• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Thaçi në Kanada, Haradinaj në Bruksel

November 16, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi ka udhëtuar në Kanada, pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Kryeministri Haradinaj në Bruksel në takimin e dytë të Këshillit për Stabilizim Asociim Kosovë-BE. Presidenti e kryeministri takim në Aeroportin e Prishtinës/

 1 Haradinaj-Thaci

 PRISHTINË, 16 Nëntor-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Kanada, ku do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, që do të mbahet në Halifax.Krahas homologëve dhe përfaqësuesve të lartë, presidenti Thaçi do të jetë njëri ndër folësit kryesor në këtë Forum, i cili mbledh më shumë se 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës.Presidenti Thaçi, para shumë përfaqësuesve të shteteve, instituteve prestigjioze dhe kompanive të sigurisë, do të paraqesë të arriturat e Kosovës, si një faktor i paqes në Ballkan dhe Evropë.Në kuadër të forumit, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë forum.Gjatë këtyre takimeve, presidenti do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së këtyre shteteve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale. Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, sot në mëngjes, ka bërë të ditur se para nisjes drejt Brukselit për takimin e rradhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin e Prishtinës për rrugën evropiane të Kosovës.Në Bruksel nesër do  mbahet takimi i dytë i Këshillit për Stabilizim-Asociim dhe me këtë rast për Kosovën do të shikojë progresin e arritur gjatë këtij viti dhe do të vendosen prioritetet kyçe për vitin 2018, sipas paralajmërimeve në Prishtinë.Qeveria e Kosovës në mbledhjen e pasditës së djeshme miratoi dokumentin për qëndrimin shtetëror në takimin e dytë në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Në mbledhjen e qeverisë u theksua se, dokumenti shpreh qëndrimin për shqyrtimin e progresit të Kosovës në rrugën e saj drejt Evropës, si dhe përkushtimin për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të vitit 2016, si thelb i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Fokusi në zbatim është edhe udhërrëfyes i Kosovës drejt arritjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili mbetet prioritet kryesor.Në mbledhjen e 10 nëntorit, qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin “Prioritetet kyçe të Axhendës Evropiane për vitin 2018”, ndërsa ka paralajmëruar fillimin e procesit të diskutimit të tyre me institucionet e BE-së dhe shoqërinë civile. “Angazhimi dhe puna e mirë e qeverisë në përmbushjen e Axhendës Evropiane do të krijojë një momentum të ri për Kosovën që të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar kryeministri  Haradinaj.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka deklaruar për median se në takimet e kryeministrit Haradinajt në Bruksel do të diskutohet kryesisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe se pjesë e axhendës së Këshillit të Stabilizim Asocimit është kryesisht rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht reformat në vend dhe prioritetet, nëse janë zbatuar ose jo.Këshilli për Stabilizim Asociim në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbajti takimin e tij të parë më 25 nëntor 2016. “Ky takim inaugurues shënon një fazë të rë të rëndësishme të marrëdhënieve BE-Kosovë”, theksonte komunikata nga Brukseli, dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Bëhej e ditur se, Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) në 1 prill 2016. Bashkimi Evropian bëri me dije se MSA-ja është në thelbin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës. Ajo ofron kornizën kontraktuale në kuadër të së cilës BE-ja dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin dhe do të kontrollojnë zhvillimet e marrëdhënieve të tyre.

Të dyja palët mirëpritën përzemërsisht nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Bashkimit, e cila do të ofrojë mundësi të reja për popullsinë e Kosovës, duke filluar nga hulumtimi deri te shkëmbimi i studentëve.Gjatë takimit, pati diskutime mbi zhvillimet e fundit kryesore në lidhje me përmbushjen e kritereve politike, si dhe gjendjen aktuale të kritereve ekonomike, bashkëpunimit financiar dhe zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Haradinaj ne Bruksel, Thaci ne Kanada

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT