• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Homazh për poetët

July 17, 2017 by dgreca

Në 40 vjetorin e rënies/

reshat-kripaNga Reshat  Kripa*/U vranë poetët. Përse u vranë? Mos vallë kishin kryer ndonjë krim? Jo. Ata shkruanin vetëm vargje. Shkruanin për lirinë, për atdheun, për dashurinë. A mund të vritet poeti pse shkruan vargje? Një gjë e tillë ndodhte në shtetin që pretendonte se luftonte për  lumturinë e qytetarëve të vet, në shtetin që thoshte se luftonte për të drejtat e njeriut, në shtetin ku po krijohej “njeriu i ri” i socializmit që do të bëhej varrmihësi i këtij kombi. Megjithatë ata mbijetuan. Mbijetuan me vargjet e tyre. Mbijetuan me idealet e tyre.

Ata kishin një pasion, një dëshirë të madhe për të shkruar. Donin të shkruanin atë që mendonin, atë që ëndërronin. Por jetonin në një kohë ku sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Për t’ia arritur kësaj ai kishte shpikur një formulë po kaq totalitare të letërsisë dhe artit për t’ia kundërvënë mendimit të lirë, formulën e të ashtuquajturit “realizëm socialist”, një formulë absurde që ndrydhi talentet e mëdha dhe u hapi rrugën veprave standarde pa asnjë vlerë.

Vilsoni dhe Genci ranë më 17 korrik të vitit 1977 rrëzë një përroi në Librazhd. Më duket sikur ende dëgjoj hapin e rëndë të gardianit që kontrollon qelitë dhe më shfaqen mijra të burgosur politikë që i kanë provuar mbi shpinat e tyre tmerret e atyre qelive. Vështroj dhe para syve më dalin dy vizione: djajtë dhe engjëjt, vampirët dhe preja, xhelatët dhe viktimat dhe bëj karahasimin. Nga njëra anë terri, ndërsa nga tjetra drita.  Nga njëra anë ferri, ndërsa nga tjetra parajsa.

Lexoj një poezi të Vilsonit:

Saharaja s’di të ëndërrojë,

Ajo bluan gurrë në mendt e saj,

Saharaja s’ka këngë të këndojë,

Saharaja s’ka as lot të qajë!

“Eksperti letrar” Myzafer Xhaxhiu shkruante:

Këto si dhe vjersha të ndryshme, fragmente të shkëputur nga libra të ndryshëm, flasin qartë për një tendencë nihiliste, pesimiste, flasin për mërzitjen, për vdekjen. Mohojnë jetën, kuptimin e punës së dobishme.

Ndërsa “eksperti” tjetër Koçi Petriti vazhdonte:  Vjersha ka frymë pesimiste, nihiliste, mohon gjithçka që lidhet me aktivitetin e njerëzve. Simbolika e bën atë një alegori me një përmbajtje reaksionare.

Lexoj edhe një poezi të Gencit:

E sa gjurmë mbetën kësaj ane,

(E sa miq ka pritur ky oxhak…)

Këtu rrodhën këngë partizane,

Diku rrodhën disa pika gjak!

Por për “eksperten” Diana Çulli këto vargje tingëllonin ndryshe:  Oxhaku ruan diçka të shtrenjtë. Kjo diçka nuk përcaktohet. Gjithashtu vargu “Diku rrodhën disa pika gjak” është i errët sepse autori, nëse e ka fjalën për kohën e Luftës Nacional-çlirimtare, në atë kohë nuk kanë rrjedhur vetëm disa pika gjak.

Dhe kjo poete, më vonë, do të fitonte famë, ndoshta edhe për “meritë” të kësaj ekspertize, madje do të zgjidhej edhe deputete e parlamentit shqiptar. Për më tepër, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e drejtuar nga një “ish i burgosur politikë” do ta propozonte për çmimin Nobel. Paradokset do të vazhdonin edhe më tej. Dy “ekspertët” e Vilsonit do të vazhdonin të lartësoheshin, madje njeri prej tyre do të dekorohej edhe nga Presidenti i Republikës, siç duket, edhe ai, për meritë të kësaj ekspertize. Kjo është Shqipëria e sotme ku në të njëjtin stan bashkëjetojnë ujqërit me dhëntë. A është e mundur?

Para syve më dalin vargjet e shquara të poetit të madh rus Mikhail Lermontov:

U vra poeti! – rob i nderit –

Ndër shpifje e thashetheme u shtri,

Me etje hakmarrjeje prej vrerit,

U mposht krenar me plumb në gji.

Në shpirt poetit s’iu durua,

Dhunimin e turpshëm kur e pa,

Përkundër fyerjes u çua,

I vetëm si më parë…dhe ra!

Kështu ranë dhe poetët tanë. Ranë për të mos u harruar kurrë, për t’u lartësuar si një memorial madhështor në piedestalin e martirëve të këtij kombi.

* Anëtar i Kryesisë Kombëtare dhe i Degës së Tiranës së Shoqatës

Antikomuniste Demokrate të Shqipërisë

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Genc Leka, Homazh për poetët, reshat kripa, Vilson Blloshmi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT