• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HEBRENJTË NË SHQIPËRI NËN FASHIZMIN, NJË HISTORI PËR T’U RISHKRUAR

January 27, 2017 by dgreca

  TEKSTET E DY DEKRETEVE KUNDËRHEBRAIKE TË PËRGATITUR POR TË PASHPALLUR/1 grup_izraelitesh_tirane1945

Ne Foto: Nje grup izraelitesh due u zhvendosur per vendbanimet e perhershme. Tirane 1945/

Dekreti mbi hebrejtë e huaj[1]/

Neve, Mëkëmbësi i Përgjithshëmi N.M. së Tij Viktor Emanueli III, me hirin e Zotit dhe vullnetin e Kombit, Mbret i Italisë dhe i Shqipërisë, Perandor i Etiopisë.

Në sajë të Autoritetit që na është dhënë.

Duke mbajtur parasysh vendimin e Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit 1939 XVII, me të cilin i janë kaluar fuqi të plota Qeverisë.

Mbasi dëgjoi Këshillin e Ministrave mbi propozimin e Kryetarit të Këshillit, në  ujdi me Ministrin e Brëndshëm e të Drejtësisë, duke e quajtur të nevojshme e të ngutëshme zbatimin e masave kundrejt hebrejvet banues në Shqipëri, kemi dekretuar e dekretojmë : Neni 1. Nga data e botimit të këtij dekreti në Gazetën Zyrtare, i ndalohet hebrenjve të huaj të kenë një qëndrim të përhershëm në Mbretëri.

Neni 2. Quhet hebre, në bazë të këtij dekreti, edhe ai që ka lindur nga dy prindër prej rracës hebraike, ka një besim fetar të ndryshëm [pastaj e riformuluar me përcaktimin besim i ndryshëm nga ai hebraik]

Neni 3. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare, sido e kurdo të jetë bërë, për hebrejtë e huaj, anullohet.

Neni 4. Hebrejtë e huaj që, në datën e botimit të këtij dekreti, gjënden brënda Mbretërisë, duhet të lenë territorin e saj brënda një muaji [pastaj 6 muajsh] nga data e botimit të vetë dekretit.

               Dekreti hyn në fuqi të njëjtën ditë të botimt në Gazetën Zyrtare.

Tiranë 14 Maj 1939 XVII

DEKRETI I PËRGJITHSHËM KUNDËRHEBRAIK[2]

Skemë e dekret-ligjit mbi mbrojtjen e rracës

Neni 1. Martesa e qytetarit shqiptar të rracës ariane me persona që i përkasin një rrace tjetër [më pas të rracës hebreje] është e ndaluar. Nuk njihet asnjë lloj martese që nuk mban parasysh këtë ndalim.

Neni 2. Nëpunësi i gjëndjes civile, të cilit i kërkohet shpallja e martesës, është i detyruar të vërtetojë, pavarësisht nga deklaratat e palëve, rracat e tyre. Në rastin që i përket nenit të parë ai nuk vazhdon as në shpalljen, as në kremtimin e martesës. Nëpunësi i gjëndjes civile që shkel dispozitën e këtij neni ndëshkohet me një gjobë nga 100 deri në 1000 franga.

Neni 3. Për efekt të ligjit.

  1. Është i rracës hebraike ai që ka lindur nga prindër, të dy të rracës hebraike, edhe

se i përket një besimi fetar të ndryshëm nga ai hebraik.

  1. Quhet i rracës hebraike cilido që ka lindur nga prindër të përzier, njëri i rracës

hebraike e tjetri me kombësi të huaj.

  1. Quhet i rracës hebraike cilido që, edhe nëse i lindur nga prindër shqiptarë, njëri

prej të cilëve i rracës hebraike, i përket besimit hebraik, ose sidoqoftë i shkruajtur në një bashkësi izraelite, apo të ketë kryer, në çfarëdo mënyre tjetër, shfaqje të hebraizmit.

Neni 4. Të gjithë ata që i përkasin rracës hebraike, simbas përcaktimeve të nenit paraardhës duhet të bëjnë kallzimin në zyrën e gjëndjes civile të komunës së banimit brënda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij dekreti.

Ata që nuk plotësojnë këtë detyrim, brënda afateve të caktuara ose japin të dhëna të pasakta apo të paplota, ndëshkohen me arrestim deri në një muaj dhe me gjobë deri në 500 franga.

Neni 5. Përkatësia rracës hebraike duhet shënuar në regjistrat e gjëndjes civile dhe të popullsisë. Të gjitha dokumentat e regjistrave të mëparëshme dhe çertifikatat përkatëse, që kanë të bëjnë me pjestarë të rracës hebraike, duhet të përmendin hapur një shënim të tillë.

I njëjti njoftim duhet të bëhet edhe në aktet e lejeve apo autorizimeve të autoriteteve publike.

Shkelësit e dispozitave të këtij neni ndëshkohen me gjobë deri në 400 franga.

Neni 6. Qytetarët shqiptarë të rracës hebraike nuk munden :

  1. Të kryejnë shërbim ushtarak në kohë paqeje dhe as në kohë lufte.
  2. Të ushtrojnë detyrën e kujdestarit ose të mbarështuesit të të miturve apo të

të paaftëve jo të rracës hebraike.

  1. Të jenë pronarë apo mbarështues me çfarëdo titulli të ndërmarrjeve që kanë

Interesa në mbrojtjen kombëtare, ose të ndërmarrjeve të çfarëdo lloji që punësojnë 100 ose më shumë vetë, as të kenë drejtimin e tyre, as të kenë ofiqin e administratorit apo të kryetarit të bashkisë.

  1. Të jenë pronarë tokash që në tërësi vlerësohen më shumë se 1000 franga

[më pas përtej 25 hektarëve].

  1. Të jenë pronarë ndërtesash që, në tërësi, kanë një vlerë më shumë se

4000 franga [më pas më shumë se ….. lokale].

  1. Të pranohen në çfarëdo zyre apo nëpunësie të çfarëdo shkolle të ndjekura nga

nxënës shqiptarë të rracës ariane. [pastaj i fshirë]

  1. Të shkruhen në shkolla të çdo lloji, publike e private, të ndjekura nga nxënës

shqiptarë të rracës ariane. [pastaj i fshirë]

Neni 7. Prindit të rracës hebraike mund t’i hiqet pushteti atëror mbi bijtë që i përkasin një besimi fetar tjetër nga ai hebraik, kur të vertetohet se ai u jep atyre një edukatë që nuk përkon me parimet fetare apo qëllimet kombëtare të tyre. Kundërvajtësit gjobiten nga 200 deri në 1000 franga.

Neni 9. Nuk mund të kenë në vartësi njerëz që i përkasin rracës hebraike :

  1. Administratat shtetërore.
  2. Partia Fashiste shqiptare dhe organizatat që varen ose janë të kontrolluara prej saj.
  3. Administratat e enteve vetëqeverisëse dhe në përgjithësi të Enteve dhe

Instituteve të së drejtës publike, që janë nën mbikqyrjen apo mbrojtjen e Shtetit, ose të cilët Shteti i mban me ndihmesën e tij të përherëshme.

  1. Administratat e Ndërmarrjeve të bashkëngjitura apo të varura nga Entet, për

të cilët flet neni paraardhës.

  1. Administratat e Bankave të interesit kombëtar dhe ndërmarrjeve private të

Sigurimeve.

Neni 10. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare hebrenjve të huaj, mbas datës 31 janar 1925 [më pas 1 janar 1919] anullohet.

Neni 11. I ndalohet hebrejve të huaj të kenë banim të përhershëm në Mbretëri.

Neni 12. Hebrejtë e huaj, kundrejt të cilëve zbatohet neni 10, e të cilët kanë filluar qëndrimin në Mbretëri mbas datës 31 janar 1925 [pastaj 1 janar 1919], duhet të lenë territorin e Mbretërisë brënda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi e këtij dekreti.

Ata që nuk do të plotësojnë këtë detyrim brënda afatit të sipërshënuar do të ndëshkohen me arrestim deri në tre muaj ose me gjobë deri në 1000 franga e do të përzehen simbas normave të ligjit të policisë.

Neni 13. Dispozitat e nenit paraardhës nuk zbatohen tek hebrejtë e kombësisë së huaj të cilët, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij dekreti :

  1. Kanë mbushur moshën 65 vjeç.
  2. Janë martuar me persona të nënshtetësisë shqiptare.

Me synimin e zbatimit të këtij neni, t’interesuarit duhet të paraqesin një kërkesë

të dokumentuar në Ministrinë e Brëndëshme, brënda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij dekreti.

Neni 14. Ҫështjet që lidhen me zbatimin e këtij dekreti do të zgjidhen rast për rast, nga Ministria e Brëndëshme, duke dëgjuar Ministrat e interesuar eventualisht dhe duke marrë mendimin e një Komisioni të emëruar prej tij në ujdi me Ministrin sekretar të Partisë Fashiste Shqiptare.

Mbi masën nuk do të ketë asnjë lloj përgjegjësie, si nga ana administrative ashtu edhe nga ajo juridike.

Neni 15. Asgjë nuk ndryshon për sa i përket ushtrimit të lirë të kultit dhe praktikave të jashtëme, në përputhje me ligjet.

Neni 16. Me dekret Mbretëror, sipas propozimit të Kryetarit të Këshillit të Ministërve, në ujdi me Ministrin e Brëndshëm, Ministrin e Financavet dhe Ministrin Sekretar të Partisë, do të shpallen normat plotësuese për zbatimin e këtij decreti.

Ky dekret do t’i paraqitet Këshillit të Lartë korporativ Fashist, për kthimin e tij në ligj.

Kryeministri propozues është i autorizuar të paraqesë projekt – ligjin, në ujdi me Ministrin e brëndshëm, Ministrin e Financavet dhe Ministrin Sekretar të Partisë fashiste Shqiptare.

[1]  Bocë e dekretit mëkëmbësor, të datës 14 maj 1939, e ruajtur në A.Q:SH., 163/1939/345/1-2, të riprodhuar me treguese mes pllakave katrore dhe në korsiv, të ndryshimeve të një farë rëndësie, të pranishme në një tjetër bocë, të redaktuar në Romë e të ruajtur në ASMAE, SSAA, b 13, fashikulli Masa kundrejt hebrejve banues në Shqipëri.

[2] Bocë e dekret-ligjit, mbas 2 qershorit 1939, e ruajtur në ASMAE, SSAA, b 13, fashikulli Masa kundrejt hebrejve banues në Shqipëri , e riprodhuar këtu me tregues mes kllapave katrore dhe në korsiv, të ndryshhimeve të një farë rëndësie, që përmban një bocë e mëvonëshme, ndoshta e datuar 30 qershor 1939, e ruajtur në të njëjtin fashikull.

Filed Under: Politike Tagged With: Hebrenjte ne Shqiperi, NËN FASHIZMIN

Prof.dr.Shaban Sinani:,,Hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,,do të shpërndahet në tërë Amerikën

November 11, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

Në kuadër të bashkëpunimit të SHSHA-së me asociacionet e Lobit Hebrej në Çikago,u shtruan një varg çështjes aktuale të thellimit të bashkëpunimit shqiptaro-hebrej,dy popuj me një histori të njejtë për mbijetesë dhe të shpetimit para asgjësimit  nga orët vrastare të kohës Nazi-fashiste dhe të fqinjve pansllavist në Ballkan.Asociacionet hebreike tashmë
janë në dijeni për hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,që sipas tyre paraqet një nga vlerat kombit shqiptar në rang botëror gjatë Luftës së Dytë Botërore.Hebrenjtë në Çikago theksojnë se shqiptarët dhe kultura e tyre janë çertifikuar  botërisht në njërin rast nga UNESCO-ja dhe në rastin e hebrenjve nga YAD VASHEM dhe Kongresi e Senati Amerikan në Uashington.
,,Chicago Sister Cities International,, është bashkuar me nismat SHSHA-Lobi Hebrej në Çikago që në një të ardhme të afërt të fillojë procedura për aktivitetet e binjëkizimit  të Çikagos më Tiranën.Me këtë rast Leroy R.Allala,drejtor ekzekutiv i këtij asociacionit thekson se qysh tash duhen të nisin aktivitetet në të gjitha fushat shqiptaro-hebreje për të arritur në aktin e binjkëzimit Çikago-Tiranë që sipas nesh do të përmbush programin e qytetit tonë i hapur ndaj popujve liridashës e demokatik të botës.Për këtë nismë u shtrua nevoja e fillimit të bashkëpunimit ndërunivesitar nga Tirana me Çikagon për ardhjen e studentëve shqiptarë për të kryer studimet në fushat shkencore të dijes për ato sektorë që ka më së shumti nevojë tregu i lirë dhe ekonomia shqiptare.Ndërkaq,si mundësi e mirë e këtij fillimi u përmend mbajtja e konferencës ekonomike për investime në Çikago,që do afrojë ndihmën për ekonominë shqiptare dhe të përspektivës së zhvillimit të këtij vendi me resurse të pasura njerëzore e natyrore.

Libri monografik,,Hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,,i Prof.dr.Shaban Sinani me ndihmën matriale të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi do të përkthet në gjuhën angleze dhe kështu do të krijhen mundësitë për shpalimet historike të popullit shqiptar,që përbëjnë një kontibut të jashtëzakonshëm për popullin shqiptaro-herenjë për promovimin dhe integrimin e vlerave të kombit shqiptar në veçanti në kulturën dhe thesarët botërorë.Duke u nisur nga fakti se profesor Shaban Sinani tashmë është bërë pikë reference e domosdoshme në literaturën botërore dhe në institucionet  ndërkombëtare që trajtojnë këtë segment  për raportin e Ballkanit.Përkthimi i kësaj monografie shkencore të bëhet së pakut në tetë mijë ekzemplarë,thekson Dan Shure,një nga misionarët e marrëdhënieve shqiptaro-hebreje në Çikago,që kjo histori e para e këtij lloji në botë për popullin hebrenj të shpërndajmë në të gjitha shkollat,universitetet
kishat dhe mueumet holokaust në tërë Amerikën.

Hebrenjtë tashti kanë hapur të gjitha dyert për popullin shqiptar.Steve Doshler,udhëheqës i Federatës Hebreje Metropolitan në Çikago,ka marrë nismën që në dhjetor të fundvitit,në faqet e publikimeve hebreike,,JUF NEWS,,njëherë në muaj të publikojë matriale arkivore e historike që hedhin dritë për hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi për 250 mijë lexuesit e saj në Çikago me rrethinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Amerike, Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani, Skender Karacica

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT