• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Portrete mërgimtarësh – Haxhi Muhaxheri-Australi

April 22, 2018 by dgreca

Portrete mërgimtarësh krijues/
SUKSESET E PAKONTESTUESHME TË HAXHI MUHAXHERIT/
Nga Sabit Avduli/ Zelande e Re/
Jam larg nga vendlindja sa nuk ka më larg në planetin Tokë dhe interneti është e vetmja dritare prej nga shoh e përcjell ato që ndodhin në  tokat shqiptare e botë. Përmes internetit hap faqet e gazetave, dëgjoj radiot të lidhura në internet, jam në rrjedha të asaj që ndodh në kulturë etj. Emri  i mërgimtarit që më fascinon me energjinë e tij hulumtuese, me punën krijuese e të  dobishme në fushën e letërsisë, këngës, muzikës e historisë shqiptare prej të cilit mësoj unë e diaspora shqiptare është Haxhi Muhaxheri.  Haxhiu administron webfaqe, revista elektronike, radio, që aq bukur informojnë, afirmojnë, kujtojnë njerëzit që kanë dhënë shumë kulturës e historisë shqiptare të mos harrohen. Webfaqet  e tija me programe të shëndosha kanë me mijëra anëtarë që shkruajnë, komentojnë, njoftojnë diasporën shqiptare për arritjen në fushën e letërsisë e arteve tjera. Në google mjafton të shkruhet emri i tij dhe hapen me dhjeta faqe të cilat i administron Haxhiu. Faqe këto që afirmojnë emra të rinj krijuesish, afirmojnë poezinë, këngën, muzikën e të vërtetën tonë e gjithçkaje tjetër shqiptare. Ideali i Haxhiut, kam vërejtur në punën e tij, është realizimi i synimeve të brezave  për  të qenë i lirë e zot në tokat e veta shqiptari. Nga biografia e Haxhiut shihet se ai edhe në Kosovë ka bë shumë për kulturën shqiptare, si gazetar, publicist, shkrimtar e botues gazetash. Në mërgim Haxhiu vetëm vazhdoi veprimtarin e tij fisnike por tash, duke gjetur rrugën më të mirë e më të shpejt përmes internetit për të arritur kështu suksese të pakontestueshme sikur të ishte institucion kulturor  i paguar. Me ketë shkrim të pakët sa një pikë uji në det për Haxhiun e punën e tij kaq të madhe jap opinionin time personal në bazë të shkrimeve të postuara në internet, komunikimit me Te prej së largu unë në Zelandën e Re ai në Austri. Autori i shumë veprave e fitues i çmimeve letrare Haxhi Muhaxheri shkollën fillore e kreu në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letërsi dhe gjuhë) në Universitetin e Prishtinës. Muhaxheri një kohë ka qenë  kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpisë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori”.  Gëzon fakti se Muhaxheri është aktiv dhe nuk ndalet së punuari e administruari webfaqe, portale  dhe Radio Lirinë me seli në Austri, e cila dëgjohet edhe këtu në Zelandën e Re.
Sabit Abdyli
Auckland, 23 prill 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: Haxhi Muhaxheri, portrete Mergimtaresh, Sabit Abduli

SHKRIMTARI QE HAPI DRITARE TË NDRITSHME NË LETËRSI

October 3, 2013 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/

Letërsia jonë është fatlume,nga se ajo ka njerëz që janë të mishëruar me te,të cilët e ruajnë,e kultivojnë,e pasurojnë,hedhin dritë mbi te,mbi krijuesit e mëdhenj të cilët bënë letërsinë tanë,duke hedhur dritë dhe afirmuar krijuesit tanë të rinjë bashkohës dhe modern:Një mishërues i  tillë padyshim është letrari dhe poeti Haxhi Muhaxheri,i cili pos obligimeve të jetës private jeton në një kulm me letërsinë.Kjo nuk është diçka vetëm e pasurisë së vlerave artistike të tij,por edhe përzgjedhja e krijimtarisë letrare e gjithë krijuesëve tanë nga  fillet e letërsisë të cilët kanë bërë emra në letërsinë tonë kombëtare,duke pasqyruar  edhe letrar të huaj me famë botërore.Janë disa faqe të cilat Haxhiu i ka hapur dhe i përfaqëson krijuesit tanë bashkohës,por për to i duhet kohë dhe mund të i administroj,si psh.faqet Sofra  Poetike,Ora Poetike, Albplanet,Alpoeteka,etj….

Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori” dhe botues i revistës “Alberos”(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: “Pena”(letrare), “Dëshira”(për familje) dhe “Fanari”(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.

Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq  i cili ka bërë dhe po bënë shumë

për letërsinë tonë kombëtare.Ai përveq që  krijon poezi dhe prozë,bënë shumë në afirmimin e krijuesëve,si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike,Faqja për fëmijë, Një njeri i cili nuk din për pushimin,ai ka shumë angazhime në punë,jetën e vet private,por pas orarit të punës gjenë kohë dhe i përkushtohet punës në letërsi dhe kulturë.Haxhiu bënë pak gjumë,kurdo në orët e vonatë natës e gjenë në internet.Ai shkrinë  mundin e tij në punë,për të përfaqësuar letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare. Janë shkrime me mjaft vlerë, ato që na i ofron Haxhiu,në faqet e kulturës të cilat me mundi i ka hapur dhe i administron,Duke shfletuar ngadal krijimtarinë e tij,kam hasur në shumë faqe të internetit,të cilat ai i ka hapur dhe i administron,të cilat kryekëput iu është përkushtuar mbrojtëjes dhe pasurimit të letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare.Aty në faqet e tij hasim letrarët nga leteria e vjetër,ajo e Bejtejgjinjëve,e Rilindjes,e pavarësisë,moderne,deri te letersia jonë bashkohore.Aty gjenë letrarët më të spikatur,por ka faqe të cilat përfaqëson edhe këngëtarët e mirëfilltë të kombit.Të administrosh tërë këto faqe duhet mund,kujdes,por këto i bënë vetëm  Haxhiu nga vullneti i tij i pashuar,dashuria për kulturë kombëtare.

Unë kam mundur të vizitoj  disa faqe të tij,por nuk është e thënë se kam mundur të i vizitoj të gjitha:Ja disa prej tyre të cilat kam mundur të i përcjell:

 

Ora shqiptare

AlbPlanet

AlbPoetika

Sofra poetike

Ora poetike

Maratona poetike

Poezi shqiptare

Libra dhe autore

Bukureza

ALBwebTV

Malli

Arena

Lugu i Baranit

Kosuriqi

Poezi për Shqipërinë

Poezi për Kosovën

Poezi për Çamërinë

 

Të hysh në faqet e tij ndjenë kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore,aty dëgjon deklamimet nga vet autorët,pejsazhe të bukura,shoqëruar me gurgullima burimesh e cicërrima zogjësh.

 

Për lexuesit tanë po zgjedhim një cikël poetik nga  Haxhi Muhaxheri:

 

Haxhi Muhaxheri

 

POETI

 

Fle me të gjitha të dashurat

dhe zgjohet bashkë me dritën

Për ta zën frymëzimin e parë

 

Merr Udhën e Qumshtit

gjuhën e yjve mëson

 

Per vrimë të gjilpërës

Përbiron detin

në kërkim

të fjalës së pa thënë

një këngë e re po vjen

 

 

 

PSE VDIÇ POETI

 

Çdo fjale

vargu a poezie

shpirt i dha nga vetja

 

Mos pysni

pse vdiç poeti

 

 

 

 

 

KUR MË THOSHE

 

(Babait)

 

Më kujtohet kur me thoshe:

-Po s’e zure hapin me kohen,

i rënd do të shkoj moti!

 

-Më e mirë është një ditë sokol,

se një jetë gogol!

 

-Dielli huaj verbon,

e shpesh urrehemi nga dashuria!

 

Më kujtohet kur më thoshe:

-Po u mbështete në diell

s’kan ç’të bëjnë epidemitë!

 

Plaku im i urtë,

Ç’peshë të kishte fjala…

LALËS

 

Rudha e ballit

vrragë kohësh

 

Fjala

mbrumur motesh

Hapi i tij

shteg i ri

Unë

bimë e farës së tij

 

“Rilindj”, 26.04 1987

GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti

kengen e diellit

Ëndërroja

dashuroja

Gurrë jete e gëzimi

vret macen e zezë mallkimi

Dashuria ime

gurrë e zjarr

 

“Rilindja”, 1991

SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)

Grurisht

Uratë u këndoje fateve të bardha

Përballë stuhish

Polemit i thurje legjendë

Gjeçov

O Ati ynë

Shenjtor i letrave tona

Venecia ende frymon

“Shkendija” Nr 44, fq.12, 1991

 

KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj

pritë të zinin keqas djalli e i biri

Po ti stuhive u bëje ball

Me lutjen për të madhin

Për atë bimë dardane

Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie

Kosova ime diell (i)lirie

 

MOS

Mos e humb buzëqeshjën

Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet

Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin

Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën

Po nuk pati zë

Mes gurit e tokës

 

Filed Under: Featured Tagged With: Haxhi Muhaxheri, Shaban Cakolli

Artikujt e fundit

  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT