NGA NUE OROSHI/
Hijet e ndjekjës që ishin hije të vdekjes, janë hije përplasëse për të thënat dhe të pathënat e kohës që e kanë jetuar.Hijet e ndjekjës në trojet shqiptare janë hije që i kanë shkaktuar një dëm të madh atdhetarizmit shqiptar.Ato hije kudo i kanë përcjellur atdhetarët shqiptar. Është interesant se këto hije të vdekjeve të atdhetarëve shqiptar janë përzier dhe bërë demokrat ku aq është pshtjelluar lëmshi se sot ende nuk dihet se kush ka qenë viktima e kush krimineli,për faktin se hijet e ndjekjes janë viktimizuar pas ardhjes së demokracisë më shumë se sa viktimat e komunizmit apo atdhetarët shqiptar që e kundërshtuan komunizmin duke sakrifikuar djemtë më të mirë dhe duke rrezikuar familjet e tyre të cilët u internuan nëpër kampe përqëndrimi që ja kalonin edhe kampeve të mesjetës të quajtura paluri,ku gjuheshin robërit e luftës që ishin të destinuar të zhdukeshin. Është ineteresant të theksohet se këto hije të vdekjes që kanë qenë shumë aktiv në vrasjen dhe burgosjen e atdhetarëve shqiptarë ende sot e asaj dite nuk kanë kërkuar falje për krimet e kryera në Shqipëri,Kosovë dhe viseve të tjera shqiptare.Këto hije të vdekjes ne intervalin kohor 1944-1951 kanë vrarë dhe likuiduare mbi 47300 shqiptar në emër të parullës: “Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni, me qendër në Moskë, apo si quheshin ndryshe nga atdhetarët nacionalistë klysht e Moskovit”.Edhe sot këta klysh të Moskovit kundërshtojnë çdo gjë që është kombëtare dhe çdo gjë e perzijnë me kritika, për faktin se dëshirojnë ta ruajnë frymën e tokës së djegur në trojet shqiptare.
Vërtet këto hijena të ndjekjës që shpesh herë i kanë bërë varrin atdhetarëve dhe nacionalistëve shqiptar janë aktiv si minjët e gjirizeve, që përplasën me historinë e pathënë për kohën e shkuar që nuk dëshirojnë me ngrënë.Nuk e di se a ka ndodhur ndonjë rast kur hijet e ndjekjës në Shqipëri dhe Kosovë ju kanë kërkuar falje viktimave që i shkaktuan dhimbje,vaj e lot familjeve atdhetare.Edhe sot me rrinë në kokë fjalët e atdhetarës Bardhe Gjomarkaj ku ishte e burgosur, kur ja binë lajmin komunistat pansllavistë se a e dinë se te kemi vra vëllain Lleshin, është fjalë për atdhetarin Llesh Gjomarkaj.Bardha pergjigjet:”Jo nuk e di-por një e di se kur Marku dhe Lleshi kanë dalë në mal na kanë thënë këto fjalë: “Nëse ndegjoni se na kanë kapur të gjallë, dhe jemi në burg mos ejani me na parë se nuk e kemi kryer detyrën ndaj atdheut,por nëse ndëgjoni se jemi vrarë dekun atëherë mos gaboni me derdh lot për ne”.Hijenat e ndjekjës përplasën edhe sot e asaj dite duke u munduar që të permisojnë imazhin e historisë se tyre dhe duke tentuar që ti mbulojnë me pluhurin e harresës të bëmat e tyre kriminale.
Por gjaku i derdhur i atdhetarëve shqiptar këto hijena nuk do ti harroj dhe dhimbjet që i shkaktuan familjeve atdhetare do ti përcjellin deri në varr.Këto hijena nuk janë mërzitur as për lotin e nënave shqiptare për djemtë dhe vajzat e tyre që i rritën me plot mundime,as për vajin e fëmijëve të atdhetarëve shqiptar që jo vetëm se i vriste komunizmi në Kosovë dhe Shqipëri,por ju konfiskonte edhe pasuritë dhe ju merrte edhe miellin në magje për ti mbytur të gjallë edhe familjarët e mbetur.Është e pashembulltë në historinë e njerzimit se si komunistët pansllavist shqiptar i kanë shërbyer regjimeve komuniste me besnikërinë e qenve dhe asnjëherë as në demokraci nuk kanë kërkuar falje për dëmet që i kanë shkaktuar kombit shqiptar.Pas ardhjes se demokracisë, ndodhi e kundërta ata shfrytëzuan mirë mundësitë që i jep demokracia, dhe menjëherë e ndryshuan qëndrimin ku morën pozicionet edhe në demokraci, dhe bllokuan shumë gjëra që duheshin zbardhur.Edhe sot e asaj dite bijtë e tyre janë duke qeverisur në të gjitha trojet shqiptare,madje kanë filluar sulme edhe më të vrazhda kundër nacionalistëve shqiptar. E dhimshme është kur e shihja në tv në Shqipëri një djalë krimineli Agim Mhill Doçi, dhe komunistë i palëkundur kur e shante projektin e monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren,vëtem që ti mbrojë të ashtuqujturat vlera të skulptorve komunist të qarkut të Tiranes, në vend që të shkonte në Qafë të Valmerit të merr 14 lule dhe ti dërgoj në vendin ku babai i ti Mhilli së bashku me kriminelët e tjerë komunist vranë pa gjyq 14 atdhetar mirditor dhe burgosën e internuan mijëra familje mirditore.
Ka edhe dhembshuri të tjera kur prokurori i shkruan historin pa autorizim, viktimës së saj siç ishte rasti me atdhetarën Rukie Rama, një vajzë e çeliktë e bjeshkëve të Tropojes kreshnike, që u ballafaqua me regjimin komunist por e mbrojti nderin e të parëve të saj, atdhetarve tropojan, duke mos ju nënshtruar apetiteteve shizofrenike të xhelatëve komunist.Këto hijena të vdekjes që përplasën me historinë e pathënë ata nuk deshirojnë asesi që kohën e kaluar ta ngrënë, por dëshirojnë ta ringjallin për ti përseritur listat e vdekjës, dhe për të shtuar më tepër vajin e gjëmën në familjet atdhetare shqiptare siqë ishte rasti me Sabiha Kasimatin, ku para togës së pushkatimit rrethohet nga burrat që ishin shënuar për tu pushkatuar që ti shpëtohet jeta por asesi nuk e fal regjimi kanibal komunist.A janë të vetdishëm këto hijena të ndjekjës se sa plagë i kanë shkaktuar shqiptarizmës?As erdoganisti dhe tradhtari i kombit shqiptar Edi Rama politikani më i mbrapshtë në keto 30 vite të fundit nuk i kërkon falje familjës së poetit Havzi Nela, i cili në kufirin shqiptaro-shqiptar i kishte shkruar këto rreshta: “Po te la atdheu i dashtun po të la po zemer plasun”.E Havzi Nela ishte poeti i fundit viktimë e regjimit komunist që u varë me nënshkrimin e Kristaq Ramës babait të Edi Ramës.
Falje nuk kanë kërkuar as djemtë dhe nipat e kriminelit Enver Hoxha, as fëmijët e kriminelit, Mehmet Shehu, por as fëmijët e kriminelve komunist në Kosovë që vranë dhe zhdukën atdhetarët shqiptar.E historia jonë shqiptare vazhdon edhe sot e kësaj dite të shkruhet në dy rrugë.Në atë shkencore dhe të vërtetë ku shkruhet ashtu siç ka ndodhur dhe atë të vijës komuniste ku shkruhet ashtu siç e ka thënë partia e Milladin Popoviçit,Dushan Mugoshës,Svetozar Vukmanoviç Tempos Enver Hoxhës e Mehmet Shehut. Deri sa në Kosovë disa gjëra janë avancuar për të mbarë dhe atdhetarët nacionalist kanë filluar ta zënë vendin e duhur,është fatkeqësi se në Shqipëri ende se kemi asnjë rrugë me emrat e atdhetarve shqiptar.Madje as Mirdita ende nuk i ka vendosur asnjë rrugë apo asnjë shesh me emrin e heronjëve të kombit shqiptar, Kapidan Mark Gjon Markut e Kapidan Llesh Gjon Markut,e Kapidan Ndue Gjon Markut.Hijet e ndjekjes përplasën me historinë e pathënë për kohën që nuk dëshirojnë me ngrënë.E këto hijena të ndjekjës që ja kemi falë dreqit, janë shkaktar i vdekjes së atdhetarizmës shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare ku vet janë pajtuar që t´ia falin shpirtin dreqit dhe bëjnë pazar me mefistofilët e llojeve të ndryshme në dëm të shqiptaris, për shitjen edhe të kësaj pak toke apo deti që na ka mbetur.E dikur në trojet shqiptare kur luhej loja e kapuqave këndohet një këngë interesante:”S´ju kem falë por ju kemi mujt fal i kofshi dreqit tmallkut”.E them ju kemi mujt se Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare pa dëshirën e këtyre mefistofilëve e kanë marrur rrugën evropiane përkundër shumë pengesave që janë duke i vendosur kjo farë e dreqerve të mallkuar, që e kanë kapluar politikën shqiptare.