• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vjenë, protestë kundër ndalimit të Ramush Haredinaj

January 11, 2017 by dgreca

1 Protestë, Ramushi është heroHazir Mehmeti/Vjenë, 11 janar 2017/                                                                          
    Në sheshin e njohur të Vjenës Schwarzenbergplatz,, para Ambasadës së Francës, u protestua nga mërgimtarët shqiptarë kundër arrestimit të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.  Morën pjesë bashke mërgimtarë nga Graci, Linci, St.Pölteni e Vjena duke shprehur mllefin për arrestimin e  padrejtë të Ramush Haradinaj, njëri ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e Kosovës dhe tani kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nismëtare dhe organizatore ishte dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Austri në emër të së cilës fjalë rasti mbajti Sali Tolaj: “ Është e padrejtë arrestimi i Komandantit, ish kryeministrit dhe kryetarit të Aleancës për ardhmërinë e Kosovë z.Ramush Haradinaj, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Serbia, ajo që bëri gjenocid mbi popullin shqiptarë, është i papranueshëm, i pakuptimtë dhe një fyerje ndaj një kombi. Kërkojmë nga autoritetet franceze që menjëherë ta liroj”

Tubimi u drejtua nga veprimtari  Xhevat Balaj, i cili lexoi kërkesat e mitingut protestues. “ Kërkojmë nga autoritet franceze që të lirohet menjëherë kryetari Ramush Haradinaj. Ndalesa e tij është e pakuptimtë pasi z. Haradinaj u shpall dy herë i pafajshëm nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës. Po ashtu, kërkojmë nga Institucionet e Kosovës të ndërpresin urgjentisht bisedimet me Serbinë deri në heqjen e të gjitha fletë-arresteve të lëshuar nga shteti serb”. Fjalë proteste mbajtën shumë përfaqësues shoqatash: Argëtim Hani; Valdrin Morina, Lobi Euroatlanti; Bukurije Lajqi, Rugovë; Enver Shala, Hazir Mehmeti.

   Protestuesit mbanin në duar portrete të Ramush Haradinajt dhe pllakatet: “Ramushi është Kosova”, “Haradinaj ist Kosovo”, “Je suis- Haradinaj”,” Haradinaj est le Kosova”,  “Krenohemi me veprën tuaj, Ramush Haradinaj”. Delegacioni nga Xhevat Balaj dhe Sali Tolallj, përfaqësues të mitingut i dërgoi një protestë Ambasadës franceze ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i Ramush Haradinajt. Gjithashtu shprehet mllefi në organet franceze që manipulohen me fletë arreste qesharake nga Serbia.  Rreth ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë shkruan dhe shtypi në gjuhën gjermane. Analistë të caktuar arrestimin e shohin si para pengesë në pjesëmarrjen e tij në promovimin e presidentit amerikan Trampf si i ftuar direkt prej tij dhe si përfaqësuese i së djathtës në Kosovë (Frankfurterallgemeine), apo si qëndrim i ri  karshi Kosovës nga një pjesë e Evropës ku Franca është shembull i tillë në raport me rrethanat e krijuar në Ballkan. Pjesëmarrësit e mitingut shpërndanë në kohën e përcaktuar pa shkaktuar asnjë incident apo parregullsi.  Protestat do vazhdojnë nëse nuk lirohet Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Filed Under: Mergata Tagged With: HazirMehmeti, Miting proteste kundër ndalimit, të Ramush Haredinaj

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT