Ish Sekretaria e Shtetit Clinton e mori këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë, thuhet në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos./
NGA BEQIR SINA, New York/
UASHINGTON , DC-Ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton bëri një komentet pas marrjes së Çmimit vjetor Lantos për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe nxitjen e lirisë në Internet. Një përmbledhje të fjalës së saj u shfaq edhe në kanalin televizivë kombëtarë C-SPAN – Cable-Satellite Public Affairs Network, rrjeti televisiv i cili emnton çdo ditë 24 orë drejtëpërsëdrejti ngjarjet politike të SHBA, veçanërisht ato që thirren këtu “”gavel-to-gavel” në mbulimin e saj të Kongresit amerikan, si dhe punimet e herë pas hershme me Parlamentin kanadeze dhe britanikë, ngjarje të mëdha në mbarë botën.
Në mesin e folësve të nderit në këtë ceremoni të marrjes së Çmimit vjetor Lantos për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe nxitjen e lirisë në Internet ishte dhe ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright.
Ish-Sekretarja Klinton, dhe folës të tjerë, gjithashtu nderuan me këtë rast me një minutë heshtje ish-presidentin e parë të zi të Afrikës së Jugut, fituesin e Çmit Nobel për Paqe, Nelson Mandela, i cili vdiq një ditë më parë se zonja Clinton të merrte çmimin Lantos.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton , ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, dhe Annette Lantos, u shfaqen në ekran me kokën përkulur gjatë një minutë heshtje për ish-presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela para se zonjës Clinton të i prezantohej Çmimi Tom Lantos për të drejtat e njeriut 2013. Çmimi iu dha më 6 dhjetor 2013 në Uashington, DC. për punën e saj në fushat e të drejtave të grave dhe lirinë e internetit.
Ceremonia e Çmimit Tom Lantos 2013 për të drejtat e njeriut për të nderuar, zonjën Hillary Rodham Clinton u mbajt në Dhomën e Perfaqësuesve të Kongresit në ndërtesën Capitol Hill – Zyrën Cannon House.
Fondacioni Lantosh për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi në mbar botën, njoftoi në faqen e saj të internetit se ka dhënë “Çmimin Lantos 2013 për të Drejtat e Njeriut” , nderi më i lartë i këtij fondacioni, për Hillary Rodham Clinton . “Ish Sekretaria e Shtetit mori këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut, sidomos e dalluar për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë,” thuhet, në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos.
Më tej në deklerat thuhet se ” Hillary Rodham Clinton ka fituar njohje globale për lidershipin e saj në shumë arena kritike , por ne jemi veçanërisht krenarë për të njohur kontributet e mëdha që ajo i ka bërë për shkaqe të të drejtave të njeriut , ” ka theksuar në dekleratën e saj Katrina Swett Lantos , Presidente e Fondacionit Lantos . ” Shpallja e saj si kampione për të drejtat e grave, të cilat janë të drejta të njeriut për të ndryshuar mënyrën e botës, dhe dyer të hapura për gratë në një mënyrë që vetëm Hillary Clinton mund të mendojë dhe punojë. Për më tepër , puna e ish Sekretares Klinton në internet për Lirinë e Grave, e ka përqëndruar vëmendjen e saj në mbarë botën në nevojë urgjente që të ” shemb muret ” e shoqërive të mbyllura, dhe që kërkojnë të burgosin qytetarët e tyre, prapa kësaj bote të mahntitëshme të internetit, që janë bërë perde hekuri e kësaj bote ” virtuale ” të shekullit , ajo ka dhënë edhe një kuadër të fuqishëm intelektual për avancimin këtyre të drejtëve të njeriut të kohës sonë .” ka deklaruar Katrina Swett Lantos.
Në gati katër dekada të shërbimit publik , përmendet në deklerat zonja Hillary Rodham Clinton, ka shërbyer si një avokate , nga koha kur ishte- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara , senatore dhe më së fundi si Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara . Edhe, pse ajo e ka përkrahur një numër çështjesh – duke filluar nga arsimi në kujdesin shëndetësor , ish- Sekretarja Clinton, është nderuar në komunitet, të ndryshme si ai për të drejtat e njeriut – për fjalën e saj të Pekinit 1995 , ku ajo qëndroi me guxim mbas për të drejtat e grave dhe u bë një kampione e vërtetë e çështjeve globale për gratë në mbarë botën . Ajo gjithashtu ngriti zërin e saj në vitin 2010 , kur ajo deklaroi se “qeveritë që dështojnë për të lejuar për liritë e internetit, nuk janë vetëm duke u përpjekur për të shtypur disidentët , por ato janë për të mohuar të drejtat e njeriut “.
Fondacioni Lantosh thuhet në fund të dekleratës për shtyp , ka themeluar Çmimin Drejtave të Njeriut të Lantos në vitin 2009, përkatësisht për të nderuar dhe për të sjellë vëmendjen e të gjithëve, heronjtë e lëvizjes për të drejtat e njeriut anë e mbanë botës. Ky, Çmim jepet çdo vit për një individ ose një organizatë që ilustron më së miri misionin e Fondacionit Lantos , qëllimin dhe mision për të cilin ai është ngritur. Përkatësisht, që të jetë një zë jetikë për ata që luftojnë për vlerat e mirësjelljes , dinjitet , liri dhe drejtësi në çdo cep të botës . Çmimi Lantos gjithashtu shërben për të përkujtuar të ndjerin kongresistin Tom Lantosh , i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur ndonjëherë në Kongresin e SHBA dhe një avokat i shquar për të drejtat e njeriut gjatë gati tre dekadave tij – si Përfaqësues i Kongresit të SHBA .
Ish- marrësit e çmimit Lantos, sipas dekleratës përfshijnë Dalai Lama , Elie Wiesel , Paul Rusesabagina dhe Chen Guangcheng