• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 

January 28, 2023 by s p

Nga Kevin HAXHIU*/

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 një vitë më vonë në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër Fuqitë e Mëdha vendosën copëtimin e territorit të Shqipërisë në favor të vëndeve fqinje.Në vitin 1915 Traktati i fshehtë i Londrës vendosi që territori i Shqipërisë të copëtohej edhe më shumë se në vitin 1913.Në vitin 1918 në Konferencën e Paqes në Paris nga Fuqitë e Mëdha (Blloku i Antantës-fitues të luftës) dhe vëndet fqinje kërkuan që Traktati i Fshehtë i Londrës i vitit 1915 të zbatohej.Delegacioni i dërguar nga qeveria e Durrësit nuk po e përfaqësonte aspak si duhej Shqipërinë duke mos i dhënë asnjë zgjidhje këtij problemi të madh.Gjatë gjithë kësaj kohe Shqipëria ishte në kaos dhe rreziku për copëtimin e saj ende vazhdonte.Ndaj patriotët shqiptarë të gjendur në këto rrethana vendosën që në Shqipëri të mbahej një tjetër Mbledhje Kombëtare që të mbronte Pavarësinë e Shqipërisë dhe territorin e saj.Në muajin nëntor të vitit 1919 u mblodh organizata nacionaliste “Krahu Kombëtarë” në shtëpinë e ish Prefektit të Durrësit Abdyl Ypi.Në këtë takim merrnin pjesë patriotë shqiptarë të cilët diskutuan për mbledhjen e një kongresi kombëtarë pasi rreziku për copëtimin e Shqipërisë ishte i madh.Në këtë takim u vendos që t’i bëhej një thirrje Parisë së Lushnjes pasi në qytete të tjera ishin bërë përpjekje por nuk arritën dot të organizonin mbajtjen e një kongresi.Ata iu drejtuan patriotit Sheh Ibrahim Karbunara dhe në 31 dhjetor 1919 patriotë lushnjarë që i përkisnin parisë së qytetit të Lushnjes u mblodhën në Teqenë e Karbunarës.Atje u ngrit edhe Komisioni Nismëtarë me 28 anëtarë për Thirrjen dhe Organizimin e Kongresit.Anëtarët e Komisionit Nismëtarë për Thirrjen dhe Organizimin e Kongresit të Lushnjes ishin:Besim Nuri,Ferit Vokopola,Nebi Sefa,Qemal Mullaji,Eshref Frashëri,Sheh Ibrahim Karbunara,Abedin Nepravishta,Bajram Haxhiu,Taullah Sinani,Llazar Bozo,Emin Vokopola,Zija Mullaji,Mustafa Vokopola,Jonuz Sefa,Skender Pojani,Kadri Jenisheri,Teki Libohova,Filip Papajani,Jakov Bozo,Andrea Papaj,Qerim Arapi,Rasim Hoxha,Arif Kurti,Abdyl Aziz,Muntar Luarasi,Hamit Xheka,Reshat (Hysni) Shazivari,Hasan Islami Like.Komisioni Nismëtarë nisi ftesa me objekt që çdo krahinë e Shqipërisë të zgjidhte delegatët e saj që do ti përfaqësonin në Kongres.Komisioni gjithashtu përgatiti organizimin e mbledhjes,krijimin e kushteve për delegatët gjatë kohës që do të qëndronin në Lushnje,organizmin e forcave vullnetare për të mbrojtur dhe siguruar qetësinë gjatë kohës që do të mbahej mbledhja.Kongresi u mblodh në Lushnje në shtëpinë e Kaso Fugës në 21-31 Janar 1920.Në Kongres morën pjesë 56 delegatë ku gjithësecili përfaqësonte krahinën prej nga ishte zgjedhur.Delegatët në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes janë:-Prefektura Durrës:Abdi Toptani,Irfan Ohri,Mytesim Këlliçi,Rexhep Jella,Shezivar Alltuni,Xhaferr Ypi.-Malësia e Gjakovës:Hasan Batusha,Xhemal Beg Bushati.-Prefektura Dibër:Ahmet Zogu,Dine Dema,Dine Nasuh Maqellara,Ramiz Daçi.-Prefektura Shkodër:Ejup Sabri Bushati,Hoxha Kadri,Mati Logoreci,Ndoc Çoba,Rexhep Shala,Xhemal Naibi.-Prefektura Elbasan:Aqif Pashë Elbasani,Adem Gjinishi,Asllan Shahini,Filip Papajani,Kasem Sejdini,Qazim Dyrmishi,Sali Ceka.-Prefektura Korçë:Beqir Rusi,Eshref Frashëri,Ferid Frashëri,Gjokë Ndini Gusho,Idhomen Kosturi,Koço Kota,Sali Butka,Selaudin Blloshmi.-Prefektura Berat:Bektash Cakrani,Hysen Nikolica,Iliaz Vrioni,Kamber Belishova,Llambi Goxhomani,Llazar Bozo,Spiro Papa,Sheh Ibrahim Karbunara.-Prefektura Vlorë:Dhimitër Qypi,Myqerem Hamzaraj,Qazim Kokoshi,Ymer Ali Radhima.-Prefektura Gjirokastër:Ali Këlcyra,Ali Kumbaro,Arshi Shehu,Dervish Seit Grosha,Kasem Radovicka,Kiço Koçi,Rasim Babameto,Shezai Çomo,Spiro Kosova,Veli Harshova.-Diaspora:Sotir Peçi.Kongresi i Lushnjes vendosi që nuk do të pranonte asnjë vendim për copëtimin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha në favor të vëndeve fqinje dhe u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.Kongresi rrëzoi qeverinë ‘italiane’ të Turhan Pashë Përmetit dhe delegacionin e dërguar prej saj në Konferencën e Paqes në Paris pasi nuk po e kryenin funksionin për të cilin ishin zgjedhur në dhjetor  1918 në Kongresin e Durrësit.Në kongres u zgjodh një qeveri e re me Kryeministër Sulejman Delvinën,zëvëndëskryeministër dhe Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botërore Eshref Frasheri,ministër i punëve të brëndshme Ahmet Zogu,ministër i punëve të jashtëm Mehmet Konica,ministër i financave Ndoc Çoba,ministër i drejtësisë Hoxha Kadri,ministër i luftës Ali Riza Kolonja,ministër i Arsimit Sotir Peçi,Drejtor i Përgjithshëm i Post-Telegrafit Idhomen Kosturi.Kongresi zgjodhi dhe delegacionin e ri shqiptarë pranë Konferencës së Paqes në Parisë me anëtarë:Imzot Luigj Bumci,Mehmet Konica,Mihal Turtulli.Kongresi zgjodhi në krye të shtetit një organ kolegjial Këshillin e Lartë (Regjenca) në të cilin bënin pjesë Aqif Pashë Elbasani,Mihal Turtulli,Imzot Luigj Bumçi dhe Abdi Toptani.Në Kongresin e Lushnjes u zgjodh edhe Senati me 37 senatorë që do të kryente funksionin legjislativ.Kongresi i Lushnjes miratoi aktin kushtetues “Bazat e Kanunores së Këshillit të Lartë” (Statuti i Lushnjes) me 6 nene dhe në të  cilën sanksionohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptarë dhe kjo bazohej edhe në të gjitha vendimet që u miratuan në kongres.Forma qeverisëse që sanksionohej në Statutin e Lushnjes ishte Monarkia por që vëndin e saj e zuri Këshilli  i Lartë deri në ardhjen e mbretit në fron.Senati dhe “Bazat e Kanunores së Këshillës së Lartë” përfaqësojnë  i pari Parlamentin dhe e dyta Kushtetutën e Parë Shqiptare sepse u zgjodhën e u miratuan nga një kuvend kombëtarë (Kongresi i Lushnjes) që përfaqësonte vullnetin e popullit shqiptarë.Pas përfundimit të punimeve të Kongresit në 31 janar 1920 Ministri i Punëve të Brëndshme Ahmet Zogu u dërgoi çdo prefekture një qarkore me anë të së cilës populli njihej me vendimet që ishin marrë në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes.Qeveria e Durrësit e cila kishte përkrah saj italianët bëri përpjekje për të mos e njohur Kongresin e Lushnjes dhe vendimet e tij.Gjithashtu u përgatit për të sulmuar organet e reja të zgjedhura në Kongresin e Lushnjes.Nisur nga kjo gjëndje disa prej delgatëve mendonin të qëndronin edhe për disa ditë në Lushnje deri sa të qetësohej gjëndja por në këto rrethana  tepër  i  gatshëm dhe i guximshëm për të vendosur organet e reja në Durrës ishte Ministri i Punëve të Brëndshme Ahmet Zogu i cili edhe kur erdhi si delegatë në Lushnje garantoi sigurinë për mbledhjen kombëtare me forcat e tij.Ahmet Zogu kryesoi udhëtimin për në kryeqytetin e Shqipërisë Durrës por kur u njoh me rezistencën e italianëve që ishin atje,Zogu për të shmangur përplasjen vendosi me zgjuarsi dhe maturi që përkohësisht organet e reja qeverisëse ti vendoste në Tiranë sepse kryesore në atë kohë ishte të fillonin punën institucionet.Më 11 shkurt 1920 institucionet e zgjedhura në Kongresin e Lushnjes hynë në Tiranë ku patën një pritje madhështore nga populli dhe Tirana “de facto” u bë kryeqytet i përkohëshëm i Shqipërisë.Shqipëria që prej kohësh ishte e pushtuar dhe në rrezik nga planet grabitqare të fuqive të mëdha për ta coptuar edhe më shumë territorin e saj,tashmë nga vendimet që u morën në Kongresin e Lushnjes do të ishte e lirë dhe me institucionet e saj sovrane,të ligjshme dhe demokratike.

* KEVIN HAXHIU – Stërnip i Nismëtarit të Kongresit të Lushnjes,Patriotit Bajram Haxhiu.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kevin Haxhiu

“STATUTI I ZGJERUAR I LUSHNJES-1922” – KUSHTETUTA E II SHQIPTARE DHE PUSHTETI LEGJISLATIV NË STATUT

September 29, 2022 by s p

Nga Kevin Haxhiu – JURIST

-“STATUTI I ZGJERUAR I LUSHNJES-1922”

Shteti Shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 do të kishte vetëm në vitin 1914 ligj themeltar të shtetit pra një kushtetute e cila quhej “Statuti Organik”.Ky Statut për nga renditja e Kushtetutave në këto 109 vite Pavarësi shënon të parë kushtetutë në historinë e shtetit Shqiptarë por kjo është vëtëm për nga renditja pasi ky Statut u hartua dhe u vendos nga një organ ndërkombëtar i huaj pra nga Komisioni Ndërkombëtarë i Kontrollit – (KNK).Stauti ose kushtetuta e parë e shtetit Shqiptarë është “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë” e njohur ndryshe si “Statuti i Lushnjes 1920”.Ky Statut përfaqëson kushtetutën e parë Shqiptare për faktin se ky ligj themeltar i shtetit u hartua dhe u miratua nga një Mbledhje Kombëtarë siç ishte Kongresi Kombëtarë i Lushnjes (21-31 Janar 1920) ku delegatët që merrnin pjësë në këtë mbledhje të rëndësishme për fatet e shtetit Shqiptarë ishin përfaqësues të zgjedhur nga populli shqiptarë në çdo Prefekturë të Shqipërisë.Statuti i Lushnjes ishte i përkohëshëm pasi Statuti përfundimtar do të miratohej nga Asambleja Kushtetuese.Statuti i Lushnjes qëndroi në fuqi rreth 2 vite.Në Shqipërinë e viteve 1921-1924 pati zhvillime të shumta politike.Në prill të vitit 1921 u zhvilluan për herë të parë zgjedhje parlamentare në Shqipëri.Deputetët e zgjedhur kishin garuar si individ dhe jo si kandidat të partive politike ndërsa këto të fundit do të themeloheshin më vonë dhe ato ishin:Partia Popullore dhe Partia Përparimtare.Zhvillimi i zgjedhjeve si dhe krijimi i partive politike shënuan një zhvillim për vendin si dhe në Shqipëri filloi pluralizmi politik.Këshilli Kombëtarë  (parlamenti) që doli nga këto zgjedhje krijoi një komision të posaçëm prej 12 vetash për hartimin e projektkushtetutës dhe në dhjetor 1922 Këshilli Kombëtarë do ta zgjeronte këtë statut dhe statuti i ri do të emërtohej  “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes”.Forma qeverisëse që sanksionohej në “Statutin e Zgjeruar të Lushnjes-1922” ishte e njëjtë si në “Statutin e Lushnjes-1920” pra Monarki por që vendin e Mbretit përkohësisht e zinte Këshilli i Naltë.Në këtë Statut sanksionohej një parim tepër i rëndësishëm siç është ai i ndarjes së pushteteve.Pushtetin legjislativ e ushtronte Parlamenti,pushtetin përmbarues (ekzekutiv) e kishte Këshilli i Naltë funksion të cilin ai e kryente më anë të Kabinetit (Qeveria/Këshilli i Ministrave),pushteti gjyqësor ushtrohej nga Gjykatat.“Statuti i Zgjeruar i Lushnjes (1922)” po ashtu si “Statuti i Lushnjes (1920)” nuk ishte i përhershëm por i përkohshëm por ndryshimi i “Statutit të Zgjeruar të Lushnjes” nga “Statuti i Lushnjes” ishte vetëm për nga përmbajtja ngaqë ishte shumë më i madh.Statuti i Zgjeruar i Lushnjes ishte i ndarë në katër kaptina.Kaptina e parë e emërtuar “Formimi i Shtetit” ndahej në katër pjesë të emërtuara me gërmat A,B,C,D.Në pjesën “A” parashikoheshin Dispozitat e pergjithshme.“Statuti i Lushnjes-1920” dhe “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes-1922” përbëjnë arritje madhore si dhe përfaqësojnë themelet e historisë të së drejtës kushtetuese në Shqipëri.

-PUSHTETI LEGJISLATIV – PARLAMENTI NË STATUTIN E ZGJERUAR TË LUSHNJES (1922)

Parlamenti përbëhej nga deputetë të zgjedhur nga populli më votim universal sipas ligjit.Deputetët zgjidheshin për një mandat 4-vjeçar dhe përgjegjësia e tyre mbaronte me perfundimin e afatit por për këtë parlament të dalë nga zgjedhjet e vitit 1921 ky mandat nuk u aplikua.Në Statut përcaktoheshin standarte që duhet të plotësoheshin për zgjedhjen e deputetëve.Deputet pranohej vetëm ai që ishte nënshtetas shqiptar,që kishte mbushur moshën 25-vjeç,që gëzonte të drejta civile e politike si dhe që plotësonte cilësi të tjera të kërkuara prej ligjit.Detyra e deputetit ishte e papajtueshme me çdo nënpunësi të shtetit me rrogë,me nënpunësi komunale si dhe me shërbimin aktiv fetar.Deputeti përfaqësonte jo vetëm qarkun ku e kishin zgjedhur por të gjithë kombin.Zgjedhësit nuk mund t’i jepnin porosi apo urdhër deputetit të tyre.Deputetët paguheshin për punën që bënin me një pagë 5000 franga ari në vit.Kjo pagë e deputetit mund të ndryshohej herë pas herë me ligj.Mënyra e organizimit dhe funksionimit të parlamentit përcaktohej në rregulloren e tij të brëndshme.Kryesia (Parija) e parlamentit zgjidhej nga vetë parlamenti dhe zgjidheshin individ nga rradhët e parlamentit në fillim të çdo sesjoni për gjatë gjithë mandatit të parlamentit.Zgjedhja e Kryesisë dhe e nënpunësve të Parlamentit organizohej sipas rregullores së brëndshme të tij.Parlamenti kishte detyrë që të shqyrtonte cilësitë dhe fuqitë ligjore të anëtarëve të tij dhe më pas gjykonte dhe vendoste për këto sipas parashikimeve të rregullores së brëndshme të tij (Artikulli 14).Secili anëtarë i parlamentit bënte dy betime të parin përpara shqyrtimit të cilësive të tij dhë të dytin përpara nisjes së mandatit si deputet (Artikulli 15).Deputeti që ishte zgjedhur rishtas dhë që pa arsye të justifikuara dhë të vërtetuara siç duhet nëse nuk paraqitej për një afat dy mujor përpara Parlamentit që të kryente betimin që sanksionohej në Statut,ai deputet quhej i shkarkuar nga detyra e tij.Parlamenti në këtë rast kishte të drejtën e gjykimit (funksion “quasi gjyqësorë”) në lidhje mbi pranueshmërinë ose jo të arsyeve të justifikimit të deputetit.Deputeti që mungonte për gjashtë muaj rresht në seancat e Parlamentit,pa autorizimin e Parlamentit ishte vetvetiu i shkarkuar nga detyra.Ku vendi i një deputeti mbetej vakant për çfarëdolloj arësye atëherë brenda dy muajve nga dita e vakancës  por jo më parë se një muaj duhet të zgjidhej një deputet tjetër në vendin e tij.Deputetëve nuk mund t’ju kërkohej llogari apo të mbanin përgjegjësi për votimin apo mendimet e shfaqura në Parlament.Deputetët gjatë sesionit parlamentar nuk mund të gjendeshin në burg për borxh.Deputeti gjatë mandatit të tij kishte imunitet ndaj dhe nuk mund të ndiqej apo arrestohej për cështje penale,pa lejuar dhe vendosur Parlamenti por më një përjashtim  në rast se kapeshin në faj e sipër për krim atëherë autoritetet gjyqësore kishin për detyrë të njoftonin Parlamentin nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë brënda 24 orëve.Deputetët në rast se kryenin krime politike dhe delikte gjykoheshin dhe dënoheshin gjithmonë si gjatë por edhe jashtë sesionit parlamentar nga Gjykata e Naltë me autorizimin e Parlamentit duke u mbështetur në ligjin e posaçëm.Parlamenti kishte të drejtën e dekretimit të lirimit të një deputeti të tij për të gjithë periudhën e sesionit nëse kishte qenë kapur në periudhën e pushimeve.Parlamenti zhvillonte sesione të jashtëzakonshme në të cilat bisedohej vetëm për çështjet për të cilat ky sesion thirrej dhe këto çështje ishin të përcaktuara në një program që hartoej nga Qeveria.Sesionin e jashtëzakonshëm Këshilli i Lartë në çdo kohë që e shikonte të arësyeshme kishte të drejtën e mbylljes së tij por përherë më përpara fillimit të sesionit normal (të zakonshëm).Këshilli i Lartë në hapjen e sesionit të zakonshëm nëpërmjet një ligjerate ose lajmërimi parashtronte situatën në përgjithësi të shtetit si dhe masat që gjykoheshin të nevojshme që të merreshin në atë vit nga pushteti ekzekutiv (përmbarues) dhe Parlamenti i kthente një përgjigje të shpejtë (Artikulli 24).Parlamenti bisedonte dhe vendoste vetëm kur i pranishëm në të ishte një deputet më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të tij të cilët i kishin kaluar formalitetet e parashikuara në artikujt 14 dhe 15 të Statutit.Në llogaritjen e numrit të përgjithshëm të deputetëve Parlamenti nuk përfshinte ata deputet që mungonin me leje.Vendimet në Parlament duhet të votoheshin me shumicë absolute të deputetëve që ishin të pranishëm në mbledhje.Zgjedhjet që i përkisnin personave mënyra e votimit të tyre organziohej me dy raunde në rast se për herë të parë nuk votoheshin me shumicë absolute atëherë herën e dytë votoheshin më shumicë relative të deputetëve të pranishëm në mbledhje.Në mbledhjet e parlamentit mënyrat e votimit ishin të përcaktuara në rregulloren e brendshme sipas rasteve dhe ishin tre mënyra:-“Me ngritjen e dorës lartë,me thirrjen emërore ose me votim të fshehtë”.Mënyra e votimit të ligjeve nga Parlamenti zhvillohej një herë në parim dhe dy herë nen për nen në tre ditë të ndryshme ndërsa përsa i përket kodeve që paraqiteshin nga Qeveria e që ishin përgatitur nga një komision i posaçëm votimi zhvillohej në bllok në tre mbledhje në ditë të ndryshme por me përjashtim të ligjeve që Parlamenti me vendim i quante të ngutshme,të cilat votoheshin sipas rregullores së brendshme.Mbledhjet e Parlamentit zhvilloheshin me dyer të hapura si dhe bisedimet e tij botoheshin në vëllime të posaçme.Në parlament përveç personelit të sigurisë mund të bëhej pjesë e tij cilido gjithmonë në përputhje me rregulloren.Parlamenti mund të zhvillonte edhe mbledhje me dyer të mbyllura nëse kjo kërkohej nga ministrat ose deputetët dhe nëse pranohej nga shumica.Mbledhja më dyer të mbyllura zhvillohej pasi personat e ndaluar për të qënë të pranishëm në këtë rast të ishin larguar nga dhoma.Parlamenti nuk mund të dhunohej.Vetëm trupa policore e veçantë mund të qëndronte brënda dhomës ose tek porta e ndërtesës ku zhvillonte punimet parlamenti ndërsa zyrtarë apo fuqi armësh nuk mund të qëndronin pa kërkesë e vendim të Parlamentit.Të gjitha aktet me fuqi ligjore shpalleshin në gazetën zyrtare,e cila dërgohej në të gjithë bashkitë e vendit.Shpallja e akteve ligjore duhet të bëhej brenda dy javëve nga dita e votimit dhe akti në fuqi e zbatim hynte një muaj mbas shpalljes me përjashtim të ligjeve që kishin të caktuar një afat ndryshe për hyrjen e tyre në fuqi.Aktet me fuqi ligjore do të bëheshin pjesë e legjislacionit zyrtarë (ligjeve dhe dekreteve) të shtetit.Kryesia e Parlamentit kishte për detyrë që brenda sesionit parlamentar t’i kthente pushtetit ekzekutiv projektligje të paraqitura nga ai e që ishin refuzuar nga Parlamenti bashkë me të gjitha shkaqet e mospëlqimit.Projektligji i refuzuar nga Parlamenti nuk mund të paraqitej për herë të dytë gjatë gjithë atij sesioni parlamentar.Pushteti ekzekutiv për të gjitha vitet duhej që ti paraqiste Parlamentit që të shqyrtonte Buxhetin e Përgjithshëm të të ardhurave dhe shpenzimeve të Shtetit.Buxheti duhej që bashkëngjitur tij të kishte parashikimin e mjeteve dhe mënyrave mbi të cilat do të përballoheshin këto shpenzime.Në Buxhetin e Shtetit do të futeshin të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit.Buxheti paraqitej përherë kur niste sesioni parlamentar në vjeshtë dhe ky sesion nuk mund të mbyllej pa votuar Buxhetin.Buxheti hartohej sipas mënyrës së përcaktuar në ligj.Buxheti votohej dy herë në dy ditë të ndryshme kapitull për kapitull.Pushteti ekzekutiv kur mbaronte viti finaciar dhe brënda sesionit të dytë të vitit financiarë tjetër duhet t’i paraqiste Parlamentit për shqyrtim dhe pëlqim Buxhetin e konsumuar të vitit të kaluar dhe votimi i këtij buxheti zhvillohej një herë në përgjithësi.Në situatën  kur  buxheti i ri nuk arrinte të merrte formën ligjore përfundimtare dëri në fillim të vitit finaciar për të cilin ishte hartuar,atëherë pushteti ekzekutiv vendoste në zbatim buxhetin e mëparshëm deri sa të pëlqehej dhe votohej buxheti i ri.Parlamenti në këtë situatë çdo degë të administratës i hapte një kredi mujore e cila ishte jo më e lartë se e dymbëdhjeta pjësë e shpenzimeve normale që i përkisnin sipas buxhetit të vjetër.Pushteti ekzekutiv nën përgjegjësinë e tij civile kishte për detyrë që të fuste në buxhetin vjetor të shtetit të gjitha ligjet që ngarkonin nënshtetasit më paga e taksa.Ligjet të cilat nuk futeshin në buxhet quheshin si të ngritura e pafuqi ligjore.Në rast se një kredit i caktuar në buxhet nuk del në përballimin e atij shërbimi,atëherë pushteti ekzekutiv nëpërmjet një projektligji brënda vitit financiar i kërkonte parlamentit që të shtonte atë kredit deri sa të arrihej dhe në rast se shfaqeshin shpenzime për nevoja të paparashikuara në buxhet,atëherë pushteti ekzekutiv përsëri mund të kërkonte nga parlamenti një shtesë krediti,përherë në themel të një projektligji të posaçëm.Procedura e votimit që ndiqej nga parlamenti për votimin e ligjeve për kredit suplementare dhe te jashtëzakonshme ishte e njëjtë me procedurën që ndiqej për votimin e ligjeve të zakonshme.Në raste kryengritje,lufte dhe Parlamenti ishte në pushime atëherë qeveria nën përgjegjësinë e saj mundej të krijonte një kredit të jashtëzakonshëm  nëpërmjet nxjerrjes së një dekretligji i cili duhej që të paqitej në Parlament në sesionin më të afërt.Parlamentit duhej që t’i paraqitej sëbashku me buxhetin e përgjithshëm edhe projekti i sasisë me të cilën do të përballohej ushtria.Parlamenti kishte të drejtë të thërriste çdo ministër për ta pyetur për të gjitha çështjët e fushës së tij.Mënyra për thirrjen e ministrave ishte e parashikuar  në rregulloren e brendshme.Gjithashtu Parlamenti kishte kompetencë që të kontrollonte Qeverinë.Parlamenti ishte i detyruar në të gjitha rastet e veçanta për mbrojtjen e interesave të përgjithshme që të formonte më anëtarë nga rradhët e tij një komision hetimesh i cili do të studionte çështjet dhe faktet që lidheshin me to.Komisioni Hetimor kishte të drejtën që t’i kërkonte shpjegime me shkrim dhe me gojë,autoriteteve shtetërore gjithashtu edhe atyre privatë.Gjithashtu komisioni hetimor kishte të drejtë që të këqyrte edhe çdo akt zyrtarë që do t’iu dukej i nevojshëm.Parlamenti kishte të drejtën që të akuzonte ministrat dhe t’i dërgonte ata në gjykatën e lartë të shtetit duke u bazuar në ligjin e veçantë.Parlamenti nuk mund të pranonte që të dëgjonte deputetët si dhe as ndonjë tjetër përveç se ministrave ose zëvëndësve të tyre si dhe me përjashtim të rastit të parashikuar në artikullin 24 të këtij statuti.Në fund të mandatit të parlamentit,pushteti ekzekutiv kishte detyrën që brenda dy javëve nga dita e shpërndarjes së tij,të dekretonte zgjedhjet e reja parlamentare,të cilat duhet të zhvilloheshin jo më vonë së dy muaj e gjysëm por dhe jo më parë së një muaj nga data e dekretimit të zgjedhjeve.Në rastin kur për shkaqe të paparashikuara,mandati i Parlamentit mbaronte më shumë së një muaj përpara kohës së parashikuar në statut,atëherë parlamenti i ri mblidhej vetvetiu 15 ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve.Nëse në kohën pasi kishte përfunduar periudha parlamentare dhe zgjedhjet nuk ishin zhvilluar si dhe pushteti ekzekutiv gjëndej i detyruar për shpalljen e luftës ose dhënien e dorëheqjes nga Qeveria ose Këshilli i Lartë atëherë ky i fundit me dekret thërriste Parlamentin e vjetër për aprovimin e projektligjit për luftë ose për pranimin e dorëheqjes dhe ringritjen e Qeverisë ose Këshillit të Lartë.

Filed Under: Histori Tagged With: Kevin Haxhiu

KËSHILLI BASHKIAK LIBOHOVË I JEP TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT” (PAS VDEKJES) ATDHETARIT QERIM BAJRAM HAXHIU

July 1, 2022 by s p

Këshilli i Bashkisë Libohovë në mbledhjen e muajit qershor me Vendim Nr.32,Datë 15.06.2022 i dha atdhetarit të shquar shqiptarë në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit Z.Qerim Bajram Haxhiu titullin “Mirënjohja e Qytetit” (pas vdekjes) me motivacion:

-“Për kontribut të shquar si atdhetar i paepur në çështjen kombëtare shqiptare në koloninë e Egjiptit,për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe si dhe për përkujtimin në 21 vjetorin  e vdekjes së rilindasit Andon Zako Çajupi”.

Çertifikata e titullit “Mirënjohja e Qytetit” Z.Qerim Bajram Haxhiu (pas vdekjes),u tërhoq në datën 29.06.2022 në Bashkinë Libohovë nga Z.Kevin Haxhiu i cili falenderoi Këshillin Bashkiak Libohovë dhe Bashkinë Libohovë për këtë vlerësim të atdhetarit.

Vlerësimi nga Bashkia e Libohovës është një prej vlerësimeve që i janë bërë atdhetarit të shquar Qerim Haxhiu.

-Në vitin e 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit (1920-2020),Këshilli Bashkiak Lushnje me Vendimin me Nr.67 Datë 28/07/2020 vendosi të vlerësojë me titullin “QYTETAR NDERI I LUSHNJES” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:-“Bir i një familjeje shumë të njohur lushnjare,zoti QERIM HAXHIU mbetet një atdhetar i madh midis diasporës shqiptare në botë.Në Egjiptin e largët,ku jetoi e punoi ,për gati 60 vite ai krijoi një Lushnje e Shqipëri të vogël,bëri gjithçka për mësimin dhe përhapjen e gjuhës sonë të lashtë dhe lartësoi vlerat e bukura morale e kulturore të vendit tonë”.

-Në muajin shtator 2020 Shoqata Çamëria Kosovë vlerësoi me Çertifikatë “Mirënjohje” me motivacionin: -“Per kontribut atdhetarë” (pas vdekjes ) atdhetarin Qerim Haxhiu në vitin e 100 vjetorit të lindjes së tij (1920-2020).

-Në muajin shtator të vitit 2021 Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:-“Për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare jashtë atdheut,ruajtjen e identitetit shqiptar,ruajtjen e gjuhës shqipe,mbështetjen e studentëve shqiptarë në Egjipt dhe lidhjet e vazhdueshme me Vatrën dhe Gazetën “Dielli””.

-Në muajin mars 2022 Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Z.Flamur Golemi vlerësoi me Certifikatë Mirënjohje atdhetarin Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:-“Për veprimtarinë  e spikatur patriotike për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar si dhe kontributin e dhënë për çështjen kombëtare jashtë atdheut”.

-ATDHETARI QERIM HAXHIU lindi më 7 shkurt 1920 në Lushnjë,në një familje qytetare,fisnike,patriotike të Lushnjes.Djali i patriotit të shquar shqiptarë Bajram Haxhiu i cili ishte një nga Anëtarët e Komisionit Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.Në vjeshtën e vitit 1938 Qerimi u nis nga Lushnja me tranzit në Selanik dhe mbërriti në Aleksandri.Kjo rrugë e gjatë për Qerimin ishte e paharruar për faktin se për të ishte rrugë pa kthim mbrapa në atdhe gjerë sa ndërroi jetë por në vitin 1967 arriti të merrte një leje për vizitë në atdhe.Patrioti Qerim Haxhiu fizikisht ishte në Egjipt,por me shpirt e zemër ishte gjithmonë në Shqipërinë Etnike.Ai botonte gjithnjë artikuj për atdheun Shqipërinë dhe çështjen kombëtare në gazeta,revista të diasporës shqiptare të Egjiptit.Qerimi e kishte pasion letërsinë që në rininë e tij të hershme ndaj dhe shfletonte pothuajse të gjitha botimet që dilnin në atë kohë.Ai gjithashtu ka shkruar dhe poezi nga më të ndryshmet.Haxhiu ka qënë nismëtarë i shumë organizimeve si dhe hartues i disa memorandumeve,peticioneve të gjitha këto për çështjen kombëtare Shqiptare.Qerim Haxhiu ishte atdhetar i paepur për çështjen kombëtare shqiptare në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit dhe gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi atdheut Shqipërisë,Kosovës,Çamërisë dhe të gjithë trevave shqiptare.Haxhiu ishte antikomunist i flakët,demokratë dhe nacionalist i madh.Qerim Haxhiu kishte njohuri të thella për historin shqiptare dhe gjithnjë fliste për Rilindasit e gazetat që ata botuan,të cilët kontribuan në zgjimin dhe ndërgjegjësimin kombëtarë të shqiptarëve të Egjiptit.Në 21 vjetorin e ndarjes nga jeta të Andon Zako Çajupit (11 korrik 1930-11 korrik 1951),atdhetari Qerim Haxhiu mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e Çajupit,gjatë homazheve që zhvilluan atdhetarët e kolonisë shqiptare të Egjiptit,në varrin e Andon Zako Çajupit në Egjipt.Nga të gjithë veprimtarët e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit Qerim Haxhiu ishte i vetmi që shkruajti një përmbledhje (histori) për diasporën shqiptare të Egjiptit qe i duhej Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Amerikë.Patrioti Qerim Haxhiu ka mbajtur lidhje të vazhdueshme në të gjallë të tij me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA” dhe ishte i abonuar në Gazetën “DIELLI”.Gjithashtu Qerimi ka bashkëpunuar me Drejtuesit e Vatrës edhe në një projekt historik të Diasporës Shqiptare në Egjipt,projekt që e ndërmori “Vatra” dhe që u realizua nga Qerim Haxhiu në bashkëpunim me studentët shqiptar në Egjipt.Shtëpia e patriotit Qerim Haxhiu në Kairo ishte një mjedis totalisht shqiptarë në tokë të huaj.Biblioteka e Qerim Haxhiu-t ishte burim dijesh dhe e njohur nga të gjithë ata të cilët (kryesisht studentët shqiptarë me studime në Kairo,me origjinë nga Shqipëria,Kosova,Çamëria dhe nga të gjithë trevat shqiptare) që kishin vizituar patriotin dhe kishin lexuar libra nga biblioteka e tij apo edhe ishin këshilluar me të për çështjet atdhetare.Biblioteka përbëhej nga një literaturë e çdo lloji dhe e zgjedhur në disa gjuhë si:shqip,turqisht,italisht,anglisht,frëngjisht,etj.Qerim Haxhiu ka kontribuar në fillim të viteve ‘90 në përpilimin e librit “Shqiptarët e Egjiptit” me informacionet e tij të shumta për Historinë e Diasporës Shqiptare të Egjiptit.Qerim Haxhiu me pak fjalë ishte erudit por që nuk arriti dot që të jepte kontributin e tij në Shqipëri sepse në atë kohë regjimi diktatorial-komunist personaliteteve intelektuale të arsimuar jashtë si atdhetari Qerim Haxhiu nuk ia hapi “derën” për të kontribuar në atdhe,në Shqipëri.Megjithatë ai e vazhdoi në Egjipt veprimtarinë e tij patriotike me kontributin e madh për çështjen kombëtare shqiptare.Emri Qerim Haxhiu është shënuar me shkronja të arta në historinë e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit.Ai ishte Rilindasi i Fundit në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit.Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.Për Qerim Haxhiu-n janë shkruar disa faqe në librin “Shqiptarët e Egjiptit”-Autor,Emin Azemi,Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup.Në Gazetën Illyria,1209,21-23 Janar 2003 është botuar një artikull nga Prof.Beqir Ismaili me titull “U largua nga kjo jetë edhe një veprimtar i diasporës shqiptare:Qerim Haxhiu (1920-2003)”.Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim”,Prizren,10-13 qershor 2012 e organizuar nga Ministria e Diasporës Kosovë me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar,Prof.Dr.Beqir Ismaili në kumtesën që ka mbajtur në këtë konferencë ndër të tjera ka përmendur edhe veprimtarinë e atdhetarit të shquar shqiptarë Qerim Haxhiu.

Filed Under: Mergata Tagged With: Kevin Haxhiu

6 DEKADA NGA NDARJA NGA JETA E MBRETIT TË SHQIPTARËVE ZOGU I

April 9, 2021 by dgreca

Ahmet Zogu – Shtetar Reformator për zhvillimin e Shqipërisë në shekullin XX/

Ahmet Zogu Delegatë i Matit (1912;1920),Ministër (1920),Kryeministër (1922-1924),President-Kryeministër (1925-1928) dhe Mbret i Shqiptarëve (1928-1939)/

Nga Kevin HAXHIU/

Ahmet Zogu (Zogolli) lindi më 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit në një familje fisnike dhe patriotike.Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal Pashë Zogolli dhe Sadije Hanëm Toptani.Ahmet Zogu që në moshë tepër të re ishte një patriot me vlera të rralla për mbrojtjen e atdheut dhe pavarësisë së tij.Ahmet Zogu ishte 17 vjeç kur ishte zgjedhur delegatë i Matit për në Kuvendin Kombëtarë të Vlorës.Ahmet Zogu vetëm 8 vite më pas në 1920 u zgjodh përsëri delegatë i Matit në një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kombit Shqiptarë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 dhe Shpalljes së Pavarësisë në 1912,Kongresin Kombëtare të Lushnjes.Delegati i Matit Ahmet Zogu me forcat e tij garantoi mbrojtjen për mbarvajtjen me sukses të Mbledhjes Kombëtare të Lushnjes.Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes Ahmet Zogu u zgjodh Ministër i Punëve të Brëndshme.Ahmet Zogu Ministri i Punëve të Brëndshme pas përfundimit të punimeve të Kongresit në 31 janar 1920 u dërgoi çdo prefekture një proklamatë me anë të së cilës populli njihej me vendimet që ishin marrë në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes. Gjithashtu Ahmet Zogu u tregua tepër i gatshëm për të vendosur organet e reja qeverisëse në Durrës.Ahmet Zogu tepër i guximshëm kryesoi udhëtimin për në kryeqytetin e Shqipërisë Durrës por kur u njoh me rezistencën e italianëve që ishin atje,Zogu për të shmangur përplasjen vendosi me zgjuarsi dhe maturi që përkohësisht organet e reja qeverisëse ti vendoste në Tiranë sepse kryesore në atë kohë ishte të fillonin punën institucionet.Më 11 shkurt 1920 institucionet e zgjedhura në Kongresin e Lushnjes hynë në Tiranë ku patën një pritje madhështore nga populli dhe Tirana de facto u bë kryeqytet i përkohëshëm i Shqipërisë.Nga dhjetori 1922-shkurt 1924 Ahmet Zogu ishte Kryeministër i Shqipërisë.Në vitin 1923 kur Ahmet Zogu ishte kryeministër 21 Janari 1920 dita e Kongresit të Lushnjes,do të festohej si Festë Kombëtare.Gjithashtu dhe gjatë gjithë kohës që Zogu drejtoi Shqipërinë,deri në vitin 1939 kur u pushtuam nga Italia fashiste.Kuvendi Kushtetues që doli nga zgjedhjet e dhjetorit 1923 i ndërpreu në mes punimet e tij nga qershori deri në dhjetor 1924 pasi Shqipëria u drejtua nga qeveria ilegjitime me kryeministër Fan Noli-n i cili erdhi në pushtet me mjete jo demokratike,jo kushtetuse.Pas Triumfit të Legalitetit në 24 dhjetor 1924 dhe që në Shqipëri u rikthye qeveria e ligjshme e drejtuar nga Iliaz Vrioni e cila 10 ditë pas rikthimit dha dorëheqjen.Në 6 janar 1925 u formua qeveria e re me kryeministër Ahmet Zogu-n.Kuvendi Kushtetues në 21 janar 1925 do të vendoste që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Republikë Parlamentare dhe më 31 janar 1925 Zogu zgjidhet President.Shqipëria nga ky moment do të ishte për herë të parë në historinë e saj Republikë.De jure Shqipëria ishte Republikë Parlamentare por de facto ishte Republikë Presidenciale pasi Zogu ishte President dhe Kryeministër njëkohësisht.Gjatë kohës së Republikës Shqiptare Parlamenti përbehej nga dy dhoma (Deputetëve dhe Senati) kjo ishte nje risi dhe zhvillim për vendin.Në 17 gusht 1928 u organizuan zgjedhjet në Shqipëri prej të cilave doli Asambleja Kushtetuese me 58 deputetë.Asambleja Kushtetuse më 1 shtator 1928 vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri (Royaume) Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme dhe Mbreti i shqiptarëve ishte Lart-Madhëria e tij Zogu I,nga familja e famshme shqiptare Zogu.Statuti Themeltarë i Mbretërisë u votua përfundimisht në 1 dhjetor 1928 nga Asambleja e cila më pasë vijoj punën si parlament me mandatë katërvjeçarë që fillonte nga gushti 1928.Mbretëria Shqiptare 1928-1939 nën drejtimin e Mbretit Zog I i cili bëri reforma të mëdha si në vëndet e zhvilluara në Shqipërinë që pothuajse 3 dekada më parë kishte shpallur pavarësinë në vitin 1912 nga pushtimi shekullor osman.Ahmet Zogu ishte Mbret i të gjithë shqiptarëve në të gjithë kombin e madh shqiptarë përtej kufinjëve të 1913 të Shqipërisë.Në vitet 1928-1939 në Shqipëri u zhvillua shumë tregtia,infrastruktura,bujqësia,turizmi,kultura,sporti,arsimi,etj.Një nga politikat më të mira të kësaj kohe ishte dhënia e bursave nga shteti për të rinjtë ekselentë që të arsimoheshin në Universitet më të mira jashtë vendit.Sistemi ligjor që në vitet e para të Mbretërisë pati një ndryshim të madh,për herë të parë Shqipëria do të kishte Kodin Civil dhe Kodin Tregtarë.Patriotizmi dhe atdhedashuria për Shqipërinë duket qartë në moton e Mbretit Zog I “Atdheu mbi të gjitha” gjithashtu edhe fjalitë tepër domethënëse që shkruheshin në hyrjen e pasaportës shqiptare në kohën e Mbretërisë.Koha e ka treguar se ishte domosdoshmëri në Shqipërinë e viteve ‘20 vendosja për formë qeverisje Mbretëri Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme pasi krijoi qëndrueshmëri politike dhe Shqipëria nisi rrugën e zhvillimit.Ahmet Zogu në të gjitha detyrat e larta që ka mbajtur si Ministër i Brëndshëm në qeverinë e Kongresit të Lushnjes,si Kryeministër i Shqipërisë,si President i Parë i Republikës në Shqipëri dhe si Mbret i Shqipërisë punoi përherë për Shqipërinë dhe shqiptarët.Ai ishte personazhi kryesor politik në Shqipëri në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit XX.Ahmet Zogu u nda nga jeta më 9 prill 1961 në Francë.

Filed Under: Politike Tagged With: 6 dekada nga ikja, Kevin Haxhiu, Mbreti Zog I

HOMAZH NE DITEN E LINDJES

February 7, 2021 by dgreca

101 vite më parë (7 shkurt 1920-7 shkurt 2021) lindi në Lushnje atdhetari Qerim Haxhiu-“Qytetar Nderi i Lushnjes” (pas vdekjes)/

NGA Kevin HAXHIU/*

101 vite më parë,më 7 shkurt 1920 në Lushnjë,në një familje qytetare,fisnike,patriotike të Lushnjes lindi atdhetari Qerim Haxhiu.Djali i patriotit të shquar shqiptarë Bajram bej Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.

Qerim Haxhiu ishte atdhetar i paepur për çështjen kombëtare shqiptare në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit dhe gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi atdheut Shqipërisë,Kosovës,Çamërisë dhe të gjithë trevave shqiptare.Haxhiu ka kontribuar vullnetarisht në mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e Shqiptarëve në Kairo.Gjithashtu ai ka dhënë edhe leksione 3 herë në javë për studentët shqiptarë në Liceun e Kairos.Shtëpia e patriotit Qerim Haxhiu në Kairo ishte një mjedis totalisht shqiptarë në tokë të huaj.Biblioteka e Qerim Haxhiu-t ishte burim dijesh dhe e njohur nga të gjithë ata të cilët (kryesisht studentët shqiptarë me studime në Kairo,me origjinë nga Shqipëria,Kosova,Çamëria dhe nga të gjithë trevat shqiptare) që kishin vizituar patriotin dhe kishin lexuar libra nga biblioteka e tij apo edhe ishin këshilluar me të për çështjet atdhetare.Qerim Haxhiu ka kontribuar në fillim të viteve ‘90 në përpilimin e librit “Shqiptarët e Egjiptit” me informacionet e tij të shumta për Historinë e Diasporës Shqiptare të Egjiptit.Qerim Haxhiu me pak fjalë ishte erudit por që nuk arriti dot që të jepte kontributin e tij në Shqipëri sepse në atë kohë regjimi diktatorial-komunist personaliteteve intelektuale të arsimuar jashtë si atdhetari Qerim Haxhiu nuk ia hapi “derën” për të kontribuar në atdhe,në Shqipëri.Megjithatë ai e vazhdoi në Egjipt veprimtarinë e tij patriotike me kontributin e madh për çështjen kombëtare shqiptare.Emri Qerim Haxhiu është shënuar me shkronja të arta në historinë e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit.Ai ishte Rilindasi i Fundit në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit.Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.Për Qerim Haxhiu-n janë shkruar disa faqe në librin “Shqiptarët e Egjiptit”-Autor,Emin Azemi,Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup.Në Gazetën Illyria,1209,21-23 Janar 2003 është botuar një artikull nga Prof.Beqir Ismaili me titull “U largua nga kjo jetë edhe një veprimtar i diasporës shqiptare:Qerim Haxhiu (1920-2003)”.Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim”,Prizren,10-13 qershor 2012 e organizuar nga Ministria e Diasporës Kosovë me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar,Prof.Dr.Beqir Ismaili në kumtesën që ka mbajtur në këtë konferencë ndër të tjera ka përmendur edhe atdhetarin e shquar shqiptarë Qerim Haxhiu.

Në vitin e 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit (1920-2020),Këshilli Bashkiak Lushnje me Vendimin me Nr.67 Datë 28/07/2020 vendosi të vlerësojë me titullin “QYTETAR NDERI I LUSHNJES” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:

-“Bir i një familjeje shumë të njohur lushnjare,zoti QERIM HAXHIU mbetet një atdhetar i madh midis diasporës shqiptare në botë.Në Egjiptin e largët,ku jetoi e punoi ,për gati 60 vite ai krijoi një Lushnje e Shqipëri të vogël,bëri gjithçka për mësimin dhe përhapjen e gjuhës sonë të lashtë dhe lartësoi vlerat e bukura morale e kulturore të vendit tonë”.

Në datën 11 shtator 2020 Shoqata Çamëria Kosovë vlerësoi me Çertifikatë “Mirënjohje” me motivacionin: -“Për kontribut atdhetarë”,(pas vdekjes ) atdhetarin Qerim Haxhiu në vitin e 100 vjetorit të lindjes së tij (1920-2020).

Në 101 vjetorin e Kongresit Kombëtar të Lushnjes (21 Janar 1920-21 Janar 2021),në aktivitetin e organizuar nga Bashkia  Lushnje,në ambjentet e Shtëpisë Muze “Kongresi i Lushnjes”,u dha dhe Çertifikata e titullit “Qytetar Nderi i Lushnjes” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes).Çertifikata e Titullit “Qytetar Nderi i Lushnjes” u tërhoq nga nipi i  atdhetarit Qerim Haxhiu,Z.Altin Haxhiu i cili falenderoj Kryetarin e Bashkisë Lushnje Z.Fatos Tushe dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak Lushnje Z.Ferdinant Gjermeni për këtë vlerësim.

*Me shume foto ne Facebook Gazeta Dielli

Filed Under: Opinion Tagged With: dita e Lindjes, Homazh per Qerim Haxhiun, Kevin Haxhiu

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT