• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

USHTRIA E KOSOVËS, E TË GJITHA KOMUNITETEVE

November 1, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi: Forcat e Armatosura do të bëhen me vullnetin politik të të gjitha komuniteteve/

1 Thaci Siguria-Askush nuk mund ta bllokojë qëllimshëm këtë proces. Askush nuk mund të vë veto ndaj këtij procesi/

-Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, Paktin NATO dhe SHBA-në/

PRISHTINË, 1 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në debatin e hapur me shoqërinë civile për temën “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Presidenti Thaçi ka thënë se transformimi FSK-së, pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të saj, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-në, KFOR-in dhe NATO-n, është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në interes të të gjitha komuniteteve dhe në interes të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk paraqesin asnjë lloj kërcënimi për askënd, ashtu siç nuk paraqet asnjë kërcenim as FSK-ja.

“Qëllimi i vetëm i FSK-së sot dhe i Forcave të Armatosura të Kosovës nesër, do të mbetet i njëjtë. Është fuqizimi i paqes, stabilitetit në rajon dhe ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces i filluar vite më parë, gradualisht është duke shkuar drejt fazës përfundimtare.

Kreu i shtetit ka folur edhe për debatin publik për transformimin e FSK-së, i cili, sipas tij, shpeshherë është përcjellë edhe me keqkuptime të reduktuara rreth pyetjes nëse duhet të përmbyllet ky proces përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimeve ligjore.

“Askush nuk mund ta bllokojë qëllimshëm këtë proces. Askush nuk mund të vë veto ndaj këtij procesi. Pavarësisht mënyrës sesi do të përfundojë procesi, ky është një proces kushtetues dhe ligjor. Po e theksoj këtë fakt për të hequr disa keqkuptime që mund të ekzistojnë tek disa shtete anëtare të NATO-s”, ka thënë ai.

Ndryshimet kushtetuese, sipas të parit të vendit, janë të domosdoshme vetëm në kuptimin simbolik, pra të ndërrimit të emrit të FSK-së në FAK, si dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, Kosova siguron një përfshirje më të gjerë të të gjitha komuniteteve, gjë që do ta bënte më të lehtë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

“Ne duam që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshimin e Kushtetutës, duke bashkuar në një vend, në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik të të gjitha komuniteteve të Kosovë. Është kjo mënyra më e mirë e mundshme për të arritur të gjithë së bashku te një vlerë tjetër shumë e rëndësishme përbashkuese e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka thënë se në këto vlera i bashkojnë të gjithë edhe Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, demokracia dhe votimet për pushtetin lokal dhe qendror të vendit, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, gjykatat, rendi dhe ligji i Kosovës.

“Vetëm pak vite më parë ka qenë e paimagjinueshme, që shqiptarët dhe serbët do të votojnë së bashku, në të gjitha anët e këtij vendi, për përfaqësuesit e tyre në qeveritë komunale dhe vendore, që do të punojnë së bashku në Kuvend dhe në Qeveri, në polici, në dogana, në administratë tatimore dhe së fundmi edhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Vetëm pak muaj më parë, sipas presidentit Thaçi, pakkush ka mundur të paramendojë që së bashku me të në Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, do të ulen shqiptarët dhe serbët që ende i vuajnë pasojat e luftës në Kosovë, në kërkim të më të dashurve të tyre që janë ende të pagjetur.

“Edhe sot, ne të gjithë jemi krenarë se në përbërje të FSK-së janë edhe 103 përfaqësues të komunitetit serb që punojnë krah për krah me pjesëtarët e tjerë për ta fuqizuar atë dhe për ta bërë të gatshëm transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës. Oficerët shqiptarë dhe serbë sot gjinden në akademitë më prestigjioze ushtarake botërore, prej Ëest Pointit e tutje, në përgatitje të detyrave të reja që i presin në të ardhmen”, ka theksuar ai.

I vetëdijshëm për shqetësimet mbizotëruese tek politikanët dhe qytetarët serbë për procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, presidenti Thaçi është shprehur i gatshëm që të bisedojë nëse duhet për çdo ditë me politikanët dhe qytetarët serbë të Kosovës, për të shpjeguar pse ne duhet t’i bëjmë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Ne e dimë, të gjithë së bashku, që KFOR-i nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në Kosovë. Për më shumë, është interes i KFOR-it dhe i Paktit NATO që sa më parë që është e mundur, Kosova të qëndrojë në këmbët e saj edhe në këtë segment të veçantë të sigurisë. Tek e fundit, Forcat e Armatosura do të bëhen në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, Paktin NATO dhe SHBA-në”, ka thënë ai.

Presidenti i vendit ka thënë se tashmë ka ndërmarrë disa nisma për të krijuar një konsensus të plotë me të gjitha komunitetet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, GJITHA KOMUNITETEVE, Ushtria e Kosoves

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT