• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

6 DEKADA NGA NDARJA NGA JETA E MBRETIT TË SHQIPTARËVE ZOGU I

April 9, 2021 by dgreca

Ahmet Zogu – Shtetar Reformator për zhvillimin e Shqipërisë në shekullin XX/

Ahmet Zogu Delegatë i Matit (1912;1920),Ministër (1920),Kryeministër (1922-1924),President-Kryeministër (1925-1928) dhe Mbret i Shqiptarëve (1928-1939)/

Nga Kevin HAXHIU/

Ahmet Zogu (Zogolli) lindi më 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit në një familje fisnike dhe patriotike.Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal Pashë Zogolli dhe Sadije Hanëm Toptani.Ahmet Zogu që në moshë tepër të re ishte një patriot me vlera të rralla për mbrojtjen e atdheut dhe pavarësisë së tij.Ahmet Zogu ishte 17 vjeç kur ishte zgjedhur delegatë i Matit për në Kuvendin Kombëtarë të Vlorës.Ahmet Zogu vetëm 8 vite më pas në 1920 u zgjodh përsëri delegatë i Matit në një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kombit Shqiptarë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 dhe Shpalljes së Pavarësisë në 1912,Kongresin Kombëtare të Lushnjes.Delegati i Matit Ahmet Zogu me forcat e tij garantoi mbrojtjen për mbarvajtjen me sukses të Mbledhjes Kombëtare të Lushnjes.Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes Ahmet Zogu u zgjodh Ministër i Punëve të Brëndshme.Ahmet Zogu Ministri i Punëve të Brëndshme pas përfundimit të punimeve të Kongresit në 31 janar 1920 u dërgoi çdo prefekture një proklamatë me anë të së cilës populli njihej me vendimet që ishin marrë në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes. Gjithashtu Ahmet Zogu u tregua tepër i gatshëm për të vendosur organet e reja qeverisëse në Durrës.Ahmet Zogu tepër i guximshëm kryesoi udhëtimin për në kryeqytetin e Shqipërisë Durrës por kur u njoh me rezistencën e italianëve që ishin atje,Zogu për të shmangur përplasjen vendosi me zgjuarsi dhe maturi që përkohësisht organet e reja qeverisëse ti vendoste në Tiranë sepse kryesore në atë kohë ishte të fillonin punën institucionet.Më 11 shkurt 1920 institucionet e zgjedhura në Kongresin e Lushnjes hynë në Tiranë ku patën një pritje madhështore nga populli dhe Tirana de facto u bë kryeqytet i përkohëshëm i Shqipërisë.Nga dhjetori 1922-shkurt 1924 Ahmet Zogu ishte Kryeministër i Shqipërisë.Në vitin 1923 kur Ahmet Zogu ishte kryeministër 21 Janari 1920 dita e Kongresit të Lushnjes,do të festohej si Festë Kombëtare.Gjithashtu dhe gjatë gjithë kohës që Zogu drejtoi Shqipërinë,deri në vitin 1939 kur u pushtuam nga Italia fashiste.Kuvendi Kushtetues që doli nga zgjedhjet e dhjetorit 1923 i ndërpreu në mes punimet e tij nga qershori deri në dhjetor 1924 pasi Shqipëria u drejtua nga qeveria ilegjitime me kryeministër Fan Noli-n i cili erdhi në pushtet me mjete jo demokratike,jo kushtetuse.Pas Triumfit të Legalitetit në 24 dhjetor 1924 dhe që në Shqipëri u rikthye qeveria e ligjshme e drejtuar nga Iliaz Vrioni e cila 10 ditë pas rikthimit dha dorëheqjen.Në 6 janar 1925 u formua qeveria e re me kryeministër Ahmet Zogu-n.Kuvendi Kushtetues në 21 janar 1925 do të vendoste që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Republikë Parlamentare dhe më 31 janar 1925 Zogu zgjidhet President.Shqipëria nga ky moment do të ishte për herë të parë në historinë e saj Republikë.De jure Shqipëria ishte Republikë Parlamentare por de facto ishte Republikë Presidenciale pasi Zogu ishte President dhe Kryeministër njëkohësisht.Gjatë kohës së Republikës Shqiptare Parlamenti përbehej nga dy dhoma (Deputetëve dhe Senati) kjo ishte nje risi dhe zhvillim për vendin.Në 17 gusht 1928 u organizuan zgjedhjet në Shqipëri prej të cilave doli Asambleja Kushtetuese me 58 deputetë.Asambleja Kushtetuse më 1 shtator 1928 vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri (Royaume) Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme dhe Mbreti i shqiptarëve ishte Lart-Madhëria e tij Zogu I,nga familja e famshme shqiptare Zogu.Statuti Themeltarë i Mbretërisë u votua përfundimisht në 1 dhjetor 1928 nga Asambleja e cila më pasë vijoj punën si parlament me mandatë katërvjeçarë që fillonte nga gushti 1928.Mbretëria Shqiptare 1928-1939 nën drejtimin e Mbretit Zog I i cili bëri reforma të mëdha si në vëndet e zhvilluara në Shqipërinë që pothuajse 3 dekada më parë kishte shpallur pavarësinë në vitin 1912 nga pushtimi shekullor osman.Ahmet Zogu ishte Mbret i të gjithë shqiptarëve në të gjithë kombin e madh shqiptarë përtej kufinjëve të 1913 të Shqipërisë.Në vitet 1928-1939 në Shqipëri u zhvillua shumë tregtia,infrastruktura,bujqësia,turizmi,kultura,sporti,arsimi,etj.Një nga politikat më të mira të kësaj kohe ishte dhënia e bursave nga shteti për të rinjtë ekselentë që të arsimoheshin në Universitet më të mira jashtë vendit.Sistemi ligjor që në vitet e para të Mbretërisë pati një ndryshim të madh,për herë të parë Shqipëria do të kishte Kodin Civil dhe Kodin Tregtarë.Patriotizmi dhe atdhedashuria për Shqipërinë duket qartë në moton e Mbretit Zog I “Atdheu mbi të gjitha” gjithashtu edhe fjalitë tepër domethënëse që shkruheshin në hyrjen e pasaportës shqiptare në kohën e Mbretërisë.Koha e ka treguar se ishte domosdoshmëri në Shqipërinë e viteve ‘20 vendosja për formë qeverisje Mbretëri Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme pasi krijoi qëndrueshmëri politike dhe Shqipëria nisi rrugën e zhvillimit.Ahmet Zogu në të gjitha detyrat e larta që ka mbajtur si Ministër i Brëndshëm në qeverinë e Kongresit të Lushnjes,si Kryeministër i Shqipërisë,si President i Parë i Republikës në Shqipëri dhe si Mbret i Shqipërisë punoi përherë për Shqipërinë dhe shqiptarët.Ai ishte personazhi kryesor politik në Shqipëri në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit XX.Ahmet Zogu u nda nga jeta më 9 prill 1961 në Francë.

Filed Under: Politike Tagged With: 6 dekada nga ikja, Kevin Haxhiu, Mbreti Zog I

Mbreti ZOG: Ja arsyeja e themelimit të monarkisë Shqiptare !

December 22, 2018 by dgreca

Mbreti Zog për Daily Express (1928) : Ja arsyeja e themelimit të monarkisë  !

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Dhje1-Mbreti-Zogtor 2018/1 Monarkia pse

“Le Matin” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog për Daily Express, ku ka shpjeguar asokohe arsyen e themelimit të monarkisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zogu I dëshiron të sigurojë mirëqenien e popullit të tij

Londër, 6 shtator. – Telefon. Matin. – Në një intervistë me të dërguarin e posaçëm të Daily Express në Tiranë, Zogu I ka deklaruar :

Rezultatet e para të themelimit të monarkisë do të jenë çlirimi i vendit tim nga përpjekjet partiake. Presidenti i republikës është domosdoshmërisht i detyruar të favorizojë ata që e zgjodhën atë, ndërsa partitë e tjera manovrojnë vazhdimisht për ta zëvendësuar atë me një nga kandidatët e tyre. Mbreti do të jetë mbi partitë. Ai do t’i shërbejë vetëm kombit. Ministritë, ushtria dhe xhandarmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar nëpëmrjet ndërmjetësve.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Mbreti Zog I, Pse Monarkia?

INTERVISTA- MBRETI: ARSYEJA E BASHKËPUNIMIT ME ITALINË….

August 15, 2018 by dgreca

  • RRËFIMI EKSKLUZIV I MBRETIT ZOG PËR DAILY TELEGRAPH (1928) : “KJO ËSHTË ARSYEJA E BASHKËPUNIMIT ME ITALINË.”/

-Mbreti Zog I: Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Gusht 2018/ Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar të shtunën e 13 tetorit 1928, në faqen n°5, një intervistë ekskluziv/1-Mbreti-Zoge të Ahmet Zogut, dhënë asokohe medias britanike, Daily Telegraph.Përtej qëllimëve të tij për të civilizuar popullin shqiptar, që t’a bëjë atë të pranojë, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore, mbreti, shpeshherë i kritikuar për çështjen në vijim, ka shpjeguar arsyete bashkëpunimit me Italinë.Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :THE TELEGRAPHIntervista me mbretin e ri

Zogu I dërshiron të civilizojë popullin e tij…dhe të ruajë pavarësinë e tij/

Londër, 12 tetor (nga korrespondenti ynë me telefon). – Z. Ashmead Bertleet, kontribuesi i mirënjohur i Daily Telegraph, i dërgoi një gazete të Tiranës këtë intervistë interesante që ai kishte zhvilluar me mbretin e ri të Shqipërisë, Zogu I. Monarku gjatë intervistës, ka folur për tema të ndryshme : administratën e brendshme, ushtrinë, financat dhe politikën e jashtme. Në raport me temën e fundit, Zogou I tha :“Personalisht, unë e vlerësoj mbretin Aleksandër dhe popullin e Jugosllavisë, por mendoj se ata kanë një ide të gabuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Do të doja të them diçka më shumë në lidhje me këtë temë që është e përfshirë aq thellësisht në Evropë. Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se nuk kemi asnjë aluzion më të vogël agresiv ndaj Jugosllavisë. Dëshira jonë është të kemi marrëdhëniet më të mira me këtë vend.

Në radhë të dytë, ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga pavarësia jonë në favor të një kombi tjetër. Mund t’ju kujtoj Historinë. Shqipëria është i vetmi vend Ballkanik që gjithmonë ka arritur të ruajë pavarësinë- pavarësisht nga pushtimet e shumta. Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar.Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë dominimit italian; njerëzit nuk do ta toleronin atë qoftë dhe për një çast. Por ne duhet të marrim parasysh gjendjen tonë. Ne jemi vërtet shumë vonë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Populli nuk di as të lexojë dhe as të shkruajë; ka pak ligje të shkruara që zbatohen dhe “hakmarrja” ende mbretëron në shumë pjesë të vendit. Qëllimi im është të civilizoj popullin tim, t’a bëj atë të pranojë sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore.Kjo detyrë mund të realizohet vetëm me ndihmën e jashtme. Kjo është arsyeja pse ne kemi miratuar mjetin që na dukej më i përshtatshmi për ne. Mbi të gjitha, kishim nevojë për para dhe kishte vetëm një mënyrë për t’i gjetur : t’i merrnim ato hua nga një vend tjetër. U përpoqëm në Gjenevë dhe dështuam; ne kemi provuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Anglinë, por pa sukses. Pra, Italia na erdhi në ndihmë dhe na dha hua 2 milionë paund në kushte shumë të favorshme për ne.Këto para përdoren tani për punët publike : rrugët, urat dhe ndërtimin e portit të Durrësit. Pastaj, na nevojitej ndihma e ekspertëve dhe financierëve, oficerëve për të organizuar ushtrinë tonë tokësore dhe detare, inxhinierët, mjekët dhe kështu me radhë. Natyrisht, Italia, e cila na dha paratë, kishte të drejtën e para për të kontrolluar shpenzimin e kësaj shume. Kjo është arsyeja pse ne kemi shumë italianë që punojnë mes nesh, por kjo nuk do të thotë që ne kemi humbur pavarësinë tonë politike. Ne mbetemi një komb dhe zotër në shtëpi; dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që të mbizotërohemi apo të shfrytëzohemi në interes të të tjerëve. ” — T. B

Filed Under: Histori Tagged With: “L’Intransigeant”, Intervista, Mbreti Zog I

ASSOCIATED PRESS: MBRETI I SHQIPTARËVE PUNONTE 18 ORË NË DITË

June 16, 2018 by dgreca

1 dielli me ZogMbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë. Këtë lajm e jepte Agjensia e prestigjioze amerikane e lajmeve”Associated Press) me 9 qershor 1929 dhe e ribotonte Dielli në numrin e tij të 14 qershorit 1929. Agjensia” Associated Press “informonte: Mbreti i shqiptarëve, Zog I, ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka ardhë në fron, ka fituar emrin e Monarkut më punëtor në botë- Tetëmbëdhjetë orë pune të pandërprera ditë dhe natë-me 10 minuta shëtitje nëpër pallat çdo dy orë-është puna që bën çdo ditë. Mbreti ngrihet në mëngjes në orën gjashtë. Pi një kafe të zezë, ndez një cigare, dhe pastaj i përvishet punës.
Me përjashtimin e pak minutave që shkon çdo ditë me të Ëmën, të cilën e do dhe e nderon shumë, nuk e le tryezën e punës gjer në mes të natës.
Miqtë e Mbretit thonë se i mungojnë njerëzit e shkolluar, vendi s’ka universitet, i mungon dhe besimi që të ngarkojë të tjerë njerës me punëra të shtetit dhe prandaj ngul këmbë ta bëjë çdo gjë vetë.Po nëqoftëse e qeveris Shqipërinë në bazë të një njeriu të vetëm, ay s’ka aspak dukjen e diktatorit. Me pamjen e tij të butë, hundë të gjatë, gojë delikate, me një qëndrim plot dinjitet dhe një dukje aristokratike, të kujton më shumë një njeri nga fëmijët fisnik të Francës ose Austrisë, që s’i ka vrarë kurrë mendimi dhe puna. Po Mbreti më i ri i Evropës, larg nga të qenit -diletant-ose njeri sallonesh, e qeveris vendin e tij me dorë të hekurt ,po të drejtë, dhe i jep popullit një shembull të shkëlqyer me punën e tij të parreshtur.
Kur Korespondenti i Associated Press-it, e vizitoi sot në Pallat (9 Qershor 1929), e gjetiMbretin duke përkëdhelur dhe shkonte kohën me një tufë shkabash(shqiponjash), të maleve, të cilat i ka zbutë vetë.
“Duke qenë se Shqipëria është një vend me shkëmbinj dhe male të larta”, tha MBreti duke qeshur- në një gjermanisht të mbaruar,”këtu kemi aq shkaba sa ju në Amerikë keni rebece(Sparrows).
Si gjithë shkabat e botës, shkaba e Shqipërisë ëshët kryelartë, e guximshme, independente, prandaj e bamë simbolin e lirisë kombëtare, siç e ka bërë dhe Amerika. Me që populli im m’i sjell me shumicë, si dhuratë, tani kam mjaft prej ryre sa të eksportoj ca në Amerikë”… Pastaj duke qeshur Mbreti shtoi:”Po populli Amerikan ka mjaft shkaba dhe mjaft Liri”…(Përgatiti për Diellin: D. Greca)

Filed Under: Histori Tagged With: Associated Press, dalip greca, Mbreti Zog I

Mbreti Zog I nderohet nga Shteti i Izraelit

January 31, 2014 by dgreca

Kujtimi i Mbretit Zog I u nderua nga Shteti i Izraelit më 27 janar 2014, ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, gjatë një ceremonie në muzeun kombëtar në Tiranë

Ditën e 27 janarit 2014, që përkon me ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, Shteti i Izraelit nderoi kujtimin e Mbretit Zog I me një çmim special, gjatë një takimi të organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Bashkia e Tiranës në Muzeun kombëtar në Tiranë.

Cmimi mban këtë motivacion : “Për kontributin e veçantë në ndihmën e dhënë ndaj refugjatëve hebrenj të ardhur në Shqipëri gjatë periudhës së Holokaustit.” Motivacioni, i theksuar edhe në fjalën e mbajtur nga Shk. Tij Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Z. David Cohen, nënvizon se shumë familje hebraike ia detyrojnë jetën e tyre në veçanti Mbretit Zog si dhe gjithë shqiptarëve.

Si pasardhës i Mbretit Zog I dhe kre i Familjes mbretërore, LTM Princi Leka II i Shqiptarëve u ftua të merrte këtë çmim gjatë një ceremonie ku morën pjesë shumë personalitete, si dhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.

ENGLISH TRANSLATION

29 January 2014

King Zog I honoured by the State of Israel

The memory of King Zog I was honoured by the State of Israel on January 27 2014, Holocaust Memorial Day, during an international meeting holded at the National Museum in Tirana

On January 27, 2014, King Zog was honoured by the State of Israel : “On behalf of the State of Isreal, the Ambassador of Israel to Albania presents this special award to HM King of the Albanians, Ahmet Zogu, for his special contribution in offering a welcome heaven to Jewish refugees during the Holocaust.”

“Many Jewish families owe their lives to King Zog in Particular and Albania in General. He who Saves one life is as though he has saved the entireworld“, emphasized David Cohen, Amassador of Israel in Albania”.

As King Zog I’s heir HRH Prince Leka II of the Albanians, head of the Royal House, was invited to receive this award by HE David Cohen, during a moving ceremony organised ad the National Museum of Tirana which was attended by many personalities and the chiefs of the religious communities in Albania as well.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Mbreti Zog I, nderohet nga Shteti i Izraelit

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT