-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas publikimit të aktakuzës nga Spcialja e ndërprerjes së udhëtimit për në Uashington, nga Vjena mbërriti sot në Tiranë e të dielën në mbrëmje flet në Prishtinë nga zyra e tij – Presidenca/
PRISHTINË, 26 Qershor 2020- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës! Nobody can rewrite the history of Kosova!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë e ka shkruar në facebook duke postuar edhe ëmblemën e UÇK, si reagim pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi njoftimin se u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku përfshihen edhe presidenti Hashim Thaçi dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Presidenti Thaçi ndodhej në Vjenë pasi në 24 Qershor 2020 Presidenca kumtoi se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në 27 Qershor në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Derisa Aeroporti i Prishtinës vazhdon të jetë i mbyllur shkaku i masave të ballafaqimit me pandeminë, Presidenti Thaçi sot njoftoi se ka mbërritur në Aeroportin e Tiranës:
“Motra dhe vëllezër,
Miq të dashur,
Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.
Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.
Gjithmonë i juaji, deri në fund,
Hashimi”.
Te emri i Presidentit në këtë postim janë simbolet – Flamuri Shtetëror i Kosovës dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar.