“Kështjella” e Zogut në Nju Jork – Monument Kulture, mbrohet nga shteti Ajo ishte blerë në vitin 1951 nga Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili kurrë nuk ka jetuar atje. Me kalimin e kohës ajo ishte vandalizuar, dhe pastaj shkatërruar përfundimisht./
Nga BEQIR SINA, New York/
Knollwood, Long Island, NY: Ahmet Zogu mbreti i shqiptarëve është i vetmi mbret në botë që është betuar mbi Kuran dhe Bibël. Ai është mbreti që në historinë e mbretërve ka një histori të larmishme dhe shumë interesante.
Jeta e tij u nda mes Shqipërisë dhe emigrimit të tij në disa vende të Europës…… Mbreti i shqiptarëve Zogu, fillimisht përkohësisht qëndrojë në Egjypt, si mik i mbretit me origjinë shqiptare të Mbretit Farruk. Më pasë ai dhe familja e tij ndrrojë disa vende. Familja mbretërore shqiptare jetojë disa kohë në Angli si në “The Ritz” në Londër. Në vitin 1941 u vendosë në Sunninghill, Berkshire, pastaj në Parmoor House, Parmoor, afër Frieth, në Buckinghamshire Ai dhe familja e tij ishin mysafirë të evenimenteve aristokratike në Claridge’s në Brook Street – Mayfair.
Tek vetë shqiptarët pas një periudhe gjysmë shekullore izolimi është thënë e shkruar shumë pas zhvillimeve demokratike për mbretin të shqiptarëve Ahmet Zogun. Megjithse deri athere nuk kanë munguar të shkruajn historian, dhe studiues të njohur botëror, por ekzistojnë ende mistere të pazbuluara mbi jetën e tij dhe njërëz të tjerë janë duke “gërrmuar” të pa njohurat e mbretit Zog dhe familjes së tij.
Një temë interesante shkruan një studiues anglez janë gjashtë vitet e tij në Angli, ato janë anashkaluar deri më tani, thjesht duke e përmendur si fakt, pa hyrë në detaje. Mirë po kjo ndoshta nuk ka për të zgjatur shumë!. Mbasi ka njerëz , studiues “underground” të pasionuar mbas historive të mbretërve që kërkojnë të nxjerin në shesh gjëra të reja.
Njeri prej tyre është dhe ky njeri që kërkon të na sjell të reja mbi mbretin tonë, Mbretin e shqiptarëve Ahmet Zogun dhe familjen e tij. Ai është një anglez i pasionuar pas historisë së shqiptarëve, dhe i dhënë shumë pas mbretërisë. Ai quhet sipas një shkrimi më të fundit nga Londra, Neil Rees, që ka ndërmarrë një mision “zbulimi” mbi jetën e mbretit Zog në Angli. “Së shpejti, pas këtij studimi ndoshta ithtarët modernë të Mbretit dhe kundërshtarët e tij, do të kenë shumë më tepër “municione” për të ndezur debate të vjetra”, ka thënë Neil Rees.
“Unë kam “rrëmuar” të gjitha dokumentet arkivore, dosjet sekrete të shërbimeve informative, por të gjitha këto do të jenë në plan të dytë. Ajo që më intereson më shumë janë vetë dëshmitarët; ata që jetuan në atë kohë dhe që qenë pranë Mbretit. Për fatin tim disa prej tyre janë ende gjallë dhe përbëjnë një thesar që duhet të shfrytëzohet tani. Koha nuk pret”, – thotë Neil Rees. Në dhomën e tij të pritjes, ai tashmë ka varur një flamur kuq e zi, dhuratë nga studiuesi shqiptar me banim në Angli, Bejtullah Destani. Në zonën e Buckinghamshire, ku ai jeton, një “ushtri” e vogël janë mobilizuar për ta ndihmuar në projektin e tij për të hedhur në libër atë pjesë të historisë së Ahmet Zogut në Angli.Të gjithë ata studiues që janë marrë me biografitë dhe historitë e mbretërve vazhdimisht shtruan pyetjen se :” A nuk ishte një lajm intersant ky agjensisë zyrtare të lajmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Asociatted Press (AP) se ish kandidati për president, dhe Sekretari i Shtetit John Kerry (Xhon Kerri), është me gjak mbretëror shqiptar.
Ky fakt se Ish kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot Sekretari i Shtetit John Kerry, ka një linjë trashëgimie që rrjedh përmes gjakut të nënës, mes të tjerave dhe nga familja Mbretërore Shqiptare. Lajmi është publikuar disa vite më parë nga Asociatted Press, agjensia zyrtare amerikane e lajmeve, e cila fliste për një lidhje gjeanologjike, nëpërmjet Nënës Mbretëreshë Geraldine, me prejardhje nga një familje e famshme fisnike e Hungarisë.
Sipas atij lajmi thuhej se ” John Kerry, ka gjak blu(RD600), e rrjedhur veç të tjerash edhe nga familja mbretërore e Shqipërisë.” Lajmi interesant për shqiptarët, është publikuar nga agjensia zyrtare e lajmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Asociatted Press (AP) duke iu rferuara librit të geneoligjisë Amerikane(300 MAJOR HISTORICAL FIGURES Who Appear in RD 600 (2006 Edition)Genealogy Pointers 8-24-10.pdf – Genealogical.com, www.genealogical.com/newsletters/genealogy_pointers_8-24-10.pdf? – Aug 24, 2010 – politicos to be found in RD600 include Howard Dean, John Kerry, Ted Kennedy Geraldine, Countess Apponyi de Nagy-Appony, Queen of the Albania).Lajmi, i është referuar studimit disa mujor të, të mirënjohurit në fushën e geanalogjisë, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke’s Peerage, një lloj bible për aristokracinë britanike. I cili thotë se :”Kështu që pas zellit tonë të njohur, për të gjetur lidhjen e figurave më të shquara të të gjitha fushave në botë, me Shqipërinë dhe shqiptarët, këtë radhë duket se lajmi ka vlerë zyrtare: John Kerry( Xhon Kerri), njeriu që pretendonte që pas kandidimit të 2004, të drejtonte SHBA, dhe aktualisht Sekretari i Shtetit, duket se ka në dejet e tij, edhe gjak shqiptar, të trasheguar nga nëna. Gjak mbretëror madje.” thotë Harold Brooks- Baker
Sipas AP, “John Kerry ka gjak blu dhe atë e ka të trashëguar nga të gjithë Familjet Mbretërore të Europës. Madje, këtë lidhje e ka edhe më të madhe se lidhja e sih Presidentit George H. Bush”. Lajmi është bërë i njohur në media, duke i’u referuar Burke’s Peerage. I njëjti burim, që është i famshëm për kërkimet në fushën e gjenealogjisë, ka thënë se edhe ish kandidati republikan për në Shtepinë e Bardhë, Howard Dean ka një linjë trashëgimie, që rrjedh përmes gjakut të së jemës nga Shtëpitë Mbreterore të Shqipërisë, Anglisë, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Rusisë, Bizantit, Persise (Iranit) dhe Francës.
Ndoshta nga ky fakt edhe vdekja e Nënës Mbretëreshë Geraldina Appony, vetëm në SHBA, pati faqe të tëra gazetash, e informacionesh të të gjitha formave.
Në disa raste dukej se ato mburreshin, se ajo kishte gjak të lidhur me kombin amerikan. Kështu dukej edhe tek gazeta New York Times, e cila me atë titull të madh hapte dhe faqen “metropol” në gazetë. Thuajse të gjitha mjetet informative amerikane dhe ato nga me presitigjozet në botë, i kushtuan shkrime të tëra “Cinderelles Shqiptare”, Nanës Mbretëreshë Geralidina de Appony.
Çfarë nuk shkruan ato!?!. Me fjalët më të bukura e kanë përshkruar ato jetën e kësaj gruaje: të zgjuar, të bukur, bujare e fisnike. Geraldina e Shqipërisë, siç u pëlqen atyre t’a thërasin atë, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila për një vit ishte dhe e para zonjë Evropiane me gjak Amerikan. Geralidina vdiq në Tiranë. Ajo ishte 87 vjeçare. Jeta e asaj ishte si një fantazi nga ato të filmave të Hollivudit, shkruan gazetat më të mëdha Amerikane, prej nga New Yorku, Kalifornia, Çikago, Bostoni, Uashingtoni e tjera..
Një tjetër gazetë e madhe amerikane e shtetit federal të Floridës, “Miami Herald”, ka shkruar se: “Mbretëresha Geralidinë e gjatë dhe e bukur, megjithë propozimet e saj nuk pranoi asnjëherë që ajo të luajë në filma, pasi pati oferta nga kinematografitë e njohura boterore si Hollivudi. Një muaj në Kështjellën e Versait, një muaj tek pallati mbretëror në Egjipt, kur ishte gjallë Mbreti Farruk, dhe ai me gjak shqiptari, ishin për familjen mbreterore në egzil, për t’u prezantuar.” “Los Angels Time” e Kalifornisë, shkruan se: “Geraldine Apponyi u lind ne Budapest më 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte Gladys Virginia Steeart, nga një familje e vjetër në Virginia. Familje, e cila është nga të parat në këtë vend, ndaj shteti federal Virginia edhe sot e kësaj dite mban këtë emër, nga që ka marrë emërin e kësaj familje fisnike e mbretërore europiane. Ndërsa, revista e njohur “Time”, theksonte se :” Geraldina nga lidhja e gjakut bie kushuri i tetë me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i Geraldines, sipas Time, ishte një oficer i madh në oborrin mbretëror, Hapsburg.
Por, në atë kohe mbretëritë e Evropës Qëndrore, po vinin më në fund mbas humbjes se fuqisë. Pasuria dhe prestigji i mbretërive mbas Luftës së parë Boterore ra shumë. Babai i Geraldines vdiq në 1924, dhe e ëma pas vdekjes se të shoqit, u martua me një oficer Francez. Familja e edukoj Geraldinën dhe dy motrat e saj në shkollat hungareze. Kur ajo ishte 17 vjeçe, fotografia e Geraldinës u bë simbol i bukurisë tek monarkistët hungarezë. Një nga ato fotografitë e cila ka mbrritur origjinale edhe në ditët e sotme përdoret në shumë revista e kartolina.
Një ngjarja interesante e Mbretit të shqiptarëve Mbretit Zog i Parë, në Amerikë, jo shumë e ditur më parë
Kjo është mbase një ngjarje dhe që ka mbetur enigëm, është ajo e vitit 1951. Kur Mbreti i shqiptarve Zogui Parë, bleu një kështjell në një zonë turistike, e cila quhet Knollwood në Muttontown, New York, përafërsisht për 102,800 dollarë amerikanë. Kështjella 550 hektarë kishte 60 dhoma, dhe mendohet se do të përdorej si pallati Mbretëror Shqiptarë, ku mbreti Zog i Parë, kishte në plan të sillte familjen dhe të gjithë anëtarët e oborrit mbretëror. Tash flitet se autoritetet lokale të ishullit kanë bërë gati restaurimi i vilës së mbretit Zog në SHBA, të hapin dyert e saj për turistët.
“Knollwood”, prona që mbreti Zog, bleu në vitet 51′, në Long Island New York pritet të restaurohet, dhe ruhet nga shteti si monument kulture duke u vizituar nga një numër i madh turistësh. “Knollwood”, në Long Island New York është e përfshirë në guidën turistike të ishullit Long Island – NY.
Prona me një shtëpi gjigande, nga e cila tashmë ka mbetur vetëm disa muret e mermerit të ndërtesës, kopshtet “magjike” në mes një gjelbërimi të mahnitshëm, gjendet në fshatin Mutontoun në zonën që i përket ishullit të Long Island – Nju Jorkut.
Gazeta lokale “Northender” shkruan vite më parë se ky lokalitet është i interesuar në rinovimin e asaj, çka quhen “King Zog’s Gates”, si e vetmja gjë që ka mbetur nga ajo çka e lidh Long Island-in, me një prej figurave më të çuditshme të Evropës së shekullit të njëzetë.
Sipas një punonjëses të zyrës së këtij lokaliteti, Vivian Van Vagner, ideja e restaurimit të portave hyrëse është prezantuar gjatë një takimi administratës së fshatit. Kjo administratë i ka dërguar kontesë një studim të zonës. Ajo pati deklaruar se “Unë kam kontaktuar me Departamentin e Kontesë për Parqe dhe po presim për një përgjigje”, ka qenë shprehur zonja Van Vanger. Gazeta, vazhdonte më tej duke shkruar se sipas të thënave në popull mendohet se Mbreti Zog synonte sjelljen e familjes dhe të oborrit të tij – mbretëror në “Knollwood”, por që kurr nuk ia arriti, për arsye që ende nuk janë bër të qarta.
Kjo gazetë pati shkruar se ky version i historisë gjithashtu shkon më tej duke pretenduar se zyrtarët amerikanë të doganave e shkatërruan këtë plan, duke kufizuar numrin e patriotëve që Mbreti Zog mund të merrte në fshatin e vogël, ku sapo kishte blerë pronën.
Sipas tyre Mbreti Zog e bleu pronën e quajtur “Knollwood” në vitin 1951. Ajo ishte një pronë e ndërtuar sipas tipit të “Erës së Artë të Bregut”, erë kjo që nisi në vitin 1891 kur të pasurit filluan të ndërtonin shtëpi me arkitekturë që binte në sy në Long Island. Kështjella në “Knollywood”, ishte ndërtuar fillimisht për manjatin e rrugëve Charles Hudson. Bëhet fjalë për një kështjellë të ndërtuar në vitet 1906 -1907, me 60 dhoma të derdhura në mermer dhe të skalitura me madhështi. Pasi mbreti Zog e braktisi përfundimisht pronën, kishte zëra rreth e rrotull zonës se ai kishte fshehur në muret e kështjellës thesare. Mbase, kjo ishte arsyeja pse shumë shpejt ndërtesa u sulmua nga grabitës të ndryshëm, çka shkaktoi dhe shkatërrimin gradual të kësaj prone me domethënie historike, shkruante shtypi lokal.