Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Fillim shtatori është koha e formimit të grupeve mësimore për mësimin e gjuhës amtare në shkolla. Kjo vlen edhe për fëmijët shqiptarë. Krejt kjo e varet nga interesimi i prindërve të cilët duhet ta nënshkruajnë formularin lajmërues pranë drejtorisë së shkollës. Në Vjenë ka mundësi për formimin e shumë grupeve mësimore, pasi nuri i nxënësve shqiptarë është relativisht i madhe.
Vetëm në Vjenë janë diku rreth 2,5 mijë nxënës shqiptar prej të cilëve vetëm diku rreth 35o prej tyre mësojnë shqip nga katër mësues të gjuhës shqipe, kurse në Austri janë 12,500 nxënës kurse mësim shqip mbajnë vetë 2,5 mij
Për formimin e grupit mësimor mund të bashkohen grupe fëmijësh nga disa shkolla në njërën nga shkollat ku do vendoset të mbahet mësimi pas dite.
Formularët në gjuhën shqipe mund të kërkohen në drejtori të shkollës apo mund të shkarkohen nga interneti, plotësohet, nënshkruhet dhe dërgohet në drejtori e cila në bashkëpunim me inspektorin kujdesët për ta angazhuar mësuesin. Adresa për formularin shqip:
i http://www.schule-mehrsprachig.at/fileadmin/schule_mehrsprachig/redaktion/muttersprachlicher_unterricht/Anmeldeformular-ohne/albanisch_ohne.pdf
www.schule-mehrsprachig.at/index.php?tx_inmemttm…
Aktiviteti i prindërve këmbëngulës ka bë bërë të mundur formimin e grupeve mësimore të nxënësve shqiptarë në shumë shkolla ku tani mbahet mësimi.
Ligji e mundëson mësimin e gjuhës amtare aty ku lajmërohen të paktën 12 nxënës, edhe nga disa shkolla së bashku. Krejt kjo me kërkesën e prindërve të atyre shkollave.
Këtë vit hapet klasa e re mësimore në shkollën Johnstrase (15) ku mësojnë për herë të parë 18 nxënës shqiptarë një herë në javë gjuhë shqipe. Përpjekje kishte edhe në Bashkinë e 11-të, por nuk u realizua.
Në Ciklin e Lartë të fillores (11-19 vjet) nuk ka të interesuar nga ana e prindërve, andaj nuk ka grupe mësimore. Është kjo një humbje e madhe për fëmijët të cilët jo larg i pret asimilimi, humbja e identitetit kombëtar shqiptar.
Derisa prindërit nga gjuhët tjera, shumë më pak në numër, formojnë grupe mësimore edhe nga dhjetë shkolla, ne nuk ia arrijmë të formojmë brenda një shkolle ku kemi numrin e mjaftuar të nxënësve (mbi 12 nxënës), me çka tregohet një papërgjegjësi dhe papjekuri kombëtare. Kjo është thënë në disa takim gjatë përpjekjeve të mësuesve për shtimin e vijueshmërisë.
Prindërit nuk paguajnë asgjë, ata vetëm e nënshkruajnë formularin me të cilin e marrin përgjegjësinë e vijueshmërisë. Nxënësit i kanë të gjitha tekstet falas nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Ministria e Mësimit të Austrisë.
Informatat e nevojshme rreth mësimit në gjuhën shqipe, prindërit mund ti marrin pranë drejtorive përkatëse.
Ky vit shkollor filloi pa ndonjë rritje të vijueshmërisë e cila dëshirohet nga nevoja e ruajtjes së identitetit shqiptarë por jo edhe nga ata që do duhej, prindërit.