• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si dështoi komploti i organizuar nga Ismail Qemali për të rrëzuar sulltan Abdylhamidin II

November 30, 2023 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Në janar të vitit 1901 kundërshtarët politikë të Abdylhamidit II, duke përfshirë dhëndërrin dhe dy nipat e tij, Princ Sabahedinin dhe Lutfullahun filluan përpjekjet për organizimin e një kongresi, i cili kishte si qëllim bashkimin e të gjith lëvizjes xhonturke. Ftesën për të marë pjesë në këtë kongres, Ismail Qemali e kushtëzoi me të drejtën e përfaqësimit të të gjitha kombësive dhe që të mereshin në konsideratë kërkesat e tyre.

Kongresi xhonturk u hap në Paris më 4 shkurt 1902, ku merrnin pjesë përfaqësues të të gjithë popujve të perandorisë. Ndërsa nga pala shqiptare përveç I.Qemalit, ishte edhe Ibrahim Temo, Dervish Hima, Hamdi Ohri, Jashar Erebara etj. Kongresi i mbylli punimet më 9 shkurt pa arritur të unifikonte të gjithat rrymat dhe kundërshtarët e Abdylhamidit II.

Pas këtij kongresi I.Qemali vijoi të bashkëpunonte me Princ Sabahedinin. Kjo rrymë brenda lëvizjes xhonturke dallohej nga pjestarët e tjerë për dy qëndrime:

1) Ajo ishte e gatshme që për arritjen e objektivave të saj, të përdorte çdo instrument, duke nënkuptuar përdorimin e forcës dhe bashkëpunimin me shtetet e huaja. Kjo e fundit do të bëhet shkak që ky grupim të përçahet me emrat dhe intelektualët më të njohur të lëvizjes xhonturke.

2) Pjestarët e këtij grupimi konsideroheshin nga pjesa tjetër e xhonturqve si filobritanikë.

Gjatë dhe pas kongresit të Parisit, në takimet që I.Qemali pati me emra të njohur të lëvizjes xhonturke, theksoi nevojën e organizimit të një grushti shteti, si rruga më e shkurtër për rrëzimin e sulltanit. Për realizimin e këtij qëllimi, ai së bashku me Princ Sabahedinin përpiluan një plan, i cili parashikonte përdorimin e ushtrisë. Kjo do të bëhej e mundur duke shfrytëzuar influencën dhe reputacionin e komandantit të ushtrisë osmane në vilajetin e Tripolit, shqiptarit Rexhep Pashë Mati. Ky i fundit njihej si personalitet në radhët e ushtrisë dhe si funksionarë i cili i kishte trajtuar me dashamirësi shumë xhonturq që sulltani herë pas here i internonte në këtë vilajet.

Në një takim që këta tre personalitete patën në ishullin e Maltës ranë dakord, që Princ Sabahedini dhe I.Qemali të merreshin me aspektet politike dhe financiare, ndërsa Rexhep Pashë Mati me aspektin ushtarak. Sipas planit, forcat osmane që ishin nën komandën e Rexhep Pashës në Tripoli do të niseshin drejt Selanikut gjoja për të zhvilluar një stërvitje ushtarake dhe prej aty në Dardanele ku do merrnin nën kontroll Çanakalanë për t`i diktuar më pas Abdylhamidit II kushtet e dorëheqjes.

I.Qemali i cili mendonte se ky plan mund të realizohej vetëm nëse sigurohej përkrahja britanike, i premtoi ambasadorit britanik në Paris, se qeveria që do të vinte pas grushtit të shtetit do të forconte marrëdhëniet dhe pozitat politike dhe ekonomike të Anglisë në Perandorinë Osmane. Për këtë qëllim, në korrik 1902 ai zhvilloi një tur takimesh në Londër ku me ndihmën e Kontrollorit të Përgjithshëm të Egjiptit, Lord Croner kërkoi mbështetje në Forin Ofis. Nga britanikët ai kërkoi gjithashtu të ndihmonin njërin nga djemtë e tij, që në këtë periudhë ishte i internuar në Bitlis.

I.Qemali kërkoi mbështetje edhe nga Khedivi i Egjiptit, Abasi II, i cili për të mbështetur këtë komplot derdhi në llogarinë e një banke angleze 4000 stërlina. Pas dështimit të këtij plani, kjo do të bëhet shkak që Abasi II ta akuzojë për shumë kohë I.Qemalin për përvetësimin e kësaj shume.

Lidhur me shkaqet se përse dështoi ky grusht shteti ka disa hipoteza. Por më kryesoret prej tyre janë:

1-Pasi mori një letër nga Princ Sabahedini, I.Qemali u nis drejt Athinës për të nënshkruar një marrëveshje me tre pronarët e anijeve greke, që ishin marrë me qira për tu përdorur për transportimin e forcave ushtarake osmane nën komandën e Rexhep Pashë Matit. Por kur mbërriti atje, nuk gjeti asnjë anije dhe koha në dispozicion për Rexhep Pashën kaloi. Kjo u bë shkak që një nga anëtarët e Komitet Qendror Xhonturk, Reshid Sadi të vinte në Athinë për të hetuar dhe ndrequr situatën. Ai konstatoi se I.Qemali ishte vendosur në shtëpinë e njërit prej ndihmësve të mbretit të Greqisë. Pas disa bisedimesh u vendos që I.Qemali të nisej drejt Napolit për të siguruar anijet e nevojshme në Itali. Vonesa në fjalë ngjalli skepticizëm si te Rexhep Pasha ashtu dhe te shumë pjesmarrës në këtë komplot.

2-Në kujtimet e disa prej aktorëve dhe dëshmitarëve të këtij komploti thuhet se, Greqia e informuar nga I.Qemali nuk ishte e përgatitur për të nxjerrë maksimumin e përfitimeve politike nga këto zhvillime. Prandaj, ajo vendosi të ndiqte një politikë servile duke informuar Abdylhamidin II mbi këtë komplot.

Kjo do të bëhet shkak që pas Revolucionit Xhonturk kur Rexhep Pashë Mati emërohet ministër i Luftës dhe vdes brenda një kohe të shkurtër, xhonturqit ta akuzojnë Abdylhamidin II si shkaktar të vrasjes së tij. Por një komision i përbërë nga mjekët e ambasadave europiane që morën pjesë në autopsinë e kufomës së Rexhep Pashës konstatuan se ajo ishte një vdekje natyrale si pasojë e një ataku kardiak.

Komploti i vitit 1903 dështoi. Por ai pati si protagonist kryesorë dy shqiptarë të njohur, Ismail Qemalin dhe Rexhep Pashë Matin.

Në foto İsmail Qemali në vitin 1890 dhe Rexhep Pashë Mati (1842-1908).

Filed Under: Analiza Tagged With: hasan bello

Plani pesëvjeçar i shtetit shqiptar për zhvillimin e propagandës kombëtare në kolonitë shqiptare (1934-1939)

December 6, 2022 by s p

Dr.Hasan BELLO

Në fillim të shek. XX si rezultat i rrethanave të vështira ekonomike me të cilat u përball populli shqiptar, një pjesë e popullsisë u detyrua të emigronte drejt ShBA, Europës dhe vendeve të tjera ballkanike. Sigurisht që vala e emigrimit ka filluar më herët, por është pikërisht kjo periudhë kur krijohet një raport i çuditshëm lidhur me anën sasiore. Kështu, vihet re se në disa shtete të ndryshme numri i shqiptarëve arriti të ishte aq i madh saqë ia kaloi edhe disa qyteteve të Shqipërisë. Një rast tipik është Stambolli në të cilin në vitet 20-të banonin rreth 20.000 shqiptarë. Cili qytet i Shqipërisë kishte një numër kaq të madh banorësh në këtë periudhë? Edhe në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë që jetonte brenda vendit, numri i shqiptarëve që jetonte në emigracion ishte disa fish më i madh.

E vetmja fatkeqsi për diasporën shqiptare ishte përkujdesja e shtetit amë. Megjithatë nuk mund të thuhet se interesi ndaj kolonive shqiptare ishte krejtësisht zero. Gjithmonë shteti shqiptar është përpjekur që, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodhej herë pas here ta hidhte vështrimin edhe tek këto koloni. Për ta ilustruar këtë me një rast konkret do të sjellim si shembull një plan pesëvjeçar për vitet 1934-1939, i cili kishte si synim kryesor zhvillimin e propagandës kombëtare në kolonitë shqiptare, duke hapur dhe financuar disa shkolla e kurse të gjuhës shqipe.

Në raport fillimisht arsyetohej dhe argumentohej se përse ishte e domosdoshme hartimi i këtij plani të detajuar. Ai niste me faktin e dhimbshëm duke konstatuar se mjerisht shqiptarët e kolonive po shkombtarizoheshin dita ditës, duke u asimiluar, si nga gjuha ashtu dhe nga zakonet, karakteri apo ndjenjat. Procesi i shkombtarizimit tek shqiptarët e vendosur familjarisht nëpër shtete të huaja ishte duke shkuar paralelisht me zhvillimin e kulturës dhe qytetërimit ndër këta shqiptarë. E kundërta vihej re tek disa koloni ku shqiptarët kishin mbetur më pak të zhvilluar nga pikëpamja kulturore, tek këta të fundit shihej një konservim më i mirë i gjuhës dhe i karakterit kombëtar. Kurse në kolonitë ku ndodheshin shqiptar më të qytetëruar, sidomos tek ata më të kulturuarit procesi i shkombtarizimit zhvillohej në mënyrë të shpejtë dhe përfundimtar. Nga kjo kategori, sigurisht që më i prekur ishte brezi i ri, i cili ishte lindur dhe rritur në emigracion. Nëse nuk merreshin masa të menjëhershme nga shteti shqiptar, ky brez sipas raportit në fjalë ishte kryekëput i humbur. Kjo sepse fuqia konservative e emigrantëve nuk mund ta përballonte fuqinë asimiluese të kulturave të huaja. Sidomos shkollat nëpër të cilat studionin fëmijët shqiptar nga mosha e vogël deri në ciklin universitar do të ndikonin që, ata kur të dilnin në jetë ta kishin humbur krejtësisht vetëdijen kombëtare. Si shembull, sillej rasti i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, nga cila megjithëse kishin dalë vazhdimisht intelektualë dhe patriot të njohur, fëmijët e tyre gradualisht ishin duke u shkombtarizuar. Prandaj, nëse nuk ndërhyej brenda dy-tre brezash rrezikohej që të zhdukej e gjithë pjesa e emigruar e kombit shqiptar. Por ky proces shkombtarizimi, sipas raportit, nuk zhvillohej njësoj edhe për kolonitë e tjera, si tek kombësia greke, armene, hebreje etj. Përkundrazi, të gjitha këto koloni në pjesën dërrmuese të tyre vazhdonin ta ruanin gjuhën dhe karakterin e tyre kombëtar, ndonëse kishin emigruar shumë kohë përpara shqiptarëve. Shkaku kryesor ishte se në ndryshim me kolonitë shqiptare, atyre nuk i kishin munguar shkollat dhe organizatat kombëtare. Prandaj, nga kjo pikëpamje ishte e nevojshme që shteti ynë të ndërhynte seriozisht për t`u ardhur në ndihmë shqiptarëve të emigruar. Por, hapja e shkollave dhe e instituteve kombëtare që do të merreshin me përhapjen e gjuhës dhe kulturës në kolonitë shqiptare ishte një barrë e rëndë për arkën e varfër të shtetit. Nga ana tjetër, raporti konstatonte se edhe nëse hapeshin këto shkolla, nuk mund të thuhej se do të sillnin përfundimin e duhur, për këto arsye:

  1. Pamundësia për të hapur më shumë se nga një shkollë fillore në çdo qendër kolonie (Bukuresht, Sofje, Stamboll, Kajro etj) do ta bënte të pamundur që në këto shkolla të studionin të gjithë fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetonin në qytete të ndryshme.
  2. Pas përfundimit të këtyre shkollave kombëtare, fëmijëve shqiptar do t`u kufizohej mundësia për të vazhduar studimet në shkollat e ciklit të mesëm apo universitar, mundësi e cila u ishte siguruar në rast se studionin në shkollat vendase që kishin lidhje kontinuiteti me njëra-tjetrën.

Për këto arsye, në raport vihej theksi tek gjetja e një formule të mesme, e cila do të siguronte minimumin e shpenzimeve dhe maksimumin e rezultatit, në mënyrë të tillë që të shpëtoheshin të gjitha brezat e shqiptarëve nga procesi i shkombtarizimit dhe duke mos ia mbyllur atyre rrugën e një zhvillimi të plotë kulturor. Kjo gjë, mund të realizohej duke krijuar në të gjitha qendrat e kolonive shqiptare shkolla speciale për adoleshentët. Qëllimi i këtyre shkollave nga pikëpamja kombëtare do të ishte të plotësonin kulturën e përgjithshme që të rinjtë shqiptar merrnin në shkollat vendëse. Një aspekt tjetër ishte edhe mbledhja e të rinjve shqiptar në shoqata kulturore e sportive me ngjyrim kombëtar. Këto shkolla speciale, meqenëse do të frekuentoheshin nga nxënës pak a shumë të rritur dhe të përgatitur në shkollat vendase, programi i tyre duhej të ishte sa më i përgjithshëm. Prandaj, sipas raportit, çdo shkollë e tillë duhet të kishte dy seksione:

  1. Seksionin e gjuhës shqipe;
  2. Seksionin e literaturës, historisë, gjeografisë si dhe njoftime të përgjithshme shqiptare.

Seksioni i parë planifikohej të ishte një shkollë nate, e cila do të kishte si qëllim që t`u mësonte nxënësve shqiptar të flisnin, të lexonin dhe të shkruanin gjuhën shqipe. Nxënësit do të ndaheshin në dy-tre grupe ose dhe më shumë sipas rastit dhe mësimet për seicilin grup do të jepeshin së paku tre herë në javë. 

Seksioni i dytë, i cili do të mblidhte nxënës më të rritur ose studentë që dinin ta shkruanin dhe ta lexonin gjuhën amtare, mund ta zhvillonte programin e vet sipas rrethanave, natën, në fundjavë ose në kohën e pushimeve shkollore. Programi i këtij seksioni do të zhvillohej në trajtën e konferencave me karakter të përgjithshëm, që duheshin përgatitur paraprakisht. Konferenca të tilla duhej të organizoheshin periodikisht edhe për publikun. Në mbarim të çdo seksioni, nxënësit do t`i nënshtroheshin një provimi përfundimtar dhe më pas do të paijseshin me çertifikata të posaçme. Këto çertifikata do të kishin peshën e duhur për të ekuivalentuar diplomat që këta nxënës kishin fituar në shkollat e huaja në vendet përkatëse. Kjo bëhej me qëllim që nëse dëshironin të përfitonin bursa ose të shërbenin në administratën shqiptare ata t`i kishin rrugët e hapura si të gjithë shqiptarët që jetonin brenda shtetit amë. Kjo do ta favorizonte tej mase forcimin e arsimit kombëtar tek kolonitë shqiptare dhe do t`i shtynte të gjith prindërit për t`u siguruar më shumë avantazhe fëmijëve të tyre.

Për të përmbushur këtë plan konkret u hartua një preventiv i detajuar lidhur me hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Bukuresht, Stamboll, Kajro, Sofje, Selanik, Kostancë etj. Në këtë preventiv parashikohej një buxhet pesë vjeçar për mësuesit, qeratë, mobiljet, energjinë elektrike etj., çka tregonte për seriozitetin e kësaj nisme.

Filed Under: Rajon Tagged With: hasan bello

“Katovica” shqiptare

August 31, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello/

Ne vitet 1945-1990 regjimi komunist trefishoje fondin e tokes se punueshme. Kjo nepermjet punes se papaguar te aksionisteve, te burgosurve dhe internuarve, te cilet i detyroi te thanin kenetat, te punonin brezaret dhe te hapnin toka te reja. Prandaj rikthimi i sasise se shtetezuar pronareve legjitime, nuk kishte asnje pengese. Ne 1991 toke kishte dhe per ata qe nuk kishin patur para 1944.

Por kjo nuk u be per arsye politike.

“Katovica” shqiptare kishte si qellim te ruante bazen social-ekonomike te komunizmit dhe te pengonte krijimin e nje shtrese, qe para 1944 perbente pjesen me vitale te shoqerise, politikes dhe ekonomise. Nga kjo shtrese kishte premisa qe te lindte (ose rilindte) e djathta shqiptare. Keshtu, me nje ligj antikombetare fondi i tokes se punueshme iu shpernda ne menyre kaotike fshatarit, duke neperkembur pronaret legjitime, nderkoh toke kishte per te gjith.

Nomeklatura ose, ish-nenpunesit e regjimit ne qytete (shites, berbere, bufiste, kamariere etj, etj), privatizuan dyqanet pa iu njohur asnje prioritet atyre qe kishin token. Kjo kategori (shumica) perbente mekanizmin fundor te informatoreve, bashkepunetoreve dhe agjenteve te ish-Sigurimit te Shtetit. Keshtu pluralizmi shqiptar vdiq para se te lindte, ose lindi i vdekur…

Filed Under: Politike Tagged With: hasan bello

Kur ka filluar ndikimi i spiunazhit rus në trojet shqiptare?

May 1, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello/

Sipas disa studimeve të realizuara vitet e fundit mbi veprimtarinë e spiunazhit rus në Perandorinë Osmane, historianë të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se ndikimi i tij në Ballkan dhe në trojet shqiptare ka nisur që në shek.XVI-të. Ai ka filluar me dërgimin e një numri të madh diplomatësh, arkeologësh, udhëpërshkruesish, shkrimtarësh etj. Këta kishin si qëllim mbledhjen e informacioneve mbi popujt ballkanikë e më pas organizimin e kryengritjeve. Në shek.XVII-XVIII-të Rusia arriti që rrjetin e saj të spiunazhit ta konsolidonte tek të gjith popujt ballkanikë. Kjo sidomos në periudhën e Pjetrit të Madh (1672-1725), i cili përveç ekspansionit politik duke i zgjeruar kufinjtë e shtetit rus, udhëhoqi një revolucion kulturorë. Ai zëvendësoi tradicionalen dhe shoqërinë mesjetare ruse me një sistem politik modern, shkencor, racionalist, dhe me orientim europian. Në fokus të interesave të saj ishin kryesisht ortodoksët në Serbi, Malin e Zi, Bullgari, Greqi. Por jasht interesave nuk mbetej as Perandoria Osmane dhe shqiptarët. Në një letër drejtuar ambasadorit rus në Stamboll, P.Andrejeviç Tolstoi, më 1 prill 1702 Pjetri i Madh kërkonte që krahas mbledhjes së informacioneve me karakter politik, ekonomik, diplomatik, ushtarak dhe gjeografik, një rëndësi të madhe t`i kushtonte popullsisë ortodokse në Perandorinë Osmane. Këto rezultate do të shihen në përplasjet e brendshme që u zhvilluan në shtetin osman pas një sërë kryengritjesh të ajanëve (feudalëve me ndikim lokal) dhe Revolucionit Grek, ku ndikimi i spiunazhit rus do të luaj një rol aktiv. Por kulmi i aktivizimit të kësaj armate, të padukshme, që vepronte si pararojë e ushtrisë ruse është lufta e Krimesë (4 tetor 1853-30 mars 1856). Vetëm në Bullgari spiunazhi rus kishte arritur të rekrutonte 70.000 persona të cilët sapo tu jepej urdhër ishin të gatshëm të merrnin armët. Fitorja e ushtrisë osmane në Krime u shoqërua me humbje të jashtzakonshme. Ndërsa rritja e borxhit të jashtëm, shkaktoi falimentimin e saj financiarë. Periudha deri në Kongresin e Berlinit (1878) kur Perandoria Osmane do të humbi luftën me Rusinë dhe do të detyrohet të pranoi lindjen e disa shteteve sllave në Ballkan konsiderohet si një fitore tjetër e spiunazhit rus. Pas krijimit të këtyre shteteve, rrjeti i këtij spinazhi do të shtrihet akoma dhe më shumë në brendësi të territorit shqiptar. Aq sa gazeta britanike “Standard” e 14 gushtit 1888 shkruante hapur për veprimtarinë e konsullit rus në Bukuresht, i cili kishte krijuar një komitet me agjentë dhe revolucionarë, me qëllim organizimin e kryengritjeve dhe veprimtarisë subversive në krahinat shqiptare.Përmbushja e aspiratave ruse në vitin 1913 kur gati gjysma e kombit shqiptar iu aneksua shteteve sllave dhe Greqisë, krahas ushtrisë dhe diplomacisë ka në një sfond të padukshëm edhe kontributin e spinazhit rus.

Filed Under: Kulture Tagged With: hasan bello

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT