-Gjovalin Nikçi & Friends, $3,011 .74 për Shokë Klase Përgjithmonë/
– SHOQATA RINORE “SHOKË KLASE PËRGJITHMONË” PRANON NJË DONACION NË SHUMË TË $3,011 .74/
– Shorti për Monedhën e Argjendit të prodhuar me rastin e 500 vjetorit të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu,u organizua me 17 Shkurt 2018, në Selinë e VATRËS.
– Fitues i Monedhës së Argjendët ishte donatori Adem Elezi-
NGA ESAD GJONBALAJ/ Foto Gazeta Dielli*
New York 17 shkurt 2018- Duke mos harruar bankat shkollore dhe duke parë rolin fisnik të shoqatës “Shokë Klase Përgjithmonë”-Classmates Forever- veprimtari i mirënjohur Plavë-Gucias, Gjovalin Nikçi, para ca ditëve filloi një aksion online për të përkrahur këtë shoqatë rinore që vepron në diasporën tonë prej disa vitesh. Nga ky aksion Gjovalini arriti që të siguronte saktësisht $3011.74.
Me këtë rast fituesi, gjegjësisht donatori i përzgjedhur, fitoi një monedhë argjendi e prodhuar në vitin 1968 me rastin 500 vjetorit jubilar të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbut, përkatësisht sot 550 Vjetorit pavdekësisë së tij(2018-Viti i Heroit Kombëtar).
Fituesi fatlum i kësaj monedhe argjendi ishte donatori z.Adem Elezi, ndërkaq fituesin përmes lotarisë e përzgjodhi kryetari i Vatrës zt Dritan Mishto dhe artisti Fredrik Ndoci.
Dhurimi mjeteve të tubuara dhe ndarja e çmimeve fituese të lotarisë në kuadër të këtij aksioni u bë ditën e shtunë, me datën 17 shkurt 2018 drejtpërsëdrejti nga selia e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, në New York.
Ky aksion u bashkërendua për të nderuar dhe njëkohësisht festuar edhe 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një ditë historike që do të mbetet në kujtesë.
- Me shume fotografi i gjeni ne Facebook-dielli vatra