• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hillary Clinton në ngjitjen drejt fitores, Po skenari i “revolucionarit” Sanders?

April 20, 2016 by dgreca

Me fitoren e qartë në votimet paraprake në Nju Jork Clinton mund të jetë e sigurtë për mominimin nga demokratët. Tek republikanët ende gjithçka mbetet e mundshme – pavarësisht fitores së Trump-it. Ines Pohl komenton.

Ka vetëm një suprizë në këtë mbrëmje elektorale në shtetin e Nju Jorkut: Eshtë ndjenja e çlirimit tek ekipi i Hillary Clinton-it. Në fillim të zgjedhjeve paraprake askush nuk e kishte menduar, se do t’i duhej ndonjëherë të vihej në pikëpyetje, nëse senatorja për shumë vite e “shtetit të tyre” do të fitojë bindshëm ose jo. Por këtë vit askush nuk mund të jetë i sigurtë. Madje as një ish-First Lady.

Nëse në fitoren ndaj Bernie Sanders diferenca do të ishte dukshëm nën dhjetë përqind, atëherë do të dëmtohej rëndë imazhi i fitimtares gjithsesi i cënuar i ish-ministres së Jashtme. Asaj i duhej të fitonte me difernecë bindëse votash në shtetin, që ajo e quan atdheun e saj. Në radhë të parë kjo është e rëndësishme për atmosferën në radhët e përkrahësve të saj. Ndonëse edhe në zgjedhjet që kanë paraprirë më shumë kanë votuar për Clinton se sa për konkurentin e saj, fitoret e shumta të vogla të të vetëshpallurit socialist Bernie kanë pasur efekt. Shumë përkrahës të Clinton-it dukeshin të lodhur dhe të zhgënjyer. Në biseda të drejtpërdrejta ata thonin, se po u kujtohen zgjedhjet e vitit 2008, kur papritur i panjohuri Barack Obama arriti atë që dukej e pamundur dhe tek e fundit fitoi kundrejt perandorisë Clinton. Nëse Sanders me imazhin e tij të revolucionarit dhe me shumë përkrahës të rinj do t’ia dalë të përsëritet i njëjti skenar?

Shumë energji

Në hotelin Sheraton, ku simpatizantët e Clinton-it brohorisnin kandidaten e tyre, ishte e prekshme ndjenja e çlirimit qysh në publikimin e prognozave të para bindëse. Në këtë mjedis u çlirua energji si asnjëherë tjetër. Sepse të gjithë e dinin, që Nju Jorku do të shërbejë si provë lakmusi. Nëse Clinton nuk do t’ia dilte këtu me një fitore bindëse, për të do të vështirësohej situata në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Pavarësisht se cili do të ishte sfidanti i saj.

Konform kësaj Clinton u shrpehu personalisht mirënjohjen simpatizantëve të saj dhe në dukje e çliruar ajo u bë një me masën. Shumë, shumë gra iu hodhën në qafë asaj gjatë fjalës së falenderimit e po aq shumë ishin që fshinin lotët e gëzimit. Hillary Clinton jo vetëm që është kthyer në skenë, por ajo është e pranishme. Me këtë impuls nga Nju Jorku asgjë nuk do të mund ta ndalë atë në rrugën për nominimin si kandidate e demokratëve për garën presidenciale.

Republikanët në krizë ekszitenciale

Tek republikanët analiza rezulton e paqartë. Ndonëse Donald Trump fitoi bindshëm, edhe pas këtyre zgjedhjeve paraprake nuk është e qartë, se si do të veprojë partia e tij me kandidatët në kongresin e partisë. Ashtu si edhe gjatë javëve të mëparshme sërish vlen motoja: pas zgjedhjeve ndodhemi para zgjedhjeve. Vetëm një gjë dihet saktë: nga 18 deri më 21 korrik në Cleveland/Ohio zhvillohet kongresi i republikanëve. Të deleguarit aty duhet të pozicionohen qartë, nëse do të pranojnë vendimin e shumicës së zgjedhësve – apo me prezantimin e një kandidati të ri do ta çojnë partinë drejt një krize ekzistenciale.

Hillary Clinton e di këtë dilemë. Pas fitores në Nju Jork asaj nuk i duhet më që të fokusohet tek kundërshtari brenda radhëve të veta, por mund të nisë fushatën kundër republikanëve. E diskutueshme siç është ajo, tani ka ardhur koha edhe për këtë.(Ines Pohl)

Filed Under: Komente Tagged With: Drejt fitores, Hillary Clinton, në ngjitjen, po sanders

NEWSWEEK: Senatori Bob Dole do të votojë Hillary Clinton

April 11, 2016 by dgreca

 Bob Dole :Trump nuk flet si President…Sanders flet me mendjen e tij dhe thotë të vërtetën…por une mendoj se Demokratët nuk do të emërojnë një socialist/

Bob Dole, senator 92 vjeç, ish-kandidat për president ka dhënë intervistë për revistën amerikane Newsweek.

A jeni në gjendje për të parë ende televizor apo për të dëgjuar radio?

Unë pa problem jam në gjendje të mirë për të dëgjuar Donald Trump. Mendoj se të gjithë mund të dëgjojnë Trumpin.

Cili është mendimi juaj për të?

Unë mendoj se ai duhet të ndryshojë tonin e fjalive apo debatet e tij publike dhe të veprojë më shumë si një kandidat për president në SHBA.

A mendoni se ai do të jetë kandidati republikan?

Unë jam për Rubio. Më parë unë kam qenë për Jeb Bush, por ai nuk është ende në garë.

Por a mendoni që Trump do të jetë kandidati presidencial?

-Unë mendoj se kjo varet nga super e marta. Ai ndoshta nuk do të fitojë në Teksas. Por nëse ai shtrihet në çdo shtet, ai do të jetë në një shumë të fortë.

-A do të votojnë për të në zgjedhjet e përgjithshme, nëse ai siguron nominimin?

-Po

-Ju do e votoni?

-Unë do shkoj të votoj për Hillary Clinton.

-Por nëse në garë do ishte Trump kundër Bernie Sanders?

-Kjo do ishte më e lehtë. Demokratët nuk do të emërojnë një socialist.

-Pas ndalesës më 14 tetor të 1996 gjatë fushatës së tij presidenciale Bob Dole përshëndet mbështetësit në Kansasdhe dhe Missouri.

-Cili është mendimi juaj për Sanders?

-Më pëlqen të dëgjoj për atë. Unë mendoj se ai është një person i ndershëm. Ai flet me mendjen e tij dhe thotë të vërtetën.

-Por ju nuk do të votoni për të.

-Jo unë jam një republikan. Unë nuk jam një tifoz i madh i Cruz. Mendoj se ai është shumë ekstremist. Është e vështirë të jetë konservator, sepse ai është një ekstremist dhe nuk ka një të vetëm në Senatin republikan që mbështet këto ide. Asnjë prej tyre deri më tani nuk ka mbështetur Cruz. Ai vazhdimisht sulmon republikanët ashtu siç bën me demokratët. Ai e quajti liderin tonë Mitch McConnell një gënjeshtar, një fjalë që nuk e kam dëgjuar gjatë 28 viteve që kam qenë në Senat. Kjo shkel rregullat e Senatit. Nëse ju doni të përballeni me dikë, ju shkoni në zyrën e tyre. Ju nuk mund ta bëni këtë në katin e Senatit.

Filed Under: Interviste Tagged With: Hillary Clinton, NEWSWEEK: Senatori Bob Dole do, të votojë

Hillary Clinton gati të shpallë kanidaturën për Presidente 2016 !

