• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË FLETORE PUNE PËR FËMIJËT TANË NË MËRGIM “TË MËSOJMË SË BASHKU”

March 23, 2013 by dgreca

Nga Sokol Demaku/Suedi/

Këto ditë nënë përkujdesjen e Redaksisë së botimeve të Revitës Dituria në Borås të Suedisë, doli nga shtypi libri i pedagogut dhe mësusit shumëvjeqar në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve shqiptar në mërgim Hamdi Arifaj nga qyteti Falkenberg i Suedisë. Ky libër që për mendimin tim është i pari libër i këtij lloj që botohet në mërgatë nga një pedagog dhe mësues mund ta quajmë me plotë fjalën një Fletore pune për shkollarët tanë në mërgim me titull ”Të mësojmë së bashku”, me Redaktor: Rovena Vata, përkujdesjen teknike e punim të kopertinave dhe radhitjen kompjuterike nga: Sokol Demaku, redaktimin letrar nga Ardije dhe Teuta Arifaj, me ilustrimet e punuara per mrekulli nga vet autori Hamdi Arifaj si thash edhe me lartë Botues: Redaksia e revistës “Dituria” Borås- Sued dhe shtypur në teknikë bashkëkohore ne  Shtypshkronjën ”Sjuhäradsbygdens Tryckeri AB” Borås-Suedi, në një tirazh fillestar me 300 egzemplar.

Mendoj se mërgata e jonë apo më mirë të them se nxënësit në mërgatën tonë ka kohë që kanë pasur nevojë për një Fletore pune të tillë  në menyrë që atyre tu lehtësohet puna në mesimin e  Gjuhës amtare dhe përvetsimin e saj. Libri në fjalë është sipas mendimit tim shumë praktik dhe i afërt me fëmijët, mundëson mësuesit dhe fëmijës të ketë një qasje më të drejtëpërdrejtë në problemet e gjuhës, gjeografisë, historisë, muzikës, artit dhe lëndëve tjera mësimore me tematikë nga vendlindja, nga atdheu ynë.

Padyshim se fëmiu këtu me shumë lehtësi do orientohet në lamin mësimore që është para tij dhe me koncepte të qarta atij i sqarohet cdo gjë nga lamitë mësimore të përmendura më lartë kur kemi të bëjmë me gjuhën amtare, historinë apo gjeografinë e atdheut, muzikën apo artin e të parëve tanë.

Duke marrë parsysh numrin e madh të fëmijëve në mërgim, pra shkollarëve atje e duke qenë edhe vet autori mësues apo pedagog i këtyre fëmijëve tanë në mërgim sheh të nevojshme dhe i hynë një punë mjaftë delikate dhe madhore që të botoj një Fletore pune – libër për nxënësit  apo shkollarët tanë në mërgim.

Duhet theksuar se një shumicë e nxenësve në mërgim të cilët vijojnë mësimet e gjuhës amtare atje ata hasin në shumë vështirësi gjatë mësimit dhe përvetësimit të lëndës mësimore nga Gjuha amtare. Përmes këtij libri fëmijët do njihen në mënyrë detalje me shumë gjëra të cilatë janë të nevojshme në jetën e përditshme dhe ata do disponojnë me njohuri elementare nga lënda e Gjuhës amtare, njohuri të cilat do tu ofrohen fëmijëve përmes teksteve të përpiluara me mjeshtri nga autorit-mësues i Gjuhës amtare në mërgim dhe përshtatur fëmijëve shkollar në mërgim.

Sot shqiptarët janë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe se kanë nevojë edhe për këtë libër mësimor të vecant dhe të thjeshtë i cili u përgjigjet drejtpërdrejt kërkesave të fëmijëve të tyre për të përvetësuar më me lehtësi e në mënyrë të drejtë gjuhën letrare shqipe.

Ky libër synon të plotësoj kërkesën dhe nevojën që nxënësit përmes këtij libri të njihen me gjuhën e gjallë shqipe të ditëve tona, duke e folur dhe shkruar natyrshëm ashtu si e përdorim në jetën e përditshme dhe veprimtarit shoqërore.

Objekt i këtij libri është Alfabeti ynë i bukur, Zanoret dhe bashkëtingëlloret, Shkronjat dyshe, Kafshët ,Drithërta, pemët dhe perimet, Instrumentet muzikore, Njeriu-trupi i njeriut, Mujt e viti, ditët e javës, stinët e vitit, Pjesët e ligjëratës( emri, mbiemri, folja, permeri),Trojet shqiptare, Figura të ndritshme të kombit.

Kjo është një shtytje përpara e qeshtjes së mësimit të Gjuhës amtare në mërgim dhe shpresoj se edhe pedagogë tjerë dhe mësues do angazhohen në këtë drejtim që tu dalin në ndihmë nxënësve tanë në mërgatë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Hamdi Arifaj, Sokol Demaku, Suedi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT