Pedagogu, studiuesi, përkthyes dhe publicist i njohur, Gilman Bakalli ndërroi jetë ditën e Shtunë, me 8 Ttetor 2016, pas një sëmundje të rëndë.Bakalli mësohet se ishte diagnostikuar me leucemi akute, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të jetojë me gjatë.49-vjeçari, babai i dy vajzave, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës, duke lënë pas një përkthime, artikuj dhe sigurisht që me ikjen e Bakallit nga kjo jetë bota akademike dhe jo vetëm është në zi.G. Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4 vjeçar 2005 – 2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.Ai kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.Homazhet për Gilman Bakallin do zhvillohen nesër ne Bashkine Shkoder ne orën 10.00-12.00. Përcjellja e arkëmortit ne orën 16.00 nga shtëpia e tij ne Shkodër.
Reagimet ne Facebook
Henri Cili: Askush nuk e beson, askush s’mund ta besonte se kolegu, miku ynë Gilman Bakalli nuk është më!Një pritë tinëzare e vdekjes e mori atë këtë të shtunë, aq befas sa vetëm vdekja mund të ketë pushtet mbi jetën njerëzore.Duke na lënë të shtangur dhe të mangët nga shoqëria e një njeriu ekselent në çdo drejtim: erudit, intelektual, krenar, i thellë, sportiv, njeriu që e donte jetën dhe të bukurën.Duke filluar nga trupi i tij sportiv, nga stil i jetës dhe mendimi, nga arti dhe filozofia.Me heshtjen që mund të na imponojë vetëm vdekja fuqiplotë, sidoqoftë sot kam një dëshpërim për të ndarë lidhur me kolegun tonë të paharrueshëm tashmë: na mungon tmerresisht miku ynë Gilman.Dhe do të na mungosh tmerrësisht më shumë.Lamtumirë, njeriu i bukur, mendje e bukur dhe shpirti i bukur, profesor Gilman Bakalli!
Alfred Lela: Qe t’u kthehemi shkulmeve te zemerimit te jetes se perditshme: kam nje sugjerim per torollaket e mediave te reja e te vjetra; Gilman Bakalli nuk ishte nje -ish deputet. Ai qe pedagog, studiues, perkthyes, polemist, publicist, rrjedhimisht mjaftueshem i njohur per te mos e pasur nevojen e asnje -ish para emrit. Si guxoni e merrni gjene me pak domethenese ne jeten e tij per ta pershkruar! Mu ne fund te jetes.
Voltana Ademi: E zorshme me e besu… Nje shkodran i mire ishe, i ri gjithmone, i qeshun, i vertete e qe .. permes antikonformizmit karakteristik e te natyrshem tandin andrroje e perpiqeshe te ofroje te ndryshmen….me lirine qe e jetoje dhe jo vetem instinktivisht, s’doje aspak ta frenoje. Qofsh ne paqe mik! Familjes tande, te afermve e miqve te shumte do t’u mungosh gjate…..
Roland Bejko: I vecantë ashtu si në tavolinat e kafes në UET edhe me menyrën si iku nga kjo botë, shpejt e shpejt, pa u ankuar për asgjë, “individi” Gilman Bakalli na dha leksionin e fundit ne, kolegëve të tij, studentëve dhe të njohurve, por mbi të gjitha politikanëve prej të cilëve ishte larguar vite më parë si nga ndonjë bashkësi e lebrozur si për të na thënë se gjithmonë jemi nje hap larg vdekjes dhe nga jeta në perditshmerinë tonë duhet ti marim asaj maksimumin dhe ti japim më të mirën tonë për tu lënë dicka të mirë fëmijve tanë, pra sot se neser nuk ka kohë, ose me mirë, e nesermja si në rastin e Gilmanit mikut tonë të mirë, nuk egziston.
Lamtumirë Gilman, do tu mungosh fëmijëve, bashkëshortes, të afërmve, studentëve, miqve!Të qoftë dheu i lehtë.
Ps. Ju ftoj të lexoni një përkthim nga gjermanishtja dhe njëherësh postimin e fundit të profesor Gilmanit në faqen e tij në facebook hedhur në datën 6 shtator 2016.
Arenca Trashani: Lajm i trishte, shume i trishte!!!! Dhimbje dhe humbje e pazevendesueshme per nanen, Irenen e vajzat!!! Pushofsh ne paqe Gilman!!!
Astrit Bushati: Ngushellimet e mija te sinqerta,per humbjen e parakohshme,te bashkqytetarit, kolegut,mesimdhenesit e mendimtarit Gilman Bakalli, shkojne per familjen,miqte e te dashtunit. Te qofte dheu i lehte e pushofsh ne paqe Gilman!
Gilman Bushati kishte nej shpirt te LIRE!
LAMTUMIRE!