-Mbyllen 4-ër takimet e para të javës 20-të të superligës, mbizotërojnë vendasit-Lushnja mposht Ballshin, Laci-Teuten, Kukesi-Flamurtarin/
Nga Arbi Fortuzi/-. Skënderbeu fiton 2-0 në Korçë ndaj Kastriotit në javën e 20-të të superligës Shqiptare të futbollit dhe rrit diferencën në 10 pikë me ndjekësin më të tafërt, Laçi.
Vendasit shënuan nga një gol për çdo pjesë. Kapiteni Shkëmbi ka prishur bardhësinë e shifrave në minutën e 43-të, ndërsa Pero Pejic ka vulosur gjithcka në minutën e 78-të
Ndeshja e zhvilluar në strofullën e ujqërve të dëborës ka treguar forcën e Korçarëve të drejtuar nga tekniku Mirel Josa, që edhe pse nën ritëm gjunjëzuan skuadrën krutane, e drejtuar nga tekniku i sapo emëruar Nevil Dede.
Mysafiri i juglindorëve të Josës, Kastrioti e sheh veten në pozita kritike në klasifikim, Krutanët janë në vendin e 11-të me 21 pikë dhe rrezikojnë të zbresin në fund të klasifikimit në rast se Tirana mund Besën në ndeshjen e saj ditën e diel.
Sot u zhvilluan 4-ër takimet e para të javës së 20-të të Superligës të cilat u diktuan nga skuadrat vendase, ndëras nesër priten edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Tirana-Besa dhe Vllaznia-Partizani :
SKËNDERBEU-KASTRIOTI 2-0
Golat: Shkëmbi 43′, Pejiç 78’
Gjyqtarë: K.Meta, I.Tartari, O.Grabova
KUKËSI-FLAMURTARI 3-2
Golat: Shameti 50′, Hysa 71′, Cikalleshi 80′ (pen) / G.Lika 43′, Abilaliaj 85′
Gjyqtarë: L.Jemini, R.Alushi, N.Bregasi
LUSHNJA-BYLISI 2-0
Golat: Trashi 12′, Fonseka 88′
Gjyqtarë: O.Sokoli, D.Rexha, D.Agaraj
LAÇI-TEUTA 2-1
Golat: Cela 31′, Nimani 60′ / Nika 90+3′
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Avdo, E.Bicaku
Nesër, 23.02.2014
VLLAZNIA-PARTIZANI (13:00)
TIRANA-BESA (18:00)
Klasifikimi:
1 Skënderbeu————— 41 PIKË
2 KF Laçi—————— 31
3 Partizani—————- 30
4 FK Kukesi—————- 30
5 Teuta Durres————- 29
6 Besa Kavaje————– 28
7 Flamurtari—————-26
8 Bylis———————23
9 Vllaznia——————22
10 KS Lushnja—————22
11 Kastrioti—————-21
12 KF Tirana—————-19
*Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Besa do të zhvillojnë ndeshjet nesër