April 10, 2015 by dgreca

NEW YORK:Hillary Clinton po planifikon të nisë kandidaturën e saj për Presidente e 45-të, dhe e para grua në historinë e SHBA, në se ajo fiton, të dielën përmes një mesazhi që do të përcillet për kombin amerikan në video në mediat sociale, ka thënë një personi të afërt të Fushatës së saj-citon sot CNN, duke shtuar se kjo do të heq edhe ndonjë dilemë të mëparshme.
Vendimi do të “hedhë” poshtë të gjitha spekullimet e më shumë se një viti rreth aspiratave të saj politike dhe të lejojë atë që të fillojë fushatën duke takuar me votuesit si kandidate për Presidente 2016. Këshilltarët thonë se ajo e di se edhe në partinë demokratike nuk janë të “interesuar” në një kurorëzim të saj megjithatë ajo synon të bëjë fushatë të fuqishme, sikur ajo ka një sfidë të vështirë qysh në primare.
Shtypi amerikan thotë se menjëherë, pas këtij deklarimi Hillari Clinton, pritet të udhëtojë për në shtetet siç quhen ato me votë “kyçe” në SHBA, si Iowa dhe New Hampshire, për të “matur pulisin” e këtyre votuesve.
Udhëtimi i saj në Iowa, është i tretë- pas atyre dy tureve presidenciale, që ajo zhvilloi në 2008, ku si dihet në fund të fundit, e çoi Hillarin edhe në rrëzimin e aspiratave të saj presidencialet 2008, ku brenda partisë Demokrate fitoi Barack Obama . Analistët e këtyre fushatave, thonë se Iowa dhe New Hampshire është në një pjesë të angazhimit të saj – që të mos të “humbas asgjë” për këto presidenciale, dhe për të dhënë maksimumin në përpjekjen e saj, të dytë, për në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ajo thuhet se dominon në sondazhet e partisë Demokratike në Presidencialet 2016
Clinton, thotë CNN, sipas njerëzve të afërtë të fushatës së saj, se tashmë e ka filmuar dhe bërë gati video- mesazhin e saj të fushatës, e cila përshkruan temat qendrore të ofertës së saj të dytë për Shtëpinë e Bardhë. Mesazhi ka për qëllim, thanë ata të dërgojë një sinjal më shumë ndaj demokratëve se ajo ka ndërmend për të luftuar në mënyrë të fortë, për emërimin presidencial të partisë, si fillimore dhe më pastaj të “çajë” rrugën që të çonë për në Shtëpinë e Bardhë, dhe aspirata për t’u bërë Presidente e 45 e SHBA si e para grua në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Gjenerali i pensionuar amerikan, ish Komandanti i Përgjithshëm i Natos,Wesley Clark në një mesazh jo zyrtar, ndoshta ishte i pari që paraljmërojë, aspiratën Clinton, se ajo do të ishte kanidatura demokrate, duke e hapur kështu ndoshta edhe fushatën presidenciale për Hillary Klinton për zgjedhjet e vitit 2016,
Kështu të pakën ishte lexuar dy vjetë më parë, nga shtypi amerikan një mesazh i tij i derguar, në rrjetin e tij social Face book dhe Twitter, ku ai u ishte drejtuar sipas shtypit amerikan, mbështetësve të Hillari Clinton, për përkrahje.
Mesazhi i Clark thoshte :” Kjo është një nga mënyrat më të mira – për të nxitur këto biseda rreth Hillarit e cila duke par edhe mbështetjen tuaj – qysh tani edhe potencialisht merr drejtimin për në zgjedhjet Presidenciale në vitin 2016 ” shkruhet në mesazh.
Gjenerali Klark në porosinë e tij – drejtuar amerikanëve promovoi slloganin “Të përgaditur jemi për Hillarin në vitin 2016”. : “https://www.readyforhillary.com/Free-Stickers”
Mesazhi më tej vazhdonte se “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbas, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillarin dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet në vitin 2016.”
Në fund mesazhi elektronik, i cili thuhet se nuk qenë zyrtar, por ishte dërguar në postën private, shkruante se:Eshtë krenari për të marr mbështetjen tuaj, për Hillarin dhe t’u tregoni edhe miqve tuaj për të bërë të njëjtën gjë.” Faleminderit për t’u bashkuar me ne”, Generali Wesley Clark.
Megjithatë, Wesley Clark, si nje figurë e demokratëve njihet si një aleat i familjes Clinton, i cili njihet po ashtu si emisari ushtarak i presidentit Bill Klinton për disa çështje në Ballkanin e trazuar, por edhe një nga Komandatët më të suksesshëm në historinë e Aleancës së Veriut NATO-s, sidomos në atë të operacionet ushtarake kundër Serbisë në vitin 1999, për çlirimin e Kosovës, bombardimet 78 ditë ajrore kundër bazave dhe caqeve ushtarake serbe, shkatërrimin e tyre, me këtë rast ka për të marrë ndoshta edhe mbështetjen e shqiptarëve të Amerikës, mbas këtij mesazhi për Hillary 2016, u bënë thirrje edhe shqiptarëve të Amerikës për të mbështetur Hillari Clinton.
Sipas praktikës amerikane edhe pse ka edhe një vitë e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në SHBA, kandidatët gjithmonë përshpejtojnë të shpallin ambicjet e tyre me kandidaturat brenda partiake në zgjedhjet presidenciale. Kështu flitet se edhe në rradhët e republikanëve Senatori nga Texas, Ted Cruz u bë i pari politikan amerikan në detyrë që shpall kandidaturën për zgjedhjet presideciale të nëntorit 2016.
Kush eshte Hillary Clinton?

Hillary Diane Rodham Clinton e lindur më 26 tetor 1947) ishte ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretare e 67 e Shteteve, duke qenë nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkin në Senatin amerikan gjatë vitit (2001-2009). Kurse, si gruaja e Presidentit Bill Clinton, ajo ishte Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001. Në zgjedhjet e vitit 2008, Clinton ishte një kandidat kryesor për zgjedhjet presidenciale, por u “mund” në zgjedhjet brenda partisë Demokrate nga Barack Obama..
Ajo është një banore autoktone e Illinoisit. Hillary Rodham nga fillimi i jetes së saj ishte e para si kryetare e klasës si studente në Wellesley College në vitin 1969 pastaj dhe u diplomua si Juris Doctor në Yale Law School në vitin 1973. Pas diplomimit në universitetin e Jalës, Hillary Rodham u bë një avokate e shkëlqyer, duke punuar edhe se këshilltare në Fondin e Mbrojtjes të fëmijëve në Cambridge. Përpara se të bashkohet me ekipin e juristëve që këshillonin për Komisionin Juridik (Judiciary Committete), ajo ka përfaqësuar këtë komitet gjatë fajësimit të Presidentit Richard Nixon për skandalin Watergate.
Pas një kohe të shkurtër si një avokate e Kongresit në çështjet ligjore, ajo u zhvendos në Arkansas dhe u martua me Bill Clinton në vitin 1975. Hillary Rodham themeloi gjygjin e Arkansas për Fëmijët dhe Familjet në vështërsi në vitin 1977 deri në vitin 1978, deri sa ajo u bë kryetare e parë femër e Shërbimeve Ligjore të Korporatës. Dhe në vitin 1979 partneri i parë femër në Rose Law Firm.The National Law Journal e ka renditur atë dy herë si njëra nga qindra avokatet më me ndikim në Amerikë. Si Zonja e Parë e Arkansas 1979-1981 dhe 1983-1992 me burrin e e saj Bill Clinton si Guvernator, ajo udhëhoqi një grup pune për të reformuar sistemin Arkansas në arsimim. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në bordin e Wal-Mart dhe disa korporatave të tjera tregtare.
Në vitin 1994, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, për iniciativën e sajë të madhe, për planin e kujdesit shëndetësor Hillary Klinton, nuk arriti të fitojë miratimin nga Kongresi amerikan. Megjithatë, në vitin 1997 dhe 1999, Clinton luajti një rol udhëheqës në mbrojtjen e grave, fëmijëve dhe familjes amerikane, për krijimin e Programit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për fëmijë, Aktit të Adoptimit dhe Familjet e sigurta , dhe Akti Foster Care Independent. Gjatë Viteve si Zonjë e Parë, ajo tërhoqi një përgjigje të polarizimit nga publiku amerikan. Ajo është e vetëmja Zonjë e Parë të cilës i është bërë thirrje gjyqi, dhe që ajo dëshmoi para një jurie federale në vitin 1996 në lidhje me polemikën e Whitewater, por asnjëherë nuk u akuzua për shkelje për këtë ose në disa hetime të tjera gjatë presidencës Clinton.

Gjithashtu martesa e sajë ka përjetuar Skandalin Lewinsky në vitin 1998.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Clinton u zgjodh senatorja e parë femër e Nju Jorkut; ajo ishte e vetmja Zonjë e parë që ka kandiduar ndonjëherë për këtë post publik. Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit , ajo mbështeti veprimet ushtarake në Afganistan dhe Rezolutën e luftës në Irak, por më pas e kundërshtoi sjelljën e Presidencës së Gorge W.Bushit të luftës në Irak dhe vazhdon të kundërshtojë shumicën e politikave të saj të brendshme. Clinton u rizgjodh për Senatin në vitin 2006 në zgjedhjet paraprake Demokratike presidenciale të vitit 2008. Hillary Clinton fitoi shumë më tepër vota në paraprake se sa kandidatet e tjejra femëra në historinë amerikane, por ngushtë ajo humbi nominimin për Presidente amerikane, mbasi ishte Barack Obama, i cili arriti të fitojë zgjedhjet kombëtare.
Obama e emëroi Clinton si sekretare e shtetit, dhe ajo u konfirmua nga senati në janar 2009 ajo ka qenë në ballë të përgjigjes amerikane ndaj Pranverës Arabe, duke përfshirë dhe avokimin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Libi. Si Sekretare e Shtetit, ajo mori përgjegjësinë për dështimin e masave të sigurisë në lidhje me sulmin e Bengazit në vitin 2012 , i cili rezultoi në vdekjen e personelit konsullor amerikan, por mbrojti veprimet e saja personale në lidhje me këtë çështje. Clinton vizitoi më shumë vende se çdo Sekretar tjetër Shteti. Përfshirë , këtu Shqipërinë në qeverisjen e Partisë demokratike, me Kryeministër Sali Berishën dhe priti në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqi dhe Presidenten Atifete Jahjaga, duke e konfirumuar edhe një herë veten si një mike e madhe e popullit Shqiptarë.
Ajo shihte “fuqinë e zgjuarsinë” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji, dhe fusha të tjera. Ajo inkurajoi fuqizimin e grave kudo, duke përdorur mediat sociale për të promovuar mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – SHBA-së, jashtë vendit.

Filed Under: Rajon Tagged With: gati kandidatura, Hillary Clinton

Mirë se vini në Brooklyn, Hillary Clinton!

April 3, 2015 by dgreca

BROOKLYN NYC : Me një titull provokativ “Mirë se vini në Brooklyn, Hillary Clinton” disa media lokale në Brooklyn njoftojnë se ish Sekretaria e Shtetit, Hillary Clinton, për presidencialet 2016, vjen me zyrë elektorale në qytetin e Brooklynit – Nju Jork
Duke iu referuar shtypit lokal thuhet sot se fushata shpresëdhënëse, për ish Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton për presidencialet 2016, në lagjen më të madhe të qytetit të Nju Jorkut me 2.2 milion banorë, duket se ka nisur tani duke nënshkruar një kontratë qiraje për të marrë dy kate në një ndërtesë, shumë katëshe në Brooklyn Heights, raporton Politiko.
Katet e 1 Pierrepont Plaza in Brooklyn Heights, të cilat llogariten me një sipërfaqe 80.000 square-feet -( katrore – këmbë) , hapësirë kjo e dhënë me qira duke filluar qysh më 1 prill, janë të zyrës së fushatës së ish Sekretares së Shtetit, ka konfirmuar për median lokale një burim i afërt me marrëveshjen .
Ndërtesa, në fjalë është në pronësi të Forest City Ratner, edhe Morgan Stanley dhe Brooklyn U.S. Attorney’s Office dhe është nën maxhenimin e “Modern Offices, Brooklyn Cool,”, sipas faqes së internetit.
1 Pierrepont Plaza ndodhet shumë afër me ndërtesën Cadman Plaza pranë Brooklyn Borough Hall dhe është ndërtesa më e lart me 19 kate dhe me garazh parkimi nëntokësor.
Shtypi lokal sqaron se ende është e paqartë se çfarë çmimi është dhënë me qira, dy katet e e 1 Pierrepont Plaza in Brooklyn Heights. Faqja e internetit të ndërtesës tregon se edhe kati i tetë deri tek 11 dhe kati i 13- janë ende në dispozicion për t’u marrësh me qira.
Pronari i ndërtesës Forest City Ratner, dhe zyra e Klintonit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment, nga shtypi lokal në zyrtarizimin e kësaj marrëveshje, shkruan shtypi lokal në Brooklyn./Beqir SINA/

Filed Under: Komente Tagged With: Hillary Clinton, Mirë se vini, ne Brooklyn

LIBRI I HILLARY CLINTON PROMOVOHET NE NEW YORK

June 10, 2014 by dgreca

Hillary Clinton shkruan një libër të ri – duke thënë se është “krenare” për arritjet e saj/
Në Nju Jork nisi “Turneu veror” i promovimeve të librit të ri “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”/
Nga BEQIR SINA, New York City/
NEW YORK CITY : Gruaja që ka më shumë tituj në SHBA : ish Zonja e Parë – ish Sekretaria 63-të e Shtetit, ish Senatoria dhe ish kandidatja për Presidente tani politikanja e fortë amerikane, Hillary Rodham Clinton, është emri më i përfolur në Shtetet e Bashkuara – se ka për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale –
Ajo vazhdon të ruaj popullaritetin e saj – nëpërmjet komunikimit me publikun amerikan duke bërë një jet shumë aktive; qoftë si politikane apo edhe atë në sferat e familjes, shoqërorisë dhe ato sociale, gjithmon në raportet e saj me amerikanët.
Këtë rradh për të katërtën her zonja Clinton, thotë se ka zgjedhur të shkruaj libër – të cilin ajo ka deklaruar simbas shtypit amerikan se “ma kan “imponuar” miqt, dhe lexuesit e shumtë – duke më thënë se kam shumë për të shkruajtur dhe se librat e mi janë nga më të lexuarit’, thotë zonja Clinton për gazetën The Washington Post
Ajo duke folur për shoqatën e botuesve amerikanë, ka thënë se edhe titullin e librit e saj të katërt, i cili nisi sot “turneun veror” të promovimeve, simbas saj – ia kanë sugjeruar shumë lexues në një “tender” titujsh të hapur prej saj dhe të publikuar në gazetën The Washington Post, më parë se ajo ta botonte librin.
Clinton tha se njëri ndër mësimet që ajo kishte marrë nga shkrimi i librit të fundit në vitin 2003, Living History, ishte të hiqte dorë nga puna e saj ditore. Kjo sepse këtë libër (“Living History”), ajo thotë se e shkroi gjatë netëve, sepse ditën punonte, atëhere si senatore e Nju Jorkut.
Ndërkohë, që librin më të ri – titulli origjinal i tij “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”, kësaj here thotë, se ajo “e ka shkruar në qetësinë dhe paqen e shtëpisë së saj – pa spekulime mediale dhe pa tension politik” në Chappaqua, një fermë në veri të Nju Jorkut, fshatin ku çifti presidencial kan shtëpinë, dhe kalojnë një pjesë të jetes private.
“Turneu veror” i promovimeve të librit të ri “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”, për zonjën Hillary Rodham Clinton nisi sot në Nju Jork, librarinë e njohur “Union Square Barnes & Noble” në Manhattan – si ndalesa e parë e librit në atë që ajo e ka quajtur “Tour Kombëtarë për “Choices Hard”
Ndërkohë, që ish Sekretaria e Shtetit, do të jetë në biblotekën Book Store të Universitetit Harvardit në Kembrixh më 16 qershor zonja Klinton do të nënshkrojë librin e ri “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”, në Barnes & Noble në The Grove në Los Angeles më 19 qershor.
Një zëdhënës i botuesit, të librave të saj kompania Simon & Schuster, ka deklaruar pavarësisht ndonjë deklerate dhe pronocimi të çastit, zonja Clinton, simabs tij nuk ka një program formal zyrtar për të folur në asnjë nga këto promovime.
Libri i zonjës Clinton, Hard Choices,”Zgjedhje të vështira”, i cili nisi “rrugëtimin” e tij sot në qytetin e Nju Jorkut, (më 10 qershor), e sheh veten e promovimit, teksa, po shtohen spekullimet për një kandidim të mundshëm prej ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Libri i saj i fundit, Living History, ishte një best-seller – më i shituri në treg, i cili me sukses zgjati shumë javë, rrugë të cilën tani simbas shtypi njujorkez pritet ta ndjekë edhe vepra e radhës, librin më i ri – titulli origjinal “Hard Choices” – ”Zgjedhje të vështira”,
“Turneu Kombëtare Për “Choices Hard”, po simbas shtypi njujorkez, sot, është pjesë e një “monologu” ambicioz, ose një turneu mbarëkombëtar, që duket sa më shumë bëhet në lidhje me testimin e e saj – një fushate presidenciale 2016, më shumë se sa të ketë “lidhje me shitjen e kopjeve të librit të saj të ri, “Zgjedhje të Vështira.”
“A do të kandidojë për president në 2016?” shkruan ajo në faqen e fundit dhe përgjigjet: “Unë nuk e kamë vendosur ende.”
ABC News, në një intervistë me Diane Sawyer, tha se kishte marrë një kopje të hershme të librit,duke bërë të ditur se aty lexuesit do të gjejnë të dhënat personale me pikëpamjet e saj në disa prej konflikteve më të mprehta në botë. Në shënimet e autores, që u publikuan nga shtypi amerikan, zonja Clinton pranon se do të dëshironte t’u kthehej edhe një here disa vendimeve që kishte marrë në periudhën si diplomatja e lartë e SHBA. Por ajo shton se qeveria duhet të kishte bërë më shumë pas sulmeve terroriste të vitit 2001, pas luftrave në Irak dhe në Afganistan dhe Krime, si dhe recesionit ekonomik.
Kritikët thonë se zonja Clinton nuk shënoi arritjet e nevojshme në 4 vitet kur drejtoi Departamentin e Shtetit. Republikanët, po ashtu kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si ajo i trajtoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2012, ku u vranë katër amerikanë në qytetin libian të Bengazit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Hillary Clinton, ne NY, promovim

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT