-Kyeministri Haradinaj, thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet lokale/
PRISHTINË, 22 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten, Anita Haradinaj, ka votuar sot në zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe asambleistët e kuvendit komual të Prishtinës, në vendvotimin në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”.Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që të votojnë.“Ftoj të gjithë qytetarët e vendit që të dalin e të votojnë. Kosovën e presin shumë punë, një pjesë e punëve të rëndësishme ndodhin në komuna. Janë me rëndësi komunat, kryetarët e komunave, asambletë komunale dhe vetëm me punë mund të shkojmë kah zhvillimi, kah rritja e gjithmbarshme e vendit dhe kjo rritje kërkon edhe rolin aktiv të qytetarit, pra votën e qytetarit. Prandaj, votoni të gjithë. Me fat” tha kryeministri.Thirrje për të votuar ka bërë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj. “I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për kuvendet komunale, për kryetarë të komunave, për ata që punojnë, për ndryshimin në Kosovë”, tha ajo