• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA- KRYEXHELATI I STALINIT VASILI BLOKHIN VRAU PERSONALISHT 15 MIJË NJERËZ

March 20, 2021 by dgreca

Përgatiti për Diellin Gjon Kadeli/

Shumica e xhelatëve të Stalinit ranë viktimë e terrorit të vetë sistemit. Sidoqofte, ma i tmerrshmi prej tyre mbijetoi nga të gjithë eprorët e tij. Ai ishte kasapi ma i egër i Stalinit Vasili Blokhin.
Ky, jo vetëm që drejtoi nji skuadër pushkatimi, i ashtuquejtuni “grupi special”që ekzekutonte “anmiqtë e popullit” në masë, por, personalisht dërgoi 15000 individë në botën tjetër.
Blokhin u ba kryexhelat i përgjithshëm më 1927, tuej marrë detyrën e komandantit të OGBM,gjatë tre dekadave të ardhshme. Kjo organizatë pësoi disa ndryshime, si në emën NKVD, MGB, KGB, ashtu edhe në udhëhqje, i vetmi faktor i vazhdueshëm ishte Blokhini.-dora e djathtë e djallit.
Kryemja e vrasjeve të përditshme, nuk mund të mos ndikojë në psikën e njeriut.Shumë xhelatë bolshevikë nuk mund ta duronin. Për këtë arsye, përfunduen në institucionet mendore, ranë në depresion të rand, dhe kërkuen shpëtimin në alkol. Vetë ekzekutimet kryheshin ndërsa ishin. të dehun. Vasili Blokhin, nuk ishte nji prej tyne. Ai iu afrue punës së tij “në mënyrë profesionale” me nji mendje të ftoftë. Kur nuk piu alkol para nji ekzekutimi, dhe i ndaloi vartësit e tij ta bashin këtë.
Nji pikë e “lehtësimit të sresit” u lejue vetëm kur veprimi ishte krye. Kulmi i karrierës së Blokhinit në vrasje, ishte pushkatimi i majit të 1940 i nji grupi oficerësh poloneze të arrestue, që ishin në kampin Otashkev, në rajonin e Kolininit, pjesë e masakrës së madhe ne Katin ku ishin vra rreth 14000 oficerë polakë.Të dënuemit u qëlluen natën në grupe prej 250 vetësh.
Si rezultat i operacionit për të zbrazun kampin Ostashkev 6311 vetë u vranë, ku Blokhini qëlloi personalisht 600 polakë. Për të shtue fyemjen e vrasjes, u mbajt nji banket i madh për të shënue fundin e ekzekutimeve.Si nderim për punën e tij Blohinit iu dha “urdhni i Leninit”, dy urdhna të “Yllit të Kuq”, “Urdhni i  Luftës Patriotike: e të tjera.
Ma në fund, për ironi të fatit, vartësi kryesor i Stalinit, u vorros ne Vorret Donskie të Moskes, ku qëndrojnë në vorre masive eshnat e shumë prej viktimave të tij.

Filed Under: Histori Tagged With: Gjon kadeli, pushkatoi 15 mije viktima, Vasili Blokhin

ÇFARE FSHEH PLANI I QEVERISE KINEZE LIDHUR ME TRANSFERIMIN E UIGUREVE NE KRAHINA TE TJERA TE KINES?

March 6, 2021 by dgreca

Perktheu Gjon Kadeli/

Kina ka fillue nje proces transferimi te qinda mija puntoreve Uigure e te grupeve te tjera etnike te krahines Xinjiang ne pune te reja,shpesh here larg nga shtepite e tyne. Ky veprim asht tuej shkaktue paksimin e numrit te banoreve te asaj krahine qe perbahet me shumice nga Uiguret.
Qeveria kineze pretendon se nuk asht tuej u perpjekun te ndrushoje popullsine e krahines perendimore,sepse tranferimi  i puntoreve ka te baje me shtimin e te ardhunave te tyne dhe per t’i dhane fund papunsise se vazhdueshme ne zonat fshatare, si edhe me paksue vorfnine.
Por, simbas nje studimi te ba nga nje grup personash te nivelit te nalte britanik rreth kesaj ceshtjeje,qellimi nuk asht ai qe pretendohet. Ne baze te te dhanave qe kemi mbi kete gja, tuej perfshi ketu edhe kampet e riedukimit, te ndertueme ane e man krahines se Xingjangut gjate vjeteve te fundit, plani ka te baje me nje process detyrues shume te rrezikshem dhe se qellimi i vertet asht shperbamja (asimilimi) i pakicave kombetare, tuej ndryshue menyren e jeteses dhe
te mendimit te ketyne njerezve.
Ne nje film qe asht dergue nga nje person nga Xinjangu i Kines vehen ne dukje perpjekjet e shumta detyruese qe bahen gjate transferimit te Uigureve nga krahina e tyne ne pune neper fabrika e pune te tjera ne zona ,deri ne 4 mije kilometra larg shtepive te tyne.
Ne filmin ne fjale vehet ne dukje se si zyrtaret kineze folshin me nje burr, i cili shifej qarte se ngurronte shume per te dergue vajzen e tij Buzajat ne vende aq te largta. Baba ne fjal thote “patjeter ka ndonje njeri tjeter qe deshiron te shkoje.” Ai prap perpiqet me i bind ata tuej thane “ne mund te jetojme ketu sic kemi jetue deri tashti.”.
Mandej zyrtaret kinez folen drejt per drejt me vajzen e tij 19 vjecare Bazajnat. Ata i thane asaj se nese ajo rrin ketu do te martohet dhe keshtu, nuk do te mundet kurr te largohet nga ky vend.Zyrtaret kineze ju drejtuen perseri vajzes tuej i thane “mendo perseri, a do te
shkojsh.”.Nen presionin e madh te zyrtareve qeveritare dhe te gazetareve te
televizorit shttnore, ajo e luejti kryet disa here dhe u pergjejgj “nuk do te shkoi>” Megjithe kete, presioni vazhdoi, deri sa ma ne fund, tuej qa, pranoi tuej thane “une shkoi vetem ne qofte se shkojne edhe te tjere”.
Filmi mbaroi tuej tregue se si po perqafohesgin me sy te perlotun kur vajza Bazanjap e te tjerat te mobilizueme lane familjet e kulturen e tyne mbrapa
Ajo qe vihet ne dukje ne kete film asht nje fushate masive detyruese kineze per te shpergulun Uiguret e grupet te tjera etnike nga vendlindja e tyne.(Perkthyer nga  nhe artikull i BBC)

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, Plani i fshehte kinez, Uiguret

PLANI I QEVERISË MBRETNORE NACIONALISTE JUGOSLLAVE PËR TË RRITË KUFIJTË

February 17, 2021 by dgreca

  PLANI I MIHAJLOVIQIT-  DOKUMENT-“KOMISIONI I SHTETIT /F.N.R.JUGOSLAVIJE, PËR TË VËRTETUE TË GJITHA KRIMET E OKUPATORIT E TË BASHKPUNTORËVE TË TIJ” /

-Bashkëpuntorë të tij referohet edhe qeverisë nacionaliste të Mbretit Pjetri i dytë-

 PLANI I QEVERISË MBRETNORE NACIONALISTE/

Përgatiti për Diellin Gjon Kadeli/
1) Lufta për lirinë e krejt popullit tonë në skripten e Madhnisë së tij Pjetrit të dytë.
2) Me krijue Jugosllavinë e Madhe, e brenda kësaj Serbinë e Madhe të spastrueme ndër kufijtë e Serbisë, Malit Zi, Hercegovinës, Sremit, Banatit e Backes.
3) Lufta për të shti në shtetin tonë të gjitha vendet sllave që kanë qenë të popullueme me Italianë e Gjermanë (Trieste, Goricë e Karonicë, si edhe ato nën Bullgari e Shqipninë e Veriut me Shkodrën.

4) Me spastrue (rascistiti)dmth me Shfaros nga të gjitha tokat e shtetit elementët e pakicave kombtarë që nuk janë sllave.

5) Me arrijtë lidhjen e kufijve të përbashkët në mes të Serbisë e Malit të Zi, si edhe në mes të Serbisë e Sllovenisë, tuej Shfaros e dëbue të gjithë elementin Mysliman të Sanxhakut dhe të Bosnjës, si edhe elementin kroat.

6) Me elementin komunist nuk mund të bahet asnji bashkpunim, mbasi ata luftojnë kundër dinastisë, dhe për revolucionin socialist, që nuk mund të jenë kurr të pajtueshëm me qëllimet tona mbasi na jemi ushtarë e luftarë për mbret, atdhe e lirinë e kombit.
PLANI I VEPRIMTARISË PËRSA I PËRKET KOSOVËS’

1) Me nji pjesë të fuqive të veprohet nga rrafshina e Limit drejt Bjellopoljes e Senicës, me ngarkim(zadatkom) spastrimin e Peshterit, me cfarosjen e elementit mysliman e shqiptar. Këto forca duhet të bashkpunojnë me lidhje të ngushtë me rapartet e Javorit e të Golskit.

2) Me nji pjesë të ushtrive të marshohet drejt e përtej Cakorrit për të mbrrijtë në Metohi me ngarkim(zadatkom) me spastrue atë krahinë, nga elementi shqiptar, si edhe për të pre rrugën e shpëtimit të atyne që mund të ikin nga Peshteri, Sanxhaku e tjera.
Këto fuqi duhet të ndërlidhen dhe të bashkpunojnë me forcat e
Kopaunikut……Komandanti Gjenerali i Shtamodhrisë Dragan M. Mihajloviq  me nji pjesë të fuqive duhet të veprojë drejt jugut me objektiv pushtimin e Shkodrës. Me cdo kusht duhet të mbrohet Mali i Zi prej sulmeve eventuale të shqiptarëve.

 Dragan M. Mihajlovoq(dora vet)
Ky dokument i qeverisë mbretnore nacionalist  e Jugosllavisë që qe udhëheqej nga Mbreti Pjetri i Dytë i cili në atë kohë gjindej në mërgim në Lodër.Ky dokumet tejet sekret u gjetë në petkat e nji malazezi që kishte mbetun i vra.
Drazhe M. Mihajloviqi ka qenë njeri tejet barba e Cetnukve që ai ka drejtue ka ba krime që pa kurrfarë ngurrimi mund të thuhet se krahasohen me ato që fatkeqsisht kanë ba disa njerëz të organizatave tejet ekstremiste në Lindjen e Mesme.

*Këto të dhana u morën nga libri Vrasja e Nji Kombi i autorit Kol Bib Miraka .

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, Plani i Mihajloviqit

SHQETESIM I DACICIT:GJETJA E VARREVE MASIVE NE SERBI…

October 8, 2020 by dgreca

-MINISTRI I JASHTËM SERB DACIQ SHUMË I SHQETËSUAR RRTH
MUNDËSISË SË GJETJES SË VORREVE MASIVE TË KOSOVARËVE DHE KROATËVE –

Përgatiti për Diellin: Gjon KADELI-


Gjatë nji interviste që ministri i jashte serb Ivica Daciq pati me “TV Happy” foli edhe rreth marrëveshjes që u nënshkrue ne Uashington ndërmjet udhëheqësit të Kosovës Avdulla Hoti adhe atij serb Aleksander Vuciq.Në atë intervistë Daciq tha edhe këto “të mos merremi me amerikanët, gjermanët e turqit, po të merremi me cfarë të bajmë me serbët që po u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku gjenden vorret masive nëpër Serbi të atyne që u vranë gjatë luftës.
Drejtori i emisionit televiziv i tha Zotni Daciqit se “të gjitha historitë e zeza për Serbinë kanë dalë nga Beogradi”.
Gjatë gjithë kohës që janë zhvillue bisedimet ndërmjet përfaqsuesve të Kosovës dhe të Serbisë, asht vu re se pala serbe,herë mbas here paraqet cështje të ndryshme me qëllim që pala kosovare të bajë lëshime në bisedime që janë shumë të damshme për Kosovën; edhe për faktin e pamohueshëm se Serbia e filloi luftën me Slloveninë, me Kroacinë me Bosnjën dhe ma në fund edhe me Kosovën.
Përsa i përket luftës kundër Kosovës, Serbia deshti t’a shkatrrojë plotsisht Kosovën.Me këto lufta Serbia tregoi qartë qëllimet e saja pushtuese. Luftrat në fjalë, me përjashtim të Sllovenisë ,ishin tepër shkatrruese. Në vazhdim po vej në dukje disa të dhana.
Përsa i përket Kosovës u vranë rreth 13 mijë vetë, u zhdukën pa ndonjë shenjë më shumë se 1600 vetë e me mija të tjerë u plagosën, e gadi i milionë banorë u detyruan të linin shtëpitë e tyne e të shkonin në drejtim të Shqipnisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Masakra e Recakut thuhet se ishte ma mizore e kohëve moderne, ku pati rast që të paktën nji personi ia prenë qafën.
Damet materiale: U shkatrruen ma se 100 mijë shtëpi shqiptarësh ,rreth 88 mijë stalla dhe objekte ndihmuese, 350 shkolla, 30 shtëpi kulturore, 93 biblioteka dhe 220 objekte kulti fetar (xhamija, teqe, tyrbe e kisha)
Gjatë luftës në Bosnjë: Masakra e Srebrenicës ku u vranë si grup 8000 djem e burra, ishte ma e pergjakshmja e më barbare që nga LDB. Numri I përgjithshëm i të vramëve ishte mbi  100 mjië vetë, që për nji popull të vogël si ai Boshnjak ishte shumë i madh. Me qinda e e qinda mijë njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyne, me nji fjalë Bosnja u damtue jashtzakonisht randë në cdo pikpamje. Përvec këtyne serbët e Bosnjës ,mbrenda nji kohe të shkurtë formuen të ashtuquejtunën “Republika Serbska” (Republikën Serbe) e cila asht kukull e Serbisë, e që
pretendon të bahet e pavarun.
Edhe në Kroaci u banë dame si në njerëz dhe në materiale por për këtë nuk kam të dhana. Megjithë këtë qyteti i Vukovarit u shkattrue pothuejse krejt dhe ku u banë vrasja tejet barbare. Edhe njerëz që ishin të shtrue në spital u morën ka spitali dhe u ekzekutuen barbarisht.
Të gjitha këto ngjarje tejet të dhimbshme i kanë burimet te mënyra se si Serbia për vjete me radhë i trajtoi popujt e ndryshëm që kishte nën kontroll si sllovenët kroatët, boshnjakët e sidoemos shqiptarët; e kur ata filluen të kërkoshin të drejtat e tyne.  Kroatët përdorin një shprehje lidhur me këtë: “Hrvati radi i Beograd se izgradi “( kuptimi:Kroatët punojnë për të ndërtue Beogradin)’.
Tuej marrë parasyshe të gjitha këto të dhana, edhe pse asht tepër vonë, Serbia duhet të kërkojë falje për të gjitha krimet tejet barbare që ka ba kundër popullit kroat, boshnjak dhe shqiptarëve të Kosovës. dhe te paguaj dëmshpërblimet e luftës që ajo filloi kundër tyne.
Për këtë gja Serbia duhet të marri si shembull Gjermaninë, e cila bani nji vepër shumë me randsi, tuej marrë përgjegjsinë e vet për L.D.B.,duke iu kërkue falje të gjithë popujve që u kishte shkaktue tragjedi dhe u angazhue të paguente damshpërblimet e luftës.
Prandaj, në qoftë se Serbia vazhdon me qëndrimin që ka mbajtë deri tashti, do të jetë shumë vështirë që në Ballkan të krijohet nji atmosferë e përshtatshme për marrëdhanie normale ndrëmjet vendeve ballkanike dhe që ato të mund të bajnë përparimin e tyne aq të dëshrueshëm për  popujt e vendeve në fjalë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, Shqetesimi i Daciqit, Varret masive

BBC: QEVERIA GJERMANE NJOFTOI SE NAVALNI I RUSISË U HELM UE ME NOVICOK

September 2, 2020 by dgreca

Përktheu për Diellin, Gjon Kadeli/
Provat  teksilogjike tregojnë “prova të pamohueshme” se asht përdorun
nji helm nervash i llojit të helmeve Novicok.
Zotni Navalni u dërgue me aeroplan në Berlin për t’u mjekue , mbasi u
sëmur gjatë nji udhtimi me aeroplan në zonën e Siberisë muejin që
kaloi. Prej asaj kohe ai ka qenë në gjendje kome.
Grupi i tij thotë se ai u helmue me urdhën të Presidentit Vladimir
Putin. Kremlini i ka hedhun poshtë këto akuza.
Qeveria gjermane thotë se e ka dënue në mënyrën ma të fortë këtë
veprim dhe se i ka kërkue Rusisë në mënyrë urgjente të japi shpjegime.
Qeveria gjermane shtoi se “Asht nji ngjarje shumë shqetsuese që
Aleksei Navalni ishte viktimë e nji helmimi në Rusi.”
Kancelarja Angëla Merkel asht takue me disa nga ministrat për të
shqyrtue masa të matejshme.
Qeveria gjermane njoftoi se  do t’a informojë Bashkimin Europian si
edhe NATO-n lidhun me këtë cështje.

***

KOMENTI I QEVERISE SIPAS DW

Deklarata qeveritare në twitter: qeveria gjermane pret një shpjegim të shpejtë dhe të plotë nga Rusia. Zëdhënësi shtoi edhe se Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kishte thirrur ambasadorin rus për të diskutuar situatën.

Berlini tani do të bisedojë me partnerët e tij të BE dhe NATO për të diskutuar një reagim të duhur ndaj incidentit, si dhe do të njoftojë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për përfundimet.

Navalni është një kritik i njohur i Presidentit rus Vladimir Putin. Lideri i opozitës dhe aleatët e tij thonë se Navalni ishte helmuar një herë më parë, në një qeli paraburgimi në Moskë vitin e kaluar. Atë gjithashtu e sulmuan në publik. Helmi nervor Noviçok është i njëjti helm që u përdor në helmimin në vitin 2018 të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Salisbury, Angli.

Rasti Skripal krijoi një krizë serioze në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit. Rreth 30 shtete dëbuan diplomatë rusë në një përgjigje të koordinuar. Rezultatet e kërkimit ndërkombëtar u vunë në dyshim me anë të një fushate dezinformimi. Nuk ka asnjë provë që Noviçok – një lëndë luftarake helmuese e zhvilluar dhe prodhuar në Rusi – ishte përdorur për sulmin, u tha. Ministria e Jashtme në Berlin e hodhi poshtë këtë paraqitje në prill 2018 si lajm të rremë “të qëllimshëm” të “mediave ruse në botën e jashtme të kontrolluara nga shteti”.

Navalni u ndje i sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, në të cilin avioni me të cilin po udhëtonte bëri një ulje urgjente në qytetin siberian të Omsk-it. Navalnin e dërguan me urgjencë në një spital lokal, ku ai ra në koma. Dy ditë më vonë, pas shumë grindjesh diplomatike, udhëheqësi i opozitës u lejua të fluturonte për në Berlin, ku u mjekua në Spitalin Charite të qytetit. Ai vazhdon të qëndrojë në Charite.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjon kadeli, Navalin, Qeveria Gjermane

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT