Nga Xheladin ZENELI/
Lidhur me formimin e kualicionit paszgjedhor në Komunën e Ulqinit,këto ditë u prononcua edhe kryetari i PDS-së dhe kryeministri i Malit të Zi, z.Millo Gjukanoviq i cili tha se “qeveria e re e përbërë nga Forca, Koalicioni “Bashkë për të Ardhmen e Ulqinit”dhe Mali i Zi Pozitiv, do të jetë jetëshkurtër”. Gjithashtu ai tha se “PDS, prej tani, do ti trajtojë ndryshe partitë shqiptare,dhe do sillet ndaj tyre sipas meritave”.
Gjuha tipike e z. Gjukanoviq është karakteristikë e gjuhës së diktatorëve të cilët pretendojnë që me çdo kusht të kenë nën kontroll çdo gjë dhe kur diçka iu del jashtë kontrollit dhe diktatit të tyre ata,(pra diktatorët), bëhen të patolerueshëm,agresiv dhe kërcnues. Kështu ndodhi edhe me rastin e kryeministrit malazez Gjukanoviq të cilit iu prishen planet e ardhjes në pushtet të partisë së tij në Komunën me shumicë shqiptare të Ulqinit.PDS fitoi betejën në Ulqin por humbi luftën dhe kjo iritoi pa masë z. Gjukanoviq i cili u shpreh ashpër kundër kualicionit aktual të forcave politike në Ulqin.
Vertetë që PDS, si subjekt i vetëm muar vota më shumë në krahasim me subjektet e tjera që garuan në zgjedhjet e 26 Janarit, mirpo z. Gjukanoviq harron se subjektet politike shqiptare,me votat e tyre të kombinuara,fituan më shumë se PDS dhe më shumë se partitë e tjera sllavo-malazeze. Kryeministri malazez që njëherit është edhe kryetar i PDS- së angazhoi makinerinë e tij partiake dhe shfrytëzoi resurset financiare shtetërore në fushatën parazgjedhore dhe gara zgjedhore ishte një garë e pabarabartë duke pasur parasysh mjetet e kufizuara financiare të partive shqiptare të dedikuara për këtë qëllim.
Megjithate, subjektet politike shqiptare fituan rreth 54% të votave të përgjithëshme dhe si rrjedhim i kësai formimi i pushtetit paszgjedhor reflektoi rezulltatin e zgjedhjeve. Kështu që dy subjektet poltike shqiptare që fituan më shumë vota , Forca e Re Demokratike dhe Kualicioni ” Për të ardhmen e Ulqinit”,të cilat fillimisht negocuan edhe me UDSH- në,për formimin e shumicës parlamentare,por pas tërheqjes së kësai të fundit,kualicionit të bashkëqeverisjes në mandatin e ardhshëm të Komunës së Ulqinit,iu bashkangjit partia opozitare “Mali i Zi Pozitiv”.
Pra, formimi i kualicionit paszgjedhor është ligjor, demokratik dhe në përputhje me normat e marrjes së vendimeve në mënyrë të lirë dhe të pavarur nga ana e palëve garuese të dala nga zgjedhjet e 26 Janarit.Është e pakuptueshme që kreu i një partie e cila e quan vetëvehten Partia ” Demokratike” e Socialistëve , përmes deklaratave tendencioze mundohet të pengojë proceset demokratike në një komunë me popullsi shumicë shqiptare. Dhe jo vetëm kaq.Kryeministri i një shteti, nga qendra e Podgoricës tenton të përzihet dhe t’ju impunohet proceseve zgjedhore të administrimit lokal të një komune,pra të Komunës së Ulqinit dhe vullnetit të tyre të lirë në formimin e shumicës qeveritare.
Për të gjithë ata që e njohin mirë z. Gjukanoviq nuk janë të befasuar me deklaratën e tij të fundit dhe gjuhën e tij urryese e cila dëshmon edhe një herë fëtyrën e vërtetë të Gjukanoviqit dhe është dëshmi se Ai nuk i dëshiron shqiptarët të bashkuar,por të përçarë. Gjithashtu edhe një herë u dëshmua se z. Gjukanoviq ka pasur dhe gjthënjë vazhdon të ketë një synim: të kontrollojë me udhëheqjen politike e administarative të Komunës së Ulqinit ,por edhe me udhëheqjet administrative të vendbanimeve të tjera shqiptare me qëllim që të dominojë me resurset dhe pasuritë e tyre natyrore dhe t’i mbajë ata nën kontroll.
Sa i përket asaj se a do të ” ndëshkohen”, apo a do të ketë ndonjë hakmarrje eventuale politike ndaj partive shqiptare në të ardhmen, për mos bashkëpunim me PDS- në ,çka z. Gjukanoviq aludon në deklaratën e tij, kjo nuk do të jetë diçka e re sepse Komuna e Ulqinit është e ndëshkuar tash 24 vite nga ana e pushtetit qendror të Podgoricës me të cilën udhëheq PDS. Rikujtojmë lexuesit se në vitin 1990 kur pushtetin për herë të parë në Ulqin e fitoi një parti shqiptare dhe atëherë ishte Komuna e vetme opozitare në Mal të Zi, ku jo rastësisht shumë shpejt pasoi ligji i parë diskriminues i të Mirave Detare përmes të cilit 57% e bregdetit të këtij qyteti,me dallim prej komunave të tjera në Mal të ZI, u shëndrrua në pronë shtetërore të qeverisë së kësai republike.
Vlen të përmendet se Komuna e Ulqinit është ndëshkuar edhe atëherë kur partitë shqiptare kanë bashkëpunuar me PDS ,si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.
Gjatë tërë kësai kohe sa është në pushtet qendror PDS me në kry z.Millo Gjukanoviq, Ulqini ka pësuar rënien më të madhe ekonomike ,në rend të parë ka pësuar shkatërrimi i resurseve turistike dhe objekteve të tjera industriale me rëndësi jetike për banorët e kësai Komune.
Sjellja e fundit e z. Gjukanoviq dhe tentimi i tij i shtypjes së vlerave demokratike të popullit autokton shqiptar do të duhet të jetë alarm për qendrat e vendosjes së Bashkimit Europian ,pjesë e të cilit Mali i ZI aspiron që të bëhet, kurse për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare do të duheshin të konsideronin rishqyrtimin e marrëdhënieve me një “lider” të Ballkanit me mentalitet mesjetar i cili n’a përkujton kohën e kaluar të Millosheviqit.