• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRTEJ PERDES SË QELQTË

November 30, 2016 by dgreca

Nga Grigor Banushi/*

photo-1

Kur isha fëmijë, më ka qëlluar dy a tri herë të shkoja në Radio Tirana ( e vetmja në atë kohë) dhe ajo që më impresiononte shumë ishte perdja e qelqtë pas mikrofonit ku më duhej të flisja apo të recitoja ndonjë poezi. Sa herë shkoja në Radio, madje më qëlloi të merrja pjesë edhe në konkurset radiofonike kur isha në shkollë të mesme, dritarja e madhe, përtej së cilës shihej çdo gjë por nuk dëgjoj asnjë tingull, ma shtonte kërshërinë dhe më mbushte me mister. Megjithatë pas xhamit ndarës shihja ndonjë fytyrë gruaje a vajze të bukur që më buzëqeshte për të më qetësuar, apo të ndonjë babaxhani i cili më bënte shenjë për të më dhënë kurajo.

Më vonë mësova se ajo anije gjigande e fjalës dhe mendimit, e artit e muzikës, lundronte pikërisht në saje të asaj që ndodhej përtej perdes së tejdukshme e njëkohësisht të shurdhët. Fjalët e folësve, vargjet e poetëve, deklamimet e aktorëve dhe këngët përcilleshin për në eter pikërisht nga ato aparatura e çelësa dhe nga dikush i heshtur që i lëvizte ato me mjeshtri dhe siguri. Këtë e zbulova më vonë, kur kureshtja më bëri të shkoja në mjedisin pas perdes së qelqtë dhe sidomos kur vite më vonë fillova punë pikërisht në atë vend të cilin e kisha ëndërruar. Ndodhesha mes mjeshtrave të  zërit të Radio Tiranës, të cilët u bënë dëgjuesit e mij të parë dhe kritikët e parë dashamirës të punës time.

Njërin prej këtyre mjeshtrave e kam njohur rreth njëzet vjet më parë, kur unë nuk isha tashmë ai djaloshi që më dridhej zëri para mikrofonit, ndërsa ai hidhte hapat e parë në rrugën e mjeshtrisë së zërit, punës me të, regjistrimit dhe përcjelljes së tij tek dëgjuesit.

photo-2

Elton Verzivolli që fillim dukej se e kishte kuptuar punën që duhej të bënte dhe e mori atë seriozisht e me guxim.  Si gazetar i radios, por edhe si shkrimtar, skenarist i radionovelës së parë shqiptare, më ka lidhur ngushtë puna me operatorin e zërit, Elton Verzivolli. Puna në pultin e regjistrimit nuk është një punë thjesht teknike, apo mekanike. Si në fillimet e saj, kur studiot ishin tejet modeste, kur punohej me shirita e kur montazhi, prejret e ngjitjet bëheshin me dorë, ose e thënë më saktë, me vesh, ashtu edhe më vonë, kur në studiot e regjistrimit hyri teknologjia e re dixhitale, puna e mjeshtrit të zërit e kalon punën e teknikut. Do të thosha pa frikë se ajo është një punë artistike në krejt kuptimin e fjalës. Dhe këtë e demonstronte më së miri mjeshtri i zërit Elton Verzivolli.

Në punën time tridhjetë e pesë vjeçare si gazetar në radio Tirana, ka shumë ngjarje dhe episode të cilat i kujtoj mer mall dhe që i marr si shembull të devotshmërisë e pasionit. Natyrisht këtu bën pjesë edhe njohja ime me mjeshtrin Verzivolli dhe puna për gati njëzetvjet për të realizuar e prodhuar emisione me cilësi e për të përcjellë tek dëgjuesi vlera dinjitoze dhe një realizim profesional. Kam shumë raste të punës time të efektshme në saje të përkushtimit të inxhinierit Elton Verzivolli.

Më 10 qershor 2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush  bëri një vizitë në Shqipëri. Është i kuptueshëm impenjimi dhe mobilizimi i mediave për ta pasqyruar sa më saktë e në kohë reale vizitën e kreut të vendit më të madh në botë, mikut dhe aleatit të popullit shqiptar. Edhe Radio Tirana u angazhua e u mobilizua me të gjitha forcat për pasqyrimin e kësaj vizite historike. Isha në grupin e gazetarëve të ngarkuar për pëprcjelljen tek dëgjuesi nëpërëmjet kronikave, radioreportazheve, lidhjeve direkte dhe intervistave të presidentit amerikan. Elton Verzivolli ishte drejtuesi teknik i studios së transmetimit i cili bëri një punë mjeshtërore për ta realizuar transmetimin e vizitës së George W. Bush në parametrat optimale dhe në cilësinë më të lartë. E shoh me vend të vë në dukje se ndonëse një punë e tillë nuk ishte e lehtë, ai ia arriti më së miri ta përmbushte misionin e tij në saj të aftësive për veprim e reagim të shpejtë, për zgjidhje të efektshme dhe të menjëhershme të situatave e sidomos për një punë përgatitore, ku kishte parashikuiar çdo gjë deri në detaje. Kështu materialet ndihmëse si rasdiokronika të kaluara nga radioarkivi, intervista të parapërgatitura, informacione të nevojshme e të tjera, ishin ralizuar më parë e tashmë ndodheshin në tryezën e punës së mjeshtrit pranë pultit të transmetimit. E përmenda këtë episod sepse unë dhe gazetarët e tjerë mbetëm mjaft të kënaqur nga puna e mjeshtrit të zërit Elton Verzivolli.

photo-3

Janë sa e sa emisione dhe programe radiofonike të realizuara në bashkëpunim me mjeshtrin e zërit, inxhinierin Elton Verzivolli. Janë të paharruara mbrëmjet e vona madje shpesh edhe netët e gjata që kalonim në studio sëbashku me Tonin. I përpiktë në punën e tij, ai ngulte këmbë që ta bënim sa më mirë regjistrimin, duke kërkuar përsosmëri. Na kthente disa herë deri sa të arrihej qëllimi e nuk donte t’ia dinte për kohën që kalonte e që të nesërmen që në mëngjes duhej të vinim përsëri në studio. Dhe puna nuk mbaronte kurre se edhe Eltoni nuk lodhej e nuk mërzitej kurrë. Shpesh kam pyetur veten nëse një artist kur interpreton në skenë disa herë apo një këngëtar që këndon të njëjtën këngë për disa ditë me radhë, a e ruan dëshirën , pasionin dhe emocionet për të dhënë gjithmonë maksimumin?  Këto mund ta pohoj me siguri për punën e palodhur të mjeshtrit të zërit Elton Verzivolli. Sa herë punoje me të, ai shfaqte pasion dhe dukej i mbushur me energji, çka dëshmonte se ishte tërësisht i motivuar në punë. Na ndodhte që për të bërë një sigël, transmetimi i së cilës mund të zgjaste njëzet sekonda, Toni shpenzonte një kohë të gjatë. Përpiqej të gjente muzikën më të mirë dhe më të përshtatshme dhe kërkonte nga unë që teksti të ishte konçiz, i qartë, domethënës dhe të përmbidhte përmbajtjen e programit radiofonik. Pastaj punonte duke kërkuar vazhdimisht përsosmërinë në kombinimin e tekstit me muzikë deri sa produkti ishte i arrirë nga ana cilësore, i përsosur artistikisht, i qartë, i përmbledhur dhe kuptimplotë.

Në këtë mënyrë, me pasion e këmbëngulje, me përkushtim e me profesionalizëm ka punuar Elton Verzivolli kur regjistronim e montonim programet radifonike të tilla si “Maratona 70 vjeçare e fjalës së muzikës”, një program me rastin e 70 vjetorit të krijimit të radio Tiranës, ciklin e emisioneve me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, emisionin nokturn informativ e argëtues “Natën Vonë”, apo emisionin konkurs me nxënlësit e shkollave të mesme të Tiranës “Eurotunel”, një program që pasqyronte rrugën e gjatë të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Lista e emisionev të realizuara me mjeshtrin  Elton Verzivolli është e gjatë. Mund të përmend tituj, emra e shifra pa mbarim, por ajo që mbetet është pasioni i mjeshtrit të Radio Tiranës.  Fakti që ai zotëron mjeshtrinë e zërit por tashmë edhe të punës me figurën tregon për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij. Ai sot punon në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndjen erën e suksesit. Elton Verzivolli është i angazhuar me projekte televizive pranë kompanive prestixhioze si Hudson Creative Production dhe Hi Tech Photography.

Emri i tij i shqiptuar disa herë në ditë nga spikerët dhe gazetarët: mjeshtër zëri, tashmë del i shkruar edhe me titra në punët e tij të suksesshme dhe spikat gjithmonë dukshëm:Elton Verzivolli.

*Shkruar nga Grigor Banushi, gazetar, shkrimtar.

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Elton Verzivolli, Grigor Banushi, PERDES SË QELQTË, Përtej

Artikujt e fundit

  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT