under: Analiza Tagged With: Ali kelcyra, Gezim Llojdia, KLSH, sic e ideoi

ESHTRAT E BOLETINAJVE PA VARR

December 30, 2013 by dgreca

Shkruan: Gëzim Llojdia*/

1.
Nëse do të kishit mundësi të vizitonit kullën e Isës,pra të heroit Isa Boletinit  do të shtangeshit nga befasia.Pra nëse keni mundësi të vizitonit kullën e Herot të Popullit”, luftëtari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të vitit 1911, mbrojtës i trojeve shqiptare në Luftën Ballkanike kundër serbëve, pjesmarrësit Kuvendin e Vlorës. Ardhja e Isës në Vlorë me 400 kalorës u prit me entuziazmë. Duke u vënë në mbështetje të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë së Pavarësisë, tregoi botës mbarë se Vlora ishte themeli i Shqipërisë që po rilindte shkruan një gazetë shqiptare.
Kulla me gur,  me dy kate, me tjegulla të kuqe me oxhak. Është vend pelegrinazhi për të gjithë bijtë e racës shqiptare. Kjo është kulla por mund të quhet edhe mauzoleumi i Boletinajve. S. Hasani  mësuesja prej Mitrovice shkoi deri tek kulla e Isës dhe më dërgoi këto fotografi. Aty dot gjeni eshtrat e Isës dhe Boletinajve të tjerë,brenda në kullë në qese. Eshtrat e patriotëve rrinë dhe presin kohën. Eshtrat e atdhetarit dhe heroit Isa Boletini ende të pavarrosura.
Po citoj Nexhmedin Spahiun I cili shkruan diku në një arktikull:Isa Boletini ende i pa rivarrosur…”Por atij që iu bë e padrejta më e madhe  nëkëtë përvjetor ishte Isa Boletini. Eshtrat e tij të zhvarrosura 14 vite më parë mbeten ende të pa rivarrosura. As përkujtimi në aktin e tij kulmor të para 100 viteve nuk mjaftoi që eshtrat e tij të rivarrosen në Boletin…..
Gani D. Ratkoceri,librin 100 vjet pavarësi te cilin e përuruam në Vlorë në një shkrim te  6 shkurt 1999 sjell të dhëna dokumentare rreth figurës së Isës
Kontributi i Isa Boletinit ne Kryengritjen e Përgjithshme shqiptare te vitit 1912
:Udhëheqësi kryesor i kryengritjes ne fjale, atdhetari i madh Hasan Prishtina, ne radhe te pare u takua me heroin Isa Boletini. Ai u konsultua me të, se a do mund te organizonin një kryengritje të përgjithshme në vilajetin e Kosovës ? Isai, jo vetëm iu përgjigj pozitivisht se do të merrte pjesë në kryengritje, por do te kontribuonte për organizimin e saj dhe ashtu veproi. Brenda një kohe të shkurtër Isa Boletini e përgatiti organizimin e kryengritjes në  Kosovën veriore dhe në rrethin e Pejës që ka qenë baza e tij. Në krye të  një delegacioni të madh ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut në maj të atij viti, ku përfaqësoheshin 250 delegate nga Kosova dhe një pjesë e vilajetit te Shkodres të udhëhequr nga Hasan Prishtina.
Unanimisht u vendos t’i shpallej lufte perandorisë osmane për të fituar të drejtat kombëtare. Aty u hartuan edhe kërkesat qe do t’i paraqiteshin qeverise osmane:
1.    Të përcaktohen kufijtë e Shqipërisë
2.    Në  Shqipëri te ngrihet flamuri shqiptar
3.Të emërohet një guvernator i përgjithshëm por që të jetë shqiptar
4. Nënpunësit e huaj te hiqen e të zëvendësohen me shqiptare.
5. Gjuha shqipe të  jetë gjuhe zyrtare.
Këto kërkesa menjëherë u botuan ne shtypin shqiptar dhe të huaj.
Heroi Isa Boletini, sa mbaroi Kuvendi u nis menjëherë për Mitrovice dhe lëshoi kushtrimin e kryengritjes. Me mijëra luftëtare rrëmbyen armët. Ai si rrufe e çliroi Novi Pazarin ( Tregun e Ri ), e çarmatosi garnizonin osman, i armatosi kryengritësit dhe menjëherë u nis për Mitrovice të cilën e rrethoi. Komandanti i garnizonit osman, ndonëse ishte forcuar shume, sa mori vesh se garnizoni i Tregut te” Ri ishte dorëzuar dhe vete ai ishte i rrethuar, ngriti flamurin e bardhe.
Isa Boletini, pasi çliroi Llapin e Gollakun, ne krye te 15 mije kryengritësve iu afrua Prishtinës. Ajo u rrethua nga te gjitha anet prej forcave te Rrafshit te Dukagjinit qe kryesoheshin nga Hasan Prishtina e Bajram Curri, dhe nga juglindja nga forcat e Idriz Seferit.
Në këto kushte, komandanti i përgjithshëm Fadil Pasha u detyrua pa lufte ta shpalli kapitullimin. Kështu me 12 korrik u çlirua Prishtina. Populli i priti me një gëzim të papershkruar kryengritësit. Qeveria e Turqve te rinj ra dhe qeveria e re telegrafoi se ishte gati te hynte ne bisedime me shqiptaret lidhur me kërkesat e tyre. Patrioti Hasan Prishtina dërgoi telegram menjëherë në Shqipërinë e veriut, te Mesmen e te jugut qe te nisnin delegatet e tyre ne « Kosove » për te biseduar me delegacionin qeveritar osman qe te ishin te pranishme te gjitha krahinat me kërkesa të  përbashkëta. Delegacioni osman nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptareve. Kryengritësit marshuan drejt Shkupit dhe e çliruan atë me 14 gusht. Çlirimi i Shkupit bëri që Evropës se shurdhët t’i hapen veshët. Ajo dërgoi urgjent gazetare dhe konsuj t’i aktivizonte ne lidhje me kërkesat e shqiptareve. Shtetet ballkanike, Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi u tronditen ne themel se mos Turqia do te ua njihte shqiptareve autonominë. Ata shpejtuan përgatitjet për të  filluar luftën gjoja kundër Turqisë së sfilitur nga kryengritja e shqiptareve e që kishte mbetur vetme si hije ne Rumeli. Qëllimi ishte siç pohon kryeministri i Serbise, Nikolla Pashiq ishte:« Kërkesa e shqiptareve për autonomi e bënte të  pashmangshëm luftën me Turqinë », pra copëtimin e Shqipnise. Këtë na e dokumenton me se miri Miss Durham : « Shqiptaret e Kosovës ngritën përsëri krye. Këtë here hynë ne Shkup dhe sipas dëshmitarëve te konsujve te huaj u sollën ne mënyrë shembullore. Kur panë turqit se shqiptaret do të marshonin drejt Manastirit, kërkuan armëpushim dhe pranuan t’i njohin si province autonome vilajetet e Janinës, Kosovës, Shkodres dhe një pjese te vilajetit te Manastirit “Nga triumfi i shqiptareve, shtetet e tjera ballkanike e ndiejnë veten të elektrizuar, sepse secili prej tyre ne mendjen e tije kishte prerë me thike vete një ngastër te Shqipërisë. Të gjitha këto shtete qene bashkuar në një pikë. Shqipëria duhet të copëtohet”.
Pra ai ishte synimi i shteteve ballkanike fqinje. Këtë synim kanë edhe sot. Ata përfituan atëherë se ishim të  përçare ne mes veti. Po kështu me sa duket jemi edhe sot. Njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Qeveria osmane u detyrua të njohe kërkesat e udhëheqjes se kryengritjes te cilat e çonin Shqipërinë drejt autonomisë politike në katër vilajetet shqiptare. Këta udhëheqës, para se të largoheshin nga Shkupi i bënë një ultimatum qeverise osmane: « Neve do te ikim nga Shkupi, duke i zënë bese fjalës se qeverise. Do te presim deri më 5 shtator. Po të mos mbani premtimet atëherë neve, sado që nuk lamë as ndonjë të besuar nga ana jone do te urdhërojmë përsëri. Nuk do te kërkojmë autonomi por do te ndahemi nga sundimi i perandorisë osmane”.Këtë ultimatum e nënshkruan: Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Islam Spahia, Musa e Jahja Prizreni. Kërkesat e miratuara filluan menjëherë të zbatohen në të katër vilajetet. U organizuan mitingje ku flisnin patriotet për rendësin e kërkesave që do të çonin vendin drejt pavarësisë.”Oratoret – shkruante ne kujtimet e tij”- K. Grameno, -mbajtën fjalime, me anën e te cilëve shpjegonin përmbajtjen e 14 pikave dhe thonin, se këto të drejta do t’i japin popullit shqiptar te gjitha mundësitë për të shkuar drejt progresit dhe ne ngritjen e një shteti shqiptar”.Veprimtaria atdhetare e “Heroit te Popullit” Isa Boletini dhe luftërat e tij te pandërprera gjate 35-vjetëve për liri e pavarësi te kombit tone kundër pushtueseve osmane, sidomos roli i tij si udhëheqës dhe organizator ne dy kryengritjet e mëdha 1910-1912, taktikat dhe strategjitë e jashtëzakonshme që diti t’i zbatojë e që do t’ia kishin zili edhe gjeneralët me akademi ushtarake më të zot të Evropës, bënë që shtypi evropian dhe amerikan ta krahasojnë me figurat me të shquara të popujve, të tyre. Një gazetar i kohës shkruante për heroin: “Titan do ta quaja, gjeneralin e madh te Kosovës”. Gazetat angleze e krahasojnë “Isa Boletinin me Robin Hudin, ato gjermane me Geo Berlingenin, zviceranet me Vilhelm Telin, ato italiane e quajtën Garibaldi i Ballkanit, Fan Noli e krahason me Xhorxh Ëashingtonin etj .Pikërisht në  atë kohë shqiptaret kishin filluar kudo t’i zbatonin kërkesat ne fjale dhe te organizoheshin me mirë për një kryengritje të përgjithshme në  të katër vilajetet për të fituar pavarësinë. Shtetet shoviniste ballkanike sulmuan në të gjitha anët si bisha te plagosura të katër vilajetet shqiptare për t’i copëtuar ne mes tyre. Heroi Isa Boletini se bashku me forcat e tij ishte nga te paret qe zuri gryken e Mitrovicës për të mbrojtur atdheun nga armatat serbe të cilat e sulmuan Kosovën në të gjitha drejtimet, te armatosura me armët me moderne të kohës. Pas një qëndrese heroike u detyrua te  tërhiqet dhe të nisej në krye të 300 kalorësve drejt Durrësit. Atdhetari i shquar Ismail Qemali kishte dërguar telegrame ne Kosove që të niseshin delegate për të  marrur pjesë në  një kuvend qe do të mbahej në Durrës ose në Vlorë e do të vendoste për fatin e kombit.”Heroi i Popullit” Isa Boletini arriti në Vlorën heroike në çastin më kritik, për të mbrojtur shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Shkuarja e tij në Vlore u prit jashtëzakonisht mirë nga populli dhe delegate që kishin nënshkruar aktin e shpalljes se pavarësisë. Ajo duhej të mbrohej me çdo kusht nga ushtria osmane e cila ndodhej ne rrethin e Beratit. Tridhjete mije ushtare, në krye me Xhavit Pashën do ta kalonte ushtrinë në Skele të  Vlorës për ta ngarkuar ne vapore. Ushtria pushtuese serbe ndodhej në Lushnjë dhe po e ndiqte ushtrinë osmane këmba- këmbës. Nëse do të kalonte ushtria osmane neper Vlore dhe prapa saj ushtria pushtuese serbe, do ta ulte flamurin kombëtar ashtu siç beri ne Tirane. Patriotet e ngritën flamurin ne 26 nëntor, kurse ushtria serbe e uli Heroi Isa Boletini, në këto rrethana tepër të vështira për kombin lëshoi kushtrimin ne Vlore e në  Labëri. Iu përgjigjen me qindra vullnetare të armatosur dhe vetë neë krye të kosovareve zunë bregun e Vjosës. I dërguan fjale Xhavit Pashës për se gjalli, se ai nuk mund te kalonte neper Vlore. Xhavit Pasha u detyrua ta ndërrojë drejtimin për në  Seman ku e prisnin anijet. Ushtria serbe nuk kishte aq forca sa ta sulmonte ushtrinë osmane. Po priste te largohej ajo nga Shqipëria e pastaj te marshonte drejt Vlorës. Qeveria e perandorisë austro-hungareze i kishte dhënë fjalën atdhetarit te madh e politikanit të  mirënjohur ne gjithë  Evropën, Ismail Qemalit se do ta njihte shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë. Ajo i dërgoi telegram urimi Kuvendit te Vlorës dhe qeverise se sapo formuar se e njohu Pavarësinë. Ne anën tjetër qeverise serbe iu dha ultimatum të ndalte menjëherë pushtimin e armatës serbe ma tej. Kosovaret e armatosur, ne krye me heroin Isa Boletini u bënë garda e parë kombëtare për të mbrojtur qeverinë shqiptare të  Vlorës. Pasi u qetësua gjendja ne Vlore, Ismail Qemali, në krye të një delegacioni ku bënte pjese edhe Isa Boletini si përfaqësues i vilajetit te Kosovës u nisen ne kryeqytetet e Evropës që të kërkonin njohjen e shtetit me te katër vilajetet shqiptare. Ndalesën e fundit do ta bënin ne Londër. Aty do te behej Konferenca e Ambasadoreve Evropiane me kryetar ministrin e Jashtëm anglez, Eduard Grejn qe do t’i caktonin kufijtë e shtetit shqiptar. Delegacionin e priti vete ministri anglez i cili me humor tha: “Isa beg, ty nuk te mundi me te çarmatose një perandori osmane, ndërsa këtu tek ne te çarmatosi një portier”?Heroi iu përgjigj me krenari: “Jo besa, mua s’ka mund me më  çarmatos as Turkia, as Anglia”, dhe e nxori revolen tjetër nga xhamadani i tij i famshëm qe ruhet edhe sot ne Muzeun Kombetar. Në Londër kishin filluar pazarllëqet për caktimin e kufijve tanë. Ambasadoret e Antantes qe ishin pothuaj, të’ Rusisë, Francës e Anglisë kërkonin një shtet te vogël shqiptar e ne anën tjetër austro-Hungaria dhe Gjermania kërkonin një shtet me një territor me te madh shqiptar. Kryetari i Konferencës Grej, hapi hartën e Ballkanit dhe e pa se ku binte Mitrovica: “Isa beg, – i tha! Po te ishte ma afër Mitrovica, për nderin tuaj, unë do ta bashkoja me shtetin shqiptar, veçse qenka larg”. Heroi iu përgjigj: “Unë s’kam ardhur këtu për Mitrovicën time, por kam ardhur për te gjitha tokat shqiptare që të jenë në një shtet”.Delegacioni shqiptar u kthye nga Londra shume i dëshpëruar. E kishte kuptuar se konferenca e Ambasadoreve do te linte shume toka shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Prandaj Isa Boletini, si Anteu edhe njëherë përpiqet te organizoje një kryengritje ne Kosove se bashku me Bajram Currin ne fillim te vitit 1913, pothuaj ne një kohe me kryengritjen e Dibraneve. Kjo u be vetme për t’i dhënë të kuptoje Evropës, se shqiptaret nuk do te pranonin kurrë’ copëtimin e tokave të tyre. Kryengritja përfshiu rrethin e Gjakovës, Rahovecit dhe iu afrua Prizrenit. Në atë kohë Serbia kishte grumbulluar forca të mëdha ushtarake. Shumica e kryengritësve shqiptare ishin te paarmatosur. Megjithë  qëndresën e tyre heroike, ne krye me Isa Boletinin, ata u detyruan të tërhiqen. Siç dihet Konferenca e Ambasadoreve në Londër 1912-1913 la jashtë shtetit shqiptar dy të tretat e popullsisë shqiptare dhe te territorit duke i shpërblyer pushtuesit tanë grabitqare, Serbinë, Greqinë e Malin e Zi. Nga kjo padrejtësi qe nuk ka ndodhur me asnjë popull në  botë, vuajnë edhe sot shqiptaret te ndare në pesë shtete megjithë luftërat e pandërprera që ata bene për t’u bashkuar. Atdhetari i madh Isa Boletini ndonëse shume i dëshpëruar qe Kosova me vise te tjera mbeten jashtë kufirit të shtetit të vogël shqiptar, përsëri gjen force për te kontribuar për konsolidimin e tij. Isa Boletinin si shqiponje e gjen kudo për te vendosur rregull e qetësi, me shprese se duke e forcuar atë, do te jete një baze e mire ne te ardhmen për te ndihmuar Kosovën e Camerine për t’u bashkuar me Shqipërinë. E gjejmë në Tropojë e Lume kundër hordhive serbe. E gjejmë ne Vlore e në Durrës kundra esatisteve. E gjejmë në Shkodër për ta mbrojtur nga pushtuesit malazez. Megjithëse ishte sëmurë nga ethet e malaria, ai mbeti i papërkulur, gjithmonë një vigan e kurrë nuk mundi askush ta çarmatose. Isa Boletini nuk luftoi për interesa vetjake ndonëse iu premtuan cifliqe e grada gjenerali nga sulltan e xhonturqit nga Serbia e Mali i Zi. Ai i përbuzi ato me neveri. Boletini luftoi 35 vjet për liri e pavarësi kombëtare me arme ne dore, duke zgjuar Evropën e përgjumur e te shurdhet lidhur me ceshtjen shqiptare, duke e detyruar atë ta pranoje se në Ballkan paska një popull shqiptar qe luftoka për te drejta kombëtare e nuk qenka një shtojce e perandorisë Osmane. Ajo qe disa here i ka mposhtur heronjtë tanë, ka qene tradhtia. Kështu ndodhi edhe me heroin Isa Boletini. Me 23-janar 1916, ai u sulmua pabesisht ne mes te Podgoricës nga një grup i madh malazezesh te armatosur. Edhe pse i plagosur rende,« luani» shqiptar nuk ndërroi jete pa e marre hakun e vet duke lënë të vdekur disa prej armiqve shekullore. Ai ra heroikisht për te mos vdekur kurrë duke u kujtuar brez pas brezi. Heroi Isa Boletini ishte shëmbëlltyre e virtyteve me te mira te kombit tone. Veprimtaria e tij mbetet gjithmonë aktuale për brezat dhe shprehja e tij e arte :« Unë jam mire kur është mire Shqipëria »…
*Msc.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Filed Under: Histori Tagged With: eshtrat e Boletineve, Gezim Llojdia, pa varre

Poeti romak Ennio, nga Messapia ishte me origjinë ilire

December 23, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*

 1.Një poet romak i konsideruar një nga themeluesit e letërsisë latine ,është me origjinë ilire. Ky konstatim nuk i përket ndonjë rrëfimi folklorik por mbi këtë tezë është mbështetur Piero Sticotti te ILLIRI e ILLIRIA”Enciclopedia Italiana” (1933). Sticotti në referimin e tij për ilirët sjell edhe këtë rast identik.Emri i poetit romak Ennio , nga Messapia , duke gjetur veten në shumë shembuj në rajonet e tjera ilire në Dalmaci , Pannonia dhe në venecian ,do të ishte me origjinë ilire,shkruan Sticoti.

Duke kërkuar të dhëna  për këtë kategori :sipas historianëve modernë , megjithatë, Messapians ishin ilire , kjo dëshmohet nga emrat gjeografike etnike , dhe gjuha e mbishkrimeve messapiche , gjetur në Puglia . Ata do të vijnë në të Otrantos\ rreth  viteve 1000 P.e.s , si pikë më të afërt ishte Shqipëria , dhe më pas ata do të zbresën në S. Maria di Leuca ,u ngjitën përsëri deri në Taranto .

Kjo buron nga dëshmitë historike dhe  konsiderohet e vlefshëm për shkak se autorët e lashtë flasin për disa udhëtime të bëra kështu . Edhe Virgil, Aeneid (/ əni ː ɪd /; Latin: Aeneis [ajne ː është]: rast është një poemë latine epike, shkruar nga Virgjili në mes tëviteve 29 dhe 19 pr. Kr, që tregon historinë legjendar të Eneas, një trojan i cili udhëtoi për në Itali, i referohet një udhëtimi me një itinerar të ngjashme .

Messapians ishin banorët e pjesës jugore të Iapigia ( Apulia ) të dallueshme nga Peuceti ( toka e Barit ) nga Daun ( tokës  e Foggia ) dhe të njohur me emrin e Salentos . Historianët e lashtë  përcaktojnë Messapians të gjithë gadishullin nga Brindizit dhe Tarantos në Cape St Maria di Leuca , siç dëshmohet nga gjuha, gjetjet etj .

Gjuha është e njohur për ne nga një numër i konsiderueshëm i mbishkrimeve publike, funerale , kushtimor , numizmatike, gjenden kryesisht në Salento, në Puglia , e shkruar në alfabetin messapico .Ajo është një gjuhë indo –evropian shprehen historianët, që i përket grupit të gjuhëve të quajtur ” satem ” , dmth Qendrore e Indo – Lindore , duke paraqitur një prirje me shqiptarët e sotme .

Arkeologjia

Ndonjëherë identifikuar me Iapigi , të Messapi, emigrantët nga  Illyria ishin ndoshta nga fillimi i mijëvjeçarit të 1 pr.Kr. Të dhënat arkeologjike tregojnë ekzistencën , në fund të shekullit të 9-të BC , marrëdhëniet me boten greke të vulosur nga zbulimi i Korintit.

Taranto. Akropoli i qytetit antik u ndal në gadishullin që mbyllet në port ( Od. Qytetin e Vjetër ) . Në frontin e anën perëndimore të Akropolit , në lokalitetin Scoglio del Tonno , u gjet një zgjidhje të rëndësishëm ( shekulli i 14 – 12-të pr. Kr. )  Duke dëshmuar për një prani masive miken në zonë .Në vijim është vërtetuar se kulturës Iapigia , ku u vendosën kolonët e parë grekë nga Sparta.

Themeli i Tarantos ( 706-705 para Krishtit sipas kronologjisë së Eusebius ) shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet me grekët .Gjatë shekullit të 7-të , procesi dërrmoi  themelet  të unitetit Iapigia dhe çon në shfaqjen e messapica identitetit kulturor . Strukturimi i diversitetit etnik dhe kulturor të Messapi zhvillohet në shenjë të një helenizimit në rritje , më të dukshme në shekullin e 6  , me lindjen në qytetit të arkitekturës monumentale dhe civile dhe fetare , futjen e shkrimit dhe shpërndarjes së ritualeve të reja të varrimit etj.

2.

Në një burim tjetër gjejmë përafërsisht kohët e ardhjes dhe të mërgimit nga jeta.CV e poetit Ennio.

Lindur: 239 BC, Calabria, Itali.

Vdiq: 169 BC

Quintus Ennius shkrimtar.Quintus Ennius ishte një shkrimtar gjatë periudhës së Republikës Romake dhe është konsideruar shpesh babai i poezisë romake. Ai ishte me prejardhje kalabrez. Edhe një e dhënë tjetër sjell këtë ditë-ardhje në këtë botë vitin 239 pr.Kr. Quinto Ennio ka lindur në 239 para Krishtit në Rudiae , qytetin e Kalabrisë  së lashtë ( që korrespondon përafërsisht në Salento ).

Ennio vdiq në Romë në vitin 169 pr.Kr dhe pwrmeritat e tij , si dhe miqësisë personale , ai u varros, në Via Appia.

Aulus Gellius  dëshmon për Ennio se për të posedojnë “tre shpirtrave “, sepse “ai mund të fliste në tre gjuhë. Shprehje e  njëjës që reflekton një përvojë të përbashkët të subjekteve , megjithatë , dy ose shumëgjuhësh , pra jo vetëm për të marrë pjesë në struktura të ndryshme gjuhësore, por të ndryshme ” shikime botërore ” , e lidhur pazgjidhshmërisht me gjuhët . E pajisur me ” tre shpirtrave ” ,  prandaj ishte në pozitë më të mirë që të bëhet ( siç në fakt u bë )  operatorit të ndërmjetësimeve kulturore.

3.

Disa të dhëna sjellin kohë-formimin e tij .Formuar në kulturën helene , thonë burimet  u thirr nga Cato (Marco Porcio, detto il Censore (lat. M. Porcius Cato, detto ancheCensorius, Priscus, Superior o Maior per distinguerlo dall’Uticense). – Uomo politico (234-149 a. C.) dhe Elder në Romë , ku ai dha mësime në gjuhën greke dhe erdhi në kontakt me njerëz me ndikim , si Scipio ose Marco Fulvio .Pastaj veprat e poetëve, klasik dhe bashkëkohor .Ai gjithashtu shkroi vepra origjinale , si” Annales” , poemën epike në tetëmbëdhjetë libra , të përbëra në hexameters , i cili tregon historinë e Romës , dhe kishte një ndikim të madh tek poetët më vonë ,si dhe në  gjini të reja në traditën romake .  Gjithashtu , është autor i njëzet tragjedive. Trupi i punës ishte shumë i rëndësishëm në konsolidimin e poezisë kombëtare romake dhe i ndikuar në masë të madhe për poetët si Lucretius dhe Virgjili .

4.

I konsideruar një nga themeluesit e letërsisë latine , puna e madhe e Ennio mbulon epiken. Fjala epikë vjen nga greqishtja epos që do të thotë fjalw , tregim . Veprat letrare qw i takojnë kësaj gjinie e pasqyrojnë jetën duke i treguar ngjarjet , idetë dhe preokupimet e njeriut , si dhe gjinitë e tjera tragjedi dhe komedi.Ennio mburr tre zemrat , duke marrë tri kulturat dhe tri gjuhë: Oscan , latine dhe greke . Ai ka shërbyer në ushtri gjatë Luftës. Ai u dërgua në Romë nga Cato dhe jetoi me përulësi , por ishte lidhur me figurat më me ndikim të fisnikërisë romake . I shoqëruar nga  Marco Fulvio Nobilior në festimin e fitores së tij kundër Aetolians në Ambracia ( 189 ) ,ka  fituar shtetësinë në 184 , dhe ka marrë mbrojtjen e Scipio Afrikanus .Ka  ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me shkrimtarët më të mirë të Romës  dhe fama gjatë jetës së tij.Pas vdekjes së tij ,konsiderohet si poeti më i madh , si Homeri, si Cato romak, Ciceroni dhe si poeti më i madh epik i Romës .

5.

Kryevepra e tij është:” Annales “, një epike prej  1.800 libra të cilat janë të ruajtura në vargje të shkruara në hexameters . ” Annales “kishte një ndikim vendimtar në poezinë latine , atyre të lidhura me historinë e Romës nga origjina  e lashtë  e vitit 171 .Për të  shkruar poezinë është frymëzuar nga Homeri , i cili pretendonte të jetë e rimishërimit e tij , dhe ndërsa ka marrë një njësi të përsosur , dinte të pasqyruar saktë krenarinë dhe madhështinë e Romës. Jo pa arsye u konsiderua nga Ennio kjo punë themeluesi i poezisë romake kombëtar deri në kohën e Augustit , poetët epike kanë ndjekur  model e :” Annales “,.

Nga 18 librat (rreth 30.000 linja), ka rreth 600 vargjet nyjet ( fragmente të një madhësie të caktuar , apo linjat individuale , gjysmë -vija, fjalë shkëputur ), e cila na jep vetëm një ide të paqartë se poema , por ato mund të zbulojë ‘ entuziazmi e çelur ,karakteret e mëdha romake dhe virtytet e tyre  dhe lë të kuptohet se poezia  e lartë  e kombinuara me një ndjenjë të mprehtë të bukurisë së natyrës .Ennio gjithashtu shkroi njëzet tragjedi ( nga të cilat disa qindra frymëzuar nga Euripidit dhe në ajetet Iliada janë ruajtur ) , epigrams shumta dhe poezi filozofike , dhe satire , poezi ku ai hepi tema didaktike dhe me humor , përzierjen me urtësi morale . Prodhimi i tij me pjesët tragjike ishte aq popullor në shekullin e ardhshëm si Pacuvio dhe Actium .

6.

Quinto Ennio ka lindur në një qytet jo grek por Messapica : e gjithë zona ishte ende hellenizuar dhe Ennio mburrej se posedonte  në fund të fundit, tre zemrat , për njohuritë e tij të tre gjuhë : latinisht, greqisht dhe OSCo . Poet – ushtar . Ai luftoi në Luftën e Dytë  ,dhe nëvitin 204 pr. Krishtit ishte në Sardenjë në ndihmëse romake , ku u takua me Cato censor , i cili vuri në dukje thellësinë e tij kulturore  duk e sjellë atë në Romë , duke menduar ndoshta për ta bërë poetin kombëtar të veprave.

7.

Autorët romak theksojnë prejardhjen e tij ilire. Vet fakti që Messapians ishin banorët e pjesës jugore si dhe të dhëna të tjera si  ardhja e tyre në gadishull dhe më vonë kolonizimi helen tregojnë se Ennio ishte ilir. Teza e hedhur nga zbulimet arkeologjike   në tokën e çizmes  thonë se:Emigrantët nga  Illyria ishin ndoshta nga fillimi i mijëvjeçarit të 1 pr.Kr. Të dhënat arkeologjike tregojnë ekzistencën , në fund të shekullit të 9-të. BC , marrëdhëniet me boten greke të vulosur nga zbulimi i Korintit.Një e dhënë po tek paragrafi arkeologji  pohon këtë fakt: Në vijim është vërtetuar se  është kultura Iapigia , ku u vendosën kolonët e parë helen nga Sparta. Ardhësit vinin në gadishull nga Sparta dhe ishin kolonë.Kjo ndikoi më vonë në helenizimin e zonës siç e përshkruajnë historianët romak.

*Master.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, ishte me origjine ilire, Poeti romak Ennio

“LETRA ANONIME” NGA POPULLI

December 18, 2013 by dgreca

Shkruan: Gëzim Llojdia */

1.

Shkruesit e dikurshëm të “letrave anonime”, sot janë krenar për punën plot pasion e sakrificë që bëjnë pasardhësit e tyre, tashmë jo duke dërguar letra nëpër komitete partie , por letrat anonime prej disa kohe kanë gjetur një terren më të thjeshtë për tu përhapur pa blerë zarf, e dërguar një fije letër, por me metodën on-line .

Kjo u mundësohet shkrueseve anonimë  nga Web e disa gazetave të cilat kanë hapur dyert dhe dritaret  me qëllim për të thithur lexues duke hapur kornizën “:komente”.

Ja sa e thjeshtë është të shkruash letra anonime në këtë korniza, që kanë hapur gazetat. Aty shkruhet komenti juaj ose : Lini një përgjigje. Dhe çfarë të dhëna kërkohet për të dërguar letrën anonime?

Së pari :emri(e domosdoshme).Pra kërkohet tw shkruhet emri.Mirwpo njihet faktiqw:shqiptarët kanë aq shumë emra sa mund të çuditet një botë e twrw. Nëse do të hulumtosh nëpër regjistrat  e gjendjeve civile të këtij vendi do ti shikosh  se çfarë emrash kanë shqiptarët dhe me çfarë emri në realitet thirren aq sa shumë prej emrave të dytë, këta i përdorin pa droje edhe nëpër dokumente zyrtare.

Lind pyetja kush është filani   i emrit të parë apo të dytë?Për të kuptuar se deri ku shkojnë marrëzitë e emrave  do ti gjeni tek regjistrimi i  popullsisë kur regjistruesit hasnin në mijëra peripeci  kur personi kërkohej me tjetër emër dhe në realitet kishte një emër tjetër.

Mirëpo tek komentet e gazetave  puna qëndron disi më ndryshe.

Kuptohet që askush nuk shkruan emrin e ti,j por më e çuditshmja është se përdor emrin e dikujt tjetër kur ky i fundit as është në dijeni dhe as ka dëgjuar gjë, madje as e ka lexuar fare komentin. Dhe ku ta lexojë, në punën  e tij s’ka as kompjuter dhe as android apo iphone. Duke shpërdoruar emrin e dikujt tjetër, shkruesit anonim nxjerrin dufin duke sharrë aq thellw deri në shtat breza duke përdorur një fjalor, që as fëmijët vagabond të rrugëve do tua kishin zili,madje duke u fshehur pas këtyre emrave ata bëjnë lloj-akuzash dhe në vend, që kjo formë të vijë duke u ngushtuar çuditërisht hapësira është e pamat.

Ngre dy pyetje:

A ka ligj që dënon shpifësit?

A kanë gazetat fond të mjaftueshëm për tu përballur me ndëshkimet në miliona lek  që shumë qytetarë janë gati të bëjnë denoncimet e tyre sepse u janë prekur padrejtësisht  jo vetëm emri por edhe imazhi i punës,familjes,rrjetit shoqëror?

Dihet se të dhënat që kërkohen krahas emrave janë një E-mail

Mirëpo njihet fakti se çdo shqiptarë ka jo më pak  5-6 të tillë E-mail të hapur në yahoo,gmail,hotmail etj,njeri real dhe të tjerët fallco dhe nëpërmjet këtyre adresave ata shpifin ditën me diell duke sharë vendçe çdo njeri që del përpara ,që ka shkruar diçka për mirë apo për keq.

Dhe më e çuditshmja që mbetet është se të gjithë bëjnë sehirxhiun duke lejuar që letërshkruesit anonimë të derdhin vrer e helm për këdo duke cenuar të drejtat elementare të çdo autori që publikon në këto ëebe. Loja që hapi një gazetë opozitare e pavarur  u pasua nga të tjerat ,ndërsa një numër gazetash kanë administrator, që bënë përzgjedhjen e komenteve . Kjo në një farë mënyre është e pranueshme se pse ke të bësh me tillë shkruesish anonimë dhe kur ligjin askush nuk  e përfill.

2.

Në fakt komenti, që është vendosur si kornizë tek Ëebe e gazetave dhe më tej nëpër të gjitha faqet on-line, ka pasur një arsyetim të thjeshtë.

Për shkrimin:” shkruaj komentin tuaj”. Po tu hedhësh një sy gazetave të huaja do të shikosh se kjo praktikë është e pranishme tek ato,ku çdo lexues bënë vërejtje apo shënime për shkrimin në përgjithësi,pa e zënë në gojë fare autorin apo jetëshkrimin e tij dhe bëmat e tij.

Mirëpo kjo nuk mund të ndodhi në Shqipëri në këtë vend e ardhur nga një traditë  gjysmë feudal  ku në një hapësirë kaq të ngushtë gjeje një larmi tipash,flitet për vitet ‘30, , mirëpo sot a nuk ngjanë kështu ?

Shkrues të thjeshtë dhe të ndërlikuar anonimë  të mësuar ngase kanë veshur me kohë  formatin e anonimatit  kanë gjetur  ngrehin e tyre të dashur që mund të jetë ,gjysmë kështjellë,gjysmë kullë kanë përveshur mëngët dhe për çdo shkrim tek gazetat që kanë kornizën e komenteve  sjellin dosier herë të vërteta e herë gënjeshtra ,herë llafe kafenesh e herë hapje dosjesh institucionale. Më e keqja është se rrallë e tek madje si gjilpëra në kashtë do të gjesh ndonjë fjalë për shkrimin.

Jo aty gjendet vetëm biografitë personale të autorëve të shkrimit ,bëmat të ndodhurat dhe të pa ndodhura. Këta autorë anonimë, që askush nuk i njeh nga portretet e tyre

:” shiko komentin  vëri vlerën,” janë të lexueshëm me fate të çuditshme për vete, por që kanë marrë përsipër hetojnë deri në imtësi për të tjerët,kur askush këtë nuk ua ka kërkuar madje nuk është e lejueshme. Dhe krejt këtë punë ata e bëjnë në mënyrë vullnetare.

A është e lejueshme kjo për moralin e këtyre gazetave (sepse një pjesë e gazetave të tjera kanë vendosur administratorë) për të lejuar ose jo gomarllëqet e këtyre tipave delirantë që për një arsye ose tjetër shkruajnë gjëra që as mëndja njerëzore dot nuk i percepton se kanë ngjarë.

Përhapësit e mjegullnajave të mëdha në këtë vend nuk janë të pakët duke njohur ushtrinë e tyre që paguhej 20 vite më parë për të bërë pikërisht këtë punë ndërsa “artileria” e tyre 24 karatëshe punon natë e ditë duke denigruar çdo gjë,çdo njeri dhe duke haruar se misioni i kornizës poshtë çdo shkrimi është lënë për çka shkruhet më sipër. Shpifësit dihet që kanë si detyrë shpifjen, por këta të këtij soji janë më fanatikë se shpifësi. Por për një ushtri të tërë  ateiste që bënë këtë punë,njerëzit që besojnë në Zot e Perëndi nuk ua lejon morali dhe feja që të shpifin është puna e djallit. Djalli, puna e tij është djallëzia, e keqja, që është vendi i djallëzive. -Ushtria e tij janë: madhështia,

xhelozia në të keqe, lakmia, marrja nëpër gojë .Dihet që edhe në librat e shenjtë shpifja është një keqe që e pjell dhe e sjell djalli. Portreti i tyre mbetet djalli. Ngjyra është katran, kurse grykësia, që e identifikon,s’ngopet kurrë me helmin. A duhet lënë terren për djallin?Nëse ikën shkruesit e letrave sepse iku regjimi i mëparshëm, pse duhet lejuar terren  për pasardhësit e tyre, ndërkaq që ligjet janë shkruar mirë e bukur e bardha në të zezë.

Po e ilustroj me një fabul:Shiteshin në Stamboll 2 buste, njëri ishte djalli, tjetri i biri. E pyet njëri sa kushton busti i djallit – 500 lira, tha tregtari. Po i të birit?1000 lira.

Pse kaq shumë i biri sesa babai? pyeti prapë blerësi .

Epo – ia ktheu tregtari, ai është “shejtan e bir shejtani”.

Shqip,shqip kësaj i thonë “qen bir qeni”.

A duhet lejuar së pari ky zanat i shkruesve anonimë të vijojë marrëzisht duke denigruar padrejtësisht figurat dhe personalitetet e njerëzve që shkruajnë ? Sigurisht që kjo praktikë duhet  marrë fund nga vetë gazetat, që kanë hapur dyert dhe dritaret.

Një mënyrë është që korniza e komentit të formulohet kështu:

Emri……….

Mbiemri…..

karta ID …..

që vërteton  identitetin e personit, vendi,profesioni. Duke përmbushur këtë formalitete të domosdoshëm shkruesit e komenteve ballafaqohen më autorin  dhe në fund paguajnë kur shpifin padrejtësisht. Me këtë format le të shkruaj çdo gjë që mendon dhe dëshiron brenda sjelljes që ligji lejon dhe sigurisht brenda temës që është shkrimi sipër,madje syresh  korniza është hapur bash për këtë punë.

Kjo është mëse e realizueshme .Kur hapa para një viti gazetën Vlora-on-line formatin e ndërtoje vetë për të bërë komente të cilën në të vërtetë e mbylla për arsye të degradimit të komenteve nga smirëzinjtë të cilat nga xhelozia shkruanin  gjithfarë marrëzish për autorët. Kjo nuk tregon frikë por një të vërtetë sepse nesër do ti duhen shumë gazetave të ballafaqohen në gjykatë,dhe autorët të kërkojnë miliona për denigrimin që u bëjnë padrejtësisht persona anonimë të cilët fshihen pas anonimatit që lejon formatimi. Gazeta s’ka përse të mbajë përgjegjësi kur anonimat do të duhen të japin të gjitha të dhënat e sakta që i vërteton vetëm  karta ID ose pasaporta  dhe ndërkaq këta autorë do të ndëshkon ligjërisht .Anomnimet le ti bëjmë persona real që janë gati të ballafaqohen me të vërtetën. Nga kullat e tyre gjysmë të errtë e gjysmë labirinte errësire  ata kanë vite që hedhin gjyle,ku shajnë,shpifin,denigrojnë pa u ndëshkuar aspak sipas ligjit.

Të kërkosh identitetin sot nga anonimatet me E-mail të rremë do të jetë një punë e madhe ,kur ligji është ndërtuar posaçërisht edhe për këtë pjesë on-line.

Nëse do të vazhdojë kjo praktikë e deritashme atëherë llumi që gëlon labirinteve do të dalë në sipërfaqe dhe ka për të qelbur edhe vetë mediumin,pa folur për gjyqet dhe milionat që do ti kushtojë mediumit

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, letra anonime, nga populli

TRENI PER NË EUROPE-CILI BINARE NA ESHTE CAKTUAR?

December 16, 2013 by dgreca

Shkruan: Gëzim Llojdia*

1.

Treni ynë ka ngecur në stacion. Udhëtarët me bagazhe kanë vite që presin. Pyetja  e tyre mundonjëse  ka qenë prej vitesh: kur niset treni tjetër  për në Evropë, aty s’gjen  as faturino me fener në dorë,as përgjegjës stacioni që të të japi një shpjegim.

Të gjithë ngrenë supet,rrudhin buzët,psherëtijnë:ishallëh,e lënë punën në duart e Perëndisë:

-Do Zoti, mërmërijnë.

Tani, që të merrni vesh shkoqur:Duam të niset treni për në Evropë dhe pyesim:çfarë orari ka,ku ndalon në ç’stacion,kur mërin në Evropë etj, etj,mirëpo përpara të gjithë këtyre pyetjeve e gjej një gjysmë përgjigje,te  njw sentencë e folklorit:Në të vërtetë :A ka tren, që niset apo jo?

Në fakt, binari që në është caktuar për të qëndruar treni ynë ka vite, që e kanw mbuluar shkurret. Të gjithë  sytë i hedhin veç nga treni,po binari ynë që rri e pret dhe ne kaq vite  në pritje,për të shkuar në Evropë.

2.

Meqë përmendën trenat ,këto mjete të lëvizshme me shina, vendi ynë ka një përvojë të hidhur. Trenat në këtë vend filluan të lëvizin vetëm atëherë në keto vite‘:7nëntor 1947 : Durrës – Peqin23 shkurt 1949 : Shkozet – Tirana22 dhjetor 1950 : Peqin – Elbasan – Krasta / – Cërrik7 maj 1963 : Vora – Laç13 tetor 1968 : Rrogozhina – Fier20 mars 1972 : Krasta – Librazhd10 mars 1974 : Librazhd – Prenjas9 mars 1975 : Fier – BallshJuli 1979 : Prenjas – Pogradecprill 1981 : Laç – Lezha25 janar 1982 : Lezha – Shkodra (Trafiku i mallrave që me 11 nëntor 1981)11 janar 1985 : Shkodra – Han i Hotit.14 tetor 1985 : Fier – Vlora (Trafiku i mallrave deri Narta që me janar 1985)Fundi i viteve 1980 : Milot – Rrëshen,

pasi,rinia e këtij vendi ndërtoi  më parë udhët e këtyre trenave .Evropa plakë kishte vite, që mbante të instaluar jo vetëm trenat, por edhe tramvajet,vetëm këtu për çudi në këtë truall të lashtë ,trenat erdhën vonë dhe punuan vetëm për një sistem ekonomik të caktuar.

Sapo hyri “krimbi” dhe shfryu llafi  se udhët e Evropës plakë u hapën edhe për banorët e këtij trualli, trenat patën punë ,mirëpo më pas udhët e tyre dhe punesat  e tyre mbetën  aq larg botës dhe zhvillimit sa mund të thuhen se gjithë ky investim i rinisë shqiptare shkoi dëm. Trenat shqiptarë janë trenat më të lodhur të botës. Binarët ku nisen  dhe stacionet  ku ata qëndrojnë janë kandisur në ca sheshe plotë ferra. Trenat nuk janë më në modë, në këtë vend. Në Perëndim trenat, janë  një alternativë e mirë transporti,veç në këtë vend jo. Shpejtësia e tyre është lemeritëse dhe mundonjëse. Dikur trenat fundit  qëndronin edhe nëpër ca  fshatra të vegjël ku  kishte stacione të vegjël,  që sot nuk ekzistojnë më.

Ka edhe një shkak tjetër. Përse trenat nuk nisen nga  Tirana, për në Evropë? Mirë  do të qe,por kë një pengesë të vogël :në Tiranë nuk kë më as tren dhe as stacion treni. Në qytetin tonë sikurse nëpër disa qytete të tjerë treni niset e soset i trembur, se mos i thyejnë xhamet,se mos këputet ndonjë binarë, se mos i pret udhën ndonjë maqinë, se mos i zënë udhën me ndonjë ndërtim.

 

3.

Si punë e këtij treni,është udhë jonë ,rrugëtimi shqiptar drejt Evropës. Të gjithë fajësojnë dhe harrojnë se këtë vend e pllakosën ca regjime që i bënë këtij vendi për të zezën e tij largimin  nga Evropa ku ne gjeografikisht jemi pjesë e saj prej formimit të tokës dhe popullimit me njerëz. Nëse holandezët sot bëjnë be dhe këmbëngulin, që ky vend evropianë të mos futet në Evropë, duam ti kujtojmë këtij se kur ambasadori i tij në vitin 2010 erdhi në Orikum aty holandezët kanë një financim, ai vizitoi edhe qytetin e lashtë qe patë vizituar Cezari me ushtarët e tij   në dimrin  e vitit ‘48, përpara Krishtit. Ambasadori ishte historian dhe e njihte mirë këtë fakt, por ai pa ndërtesat  në shkëmb,puset e ujit,murrin rrethues të qytetit dhe i shpjeguam se ky qytetërim u ndërtua këtu në një tokë pellazge ,po holandezët ku gjendeshin atëherë kur ne ishim pjesë e qytetërimeve botërore?

Ne kemi qenë këtu dhe këtë vend na e zgjodhi Zoti vet.Asdreni ka shkruar:

Se Zoti vetë e tha me gojë/Që kombe shuhen përmbi dhé,/Po Shqipëria do të rrojë;/Për të, për të luftojmë ne!

4.

Ka dy mënyra për të kapur trenin e Europës.Ta zëm s’duam të presim  trenin tjetër ngase pritja e gjatë na ka lodhur shumë  ,athëre duhet të nxitojmë dhe ti presim udhën trenit,  që është nisur.Nëse ne jemi në stacionin e Fierit nxitojmë dhe diku aty nga Gradishta i avitemi trenit përpara:mbaje o shofer?

Po cfarë i   themi ne:Trenist mbaje trenin!

Po  nëse treni  s’ka ndalesë aty, ne si shqiptarë i dalim përpara me prita e barrikada e ndalim me hairë e pahir.E pyesim faturinon  në gjuhën e shqipove:

-A bënë me hyp në këtë tren?

Me mirësjellej ai na përgjigjet në gjuhën tonë:

-Si jo o burrë i dheut!

E kuptojë mir,po më habit si ka mësuar kaq mirë shqip?

Po mirë, a nuk më thua ku ke  mësuar kaq mirë shqip?

-Akoma vëlla se ke kuptuar se këtu gjëndemi në Gradishtë dhe në këtë territor flitet vec shqip.

-Po treni për në Europë kur niset?

-Ende s’është afishuar orari i trenave, që nisen nga lindja drejt perëndimit.Një ditë të jeni të sigurt ai orar do të gjëndet në cdo stacion treni të Europës plakë dhe uturima e tij do na zgjojë cdo mëngjes.

Ka një këngë Ilir Shaqiri në tekstin e të cilës thuhet:

Moj Evropë, Evropë e vjetër, /Si s’më gjete një rrugë tjetër,/ Një rrugë tjetër me pak besë, 100 vjet m’qite n’harresë./ Moj Evropë perdja e kallkanit, /Ta vunë zjarrin n’mes t’Ballkanit, /Ta vunë zjarrin që m’përvlon,/ E nuk pres ma nuk pres si kujton. /Nuk ja pres hilet si t’thash /Se m’ka ra ma thika n’asht, /E dredhitë po dalin n’fushë, /Arat vorre mi kanë mbushë. /100 vjet po i pres ngushllim, /Po i laj duartë me gjakun tim./
Kthema mua krenarinë dhe dorën se… /Mos të ndajmë kufi, mos të ndajmë kufi. /Kthehma tokën,/kthjellma qiellin. /Kthehma borxhin, kthehma borxhin. /Lëshoma diellin. /Du’ t’jem Zot! N’time tokë! /Dje dhe sot, sot e nesër unë jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë. /Deshtën Lindje e Azi, herë me fe, herë me dredhi. /Trup e kokë t’mi bënin copë, /Që t’mos isha më Evropë. /Moj Evropë perdja e kallkanit, /Ta vunë zjarrin n’mes t’Ballkanit, /Ta vunë zjarrin që m’përvlon, /E nuk pres ma nuk pres si kujton. /Nuk ja pres hilet si t’thash /Se m’ka ra ma thika n’asht, /E dredhitë po dalin n’fushë, /Arat vorre mi kanë mbushë. /100 vjet po i pres ngushllim, /Po i laj duartë me gjakun tim. /Kthema mua krenarinë dhe dorën se… /Mos të ndajmë kufi, mos të ndajmë kufi. /Kthehma tokën, kthjellma qiellin. /Kthehma borxhin, kthehma borxhin. /Lëshoma diellin. /Du’ t’jem Zot! /N’time tokë! /Dje dhe sot, sot e nesër unë jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë. /Kthehma tokën, kthjellma qiellin. /Kthehma borxhin, kthehma borxhin. Lëshoma diellin. /Du’ t’jem Zot! /N’time tokë! /Dje dhe sot, sot e nesër unë jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë.

 

*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Komente Tagged With: cili tren, Gezim Llojdia, na eshte caktuar, per ne Europe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT