• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MUSTAF SALI BAJRAKTARI ISHTE NDRYSHE…, NDAJ EMRI I TIJ U RINGJIT

May 30, 2016 by dgreca

NGA HASAN SELIMI/*Tani në këtë rradhë fjale kam nder të sjell në vëmëndjen tuaj se jeta është në vetvehte një mister krejt e panjohur. Kjo jo vetëm në formën e të jetuarit, por në formën e administrimit të saj. Duke falenderuar Zotin e gjithësisë për sqarimin dhe njohjen e saj pjese.
Një familjeje, një fshati, një kombi i duhet njëqind vjet për të prodhuar një individ që të përfaqësojë me të tretët. Ne në fshatin tonë kemi shkurtuar gjithnjë këtë kohë. Një ndër këta djem-burra është edhe Mustaf Bajraktari.
Askush prej nesh këtu që jemi në moshën tonë nuk i ka shkuar në mendje se mund të vijnë një ditë të mblidhemi dhe të shpalosim vlerat e një djali krejt pa shpresë në vitet 1970. Të gëzohemi dhe të vendosim emrin e tij në sheshe jete. Ja për këtë jeta në vetvete është e panjohur, është mister.
Ky djalë nga Kasajt e Shipshanit, i lindur dhe i rritur në ambiente të nivelit tjetër nga shokët e tij, kishte një veçori tjetër nga të tjerët. Mustaf Sali Bajraktari ishte ndryshe. Ai kishte në mëndje jetën dhe të jetuarit ndryshe nga koha që e jetoi. Ndaj kjo kohë e gjymtoi shpirtnisht. Ishte ndryshe, sepse e donte jetën dhe e dashuronte atë, siç e mendonte ai. Ishte ndryshe, sepse tani ai nuk jeton dhe na hapi ne rrugën të flasim për të. Ishte ndryshe, po po ai ishte ndryshe, sepse kishte kurajo të dashuronte dhe të sakrifikonte për dashurinë njerëzore, të dashuronte Atdheun ndryshe nga ne, me mendime krejt të avancuara.
Tani nuk është vendi as koha të nominoj këtu të gjithë ata djem-burra të fshatit Shipshan. E në fakt djemtë e Kasaje janë një, si e përmend një i ke përmend të gjithë. Ata nuk mund të jenë pa njëri-tjetrin, ata nuk e kuptojnë jetën të ndarë. E kjo ishte pika e dobët e tyre. Kjo dobësi ju ra në sy dhe i goditën. I ndanë me program për të mos i bashkuar kurrë. Kjo ndarje ngeli formalisht. Të gjithë këta djem e dinin e kuptonin, por duhej një vendim dhe u vendos të mbijetohet. Për të mbijetuar duhet të veçoheshin, pa u nda.
Unë kam fol para pak ditëve me një shkrim në gazeta dhe nuk dua të përserisë vetën, por një gjë duhet të kuptohet se jeta nuk është ashtu, siç e shikon njeriu një ëndërr. Ajo është, siç i ke shërbyer në jetën e rradhës para kësaj që po e jeton. E ne tani mendoj se i kemi shlyer të gjitha ato që mund ti quajmë mëkate. Tani, hajdeni ta jetojmë jetën sëbashku, pa paragjykime.
Jeta ka ndryshuar dhe mrekullia erdhi. Ne jemi bashkë dhe nuk ka arsye të ndahemi. Kështu kemi qënë dhe duhet të jemi. Ndryshimi vetëm sa i përket se njëri thirret me emër ndryshe nga tjetri.
Të thuash i përjetshëm kujtimi i Mustaf Salihit tani nuk ka më vend. Emri i tij me të vërtetë u ringjit.
Ju faleminderit!
Tropojë, datë 26.05.2016.
FJALË BURRASH
O bjeshkët e mia
O male me borë
O pikë e oksigjenit të ndezun
O fletë e qershisë së pranverës
O zhurmë e bletës shtume
O borë e nxime mbete nga orteku i hershëm
O za i bylbylit që aroma e trëndafilit e mek
O blegërim e qingjit sugar në nanën tjetër të rudinës
O vrap i kalit të bardhë që e njeh të zotin në ecje
O ogiç kapreç që mban këmbanën në qafë prej qysh se ke le
O piskam e çobanit kundrejt qenit që flet në gjuhën e tij
O melodi e fyellit që shpreh dashni e mall
O gjel sahat i ditës dhe natës së hallit
O fjalë e urtë e mikut për së largut
O ledhatim i dorës së prindit të mallshëm
O rini që kërkon burrnim
O zemër aromë çike që të lë pa gjumë
O krisëm pushke që njofton gëzim
O tubim feste që të çon në bekim, harmoni dhe gëzim
O traditë mirësie që s`ka mbarim
Në jehonën e mbarsisë njerëzore,
Traditë e popullit ndërshekullor
Pjesë e frutit të trashëguem
Aty në Kasaj të Tropojës…
Poezi nga Hasan SELIMI
*-Fjalë e Pambajtun në Ceremoninë e dhanies së emrit “MUSTAF BAJRAKTARI” sheshit kryesor në qendër të ish-komunës Tropojë, më 26 Maj 2016.

Filed Under: ESSE Tagged With: Hasan Selimi, I TIJ U RINGJIT, ISHTE NDRYSHE..., MUSTAF SALI BAJRAKTARI, NDAJ EMRI

MUSTAF SALI BAJRAKTARI ËSHTË PËRJETËSI

May 19, 2016 by dgreca

Nga Hasan SELIMI/

Nuk di askush nga do të filloj, kur do të shkruaj diçka për një shtëpi që ne e quajmë tash sa mot derë. E me fjalën derë kuptojmë një trashëgimi të vyer në shërbim të njerëzve në nevojë ose në shërbim të atdheut. E megjithëse nuk e di se nga ia fillon duhet fillue se ka shkue shumë mot dhe ka ngel pa fjalë dera e bajraktarit të Shipshanit. Jo, se ka ngel pa fjalë që nuk ka shkruar askush apo se nuk ka fjalë për këtë derë, por nuk ka shkruar një fshatar i tij.

E ja pra, babë e djalë, Din Bajram Bajraktari e Bek Din Bajraktari trashguen derën e bajraktarit të Shipshanit. Fis i themeluem në shumë vështërsi. Gojëdhëna e kthyer në legjendë fletë dhe harton lloj-lloj tregimesh sa disa marrin edhe përmasa Fishtjane. Mundet me thanë dikush se kjo apo ajo nuk qëndron, por dihet botërisht se çdo lindje ka dhimbje dhe shumë-shumë vështërsi, por lindja është e bukur.

Flamuri si bajrak u muer në luftë me trimëri dhe vetëmohim. Aty qendresa qe e pa shemullt. Të gjithë burrat e Shipshanit e të Gashit luftuen heroikisht. Deri atëherë jetonim në një fis dhe drejtoheshim nga bajraku i Gashit.

Askush nuk e di të saktë se si u nda Shipshani, por dihet se me kërkesën e dyqind shtëpive ose timeve, siç quhej atëherë bajraku mëmë jepte të drejtën të veçoheshin në një bajrak ato shtëpi sipas rregullit të kohës (sheriatit).

Luftë dhe flamurtari vritet në përpjekje mjaft të lavdrueshme për atdhe e fe. I pari i derës së bajraktarit të sotshëm Shipshan konstaton se flamur nuk ka mes të gjallëve. Shikon dhe orientohet se flamuri është në mes të kufomave, atje në fushë-betejë.

Me një trimëri dhe atdhetari të pa shoqe vrapon drejt simbolit kombëtar dhe të fisit (njësi ushtarake). Pasi banë luftë me disa kundërshtar fiton tre me një. Merr flamurin. Kthehet tek luftëtarët e tjerë. Njofton për çka ndodhi. Në fshatin e tij Papaj vendos flamurin. Këtë e banë për të treguar se luftoi për fe dhe atdhe, por jo për të qënë parësi.

Lëvizjet e kohës thirrën në skenë derën e re për bajrakun e ri. E kjo u vendos që në tërë kthesat historike të prijë në betejat e mendjes dhe të forcës për atdhe. Pas Bek Dinit, erdhi Tahiri e më vonë Rustem e Salih Tahiri. Tahiri mori pjesë në disa lëvizje popullore që iu dëgjue fjala dhe iu muer mendimi. Ky burrë prijës pati një mbështetje të pashoqe nga djalënia dhe burrënia e Shipshanit në përgjithësi dhe në veçanti të fshatit Kasaj. Rustem Tahiri në luftën e Plavës e të Gucisë u ndesh me forcat e rregullta ushtarake Beliçko Bojoviçit. Ky gjakatar mbronte interesat e shtetit Serb. Rrustemi në krye të djalërisë së Malësisë së Gjakovës triumfoi në të drejtën dhe fitoi për momentin. Pas kësaj fitoreje ky djalë i ri i Kasaje të Shipshanit u sëmur rëndë dhe vdiq në shtëpinë e tij. Për Rrustem Tahirin ka lloj-lloj përshkrimesh lidhur me vitytet e tij që nuk krahasoheshin me asnjë moshatar të kohës.

Bajraktarët edhe pse tani nuk njiheshin sipas kushtetutës (statutit të mbretërisë) u duhej të ekzistonin si derë, bile edhe të jepnin kontributin e tyre në jetën e re të vendit. E për këtë Salih Tahiri si i shkolluar në shkollat e huaja, por me seli në Shqipëri i duhej kësaj kohe. U emërue në komunën e Becit dhe të Pejës si administrator i rëndësishëm. Konflikti për jetë a vdekje me shtetin Serb e detyroi të largohet nga atje dhe të vazhdoi punë në komunën Pukë si shef bujqësie.

Në këtë komunë i doli zani si një djalë-burrë të kohës. E donin dhe e respektonin Pukjanët. Këtu nuk kishte si mos t’i binte në sy hijeshia prej zane e Xhevahires. Kjo vinte nga Gjakova tek dajtë e saj në Kabash. Eh, Shpend Halili një burrë e derë e njohur për gjithçka që i duhet kohës.

Aty dhe vetëm aty Salih Tahiri deshti të pushoi. Me që kishte marrëdhënie me Shpendin nuk ia vonoi dhe ia tha që e donte atë vajzën që Shpendi e kishte mysafire. Qeshi Shpendi. I tregoj se vajza që ju e keni pa mbrëmë është mbesa ime. Po, o burrë është vajza e Misires. E kemi pas dhënë në Flet dhe Sadiku i shoqi i Misires vdiq. Kjo Xhevahire Sadikja lindi në ditën e të dyzetave të Sadikut. Prisnim që të lind djalë, por lindi vajzë. Tani rrinë tek axhat e vet në Gjakovë. Do ta bisedoi me miqtë dhe të tregoj.

Gjendja e pritjes për fjalë lidhun me Xhevahire Sadiken nuk shkoj gjatë për Salih Tahirin. Miqtë nga Fleti, burra me emër dhe peshë në shoqërinë e kohës e njihnin derën e bajraktarit të Shipshanit, bile ata e njihnin edhe dhëndrrin e ardhshëm. Kjo njohje Salihin e zuri në befasi. Mos u habit, i tha Shpendi. Ju shtëpia juaj keni qënë miq të derës së Kryezive. Edhe miqtë e mi janë miq shtëpie me Kryezinjtë e Gjakovës. Ty, atje të kanë parë e dëgjuar fjalën.

Martesa u ba shpejt dhe siç deshti Sali Bajraktari. Një ditë po vinte Salihi bashkë me nusen e vet nga Gjakova. Të dy hypur mbi kuaj shale. Të rinj e të bukur. Mateshin me hijeshin e eposit. Po t’i takonte Fishta do t’ju thoshte erdhi Sokol Halili me të bijën e Krajlit. Kënga do vazhdonte. Ma ka ballin si rudinën në të dalë të diellit. Më ka vetull e flokë si pylli në male me borë. Qafë e shtat si zanat në dritë të vetëtimës. Syni i saj si bojlia e zezë në qershor. Ka një bel për unazë të gishtit të Sali Tahirit.

Ja kështu thoshin gratë e vjetra të fshatit tonë për atë nuse në atë ditë shtatori që po vinte nga Gjakova. Edhe pse dielli kishte pushtue tokën ai ulli i qiellit të kaltër ndriçonte.

Jeta nuk është krejt si në ëndrra. Ky çift i pa matë për kah hijeshia dhe dashuria me njëri-tjetrin nuk patën lindje që i gëzon. Lindën vajza dhe vdiqën si me qënë të shitueme. Xhevahirja si bijë e derës së mirë dha mendimin që dera e bajraktarit duhet të ketë trashëgimtar. Ti Sali, duhet të martohesh. Ndodhur në kushtet e panjohura për jetën Sali Bajraktari kërkoj dorën e një vajze të derës së Bajram Hazirit në Rrogam-Llugaj. Eh.  Bajram Haziri. Një nga oxhaqet e para të Malësisë së Gjakovës. Një nga burrat ma me emër në këtë trevë. Vdiq i torturuar vetëm për fajin se ishte burrë që i dëgjohej fjala. Koha nuk donte hije. E hija e këtij burri atëherë ata i dëmtonte. Të paktën kështu u mendue në atë kohë.

Gati sapo bahej dasma e dytë e Sali Tahirit, lindi Mustaf Sali Bajraktari. Nip i Rrustem Tahirit, i Sadik Ramës së Fletit. Gjithkah i plotë për nga dhe çka i duhej një prijësi të ardhshëm. U gëzuen të gjithë në atë fshat. Mustafa lindi në duert e Kadë Januzës. Kjo nana e Rrustem e Sali Bajraktarit e ardhur nga dera më e njohur e Vuthaje të Plavës.

U rrit bashkë me Tahirin vëlla nga baba. Tahiri djalë i Fatime Rames. Kjo bijë e derës së parë në Malësi fill pas oxhakut të Mus Zenelit të Qelisë të Shipshanit.

Me Tahirin ishin gati si binjakë. Shkonin shumë mirë dhe ishin nder djemtë ma të preferuar të fshatit. Sot këta dy djemë i kujton gjithë fshati me mall dhe respekt të veçantë.

E cekem më lart se jeta nuk vjen si në përralla. Shqipëria u çlirua. Sali Bajraktari u emërue në pozicione të rëndësishme të rrethit Tropojë. Pati detyra në administratën e rrethit deri edhe shef bujqësie. Ngjarjet politike rrodhën njëra pas tjetrës. Familja e Sali Bajraktarit u detyrue nga shteti i kohës të banoi jashtë rrethit të Tropojës. Ai dhe familja e tij banuen në rrethin Fier. Atje morën gati të gjithë fëmijët kulturë të trefishtë. Mustafa, Tahiri dhe Besniku mësuan lojën intelegjente të shahut. Mustafa e donte dhe e mbante shumë afër Besnikun. Ai edhe, kur u arratis në ish-Jugosllavi deshi ta merrte Besnikun me vete. I pelqente si intelekt dhe përpiqej ta edukonte ndryshe nga koha. Këtë e bante pa ra në sy.

Vajzat e Xhevahires dhe të Fatimes u banë vajzat ma të mira, jo vetëm të fshatit, por edhe të zonës. Them të Xhevahires dhe të Fatimes se këto merreshin me edukimin e vajzave. Salihit nuk i dilte koha të merrej me vajzat edhe pse këto ishin shumë si Drita, Bedria, Makbulja, Bahria, Nexhmia, Zarifja, Vojsava, Afërdita, Fiqiretja.

Vitet po kalonin dhe emigrimi, apo internimi që do të thotë banim jashtë vendbanimit të Bajraktarve solli një nivel tjetër dijesh dhe kushtesh për të kuptuar jetën dhe realitetin shqiptar të kohës. Kjo për Mustaf Salihin ishte kushti numër një që të kërkonte lirinë dhe të drejtën e tij për të qënë i lirë. E vendosi, por nuk i bani mirë llogaritë. Ai u arratis, siç thuhej në terminologjinë juridike të kohës. Arratisja në ish-Jugosllavi i solli atij tragjedinë, jo vetëm familjare, por edhe personale. Përllogaritja ishte jo e saktë. Me serbët familja e tij ishte në hasmëri edhe private edhe kombëtare. Ndaj, atje Mustafa nuk do të gjente atë që kërkonte.

Sa e morën vesh zyrtarët Serb në Gjakovë e Pejë se kush dhe i kujt familje është, e kthyen në një kohë rekord pa proçedura të rregullta, pra me proçedura të përshpejtuera. Në Tropojë u dënua me shumë vite burgim. Akuzë e rëndë për një tetëmbëdhjetëvjeçar. Arratisje në formën e tradhtisë së atdheut. Nuk e kuptoj, ju tha Mustafa në sallë të gjykimit. E kupton ti, e kupton, ju përgjigjën ata që e gjykonin. Po unë e kuptoj, por nuk është e vërtetë që kam tradhtuar idealet familjare dhe patriotike. Unë kam kërkuar dhe kërkoj liri, jo vetëm për vete, por edhe për tërë të rinjtë që po rritën sot në atdheun tim.

Me këtë deklaratë, ai provoj akuzën ideologjike dhe u dënua me vuajtje të dënimit në Spaç të Mirditës. Atje nuk mundi të nënshtrohet vetmisë dhe kërkoj lirinë duke u arratisur nga vend-vuajtja e dënimit. Me këtë akt këtij djali-burrë ju shtue dënimi edhe njëzet vjet. Jeta në burg dhe tortura nuk mplakeshin. Nënën dhe motrat i kishte lënë në fshatin Kasaj në mjerim. I kujtohet nana që e la të sëmurë, motrat e vogla dhe tërë njerëzit e tjerë në internim. E padurueshme kjo jetë. Dita nuk plakej edhe pse studionte vazhdimisht dhe mësonte gjuhë të huaja. Nuk i kalonte dita edhe pse debatet e ndezura mes të dënuarve kalonte edhe orë, edhe netë.Nënës së tij Xhahisë, siç e thërrisnin tërë fëmijët i ra barra e madhe të mbajë të hapur derën e bajraktarit të Shipshanit. Kjo grua, që dikur Fishta mund të thërriste “është ndal dielli e po shikon me habi. Hana po shndrit e yllit po i jep dritë. Natë nuk ka me u ba kurrë”, tani mori trajtat e një burri. Me Makbulen e rritur tashma trembëdhjetë vjeçare i doli zot gjithçkaje që lidhej me këtë shtëpi. Nëse tani do ta përkufizojmë me një grue asaj do ti shkonte më mirë se askujt tjetër “gruaja e hekurt”. Me një sëmundje të pashërueshme, me fëmijë të vegjël dhe nofkën “armik” ajo përballoi gjithë peshën e jetës në fshat. Makbulja kujton: ne kemi respekt të pa kursyem për fshatarët tonë vëllezër. Ata nuk hoqën dorë kurrë nga ne. Na ndihmuan sa kishin mundësi dhe i lejonte koha. Ajo vazhdon me orë të tëra kujtimet dhe nominon tërë fshatarët me emër.

Bulja vazhdimisht e shoqëronte Xhahien për të pa Mustafën në Spaç e Burrel. Ajo tregon lloj-lloj ngjarjesh që janë subjekte për esse dhe tregime, bile edhe humoristike tani që koha kuptohet ndryshe. Bedria e martuar, por edhe tek burri me një nofkë për Kohën nuk hoqi dorë kurrë as ajo vet, as burri i saj nga ata njerëz të vuejtun.

Një ditë me ndrojtje Bulja po shkonte tek posta për të marrë përgjigjen e postimit të një shume parash për vllain e saj, Mustafën në burg. Ato pak para të fituera me gjak e mund që nuk ka roman t’i tregoj. Zyrtari i postës i dha një kthim përgjigjie, ku shkruhej “marrësi i parave ka vdekur”. Toka iu sollë rrotull. E pyeti zyrtarin se mos po gabon dhe se nuk jam unë marrësi i këtij telegrami. Në shtëpi dorëzoi telegramin si e pa kujdesur. Atë e lexoi Xhevahire Sadikja. Sa e lexoi u lëshue në krevatin e saj dhe u dergj deri sa ndërroj jetë. Ajo fliste dhe mallkonte edhe ardhjen në jetë të saj. Pse mësova të shkruaj dhe të lexoj thoshte ajo. Të lexoj vdekjen e tim biri paskam mbaruar internatin e Gjakovës. Kështu bisedonte edhe me vetën gati gjithë kohës atë natë.

Gjatë kësaj kohe edhe Sali Tahiri dhe fëmijët që kishte me Fatime Haziren i interrnuen në fshatin Bricë të fshatit të bashkuar Lekbibaj. Gjendja e kësaj familje u rëndue shumë. Morali i kësaj familje nuk ra kurrë. Besniku vazhdonte shkollën e mesme në Breg-Lumi Dukagjin. Shembull i edukatës dhe i vendosmërisë, bile edhe produkt i përzgjedhjes së Mustafës.

Këtu, në këtë rrëfim të pa zakontë të kësaj familje i shkon për shtat shumë vargu:  “Ajo pushkë që ra mbi ty, ka ra mbarë në tanë vllazni”. Pushka që mori jetën e Sadik Ramës së Fletit dhe la Xhevahiren pa lind e përcolli tërë jetën në mjerim dhe vuajtje. Thonë se jetimi nuk gëzohet kurrë. Ja ky rrëfim e vërteton më së miri këtë thënie të hershme.

Në një terror psikologjik dhe përsekucioni, jo vetëm fizik familja e Mustaf Bajraktarit jetuen të bashkuar dhe dinjitoz. Jeta tani ka një trajtë krejt tjetër. Vlerat e secilit maten me kontributin e vet individit.

Mustaf Sali Bajraktarit i shkon për shtat postulate se nuk ka për të veçse lindje. Nga Presidenti i Republikës ka marrë dekoratën “Martir i Demokracisë”, është “Qytetar Nderi” i ish-komunës Tropojë. Tani në përjetësi emri i tij do të jetë në Tropojën e vjetër – Sheshi “Mustaf Bajraktari” vend ku ka kaluar jetën e tij deri në përfundim.

Brezat do të mburren me këtë emër cilësor të vendosur nga institucionet për kontributin e tij. Tani koha çmon vlerat.

Filed Under: ESSE Tagged With: ËSHTË PËRJETËSI, Hasan Selimi, MUSTAF SALI BAJRAKTARI

MALLI I RAMIZ LUSHAJT

January 24, 2016 by dgreca

Nga HASAN SELIMI/
Sa fillon të lexosh poezinë e Ramiz Lushajt: “DO TË VIJË NË PEJË…” të bie në mendje krejt historia e afërt dhe e largët e Popullit Shqiptar. Kur ecën në poezinë e këtij poeti të duket se, po lundron me varkën Komb në ujëvarat e Qiellit. Aty ku përplasen retë dhe me tokën rroken si fëmija me nanën në ditët e ndarjes nga intsikti për në jetën reale. Aty të duket se retë herë ngrihen mbi tokë e herë mbështillen me këtë tokë të vyshkur nga tragjeditë e të lanë pas jehona e viteve të largëta të historisë piskamë të burrave në këngë e fjalë.
Them në këngë e fjalë se Burrat e Dheut fjalën e kanë ba gjithmonë vepër derisa tani janë mit në tërë faqet e historisë sonë. Në këtë poezi gjatë lundrimit dalin malet si skela të qiellit e herë si krenueshëm i bajnë hije tokës pa dashtë ta përdhunojnë atë. Nganjëherë qiellin e kthen streh në konakun e vet për miq. Kur e vendos skela malin në kupen e qiellit del qielli si stan në ditët e pranveres dhe nuk pikon as shi, as borë e mbetun nga miklimi e puhizës së erës. Bile nganjëherë malet tona harrojnë se gjysmën e shtatit e kanë në tokë. E toka i mban ato në gjirin e vet si gjënë e shtrenjtë që i nevojitet përditë. Lundron varka poezi e kombit në ujëvarat e dheut e të qiellit me këngë e fjalë pa dashtë të humbin në vepër si dikur prijësat shqiptarë që i duheshin kohës së gjallë bile edhe të dekun. Tash t’i thërrasin mendjes për pak pushim në mrizin e parë e nga hija e mrizit të verës, të kotë gjumi sa të dalin burrat e duhun në rradhë të parë si fisheku i voicës. (rezervë në moment të fundit).
Lundron, udhëton Ramiz Lushaj me poezinë e vet të shpirtit kombëtar nga brezi në brez pa shikue se ku del jeta më shumë nën dhé apo mbi dhé. Poet që mbart me vete patriotizmin, dashurinë për Atdhe, për Fe dhe për Flamur. Kjo nuk është e lehtë të kuptohet se si i vjen frymëzimi këtij poeti. I vjen nga bëmat e fisit të vet, i vjen nga bëmat e gjyshit dhe të babës së vet. Kollaj krejt është të kuptohet një poet, kur flet për diçka shpirtërore që i rrjedh nga Trashëgimia dhe Eposi, nga Folklori, nga Gjeneza e Rituali i vazhdueshëm i gojëdhënës popull në fjalë e këngë.
Në planin gjeometrik syri i poetit ka pamjen e hanës. Ai, syri i Ramizit, po don me e ndjekë hartografinë e hapit të këmbës. Ndjell poeti mbarësi dhe i kthehet të shkuarës plot mllef duke e pa atë në vizoren e gjeografit fjalëpak. Ju dhe unë e dimë se nga shtëpia e vjetër e poetit e në Koshare nuk është as sa vizorja e mësuesit që harton vija paralele në dërrasën e zezë në orën e gjeometrisë. Aty në Koshare gjindet shumë e freskët kënga “…Sef Kosharja i pari i fisit / hije t’paska maja e lisit…”. Ja çka e ndjek këtë poet dita-ditës me monografitë e heronjve në dorë në hulumtimet e prejardhjes së fiseve, me artikujt publicistik për traditën dhe kufijtë tokësor të vendit tonë. Në rrugëtim e lundrim poeti don me ditë se kush është Leka i Tretë në trojet Dardane. Ka të drejtë se nga vjen e ku shkon Kombi Shqiptar.Ka aq shumë personalitete sa është vështirë të ndash edhe periudhat, edhe burrat që bajnë kohë, bile periudha. Don me u ndalë pak tek kalaja e Dardanëve që fjalën e Lekës e gjen aty në gurë të gdhendur me eshtnat e dëshmorëve. E fjala e Lekës e shkrueme për mikun edhe për armikun …”i keqi dhe i miri krye për krye…” E Leka flet pa da e amaneti i çon poetit se në shtëpinë e Shqiptarit “ shtëpia dhe buka janë të zotit dhe të mikut…” Gurra e ujëvarave fishkëllon sa mjergull vjen drejt e në zemër të malit dhe mitologjia flet për kob, mitologjia flet për gjamë. Jeta dhe vdekja janë shumë pranë, bile thonë se vdekjen e ke ma afër se këmishen. Ndaj poeti harbohet nga prushi i urrejtjes dhe i mallit e shpërthen në Deçan: “ Tek Gryka e Rugovës do e dveti Patriakanën e Serbit: /Kush m’ia mori Pejës tonë Kullat e Sherametit?!” Poeti niset për në Pejë dhe fjalë i çon atje burrnimit të historisë që të projektojë të ardhmen. Nuk e ka larg rrugën për në Pejë se ai Pejën e ka në gjoksin e vet det’. Nga deti-gjoks e freskon, bile çdo stinë i ban edhe plazh. Iu ba plazh eshtnave të Dëshmorëve të Kombit. Patrikanën e Deçanit e dvetë për kullat e Sher Ahmetit. Eh, more poet “budalla”! Sa herë të kam thënë se ti e mendon botën si veten. Ti je nga ata që errësh e njehesh për të dhënë mirësi. E gurtë e kullave tona të Sher Ahmetit i kanë përdor të ngrihet muri i Patrikanës. Ti veçse shkruen, por unë atë ditë kam pa vaje edhe grash, nga burrat. Me qerre dhe mushka serbie mbajtën gurtë e kullave tona për t’i ndërtue kishat. Po ti mos u dëshpëro nga fjala ime se atë ditë kanë harrue me marrë gurin e themelit. E tash kollaj boll i gjajmë ato gjurmë temelesh të kullave tona të ndërtueme ka herë, bile me mijëra vjet para kishës Patrikanë. E don me ditë edhe diçka që ata nuk e dinë dhe nuk ju ka shkue në mendje. Na kemi zakonet tona dhe kemi ba kurban kryet e berrit në themelet e shtëpisë e ata këtë nuk e kanë ditë atëherë se tani e dinë. Këtë ja u kemi thënë ne. Tash është kollaj me e ditë. Një teh shpate është tek kryet e berrit në atë temel dhe ne ju kallzojmë mjaft lehtë se ku është kulla e Sher Ahmetëve.
Poeti do kërkoj gjurmët e vjetra e të reja nga Begollët, Bedri Pejanin, firmëtarin e Pavarësisë së Vlorës: Do e përqafoj Haxhi Zekën në shtatore tek rruga / Do i shkoj në Kuvend Peje kambëkryq tek kulla…/ Do përkulem tek varri për Ali Pashë Gucinë / I kemi do fjalë të pathëna për Plavë-Gucinë…/ Ja sa mall dhe dëshirë ka poeti për t`i bashkue përqafimet. Don t’i gjejë bashkë etapat e historisë, burrat e mëdhenj me fjalë e pendë, me sofër të shtrueme që dinë të bllokojnë tregjet e botës për mall, nis për në dheun e vet. Me pushkë e bukë lufte deri në kuvend e pas kuvendi deri tek Krojet e Ali Pashës.
Poeti ka ndjesi dhe fakt përqafimi si në kohën e dardanëve në Kalanë e Pejës, atje poshtë tek fabrika. Fabrikë mbi kala si fshatra mbi kisha Papati, si gurë kullash në kisha sllave, si oxhaqe tymosun me dritë në shteg të oborrit që prêt miq në çdo kohë të ditë-natës. Ja kjo është e dridhuna e buzës në faqen e Haxhi Zekës nga përqafimi i poetit.
Poeti don të gjejë aksionet e veta tek Begollët e Pejës. Aksionet e luftës dhe të fjalës, aksionet e veta të mallit dhe të dashurisë, aksionet e veta në atë pjesë të shpirtit të këputun e mbetë as në yll, as në det’ i ram e i pa shkimun.
Don poeti të takohet në filozofin e çështjes kombëtare, Bedri Pejani. Kur ai dridhej në kancelaritë e Lindjes dhe të Perëndimit për pak jetë, për pak Atdhe, për pak tokë, për pak rini, për pak familje, për pak ABC, për pak ndërgjegje kombëtare, nëse ju ka mbetë dikun paralajmëron Luftën e madhe Botërore dhe turret si engjëll mbrojtës, apo lajmëtar për në tokën e vet të shenjtë, në Shqipëri të mbrojë e të qëndrojë si i patë hije deri si…!
Nuk ka, o poet i historisë, tematikë e krejt racionale një burrë si Bedri Pejanin, i cili sakrifikoi djalë e familje për Atdhe, për bashkim kombëtar, për një të ardhme të vendit vet në pozitat ku i takon atje në krah të qytetërimit botëror.
Poeti ka një merak për Plavë-Gucinë. Atë krahinë të vendit vet e ka për zemër. Aty u banë luftëra, u banë kuvende, u banë trimëri, u banë ngjarje që flasin e nuk pushojnë së foluri. Në Plavë-Guci ka popullatë që nuk ka rracë ma të bukur askund, ka vende të bukura si pozitë gjeografike që ja kalojnë Parajsën. E për këtë poeti e dashuron atë trevë edhe për një fakt që po hulumton se Kelmendi qënka pjella e gjithë kësaj popullate të fiseve të tjera.
Do e marrin me veti Ptolemeun që ta shenjoi në hartat antike Pejën. Do i kallëzoj atij për Pejën dardane e Pejën dukagjinase… Në këtë krijm si tëra krijimet e poetit spikat dëshira e mirë për një diçka që ka brumë dhe i shërben dheut vet dhe hidhet mirësia e teprume në kojshinë e afërt pa e marrë parasysh a është i mirë apo i keq ky kojshi. Me germa të mëdha thërrët argat Ptolomeun dhe i tregon Pejën e vet. I tregon Pejën në gji që e ka det, i tregon Pejën e vet në hartën topografike, gjeometrike, gjeografike dhe i thotë: “shënoje, o njeri i madh vendin tim edhe mallin tim se duhet të ngelë edhe pas shumë shumë brezash gjiri im, Peja ime, gëzimi im, malli im. Dhe kalaja ime do të jetë monument me eshtrat e dëshmorëve. Ptolomeu shënon. Ai don të bajnë diferencime në kontribute nga Leka im e deri tek Leka i fundit ose i Tretë, siç do i thonë vet poeti. Këtu nevrikoset ky poet dhe digjet me fjalën e ambël duke i dhënë vetes jetë dhe shpresë :” Do vijë o poeti ynë Sejdi Berisha në Pejë ta shuajë mallin / Në çdo kullë të Pejës antike e të re do ta gjej Lumabardhin”/.
Pastaj Sejdi Berisha i kthen fjalë: “Je, i mirëseardhur..”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Hasan Selimi, MALLI I RAMIZ LUSHAJT

REFLEKSION PËR SHTATË FJALSHIN & E RESHIDA ÇOBËS

September 27, 2015 by dgreca

Nga Hasan SELIMI/
 “Luginës së gjinjve,/
Hutuar dallgë e bardhë, /
Harroi bregun”. /
 E nderuar Reshidë. Fort bukur ky lloj përkufizimi klasik dhe krejt filozofik. Nuk ka çka mendon tjetër njeriu vetëm misterin e kësaj strofe me nga dy fjalë. Mundem me i thënë vetëtimë, mundem me i thënë koncentrimi filozofik i çdo ngjarjeje.
Jeta vazhdon dhe njeriu duhet të ketë optimizëm. Thellësia e mendimit të vargut që ju bëni lenë me gojë hap çdo lloj kritiku sa do i shkathtë të jetë. E lenë me gojë hap se nuk di se çka me thënë tjetër, se çka me thënë më parë për këtë pamflet. Ja “Luginës së gjinjve” e kush nuk ka kaluar nga kjo anë me lëngun e jetës të dhënë nga nëna. E kush nuk hutohet, kur nëna gjirin fëmijës ia tregon. Nga ëmbëlsia dhe nga nevoja njeriu gjindet i pa asnjë pretekst tjetër vetëm me emocionin e gëzimit në gulçin e shpresës.
    Gjinj ka çdo nënë njeri, gjinj ka edhe nëna kafshë. Fëmijë ka nëna njeri, fëmijë ka edhe nëna kafshë, bile edhe shpend. Njësoj është. Dhimbje dhe dashuri ka nëna njeri, dhimbje dhe dashuri ka nëna kafshë, apo shpend. Në të gjithë gjinjtë ka jetë, në të gjithë gjinjtë ka dashuri, në të gjithçka ka gjinj, ka edhe seks ,sepse pa seks nuk do kishte gji, sepse pa seks nuk do të kishte lindje dhe pa lindje nuk do të ketë emocion gëzimi për gjirin e nënës.
Këtu më kujton Oshon, njërin nga filozofët më të kohës. Ai e shpjegon me një imtësi filozofike të pakrahasueshme zhvillimin dhe seksin, dashurinë dhe konfirmimin material deri tek fëmija që do të thërrasë nënë.
    Që të mos zgjatem tek i madhi Osho, ne duhet të përcjellim shtatë fjalët e poetes Reshida Çoba si një skenë në vazhdim, si një kapardisje për gjinjin e vet. Ju lutem kuptoni dhe mos e shpërdoroni poeten se Ajo po flet në Vetën e Parë. Ajo po flet për “Luginës së Gjinjëve”. E kush është femër dhe nuk ka pa gjinjtë e vet. E kush është mashkull dhe nuk ka pa gjinj. Cili nuk është marrosë prej atij objekti material jetësor kaq të pazëvendsueshëm. Ju keni pa nëna që nuk kanë qumsht në gjirin e vet pas lindje. Fëmijën e rritin me qumshtin e dhisë, apo të lopës së kuqe. Ky fëmijë e ka mallin e pashuar për gjirin e nënës. Herë pas here hapë gjoksin e nënës dhe puth gjinjtë edhe pse e di se qumësht aty nuk ka.
   “Hutuar dallgë e bardhë” Po, po qumshti është dallgë e bardhë. Ju keni parë edhe në reklama marketing se si bën dallgë qumshti. Ndoshta ju ka sjell puna dhe keni pa qumshtin në zjarr, kur zihet se si nxjerr shkumë të bardhë dhe ndërton një stom të madh shkume e qumshti bashkë, si vullkan që del nga bërthama e tokës, pastaj dirgjet në faqet e kovës si ortek në shpatet e bjeshkëve. Ja, ai qumsht që derdhet në zjarr fik krejt zjarrin. Pra, shuhet edhe zjarri nga qumshti. Edhe zjarri paska etje për qumsht dhe qumshti i shuan etjen.
      “Luginës së Gjinjëve”/“Hutuar dallgë e bardhë”/. Merre si në të vërtetë si ka ndodh shpesh herë. Shikon gjinjtë dhe mendja se ku nuk të shkon. Janë me të vërtetë të bardhë, me të vërtetë ka një luginë në mes tyre, ka edhe brigje në të gjitha anët, ngado që ti shikosh ka brigje, ka lugina, ka bardhësi pa fund. Të mos harrojmë ka shumë jetë, ka shumë dashuri, se dihet pa dashuri nuk ka jetë. Bile disa herë nuk kam qejf të përseris edhe dashuri, edhe jetë. Këto dy emra fjalë nuk kanë kuptim pa njëra- tjetren, bile ku shënon njerën ke shënuar të dyja.
E tash “Harroi bregun” po, po merre si ta marrësh. Në se e merr se harron të puthish buzën nuk ka asnjë faj askush. Para gjinjve nuk ka asnjë diçka tjetër që e zëvendëson. Tek njeriu ka shumë pragje, shumë brigje, shumë dilema, ndaj është materie më vehte. Në asnjë rast dashuria nuk shpërdorohet. Nuk ka koncept që mund të vërtetoj mendësinë e shpërdoruesit të dashurisë. Në se je me nënën, atëherë duhet të jetosh. Gjini i nënës është në atë moshë që gdhend vetëm në nevojën për jetë.
“Harroj Bregun”, po mundet të harrohet gjithçka edhe epshi i pa përmbajtur qendron pezull mbi gjinjtë e bukur të gruas nënë. Ka nga ata që e trajtojnë si t’u deshirojnë qejfi i tyre, por në këndvështrimin tim një nënë, e cila është edhe grua para saj dhe gjinjve të saj kanë një ndjesi të pamatshme. Sado pendë e guximshme të jesh nuk mund të përshkruash emocionin që të sjell epshi dhe pezullimi që të sjell mania e gjirit të nënës grua. Them nënë-grua, sepse çdo grua është nënë dhe çdo nënë është edhe grua. Tani, uroj që çdo grua të bëhet nënë.
Shtatë fjalët e Reshida Çobës më detyruan të shënoj gjithë këtë mendim timin për gjinjtë, për luginat e tyre, për dallgët që ato çojnë, për zanafillën biologjike dhe për atë më kryesoren për filozofinë e vargut të saj.
Por unë e kam fjalën për gjinjtë që ka lind nga nëna dhe jo për gjinjtë e harrnuar dhe të montuar, që në prekje ngjajnë si dru. Këtu e kam fjalën për gjinjtë, për ndjesinë që jep ai gji në misterin e tij, si diçka e padukshme, e imagjinueshme, e paimagjnueshme, që mendo e kujton dhe nuk guxon ta prekësh si e paprekshme dhe që nuk duron përçmim. E kam fjalën për gjirin si ushqimi fillestar nga nëna që të rritë dhe të pjek intelegjencën, të konsolidon llogjikën e të jep jetën. Për këtë lloj gjiri shkruan Reshida Çoba.
Këto shtatë fjalë janë një postulat, tezë e një mendimi të kualifikuar. Ju thashë më lart se duhet një simpozium i tërë të zbërthejë këtë shtatë fjalësh. Koncentrimi filozofik i vargut të Reshidës sjell me vete një thesë fjalë që duhet të seleksionohen. Gdhend fjalë, gdhend metaforë, gdhend realitet, gdhend epokë.
Autorja u nxori punë të gjithëve, mendoj unë. Për një shkreptim rrufeje pa re që përzhitë gati çdo mendje në harrim, jo si harresë, por si vëllim.
Aty nuk ka figura, pak dhe shumë, aty nuk ka legjenda, pak dhe pa fund, aty ka mister që askush ndonjëherë s’ka për ta njohur. Ka dhe transparencë që shihet nga kudo, aty ka gjithçka që gjen njeriu tek nëna.

Filed Under: ESSE Tagged With: Hasan Selimi, Reshida Coba, shtate fjaleshi

FRYMA, DINAMIKA E VIZIONET E KOHËS NË VEPRAT E HASAN SELIMIT

October 2, 2014 by dgreca

– Esse e plotë për veprat “Antologji e Endrrës” (2013) dhe “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014)/
Nga Ramiz LUSHAJ/
1-“Antologji e Ëndrrës”(2013) e Hasan Selimit përveçohet dukshëm e thuktë si një “Vepër e Vertikalitetit”, e shfaqur asht’ e palcë në dimensionet e madhërishme prej nga Qielli (Zoti) në Tokë (Njeriu), nga Ëndrra (Hyjnore) tek Vepra (Jetësore).
Kjo vepër si një prozë poetike, në esse e përsiatje të saj, me plot musht e mesazhe pasqyron e jep traditë, evolucion, prognozë. Aty fjalaflet se Zoti i Gjithpushtetshëm e i Mëshirshëm në Qiell kërkon që edhe njerëzit e tij në Tokë të jenë të pushtetshëm e bajemirë, të duan vetëveten, të mos harrojnë prejardhjen, lindjen e trashëgiminë, të duan të Drejtën e të Vërtetën, të ecin kah e Mira dhe e Mbara. Pra, njerëzit të kenë shenjtëritë e veta, të kenë shenja lavdie të tyre, të jetojnë jetën.
Hasan Selimi, besimtar e mendimtar, në kit’ vepër teologo-filozofike të një lloji të veçantë, në kit’ botë në zhvillim me shpejtësinë e dritës e me dixhitalizim përtej imagjinatës ma të ndezur, na e mirëparaqet Jetën si Mision dhe Njeriun Udhëtar, i cili vrapon, në kambë, me gravitet, në përballje, drejt të nesërmes. “Njeriu në jetën e vet udhëton, -thotë autori- bile edhe vrapon për të gjetur gjënë e tij më të shtrenjtë, më të bukur, më të domosdoshme, më të nevojshme”(f. 47)
Edhe Ëndrrat marrin krahë në Galaktikë e hapaudhë lartësore në Jetën reale, tokësore, në faqet e librit. Ëndrrat janë tharm’ në langun e Jetës, që në brumin e Kohës na e japin Bukën e përditshme. Ëndrrat pa tharm’ e Jeta pa lang’ mbeten thatanike, shkretinë. Ka të drejtë autori atdhetar i kësaj vepre me visare teksa pohon, apelon: Ne, Shqiptarët, jemi Ëndrrimtarë shumëshekullor, me pritmëri e shpesh deri në tepri. Sot, plot Ëndrra e Vepra Kombëtare Shqiptare po iu besojmë me sakrifica, me shpresë e besë, këtij Rendi të Ri Botëror, integrimeve e zhvillimeve euro-atlantike në BE e NATO, krijimit të Shqipërisë Etnike, Natyrale, të paktën në kufij vilajetor shqipfolës të 1912-tës.
“E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore”(2014), libri ma i ri i Hasan Selimit, si të thuash, është një ”Vepër e Horizontalitetit”. Natyrisht, e drejta ndërkombëtare publike si nocion, kodifikim, subjekt, etj., është një tërësi aktesh të pranuara me pëlqimin e Kombeve, të cilat aplikohen si burim i së drejtës për çdo shtet. Në kit’ rrafsh horizontal edhe Shqipëria Londineze ka vendin e rendin e vet, lidhjet, marrëdhëniet e dinamikat diplomatike, politike, juridike të saj me shtetet fqinjë e ato ballkanike, ato paneuropiane e ndërplanetare. Sigurisht, edhe bartja e traditës shqiptare e të drejtës ndërkombëtare publike, nga Antikiteti Ilir tek ky Rendi i Ri Botëror, ka ardhë ndër breza në rrafshin horizontal si prurje, si përvojë, si trashëgimi kombëtare, sadoqë ka pasë ndërprerje kohore të shpeshta, izolime, bllokime e kundërvënie të shumta prej vetes e nga të tjerët, memorie shtypshkrimore disi të pakët, etj. Patjetër, edhe trajtesa plotore e autorit Hasan Selimi në kit’ monografi shkencore shtrihet në rrafshin horizontal, si arritje e autorit, si përvojë e kohës.
2.Vepra “Antologji e Ëndrrës” (2013) më përngjan si një Traktat teologjik e filozofik, që autori ia vno në prehën kohës së sotme, ua jep në duar lexuesve të tij. Hasan Selimi ecën fort e mirë në këto dy shina. Duket timonier i zoti. Sa hyjnor edhe akademik. Vërtet nga shpirti e gjuha e tij shkruhet me njohje të thellë e kulturë të gjërë për Teologji e Filozofi, të cilat nuk janë krejt e njëjta gja, po e veçanta përgëzuese për autorin është fakti botëformues e librashkrues se nuk i sheh ato si dy të kundërta, si përjashtuese ndaj njëra-tjetrës. Ai me peshoren e studiuesit e çekiçin e drejtësisë, sheh ndërveprimet e ban analiza krahasuese mes mendimit shkencor filozofik e atij teologjik fetar.
Në krejt veprën “Antologji e Ëndrrës” besimtari me bekim e penë, Sheh Hasan Selimi – Njeri i Mirë, është – njëherash – sa i Mendimit dhe i Veprimit, pasi nga nektari i traditës e i kohës, nga shembujt e vetëvetes e të realitetit, del me përfundime të themelta, domethënëse, visare, që disa sish marrin dhe vlera e vulë kodike e aksiometrike. Qartë duket se ky autor meritor e vizionar ka plug e farë nga fryma e Kuranit, nga drita e Ehlibejtit, palcon nga genet e veta brezni mira, jep nga shenjtëritë e shejat e veta.
Vepra tjetër e Hasan Selimit “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014) me fol troç është një “Manual” i vyer në tavolinën e punës për diplomatët, politikanët, ekspertë e studentë (pas)universitar të së drejtës ndërkombëtare publike.
Edhe ata që nuk e kanë kit’ lami si profesion apo pasion, po ta lexojnë kit’ monografi shkencore kanë përfitesa kulturore në dijenitë e tyre qytetare, pasi vet autori dorëshkrimor i saj është një personalitet shumëdimensional i kohës sonë, ka derdh e shkri’ aty dijeni e aftësi të mendjes e penës së tij.
Pra, njejtësisht e njëkohësisht, të dy e nderojnë lartësisht njëri-tjetrin: edhe autori veprën, edhe vepra autorin.

3.Kjo vepra e dytë e Hasan Selimit më përngjan edhe me një “Autostradë” shqiptare, mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Sigurisht, në kilometrat e horizontin e saj është E Drejta Ndërkombëtare Publike. Specialistët në zbatim projekti një fragmenti rruge në ndërtim i thonë “loti” ndërtues. Kësisoj edhe kjo vepër shkencore e tij ka segmentin e vet vendor e kohor. Ka energjitë e rrezatimet e veta. Patjetër, si për Autostradën Durrës-Prishtinë e ma andej, kemi nevojë edhe për një “Autostradë” të tillë me vepra si kjo e Hasan Selimit, pasi të tilla vepra i kemi të pakta në skedat shqip të bibliotekave me libra në Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Duhen sa ma shumë libra të tillë në Autostradën e Dijes e të Kohës që të krijojmë bibliotekë të veçantë me to në korpusin bibliotekar kombëtar.
Në kit’ soj veprash për të drejtën ndërkombëtare publike kemi kryesisht disa libra universitar nga disa titullar, me tituj e grada shkencore, që i kanë shkrue ato germë pas gërme e vit pas viti për t’i pasë në katedra e auditore, si pjesë medalionare të detyrës, profesionit e rrogës. Krejt ndryshe ngjet me Hasan Selimin. Ai e ka shkrue kit’ monografi shkencore si Atdhetar Kombëtar, si Qytetar i Lirë, në Kohën e Lirë, me Vullnet të Lirë. Po jo me Kosto të Lirë.
Doktoranti jurist, teolog, studiues, Hasan Selimi nga Kasajt e Tropojës e me banim familjar në afri të Unazës së vjetër të Tiranës, prej dekadash punon gjyqtar me togun e zi e faqe të bardhë në Shkodër, kryelartë i udhës edhe në vitin e vështirë ’97. Ndoshta shteti ende ka mendësi se ka lind për të punue vetëm në kit’ kryeqytet të lashtë e të ri të Veriut Shqiptar të coptuem më 1913.
Kulla e Hasan Selimit në Kasaj të Tropojës në brezni janë të mendjes e të pushkës, si meshkujt edhe femnat, dhe i kanë lanë emën e vend vetes në rranjët e trollit, të fisit të Shipshanit e Gashit, të Malësisë së Gjakovës e Rrafshit të Dukagjinit dhe në ditët e shekujt e kombit. Edhe farefisnia i kanë lisnue dinjitar. Në memorien e historisë kombëtare kanë dëshmorë e martirë të kombit që kanë dhanë jetën në Plavë-Guci e deri në Sanxhak.
Në familjen e Hasan Selimit të gjithë janë (pas)universitar. Një shtëpi intelektuale. E shoqja e tij në rreth katër dekada, Fahrija, është mësuese. Tre fëmijët e tij me emra epik, lisa rrënjas të trollit të vet, Tanusha, doktorre e shkencave, avokate me kërkesa e mbingarkesë pune, dy djemtë mastër të shkencave, Kushtrimi e Kreshniku, kanë krye juridikun, ndonjani edhe fakultet të dytë. Kështu, siç duket, ata janë një “dekanat” më vete e hierarkia nuk ka mëdyshje: dekan i pavotueshëm është Hasan Selimi.
Përndryshe, Hasan Selimaj, ky studiues shumëdimensional, në ditët e sotme e në hapësira etnike shqiptare, në simbolikë e tue ia sydrit’ kaçikin, tue ia njoft udhët e jetës si dhe dy veprat e tij të botuara “Antologjia e Ëndrrës’ dhe “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” e ato në dorëshkrim, mund të themi se është një nga “kryepleqtë” e fjalës juridike, filozofike, teologjike, diplomatike.
4.Sheh Hasan Selimi kur shkruan “Antologji e Ëndrrës” në gjithçka e për gjithçka i beson Vehtes, e nis nga Vetëvetja. Kjo duket genetike, e brezave të vet, e trollit të tij. Ndaj burimon me kaq forcë magjike, dlirësi hyjnore, peshë realiteti në faqe e rradhë të veprës së tij të vyer.
Ai e ka vendos mrekullisht e mjeshtërisht në qendër të veprës së vet Njeriun. E ky Njeri është Krijesë e dashur e Zotit, që ia dha shpirtin si shkëndi e dritës së vet. Ky Njeri jeton brenda lirisë së Zotit, me dashurinë për Zotin, në hapësira gjeo-historike e (anti)demokratike të kohës. Nuk është as “Njeriu i Ri” ideologjik. Po as skllav modern i Kapitalit. Në kit’ vepër mirfilli teologo-filozofike Hasan Selimi e ka kryefjalë Njeriun e Lirë, me të gjitha Dimensionet e Njeriut të Lirë. Natyrisht edhe me të gjithë kompleksitetin, diversitetin, kontraversitetin e dinamikën e Njeriut të Sodit e të Kohës së Sodit.
Dimensionet jetësore të Hasan Selimit si besimtar i lartë e jurist i shquar e bajnë ta këndvështrojnë Njeriun në epiqendër e brenda parimeve të shenjta e ato juridike. Ai është krejt natyral e aspak artificial. Sa hyjnor edhe jetësor. Si në veprën e tij edhe në profesionin e detyrën e tij, në besimtarinë e jetën e tij.
Prof. Dr. Lisen Bashkurti, ambasador, president i Akademisë Diplomatike Shqiptare, në parathanien e tij “Një jetë me nder, vlerë, besim e dituri”, botuar tek vepra e Hasan Selimit “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014) kumton: “Ajo që përputhet tek të gjithë opinionet për Hasan Selimin është një fakt, që do të thoja unik për një gjyqtar, por shumë i dëshiruar për drejtësinë shqiptare. Hasan Selimi e sheh njeriun në kompleksitet. Ai gjykon fillimisht njeriun e pastaj çështjen e tij. Ai zbërthen psikologjinë, rastet, rrethanat, kushtet, mjediset, trashëgiminë, sfidat, hallet, shkaqet – e pastaj vesh togun e zi të gjyqtarit për të dhënë vendimin. Për Hasan Selimin, kodet, proçedurat, ekspertët, prokurorët, avokatët, të pandehurit ose persoant përpara drejtësisë – janë qënie që gëzojnë trajtimin më të arsyeshëm,më të drejtë e më të dobishëm për to, për familjet e tyre e për mbarë shoqërinë. Është rast unik në përvojën time të njoh një gjyqtar të tillë” (f.23).
Kjo detyra e profesioni i juristit të mbrrimë i ka ndihmue mjaft e mirë studiuesit të themeltë e të vlertë, Hasan Selimi, për me e shkrojt artnisht veprën e tij shkencore me 252 faqe me vështrime, analiza e konkluzione shkencore për të Drejtën Ndërkombëtare Publike.
5.Dy veprat e Hasan Selimit në të djeshmen e afërt do të ishin “mollë e ndaluar” apo “lule mos e prek”. Si traktati filozofiko-teologjik “Antalogjia e Ëndrrës” (2013) edhe “manuali” diplomatik, historik, juridik, kulturor “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014).
Dje, feja ishte e ndaluar zyrtarisht, deri në përndjekje ideo-politike, në dënime publike e juridike. E kemi përjetue ne brezat e ’67-tës kit’ ikuizicion komunist. E, megjithatë feja jetonte në shpirtin, ritet e ëndrrat e besimtarëve të saj të shumtë. Ishte e mbetet paradoks i madh i globit që në kombin shqiptar që Shën Konstandini i Madh i Nishit të Dardanisë e shpalli Krishtërimin Fe Zyrtare për botën e derisotme. Asokohe nuk mund të konceptohej që Sheh Hasan Selimi të botonte një vepër të tillë si “Antologjia e Ëndrrës”.
Dje, E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare ishin privilegj i njerëzve të përzgjedhur nga kriteret e klasa politike e shtetit monist ma të izoluar të botës. Ata që merreshin me këto disiplina madhore të diplomacisë shqiptare i kishin apo i trajtonin këto si “pronë” e tyre. Aq ma keq. Ishin “tabu” për të tjerët. Kjo politikë me të tilla praktika na ka pru tek e keqja e sotme që në kit’ fushë, në këto disiplina, të kemi vepra të pakta. Boshllek të madh. Asokohe studiuesi me dimensione akademike, Hasan Selimi, nuk mund ta botonte një vepër të tillë shkencore si kjo: “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore”, pasi këto ishin atribut e kontribut i njerëzve të caktuar nga shteti i kohës e jo nga të tjerët me vullnet të lirë. Kjo nuk do të ishte e mundur as nga një personalitet shumdimensional si Hasan Selimi një jurist doktorant në Gjykatën e Shkodrës, një Sheh ehlibejt me bekim e gradë në Gjakovë përtej Qafës së Morinës krye kullës së tij, një qytetar i Tropojës, i Shkodrës, i Tiranës, i Gjakovës; një njeri i pushkës në traditë e i penës me meritë. As nga Hasan Selimi me vlera e visare, me emër të mirë në kohna të vështira.
Me dy veprat e tij Hasan Selimi i ka thye muret e izolimit. Ndokush mund të thotë se kjo u tejkalue në vitet ’90. Jo. Këto mure thyhen çdo ditë, çdo vit, në çdo dekadë e çdo shekull. Muri i izolimit të diktaturës së djeshme ishte tejet i madh, ndaj duhet kohë e luftë e madhe me e thye atë njëherë e mirë, përgjithmonë. Diku, në mes fjalëve urtake e bekimore të Papa Franceskut në 21 shtatorin 2014, kuptimova mesazhin e Tij: të ruhemi nga diktaturat e reja. E ka të drejtë. Diktaturat e reja krijojnë mure të rinj të izolimit nga brenda. Dalja nga diktatura të vjetra të zeza apo të kuqe e rënia në diktatura të bardha ose të pafytyra, formësojnë e formatojnë “mure” brenda nesh. Mure mes shtetarëve e popullit, mes krahinave e vllaznive dhe familjeve, etj. Mure me fqinjtë, me Europën, me botën.
I ndritshmi me mendje e penë, Hasan Selimi, ngrihet përditë mbi muret e izolimit të djeshmes e të sotmes. Mbi muret e izolimit nga jashtë e nga brenda. Me muret që na i ngrejnë të Tjerët e me muret që ia ngrejmë Vetes. I thyen ato. Nëse me veprën e dytë “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” e thyen murin e izolimit nga jashtë, me veprën e parë “Antologjia e Ëndrrës” i thyen muret e izlimit nga brenda.
Thyerja e mureve kërkon mjeshtri, muskuj, dije, djersë. Edhe muret e djehit me hekurnajë. Edhe muret e sodit me betonime. Edhe muret e djehit me klone. Edhe muret e sodit me klonime. Duket se Hasan Selimi ka shpirt e forcë me u ngrit mbi muret, me i thye ato, brenda Vetes e tek të Tjerët, nga Jashtë e nga Brenda. Kjo duket edhe tek dy veprat e tij që kanë shumçka: Jetë. Dinamikë. Dimensione. Hapësira. Lartësi. Shembullime.
Këto janë shenja të mirë në veprat e tij, në jetën e tij.
6.Vepra studimore “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” i hap udhë studiuesit doktorant Hasan Selimi të jetë pjesë e botës akademike, pasi në rradhë e faqe të saj shohim stilin akademik të autorit jurist kariere, ndjejmë frymën akademike në trajtesa shumëdisiplinore, në sjelljet e përcjelljet e fakteve e argumenteve; në analiza të ngulta e të thukta përmes klasifikimit, seleksionimit, krahasimit; mbrritja në konkluzione, vështrime me prognozë e vizione kombëtare shqiptare, bashkohore euro-atlantike, globale.
Zotësi dinjitare tregon studiuesi Hasan Selimi teksa rrok me vështrim e analizë rrënjë e degë edhe diplomacinë, edhe të drejtën ndërkombëtare publike, edhe gjithato zhvillime të sotme bashkëkohore si tek kapitulli VI “Rendi i Ri Botëror dhe reforma juridike e OKB-së” (f. 193-238), etj.
Natyrisht, E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare janë “bakllava” e Diplomacisë që na shfaqet e vjen para syve e në terren praktik politik e jetësor. As njana e as tjetra nga këto dy disiplina nuk janë vet “bakllava”, po elementë të gatimit të saj.
Hasan Selimi, edhe në kit’ veprën e fundit, i ruan graniturat përbërëse, gramaturat lëndore, temperaturat mjedisore e kohore, tue e pjekë “bakllavën” pa u djegë në duart e magjes së tij – laborato dhe me pasë hijeshi e shije në tavolinën e punës të të interesuarve dhe në biblioteka vetjake e publike (ndër)kombtare.
Kjo është meritë e tij: e pastër, e paqtë, e pëlqyeshme. Duket se autori ka intelekt genetik, natyror, hyjnor. Po ka edhe dorë për mirë. Ka edhe dorë akademike.
Shyqyr që nuk ka hyrë në thelluta të mëdha të Drejtës Ndërkombëtare e të Marrëdhanieve Ndërkombëtare, se ndoshta hala nuk do të kishte ardhë drejt nesh me kit’ vepër shkencore, e cila gjatë shpalimit na merr me vete në autostradë pa na lanë e fut në xhepa të saj. Hasan Selimi mirëflet për Traditën Ilire, për Lindjen e Afërt e të Mesme dhe Kinë e Indi deri tek Rendi i Ri Botëror dhe tek OKB e sodit, tek Karta e Kombeve të bashkuara e reforma të nevojshme e të pritshme të saj.

7-Një tjetër meritë e Hasan Selimit në kit’ vepër shkencore ka të bajnë me faktin se E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare i këndvështron, hulumton, trajton, prognozon, konkludon në lidhje me zhvillime të sotme botërore, me vet dinamikat diplomatike e politike në terrenin panshqiptar e global.
E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhaniet Ndërkombëtare në kit’ vepër të Hasan Selimit më përngjasojnë disi edhe ndryshe: si “dy barrë” të ngarkesës të një kali në rrugëtim, ndërsa zhvillimet botërore si “frerët” e këtij kali. Barrët nuk duhet me i marrë ana kah kurrnjani krah. Edhe frenat duhet me dijt me i mbajt fort e mirë.
Autori i veprës shkencore “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” është një kalorës i mirë, i zoti, i pakthyeshëm, i pathyeshëm. Kali i rrinë mirë Atij. Ai është një ndër kalorësit e kohës tonë. Ai kalëron qyshse ka mësue me ecë në kambë në Kasaj të Shipshanit të Malësisë së Gjakovës… Ai kalëron me kalin e tij. Në korsinë e tij. Në hisen e diellit të vet. Me shenjat e shenjtëritë e veta. Me frymën e vet të trollit, besimit, veprimit. Me veprat e veta.
Hasan Selimi në hapat, frymën, dritën, udhët, në veprat e tij…do’ me i përnga’ përditë e përjetë vetëm një njeriu në kit’ botë e tokë: Hasan Selimit. Në kuptimin hyjnor e njerëzor, ideal e real ky punon e jeton që Hasan Selimi të jetë e mbetet Hasan Selimi. E ky njeri i mbrrimë po ia mbrri’ të jetë i tillë. Shenja të mira të profilit të tij, të formatit të tij, janë edhe këto dy vepra të tij në dy vitet e fundit.

Filed Under: ESSE Tagged With: E drejta Nderkombetare, Hasan Selimi, Ramiz Lushaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT