• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GREKOMANIZMI I PARISË SË VOSKOPOJËS

July 27, 2021 by s p

(Me rastin e përurimit të shtatores se Sali Butkës në Ersekë)

Thanas L. Gjika

Përurimi i shtatores së atdhetarit Sali Butka në Ersekë të Kolonjës më 23 korrik u prit jo mirë nga disa qytetarë të Korçës, të cilët ruajnë kujtime të hidhura nga djegia e fundit, djegia e tretë, që iu bë Voskopojës prej çetës së Sali Butkës më 1916. Ndonëse nuk jam specialist i këtij problemi të historisë sonë, po guxoj të jap disa mendime modeste pa pretenduar se e zgjidh problemin.

* * *

Të gjithëve na gëzon fakti që Voskopoja ka marrë një zhvillim të ri këto 20 vitet e fundit. Krahas vendasve edhe shumë korçarë që kanë lidhje origjine me këtë qendër banimi, kanë ndërtuar shtëpi të bukura dhe hotele e restorante. Kampi i dikurshëm i pionierëve është kthyer në një kompleks banesash me dhoma gjumi, restorant e kuzhinë ku gatuhet ushqim i shijshëm. Janë restauruar dhe disa kisha. Por nuk na vjen mirë që shumica e banorëve të këtij fshati pas vitit 1992 u shpallën grekë dhe kanë marrë pashaporta greke, pa ditur gjuhën greke dhe pa pasur gjak grek, gabim që e patën bërë në të kaluarën voskopojarët e pasur e të shkolluar në shkollat greke të asaj kohe.

E ndodhur në një pllajë të bukur në degën e Rrugës Egnatia, degë e cila fillonte nga porti i Vlorës dhe kalonte në Berat, Voskopojë e pastaj lidhej te Qafa e Thanës me pjesën kryesore të Rrugën Egnatia që vinte nga Durrësi e Skampa dhe kalonte në Strugë, Ohër, Manastir, Edesa, Veria, Thesalonik e deri në Bizant (Kostandinopojë).

Deri sot në Voskopojë nuk janë bërë ende gërmime arkeologjike për të gjetur mbetje të kohës para Perandorisë Romake, ose të kësaj kohe, por fakti që aty ka ekzistuar, si në shumë qendra banimi anës Rrugës Egnatia dhe degëve të saj, një popullsi që flet rëmëneshti (emri i gjuhës që flet popullsia rëmëne, ose vllahe si e quajnë disa), tregon se Voskopoja ka qenë një qendër banimi para pushtimit romak dhe se në këtë qendër pushteti romak vendosi krahas banorëve vendës edhe disa familje aromane të sjella nga Italia për të ruajtur e mirëmbajtur segmentin e Rrugës Egnatia nga Berati te Qafa e Thanës. Kjo popullsi kishte për detyrë edhe të furnizonte ushtrinë romake me ushqime blegtorale (mish, qumësh, djathë, gjalpë, etj) dhe prodhime leshi (fanella, çorrape, guna, çadra, etj).

Ashtu si në Durrës, Divjakë, Kavajë, Skampa, Strugë, Ohër, etj edhe në Vlorë, Selenicë, Berat, Voskopojë, etj, popullsia aromane u vendos në qendra të banuara nga ilirët vendës dhe jo në vende të shkreta. Që në kohën e Perandorisë Romake kjo popullsi e ardhur, jetoi në paqe me banorët vendës, ilirë, grekë, maqedonë e bullgarë, por edhe pse jetoi si diasporë e shpërndarë pa krijuar një territor kompakt, ajo u mirëtrajtua prej vendasve dhe nuk u asimilua. Ruajti krahas gjuhës dhe tiparet e veta etno kulturore. Gjatë shek XIV qeveria qendrore e Perandorisë Bizantine e quajti këtë poppllsi me emrin e ri popullsi Vllahe / Vllehë, me qëllim që t’ia mohonte origjinën italike dhe ta lidhte me krahinën e Vllahisë si pjesë e popullit Rumun, pra e quajti popullsi ballkanike me origjinë rumune. Por edhe sot kjo popllsi e quan veten Rëmën (ardhur nga fjala Aromani) dhe gjuhën e vet e quan Rëmëneshti (ardhur nga fjala Aromaneshti) dhe nuk e quan veten Vllah dhe gjuhën e vet nuk e quan Vllaheshti.

Pas rënies së Kostandinopojës, gjate shek XV-XVII, në Voskopojë erdhi një sasi emigrantësh bizantino-greke, njerëz të pasur e të kulturuar, që u larguan nga Kostandinopoja (të cilën pas pushtimit turqit e quajtë Stamboll). Kjo shtresë e re dalngadal filloi ta kthente këtë qendër banimi në një qytet të lulëzuar. Krahas greqishtes pasardhësit e kësaj shtrese mësuan edhe gjuhën arëmëne dhe kjo gjuhë e përkrahur prej kësaj parie u bë gjuha mbizotëruese në këtë qytet me popullsi të përzjerë shqiptare, rëmëne dhe greke-bizantine. Pra në Voskopojë fliteshin tri gjuhë: gjuha rëmëne (vllahe), gjuha shqipe dhe gjuha greke. Shumica e banorëve sidomos burrat, i flisnin të tri gjuhët, por për gjuhë kulture, gjuhë kishe dhe tregtie përdorej greqishtja. Turqishten e dinin shumë pa persona, njerëz që kishin lidhje me pushtetin turk.

Paria e këtij qyteti që përbëhej prej të ardhurve bizantino-grekë dhe pasardhësve të tyre hapi nja dy shkolla fillore dhe një shkollë të mesme që e quajti Akademi, ku të gjitha lëndët jepeshin në gjuhën greke. Në këto shkolla filluan të studjonin edhe bijtë e të pasurve shqiptarë dhe arëmënë (vlleh). Në fillim programet e këtyre shkollave vinin nga Patrikana e Stambollit. Aty zotëronte mësimi i gjuhës greke dhe i historisë dhe i letërsisë së popullit grek që nga koha e lashtë, koha e Bizantit dhe koha aktuale. Po ashtu zotëronte dhe ideja se Perandoria Bizantine duhej të rikrijohej mbas shembjes së Perandorise Osmane, ku popujt jo grekë duhej të flisnin e të shkruanin gjuhën greke, kurse gjuhët e tyre kombëtare duhej t’i përdornin vetëm si gjuhë të folur në shtëpi. Pra para se të krijohej shteti i lirë grek, paria voskopojare e shkolluar në shkollat greke të qytetit të vet nuk punoi e nuk u përpoq të krijonte alfabete përkatës latinë për gjuhën shqipe e atë rëmëne sipas shembullit të rumanishtes, por përdori alfabetin grek për të shkruar në këto dy gjuhë në fjalorët disagjuhësh, që u krijuan për të mësuar gjuhën greke. Madje edhe për fjalët e gjuhës bullgare u përdor alfabeti grek dhe jo alfabeti cirilik që pvrdorej prej klerikëve dhe intelektualëve bullgarë.

Përmes shkollimit dhe propagandës iu imponuan idetë filogreke gjithë banorëve të Voskopojës. Kështu që intelektualët voskopojarë nuk bënë asnjë përpjekje për të shkruar gjuhën rëmëne dhe gjuhën shqipen me alfabet latin. Po ashtu ata nuk bënë asnjë përpjekje për të mbledhur e zhvilluar folklorin e popullsisë rëmëne (vllahe) dhe asaj shqiptare, asnjë përpjekje për njohjen e historisë dhe prejardhjes së popullit rëmën dhe atij shqiptar, si dhe për popullarizimin e flamurit të Skënderbeut dhe bëmat e tij, etj.

Pas shpalljes së shtetit të ri shqiptar, në kohën kur forcat e ushtrise greke më 1912, 1914, 1916 digjnin fshatra shqiptare të Korçës (Panarit, Katund, Stratobërdë, Vithkuq, Treskë, Trebickë, qytetin e Përmetit, fshatra të Përmetit e Sarandës, etj, pasanikët e Voskopojës dhe voskopojarët nuk u dolën në krah banorëve të përndjekur dhe as luftuan kundër forcave greke, madje vijuan të propagandonin ide të shovinizmit grek.

Voskopoja e vitit 1916 nuk ishte më qytet, mbasi kishte pësuar dy djegie e plaçkitje më 1768 dhe 1788. Tashmë ajo ishte një fshat, që kishte ende një shtresë të pasur e shkolluar në shkollën greke me bindje grekomane. Kështu që në situatën e rëndë, kur Shqipëria e pushtuar nga të huajt mezi po mbijetonte, gabimi e krimi i Sali Butkës për të plackitur lagjen e pasur grekomane, është i kuptueshëm edhe pse është krim. Eshtë krim i imponuar nga lufta që duhej bërë në atë kohë të trazuar kundër shovinizmit e propagandës antishqiptare grekomadhe.

Filed Under: Histori Tagged With: GREKOMANIZMI I PARISË SË VOSKOPOJËS, SALI BUTKA, Thanas L Gjika

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT