• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJON MILI U SHUA DITËN E SHËN VALENTINIT

February 14, 2018 by dgreca

MJESHTRI I MADH I FOTOGRAFISË, GJON MILI ISHTE VATRAN/

1 Gjon Mili ok*34 VJET NGA SHUARJA E GJON MILIT, MJESHTRI TË MADH TË FOTOGRAFISË BOTËRORE , VATRANIT QË PUNOI mË SHUMË SE NJË DEKADË NË RADHËT E VATRËS/

2 Gjon Mili

*Mjeshtri i madh i fotografisë Botërore, vecanërisht asaj artistike, shqiptari i shquar Gjon Mili, erdhi në SHBA më 1923, i sponsorizuar nga dajua i tij, Kocho Chekani. Ai ra në kontakt me Faik Konicën dhe vatranët e tjerë sapo shkeli në Amerikë./

1 Mili Konica

Ne Foto: Delegate te Kuvendit te Vatres me 1926.Gjon Mili, lart- ne kembe, i pesti, me dore mbi supin e Faik Konices./

*E kujtojmë me rastin e 14 Shkurtit, ditës së ndarjes nga jeta, atë që i dha emër Kombit Shqiptar përmes fotografisë.
* Gjon Mili ishte për një mandate arkëtar I Federatës VATRA.
Nju Jork, 14 Shkurt- Si Sot 34 vite të shkuara, ndërroi jetë mjeshtri më i madh i fotografisë, veçanërisht asaj artistike, dhe i pari përdorues i flashit elektronik në fundvitet ‘30,(1937) shqiptari me famë botërore, Gjon Mili.
Ai u shua pas një sëmundje të rëndë të mushkërive, që për shkak të rëndimit nuk arriti ta kapërcente. Dha shpirt në Courtland Garden, në Stamford, Connecticut. Shërbimet mortore u kryen në Manhattan, qendra metropolitane e famshme në të gjithë botën, veçanërisht për galeritë dhe muzetë, ku Mili kishte shkëlqyer, duke punuar gati katër dekada për revistën e njohur”LIFE”.
Atë të premte shkurti të vitit 1984, në shtëpinë mortore Frank E. Campbell, në 81 Street dhe Madison Avenue, ne Manhattan-NY, kishte fare pak shqiptarë. Vlen të përmendet mikja e tij, zonja e Vatrës, kryetarja degës së për Nju Jork –Nju Xhersi dhe zëvendës/kryetare e Federatës, gazetarja dhe Shkrimtarja Nexhmije Zajmi, që ishte një nga shqiptarët e pakta që nuk i ishte ndarë deri në çastet e fundit të jetës.
Po përse u ndodhën aq pak shqiptare rreth arkivolit të mjeshtrit, ndërkohë që në dekadën e parë të ardhjes së tij në Amerikë, i riu Gjon Mili kishte shpenzuar shumë kohë për çështjen Kombëtare dhe qe me aq krenari e kishte përdorur emrin e vet shqiptr GJON?!
Mili, i inkuadruar në rradhët e Vatrës sapo shkeli ne SHBA, ishte një ambasador energjik i çështjes Shqiptare. Nga viti 1923 e deri në mesin e viteve ’30, atë e gjejmë nëpër shumë veprimtari të Vatrës, herë si vatran i thjesht, herë si arkëtar i përgjithshëm i Federatës Vatrës, herë veprimtar i Kryqit të Kuq Shqiptar, herë kryetar apo sekretar i mbledhjeve të Vatrës, konkretisht i degës 42 në Pitsburgh në PA, herë si reporter, herë shoqërues i artistëve të famshëm amerikanë- miq të Shqipërisë, që jepnin koncerte nëpër shtete të Amerikës me repertor shqiptar etj.
Në specialen që ka botuar Dielli jeni njohur me detaje të jetes se Gjon Milit, kujtimet e tij për të atin, që siç shkruante Mili- ishte me sjellje prej aristokrati te lindur, por që u nda nga jeta shpejt(1917), duke e lënë jetim Gjonin adoleshent, për nënën e tij Viktori, që kishte studiuar për mësuese, për martesën me ndërmjetës të prindërve te tij, për xhaxhanë Hristo-n, për motrën Costanca e vëllanë Vasil, për dajon Kocho, që e sponsorizoi udhëtimin e tij në SHBA, për njohjen me Faik Konizën dhe vatranët, miqësia me kryetarin e Vatrës dhe editorin e mesviteve ’20, Aqile Tasi, letërkëmbimi me Kryetarin e Vatrës të viteve ’60 Kristo Thanas, kontributi në gazetën Dielli etj…

Ish nenkryetar i federates Panshqiptare te Amerikes, Sergio Bitici, i tha gazetes Dielli: Me rastin e funeralit te Gjon Milit, ne Joseph Campbell Funeral Home, me 1984, kane qene  Vetem tre Shqiptar, te tre prej Vatres. Nexhmije Zaimi, Tonin Mirakaj dhe Sergio Bitici.
Nexhmija, kujton Sergio,  na tha se Gjon Mili, ne vitet tridhjeta ka organizuar vallet popullore, ne Panairin Boteror, i mbajtur ne Flushing, Queens,NY. Ajo gjithashtu me ka thene se Gjon Mili kishte nje emer te gjate Rumun prandaj eshte
Konsultuar me Faik Konitzen per nderrimin e emrit me nje emer te bukur dhe me karakteristik Shqiptar. Konitza ia rekomandoi emrin Gjon.Gjon Mili ka patur burs nga Vatra, por vitet e fundit te jetes se tij nuk ishte ne terma te mira  me Vatren. As Nexhmija nuk e dinte arsyen, por ajo, sadoqe ishte Vatrane e dedikuar, mbante anen e Gjonit.

Le te jene keto pak radhe KUJTESE per Mjeshtrin e Madh…(d greca)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, GJON MILI, u shua me 14 Shkurt

NJIHUNI ME GJON MILIN, MJESHTRIN BOTËROR TË FOTOGRAFISË, ISH ARKËTAR I VATRËS

May 27, 2016 by dgreca

GJON MILI – Photographs & Recollections/

Përktheu dhe pregatiti për Diellin – Qemal Agaj-Florida/

(Vijon nga numri i kaluar)/

PAUL NODLER -ndihmesi perfekt/

Ishte mbrëmje e 1 Prillit të vitit 1942. I caktuar nga Life u gjënda në poligonin e qitjes të Bell Aircraft Co. në Niagara Falls në mes të një tufani dëbore të pazakont për sezonin. Detyra ime ishte të fotografoja një predhë 37 mm të lëshuar nga Airacobra një aeroplan lufte.

Qitja do të bëhej natën, në errësirëtë plotë. Të kapje një pamje të veçantë të predhës në fluturim kërkonte të përdorje një elektronik flash afërsisht një miliontën e sekondës dhe një mikrofon të instaluar që të vinte në veprim  flash–in që ndizej nga zhurma e predhës. Këto veprime qenë të vështira për një person në çfarëdo rrethanë dhe vështirësoheshin sidomos nga koha e keqe. Po mendoja ta anulloja. Për çudinë time një djalë i ri icaktuar të fotografonte për një kompani fotografësh më ofroi ndihmën e tij. Menjëherë mu bë e qartë që ai mund të manovronte me dritat dhe qe familjar me veprime elektronike. Me pakë fjalë ai mori përsipër tërë drejtimin. Pasi mbaruam fotografimin ai përpiloi fotot bëri zmadhime dhe përfundoi proçesin ndërsa unë admiroja në qetësi aftësinë e tij, e veçantë për një të ri si ai. Ndërkohë ishte zbardhur dhe pothuajse s’kisha kohë të kapja aeroplanin e mëngjezit për New York. Unë e pashë atë përsëri pak kohë pas luftës. Ai u duk një të shtunë pas dite për të më kujtuar se i kisha ofruar punë në qoftë se do të vinte në New York. E kisha seriozisht.

Paul Nodler hyri në studio i pregatitur mirë. Ai kish mar njohuritë e profesionit nga i jati  në një studio në qytetin e vogël Olean New York. Në kohën që kish mbaruar shkollën e mesme ai jo vetëm që ishte një fotograf i formuar por qe i pregatitur në electronik të cilës i ishte përkushtuar. Kishte aftësi të zmontonte kamera radio apo televizor dhe montonte sërishmi pa lënë pjesë pa instaluar.Vazhdoi një dekadë duke punuar pranë njëri tjetrit me plotë eksperimentim dhe krijim. Natyrë e butë, Paul ishte e kundërta e duhur për temperamentin tim shpesh shpërthyes.Ai  u largua nga studioja po aq thjeshtë si kishte hyrë. Kur i jati vendosi të dalë në pension, Paul kërkoi të largohej dhe u kthye në Olean, besoj i fituar nga eksperienca e New Yorkut.

Viti 1939 – ‘’Photo-flash’’- Burim drite magjik i përdorur me sukses nga Mili

Kërcimtarët – Charles Weidman, Jose Limon, Lee Sherman

Interesimi im në balet si një subjekt i gatshëm për ‘’stop action’’ fotografi ishte rritur dukshëm gjatë viteve tridhjetë. Përparimet teknike në shpejtësinë e filmimit dhe ndriçimin duke lejuar në në mënyrë të vazhdueshme sekuenca të shkurtra, bëri të mundur kërkime të mëtejshme.

Në vitin 1939 sapo isha rregulluar në studion time, u vizitova nga grupi i baletit Humphrey-Weidman kur i shikoja duke kërcyer zbathur me veshje të puthitura pas trupit ata dukeshin si shpirtra që lëviznin në hapsirë.

Viti 1943 : Balerina Martha Graham

Një mundësi në vitin 1942 të ekspozoja eksperimentet e mia fotografike në balet bëri të ngutshme të përfshija Martha Graham. Seanca në studio zgjati më të shumtën e ditës. Me kthjelltësi kujtoj si mblodha energjitë dhe u ngjita në podium ku Mrs. Graham do të kërcente. Me qetësi, me qëndrim drejtë lartë, duke mos shikuar kameran, përkula gjunjët në kohën që krahët e mi përshkruan dy rrathë koncentrik. Propozimi me nënkuptim që unë bëra e trëmbi atë – e qetë nga ana e saj – ajo me dashamirësi u bind.

Viti 1943 – Lindy Hop – Një kërcim popullor i vërtetë ka lindur në SH. B. A.

U çudita kur më caktuan të mbuloj Lindy  Hop. Kishte pëshpërima se Mr. B., shefi botues i Life nuk e pëlqente këtë kërcim, por unë zor se mund të dëshëroja nje angazhim më të mirëpritur se ky. I lindur në Harlem pak kohë pas fluturimit të Lindbergh – kështu dhe emri – Hop-i ishte përhapur duke kaluar vitet përfshinte shumë hapa pa lidhje me njëra tjetrën dhe lëvizje me ritmin e Jazz-it.

Performanca e kërcimtarëve ishte krijuese dhe fotot e tregojnë atë. I përballur me një mori sekuencash, duke treguar shumëllojshmëri kërcimesh, kërcim në dysheme kërcime gazmore, kërcime në ajër, të hedhura e rrotullime, pa përmëndur krijime të momentit që janë aq shumë pjesë e këtij kërcimi, Mr. B. Harroi dyshimet e tij, në qoftë se kishte ndonjë.I prekur nga mënyra e kërcimit gazmor, ai kompozoi artikullin dhe kopertinën. Një bujari shumë e papritur.(Vijon ne numrin e ardhshem)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: arketar i Vatres, GJON MILI, njihuni me mjeshtrin, Qemal Agaj

MJESHTRI I MADH I FOTOGRAFISE, GJON MILI ISHTE VATRAN

February 14, 2015 by dgreca

*31 VJET NGA SHUARJA E GJON MILIT, MJESHTRI TE MADH TË FOTOGRAFISË BOTËRORE , VATRANIT QË PUNOI mË SHUMË SE NJË DEKADE NË RADHËT E VATRËS/
*Mjeshtri i madh i fotografisë Botërore, vecanërisht asaj artistike, shqiptari i shquar Gjon Mili, erdhi në SHBA më 1923, i sponsorizuar nga dajua i tij, Kocho Chekani. Ai ra në kontakt me Faik Konicën dhe vatranët e tjerë sapo shkeli në Amerikë. /
*E kujtojmë me rastin e 14 Shkurtit, ditës së ndarjes nga jeta, atë që i dha emër Kombit Shqiptar përmes fotografisë./
* Gjon Mili ishte për një mandate arkëtar I Federatës VATRA./
Nju Jork, 14 Shkurt- Si Sot 31 vite të shkuara, ndërroi jetë mjeshtri më i madh i fotografisë, vecanërisht asaj artistike, dhe i pari përdorues i flashit elektronik në fundvitet ‘30,(1937) shqiptari me famë botërore, Gjon Mili.
Ai u shua pas një sëmundje të rëndë të mushkërive, që për shkak të rëndimit nuk arriti ta kapërcente. Dha shpirt në Courtland Garden, në Stamford, Connecticut. Shërbimet mortore u kryen në Manhattan, qendra metropolitane e famshme në të gjithë botën, vecanërisht për galeritë dhe muzetë, ku Mili kishte shkëlqyer, duke punuar gati katër dekada për revistën e njohur”LIFE”.
Atë të premte shkurti të vitit 1984, në shtëpinë mortore Frank E. Campbell, në 81 Street dhe Madison Avenue, ne Manhattan-NY, kishte fare pak shqiptarë. Vlen të përmendet mikja e tij, zonja e Vatrës, kryetarja degës së për Nju Jork –Nju Xhersi dhe zëvendës/kryetare e Federatës, gazetarja dhe Shkrimtarja Nexhmije Zajmi, që ishte një nga shqiptarët e pakta që nuk I ishte ndarë deri në castet e fundit të jetës.
Po përse u ndodhën aq pak shqiptar rreth arkivolit të mjeshtrit, ndërkohë që në dekadën e parë të ardhjes së tij në Amerikë, i riu Gjon Mili kishte shpenzuar shumë kohë për cështjen Kombëtare dhe qe me aq krenari e kishte përdorur emrin e vet shqiptr GJON?!
Mili, i inkuadruar në rradhët e Vatrës, ishte një ambasador energjik i cështjes Shqiptare. Nga viti 1923 e deri në mesin e viteve ’30, atë e gjejmë nëpër shumë veprimtari të Vatrës, herë si vatran i thjesht, herë si arkëtar i përgjithshëm i Federatës Vatrës, herë veprimtar i Kryqit të Kuq Shqiptar, herë kryetar apo sekretar I mbledhjeve të Vatrës, degës 42 në Pistburgh në PA, herë si reporter, herë shoqërues i artistëve të famshëm amerikanë miq të Shqipërisë, që jepnin koncerte nëpër shtete të Amerikës me repertor shqiptar etj.
Në specialen që do të botohet në Diellin e printuar përgatitur nga editori, ju do të njiheni me jetën me detaje të Gjon Milit, kujtimet e tij për të atin, që sic shkruante Mili ishte me sjellje prej aristokrati te lindur, por që u nda nga jeta shpejt(1917), duke e lënë jetim Gjonin adoleshent, për nënën e tij Viktori, që kishte studiuar për mësuese, për martesën me ndërmjetës të prindërve te tij, për xhaxhanë Hristo, për motrën Costanca e vëllanë Vasil, për dajon Kocho, që e sponsorizoi udhëtimin e tij në SHBA, për njohjen me Faik Konizën dhe vatranët, miqësia me kryetarin e Vatrës dhe editorin e mesviteve ’20, Aqile Tasi, letërkëmbimi me Kryetarin e Vatrës të viteve ’60 Kristo Thanas, kontributi në gazetën Dielli(Theksojmë se Gjon Mili nuk ka qenë as kryetar I degës së Vatrës dhe as editor I Diellit, sic shkruajnë artikullshkrues në shtypin e Tiranës, po ashtu nuk ka shkruar tregime ne gazeten Dielli, sic kumton një tjetër, ai në përgjithësi ka përkthyer nga rumanishtja, në rastin konkret dy përralla, njërën prej të cilave e huazoi revista Studenti, që dilte në Torino, por pa i marr leje autorit, gjë që u kritikua ashpër nga Dielli, më vonë botoi korrespondenca, kronika të shkurtëra, letra, por jo gjini a zhanre të tjerë. Në shkrim do të sillen copëza nga jeta e Gjon Milit, nga Bukureshti në Pensilvany, nga Bostoni në NJ, ku ai pat ngritë edhe një studio në një kishë të braktisur në Montclair, NJ, nga kujtimet per djegiene studios, ku ai humbi 2 te tretat e arkivit dhe leterkembimin….
Na ndiqni në Diellin e printuar….

Filed Under: ESSE Tagged With: 31 vite nga shuarja, dalip greca, GJON MILI, Mili vatran

NJË DESHMI TJETËR,QE TREGON SE MJESHTRI I MADH I FOTOGRAFISE, GJON MILI ISHTE VATRAN

November 1, 2014 by dgreca

Që mjeshtri i madh me origjinë shqiptare, Gjon Mili ishte vatran, këtë nuk mund ta mohojë askush. Kishte ardhë në SHBA më 1923. Ishte i biri i Vasil Mili dhe Viktori Cekani nga Korca. Gjon Mili nderroi jete nga pneumonia ne Stamford, Connecticut ne 14 shkurt 1984. Nder shqiptaret qe moren pjese ne varrim ishte kryetarja e Vatres per New York New Jersey, gazetarja dhe shkrimtarja Nexhmije Zajmi.
Para se të bëhej i famshëm, ai merrej me shkrime e përkthime në Gazetën Dielli, duke u ushtruar në përsosjen e gjuhës shqipe, pasi vinte nga komuniteti shqiptar i Rumanisë. Janë dy përralla me të cilat ai nisi bashkëpunimin në Gazetën Dielli, të botuara në faqet e Diellit.
Më pas mësojmë se Gjon Mili është arkëtar i Vatrës. Në një nga numrat e vet gazeta Dielli njoftonte se arkëtari i Vatrës, Gjon Mili, kishte dalë nga spitali, dhe ishte mirë me shëndet.
Gjejmë në faqet e Diellit edhe një falenderim publik, ku Aqile Tasi u rizgjodh Kryetar i Federatës Vatra për një mandat të dytë. Po ahshtu emri i Gjon Milit gjendet në komisionet e punes të Vatrës, që ndihmojnë Shqipërinë përmes Kryqit të Kuq, në vitet ’30 të shekullit të Shkuar.
Por në arkivin e Vatrës gjendet edhe një Letër e ish Kryetarit të Federatës VATRA në vitin 1961, Kristo Thanas, i cili i kujton mjeshtrit se dikur, të dy së bashku ishin pjesë të bordit të VATRËS. Shiheni Letrën origjinale.Kliko siper letres per ta lexuar…

Filed Under: Vatra Tagged With: GJON MILI, i fotografise, ISHTE VATRAN, NJË DESHMI TJETËR, QE TREGON SE MJESHTRI I MADH

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT