Piktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj ka ndërruar jetë të dielën në mëngjes në një spital të Bayernit, në Gjermani.Anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, ishte themelues i shkollës së artit pamor dhe grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë.Akademik Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në Milesh të Tuzit në Mal të Zi.
Shkollën e Mesme të Artit dhe studimet e larta në Akademinë e Artit i kreu në Beograd. Pas diplomimit më1963, në vitet 1964-1969 ai themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë dhe që nga viti 1983 jetonte në Augsburg të Gjermanisë, kurse vitet e fundit jetoi në Milesh të Tuzit.Varrimi i Gjelosh Gjokajt do të bëhet në kishën e Shënë Mëhillit në Dinoshë, ku gjenden varrezat familjare.
Shenim: Federata Panshqiptare e Amerikes, Gazeta e saj”DIELLI”, i shpreh ngushellimet me te thella familjes Gjeloshaj per humbjen e njeriut te tyre te dashur, piktorit, akademikut Gjelosh Gjokaj.