SHKRIMTARI QE HAPI DRITARE TË NDRITSHME NË LETËRSI
Shkruan: Shaban Cakolli/
Letërsia jonë është fatlume,nga se ajo ka njerëz që janë të mishëruar me te,të cilët e ruajnë,e kultivojnë,e pasurojnë,hedhin dritë mbi te,mbi krijuesit e mëdhenj të cilët bënë letërsinë tanë,duke hedhur dritë dhe afirmuar krijuesit tanë të rinjë bashkohës dhe modern:Një mishërues i tillë padyshim është letrari dhe poeti Haxhi Muhaxheri,i cili pos obligimeve të jetës private jeton në një kulm me letërsinë.Kjo nuk është diçka vetëm e pasurisë së vlerave artistike të tij,por edhe përzgjedhja e krijimtarisë letrare e gjithë krijuesëve tanë nga fillet e letërsisë të cilët kanë bërë emra në letërsinë tonë kombëtare,duke pasqyruar edhe letrar të huaj me famë botërore.Janë disa faqe të cilat Haxhiu i ka hapur dhe i përfaqëson krijuesit tanë bashkohës,por për to i duhet kohë dhe mund të i administroj,si psh.faqet Sofra Poetike,Ora Poetike, Albplanet,Alpoeteka,etj….
Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori” dhe botues i revistës “Alberos”(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: “Pena”(letrare), “Dëshira”(për familje) dhe “Fanari”(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.
Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq i cili ka bërë dhe po bënë shumë
për letërsinë tonë kombëtare.Ai përveq që krijon poezi dhe prozë,bënë shumë në afirmimin e krijuesëve,si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike,Faqja për fëmijë, Një njeri i cili nuk din për pushimin,ai ka shumë angazhime në punë,jetën e vet private,por pas orarit të punës gjenë kohë dhe i përkushtohet punës në letërsi dhe kulturë.Haxhiu bënë pak gjumë,kurdo në orët e vonatë natës e gjenë në internet.Ai shkrinë mundin e tij në punë,për të përfaqësuar letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare. Janë shkrime me mjaft vlerë, ato që na i ofron Haxhiu,në faqet e kulturës të cilat me mundi i ka hapur dhe i administron,Duke shfletuar ngadal krijimtarinë e tij,kam hasur në shumë faqe të internetit,të cilat ai i ka hapur dhe i administron,të cilat kryekëput iu është përkushtuar mbrojtëjes dhe pasurimit të letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare.Aty në faqet e tij hasim letrarët nga leteria e vjetër,ajo e Bejtejgjinjëve,e Rilindjes,e pavarësisë,moderne,deri te letersia jonë bashkohore.Aty gjenë letrarët më të spikatur,por ka faqe të cilat përfaqëson edhe këngëtarët e mirëfilltë të kombit.Të administrosh tërë këto faqe duhet mund,kujdes,por këto i bënë vetëm Haxhiu nga vullneti i tij i pashuar,dashuria për kulturë kombëtare.
Unë kam mundur të vizitoj disa faqe të tij,por nuk është e thënë se kam mundur të i vizitoj të gjitha:Ja disa prej tyre të cilat kam mundur të i përcjell:
Ora shqiptare
AlbPlanet
AlbPoetika
Sofra poetike
Ora poetike
Maratona poetike
Poezi shqiptare
Libra dhe autore
Bukureza
ALBwebTV
Malli
Arena
Lugu i Baranit
Kosuriqi
Poezi për Shqipërinë
Poezi për Kosovën
Poezi për Çamërinë
Të hysh në faqet e tij ndjenë kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore,aty dëgjon deklamimet nga vet autorët,pejsazhe të bukura,shoqëruar me gurgullima burimesh e cicërrima zogjësh.
Për lexuesit tanë po zgjedhim një cikël poetik nga Haxhi Muhaxheri:
Haxhi Muhaxheri
POETI
Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë
Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson
Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
një këngë e re po vjen
PSE VDIÇ POETI
Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja
Mos pysni
pse vdiç poeti
KUR MË THOSHE
(Babait)
Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s’e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!
-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!
-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!
Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s’kan ç’të bëjnë epidemitë!
Plaku im i urtë,
Ç’peshë të kishte fjala…
LALËS
Rudha e ballit
vrragë kohësh
Fjala
mbrumur motesh
Hapi i tij
shteg i ri
Unë
bimë e farës së tij
“Rilindj”, 26.04 1987
GURRË E ZJARR
Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit
Ëndërroja
dashuroja
Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr
“Rilindja”, 1991
SHENJTOR I LETRAVE TONA
(At Gjeçovit)
Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha
Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë
Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon
“Shkendija” Nr 44, fq.12, 1991
KOSOVËS
Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie
MOS
Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve
Mos i mallko yjet
Për brengat që ke
Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje
Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës