• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MERGIMI I POETIT HALIL QENDRO OSE RRËZIM I RRAPIT TË PROGONATIT

September 25, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

Është ndarë nga jeta poeti dhe shkrimtari Halil Qëndro.Ikja e poetit kurveleshas ka hidhëruar miqtë  etij poet dhe lexues.Ata e krahasojnë ikjen etij me rrëzimin  errapit shekullor në qëndër të katundit Preogonat,Tepelenë.

Kush ishte poeti Halil Qëndro?

Halil Qendro – Poet, autor librash. Lindi në Progonat, më 1936. Mbaroi të mesmen në shkollën ushtarake “Skënderbej”. U diplomua pranë Universitetit të Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi. Ka punuar gazetar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Për qëndrimet e tij kritike ndaj skemës së Realizmit Socialist u internua për 22 vjet, duke iu hequr edhe e drejta e botimit. Ka botuar në poezi e prozë.Botime në poezi: “Dashuri e shqetësuar”, “Këngët e Progonatit”, “Loti i diellit”, “Hemorragji”, “Endacaku i shpresës”, “Jam tepër i lodhur”, “Ezopi në gjyq”;Botimet në prozë: “Si në balada” (tregime e novela), “Rrëfimet e pasmesnatës” (tregime e novela), “Pasqyrë pas shpine” (roman), “Dimra të Shqipërisë në dy kohë” (roman).Si e vlerësojnë miqtë e tij?

Myrteza Mara :Ndarja nga jeta e intelektualit te shquar, e njeriut te mire, te urte e te mencem, e poetit dhe shkrimtarit, e patriotit dhe veprimtarit te shquar Halil Qendro eshte me shume se dhembje, eshte humbje e vertet. Ai diti aq bukur te buzeqeshte edhe kur i erresuan diellin, edhe kur i mohuan ajrin. Edhe kur i vrane fjalen ai diti te flas me heshtjen e tij sepse ishte mbi te gjitha NJERI! Halil Qendro la pas jo vetem krijimtarine e tij ne fushen e letersise dje publicistikes, por dhe emrin e tij te lare me driten e diellit. Kam patur fatin dhe nderin ta njoh nga afer, te lexoj edhe nje pjese te krijimeve te tije dhe kurr nuk me hiqet nga mendja nje varg tek vellimi “Loti i Diellit”: “Me lehte nga te gjithe vritet poeti” Veprimtar shoqëror, kryetar i parë i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria” zgjedhur nga Kuvendi i Parë i saj, në qershor 1998. Klubi i Shkrimtareve “Petro Marko” Vlore mer pjese ne kete hidherim dhe i dergon ngushellimet me te sinqerta familjes dhe te afermeve te tij!

Sejmen Gjokoli:Ej, po ç’po bëhet kështu…Po na ikin një nga një burrat e Labërisë, poetët e gojëtarët e shquar të viseve labe.

U këput dhe një rrap apo shkëmb Progonati, që bënte hije dhe kur hijen ja zinin…që këndonte e ligjëronte dhe kur grykën donin tja prisnin.

Na miqësoi puna e përbashkët në Shoqatën “Labëria” kur e patëm në krye por më parë na kishte miqësuar vargu i këngëve të tij botuar në disa vëllime.

Për mua një humbje e madhe e letrave shqipe, e Progonatit me “ vulë” , por edhe e Kurveleshit e Labërisë të tërë…

Lamtumirë i dashur Poet, i shtrenjti njeri, i palodhuri veprimtar i Labërisë, i miri Halil Qendro !

Të ndriftë kujtimi si pena e vargu yt i përflakur !

 Poezi nga Halil Qëndro

Anijet e mërgimit

S’mjaftojnë as anijet e botës

të bartin mërgimin tënd,

gulçojnë të fundosen nën mbipeshën e dhimbjes,

detet e tu

shkretëtira shresash,

ujënaja të kripura lotësh.

Po ti vetë fatin tënd të verbër e zgjodhe,

mezi ruaje zjarrin e paktë te vatra,

e kyçur në marrëzi të vetmisë

i kanoseshe botës me një gur hobeje,

tundje një çokane ogiçi dhe ngjirreshe

e tani e tëra në një det të trazuar,

të presin bankina të lakuriqta

dhe brigje me fenerë të shuar,

shpresëpashuara ime e cfilituar,

Shqipëri !

1991

________________________________________

Halil Qëndro

Pranvera e këtij viti

Si na zuri kaq befasishtë këtë vit pranvera !

Lulet dhe zogjtë kaq pranë

dhe s’i vëmë re as ngjyrat, as këngët,

jemi harruar pas bisedave të nxehta për pluralizmin,

të mbledhur rreth sofrës së varfër vëllezërit

si s’vendosën mes tavolinës një buqetë me lule

për të kujtuar Pranverën dhe fytyrën e Nënë.

Si na zuri kaq befasisht këtë vit pranvera !

I kanë humbur mes tyre kufijtë

lulet dhe plagët,

udhëkryqi dhe shtegu i dritës,

a diçka që s’di si ta them se është tej kufirit të fjalëve,

a diçka që s’di si ta shpreh

se është tej kufirit të dashurisë e urrejtjes.

 

Si na zuri kaq befasisht këtë vit pranvera !

1991

Filed Under: Kulture Tagged With: dielli, Gezim Llojdia, Halil Qendro

PËRSE TË LANË NË HARRESË, O ATË I PAVARËSISË?

September 19, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*

                 1.

Ismail Qemali ,”Plaku i Vlorës”,ati  i  shpalljes së pavarësisë kombëtare një shekull më parë  pas një mungese  rikthehet  në institucionet e shtetit shqiptar  me portretin e tij.

Dje Ismail beu rikthehet në ato institucione për të cilat nuk  la kancelari  të huaj për  12 vjet  me radhë pa shkelur për të arritur një shtet shqiptar?!Figura e Ismail Qemalit është lënë në harresën e madhe dhe të përhershme. Vepra  e tij citohej thjeshtë nëpër dokumente shkollore ndërsa thjeshtë tregohej një fotografi. Për babain  e kombit nuk ka pasur një libër të plotë historik,nuk ka pasur asnjë shtatore të tijën. Dhe askush nuk është kujtuar që portreti i tij të vendosej në institucionet e këtij shteti për gati 101 vjet.

                   2.

Portretet, që kanë zbukuruar për 100 vjet institucionet ku rrinin shtetarët shqiptarët kanë qenë vetëm ato të shtetarëve,  që kanë sunduar këtë vend .Zogu  pasi vendosi si sundim monarkinë e vendosi portretin e tij. Te ëikipedia  gjejmë  këtë paragraf që flet për fotografin e monarkut shqiptar  te “Shpallja “Mbret’i Shqiptarëve:”Çdo dyqan dhe kafe vari në mur foton e tij, nëse nuk bënte kështu merrte një gjobë prej 50 frangash. Edhe myslimanët e devotshëm duhej të tejkalonin kundërshtimin e tyre ndaj riprodhimit të imazheve njerëzore dhe të blinin një portret standard…”“Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: “Mbret të Shqiptarëve” nën emrin “Zog.

Fotografia e Hoxhaës   nisi të vendosej sapo PKSH doli nga ilegaliteti duke mbizotëruar në cdo institucion deri në vitet ‘90. Nuk mund të qëndronte larg kësaj tradite Berisha. Portreti i tij u pa në institucionet vendit deri nga fillimi i vitit të trazirave,vitit 1997. Pas kësaj periudhe dhe me këmbimin e  pushtetit ,nëpër institucione u vendos portreti i Mejdanit. Katër vite qëndroi portreti i Mojsiut nëpër institucionet e shtetit shqiptar. Portreti i Topit do të kishte  po atë  gjatësi kohore. Ndërsa Nishanit presidentit aktual do ti zgjaste vetëm 1 vit,koha kur portreti i tij do të zbukuronte institucionet e shtetit.

Pas kësaj për të kujtuar figurën, që udhëhoqi Rilindjen Kombëtare në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë  portreti i tij rikthehet në institucionet shqiptare. Ky rikthim ngrohu shumë zemra me një arsye gati të thjeshtë.

Ismail Qemali është arkitekti i Pavarësisë Shqiptare, është Babai i Kombit  dhe që shqiptarët jo se janë mërfilli nacionalist por ndenja kombëtare i kanë ndoshta pak më tepër kombet e tjerë por që çuditërisht , figurat kryesore të tij shpesh janë gjendur të arkivuara ose të lëna në harresën madhe.

                3.

Por për atin  e kombit Ismail Qemali deri më sot nuk ka pasur as një monument të tij . Vepra ku gjendet plaku i Vlorës është monumenti i pavarësisë në Vlorë. Ky monument u ndërtua në 60 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në qytetin e Flamurit.

Ismail Qemali dhe patriotët  e tjerë shqiptarë u   përjetësuan në një monument në qendrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë. Aty është vepra me dinamike, një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë. Një masiv bronzi ,17 m e lartë,përfunduar në 28 nëntor 1972, Monumenti u gatit nga tre skulptorë shqiptarë  Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.

Në qytetin tij  Vlora, Ismail Qemali  ka pasur vetëm dy buste të cilat nuk kanë pasur ndonjë shkëlqim artistik apo ndonjë realizim të arrirë. Busti i tij vendosur në një shkollë 9 vjeçare  edhe sot mbanë emrin etj në Vlorë ,si dhe busti në bronz i vendosur përpara universitetit të Vlorës ku edhe ky institucion mbanë emrin e tij.

Monument i skulptorit Zeqir Alizoti,do të jetë i pari ku figura e patriot të shquar të përjetësohet në një monument të vetën në sheshin e Skelës me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë kombëtare . Lidhja që krijohet këtu është edhe historike. 7 metra  .Shtatorja, e Plakut të Vlorës  ka një piedestal prej 2.7 metrash dhe pjesa tjetër e trupit të Ismail Qemalit  është 4.2 metra.

Ja një fakt të  përmendur për këtë rast:Petro Luarasi shkruan kështu tek komentet e gazetës Panorama:përgatitjen e librit : “Ismail Qemali” – Përmbledhje dokumentesh 1838 – 1919., Tiranë 1982) ..se libri i pare biografik për Ismail Qemalin është botuar në Shqipëri nga Skënder Luarasi në vitin 1962, pas peripecish 10 vjeçare dhe censurimit të mbi 40 faqeve. Regjisori i shquar Viktor Gjika në artikullin “Kur ëndrra bëhet film” ( gjendet ne internet ne) shkruan se si lindi ideja e krijimit të filmit artistik “Nëntori  i Dytë” (i shfaqur me 1982) kushtuar Pavarësisë, këtij evenimenti madhor të historisë sonë. “Angazhimi në një vepër të tillë ishte i paprecedent. Deri atëherë nuk ishte realizuar asgjë në këtë temë, nuk ishte shkruar asnjë dramë, roman apo tregim, as në lëmin e arteve figurative nuk kishte ndonjë portret apo tablo, e aq më tepër ndonjë vepër në fushën e muzikës së kultivuar. Për çudi, edhe në historiografinë shqiptare nuk kishte shumë materiale, studime e botime. Në duart e mia kisha vetëm librushkën “Ismail Qemali” të shkruar nga Skënder Luarasi, një shirit me disa këngë popullore dhe shumë pak fotografi

                                  4.

Në njëzet vjet e demokracisë shqiptare  shikimi për figurën e Ismail Qemalit ka qenë por jo në atë masë dhe nivel që duhet .Harresa e të gjithë pushteteve të mëparshëm për figurën e tij në institucionet e shtetit shqiptar mund të cilësohet një harresë pse jo edhe e qëllimshme. Shtetarët e vegjël mendonin se me veprat e tyre ja kishin kaluar edhe Ismail Qemalit, mirëpo jo vetëm që u gabuam por këtë  e kanë kuptuar të gjithë kur  janë rrëzuar nga pushteti.

Emrat e tyre i përpiu harresa        sepse ata si të gjithë shtetarët  dhe vdekatarët janë të përkohshëm në punesat e tyre. Ku emri dhe vepra e plakut të Vlorës dhe ku emri dhe vepra e këtyre shtetarëve të këtyre 100 vjetëve. Emri  i  plakut të Vlorës është në të gjithë fjalët dhe lakimet shqipe kudo ku ndodhen shqiptaret .Ai është i pranishëm në të gjithë zemrat, që rrahin shqip. Për ta kuptuar këtë besojmë ti rikthehemi 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku milionat e shqiptarëve në Vlorë, Shqipëri e kudo thirrën emrin e tij dhe krenoheshin me veprën e tij. Kështu, që nuk mund ti mungonte institucioneve të shtetit, portreti i tij.

 

*Master. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ati i Pavaresise, Gezim Llojdia, harresa, Ismail Qemali

ABDYL KELLEZI NË KOTË TË VLORËS, NGA DREJTOR FERME, SHPËRNDARËS KARBURANTI…PUSHKATIMI…

September 17, 2013 by dgreca

Bisedë me të mbesën, Holta Këllezi, që jeton në Toronto të Kanadasë, e cila u internua në moshën 6-7 muajshe/

 Nga Gëzim Llojdia/

Kota është një qytet-fshat. Ndodhet buzë Shushicës dhe ka një vjetërsi moshe prej 50 vjet. Është krijuar si fillim fermë blegtorale e Llakatundit aty nga viti ’61. Më vonë ndahet dhe bëhet më vete fermë bujqësore e blegtorale. Një soj bashkimi  ku ata nga fshatrat që nuk  e hanin dot punën atje gjenin marifetin dhe zbritnin ne fermë. Kota ka qenë një vend i heshtur. Aty nga viti ‘20,kur u bë lufta,u vendos një garnizon ushtarak dhe është vrarë një gjeneral. Një shqiptar nga Shkoza me emrin Kanan Mazeja theu nofullat thonë aty pikërisht ku ka qenë porta e fermës gjatë luftimit me italianët,aq deshën rapsodët që t’i thurnin rapsodi :”Kanan Mazeja nga Shkoza me një nofull copa-copa…,dhe këtë vend që ishte i humbur e shkretuar i vunë edhe  bejte të tilla si :”Obobo se çënka Kota më e mirë se Europa…. Thoshin këta,pra bejtexhinjtë. Emri i saj ka një legjende interesante dhe intriguese. Unë këtë e kam lexuar nga një mësues tërbaciot vite më parë,italianët  e kishin ngritur garnizonin e quanin kuotë 860 m ,ajo ishte kodra,duke u shqiptarizua ajo erdhi dhe u quajt nga kuotë në Kotë…Kota ka qenë një qendër e internimit. Peta që ishte një sektor i saj ka pasur vetëm të persekutuar. Në Kotë u internuan zv/kryeministri i diktaturës  Abdyl Këllezi deri ditën që u muar dhe u pushkatua. Një pasdite maji sollën në këtë qytezë të vogël dy skoda,ngarkuar me rraqe. Në Kotë ,thonë për vaki dhe rrahje mblidhen të gjithë .Në fakt nuk ishte asgjë nga të dyja .Kishin sjellë anëtarin e byrosë politike,  zv/kryeministrin,kryetarin e komisionit te planit të shtetit shqiptar,Abdyl Këllezin. Në atë fermë internuan edhe familjen e Vasil Katit,madje Pranverën ,në Tiranë e njihni, ishte shpallur mis Tirana në fshehtësi. Ndërkaq në këtë fermë u mbyllën me internim edhe motra e Xhevdet Mustafes  ,dhe gjyshërit e Tedi Papavramit, doktori plak dhe e shoqja, vuajtën ikjen e  nipit në Francë. Ferma buzë Shushicës  kishte një sektor të sajën që quhej Petë dhe e kishte vetëm me të internuarit ordiner,siç i quante regjimi qindra familje që ikën pas viteve ’90 nëpër fshatrat dhe qytetësit e tyre ose mbeten atje mes baltës në  dimër dhe pluhurit të zhegut. Kjo e fundit ka mbetur gërdallë. Sot atje  në atë sektor pa ujë  të pijshëm, por me dy liqene artificiale,jetojnë vetëm  dy familje.

***

Zv/kryeministri ishte me bashkëshorten Safeten e thërrisnim ne një grua fisnike nga Kosova. Dhe tre djemtë,Leonin,Yllin dhe Maksin. Si dhe nusen e djalit dhe një vajzë të vogël. Njëri nga tre fëmijët e zv/kryeministrit ra në dëshpërim dhe kaloi një depresion gjithë kohën e internimit .Zv/kryeministriy i dhanë një hyrje të zgjeruar dhe pas disa ditësh ai filloi punë si drejtor i fermës së Kotës. Ndërkaq tre fëmijët e tij dhe nusja e djalit u sistemuan në punë shtetërore. Këllezi doli ditën e parë për të shkuar në punë me një kostum të zi.Shkoi në  fermë dhe pyeti:”Ku janë forcat sot në korrje gruri, ku ne Buallar? Mori administratën e hypi në makina dhe u nis vetë .Të nesërmen përsëriti këtë pyetje:”ku janë forcat sot korrje gruri në Petë, hypi administratën dhe rinis kështu një punë duke e bërë fermën të ndriste. Të gjithë këto ndryshime  u raportuan lartë. Mirëpo dihet se fati ishte paracaktuar .Kështu vunë spiunët që në atë fermë nuk mungonin dhe s’ishin të paktë, për t’u kundërpërgjigjur;Punon armiku për të fshehur të vërtetën…Një ditë atij i erdhi gjysma e keqe,urdhri i trishtimit. Hiqej nga drejtor ferme dhe vendosej shpërndarës karburanti, pra të zihej me zetoristët e shoferët që ai regjim i kishte nën hyqmën e tij.Megjithatë ai gojë kyçur çdo ditë shkonte i përpiktë të hapte rubinetin e naftës dhe një mbrëmje korbi erdhi më i zi se i pari lajm. E morën. Që nga ajo natë ai nuk u pa më në vajtje ardhjet e tij  në fermë  e vogël. Lajmi i pushkatimit të tij u muar vesh në një biçim salle kulture që kishte ferma. I kishin dërguar edhe familjes lajmë që të vinte. Erdhi bashkëshortja Safetja dhe djemtë. I deleguari lexoi letrën e KQ të PPSH ku thuhej se armiku Abdyl Këllezi u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua,sall buçiti ;”Poshtë armiku” dhe i binte këmbëve në çimento,ndërsa asaj bashkëshortes së tij i ndrisnin pikëzat e lotit. Të nesërmen   bashkëshortja vuri në kokë një shall të bardhë,shenjë zie. Ç’praj asaj dite djemtë dhe nusja e djalit ju vunë punës,i mbyllën në shtëpi dhe fituan një respekt që askush nuk mundi ti haronte, për  edukatën,moralin dhe normat e larta të jetës,sado që i provokonin,i ndiqnin e i torturonin nëpër punesat më të zeza,ata mbetën deri në fund fisnik të një jete internimi.

****

Pranvera e vitit 1975. Orët e fillimit të internimit dhe zhdukjes nga skena politike të ish-ministrit,anëtarit të Byrosë politike .Ditë maji. Dy skoda me rimorkio lëvizin nga dyert  e bllokut të udhëheqjes shqiptare. Ndërkaq dy automjetet e rënda morën drejtimin për në jug të vendit. Blloku dhe rojet e armatosura mbyllën portat. Atje udhëheqësi sapo ishte zgjuar kur u shua zhaurima e skodave. Enigma e kureshtarëve kur ndiqnin automjetet, që largoheshin  .

-Iku dhe një nga Byroja politike!

Tani automjete do të shtegtonin nëpër asfaltin e butë tej kryeqendrës së vendit. Njerëzia brenda tyre  shikonte brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi. Në sytë e tyre,vërtet lexoje:-Për ku ishte drejtimi i automjeteve?

Të dhëna në dy automjetet ishin 7 pjesëtarë të familjes Këllezi, të tjerët punonjës të sigurimit. Në automjetin  e parë udhëtonte ish-kryetari i komisionit të planit të shtetit me bashkëshorten në tjetrën, tre djemtë, Leoni me bashkëshorten Marjetën dhe vajzën 6 muajsh,Ylli dhe Maksimi.

15 qershori 1975 flitej se ishte lexuar një buletin nëpër të gjithë institucionet shtetërore, ku godiste si armik Abdyl Këllezin. Vetëm ca kohë më parë po më konkretisht  në maj të vitit 1975 ,Abdyl Këllezi u shkarkua nga detyra e anëtarit të byrosë politike. Tre djemtë e tij dhe nusja e djalit Marjeta u hoqën nga puna për ti përcjellë në internim .Leoni asaj kohe punonte në Institutin e fizikës bërthamore. Ishte specializuar në  Kinë. Leoni më kishte folur për jetën në Kinë. Me tregonte anekdota dhe kinezërit e pafund.

Ne ,tha kishim me vete mjeshtrin e uzinës traktori që do të bënte  kopje sepse kinezët nuk i jepnin gjithçka. Mjeshtri shikonte me sy kur dhe i vizatonte në hotel gjithë çfarë kishte parë me sy. Një herë tjetër na shpunë për të vizituar fshatin e lindjes së Maos .Udhëtuam me tren,me avion me makinë,tre ditë për të mëritur në Shaoshan. Atje nuk kishte kuzhinë evropiane. Ata kishin dëgjuar që shqiptarët hanë pilaf dhe na kishin përgatitur një lloj çorbe d.m.th pilaf, që notonte në gjalpë . Leoni i rrëfente bukurish bukur ndodhitë .Ylli gjendej gjatë asaj kohe në universitete më ngjanë në inxhinieri. Kur përfundoi zborin ushtarak  e fakultetit shkoi direkt në internim. Ndërsa Maksimi pësoi një traumë të rëndë.

***

Kur dy skodat me rimorkioi qëndruan në buzë mbrëmje në një qytezë të tipit socialist, kallaballaku, që u mblodh aty pyeste kurioz se kush po vinte për internim. Bëhej fjalë për zv/kryeministrin e qeverisë, anëtarin e byrosë politike. Në pallatin dy kate ndërtuar në vitin 1962, tip sovjetik në katin e dytë kishte ditë, që skuadra e ndërtimit po meremetonte hyrjen ku do të strehoheshin të internuarit, mirëpo nuk njihej se kush do të ishin banorët. Në atë zonë sillnin shpesh të internuarit e regjimit por ca më larg saj në një sektor ku vdisje për ujë dhe të hante të gjallë balta në dimër dhe pluhuri në zheg të verë,quhej  Petë. Qyteza, quhej Kotë dhe ishte krijuar vetëm në vitin 1961,si ndërmarrje  blegtorale fillimisht dhe më vonë bujqësore. Aty ishte administrata, zyrat, rrjeti i dyqaneve të shërbimeve të NTSH, pallate banimi, ofiçina, furra e bukës, kinemaja  e vjetër te vatra e kulturës, shkolla 8 vjecare, postë-PTT .

Gjendej në këmbë të fushë së Ahmete, poshtë ishte lumi dhe sipër maja e gjatë. Atë ditë unë kam parë zv/kryeministrin, që u fut direkt në banesë. Abdyl Këllezi i emërua drejtor i fermës bujqësore:”Kanan Maze” të Kotës. Ishte operativ. Që ditën e parë pyeti:- Ku punojnë forcat e punës?

-Në korrje gruri.

Urdhëroi dy makina mblodhi administratën dhe vetë shkoi  në krye të punëve. Kështu veproi çdo ditë.

Ku janë kombajnat sot?

-Në Brusnje. Makinat dhe administrata shkonte ku punonin njerëzit dhe nxirje buka e gojës. Vetëm pas ca muajsh erdhi urdhëresa ,që Abdyl Këllezi hiqej nga drejtor ,çuditërisht dërgohej të furnizonte me naftë  automjetet e fermës. Më  datën  4 shtator Abdyl Këllezi arrestohet. Abdyl Këllezi ish-ministër dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, i ekzekutuar me pushkatim në vitin 1976 si “armik i popullit. Atë ditë vjeshte e thirrën si zakonisht.

-Të kërkojnë te karburanti. Ish-anëtari i Byrosë Politike mori çelësat e cisternës, xhaketën e hollë dhe dolli nga pallati .Mirëpo BC-ja e degës ishte fshehur pas pallatit të parë ku ishte edhe rruga. Aty i hodhën prangat lexuan akuzën në emër të popullit , ndërsa anëtari i Byrosë politike shikonte për të fundit herë banesën ku kishte lënë,bashkëshorten ,tre djemtë, mbesën e vogël 10 muaj  dhe nusen e djalit. Një ditë të vitit 1976  buzë-mbrëmje fronti thirri një mbledhje për të lexuar një nga të shumtat buletine, që përcilleshin në popull direkt nga udhëheqja e lartë. U thirrën edhe familja e Këllezit ndërsa i deleguari lexoi buletinin ku flitej se Abdyl Këllezi ishte pushkatuar. Bashkëshortja dhe djemtë mbajtën një qëndrim burrëror.

Unë  i kam njohur në internim tre djemtë e familjes Këllezi. Nusen e djalit Marjetën dhe Holtën e vogël dhe më pas Dorianin ,që lindi në atë qytezë të vogël. Për këtë familje fisnike është folur gjatë. Qëndrimi  i tyre atje ka qenë  i pashembullt.Pasqyra  e punës dhe qëndrimit të tyre na rrëfen lëndën që ka dhuruar tek ata Zoti ynë. Ndrit pasqyra. Tek shpirti  i diellit. Unë do t’u rrëfej atë që ata e kanë bërë pak ose aspak nëpër medium. Marjeta, Leoni, Ylli arrin të realizonin nga dy-tre norma në ditë në punët më të vështira siç ishte qilizma,hapja kanali etj. U ngrinin normën. U ngritën normat, mirëpo ata të tre arrinin të bënin nga tre norma në një ditë. Në këto kushte u rritë edhe Holta Këllezi në atë qytezën e vogël ,që zgjerohej buzë lumit. Çapkënia vajzë. Mësuesit u vunë përpara një dileme të madhe. Ç’duhej bërë me këtë vajzë të shkëlqyer?

10 ishte pak nga njohurit e saj që i dhuronin të dy prindërit.

Marjeta Kellezi ka Studiuar në Universiteti i  Tirane. Fakulteti i Shkencave te Natyrës , dega fizike.Kishte lindur më 1952…

***

Holta Këllezi është mbesa e ish-anëtarit të Byrosë politike të Shqipërisë. U lind në bllok. 6-7 muaj shkoi në internim në një nga fermat bujqësore në jug të vendit. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërin pranverore. 16 vite pra diku në vitet ‘91 më vonë,mbante statusin e të qenit e lirë në vendin e vet. “Kreshtat” përmbi biografin e saj nuk do të njolloseshin më me nënshkrimin: ”mbesa e armikut të popullit”. U shkollua dhe sot punon në Kanada.

Disa të dhëna : Ka Studiuar në University of  Tirana. Eshte e martuar me Gjergji Vani. Flet shqip,English,Italisht. Ka lindur më Dhjetor 16.

Përshëndetje Holta:- Dua të bëjë një interviste me ty.

-Pyetja-Ju keni lindur ne bllok por u rritet ne internim. Ç’farë mund të thoni për këtë kontraste?

Holta Këllezi:Unë nuk e kam njohur jetën e bllokut pasi kam shkuar në internim 6-7 muajsh kështu qe nuk kam arritur kurrë te bej dallimin midis këtyre jetëve. Unë njoh vetëm një jete fëminore, atë të internimit.

-Ju keni shkuar ne internim rreth 7 muajsh dhe u larguat ne vitet ‘90.Si ishte jeta ne internim?

Holta– Jeta në internim ishte e vështirë sidomos vitet e para te fëmijërisë i kujtoj si tepër te vështira dhe jo në perspektiven e jetës së gjithë familjes sime por në perspektiven e një fëmijë që mundohej të kishte një jetë normale, por që në cdo hap i bëhej me dije, që ishte jo si gjithë të tjerët.

-Ju u kanë mohuar të drejtat si nxënëse e dalluar a mund t’më thoni raste?

Holta:-Ishte pak e vështirë ta kuptoja pasi në moshë të vogël nuk arrin të perceptosh pse ti duhet të jesh ndryshe nga të tjerët. Mbaj mend, që deri në klasë të parë asnjë fëmijë s’luante me mua dhe jo se nuk donin por sepse prindërit kishin frike ti lejonin fëmijët e tyre të luanin me mua .Kur kam shkuar në klase të parë e të dytë, kam filluar të kem shokë dhe ja di për nder mësueseve të mija të shkollës fillore, që u thonin fëmijëve te shoqëroheshin me mua .Me pas duke u rritur kam pasur shoqëri shumë të mirë, që vazhdoj ta mbaj dhe tani.

-Si e kishit menduar jetën nëse nuk do te hapej vendi ynë drejt Evropës?

Holta- Me thënë te drejtën do duket ndoshta pak e çuditshme, po unë gjithmonë kam besuar në ato vite me pafajësinë e një fëmije që po të mësoja patjetër do më jepej e drejta e shkollimit të lartë,kurrë nuk më shkonte ndër mend që do jetoja përjetë në fshat,ndoshta ka qenë një sens i brendshme që më fliste,s’di, po kurrë s’kam qenë pesimiste si tip. Nuk më shkonte në mend kuptohet, që do ndodhnin gjithë ato ndryshime por fakt është që shpresa e mban njeriun gjallë,prandaj ndoshta dhe motoja e jetës sime gjithmonë ka qenë:bëj gjithçka ke në dorë dhe më e mira do të ndodhe”

-Me se merrni aktualisht?

Holta-Aktualisht kam prej vjetësh që jetoj ne Toronto_Canada,jam e martuar me dy çuna dhe punoj ne fushën e stomatologjisë .Jam e kënaqur me jetën time dhe e jetoj jetën ne maksimum.

-Prindërit tuaj kane vuajtur mjafte dy intelektual u dërguan direkt ne punët e bujqësisë si e kane përjetuar dramën e vuajtjes.

Holta– Prindërit e mi janë shume te shtrenjte për mua, sa je fëmijë nuk e kupton se ç’farë kane bërë apo ç’farë kane arritur ne jete .Duke u rritur kam kuptuar më shumë dhe kam arritur ti vlerësoj në maksimum jo vetëm për sakrificat që  bënë në jetë por mbi të gjitha për ata çka janë. Dy njerëz të mrekullueshëm që megjithëse sistemi i goditi shume fort nuk ndryshuan po ngelën po ata të mrekullueshëm. Ajo çka vlerësoj më shumë ke ta është qe më mësuan të mësoj ,punoj fort, të jem e ndershme ,të respektoj gjithë njerëzit pavarësisht prejardhjes apo statusit te tyre social,të kem një buzëqeshje në fytyre dhe mbi të gjitha, të mos urrej asnjë e askënd. Kjo e fundit është një arritje e madhe për mua pasi vuajtjet e bëjnë njeriun shumë lehtësisht të urrej. Dua të përmend pak njeriun me të cilin kaloja pjesën më të madhe, të kohës në internim,njeriun që ishte i pari të më dilte në mbrojtje kur dikush më ngacmonte dhe që më përcolli një fortësi mendore,gjyshen time të dashur, që tani s’jeton më. Them se kam qenë me fat, që në jetën time jam rritur nga prindër të këtij niveli dhe nga një gjyshe, që çdo kush do e kishte zili.

-Faleminderit Holta!

-Faleminderit prej jush!

Filed Under: Interviste Tagged With: Gezim Llojdia, Holta Kelelzi, Kote, mbesa e Abdyl kellezit, Vlore

URA E DRASHOVICES-KUFIRI I KRAHINËS SË LABËRISË

September 12, 2013 by dgreca

Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës/
 Shkruan: Gëzim Llojdia*/
 Nocioni kufi/
Ku gjendet kufiri i Labërisë?Këtu nuk ka asnjë shenjë. Nuk ka konture, që  tregojnë gjurmët  nga fillon kufiri i krahinës më të madhe të vendit,Labërisë. Kufiri këtu humbiste në hapësirë. Diku e ruante profilin e vet. Në  memuare,apo  në rodhanët e zhubrosur të krijimit popullor e folklorik. Por silueta e tij rishfaqej  e plotë .Në studime të hollësishme. Në një vend ekzistonte vetëm si nocion. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël: Labëri. Por qartazi,rishfaqej vijëza e tij,më tej. E vështirë ta përshkruash  imazhin e atij rripi toke  me qindra km në jug të vendit .Kufiri i krahinës jugore, që quhet Labëri. Ai është veçse një udhë-kalim,në të gjithë hapësirën që përshkruhet në mot të motit,si krahinë e Labërisë.
Ura e Drashovicës
Si në të gjithë botën,urat kanë  një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar  me një strukturë  të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajne të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë është: Urat e parë u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit përfshin drurët  e prerë apo pika dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë.
Rrapet e Drashovicës  monumenteve te natyrës shqiptare.
Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë  tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i  thjeshtë dhe  i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash   të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga  ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.
“Labëri sa i dua….
Pasqyrimi  me gjuhën e folklorit më tej  dhe në studimet historike  në fillesë ,na lejon të qartësojmë, thellësinë nën suprinën e të cilit gjindet emërtimi i një krahine.
Çajupi ka shkruar ekzaksisht kështu:”“Labëri sa i dua,/Pyjet e kodrat e tua,/Ato gryka , ato male,/Ku dhe zogu shkon ngadalë,Shkëmbinj dhe shpella si thikë,Që t’i shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/Ç’faqetë një rrugë dhie,/Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba,/Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”(Çajupi “Baba Musa Lakuriq” 1887 Egjipt).
Sami Frashëri:”Lebërit janë improvizatorë të rrallë”. S. Frashëri, ka thënë: se Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Përmetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll.
Rrok Zojzi, etnograf i cili në vitet 50-të 60-të bëri ekspedita në disa zona të Labërisë ,në vitin 1962  ka përcaktuar se:“Labëria , i mbështetur në tregimet popullore ka përcaktuar si Labëri atë pjesë të Shqipërisë Jugperëndimore që shtrihet brenda tri urave: urës se Drashovicës,të Tepelenës dhe të Kalasës afër Delvinës.
Nga veriu Labëria ka si kufi krahun e majtë të lumit Vjosa. Emërtimi,me sa duket lidhet me emrin e hershem etnik të shqiptarëve “arbër”.Ajo është treva e Kaonve te periudhës ilire që e përmend Tuqidi në vitin 629 p.e.s. “fis ilir i Epirit” ndërsa në mesjetë e fiseve arbëreshe të Krisejve,Kirilisejve,Plesejve (Plesati i sotëm)….
N.Myrta:ethymologjia e  emrit Labëria:Labëria si krahinë shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastrën (Argjirën e lashtë), e zgjeruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët, deri kohëve të fundit, shihen parabolë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. ‘
Të tjerë:Labëria është krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore. Emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm etnik të shqiptarëve, “arbër”, Arbëri, Labëri, sipas ndryshimit fonetik. Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës. Si kufi verior i saj merret krahu i djathtë i lumit Vjosë, ndërsa kufi jug-perëndimor merret Deti Jon. Historikisht ajo është treva e fisit të Kaonëve të periudhës ilire, ndërsa në mesjetë është vendbanim i tri fiseve arbëreshe, Grisejeve, (Lumi i Vlorës), Korvesejve (Kurveleshi i sotëm) dhe Plesejve (Krahina e Kardhiqit ku bën pjesë edhe fshati Plesat në Cepo). Labëria ka qenë në një shtrirje më të gjerë nga sa njihet sot, me unitet gjeografik, ekonomik dhe kulturor, ka pasur të drejtën e vet zakonore, mbi bazën e së cilës në tërësi edhe është vetadministruar para krijimit të shtetit shqiptar, pavarësisht pushtimit osman.
Njëra ndarje e iso-polifonisë shqiptare  dhe   shtrirjes gjeografike të Labërisë,E. Çabej: me këtë emër quhet ajo pjesë tokë jugperëndimore, kufiri i së cilës fillon te katundi Lazarat në jugë të Gjirokastrës. Kufiri lindor shkon prej Lazaratit për së gjati Malit të Gjerë dhe pjesës jugore të Malit të Picarit gjer në Tepelenë. Kështu vazhdon në perëndim të Vjosës kurse në të djathtë të lumit shtrihet vendi toskë në kuptimin e vërtetë të ngushtë të fjalës. Kufiri zë në veri katundin Mesaplik afër Vlorës dhe vazhdon gjatë një vije ideale që shkon prej Mesaplikut në Kudhësin e afërm; kufirin perëndimor e përbën deti. Zonat kryesore etnografike që përbëjnë Labërinë janë Kurveleshi, Mesapliku, Drashovica, Topalltia, Treblova, Gorishti, Kudhësi, Lopësi, Kardhiqi, Rrëzoma, Bregdeti, Dukati. Labçe këndohet gjithashtu në Zagorie, Lunxhëri, Malëshovë, Rrëzë e Tepelenës, Dragot, Kras, Izvor, Buz, Mallakastër, zona të cilat mund t’i konsiderojmë si rrethinat të Labërisë. Popullsia labe, nëndahet në “labë kristianë” (Rrëza e Tepelenës, Zagoria, Bregu i detit) dhe në “labë muhamedanë” (blloku qendror i popullsisë). Në këndvështrimin e sotëm të ndarjes së mirëfilltë administrative, në Labëri bëjnë pjesë rrethet e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës. Lidhur me iso-polifoninë labe ekzistojnë mënyra të ndryshme të portretizimit dhe të shpjegimit muzikor të saj. Vetë të kënduarit polifonik nga populli konsiderohet misterioz dhe instiktiv, e në përgjithësi si një dukuri që mbart brenda reflekset e natyrës, zërat e natës e ato të tokës së Labërisë.
N.Zhupa libri “Fterra në shekuj ”:“Labëria dallohet mbi të gjitha, nga origjinaliteti folklorik në veshje e në të folur. Qylafi i bardhë me majë, tirqet e bardha, opingat me xhufka, fustanella me pala, llabania, sharku e guna e punuar me duar të arta, melodia baritore e culës dyjare, fyelli, trupi lastar, shkathtësia, guximi, trimëria, besa, mikpritja, krenaria, ballëlartë e mal në këmbë, diva me shikim të thellë e të ashpër si shqiponja, zgjuarsia natyrale e admirueshme etj.
Rapsodi F.Brahimi:Labëri të dua shume/si të gjithë Shqipërinë,/ti je bukë nga ai brumë/ku rriten trimat e mire./Midis grykës shkon një lume/malet si kala te rrinë,/mbi shkëmbinjtë  e mbi Rrathune/rritet bar dhe trëndeline./Fole shqiponjash ke qenë/je dhe do mbetesh e tille,/sorkadhe përmbi shkëmbinjtë/flake dyfeku vetëtimë./Për Gjoleken kane thënë,/për Gjoleke mandile zinë;/luftonte me palle ne këmbë/shkurtonte pashe e vezirë./Ata burra hije rende/Zigur Lelo me Saline,/çepe gjatët dy pëllëmbe/mbi italianet ç’u grinë.
Ura
Ura e Drashovicës nga ana e vet ka histori të tjera treguese. Duke rrëmuar memuaret e historisë dhe duke rendur nëpër fletët e  zverdhura të folklorit të krahinës emrin e urës së Drashovicës e ndesh shpesh. Kështu, që nga lufta e parë, në Luftën e Vlorës dhe më tej, në luftën e dytë Botërore,ura e Drashovicës shënohet tregues i qëndresës të shqiptarëve karshi pushtuesve fashistë dhe nazistë .Luftimet në Drashovicë shkruhet në një material të para viteve ’90, filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga çeta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten. Urdhri për çetat ishte :Sulmoni llogoret”.U shtruan gunat mbi telat me gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u dorëzua.
‘43 lufta e dytë njohu tek ura përleshjet ku formacionet partizane goditën ashpërsisht nazistët duke u shkaktuar humbje në forca,njerëz dhe armatime. Beteja e Drashovicës  është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazist. Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943.
Folklori
Folklori lab:”Cet’ e Rrezes u vërvinë,/Kapetan kishne Saline,/Të keq trimn, vetullaziëe/Majave  vreshtave ryne/Me bomb’ ne mes e godinë/ Tha : Në tel corra kërcine, /Për të mos trembur shokërin….
Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtrices,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….
P. Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty flete gjithë Labëria,/ Flet epopeja përballë, / Ne balle tu skalit lavdia./ I rri bukur Labërisë,/ si floku bores mbi supe,/ O vendi ku piva sise,/ o djepja,që dhe me tunde….
Si përfundim
….Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës…
Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat  e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin  e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet  Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar  me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore  bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte  se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq  në krahinën më të madhe në jug të vendit.
 Si përfundim, prekëm vetëm kufirin e fillimit të krahinës së madhe  Labërisë,me shtrirje simbolike ndërmjet tri urave: Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës…
*Master. Anëtar i Akademisë Evropiane te Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Kufiri i laberise, Ura e Drashovices

JA PSE NE QYTETIN ILIR TE AMANTIAS DUHET GERMUAR DHE DUHEN KRYER RESTAURIME

September 6, 2013 by dgreca

Shkruan: Gëzim Llojdia*/

Siti Arkeologjik Amantia:Sipërfaqja brenda mureve rrethues  :15 hektarë. Pozicioni :Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploçë .Harta e këtij siti tregon:Në juglindje:Kalon rruga e vjetër Vlorë-Tepelenë.Veri:vargu i kodrave.Perëndimi:varrezat Jug:kufizohet me luginën  e përroit. Vendodhja :34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Në sitin arkeologjik Amantia ndodhen zonat:1-gropa e Kovacit.2-kalaja.3-lëmi i Pecit.4-Qafa e varreve .5-qafa e Pazarit. Monumentet kryesore të këtij siti janë:1-Stadiumi. 2-murri rrethues i akropolit,porta e hyrjes juglindore 3-tempulli dhe kisha paleokristiane. 4-nekropoli.5-monumente dhe godina. Resurset arkeologjike:a-gropa e Kovacit.b-kalaja.c-lëmi i Pecit.d-qafa e varreve. e-qafa e pazarit.

 1-Burimet natyrore

 Zona ku shtrihet Amantia sot është një zonë rurale. Lartësia mbi nivelin e detit 630 m. Mali i Sevasterit.Komuna Sevaster. Ndarja administrative e komunës Sevaster përfshinë:fshatratSevaster,Glombas,Dushkarak,Shkozë,Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqja km 90.7. Përqindja, që zë në rrethin e Vlorës 0.06 %.

-Pyje 1772ha.-Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë  me prurje 15l. Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë me 2100/s. Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsejtë ha 9140ha. Sip e punueshme 2006 ha,arë 1670 ha,pemëtore 229,ullishte 61,vreshta 46, pyje 1772, livadhe 1294 ha. Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet “Gurë”,lloji i burimit malor,prurja në 1 l/s me rrjedhje të lirë në 24 orë. Me gjatësi 3000 por që është jashtë përdorimit. Lumi i Vjosa në 7 6 km shërben edhe si kufi natyror midis rrethit te Fierit  dhe Vlorës,ka prurje 2100l/s. Lumi Shushica E vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës. Me një gjatësi afro 80 km. Fillimin e rrjedhjes e ka nw gryken e Kuçit.

 2-Arkeologjia

Gërmime arkeologjike nuk ka patur. Monumentet në parkun arkeologjik Amantia janë konservuar për një kohë të gjatë. Që nga viti 1991 deri në tetor 2006,është paguar vetëm një roje dhe në këtë qendër arkeologjike nuk ka pasur financime të tjera. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur gërmime,përveç disa restaurimeve të vogla. Nuk ka pasur asnjë financim të jashtëm. Kryesisht financimet kanë qenë nga IMK. Ekspertiza e menaxhimit. Për herë të parë që nga krijimi i parkut arkeologjik është menduar për të menaxhuar parkun duke u ballafaquar me vështirësitë.

1-Burimi arkeologjik .Amantia është një qendër arkeologjike e njohur ndër vite me monumente të rëndësishme,që paraqesin shkallën e zhvillimit të qytetit .Amantia i përket periudhës së antikitetit të mesëm. Monumentet që janë gjetur pas gërmimeve arkeologjike shprehin kohë ekzistencën e qytetit antik gjatë historisë së tij.

a-Periudha shekulli 5-4të Para Kr. Kohë-ekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantian në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari. Në librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjeçari. Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore  është i tillë:Sipas studiuesve burimet citohen se. Amantia kishte të fortifikuar akropolin 220 m. Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore. Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekullin e IV p.e.s është një qendër e rëndësishme. E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qenë i fortifikuar me murre. Por në ndryshim nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimension fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë mureve përreth akropolit. Ndryshimi befasues në Amantia  është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjenden të shtrira në toka pjellore anës lumenjve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre. Evoluimi  i ngjarjeve shpjegon se akropoli i Amantiasë ka si kohë-ndërtimi gjysmën e parë të shekullit të IV.p.e.s. Kjo e dhënë mundohet ti bashkëngjitet studimeve që vijnë mbi akropolin e këtij qyteti ilir .

Jepet si kohë ardhje e një ndërtimi monumental siç është akropoli i Amantias,gjysma e parë e shekullit të IV. para Kr.

Gërmime tek gropa e Kovacit. Të dhënat flasin se pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit .Fragmente gjenden në veri të stadiumit .Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me blloqe të mëdha guri të gdhendur. Gërmimet në këtë vend do të pasurojnë monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë të monumenteve tek vendi :Gropa e kovacit”.Qëllimi është të plotësohet një ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të plotë dhe të qartë të kësaj periudhe. Ky asambwl do te prezantoj vlerat e qytetit antik qe fillojnë ne pjesën jashtë mureve rrethuese te qytetit .Me këtë asamble do te jete edhe  si pike hyrje prezantimi.

Deri tani nw zonën:”Gropa Kovaçit”, janë zbuluar  objekte para vitit 1990. Janë kryer këto gërmime para viteve: 1990. Është gërmuar ne zonën ne hyrje te qafës se Pazarit .Janë zbuluara objektet e mëposhtme:a-themele ndërtese. b-2 godina përkarshi stadiumit. Gërmimet ne këtë zone do te plotësojnë hartën e plote  objekteve qe kane ekzistuar  ne vendin qe sot quhet qafa e pazarit. Kjo është pika e pare  e takimit te vizitoreve me qytetin antik.

Zbulimi i objekteve kryesore te qytetit ne kala

Qëllimi ka nevojë të përfshihet nga gërmimet .Ne këtë zone kane qene godinat publike dhe ndërtesa te tjera. Qëllimi plotësimi të dhënave për vendbanimin brenda akropolit

Gërmimet do te zbulojnë objektet qe kane shërbyer si institucione shtetërore dhe kane funksionuar për një periudhe prej 1 mijëvjeçari.

Nuk është gërmuar për asnjë objekt qe mund te ndodhet ne zone. Arsyeja mendohet se para vitit 1990 kjo zone ka qene e populluar nga shtëpitë e banoreve te cilat i kane braktisur me vone duke ndërtuar fshatin ne zonën përmbi rrugën kryesore Vlore-Sevaster. Gërmime tek gropa e Kovaçit. Të dhënat flasin se pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit ,Fragmente gjenden në veri të stadiumit. Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me blloqe të mëdha guri të gdhendur. Gërmimet në këtë vend do të pasurojnë monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë të monumenteve tek vendi :Gropa e kovaçit”.Qëllimi është të plotësohet një ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të plotë dhe të qartë të kësaj periudhe

Shekulli i III-II para .Kr ka qenë shekulli i lulëzimit më të madh të Amantias. Kësaj kohe i përkasin ndërtimi i stadiumit,godina e gjimnazit,tempulli si dhe shumë godina dhe varre monumentale. Pjesa më e madhe e varreve monumentale janë zbuluar mbetet të bëhen gërmime në afërsi të tyre .Zbulimi i tyre do të formonte hartën  e plotë të kësaj periudhe e cila identifikon zhvillimin e fuqishëm të qytetit antik .Ka nevojë të gërmohet,për të plotësuar një kuadër më të qartë faktin e ekzistencës të varreve monumentale .Gërmimet janë kryer tek vendi i quajtur: ”Bregu i varreve”.Mund të kryhen gërmime në disa pika si krahu verilindor poshtë qytetit dhe rreth e rrotull kodrinës,nga veriu,jugu dhe perëndimi. Ka gjurmë të varreve të cilat shtrihen në tarracat e kodrinës,poshtë lëmit të Pecit .Të dhënat flasin se qyteti antik u shtri në tarracat  e sajuar rreth saj. Tarracat zbresin deri poshtë dhe shumë prej tyre janë forcuar me murre mbështetëse të fuqishme. Në këtë mënyrë Amantia kishte një pamje të veçantë. Gërmimet mund të fillojnë të kryhen duke ndjekur këtë pozicionim ,pra gërmime nëpër tarracat e kodrave

Qëllimi është që të zbulohen dhe të nxirren në dritë banesa të kësaj periudhe që do të plotësojnë idenë se qyteti antik ishte i shtrirë jashtë mureve rrethuese nëpër tarraca duke qenë një qytet kodrinor i veçantë nga të tjerët,pikërisht se ishte  i shtirë pjesa më e madhe e tij jashtë mureve rrethuese  .

Disa nga zonat nga ku mund të kryhen gërmimet janë:Gërmime në vendin e quajtur Gropa e Kovacit. Gërmime ne zonën qafa e pazarit. Gërmime brenda mureve rrethues te akropolit .Gërmime ne nekropol. Gërmime jashtë mureve rrethuese te qytetit.

Çfarë mund të gjenden në këto zona:Plotësimi i ansamblit në zonën e hyrjes .Zbulimi i objekteve qe kane shërbyer organizmit shtetëror,kryesisht lagja Kala .Zbulimi i varrezave te tjera,kryesisht  bregu i varreve. Zbulimi i objekteve te tjera

Monumentet arkeologjike në Amantia mbrohen me ligj nga shteti në ligjin e Trashëgimisë Kulturore. Menaxhim i duhet të përfshijë gërmimet në disa zona dhe gjetjet arkeologjike të cilat i përkasin Amantias .Qyteti i Amantias ka qenë i shtrirë në tarraca. Mbetjet arkeologjike të kësaj shtrirje janë gjetur vetëm në disa site. Jashtë mureve rrethuese gjendet siti Lëmi i Pecit ku janë tempulli dhe një kishë. Nga muret rrethuese deri tek te ky sit ende nuk ka pasur gërmime. Kjo ndoshta duhet të jetë zona ku mund të përfshihen gërmimet pas disa vitesh.

2-Gërmime tek stadiumi. Të dhënat flasin se pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit .Fragmente nga gjurmët e ndërtimeve gjenden në veri të stadiumit. Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me blloqe të mëdha guri të gdhendur .Gërmimet në këtë vend do të pasurojnë monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë të monumenteve tek vendi :Gropa e kovaçit”.Qëllimi është të plotësohet një ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të plotë dhe të qartë të kësaj periudhe.

3-Shekulli i III-II para Kr ka qenë shekulli i lulëzimit më të madh të Amantias. Kësaj kohe i përkasin ndërtimi i stadiumit,godina e gjimnazit,tempulli si dhe shumë godina dhe varre monumentale. Pjesa më e madhe e varreve monumentale janë zbuluar mbetet të bëhen gërmime në afërsi të tyre .Zbulimi i tyre do të formonte hartën  e plotë të kësaj periudhe e cila identifikon zhvillimin e fuqishëm të qytetit antik.

Monumentet në Amantia  kanë një rëndësi kulturore dhe historike .Ato kanë një renditje që shkojnë nga shek IV ,para Kr.deri afër mesjetës .Gërmimet do të  plotësonin një kuadër më të qartësuar dhe më të plotë me material arkeologjik. Gërmimet në Amantia të kryera shumë vite me parë kanë nxjerr në dritë të dhëna që plotësojnë shkallët e zhvillimit të qytetit,në kohë-shekujt e tyre .Të dhënat arkeologjike flasin për një qytet ilir . Shembulli të cilit janë shumë ndërtime dhe vepra monumentale.

 Kultura ilire

Për etnicitetin ilir të amantinëve flasin burimet e shkruara. Ndërtimi veprave monumentale nga të dhënat flasin për kulturën ilire .Amantia është një qytet tipik ilir. Zbulimet arkeologjike do të forcojnë më tej kulturën dhe qytetërimin ilir,llojin e ndërtimit,mënyrën e ndërtimit,formën dhe shkallën  e zhvillimit të këtij qytetërimi

 Konservimi

Konservimi mbetet problemi themelor në Parkun Arkeologjik Amantia.Në qytetin antik Amantia gërmimet kanë zbuluar shumë monumente për të cilat në kohë nuk ka patur investime, mirëmbajtje të tyre. Efekti I kësaj është një degradim i ngadalshëm i monumenteve në sipërfaqe.

1-Stadiumi i qytetit antik. Shek III-II para Kr. Zbuluar nga gërmimet në vitet 1949-59. Stadiumi ndodhet 100 m me poshtë ne jug lindje te fortesës kryesore Gërmimet kane nxjerre ne pah se stadiumi ishte një nga monumentet kryesore te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 2.5-3000 persona. Ne baze te mbishkrimeve te gjetura ne stadium ndërtimi i tij është bere ne vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve ‘30 pas krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati  zhvillim te veçantë dhe u ndërtuan vepra monumentale .Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s. Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njërën ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anën tjetër 8 radhe te ndërtuara me blloqe gurë gëlqeror. Stadiumi i Amantias,ka nevojë për dy faza ndërhyrjesh. Faza e parë:restaurim  i pjesshëm .Faza e dytë:restaurim i plotë. Restaurim i pjesshëm. Të rikonstruktohet pjesa juglindore. 4 Shkallët e fundit të tij janë fundosur. Për të evituar ndalimin e mëtejshëm të kësaj fundosje duke qenë se nuk është ndërhyrë për vite të tëra, kërkohet urgjentisht restaurim i katër shkallëve.

Qëllimi për të shpëtuar një nga veprat më monumentale më të mëdha dhe më të veçantat në Amantia .Stadiumi i Amantias ka nevojë për një restaurim të plotë. Restaurimi duhet të përfshijë:-pjesën kryesore të stadiumit me rreth 12-14 shkallë. Shkallët janë rrëzuar njëra-mbi tjetrën.-Pjesën anësore me rreth 4-6 shkallë,pjesën fundore me 4-5 shkallë,drenazhimin e pistës së stadiumit për heqjen  e ujërave që grumbullohen gjatë stinës së dimrit dhe mos lejimin e fundosjes të shkallëve në anën veriperëndimore të stadiumit.

 Murri rrethues

Restaurimi i murrit rrethues duhet të përfshijë:Plotësimin e këtij murri në pjesën jugperëndimore. Ri-ngritje të murrit rrethues në pjesën veriperëndim. Materiali gjendet në vend  dhe i shpërndarë në zonën pranë murit. Kërkohen financime të mëdha për vetë specifikën e blloqeve të mëdha të gurëve të këtij murri rrethues.

Qëllimi plotësimi i murrit rrethues të qytetit duke dhënë një pamje origjinale të kohës.

E rrezikuar mbetet :Porta e hyrjes juglindore. E restauruar në vitin 1988. Rrezikohet të shembet për shkak të veprimeve atmosferike,dëmtimeve. Harku i kësaj porte kërkon ndërhyrje urgjente. Materiali gjendet pranë vendit. Porta e restauruar fillimisht  ne vitin 1985 me material të gjendur pranë vendit. Ka pësuar dëmtime .Ka rrëzime gurësh në pjesën e brendshme .Ka dhe dëmtime atmosferike. Harku i restauruar në vitin 1988. Rrezikohet të shembet për shkak të veprimeve atmosferike,dëmtimeve .Harku  i kësaj porte kërkon ndërhyrje urgjente. Ka një zhvendosje poshtë  të njërit prej gurëve të harkut .Materiali gjendet pranë vendit. Qëllimi është një nga portat që tregon hyrjen në kalanë e qytetit antik. Restaurime  në nekropolit. Që nga viti 1991 nuk ka pasur masa mbrojtëse për grupin e varrezave. Dëmtimet e tyre kanë sjellë një ndërhyre që duhet të realizohet.

Restaurime tek tempulli dhe kisha vendi: lëmi i Pecit. Pranë këtij vendi gjenden tempulli i Afroditës dhe një kishë. Restaurimi duhet të kryhet edhe për efekt të dëmtimeve që janë kryer pas viteve ’90. Qëllimi mbrojtja e monumenteve dhe rikthimi i tyre në pozicionim fillestar.

Restaurimi i bazilikës paleokristiane. Restaurime duhet të kryhet edhe për efekt të dëmtimeve që janë kryer pas viteve ’90. Ka dëmtime në murre si dhe  në varret që ndodhen brenda saj janë thyer e dëmtuar dërrasat mbyllëse. Qëllimi mbrojtja e monumenteve dhe rikthimi i tyre në pozicionim fillestar.

*Master.Anëtar i Akademisë Evropiane tëArteve

*Autori ka drejtuar parkun arkeologjik të Amantia

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe restaurime, duhen germime, Gezim Llojdia, qyttei ilir i amantias

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT