Derisa nga 120 mijë km2, sa kishte në fillim të shekullit XIX njësia etnogjeografike Shqiptare, tash shteti zyrtar shqiptar ka ngel në vetëm 28.760 km2. Kurse Vilajeti i Kosovës, në Perandorinë Osmane kishte 43.872 km2, në prag të Pavarësisë 1912 kishte 32.900 km2, në komunizëm Kosova ngeli në 10.887 km2. Praktikisht sot,në Kosovën e pasluftes, nga institucionet aktuale kosovare nuk administrohen më shumë se 7-8 mijë km2.
Ismail Gashi-Sllovia /
Urrëtia e thënë nga latinët e vjetër,“Historia është mësuesja e jetës”, gjatë traditës e praktikës historike të popujve, u shëndërrua në urëti universale mbarnjerëzore. Andaj, nuk ka asnjë arsye, që nga kjo urëti të përjashtohen vetëm shqiptarët, të cilët historikisht e aktualisht është dashur e duhet të mësojnë shumë nga kjo urëti . Kjo sintagmë po të ishte respektuar drejt nga ne, do ndihmonte të pengonim të kaluarën e të tashmen e hidhur. Siç është e njohur nga e kaluara, fillimi dhe fundi i shekullit 20-të, për tërësinë e substancën tonë kombëtare, fatkeqësisht po përsëritët edhe në fillim të shekullit 21. Shekullin e kaluar tërësia hapësinore dhe substanca jonë kombëtare, u copëtua pa të drejtë nga qendrat dhe fuqitë ndërkombëtare të vendosjes. Me dhunë e masakër u gllabëruan Jablanica, Toplica e Kosanica, u mor Qameria, u thërrmua tërësia etnike shqiptare Kosova Lindore, Pollogu dhe tokat tjera shqiptare në IRJM. U rralluan shqiptarët në Hot e Grudë e u tretën tërësisht në Sanxhak. Nga gjithë kjo kohë e ngjarje historike, ne u tkurrëm në hapësirë etnike e pësuam në substancë njerëzore. Nëse historia vërtet do të ishte mësuese e jetës, do të na mësonte nga leksionet e vlerave pozitive historike e njerëzore. Kur dihet se praktikisht veprime e realitete të përafërta ndaj nesh po ndodhin edhe sot në gjithë hapësirat e tërësisë etnike shqiptare, kështu po veprohet, nga institucionet shtetërore te Republikes së Kosoves edhe në pranin e administrimit të subjekteve përgjegjëse ndërkombëtare në Kosovë.
Kjo padrejtësi njerëzore e kombëtare po vazhdon historikisht që nga fillim shekulli 19-të, kur njësia etnogjeografike shqiptare kishte 120 mijë kilometra katrore, kurse Kongresi i Berlinit këtë tërësi e tkurri për 24.458 kilometra katrorë. Shqipëria etnogjeografike deri më 1912 kishte 90.270 kilometra katrorë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër/1913/, pa përfilljen e shqiptarëve, aprovoi projektin për Shqipërinë londineze, Shqipërinë zyrtare, historike apo Shqipërinë matanë Drinit me vetëm 28.760 km2, kur 61.510 km2, ju dhuruan Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. U ndanë pjesët e tërësisë etnike Kosova, Qameria, Gruda e Hoti, Pollogu e pjesë tjera shqiptare. Vilajeti i Kosovës, që ishte njësi autonome osmane, deri më 1878 kishte 43.872 km2, në prag të pavarësisë 1912, pas shkëputjes me dhunë të pjesëve nga Toplica, Jablanica e Kosonica, mbeti me vetëm 32.900 km2, me vetëm 1.270 milon banorë, nga të cilët vetëm 3.7% serbë. Qendrat ndërkombëtare të vendosjes tkurrën e rrudhën hapësirën etnike të shqiptarëve, por edhe ndrydhën e shtrydhën vet popullatën dhe qenjën tonë kombëtare. Komunistët sllavë bënë thermi me trojet tona. Pas Bunjajve pasuan reagime e veprime negative politike e ushtarake, u vendos influenca komuniste edhe në hapësirat shqiptare. Etnogjeografinë shqiptare e participuan në disa shtete të Ballkanit, Jugosllavisë i ndanë Kosovën me Kosovë Lindore, Pollogun dhe hapësira tjera etnike shqiptare në IRJM, Malit të Zi Hotin, Grudën e Ulqinin me Tivar, e Krajën me Shestan. Por, për të mos lejuar asnjë rrezikim nga shqiptarët, vetë komunistët jugosllavë, këto hapësira i thermuan në disa republika jugosllave. Kosovën me vetëm 10.887 km2 e pagëzuan Provincë Autonome të Serbisë, Pollogun dhe treva tjera shqiptare i bashkëngjitën me Republikën Maqedone, Kosovën Lindore e ndërthurën në Republikën e ngushtë Serbe, ndërsa Plavë e Guci Ulqin, Tivar, Krajë e Shestan i bashkuan në Republikën e Vogël të Malit të Zi. Ky thermim i kësaj tërësie etnike shqiptare u bë me qëllim të sundimit, shtypjes e aspiratës serbe për asimilim të shqiptarëve e mosrrezikimi të komunizmit sllavë nga shqiptarët në Jugosllavinë e titos. Kjo klimë e rëndë, jo edhe pa rezistencë, kaloi mbi katër dekada, të katrahurës komuniste sllave. Para Demonstratave të 27 nëntorit 1968, dhe Pranverës së Madhe Studentore 1981, kur rinia studentore shqiptare theu tabunë, se kuminizmi është sistem i barazisë nacionale, i të drejtave kombëtare dhe lirive të njeriu. Madje, kinse sistemi komunist jugosllav, ka aktin shtetëror-legjislativ, Kushtetutën më të përsosur e më humane në botë. Gjatë gjithë sundimit komunist, Kosova dhe shqiptarët qëndruan në këtë hapësirë nën mbikqyerje neveritëse, të mohimit e në presion fizik, politik, kombëtar e shpirtëror. Shqiptarët dhe Kosova në këtë kohë tmerri luftoheshin në sipërfaqen e përkufizuar prej 10.887 km2. Në këtë sipërfaqe të mbetur nga grabitjet e kohës përfaqësuesit shqiptarë i gjeti Marrëveshja e Rambujes shkurt 1999, ku ndërkombëtarisht vet shqiptarët morën pjesë drejtpërdrejt në mbrojtjen e të drejtës në jetë dhe ekzistencë kombëtare e shtetërore, të cilën marrëveshje e nënshkruan në Paris në mars 1999. Marrëveshja Teknike e Kumanovës e nënshkruar pa asnjë përfillje të shqiptarëve madje as pa praninë tonë, si dhe Rezoluta 1244 të KS në OKB, Kosovën e trajtuan në këtë përkufizim kufijsh, Hyrja e forcave të NATO-së në Kosovë dhe Korniza Kushtetues e 2002, ndryshuan kufijtë dhe lejuan gjymtimin e tërësisë etnike të Kosovës.
Ricoptimi i tërësisë së Kosovës, në rrethanë e realitet të ri, ndodhi që nga 12 qershor 1999, këto veprime në fillim nga qendrat politike e ushtarake ndërkombëtare u morën për incidente të pëvenerueshme. Hyrja triumfaliste e forcës ushtarake të UÇK-së e cila luftoi për ta mbrojtur popullin shqiptarë dhe bërjen e shtetit të saj të rrezikuar nga krimet e dhunës serbe dhe bërjen e shtetësisë së Kosovës, ndodhën befasia shqetësuese. Në Kosovën Veriore në pranin e faktorit ndërkombëtar e vendor u bë ndarje jashtë gjithë marrëveshjeve e rezolutave ndërkombëtare, “me një të rame” u shkëputën nga qenia shqiptare 18% e hapësirës kosovare me popullatën e saj vendore. Për këtë nga populli shqiptar u trumbetua e u shkrua, madje edhe u protestua në gjithë format demokratike, që të respektohen Rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe marrëveshjet paraprake. Tash pas 17 vjetësh nga ky copëtim, gadi e harruar, ka ngelur vetëm kënga relikt “Jo nuk ndahet Mitrovica”, e ndarja thuaja se është zyrtarizuar dhe ka marrë formë e përmbajtje të pranimit të heshtur. Por, ka pasur vazhdimisht tentime e “pickime” te trevës etnike te shtetit të tërësisë së Kosovës. Kosova ka dalzotët e sajë, nuk është livadh i shkret ku kullosin edhe gomarët e verbër, që me marrëveshje jo valide serbe-maqedone në Dobëlldej shkoqën edhe 2500 hektarë të Kosovës e më pastaj edhe disa hektarë në krahun e Dardanës e për këto grabitje plagët tona të pushojnë shpejt. Kjo hapësirë e vjedhur nuk mbrohej as nga Rezoluta 1244 e as nga Korniza Kushtetuese, as nga subjekti i autorizuar i KFOR-i e UNMIK-u, e as nga krrokatjet injoruese, monotone e neveritëse të disa institucioneve “me programe dinamike” të Kosovës, për njohjen formale të Kosovës së lirë e të pavarur. Në këtë shtet, karakteristik në historinë e praktikës shtetërore, mëvetësishëm e papengueshëm vepronte administrimi i shtetësisë serbe, vepronin institucionet e ligjet serbe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar. Serbët në Kosovë luteshin, emëroheshin, e me bekimin e Beogradit, zgjidheshin e zgjidhen edhe tash në shtetin e Kosoves së pavarur arbitrarisht në institucionet zyrtare të Kosovës, por ata zgjidhen paralelisht dhe në institucionet e subjektet shtetërore të Serbisë. Serbia këtu organizon lirshëm e pa pengueshëm zgjedhje, madje më në nivel demokratik se në vet hapësirën e shtetit serb. Enklava, ose njësitë decentralizuese qendrore me seli, tash komunën e Graçanicës, katër njësit komunale në Kosovën Veriore, tash edhe Kllokoti, Ranilluku, Gorazhdeci e Parteshi kapin, jo vetëm qëndron e rrafshit të Kosovës me mbi 20 fshatra etike serbe të Prishtinës, Lypjanit, Fushë-Kosovës e Kastriotit, ish-Obiliqit. Njësia enklaviste e Shtërpcës me bukuritë e Brezovicë, ajo e Moravës së Binqës me vendbanime etnike serbe nga hapësira komunale e Gjilanit, Vitisë dhe Dardanës, ish-Kamenicës. Njëfarë autonomie deri vone e kishin dhe vendbanime etnike serbe të mjedisit të Vushtrrisë e disa vendbanime edhe më të vogla në trevën kosovare, Kur kihen parasysh gjithë këto copëtime të paligjshme e të padrejta në çdo pikëpamje. Kosova aktualisht nga 10.887 km2. Institucionet kosovare, të njohura edhe nga ndërkombëtarët, mund të qeverisin dhe të mbikëqyrin diku në vetëm 7-8 mijë km2. për të cilat nga bisedimet teknike,politike e steterore edhe ato për vendosjen e statusit të Kosovës, të cilat po mbahen të hapura apo të fshehta dhe shërbejnë si parakushte për standardet e kushtëzuara nga ndërkombëtarët, për statusin e Kosovës, apo plotësimin e arsyeshëm njerëzore, historik e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës në tërësinë e kufijve ekzistues të Kosovës së paraluftës së fundit 1998/99. Dhëntë Zoti, që angazhimit i të zgjedhurve tanë të jenë në nivelin e përgjegjësisë e përgjegjësisë politike e kombëtare, për një vendimmarrje serioze, korrekte e të sinqertë në këto momente e rrethana historike. Institucionet e Republikës së Kosovës të jenë në nivel të vetëdijesimit e vendosjes së drejtësisë. Autoritete aktuale qeverisëse të kenë vetëdije në nivel të përgjegjësisë dhe obligimet që kanë marr para të drejtës së përfaqësimit të popullit në këto momente historike të veprimit korrekt politik në nivele ndërkombëtare të vendosjes, të ndalet copëtimi i mëtejshme të hapësirës sonë në Kosovë. Koha sikur po deshmon dyshimet e popullit dhe pjeses politike opozitare lidhur me demarkacionin dhe asociacionin e Komunave me shumicë sërbe. Polemizimi ndershqiptare, qe tash e sa kohe nuk ka te ndalur, Nuk ka arritur ne shkallen e bashkbisedimit e marrevshjes vëllëzërore per tokën e larë me gjakun e brezeve tona ndër shekuj. Nuk hamendem te dyshoj ne asnjeren palë, pozitare e opozitare shteteformuese se, është me pak e më shume atdhetare. Kam bindje të fortë si edhe shumica e shqiptarëve se, kush nga sqitarët ende mund të mendojë, e le më të vepron me dhënë,siç edhe po deklarohen çdo ditë, ansjë pllëmb toke shqiptare,as kujt, e lë më kundërshtarëve historik sllavë.
Tkurrja dhe berja e Shqiperise Londineze
573 vjet më parë,(28 Nëntor 1443) Kastrioti ngriti flamurin në Krujë dhe krutanëve Ju drejtua mekëto fjalë:”Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur.Lirinë e pash se e keni kudo, në krahror, në ballë, në shpata e në ushtat Tuaja”. Ndërkaq 470 vjet më vonë, Kuvendi në Vlorë proklamon Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik prej 90.270km2.
Trojet shqiptare në Perandorinë Osmane të shek.XVII kishte 120mijë Km2 Shën Stefani(3 mars 1878),kur duhej të përfundonte Lfta ruse-turke(1877-1879)u planifikua coptimi i 4/5 të tokave shqiptare për interesa Bullgare, serbe e Malin e Zi.Kurse Kongresi i Berlinit(13 prill 1878), shkëputi 25 mijë km2 nga vilajetet shqiptare. Greqi mori 9.275km2, Serbia mori 10.500km2 e Mali i Zi mori 4.683km2.
Gjeografia shqiptare në katër vilajetet përfshinte 90.270km2
1.Vilajeti i Kosovës………. 32.900km2
2.Vilajeti i Shkodrës…….. 10.970km2
3.Vilajeti i manastirit……. 28.500km2
4.Vilajeti Janinës…………, 17.900km2
Më 28 nëntor 1912, Kuvendi i Vlorës shpall pavarësinë e shtetit shqiptar, në një tërësi të trojeve shqiptare prej 90.270km2.Më 17 dhjetor 1912.Londra,për ti zgjedhur problemet midis shteteve të otrantostë”Aleancës Ballkanike” dhe Turqisë(pa shqiptarët). Kjo konferencë (29 korrik 1913)shtetet e mëdha, në vend se ta njohin Pavarësinë e Shqipërisë, në kufijtë e sajë etnik prej 90.270 km2, ia dhuruan shteteve sllave. Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.