Historianet italiane:Epiri, që është nga trashegimia Iliri
CFARË ËSHTË “KRONIKA” UDHËTIMIT PËRTEJ ADRIATIKUT” PËR RRUGËT QË NDËRTHURESHIN NË ANTIKITET/
NGA GËZIM LLOJDIA*/
1. Epiri, që është nga trashegimia Iliri/
Është shkruar fjalë për fjalë:” Kronika e udhëtimit përtej Adriatikut” duke qëmtuar të dhëna historike nga Enciklopedia arti i lashtë supplement II (1971).
Thëniet janë për Epirin . Epiri, që është nga trashegimia Iliri dhe ka vazhduar të ketë marrëdhënie të ngushta me provincën fqinje, duke filluar me rrjetin rrugor thuhet në këtë pjesë.
2. Boshti kryesor është Egnatia
Sipas fakteve historike aty shkruhet për rrugët që ndërthureshin në antikitet dhe më vonë. Boshti kryesor është Egnatia e cila vazhdon deri Traki arriti në Bizant, dhe ka edhe një numër të rrugëve dytësore, të tilla si rruga bregdetare kalon nga Scodra dhe Lissus dhe kalon nëpër Dyrrhachion(Durrës) Apoloni, Aulon, Orikum, Sarandës, ose si rrugët që lidhin Apoloninë dhe Antigonesë apo Bylis ,Dodona, Thesalisë. Autorët e provincave romane sjellin detaje mbi rrugët tokësore .Sipas autorëve :Këto rrugët tokësore janë integruar edhe me një sistem të rrugëve,të dy detet Adriatik dhe më lartë, të cilat janë duke u hetuar me vëmendje në rritje. Në këtë rajon malor në mes të Gjirit të trungut dhe me kursin e poshtme të lumit Aous, dendësia e popullsisë nuk kishte qendra shumë të rëndësishme. Më të shumta ishin ato që ndodhen përgjatë bregdetit.
Aulona,thonë autorët ishte ndalesë e rëndësishme në një ishull në gji si :Sason,(Sazani) dhe Onchesmos, e cila është goja nga deti i qytetit më të madh të, Phoenike, Buthrotum, shpërndarës i madh i trafikut detar është nga toka, ku u ngritën edhe vila të tilla si Penthouse, Kassope (v.), ne një pozicion dominues mbi Gjirin e trungut dhe në det të hapur.
Përveç rrënojat e Butrintit (dhe Nikopoli (ne duhet të kujtojmë Phoenìke (Finiqit) janë nga periudha Romake janë disa pjesë të mureve dhe rinovimi i skenës së teatrit, përveç (Thesauros) agora të periudhës helenistike.
Si një vazhdim të qytetit perandorak ai u shtri në këmbët e malit ku janë ndërtuar nga Justiniani, ndër të tjera, një bazilikw.
Në gjirin e vogël Gramata,( kepi midis Acrocerauno), kishte një gurore të rëndësishëme, me pamje nga deti,e cila ishte përdorur në mes të shekullit të gjashtë, P. erës sonë dhe III pas Krishtit. Në muret shkëmbore të gjirit ka mbishkrime të lashta ku ishin gdhendur nga marinarët .
3.Oriku
Alberto Gitti te Enciclopedia Italiana ( viti1935) shkruan kështu për Orikun:
ORICO (‘Ωρικός ose’ Ωρικόν, Orâcus dhe Orâcum). – Qytet i rëndësishëmdetar i Epirit, sot Eriko në Shqipëri. Sipas traditës, u themelua nga Eubeesi, i cili, pas kthimit nga Trojës, u vendosën atje nga një stuhi, sipas Pliny, megjithatë, ishte një koloni e Colchis. Pikë e rëndësishme strategjike për komunikime midis Greqisë dhe Italisë, ishte shpesh në fushën e veprimit tëluftërave të mëdha, të tilla si të ndryshme romake-ilire, të parë dhe të tretë,maqedonase dhe sidomos lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut. Gjatë dimrit të 48 të. C. Ka vuajtur shumë dëme. Ishte një koloni romake gjatëperandorisë dhe u restaurua e zbukuroi Atticus Herodit.
Në këto “kronika” udhëtimit përtej Adriatikut, përkushtimi vjen nga Apolonia, Bylisi, Brindisi, Tarantos, por edhe nga Pontus.
Ndër emra të njohur, ka nga ata të Pompeit. Pak qytete në brendësi të shumta, ndër të cilat ne kujtojmë, në pellgun e lumit Aous të, Billys në bregun e djathtë dhe Amantia (qendra e një rrethi të minierave) në të majtë, në turmë Aous e njëjta dhe dell ‘Elaeon, Antigonea).
Orakulli i lashtë i Dodonës, sipas Straboni, në kohët romake e kishte humbur shumë rëndësinë e saj, pavarësisht ndërhyrjeve të ndryshme në shenjtëroren e Zeusit (para Paolo Emilio, thuajse tre shekuj pas Hadriani) dhe një teatër, faqe që u kthye në lavdinë e mëparshme. Kultura artistik e krahinës është dokumentuar kryesisht në Butrint, ku ata gjetën, ndër të tjera, skulptura neoattiche (ky është nënshkrimi i Sosicle të Athinës) dhe portretet e moshës perandorake, dhe Amantia (statujat dhe relieve të traditës) .
*Master. Anëtar i Akademisë Evropiane te Arteve.Autori ka qenë Drejtor i Parqeve arkeologjike të Vlorës
SADIKU I MEZHGORANIT DHE MISS DURHAMI
NGA GEZIM LLOJDIA/
Dëshmitë për shoqëruesin/
Meri,anglezja piktore, udhëtare , shkrimtare (1863–1944) Edih Durhami,në librin e saj “Brengat e Ballkanit “,(The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)u botuar në fundvitet ‘80 në shqip në Tiranë,shkruan,për një Sadik,që e solli nga Tepelena në Vlorë.Ajo thotë se Sadikun e kishte njohur në nënprefekturën e Tepelenës dhe e kishte marrë si shoqërues,që ta zbriste nga vendet e ashpra malore,për tek deti në perëndim,në Vlorë.Sadik,do të thotë “besnik”,shprehet ajo. Po kush është Sadiku ?Rron ,apo nuk rron ?Ky personazh shqiptar i vizatuar me kaq kujdes nga Meri,në të vërtetë quhej Sadik Hoxha. Burimin e parë e sjell studiuesi F.Rr në vitin ‘94 kur me përmendi emrin e shoqëruesit të Durhamit. Ai ishte plaku nga Mezhgorani që kishte shëtitur në botë.Në vitin ’91 gjurmova në rrethin e Tepelenës rreth faktit që anglezja simpatike shkruante për shoqëruesin e saj,pasi kisha lexuar më parë librin. Rastësia është mbret i botës. Në një dasmë në një fshatë të tij gjeta të dhëna që i afrohen atij personazhi që përmend anglezja simpatike. Dhe duket se këto gjurmë të shpien tek personazhi që shoqëroi Miss Durahmin në Vlorë,nëpër shtigje dhe nën një mot të egërsuar. U tregova për një angleze që kishte marrë një shoqërues nga Tepelena dhe që quhej Sadik. Shiko më thanë,ka qenë plaku i kësaj shtëpie ku zhvillohet dasma. Ai kishte pasur flori,kishte njohur të huaj dhe e kishte molloisur disa herë udhëtimin e tij,ndër pleqtë e fshatit si një histori të largët të hareshme dhe pa ndonjë interes të veçantë.
Në fshat fisi Hoxha ishte me emër dhe pasuri.Sadiku ishte nga dera e Hoxajve,një derë e madhe me emër që kishte gjezdisur nëpër botë.
Ndërkohë që libri i Miss Durhamit është shfaqur në Shqipëri ka qenë fundviteve ’80 kur ,ky personazh prehej në varrezën e thjeshtë të fshatit të tij,larg kësaj bote tonën.
Kërkimet në fshatë
Kërkimet i përqendrova në Tepelenë,fshati ku kishte lindur shoqëruesi i Miss Durhamit.
Në fshatin Mezhgoranë të Tepelenës,një fshat njohur nga kënga:”Një zë po vjen nga gryka e Mezhgoranit”,një grykë e rëndë e thellë,gati misterioze me vërshimin e Vjosës shfaqej në pamje të parë,zbulova tre fakte.
1- Një person nga fshati ishte takuar me një angleze.
2- E dyta ishte paguar me flori për një udhëtim.
3-Ky person quhej Sadik,siç e kishte përshkruar Durhami,kohë më të cilin përputhej historia e vajzës angleze. Kishte po atë moshë dhe përkonte me përshkrimin e saj nga anglezja.
Vendlindja dhe më tej
Sadiku është nga Tepelena,më saktë ka lindur në Mezhgoranë,në vise të ashpra,me male të larta, me dimër të ftohtë. Mezhgorani është një fshat “karakoll” në lartësi malesh. Trebeshina,”barrëngritjsa e dëborës” dimërore është mali përball. Burimet e kanë origjinën nga thellësia e malit. Kthjelltësinë,nga mali,ftohtësinë nga dëbora. Origjina e tyre e hershme është vargmali jugor. Nën këmbët e tij,Vjosa çapitet ngadalë ujëshumë e zhurmëmadhe në dimër.
Sadik Hoxha,ka lindur para viteve 1900,por besohet mbi vitet 1800. Vendlindja është ky peizazh malor i katundit Mezhgoran.
Shtëpia e Sadikut,në këtë katund, është në zemër të tij .Fare pranë sot është edhe një tyrbe dervishi bektashi. Ibrahim Përmeti,deshifrohet në hyrje të saj .Ky dervish ishte kunati i Sadikut,i arsimuar në Arabi. Asnjëherë shpjegojnë familjarë nuk u martua . Ishte dervish në sojin e Haxhi Bektashit. Duke parë shtëpinë e Sadikut ajo ka një hark guri të gdhendur me elegancë,nga mjeshtër të ndërtimit. Flitet për një vit ndërtimi 1926 .Shprehet kështu në gurin e latuar. Këtu është rritur Sadiku .Shoqërimin me anglezen,në një farë soji,rrugëtimi i tij drejt Vlorës ku përcolli anglezen Meri është përmendur rrallë,prej tij. Në fshat dihej diçka,por jo e saktë. Dihej pershëmbull se Sadiku ka rrugëtuar me një angleze,po kush ishte kjo,çfarë u bë më vonë,s’u muar dot e vërteta .Arsyet ishin se ai njihte gjuhën e Edit Durhamit,njihet zakonet evropiane,ishte i shëtitur në botë. Ka punuar për 8 vjet ne SH.B.A (Cikago) me pas ne France për 6 vjet dhe në fund në Izmir te Turqisë një jetë ne emigrim ,thotë nipi i tij Arjan Hoxha.Disa legjenda rreth këtij fisi janë:Fisi kishte grumbulluar flori aq sa kur i zbrazën tek shtëpia mbulohej një njeri me ato shkreta verdhuca. E gjithë kjo sasi floriri shkoi dëm,dikush përfitoi nga puna e tyre. Nga ky fis dikush shkoi deri në Turqi,këtej la katandi e shtëpi dhe u martua andej. Hartat e tokave atje,pra pasurin që disponon atje, Brahimi e ka të vizatuar vetëm nëpër harta dhe skicime turke.
Familjarë të tij në këto lartësi malore shpjegojnë se kanë mësuar se ai e shoqëroi deri në hanin e Vlorës,por mungesa e të dhënave për Edih Durhamin,ka bërë të vetën,me kohë plasi lufta,ndërkaq ngjarja u harrua fare.
Harresa
Lufta botërore,plagët,hallet pse jo edhe nënvlerësimi i një evenimenti të tillë,nga intelektualët,që bashkëjetuan me xha Sadikun,kanë bërë që sot nuk kemi asgjë të shkruar nga kujtimet e tij për …”anglezen e gjallë shtatvogël e engjëllore,me një kujtesë të jashtëzakonshme”.Në qoftë se ata fshatarët e varfër atje në katundet e errtë kaq larg vendit e haruan, si harroi anglezja ata . Meri,shkroi me emocion,çfarë pa,çfarë dëgjoi dhe ku shkeli Nuk harroi as shoqëruesit e saj,që rrugëtuan me të nën llohë dimri nëpër shkrepa të paudha në Shqipërinë e viteve 13. Sadiku zë dy-tre faqe nga libri i misis Durhamit.
Por ai këtë nuk e mësoi dot,megjithëse rrojti 94 vjeç. Ai ka punuar për 8 vjet ne SH.B.A (Cikago) me pas ne France për 6 vjet dhe ne fund ne Izmir te Turqisë një jetë ne emigrim ,thotë nipi i tij Arjan Hoxha.
Sadiku,shoqëruesi i udhëtares angleze ka 35 vjet,që nuk rron më. Prehet trupi i tij në katundin e largët malor të Mezhgoranit,por shpirtin e ka në qiell. As Meri,anglezja shtatvogël, studiuesja nuk rron më. Por libri i saj dhe rrëfimi i saj ,ruhet atje në katundin Mezhgoran,kaq larg provincës Tepelenë,kur e gjeta të freskët në fillim-viteve ’90,por sot banorët e këtij karakolli malor e kanë braktisur fshatin .Bashkë me këtë braktisje janë haruar edhe shumë të vërteta dhe ngjarje që kanë mbajtur banorët në gjirin e tij,sipër maleve,dy orë rrugë në këmbë,atje ku ndriçimi i vetëtimave është një shpërthim drite dhe mjegullat mbulojnë fushëpamjen në kohë llohe dimri të mërzitshëm.
Letër nga New Jork
Poetja dhe gazetarja Kozeta Zylo,që sjell më të freskët këto ngjarje më ka shkruar:Jam tërësisht e befasuar, e shtangur para ekranit, qe me aq bukuri gjuhe ke ditur te sjellësh kulturën e lashte te Mezhgoransve.Po e kisha dëgjuar këtë, por ju me sollët pranë Plakun e urte, ndjese paste, Xha Sadik Hoxha, qe pikëza loti me shkojnë për këtë burrë, një burrë i mençur qe i peshonte fjala dhe qe e kishte marr gruan nga një dere e madhe, mbaj mend Imami…
Ne fshat thoshin qe i ndrinte cipa e faqes, dhe me nikoqirllëkun e saj dhe pasurinë ja doli mbanë vështirësive te panumërta te fshatit.
Njëherë kur isha e vogël, dhe qe ti e njeh mire atë perle gryke, te Mezhgoranit, ku qengjat hane majën e barit, u lodha duke ecur për te arritur ne fshat, atëherë Xha Sadiku me mban ne krah një cope rruge, për ta ndihmuar sadopak babin tim…
Ai ishte një plak vërtetë i hijshëm, ne mos gabohem dhe me mustaqe te bardha, pak sa te përdredhura mbi buze.
Dera ime dhe sot e ruan te pastër miqësinë me Hoxhat dhe kane qene kurdoherë bashke ne te mire dhe ne te lig si i themi ne andej nga ato ane. Fshati Mezhgoran, Dragot, Luzat dhe Dames, futen ne fshatra te Dervenit.Shpesh thuhej te pish nje kafe ne Mezhgoran… deri tek Dragoti i Sten Dragotit, qe janë shume afër si fshatra dhe qe kane dhënë e kane marr bashke.Po kështu dhe Becishti i Ali Pashait, janë ne varg me njeri-tjetrin. ..Mezhgorani është një fshat derë e kurbet, shume prej tyre emigruan ne Amerike, ne fillimet e shekullit te kaluar, pa le Greqinë dhe Turqinë se i çanin me këmbë. Vajza e bukur angleze, Meri nuk kish se si te mos i besonte atij djaloshi me flori, me sytë blu si deti, i pashëm, por mbi te gjitha i besës, qe e shoqëroi Edit Durhamin ne vendin e caktuar. Eh kohet…kushedi se ç’fare mund te bëjmë ndonjë gjë, me djemtë e Xha Sadikut, Ibrahimin …te cilët thank God qe janë dëshmi e gjalle për atë kohe.
Jo me kot shkrimtari i madh Qamil Buxheli shkroi tekstin” Një zë po del nga gryka e Mezhgoranit, ku u interpretua nga Mentor Xhemali, një nga baset me te mëdhenj te muzikës shqiptare… pikërisht ai e gjeti muzën aty tek ai fshat, qe është midis malesh, me përrenj ne mes, qe derdhen si argjend ne lumin Vjosa…Dhe tani me lejoni ta ilustroj me një poezi Mezhgoranin tim, te Xha Sadikut qe me bujari dhe besnikëri priti dhe shoqëroi Edit Durhamin, një nga miket e shquara te popullit shqiptar.
Marr nga libri “Pranvere pa Mimoza”
NË PORTAT HIJERËNDA
Në shkofshi ju stërnipër në shtëpitë e të parëve,
Udhëve të monopatit do të gjeni gjurmë,
Në krojet e shumta me burime nga mali ,
Në gjethen e lofatës, vini për pak buzën,
Aty do të shuani etjen per uje.
Bisedoni përqark me zogjtë e malit,
Sec gjyshër jetonin në Mezhgoranin e lashtë,
Edhe pse së largu dëgjohet troku i kalit,
Zogjtë do çuçurrisin është legjendë e rrallë.
Edhe nëse portat kanë ngelur si gërdalla,
Me kyce gojë hapur të ndryshkur nga koha,
Qëmtoni me kujdes gurët e sokakut,
Në carjet e tyre do të gjeni plagëdhimbjet tona.
Me vellon e rënde të trishtimit hedhur,
Mbuluar do të jenë shtëpitë e gurta,
Nga pllakat e portave me hije të rënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura.
Keze (Kozeta) Zylo, NY
Turizmi kulturor –një dritare mbaje hapur për vendin tënd
*Gjashte monumentet prehistorike,7- monumentet e periudhës qytetare,10- objekte të kultit,4-veprat e artit,6- banesa popullore.
*Nëntoka e Vlorës dhe mbitoka kanë nxjerre , ndërkaq janë listuar numër i konsiderueshëm objektesh arkeologjike. Kjo si dëshmi e plotë e historisë duke ecur nga antikiteti deri në periudhat e fundit. Kjo pasuri e klasifikuar te turizmi kulturor mund dhe duhet të grish turistët.
Nga Gëzim Llojdia/
Ne Foto:Turistet ne qytezen e Orikut/
Diversiteti i pasurisë kulturore evropiane dhe dinamizmi i krijimit artistik paraqesin dëshmi të rëndësishme, ose le të themi, themelore të qytetërimeve të “identitetit evropian”, thotë Ëikipedia për turizmin kulturor në Shqipëri.Pasuria kulturore përkufizon identitetin e një bashkësie njerëzore dhe përben një resurs të çmuar i cili për vetë natyrën e tij të ndërlikuar, nuk është i rinovueshem dhe për këtë gjë ka nevoje të mbrohet dhe vlerësohet për t’i garantuar jetëgjatësinë dhe përfitimin në kohëzgjatje.Qytetet artistike ose historike, le të themi, janë gjithmonë e më të privilegjuarat nga pikëpamja e vëzhguesve dhe ruajtësve të artit dhe kulturës, duke qenë se janë ata pasqyruesit e saj të vërtete si auto-oferta turistiko-kulturaleDuke qenë se oferta historiko-kulturore sebashku me ruajtjen e ndërtesave dhe pasurisëarkeologjike/artistike/kulturore përkrah çilesise se këtyre ofertave, përforcojnë interesat e këtyre zonave urbane duke shtuar investimet dhe përfitimet ekonomike, si në kuptimin e investitorëve lokale ashtu dhe në atë të flukseve turistike.Turizmi kulturor (ose kultural) ka si qellim të japë kontributin e tij duke përqendruar vështrimin në aspektet ekonomike dhe të punësimit, duke nënvizuar vlerën e aktiviteteve kulturore dhe kontributin e saj në ndërthurjen dhe mbarëvajtjen e raporteve sociale, në identitetin rajonal dhe në zhvillimin e komunitetit në kontekstin urban.
Numri i atyre turistëve, që kanë dëshirë të eksplorojnë objektet kulturore si dhe ata, që kërkojnë të njihen me kulturën e një vendi është i vogël. Ndryshe nga turizmi i rërës dhe diellit ku drejt plazhe rendin të gjithë ti frekuentojnë, tek turizmi kulturor numri i kureshtarëve mbetet i pakët. Arsyet mbi të cilat grishet ky gjykim janë:
1-Nga të dhënat e përgjithshme vetëm rreth 10% e fluksit të turistëve vërshon drejt turizmit kulturor.
2-Një turist mbasi ka vizituar një herë një objekt kulturor,sit arkeologjik,muze,kala,objekt kulti, ai nuk kthehet më,por kërkon mundësi të reja eksplorimi kulturor. Numri i atyre, që rikthehen kryesisht në site arkeologjike është i vogël. Në një anketim te parqet arkeologjike të Vlorës me turistë të kësaj fushe ,rreth kësaj pyetje:A do të riktheheshin sërish?
Përgjigja e tyre ishte mohuese duke shpjeguar se ishin në kërkime të mundësive të reja. Një pakicë u përgjigj pozitivisht, ja vlen ti rishikosh nëse ka edhe zbulime të reja .Një kategori, që vjen për të eksploruar objektet kulturore kishte edhe mundësi të kufizuar kohe dhe sigurisht financiare.
3-Nga numri i përgjithshëm i turistëve, që vijnë në vendin tonë vetëm një pakicë shpreh interesa kulturore, që do të thotë: dëshirë për të vizituar muzetë,sitet arkeologjike,kështjella,objekte kulti etj.
4-Destinacioni: Albani-Ballkan është fare pak i pranishëm nëpër panaire turistike me stenda gati modeste krahasuar me vendet fqinje. Konsujt,atashetë kulturore të vendit në përfaqësitë shqiptare në botë,janë thjeshtë rrogëtarë.Punën e tyre nuk e kanë konsideruar ndonjëherë të lidhur me zhvillimin e turizmit të vendit të tyre.
Cilët janë turistët që frekuentojnë turizmin kulturor?
Nxënësit e shkollave,studentet,intelektualët,shkencëtarët,studiuesit si dhe një pakicë kureshtarësh. Vendet nga të cilat vijnë turistët janë:Greqia,Italia,Franca.Turistë lindore shumë pak ndërsa s’bëhet fjalë për aziatikët. Shifrën më të madhe të vizitorëve, që kanë parë objekteve kulturore në Vlorë e përbëjnë shqiptarët nga trojet shqiptare si :Kosova,Mali i Zi,Maqedonia.
Guidat: Dy fjalë të shkurtra mund ti përmbledh kështu:Cekët të cilët kanë frekuentuar Vlorën në guitën e tyre për Shqipërinë kishin në kopertinë një kalë të paraqitur si atraksion të veçantë. Mbetet i çuditshëm fakti:Në Orikum është ndërtuar një port jahtesh me pronarë italiane dhe izraelitë etj. Asnjë interesim nuk kanë shfaqur për të vizituar rrënojat në lagunën e qytetit .Çudia tjetër buron nga fakti se ky qytet ,pra Oriku në mesjetë ka mbajtur një emër Jerico(,qytet i sotëm me po këtë emër në Izrael), vetëm 5 km distancë dhe asnjë kuriozitet. Një guit e prodhuar në Romë për Ballkanin të cilët e kishin dy motorist italianë ,aty shtetet ballkanike përfaqësoheshin denjësisht,kurse Shqipëria vetëm me 10 rreshta. Ne prodhojmë brenda vendit dhjetëra guida, por sa prej tyre bien në duart e të huajve. Problemi është i qartë si drita e këtij dielli:Si do të mund të futen në guidat e të huajve njohurit për Shqipërinë?
Këtë duhet ta zgjidhin konsujt shqiptarë apo atashetë kulture të vendit tonë.
Një turistë kur niset për destinacion jashtë vendit të tij, blen më parë një guit në shitoren e qytetit të tij. Kështu ai vjen i “armatosur “ dhe thuajse eksploron ato çfarë ka të shkruara në guitën e vendit të tij.
Disa aspekte të tjera që do të mund të përmirësonin punën e turizmit kulturor. Infrastruktura rrugore.
Për të shkuar në qytetin Olympia- mungon rruga. Nuk ka guit. As një tabelë apo shënues në kryqëzimin e fshatit Mavrovë e sotme. Distanca 16 km nga qyteti i Vlorës. Po ndërtohet rruga për në Amantia,qytete ilir, 37 km nga qyteti. Mungon restaurimi i objekteve të cilat kanë parë dritën e diellit vetëm 60 vjet më parë nga ekspedita arkeologjike. Mungon infrastruktura rrugore për në Cerje, nuk ka guit për Shpellën e shkruar të Lepenicës dhe Velcës,nuk ka restaurime të reja në Orik . Përmirësimi i rrugës për në kalanë e Kaninës, rregullimi i urës për në Manastirin e Zvernecit ,restaurimi i i objektit.Infrastruktura rrugore,guitë,personel i kualifikuar shkencor për site arkeologjike etj.
Më çudit fakti që të gjithë ngrenë këto probleme,që nga punonjësi i thjeshtë,qytetari shtetari dhe zyrtari. Problemi është kaq i thjeshtë: kush duhet ti vejë në jetë ?
Cilat janë disa nga objektet arkeologjike, site,kala,kështjella,objekte regjionale të cilat shprehin interes për tu vizituar nga turistët në rrethin e Vlorës ?
Monumentet prehistorike
Vendbanimi paleolitik i Zvërnecit.
Shpella e Himarës. vendbanim mezolitik.
Shpella e Velcës. vendbanim neolitik.
Shpella e Lepenicës. periudha e bronzit.
Kodër-varret Dukat-fushë. periudha e bronzit.
6-Kodër-varret Vajzë. periudha e bronzit.
Monumentet e periudhës qytetare
Qyteti i Amantias (Ploca).
Qyteti i Kionina (Kanina).
Qyteti i Olimpias (Mavrova).
Qyteti i Orikut (Orikum).
Qyteti i Aulonës (Vlora).
Qyteti i Himaraj (Himara)
7-Mbishkrimet në Gramë-Karaburun
objekte të kultit
Kisha e Shën Kollit, Armenit.
Kisha e Marmiroit, Dukat.
Kisha e Shën Mërisë, Zvërnec.
Kisha e Shën Sotirës, Dhërmi.
Kisha e Ipapandisë, Dhërmi.
Kisha e Shën Mërisë, Dhërmi.
Kisha e Mesodhisë, Dhërmi.
Kisha e Shën Sergejit dhe Bakut, Himarë-fshat.
Kisha e Athalit, Himarë-mal.
Xhamia e Muradijes, Vlorë.
Veprat e artit
1. Ura e Bratit.
2. Ujësjelllësi i Vranishtit.
3. Ura e Frëngut, Gjorm.
4. Ura e Slapit, Drashovicë.
Banesa popullore
Kullat e Dervish Aliut, Dukat.
Kullat e Ali Tashë Tepelenës, Gumenicë.
Godina e muzeut të pavarësisë.
Godina e klubit patriotik “Labëria”
Kompleksi ndërtimor i rrugës Justin Godar”.
Sahati i qytetit.
LETER NENES
NGA GËZIM LLOJDIA/
Loti si proces kimik është pa ngjyrë , mirëpo unë do ta gjykojë ai është produkt i shpirtit . Poradeci i madhi , oh i miri Lasgush duke shkruar për vesën dhe lotin thotë:I mburrej vesa lotit me një të shkrepur djelli / Përdhe ndaj baltësirës ty fat’i zi të flaku :/ S’më shëmbëllen ti mua që jam një bijë qjelli, /Që jam e motr’ e erës dhe shoq’ e çdo zambaku. /Dhe loti tha : ” Vërtet! Më lindi dhimbj’ e zezë, //Dhe dal nga syr’ i vuar i zemrës njerëzore :/Po kur se ti prej qjellit pikon vetëm përdhezë, /Un’ ik nga balt’ e rëndë drejt kaltërsish qiellore…
Loti më shkau . Llazar Gusho ka qëndisur për atë Perëndi bukurinë e lotit . Dhe si e thotë Llazari : S’më shëmbëllen ti mua që jam një bijë qjelli dhe duke treguar se është motër e erës dhe shoqe e çdo zambaku , e lindur vërtetë nga dhimbja e zezë …..Mirëpo lotimi im kishte një arsye krejt dhe ndryshe nga poezia .Loti për nenën. Nga dhembshuria për nënën . Nga malli, për nënën . Po lexoja shkujdesur një poezi të poetes dhe krijueses Iliriana Sulkuqit :” Letër nënës me internet”, që siç duket ajo është një proces i prodhuar pas rileximit të poezisë :Letër Nënës ” të Eseninit ” . Në të vërtetë burimi i lotëve dhe ndjeshmëria lindi pikërisht kur mora si pikë referimi këtë poezi por të përkthyer nga mjeshtri shqiptar . E mora sepse është brilante .Është pikë vese shkuar vesës . Esenini nuk ka shkruar vargje , ka gdhendur vargje . E shkruara edhe mund të humbas por e gdhendura mbetet edhe pse kanë ardhur e ikur situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore . Në të vërtetë do të shqyrtojmë atë këngë himn për nënën që përjeton nën dalldinë e zërit ëmbëltor të Eseninit . Gjalle je, ti moj nënokja ime?/Gjalle jam edhe unë… te përshëndes/Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje/Izben tende deri ne mëngjes. Mora vesh se ti je merakosur/Atje larg për mua përsëri/Se ti shpesh del rrugës e brengosur/Mbështjellë me te vjetrin shall te zi. /Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,/Te fanitet ty gjithmonë sikur/Diku mua larg ne një mejhane/Një i dehur thikën po ma ngul./Kot ti nene rri me gjak te ngrire/Ky nuk është veç vegim i zi/S’jam aq vagabond i pamëshirë/Sa te vdes pa te shikuar ty./Unë i ëmbël jam prapë si me pare/Ëndërroj kur fushat larg vërej/Qe se shpejti nga këto mejhane
/Ne shtëpinë e vogël prapë te kthej./Do te kthej ahere kur te mbushet/Kopshti ynë i bardhe me blerim/Vetëm ti si tete vjet me pare/Mos me zgjo herët ne agim./Mos m’i zgjo ti ëndrrat qe m’u zverdhen/Mos kujto atë qe vate e shkoi…/Se ne bote humbjet edhe lodhjet/Herët i provon nene moj./Mos mu lut t’i falem zotit prape!/Tek e shkuara nuk ka me kthim/Vetëm ti je gazi im i vetëm/Ti e vetmja paqe e shpirtit tim./Pra ti flaki brengat nena ime/Mos u trishto për mua përsëri/Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe/Mbështjelle me te vjetrin shall te zi.
Ca muaj më parë M . Haxhiaj gazetare dhe krijuese hodhi diku një ese , që ishte frymëzim i drejtpërdrejtë i „letër nënës“ të Eseninit , ndërsa Iliriana Sulkuqi poete dhe krijuese aktualisht me banim në Neë Jork në 24 maj 2007 shkruan letrën për nënë e saj gjendur diku ne mesvedi në qytetin e kalasë , Elbasanit . Letra e Ilirianës është e bardhë me ca germa të zeza , në një zarf elektronik dërguar me yahoo jo më me postë . Nuk shkojnë më plakat e mëhallës tonë në postë për të pyetur nëse u ka ardhur ndonjë telegram nga djali ushtar . Nuk mbrijnë më telegrame . Posta e mëhallës tonë atje në Goronecë është shkretinë . Shumë nga ato shamizezat që bënin këmbë nuk janë . Kanë shkuar që kurrë në Gjohelmin tonë dhe kjo është varreza e madhe në perëndim të fshatit . Vijnë vashat e tyre. Qajnë , rënkojnë : O nënëzeza ku rri , ku fle . Baltën ke shtroje . Na thoshin nënëzezat: djemo do vijë një kohë , që letrat do ti dërgojnë si qëmoti me pëllumbat e ajrit . Në shtatë qiej larg nesh . Yahoo duhet të jetë zbërthyer ndoshta nga ëndrrat e plakave të mëhallës tonë . Mirëpo meraku i tyre si nënë ishte i shumëfishtë . Zëri i nënës është thirrje për shpirtrat për tu treguar rrugët nga shkohet për në botën e mirë . Nënën e zgjon nga gjumi ëndrra për djalin . Ku është ç’bëhet në këtë dreq moti me dëborë , dhe me krisma vetëtimash . Ku je djali i nënës, malli më ka marrë . Pra ç’bëhet djali udhëve të botës , të kurbetit , dhe të dreq rrëmetit . Këtu më bie më mëndje Esenin kur shprehet : Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,/Te fanitet ty gjithmonë sikur/Diku mua larg ne një mejhane/Një i dehur thikën po ma ngul.
Dhe po sjell sa për kujtesën :Në kohën e regjimit të shkuar tregojnë raste kur nënat të varfrat , shamizeza ngriheshin nga gjumi netëve të trembura për djemtë e tyre . Ku je bir i nënës se malli më ka marrë . Madje më tregonin atje në jug një nënë i ishte fanitur në ëndërr vrasjen e të birit në kufi .U ngrit pa feksur . Dhe lotët prush i mbuluan fytyrën . Çfarë ke nëno ?e pyetën vajzëria. – -_Kam parë tim birë sikur u rrëzua nga shkëmbi . Fli se është meraku i nënës, mirëpo në të zbardhur korrieri solli gjëmën . Ky Esenin sikur të ishte lindur diku në katundet tona atje në jug , përshkruan pikërisht atë rast kur i biri ikën larg dhe nëna ndjen dhimbje, e pagjuma nënë, i fanitej sikur të birit në një mejhane një i dehur thikën po i ngulë .Ngjarje të lindura nga jeta . Cuditshmëria , që është shfaqur pas këtyre çasteve , është vërtetë kaq prekëse . Merak nëne , për birin e saj shtohej më shumë kur largësitë ishin errësira të largëta .
Tani dua të marrë poezinë e Ilirianës për ti hedhur një shikim shkujdesur .“E dashur nëna ime /e dhembshura pa fjalë/ëndërr përtej ëndrrës/,mall më shumë se mall. Fjalët për nënën kanë një të goditur ndryshe . Gjuha vete ku dhëmbë . Vargu është i çiltër .Është i mbushur plotë frymëzim , që të prek dhe të tronditë njëkohësisht . Për fatin e njerëzve të shtëpisë, që sa larg gjendeshin, kaq male për tu kapërcyer. Mirëpo në vend telit, apo fonogramit , që nuk ekzistonin ëndrra ishte një lajmëtare çuditërisht e shpejtë, që përcillte mesazhet me zë e figura . Dërgohet mesazh që ka brenda veç fjalë shpirti .
„E dashur nënë“ . Kështu nisnin dikur dhe nisin miliona letra ,mesazhe interneti në të gjithë botën ndonëse gjuha e në të cilën e shkruajnë ngjet si një lëmsh i ngatërruar në globin tonë .Besojë se kjo fjalë e qëmoçme me gjerësi ,thellësi. Ndërkohë që,thellësia është pafundësi ka ngjizje qiellore . Sepse ajo transmetohet ashtu e paprekur me atë konstrukt ndër brezni që njeri – tjetrin nuk kanë pasur rastin ta takojnë ndonjëherë. Një pyetje si luzmë më mundon prej kohe : A ka mundësi që ajo fjali e pandryshuar përsëritet ndër shqiptarë që nga ardhja e tyre në jetën e globit tonë ? Kodi i paperëndishëm , ku ruhen besnikërisht fatet tona ka dhënë edhe këtë formulë që jeton në jetë të jetëve njerëzore . Po të qe ndryshe udhëkalimi i saj“ do të kishte humbur shekujve pas mjegullinave .
Nuk ka arsye të bësh portrete nënash .Dhembshuria për fëmijën është e mpiksur që kur zë fill konstrukti i saj me eshtra dhe gjak . Kështu janë sjell nga Perëndia . Kështu i ka njohur ndër kohëra tek raca jonë , historia . Dhembshuria e saj prek ndër pejzat më të holla . Po shqyrtojmë një seri mënyrash , që kanë një lidhje gjaku me dhembshurin e nënës . Dhembshuria e saj nuk është e lindur në insikte por një energji e pashueshme dhe e pazhbëshme e ardhur nga pjesa e sipërme ,atje ku ngjizet energjia . Ajo vjen , bëhet e fortë në kapërcim të viteve tek seksi femëror . Dhe i është dhënë vetëm asaj . I është lënë vetëm asaj , si zotërim energjie më tepër . Në libra të shkollës dhe nëpër mijëra botime shqiptare për nënën ka shumë poezi , mirëpo jo të gjitha kanë atë forcë atë ndenje , që prek sepse mediokriteti është si puna e djallit në letra duke mbushur faqe të tëra , me format A4 , të pavlera krijime . Sikurse njihet edhe fakti që në këtë copë trualli vargëzimi për nënën ka qenë i mbarsur dhe i shumë i mbarë . Në këtë tragë Iliriana ka përshkruar poezinë e saj .Duke tjerrur vargëzimin e dytë ku poetja thotë :Nënë e shtrenjta ime /krrusur pas një shalli/tjerrur e përtjerrur /si dhuratë prej mallit .
Mirëpo po ti referohemi poezisë më sak vargjeve perlë të Eseninit gjejmë diçka që kanë përafërsi dhe një nyje lidhëse që mbete ai shalli : Mora vesh se ti je merakosur/Atje larg për mua përsëri/Se ti shpesh del rrugës e brengosur/Mbështjellë me te vjetrin shall te zi. Ajo që na ngrohë është frymëzimi esenian ai , që ngjitë edhe copën e hekurt me forcën e mushkërive .Është në të vërtetë burim frymëzimi hyjnor një pikë takimi . Shenjtori pas të cilit godisnin brigjet është Esenin . Prej andej rrjedh muza poetike . Është një fakt i pamohueshëm , që shekujt e mëparshëm kanë njohur shenjtorë të letrave, ata që kishin bazë frymën e shenjtë ,që sillnin poezi si produkt i një kosto jo të vogël shpirtërore dhe në të vërtetë udhëhiqnin religjione të tëra besimtarësh me fjalën e Perëndisë ku Drita. Kahu i saj,agimi i paperëndueshëm është dhe mbetet fryma e Zotit të botëve . Nëpër tragën e Esenit poetja ka gjetur poezinë e saj . Duhet kuptuar si një ndikim më mirë .Duke folur për këtë strofë të poetes Sulkuqi shprehet për nënë se ajo nuk duhet të marri me vete shallin e lotuar dhe kur ajo të vijë moj zemër përmbi mbi ujëra notuar . Shalli në të vërtetë nuk është se përmban mistere por është një mbulesë e thjeshtë por treguese për femrat , që i përdorin ato dhe ndërsa tek poetët rus shprehen qartazi se ai është i zi tipar dallues për dimrat e ftohtë me ngricë, dëborë e murlanë në vendet e ftohta po tek vendlindja e poetes ku rri e pret nëna e saj është ndryshe . Nuk ka ngjyrën e zezë, atë të trishtimit të mellanit të zi të lajmit kobzezë veshur e mbështjellë me të por ai është në të vërtetë shall i squllur nga lotët e nënës së shtrenjtë . Lotimi është i përhershëm për krijesën e saj , që rri diku larg shtatë male kaptuar e dete gjithaq. Është largësia mall pa u takur ndoshta pa u parë, pa prekur flokët e thinjur të nënëzezës e merakosur, e brengosur për vajzën e saj . Lotët më në fund kanë bërë një monument shkruan një poete tjetër ,dalëngadalë kristalizohen ,ngurtësohen deri sa betonohen kështu ngrihet monumenti i madh i lotëve . Mirëpo ato të pështjellë në shall leshi tjerrur e endur me duart e thara janë dhe mbeten edhe malli i poetes në mëndje . Nuk ka si tretet ai mall përvëluar . As në qiell . Nga lotimi mbetet gjitherës veç dhimbja . Si duhet të mbrijë duke kapërcyer oqeane ujërash plotë e dhimbjesh njerëzore apo më thjeshtë duke notuar ardhje si engjëjt përmbi dete duke trokitur në dritare . „Unë erdha ,ja ku jam …si gonxhe ruan pikën e vesës së trëndafilit.
Ndërsa varianti i shallit është i përmendur edhe tek Pushkini kur thotë vështroj si i çmendur shallin e zi ……Esenini në pjesën e cituar .Mirëpo duke gjykuar për shalli i zi mos është në të vërtetë një ogur i zi , një lloj paralajmërimi për diçka që ka ndodhur ose mund të ndodhi . Është një kujtim i mbetur i mos tretur ,që rron brenda shpirti ,që ka fjetur gjumin dunicë ,befasisht zgjohet pra lëvizi shpirti dhe ndër mëndje sjell shenjën treguese që vashëza mbante atëherë, ishte i zi shalli mbuluar nga trishtimi . Kaq kanë mjaftuar që rrathët e kujtesës rritur në lartësi, zgjatur në gjatësi, në thellësi ,zjarrmi të zgjojnë . Kështu mund të ketë ngjarë tek Pushkini .Ndërsa Pushkin përshkruan një kujtim për një vegim dashuror Esenin është më pranë një realiteti tjetër si përshkrimi , që i bënë nënës
Mos u trishto për mua përsëri/Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe/Mbështjellë me te vjetrin shall te zi.
Te Iliriana kuptimi i shallit nuk sjell zjarrmi apo një kujtim dashuror . Kur poetja do të shprehet se në takimin e tyre thotë :Mos ma merr me vete/shallin kripë grisur/bëhem beb legjende/që rilind papritur . Është i grisur shalli nga kripëzimi i lotëve . Por nëse nuk e sjell atje mbetet piedestali i lotëve , gjurma , që nëna ka lënë me vetëdije për mallin e bijës së saj . U gris nga malli, nga lotimi nga dhimbja për të parë të bijën e larguar , nëna e malluar . Duke kërkuar riardhjen në jetë me një bebe legjendë , që do të shprehet kështu :” Jam e vogël përpara teje nënë dhe do të mbeten kështu sa frymë të më ketë dhënë Zoti . Me atë shall do të rimbulohem do të ndjejë erën e saj ,shijen e kripës dhe do të kuptojë se është i nënës , i mallit ,i dashurisë prindërore që nuk vdes. Ardhja në jetë asnjëherë nuk përsëritet .Nuk mundet më që nga mitra të rivish sërish . Poetja këtë e di dhe e shpreh me fjalët se do më ishte fat . Por fatet tona janë të parathëna dhe të “arkivuara” atje . Nëpër miliona dosje qëndrojnë . Nuk cingërisen . Dhe ska kush ti grisë . Deri sa avitet dita kur në mitrën e femrës të shkojë fryma e Zotit .
Duke folur për poezinë :”Letër nënës në internet” mund të shprehemi se është një ndër arritjet poetike e cila mund të përfaqësoj poetët shqiptarë në antologjitë poetike apo libra shkolle.(Ne Foto-Poetja Iliriana Sulkuqi ne rinine e saj)
- « Previous Page
- 1
- …
- 54
- 55
- 56
- 57
- 58
- …
- 70
- Next Page »