-Ndahen çmimet Giffoni, emri i djalit të ndjerë të Visar Zhitit kthehet në trofe/
-Përveç prodhimeve kinematografike, u dha edhe Çmimi “Atjon Zhiti” për anëtarin më të mirë të jurisë, që për këtë vit ishte nxënësja e shkollës Çajupi, Refxhi Tole./
Atjon Zhiti humbi jetën, djali i poetit Visar Zhiti,( Aktualisht Minister ne Ambasaden Shqiptare ne Washington) humbi jetën rreth 3 vjet më parë, si pasojë e një aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës. Një dhimbje që preku jo vetëm familjen , por edhe opinion publik. Atjoni vazhdonte studimet për filozofi në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano të Italisë.
Përfundoi edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Rinj dhe Fëmijë, Giffoni Shqipëria. Pas prezantimit të 7 filmave mes tyre edhe tre shqiptarë, dy juritë e nxënësve votuan e shpallën edhe çmimet për këtë edicion. Juria përbëhej nga 250 nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Filmi “Veloce come il Vento”, me regji të Matteo Rovere, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 16-vjeçare.
Filmi “At Eye Level”, me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 13-vjeçare.
Filmi shqiptar “Frymë”, me regji të Artur Gorishtit, fitoi çmimin “Xhanfize Keko”, trofe që mban emrin e regjisores më të njohur shqiptare të filmave për fëmijë.
Përveç prodhimeve kinematografike, u dha edhe Çmimi “Atjon Zhiti” për anëtarin më të mirë të jurisë, që për këtë vit ishte nxënësja e shkollës Çajupi, Refxhi Tole.
Ky është edhe edicioni i fundit që ai vjen në këtë format klasik me vizionin dhe gjykimin e filmave më të mirë. Projekti ‘Drejt Giffoni 2020’ do t’i japë atij një fytyrë të re, ku qëllimi është punësimi i të rinjve shqiptarë, në industrinë e filmit.