-Zëvendëskryeministri Kuçi priti shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane, Steve Banks/
PRISHTINË, 27 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti sot në takim shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Steve Banks.Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe z. Banks, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.
Zëvendëskryeministri Kuçi, e njoftoi për progresin e arritur në proceset eurointegruese, për punët që po bëhen për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi dhe shefi i Zyrës Politike dhe Ekonomike, Banks, konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit./b.j/